Grevistë në ilegalitet
Pas shpërndarjes së grevës së urisë nga Policia
«Kemi vetëm kërkesa ekonomike»
Pas shpërndarjes së grevës së urisë nga Policia
Grevistë në ilegalitet
«Kemi vetëm kërkesa ekonomike»
TIRANË — Greva e urisë, ngjarja më e "nxehtë" e kronikave të kësaj vere, ka hyrë në një fazë të re, atë të ilegalitetit. Pas zbardhjes të vendimit të Gjykatës së Kasacionit — që e konsideron të paligjshme protestën e urisë së ish-të përndjekurve — kanë grupe burra të vazhdojnë grevën në vende të fshehta.
Më e rëndë paraqitet gjendja në Shkodër e Vlorë, kur veç këmbënguljes së grevistëve për të mos dalë nga ndërtesat ku janë ngujuar, janë dëgjuar edhe breshëri armësh, mbi origjinën e të cilave ka mendime kontradiktore. Në Tiranë, një grup — mes të cilit edhe gra — ka vazhduar të ruajë atë vijë për të cilën shumica e tyre kishte deklaruar që më parë: t'i përmbahet deri në fund linjës së kërkesave vetëm ekonomike. Ndonëse ndjenjë keqen të tradhëtuar nga kreu e tyre dhe pa lidhje me kolegët e tyre në rrethe grupi, deri të premten në darkë afër dyzet vetë, i ka marrë tashmë masa që do t'i lejojnë të vazhdojë protestën e tij. Të premten ka ndërhyrë dhe Presideni i Republikës Berisha. Deklarata e tij ka ruajtur thuajse të njëjtin ton me ato të qeverisë. Berisha ka konsideruar grevën e urisë si një manipulim i "policisë sekrete shtetërore", të manipuluar e ndjenjëve të një grevistë illegalë të Tiranës, por vetëm nga forca të caktuara politike. "Nuk kemi pasur dhe nuk kemi kërkesa politike. Politizimi i kërkesave tona është një nga arsyet e dështimit të enjes. Ne duam vetëm që Qeveria të zbatojë ato që na ka premtuar. Jemi në gjendje shumë të mjeruar ekonomike: me të ardhura minimale dhe pa shtëpi. Këto dhe asgjë tjetër nuk ka shtyrë të ndërmarrim këtë ekstrem të vetësakrifikimit me një urisë", Skënder Tufa një nga ish të përndjekurit që ka vendosur të vazhdojë protestën në kushtë të tjera i shprehu Gazetës Shqiptare mendimin dhe që shokëve e ka ndarë që në vendin e fshehtë ku kanë zgjedhur të strehohen për Tiranës. "Po qe nevoja do të përdorim edhe mënyra të tjera që të mos na zbulojnë, por grevën do ta zgjatojmë deri në fund", shton Tufa.
Azem Hajdari Kryetar i Komisionit Parlamentar të Rendit — tani i kritikuar edhe nga vetë grevistët — u shpreh se ka deklaruar ndërrkohë nëj konferencë shtypi se do të vazhdojë të kërkojë nga partia e tij të dënojë shpërndarjen e grevës nga Policia, në rast se të kundërt ai do të dorëzojë mandatin e deputetit. (p. r.)
Burgim i përjetshëm: vrau dy ushtarakë
Një krim i ndodhur katër vjet më parë
Rrëmben motoskafin dhe hedh rojet në det
Një krim i ndodhur katër vjet më parë
Burgim i përjetshëm: vrau dy ushtarakë
Rrëmben motoskafin dhe hedh rojet në det
DURRËS — Gjykata e Durrësit nuk ka hezituar: Aldurin Sallmonin, banor i këtij qyteti, është dënuar me burgim të përjetshëm. Kështu akuza e rëndë e krimit ka bërë që jeta e tij, tani e tutje të kufizohet përgjithmonë brenda mureve të një qelie burgu.
Sallmoni ishte kërkuar nga drejtësia shqiptare qy prej katër vjetësh për vrasjen e dy personave. Në krim i regjistruar mes shumë të tillëve të ndodhur në vitin 1990 kur dëshira për t'u hedhur drejt brigjeve italiane ishte bërë një ankth i vërtetë. Pikërisht gjatë një tentative të tillë ka ndodhur dhe krimi i Sallmonit. Në tetor 1990 ai kërkon të rrëmbejë një motoskaf ushtarak. Për t'ia arritur plotësisht qëllimit ai hedh në det një nënoficer dhe një ushtar të cilët humbin jetën. Bashkë me armatimin e motoskafit dhe 7 vetë të tjerë ai niset për në Itali. Që nga ky moment ndaj nisën kërkimet dhe fillon një bashkëpunim i forcave shqiptare dhe italiane. Një bashkëpunim, fryti i parë i së cilës arrihet vetëm pas dy vjetësh kur në Durrës rikthehet vetëm motoskafi. Janë dashur pastaj edhe dy vjet të tjera që në Shqipëri të kapej edhe vetë Sallmoni. Më 8 mars ai kapet nga forcat e Rendit dhe vihet në arrest.
