30/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 gusht 1994

Skënderbeu i grabitur

«Masakër» në studion e skulptorit të famshëm Humbet maska mortore e Paskalit «Masakër» në studion e skulptorit të famshëm Skënderbeu i grabitur Humbet maska mortore e Paskalit ANDREA STEFANI TIRANË — Skënderbeu përsëri pre e grabitjes. Është zhdukur pa lënë gjurmë origjinali prej allçie i bustit të mirënjohur të strategut legjendar dhe që ka për autor skulptorin e famshëm Odhise Paskali. Pesë shekuj më parë, kishin qenë turqit osmanë që të mangëpsur nga bëmat e sfiduesit të tyre më të madh, gremuan varrin e tij në Lezhë dhe ja grabitën eshtrat për t’i përdorur si hajmali. Sot janë bashkak-tarët ata që grabisin bustin më të spikatur të Heroit të tyre Kombëtar — me sa duket për të bërë më shumë fat në ekonomi-në e tregut — duke i dhënë një goditje ndoshta të pariparueshme, fondit të artit shqiptar. Është rishfaqur kështu një episod tjetër nga ajo që mund të cilësohet si masakra apo eksodi i artit, një nga dukuritë më të dhimbshme të periudhës së tranzicionit. Përseri gjurmët e deliktit fshihen në turbulirën e viteve ’90-’92. Dhe është Floriana Paskali — e bija e Skulptorit të Popullit — që i ka njoftuar “Gazetës Shqiptare lajmin tragjik për zhdukjen e origjinalit — dhe dihet që pa të, është e vështirë të riprodhohen ekzemplarë të tjerë — të njërës prej kryeveprave të artit shqiptar. Pas kthimit nga Greqia ajo ka kontaktuar me ambientet e studios së tij, qenë shndërruar në banesa për disa familje të pastreha. “Nga inventari që i bëra studios — pohon e bija e Paskalit — rezulton se mungonin përveç origjinalit të bustit të Kastriotit, edhe vepra të tjera ndërkohë që ka dhe mjaft të dëmtuara. Përveç këtyre — shton ajo — janë zhdukur dhe maskat mortore të fytyrës dhe duarve të Odhise Paskalit”. Tashmë, sipas një proces verbali — që mban datën 17 korrik të këtij viti — rezultojnë se në studio ndodhen aktualisht 19 medalione të njerëzve të shquar, 38 portrete, 6 bocete e makete dhe 12 shtatore. Dhe në prapaskenë të këtij episodi të dhimbshëm, përvijohet një konflikt civil mes trashëgimtarës së skulptorit dhe familjeve të strehuara në studion e tij. “Kemi bërë në këtë godinë në mars të vitit 1992 — i thotë Gazetës Myzafer Avdja një banues në mjediset e godinës së studios — kur ajo ishte krejtësisht e brak-tisur dhe ka qenë prania jonë që e ka ruajtur atë nga grabitja e mëtejshme”. Por ndërkaq është zonja Paskali që e kundërshton këtë version dhe që njëherazi kërkon me forcë largimin e tyre nga godina e studios që për më tepër se një muaj, flenë sot në pronë e saj private. Tashmë në zgjidhjen e këtij konflikti janë thirrur Bashkia — kjo e fundit i ka lëshuar dhe leje banimi njerëzve për Paskalin — dhe organet e rendit. Por cilido që të jetë përfundimi i tij, humbja ka që pesuar fondi i skulpturës, është thuajse e pazëvendësueshme. Një ndër kopjet e bustit të njohur të Skënderbeut punuar nga Odhise Paskali

