I riu, viktima e parë e virusit vrasës?
SHENDETESI / Simptomat nga të cilat vuajti 18 vjeçari: temperatura e lartë, dobësi...
ARMAND MERO
TIRANE — Vdes një sieropozitiv shqiptar. Ndoshta i sëmuri nga SIDA. Viktima, P. B., është një djalë i ri 18-vjeçar nga rrethi i Vlorës i cili ka humbur jetën vetëm para pak javësh. Shenjat e shfaqura tek ai, sipas specialistëve, përputhen plotësisht me shenjat klinike të SIDA-s si sëmundje. Megjithatë tashmë Ministria e Shëndetësisë ka nisur verifikimet e duhura mjekësore — janë mbledhur kartelat tij — për të parë më hollësisht dhe hap pas hapi zhvillimet e sëmundjes tek i riu 18 vjeçar i cili deri para vdekjes, ishte kodifikuar vetëm si rasti i shtatë sieropozitiv në Shqipëri. Ndërsa tani do të jetë ndoshta i pari rast që ka humbur jetën. Mbi vdekjen e tij hija e tmerrshme e SIDA-s rëndon më frikshëm.
Vlonjati 18-vjeçar — më parë ai kishte punuar për një kohë të gjatë në Greqi — deri në muajin qershor nuk ishte për mjekët veçse një i sëmurë si gjithë të tjerët. Fillimisht ai është shtruar në spitalin numër 1 në Tiranë — kishte temperaturë të lartë 38.5-39 gradë e cila nuk i zbriste dhe diarre — në repartin e Hepatologji-Gastroenterologjisë ku shërohen sëmundjet e stomakut, zorrëve dhe mëlçisë. Pasi ka ndenjur për disa ditë në këtë repart, mjekët kanë konstatuar hepatit. Edhe këtu gjendja e tij nuk ka pësuar ndonjë përmirësim madje, ka ardhur gjithnjë e më tepër duke u keqësuar. Temperaturat ka vazhduar të qëndrojë e lartë dhe shenjat e diarresë së theksuar nuk janë zbutur. Ndërkohë i riu vlonjat vinte gjithnjë e duke u dobësuar, trupi i tij nuk pranonte më ushqime dhe me ka kaluar humbje tepër të mëdha në peshë. Përfundimisht, në kartelën e tij mjekësore specialistët kanë shënuar diagnozën: “anemi sekondare, sindromë diarreike, uremik, malabsorbi dhe kaheksi e gradës së tretë”. Por kësaj gjendjeje të trishtu(ar) i është shtuar dhe diçka tjetër. Analizat e bëra kanë vërtetuar se djali 18-vjeçar është i infektuar nga SIDA. Që nga ky moment gjithçka është bërë me sy të tjerë. Mos vallë shenjat e sëmundjes së tij janë ato të një rasti klinik? Një përgjigje plotësisht e saktë ende nuk mund të jepet. Por sipas specialistëve diagnoza e tij është rasti klasik i indikimit të SIDA-s, pasi në të vërtetë, ajo në vetvete nuk është një sëmundje specifike. SIDA shfaqet në format nga më të ndryshmet. Karakteristikë e saj është se ul në mënyrë të ndjeshme imunitetin e trupit të njeriut i cili, nuk ka më forca për të luftuar sëmundjet që shfaqen tek ai dhe organizmi nuk reagon më.
Më 11 qershor i riu vlonjat ... ket ka qenë vetëm një lloj ...? Nuk kanë kaluar as dy javë dhe ai ka humbur jetën. Një vdekje që tani ka shkaktuar shumë shqetësim në rrethet mjekësore shqiptare. SIDA duket se këtë herë ka goditur shumë rëndë duke mar(r)ë një jetë njeriu.
Vdekja e këtij 18-vjeçari, ndoshta e para nga SIDA, nuk përfaqëson të parin rast kur kjo sëmundje shfaqet me shenjat e saj klinike. Që prej shumë muajsh, një tjetër person, ose sieropozitivi i dytë shqiptar, vuan nga shenjat ...
