25/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 gusht 1994

Kontroll mbi abortin

Ministria do përgatisë një projektligj të posaçëm Parashikohen masa kufizuese SHËNDETËSI/Ministria do përgatisë një projektligj të posaçëm Kontroll mbi abortin Parashikohen masa kufizuese TIRANË — Shqipëria përgatitet të marrë masa kufizuese ndaj abortit. Polemikat e shpërthyera në shumë vende të botës rreth fenomenit gjithnjë e më të fuqishëm, tani në prag të Konferencës Ndërkombëtare të Kajros mbi Popullsinë — ku do të marrë pjesë dhe një delegacion shqiptar prej 6 vetash i kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Çikuli — duket se nuk janë aq të huaja dhe për Shqipërinë. Së shpejti pritet që një grup pune të fillojë përgatitjen e një projektligji të posaçëm mbi abortin ku do të sanksionohen të gjitha masat që duhen marrë për ta parandaluar atë. “Politika e Qeverisë shqiptare — shpjegon për Gazetën Shqiptare Fjdor Kallajxhi, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Familjar në Ministrinë e Shëndetësisë — është mosinkurajimi i aborteve”. Pikërisht për t’i ardhur në ndihmë kësaj politike parashikohet dhe hartimi i projektligjit të ri i cili do të plotësojë mangësitë e vendimit të para disa viteve të Qeverisë që e luajta sërisht të lirë abortin. Synimi i tanishëm është që ai të lejohet vetëm për femrat shtatzëna deri në 12 javë. Para ndërhyrjes mjekësore do të kërkohet të bëhet e detyrueshme këshillimi parprak me specialistë sociologë e psikologë. Një këshillim që do të shërbejë për t’i treguar gruas shtatzënë mbi efektet negative të ndërhyrjes mjekësore duke i shpjeguar njëkohësisht rrugët për ta evituar një fenomen të tillë. “Pra, ne do të krijojmë kushtet mjekësore dhe asistencën sociale-psikologjike — sqaroi Kallajxhi — dhe ne do të hartojmë këtë projektligj sepse duhet që parë mentalitetin e tanishëm mendojmë se ka një bazë për t’i hyrë kësaj pune”. Në të vërtetë, shpërthimi i aborteve në Shqipëri menjëherë pas lënies së tij të lirë me anë të vendimit të Qeverisë së 2 një rënie të tashmë rënie, ndonëse shifrat e përhapjes së tij mbeten shqetësuese në shumë rrethe të vendit. Kështu në Tiranë vetëm brenda një dite kryhen afro 30 aborte, një shifër që është pothuajse e barabartë me numrin e lindjeve. Në të gjithë vendin numërohen afro 30 mijë aborte në vit. Megjithatë, sipas specialistëve, ulja e numrit në krahasim me vitet e shkuara i dedikohet dhe politikës së planifikimit familjar që po ushtrohet që prej dy vjetësh. Sipas Kallajxhiut, numri i grave që përdorin mjete kontraceptive ka ardhur në rritje. Vetëm gjatë vitit të kaluar 5 për qind e grave nga mosha 15 deri 49 vjeç, apo 30 mijë gra, aplikojnë rregullisht sht këto mjete parandaluese. “Planifikimi familjar nuk mund të pranojë si metodë të vetën abortin — shton Kallajxhi — ne jemi për mjetet parandaluese nëpërmjet kontracepsionit dhe ngritjes së nivelit të edukimit seksual”. Në çështjen e abortit tani ka ndryrë edhe feja, mendimi i së cilës mendohet të tërhiqet edhe për hartimin e projektligjit. Kohët e fundit ka qenë Frano Ilia, përfaqësues i Episkopat Katolik Shqiptar, i cili i ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve fetare në vend, Qeverisë e Parlamentit për të luftuar fenomenin e aborteve. Armand Mero Armand Mero abortin — shton Kalajxhi — ne jemi për metet parandaluesë nëpërmjet kontrac… Vetë është i destinuar të dënohet prej tyre — sikurse në shumë vende të tjera — madje me forcë.”