Shqipëria numëron plagët e stuhisë

Kudo dëme TIRANË — Furtunë dhe përmbytje të shumta kanë shoqëruar këtë fundjavë shumë zona të Shqipërisë. Të renda dhe pasojat. Dëmtimet e regjistruara janë të shumta në pallogaritshme: shtëpi të rrënuara, pemë të rrëzuara, terrene të rrëshkitura e black-out të panumërt. Më të prekura duket të kenë qenë Saranda, Dukagjini e Puka. Më e rëndë situata në Fushë-Arrëz ku në vorbullën e ciklonit janë përfshirë shtëpi, pemë e ndërtesa të ndryshme. Nga një bilanc paraprak flitet për mijëra metra katrorë xhama të thyer, kilometra të shumtë të rrjetit elektrik të shkëputura e volume të mëdha dheu që kanë shkarrë dhe bllokuar madje edhe rrugët. Jo më pak e trazuar tabloja në fshatrat e Dukagjinit. Këtu kanë mjaftuar vetëm 10 minuta që furtuna të merrte me vete disa shtëpi — për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz as edhe në bagët — e ka shkëputur sipërfaqe të mëdha me rrëshir, vreshta e pemë të ndryshme frutore. Çmendurisë së motit nuk i ka shpëtuar as jugu i Shqipërisë ku viktima më e prekur ka qenë qyteti i Sarandës. Këtu, shpejtësia shkatërruese e erës ka ngritur në furtunim të gjithë çatitë e shtëve të fshatrat lokale. Ndërsa shumë pemë që zbukurorin qytetin nuk i kanë bërë ballë furtunës dhe janë rrëzuar. Sidogoftë tal-lemi i gjendja është e qetësuar dhe në të gjitha zonat e dëmtuara kanë nisur përpjekjet për regullimin e sistemimin e situatës.

Çiklizëm: Leblanc Kampion i Botës

Sukses i francezit në Siçili, me një shpejtësi mesatare prej 38 kilometra në orë Francezi Luc Leblanc ka fituar Kampionatin e Botës për çiklistët profesionistë në garën që u zhvillua përgjatë lugjinës së Tempit në afërsi të Agrigjentos në Siçili. Leblanc ka përshkuar 252 kilometrat në 6 orë, 33' dhe 54” me një mesatare prej 38,347 km/h. Ka arritur në finish vetëm 9” para italianit Chiappucci dhe francezit Tietjer Virenque. Vetëm 56 çiklistë ndër 172 pjesëmarrësit kanë përfunduar garën. Dy shqiptarë morën pjesë në garën me kronometër të 42 kilometrave, të fituar nga anglezi Boardman. Në 57 pjesëmarrës, Agim Tafili arriti i 54-ti me një vonesë prej 12’35” ndërsa Paja arriti në vendin e 55-të me një vonesë prej 12’59”. Kampioni francez Luc Leblanc

Skualifikohet në Çmimin e Madh të Belgjikës të Formula 1

Schumacher humbet fitoren BELGJIKE — Gjermani Michael Schumacher, fitues me makinën Benetton i Çmimit të Madh të Belgjikës në “Formula 1”, është skualifikuar nga FIA për një parregullsi të makinës. Fituesi tani është Damon Hill (Williams), i dyti Mika Hakkinen (Mc Laren), i treti Jos Verstappen (Benetton). Gjatë kontrolleve teknike të bëra pas garës, mbi makinën fituese u gjet një parregullsi teknike. Është fjala për shkallëzën e vogël vendosur në fundin e fletës së aerodinamik 1 fundit të sheshtë dhe si rrjedhim të zvogëlohej shpejtësia e automobilave. Shkallëza për të cilën bëhet fjalë është një rrip material sintet ik i ngjashëm me drurin, me diametër prej një centimetri, që vihet në fundin e makinave. Sipas rregullave të reja kjo shkallëzë nuk duhet të dalë jashtë më shumë se 10 përqind e diametrit të saj, pra një milimetër. Dhe pikërisht kjo parregullsi u gjet në makinën “Benetton” të Schumacher.