Tani, në fillim të këtij muaji, u diktika e këtij përfunduar. Historia 4-vjeçare e këtij krimi të rëndë duket të jetë tashmë në kapitull i mbyllur edhe për drejtësinë. E vetmja shpresë e Sallmonit për t'i shpëtuar një jete në qeli mbetet Apeli i më pas Kasacioni.
Nesër nis procesi i aktivistëve të “Omonia”
TIRANË — Hapet nesër në Tiranë një nga proceset gjyqësore më të rëndësishëm të këtij viti.
— Hapet nesër në Tiranë një nga proceset gjyqësore më të rëndësishëm të këtij viti. Gjashtë aktivistë të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri “Omonia”, të arrestuar para pak muajsh do të dalin para trupit gjykues të akuzuar nga një akuzë e rëndë: tradhëti ndaj atdheut dhe veprimtari në shërbim të zbulimeve sekrete të huaja. Të gjithë rrezikojnë dënime të rënda, deri edhe me vdekje.
Çështja e gjashtë minoritarëve të akuzuar më shumë në planin spektakolar të akuzës — gjykim për të tillë akuza nuk është zhvilluar qysh prej shumë kohësh — është e rëndësishme për ndikimin që pritet të ketë në marrëdhëniet e acaruar shqiptaro-greke. Kjo çështje prej kohësh është bërë objekt i akuzash të ashpra mes dy diplomacive të vende fqinjë. Ajo greke akuzon autoritetet shqiptare se e kanë përdorur atë për të “trembur” minoritarët grekë të Shqipërisë për të mos vazhduar përpjekjet për plotësimin e kërkesave të tyre. Vetë Ministri i Jashtëm i Greqisë Papulias pas një takimi po atë në Athinë me Kryetarin e “Omonias” Oiriazati e quajti arrestimin e tyre si një “farsë që mbështetet në dispozita të një ligji penal që përdori regjimi stalinist”. Papulias shtoi se “gjendja e rënduar në klimë tjetër”, duke kujtuar se ecuria e këtij gjyqi nuk do të kalonte pa u reflektuar menjëherë në marrëdhëniet ndërshtetërore. Pala shqiptare është përgjigjur menjëherë duke e cilësuar qëndrimin grek si një akt të papranueshëm dhe si një ndërhyrje në punët e brendshme shqiptare. “I takon gjykatës të provojë pafajësinë apo fajësinë e të arrestuarve, qeveria greke manipulon me minoritetin dhe me “Omonian” për qëllime të saj të brendshme”, kështu deklaruar mes të tjerash Ministri i Jashtëm shqiptar Alfred Serreqi në një takim me Ambasadorin grek në Tiranë Tsiallis.
Akuza do të mbrohet nga dy prokurorët më të njohur të këtyre kohëve në vendit. Arben Keleshi dhe Genc Gjokutaj do të paraqesin para Trupit Gjykues provat që sipas tyre përbëjnë veprimtarinë e secilit nga aktivistët e “Omonias”. (p. r.)
Liqeni i Pogradecit, alarm ekologjik
POGRADEC — Dëme të rënda ekologjike në zonën e Pogradecit.
Janë dhjetë tubat të gjatë që derdhin ujërat e zeza të qytetit në Liqen. Përgjatë bregut, që nga zona e Turizmit të paktën deri në lulishten “1 Maj” këta tuba nxjerrin kokën mbi sipërfaqen e tokës duke u zgatur drejt Liqenit ku “vjellin” shkarkimet e qytetit. Për banorët dhe pushuesit shumë zona janë bërë të pafrëkuentueshme — uji është ndotur deri në 30 metra larg bregut — ndërkohë që ekziston dhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive e veçanërisht atyre të lëkurës. Zona më pakur duhet të jetë ajo para parkut të Turizmit që tashmë është boshatisur. Akoma më e dhimbshme mbet gjendja kur vetëm pak më tutje, pa asnjë hezitim, peshkatarët dhe banorët e Shen Naumit shfrytëzojnë këtë gëzhojë pastërtie së kristaltë të ujit të liqenit. Por ndotjet e ujërave të liqenit janë shoqëruar dhe me dëme të mëdha të natyrës dhe të rrethit të liqenit. Kështu zona e plazhit po boshatiset dita-ditës nga rëra e tij. Janë të shpërndara makinat që ngarkohen me gurë të zhdukur pas kësaj rëne. Këtu sasi të konsiderueshme janë pakësuar nuk i ka shpëtuar as bukuria e bregut të zonës para hotel “Turizmit”. Sapo parkuar rëra zonë është bërë me dhe duke e zhveshur kështu nga gjelbërimi i saj i rrallë. (Al. Ba.)