Dëshmitarë nga ekrani: në proces shihen video

Për 5 eksponentët e «Omonia» Për herë të parë në Drejtësinë Shqiptare organi i Prokurorisë shfaq regjistrime me thëniet e dëshmitarëve që nuk paraqiten në sallën e gjyqit Për 5 eksponentët e «Omonia» Dëshmitarë nga ekrani: në proces shihen video Për herë të parë në Drejtësinë Shqiptare organi i Prokurorisë shfaq regjistrime me thëniet e dëshmitarëve që nuk paraqiten në sallën e gjyqit TIRANË — Për herë të parë gjatë një procesi gjyqësor në Shqipëri përdoren edhe videot televizive. Prokuroria e Tiranës ka zgjedhur pikërisht atë ku gjykohen pesë eksponentët e “Omonia”, për të “themeluar” në Drejtësinë Shqiptare një mënyrë krejt të re dhe origjinale për të mbrojtur akuzat e ngritura prej saj. Janë pesë videokaseta ku janë regjistruar thëniet — gjatë hetimit — të atyre dëshmitarëve të cilët tashmë nuk ndodhen më në Shqipëri. Ndodhi në përfundim të seancës së martës, kur dëshmitari Kosta Shanaj — në përmjet një faksi të dërguar nga vendbanimi i tij aktual në Qipro — ka pretenduar se dëshmitë e tij të dikurshme para hetuesve nuk ishin të vërteta. Kështu kërkesa e të pandëhurve dhe avokatëve të tyre për t’u ballafaquar me dëshmitarin Shanaj, është zgjidhur nga mbrojtësi e akuzës, duke shfaqur në një nga sallat e Gjykatës së Tiranës pikërisht regjistrimet me ato thënie të Shanajt që tashmë mohohen. Përveç mjeteve zyrtare të informacionit në Shqipëri — gabimisht kjo e drejtë iu mohua shtypit jozhyrtar — këto regjistrime i ndoqën edhe pesë të pandehurit si dhe avokatët e tyre mbrojtës. Bashkë me videot televizive — po në seancën e martës — mbrojtësit e akuzës nisen ekspozimin e provave materiale, të cilat mund t’i duhen gjykatësve për vendimin e tyre përfundimtar. (p.re)

Kthehen në kufi vajzat e lokaleve

GJIROKASTER — “Fshesa” greke nuk ka kursyer as prostitutat shqiptare. Të hënën 46 prej tyre janë transportuar nga policia greke për në pikën kufitare të Kakavijës me një autobuz të posaçëm pa i përzier me grupin e madh të të dëbuarve të tjerë. Të trembura e të dëshpëruara për fatin e keq — ndon-jëra ende mbante “veshjen e punës” — ato kanë deklaruar se nuk janë keqtrajtuar nga policët grekë. “Ndryshe nga të tjerët na kanë mbajtur në korridoret e Policisë — ka thënë njëra prej tyre për Gazetën Shqiptare — madje na kanë dhënë edhe cigare”. Dëbimi i vajzave shqiptare ka ngjallur reagimin e pronarëve grekë të lokaleve ku ato ishin punësuar, ndonjeri prej të cilëve ka arritur të shkëpusë nga kthesat e policisë ndonjërën prej tyre. Të tjerat, ato që nuk u patën këtë fat, u detyruan të marrin rrugën e kthimit. ra.ko.