TIRANE — Prezentimin e saj të parë në Shqipëri SIDA e ka bërë në qershor të 1993. Sieropozitivi i shtatë i dhurues gjaku nga Tirana. Vetëm një muaj më pas ajo i shfaqet dhe është përseri një tjetër dhurues gjaku. Do të kalojë vetëm pak kohë dhe këtu herë ka tjetër djalë i ri — kishte qenë në Greqi — i cili rezulton i infektuar. Ndërkohë në fund të nëntorit regjistrohet dhe i sëmuri i parë në SIDA. Sëria tragjike vjen e shtohet dhe në muajt e parë të 1994 regjistrohet rasti i katërt: ajo është një grua nga Shkodra. Kishte jetuar disa kohë në Itali. Kalojnë disa muaj qetësie të rreme, por në korrik vjen një goditje e rëndë: rasti i pestë. Është një dhurues gjaku, 31-vjeçar nga Tirana. Virusin e ka marrë në rrugë seksuale. Nëpërmjet transfuzionit, prej tij është infektuar dhe dy persona të pafajshëm ...
Një i sëmurë nga SIDA
TIRANE — Prezentimin e saj të parë në Shqipëri SIDA e ka bërë në qershor të 1993. Sieropozitivi i shtatë i dhuru(e)s gjaku nga Tirana. Vetëm një muaj më pas ajo i shfaqet dhe është përseri një tjetër dhurues gjaku. Do të kalojë vetëm pak kohë dhe këtu herë është një djalë i ri — kishte qenë në Greqi — i cili rezulton i infektuar. Ndërkohë në fund të nëntorit regjistrohet dhe i sëmuri i parë në SIDA. Sëria tragjike vjen e shtohet dhe në muajt e parë të 1994 regjistrohet rasti i katërt: ajo është një grua nga Shkodra. Kishte jetuar disa kohë në Itali. Kalojnë disa muaj qetësie të rreme, por në korrik vjen një goditje e rëndë: rasti i pestë. Është një dhurues gjaku, 31-vjeçar nga Tirana. Virusin e ka marrë në rrugë seksuale. Nëpërmjet transfuzionit, prej tij është infektuar dhe dy persona të pafajshëm ...
Policia në tre vjet: bilanc kundër krimit
Vetëm gjatë 1994 janë zbuluar 37 raste të trafikut të paligjshëm të armëve dhe 11 të kultivimit të drogës
Ministri Musaraj paraqet shifrat
Statistikat e veprave penale të ndodhura e zbuluara në 6-mujorët e parë të viteve 1992, 93, 94
VEPRAT PENALE
6 mujori parë 1992
Ndodhur Zbuluar %
Krime ndaj personit 946 902 95.3
Vrasje 149 128 85.9
Tentativë vrasje 139 138 98.5
Plagosje e rëndë 110 102 92.7
Plagosje e lehtë 436 432 99.1
Përdhunime 94 93 98.9
Krime kundër pronës 4806 3397 78.7
Vjedh. pasurisë shtet. 2636 1828 69.3
Vjedh. pasurisë priv. 1408 972 69
Dëmt. pasurisë priv. 140 91 65
Grabitje pasuri. priv. 189 157 83.5
Grabitje pasur. shtet. 46 34 73.9
Krime kundër veprimtarisë shtet. 180 176 97.8
Krime kundër efektivave të MRP 180 176 97.8
Krime të tjera 402 327 81.3
SHUMA 6334 4802 75.8
6 mujori parë 1993
Ndodhur Zbuluar %
Krime ndaj personit 1037 999 96.3
Vrasje 125 111 88.8
Tentativë vrasje 170 168 94.01
Plagosje e rëndë 123 121 98.4
Plagosje e lehtë 512 502 98
Përdhunime 78 78 100
Krime kundër pronës 3302 2405 72.8
Vjedh. pasurisë shtet. 1297 937 73.8
Vjedh. pasurisë priv. 1688 1191 70.6
Dëmt. pasurisë priv. 168 127 79.4
Grabitje pasuri. priv. 131 118 90.1
Grabitje pasur. shtet. 16 12 75
Krime kundër veprimtarisë shtet. 259 257 99.2
Krime kundër efektivave të MRP 159 159 100
Krime të tjera 597 574 96.1
SHUMA 5195 4235 81.5
6 mujori parë 1994
Ndodhur Zbuluar %
Krime ndaj personit 1003 974 97.1
Vrasje 123 113 90.4
Tentativë vrasje 159 150 94.3
Plagosje e rëndë 150 146 97.3
Plagosje e lehtë 484 480 99.2