DJE NË BOTË

NË VEND QË TA NDININ FILMIAN MBYTJEN E SAJ — Një grua dus për të shpëtuar të bujën dhe të shoqin që rrezikonin të mbyteshin në një grope të mbushur me rërë dhe ujë, ndërsa dhjetra turistë filmorin skenën me videokamera, në vend që t’i jepnin alarmin. Kjo ndodhi të hënën, por vetëm dy ditë më parë ngjarja u bë e ditur në Mont Saint Michel, në Normandi. Mont Saint Michel ku ngriten me një kështjellë të famshme në Francë, është një ishull i lidhur me tokën nga një rrugë që mbulohet nga batica rreth orës 5 pasdite. Ishulli, në momentet e zbaticës, është rrethuar nga sipërfaqe të mëdha rëre ku shkëmbinjtë janë turis[?]. MEKSIKE: ZEDILLO ZGJIDHET PRESIDENT — Ernesto Zedillo, kandidati i Partisë Revolucionare, u shpall zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale meksikane të 21 gushtit. Zedillo fitoi 48,77 për qind të votave; pra do të jetë president i Meksikës për gjashtë vjet. 25,94 për qind janë gjashtë kandidati Diego Fernandez, i partisë Konservatore (konservatorë) dhe 16,6 për qind fjalë Cuauhtemoc Cardenas, i partisë Revolucionare Demokratike (e majtë). MONARKIA U PELQEN ANGLEZËVE — Anketat e fundit kanë treguar të paktën në Angli, por të kenë nga fjalët e shumtë njerëz që duan mbretërinë. Kjo u zbulua nga një sondazh i gazetës «Independent» e On Sunday, 80 për qind e pjesëmarrësve në këtë anketë thanë se u kishte ardhur në majë të hundës duke te-zuar mbi telashe e familjes mbretërore, por 64 për qind e të Angll[?] janë mbështetës të monarkisë me mbretëreshën. 68 për qind mendojnë se princ Charles dhe Lady Diana duhet të shkurorëzohen. SHBA-RUSI: DE[S?] SHTYHET PROGRAMI LUTTEKUNDËR KONTROLLIT TË ARMËVE — Dështimi për të biseduar për kontrollin e armëve, i ka shtyrë dy superfuqitë e mëdha të rinisin bisedimet për programin e përbashkët të armëve bërthamore. Sipas një burimi nga Rusia, që SHBA e ka lënë fund kontratën që duhet të firmoset në programin e përbashkët të armëve, duhet të mbarojë në fillim të vitit të ardhshëm.

DJE NË SHQIPËRI

PUKË, SHTOHET KONTROLLI NDAJ SHFRYTËZUESVE TË PYJEVE — Këshilli i Rrethit të Pukës ka kërkuar marrjen e masave më të rrepta për kontrollin e të gjitha subjekteve private që shfrytëzojnë mbi bazën e licencës përkatëse pasurinë pyjore të këtij rrethi. Sipas disa anëtarëve të këtij këshilli janë vënë re shenjat e para të shfrytëzimit pa kriter të kësaj pasurie të madhe, madje edhe në rrugë spekulative ose duke mos respektuar kufijtë e zonave të shfrytëzimit që i janë caktuar atyre. Puka ka si sipërfaqe më të madhe pyjore në krejt vendin, afër 100 mijë hektarë. FIER, KONTROLLE MBI NDËRMARRJET PËR KUSHTET E PUNËS SË PUNËTORËVE — Burime të Inspektoriatit të Punës së Rrethit të Fierit kanë bërë të ditur se gjatë disa kontrolleve të organizuar prej tij janë konstatuar parregullsi në disa ndërmarrje të rrethit. Kështu — sipas të njëjtit burim — në ndërmarrjet e mirëmbajtjes së naftës janë vënë re mungesa në kushtet higjieno-sanitare. Ndërmarrjet përpunuese kanë rënduar shfrytëzimin sig[?]ndentë të punëtorëve. Në ndërmarrjet që prodhojnë naftë e krom janë bërë probleme me pasjet personale mbrojtëse, të cilat janë përfshirë të mbronin punëtorët. TROPOJË, 70 FAMILJE JEKËRKOJNË KOMPENSIM PËR TOKAT E PËRMBYTURA NGA REZERVUARET — Vazhdon kërkesa për kompensimin e truvetë të përmbytura. Këtu janë bërë një grup familjesh nga fshati i Tropojës të kërkojnë tani kompensim për tokën e tyre që ka përfunduar në ujë pas një përmbytjeje të hidrocentralit të ndërtuar vite më parë. Janë gjithsej 52 hektarë tokë që familjet fshatare nuk e kanë më. Vendimi i kohëve të fundit i qeverisë për kompensimin e tokës së përmbytur nga liqeni i hidrocentralit, nga liqeni i përfshin këto familje në kategorinë e tyre që janë mbështetur dhe me ndihmë e specialiste të tyre.