Evadimi i helmeve: diskutohen detajet e fundit

Vijnë specialistët gjermanë TIRANE — Drejt përfundimit procedurat burokratike për tërheqjen e pesticideve gjermane nga Shqipëria. Të hënën ka mbërritur në Tiranë një tjetër delegacion i Ministrisë së Mjedisit të Gjermanisë për të biseduar me palën shqiptare mbi saktësimin e detajeve të operacionit të evadimit të plehrave toksike. Një operacion që do të angazhojë përfaqësues nga të dyja palët e që do të nisë në fillim të muajit shtator. Sipas parashikimeve të bëra gjatë bisedimeve të muajit korrik me delegacionin e mëparshëm, ai do të përfundojë në javën e parë të nëntorit të këtij viti. Për mblumimin e shpenzimeve për evadimin e pesticideve — ato kanë ardhur në Shqipëri në mars të 1991 — të përqëndruara kryesisht në Bajzë e Mishtë e shpërndara në sasi më të vogla në rrethe e tjera, pala gjermane ka ofruar një shumë prej 100 mijë markash. Prej këtyre zonave, plehrat toksikë do të grumbullohen të ambalazhuara — nën kontrollin direkt të specialistëve gjermanë — në kontenierë të mbyllur hermetikisht, në Portin e Durrësit ku do të ngarkohen në një anije të posaçme. Nga ana e saj pala shqiptare do të vejë në përdorim mjetet e ushtrisë — kamiona të gjerë me rimorkio — që do të bëjnë transportimin deri në Port. Njëkohësisht, forca të specializuara të reparteve kimike të ushtrisë do të bashkëpunojnë me gjermanët në ramballazhimin e fuçive e bidonave të çarë. Kështu pra odiseja 3-vjeçare e pesticideve në Shqipëri, e ngarkuar shpesh herë me shqetësimin e alarm për rrezikun që ato përbëjnë, po shkon drejt epilogut. A.m.

DJE NË SHQIPËRI

MBËRRIJNE NË TIRANË DY ZYRTARË TË LARTË NË KUADRIN E SHKRYTIMIT TË KËRKESËS SË SHQIPËRISË PËR ANËTARËSIMIN NË KËSHILLIN E EUROPËS — Sikurse ishte parashikuar, mbërritën në Tiranë Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Stanislav Daskalov — që drejton Komitetin Ministror të Këshillit të Europës — dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Daniel Tarschys. Kjo vizitë dyditore bëhet në kuadrin e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, për t’u vazhduar pastaj edhe në Rusi, Ukrainë e Moldavi. Për zyrtarët e lartë europianë janë parashikuar takime me Presidentin Berisha si dhe me personalitete të tjera të larta shqiptare. KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT DENONON QËNDRIMIN DENIGRUES TË AUTORITETEVE GREKE — “Opinioni publik i vendit ndjek me shqetësim dhe indinjatë të thellë skenat e keqtrajtimit të refugjatëve shqiptarë në pikat kufitare”. Ka ndërhyrë edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit për të dënuar hakmarrjen e autoriteteve greke mbi refugjatët shqiptarë. Në një deklaratë të vetën greke mbi Komitetin në zërin e protestës kundër saj për shtyp ky Komitet mbështet kohët më të këqija të praktikave që njihen mbrapsht kohët më të këqija të luftës së ftohtë. SOT NË TIRANË GRUPI I TRETË I KORPUSIT TË PAQES BEN BETIMIN — Janë 27 vullnetarë e rinj që sapo kanë përfunduar kursin intensiv — për t’u përgatitur me gjuhën dhe mjedisin shqiptar — të cilët sot shtator me gjuhën dhe mjedisin shqiptar të cilët sot do të bëjnë betimin për të nisur aktivitetin e tyre dyvjeçar në ndihmë të sipërmarrësve shqiptarë që duan të marrin një biznes të ri.

Do zgjidhte viçin për lidh vetën: vdes në spital

Tragjedi në Vlorë VLORE — Fat tragjik i një të riu 25 vjeçar, K.N., nga qyteti i Vlorës. Për metra të tërë ai është tërhequr pamëshirshëm me këmbët e lidhura nga një litar, prej një viçi. Një zvarritje e cila ka çuar më pas në vdekjen e tij në spital. Djali i ri, nga lagjia “11 janari” ka shkuar në mesditën e të hënës në shtëpi për të zgjidhur viçin e tij, Gabimisht, ndërsa ka liruar kafshën, litari i është lidhur në këmbët e tij. Ndërkohë viçi, i gëzuar që ka rifituar lirinë, ka nisur të vrapojë duke tërhequr zvarrë djaloshin për disa metra. Vrapimi vdekjeprurës i kafshës i ka shkaktuar të riut frakturën e pjesëve të poshtme të këmbës. I ndihmuar nga personat që janë gjendur aty pranë në ato momente, është dërguar menjëherë në spital. Por ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur të shmangë asgjë. 25-vjeçari ka humbur jetën nga bllokimi i gjakut në mushkëri.