Përdhunime 73 73 100
Krime kundër pronës 2318 1732 74.7
Vjedh. pasurisë shtet. 547 386 70.6
Vjedh. pasurisë priv. 1234 888 72
Dëmt. pasurisë priv. 126 94 74.6
Grabitje pasuri. priv. 107 93 86.9
Grabitje pasur. shtet. 10 6 68
Krime kundër veprimtarisë shtet. 221 216 97.7
Krime kundër efektivave të MRP 197 192 97.5
Krime të tjera 465 448 96.3
SHUMA 4007 3371 84.1
TIRANE — Janë publikuar treguesit e luftës kundër kriminalitetit në Shqipëri. Ishte Ministri i Rendit Agron Musaraj që — në një konferencë për shtypin — ekspozoi të dhëna statistikore krahasuese për tre vitet e fundit lidhur me tendencat e veprave penale dhe shkallën e zbulimit të tyre. Dhe rezulton — është një krahasim i shifrave në 6 mujorët e parë të të 3 viteve — se gjendja e përgjithshme e kriminalitetit gjatë këtij viti është ulur 38 për qind në krahasim me vitin 1992 dhe 28 për qind në krahasim me vitin 1993. Kjo dukuri u shpjegua me “zbutjen e disa faktorëve që stimulojnë veprat penale, si dhe forcimin e punës parandaluese dhe zbuluese të policisë”.
Shifrat e serviruara në konferencë dëshmojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 1994 forca zbuluese kundër kriminalitetit nga ana e forcave të rendit ka qenë 84.1 për qind. Për të njëjtën periudhë gjatë vitit ’93 ajo ishte 81.5 për qind ndërsa në 92-shin 75.8 për qind e përqindjes së saj. Gjithashtu vërehet se — në shifra absolute — forcat e rendit kanë mundur të zbulojnë në gjashtëmujorin e vitit ’94 një numër më të pakët krimesh thuajse në të gjithë zerat e shpallur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit ’93. Kështu janë zbuluar 25 raste më pak “krime kundër personit”, 773 raste më pak të zërit “krime kundër pronës”, 303 raste më pak të “vjedhjes së pasurisë private”. Me ulje llogariten thuajse të gjithë treguesit e tjerë. Pra ndërsa është pakësuar numri i krimeve, është pakësuar edhe numri i rasteve të zbuluara nga forcat e rendit. Ndoshta është ky një tregues se edhe Shqipëri krimi ka filluar të sofistikohet që gjyqtarët se ka bërë akoma më të vështirë ruajtjen e kufijve të suksesit të arritura gjatë vitit 1993. Ndërkaq është një fakt i njohur — siç mund të pohojnë në konferencë — se hapja e Shqipërisë ndaj botës po shoqërohet me ...
Tentuаn ta vidhnin por e dogjën
Në një servis
GJIROKASTER — Një sulm si grabitësish ndaj një pike servisi në Gjirokastër dhe tentativa e Policisë për t’i bllokuar ka shkaktuar dëgjen e saj të plotë.
GJIROKASTER — Një sulm i grabitësish ndaj një pike servisi në Gjirokastër dhe tentativa e Policisë për t’i bllokuar ka shkaktuar dëgjen e saj të plotë. Ngjarja ka ndodhur natën kur një grup vjedhësish kanë goditur rreth e përqark së servisit duke tentuar të vjedhin materialet që janë depozituar në magazinë e saj. Ndërkohë njëri prej tyre, i një magazine fqinje, ka dëgjuar menjëherë alarm[in]. Për vendin e ngjarjes është nisur një njësi e policisë kriminale. Në panik e sipër dhe për të mos u kapur gjallë, grupi i vjedhësve ka vënë flakën servisit. Roja e tentuar gjatë incidentit është mjekuar dhe ndodhet jashtë rrezikut. Ra. Ko.
Qeveria e shpall të jashtëligjshme grevën e urisë
Ish-të përndjekurit
TIRANE — Gjendje e tensionuar mbi grevën e urisë së shpallur nga shoqata e ish-të përndjekurve në të gjithë vendin.