DJE NE SHQIPERI
PLAZHI I VLORES, MBYTET NJE FEMIJE — Ka përfunduar në mënyrë tragjike një ditë pushimesh e një familje nga Fieri kishte menduar të kalonte në plazhin e qytetit. Vogëlushi 4-vjeçar F. L. i ka shpëtuar syrit të prindërve dhe ka avancuar thellë në një lagësht së cilën ai nuk ishte i përgatitur ta përballonte. Për vogëlushin ka qënë tepër vonë kur të rriturit kanë ndërhyrë për ta shpëtuar.
UESJELLESI I KRUJES — Do të jetë një firmë e përbashkët gjermano-shqiptaro-austriake ajo që do t'i japë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Krujës. Firma fituese u përcaktua pas një konkurrimi të gjatë mes 16 firmash ndërtuese që morën pjesë në tenderin e organizuar. Prej tyre në klasifikimin e parë u zgjodhën katër më të përshtatshmet, nga të cilat pas filtrues është shpallur firma e përbashkët mes shoqërive të tre shteteve. Hapi i parë do të jetë dërgimi i specialistëve, nga të mendohet të kryhet së shpejti. Si shumica e qyteteve shqiptare edhe Kruja e ka problemin mjaft të mprehtë furnizimin me ujë të pijshëm.
FEMIJE RENDE NE SPITAL — Është në gjendje shumë të rëndë në repartin e reanimacionit të qytetit të Fierit vogëlushi 12-vjeçar A. Kuqo nga fshati Vështinë. Fëmija është përplasur gjatë një loje të zakonshme me një kabinë elektrike të prishur. Tani, mjekët janë duke bërë gjithçka përpjekjet që vogëlushi nga Vështina t'i shpëtojë kthetrave të vdekjes.
Vrasje në fshat: qëllon me çifte për ca arka birrë
Elbasan, konflikt borxhi
ELBASAN — Nga një histori borxhesh është kthyer në një tragjedi gjaku.
Një tregëtie, lidhur vetëm për disa shishe birre, që ka shkaktuar një të vdekur, 3 të plagosur e 3 të tjerë të ndaluar nga policia.
Konflikti ka lindur mes dy tregtarëve nga fshati Pajovë i Peqinit, kur njëri Ardian Plaku ka tërhequr para disa ditë, 6 arka birrë e 10 bidonë me vaj. Dhe ka qenë afati i shlyerjes së borxhit ai që ka shtyrë Plakun të hakmerrej ndaj kolegut tregtar. Pasi është armatosur me një çifte dhe ka marrë pas vetes dhe disa nga të afërmit e tij, në mesnatë e po asaj dite, niset për të vrarë tregtarin e birrës. Por situata, në dukje e favorshme për Plakun, ka ndryshuar menjëherë në disavantazhin e tij. Tregtari ka mundur t'i rrëmbejë nga dora çiften dhe nuk për gati për e ka shkrehur. Dhe fisheku nuk e kanë kursyer Plakun i vrarë në vend — madje e afërmit e shoqëronin atë natë. (Me. Kl.)
I riu vdes nga steka e bilardos
Në Fier
FIER — Ka përfunduar shumë keq dëshira për të luajtur bilardo për A. Tahirin, 22 vjeç nga Fieri.
Dhe ai jo që vdekur keq, por edhe vite e fundit kishte bërë tepër të modës së qytetit, ai do qe kaq të rrezikshëm.
Ende nuk dihen saktësisht motivet e qarta që çuan në vdekjen e Tahirit. Njihet vetëm se bëhet fjalë për një grindje me disa të rinj e cila ka nisur si një zënkë e thjeshtë, nga ajo që ndodh rëndom shpesh herë po rinjve në lokale ku herë grindja nuk u ka përfunduar shpesh dhe si mbas vite me nëpër lokale. Kanë hyrë në bisedë dhe qëllojnë. Ka qenë pikërisht një prej tyre, 26 vjeçari i quajtur V. N. i cili e ka goditur viktimën një stekë bilardoje. Një goditje e tillë ka shkaktuar për vdekje e mëvonshme. 32-vjeçari i përfshirë. Dërgohet në spitalin e qytetit, por viktima ndërroi jetë. Ende nuk ka asnjë të dhënë për arsyen e grindjes dhe policia po vazhdon hetimet. (Le. M.)
Sot «Gazeta Tv.»