Grabitës duan «taksë doganore» dhe larg kufirit

Elbasan, sulmohen turistë ELBASAN — Një “taksë” e re doganore për turistët që vinë nga Maqedonia është verifikuar këto ditë përgjatë rrugës nacionale në drejtim të plazhit të Durrësit. Veçse iniciativa këtu herë është e disa doganierëve të rremë, të cilët pikërisht në hyrje të Elbasanit kanë detyruar kalimin e një autoveture, vetëm në këmbim të “disa markave”. Ka qenë ndërrhyrje e një punonjësi të organeve të Rendit, i cili ka shpëtuar turistët nga “taksa” e re doganore. Më tej udhëtarët e huaj kanë kërkuar shoqërimin deri në Durrës, pasi — sipas tyre — grabitësit i kishin paralajmëruar për një “postbllok” tjetër në dalje të qytetit. Ky episod — edhe pse jo mjaft i përhapur — ish përsëritur edhe para disa ditësh, kur në hyrje të kryeqytetit disa grabitës kishin grabitur automjetin e një çifti shqiptarësh nga Maqedonia. (Me.Ki)

Një lagje dy javë pa ujë

SARANDË — Gjithnjë e më shqetësues problem i ujit të pijshëm për qytetin e Sarandës. — Gjithnjë e më shqetësues problem i ujit të pijshëm për qytetin e Sarandës. Që prej dy javësh banorët e lagjes “Kodër”, pjesa më masive e qytetit, nuk kanë parë të të rrjedhë në rubinetet e tyre qofte edhe një pikë të vetme uji. Më parë banorët ishin mësuar të mbushnin ujë në orën 22.00. Tani, ende më shpresë, e presin këtë orë dhe si shohin që uji përsëri nuk do të vijë atëherë të ngarkuar me kovat e përsëritshme marrin rrugët për në lagjet fqinjë ku gjendja është diçka më mirë.

SOS në eter shpëton një familje

REALITET KURSIV TIRANË — Një SOS i lëshuar në eter është treguar shumë më i fuqishëm se sa burokracia. Ai dhe solidariteti i rrallë njerëzor që ka nisur t’i bëjë njerëzit që të duket fare e lehtë të jetë në nevojë. Thirrja e lëshuar nga një radiomator shqiptar ka mobilizuar shqiptarët vullnetarë italianë të cilët kanë treguar se ndihma e tyre nuk është kufizuar. Familja në gjendje të rëndë shëndetësore do të transportohet e kurohet në Itali me shpenzimet e saj dhe vallë për shkak… I vecan(ë)li Hermal Radaku ka qenë në formë e rëndë e lëngësuar ndaj së cilës mjekët… (pjesa e dukshme e tekstit është e paqartë) …pet të pafuqishëm. I jati, një zyrtar i thjeshtë, nuk i kishte mjetet që të përballonte shpenzimet e shumta që nevojiten në këtë rast. Për fat të mirë e deshën radioamatorit shqiptar është kapur nga një koleg i tij Italian i cili ka vënë menjëherë në lëvizje aktivistët e Qendrës Ndërkombëtare e Federatave të Shërbimit të Vullnetarëve në Firence. Me në fund, pas disa përpjekjeve, një spital në Pes-kara është treguar i gatshëm të presë Hermalin e vogël. Gjithashtu është kryer fare shpejt a pa bujë. Një rast që burokracia me “ngurrësit” e saj të njohura do të kishte shumë vështirë ta përballonte. fa.bax

NE BRENDËSI

Së shpejti do të diskutohet mbi «qeverinë» e KE-së «Ministrat» presin emërimin zyrtar NE FAQEN 2 Vëzhgim mbi çmimet e javës së kaluar Domatja ulet me 60 përqind NE FAQEN 3 Flamuri i Bashkimit Europian