Ditën e premte Gjykata e Tiranës e ka deklaruar të paligjshme këtë grevë pas depozitimit të një akt-padie nga ana e Qeverisë. Nga ana tjetër po në mbremjen e së premtes Kurt Kola, kryetar i shoqatës, ka deklaruar për Gazetën Shqiptare se ata do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese duke e konsideruar vendimin e gjykatës së Tiranës si të paligjshëm. Ndërkohë dita e parë e grevës është shoqëruar në Durrës, Fier e Shijak nga përleshje me forcat e policisë të cilat kanë ndërhyrë për të ndërprerë grevën. Kështu në Durrës nga konflikti mes forcat e Rendit — pasi janë ndaluar të zhvillojnë grevën janë ngujuar në një bar e qytetit — pesë grevistë që kanë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër ka përfunduar në komisariatin e Policisë. (a.m.)
Plumba mbi taksi: një e plagosur
REALITET KURSIV
ELBASAN — Një grua pasagjere ka qenë viktimë e një atentati të rëndë me armë zjarri.
Tani, ç’është? nga një plumb në shpatull, 40-vjeçarja Fatime Myrbeti është e shtruar në Spitalin e Elbasanit, por fatmirësisht jashtë rrezikut. ... Një motor i Policisë Financiare. ... si të madhe duke lebetitur dhjetë pasagjerët e pafat. Policia? Ja në vend ndërkaq në ndjekje dhe në një moment ndaloi prej tyre ka qëlluar, duke shënuar me sa duket në gomën e makinës në ikje. Por plumbi në vend që të shkojë në shenjë ka qëlluar për këmbë? në trupin e gruas. Për policinë ka rënë shënjestrën ka qëlluar tani çështja penale në ndjekje të lirë. Historishte kështu, qe gruaja e plagosur ishte shtruar edhe një tjetër personazh i pafat, ndërsa mund t’i quajnë me shum? pasagjerë të tjerë. Plumbi i nisur mund të kishte goditur secilin prej tyre. Me. Ki.
DJE NË SHQIPËRI
KOMISIONI I GREVES SE GAZETAVE TAKOHET ME ZEVENDESMINISTRIN E FINANCAVE — Ka zgjatur gati një orë takimi i komisionit të grevës së shpallur nga disa gazeta shqiptare me zëvendësministrin e Financave Robert Ceku. Ndërsa është rënë dakort rreth disa prej kërkesave të gazetave — ulja e tatimit mbi letrën, shpërndarja e barabartë për gjithë gazetat e reklamave dhe reklamat që jepnin Komiteti i Ba[r]eve? që deri tani i binin ato vetëm në disa organe partiake dhe rishikimi i tatimit mbi reklamat — përfaqësuesi i Qeverisë nuk pranoi në mënyrë kategorike heqjen e 15 për qindshit të tatimit qarkullues. Megjithatë është rënë dakort që më 15 gusht të bëhet një tjetër takim me përfaqësuesit e të dyja palëve. NË TIRANË KRYETARI I ASAMBLESE SE MADHE TURKE — Në një personalitet me zë në njohura të politikës turke, Kryetari i Asamblesë së Madhe Husamettin Cindoruk ndodhet në Shqipëri. Cindoruk në fjalën e tij përpara një forumi të gjerë të politikanëve nga Shqipëria, në hotel “Dajti”, ka vlerësuar lidhjet e vjetra dhe të reja të të dy popujve. Pritet që vizita e tij të jetë e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. ... LIZË, MBI 82-VJEÇAR BIEN NGA KATI I KATËRT — Ka mbetur ...
Sot Gazeta TV
Kthehen gazetat
Rikthehen sot në shitje të gjitha gazetat shqiptare, pas grevës 3 ditore kundër disa taksave mbi shtypin. Komiteti i gazetarëve në grevë, ka në 15 gusht një takim tjetër.
Lexuesve
Për një ndërprerje të papritur në linjat detare ndërkombëtare, disa Gazeta Shqiptare nuk dolën në shitje. I kërkojmë të falur lexuesve. Gazeta do të rifillojë sot.
NE BREN DESI
Avionët e NATO-s dënojnë serbët. Bombardohen pozicionet rreth Sarajevës. NE FAQEN 2. Stuh(i) mbi arbitrat dy të përjashtuar. NE FAQEN 7