GAZETA TV
SHQIPTARE
TE GJITHE NE SICILI
NE BICIKLETE ME MILIN
NE BRENDESI
E «premtja e zezë» e bursës italiane
Valë shitjesh në panik në Milano
NE FAQEN 2
Doganat: do të detajohet përshkrimi i artikujve
Nomenklaturë e re më elastike
NE FAQEN 3
Blej dhe shes
JAP ME QERA — një apartament 1+1lësh është bashkim i dy apartamenteve me dy dhoma e një kuzhinë, i përfunduar për të funksionuar si zyrë. Adresa: rruga “Ferit Xhajko”, pallat 9, shk. 1, ap. 7 dh 8, Tiranë, (pranë restorant Durrësi), telefon 23272.
JAP ME QERA — një apartament me dy dhoma e një kuzhinë me aneks. Adresa: rruga Sami Frashëri, pallat 8/16, shkalla 1, apartamenti 25, Tiranë.
JAP ME QERA — një apartament me dy dhoma e një kuzhinë, me kat të tretë, adresa, rruga: “Kongresi i Përmetit”, pranë shkollës “Khemi Dela” të Tiranës. Të interesuarit të kontaktojnë pranë kioskës në krah të Teatrit Kombëtar.
KËRKOJ TË BLEJ — një lavatriçe të përdorur, por në gjendje të mirë adresa: ish shkolla e partisë, telefon (nëpërmjet gazetës) me nr 23146 me emrin genti.
SHES — një videorekorder, por thuajse i ri, japonez. Është blerë 860 marka dhe shitet 460 marka. Kontaktoni në Durrës me numrin e telefonit: 22757 nga ora 7.00-8.00, të afërtit.
JAP ME QERA OSE SHES — një shtëpi dykatëshe me 4 dhoma për çdo kat. Sipërfaqja e oborrit është 400 me. Ka katror. Bodrumet të përdorshme. Kontaktoni në adresën: Rruga “4 Dëshmorët”, numër 44. Telefon 24886 në Tiranë OFROJ — një qilar në mes të vilës popullore dhe kërkoj një komplet të plotë përmbledhje të librave më të famshëm, adresa: lagja 4, pallat 32, Sarandë.
SHES — një barakament me dy dhoma e një kuzhine, në kat të lartë. Adresa: rruga “Perlat Rexhepi”, pallati 17/1, apartamenti 12, telefon 44770, Tiranë.
KERKOJ — një çantë të humbur në Tiranë më datë 22.07.1994, ku kanë qenë dokumenta të rëndësishme për mua dhe vula ime personale. Ofroj një shpërblim prej 100 dollarësh për atë që e gjen. Fatmir Turkeshi, adresa: lagja 18, rruga “A.Goga”, pall.972, Durrës. Tel.052/22959
SHES — një makinë “Benz” tip 240 me doganë të paguar. Genc Luli, adresa: rruga “M.Grahami”, pallati 96/1, shkalla 1, apartamenti 19, Tiranë, telefon 82531.
SHES — një truall me sipërfaqe 2000 metra katror, në rrugën e Durrësit. Për sqarim drejtohuni: Rruga: “Lulet e Gurakuqit”, nr. 6, tel.42515.
SHES — një automjet të përdorur, mikrobus. Për të dhëna më të hollësishme drejtohuni në drejtorinë e ofiçinës së pajisjeve elektromjekësore.
SHES — një kamion tip FIAT - OM, vëshkaruses, me kapacitet 8 ton, me doganë të paguar. (300 000 lekë). Adresa: rruga “Kongresi i Lushnjes”, nr.22, pranë restorant “Monali”.
SHES — një shtëpi në Ishull Shenjin. Shtëpia përbëhet nga dy dhoma, kuzhinë me aneks, verandë, garazh, kopësht dhe oborr i mbuluar. Ka ujë dhe energji elektrike. Për informacione të mëtejshme mund të telefononi në Tiranë me numër: 23686.
KENDONJE GJE PER TE SHITUR?
KENDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona:
Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264
Trego në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën
ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA
Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045
Tragete per Pasagjerë, Vetura, Kamiona
DURRES - BARI - ANKONA
TRIESTE - DURRES
Nga DURRESI për BARI:
çdo të Martë niset ora 12.00
çdo të Enjte niset ora 12.00
çdo të Dielë niset ora 12.00
Nga DURRESI për ANKONA:
çdo të Martë niset ora 19.00
çdo të Premte niset ora 22.00
Nga DURRESI për TRIESTE:
çdo të Mërkurë niset ora 19.00
çdo të Shtunë niset ora 19.00
Agjensia në SHQIPERI
DURRES: DETARE SHETETRORE
Tel. 052/22233 - Fax 22011 - Tlx 4148
Agjensia në ITALI
BARI: AGESTEA srl - Via Letdea, 4
Tel. 0039/80/331656 - Fax 330628 - Tlx 810043
ANKONA: MARITIM AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20
Tel. 0039/71/204918 - Fax 202296 - Tlx 860022
TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a
Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 480059