Shkodër: «Mos i shërbeni të dehurve»

Një vendim i Bashkisë SHKODER — Duket se kanë ardhur kohë të vështira në Shkodër për të gjithë ata që e teprojnë me alkoolin. Këtej e tutje ata do të kenë të bëjnë me Bashkinë e qytetit. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Bashkia e qytetit më të madh verior ka vendosur t’i shpallë luftë të gjithë «abuzuesve» amatorë të pijeve alkoolike. Një vendim bashkiak i miratuar së fundi kalon tregëtimin e këtyre lloj pijeve çdo personi të dehur. Disa kohë më parë një vendim thuajse analog — që fiksonte orarin e shitjes së këtyre pijeve — e kishte marrë Bashkia e Elbasanit. Dukët se «zullumet» e alkoolistëve në qytetet shqiptare dhe ankesat e njerëzve kanë mbërritur më në fund në veshin e autoriteteve të këtij qyteti dhe kështu hapin e tyre të parë. Në shumë raste persona të pirë janë bërë shkak për rishjen e qetësisë publike dhe madje për shumë zënka që kanë përfunduar tragjikisht.

Lushnje, shitje medikamentesh të skaduara

Bllokohen sasi të mëdha LUSHNJE — Stuh mbi farmaci të qytetit të Lushnjes. Tre prej tyre kanë tregëtuar një shumicë ilaçesh të skaduara që tani jan sekuestruar nga organet shtetërore. Njoftimin e jep agjencia zyrtare e lajmeve e cila vlerën e medikamenteve të skaduara e përcakton në 317 mijë lekë. Kështu, tre farmacitë e Lushnjes kanë vrarë mendjen të mos humbasin fitimin e tyre sa pa për shëndetin e klientëve, shëndeti i të cilëve në këtë rast në vend që të përmirësohet ka shumë të ngjarë që të jetë dëmtuar me keq nga përdorimi i medikamenteve që duhej ishin jashtë përdorimit. Në të njëjtin rreth, në Divjakë, një farmaci private i janë sekuestruar 646.458 lekë barna. Sipas autoriteteve zyrtare ajo punonte pa leje.

Mbi 25 mijë shqiptarë të dëbuar

TIRANE — Rritet me përpjestime shqetësuese numri i emigrantëve shqiptarë të dëbuar nga Greqia. Shifrat e të dhënat flasin për më shumë se 1.500 persona që çdo ditë paraqiten në pikat e ndryshme kufitare. Deri të dielën në darkë refugjatë e kthyer në Shqipëri i kalonin të 25 mijë vetët, ndërkohë që vala e dëbimit — e nisur më 15 gusht, ditën kur në Tiranë filloi procesi nga 5 shtetasve shqiptarë me origjinë greke — duket se nuk ka ndërmend të bëjë. Madje kërcënimet e qarqeve qeveritare nga Athina, pavarësisht nga ofertat e Tiranës për dialog, vazhdojnë të ashpërsohen duke instuar në lirim e 5 minoritarëve.

Serbo-boshnjakët votojnë kundër paqes

Përfundon referendumi në «Republikën» e Pales Serbo-boshnjakët votojnë kundër paqes Për Kozi rev në Beograd kërkon marrëveshje të reja BEOGRAD — Përfunduan pa incidente votimet në «republikën» serbo-boshnjake. Rreth një milion vetë, sipas të dhënave zyrtare nga Pale, kryeqyteti i kësaj «republike», kanë votuar në favor ose kundër planit të paqes, që ishte hedhur poshtë nga qeveria dhe Parlamenti. Është gati e sigurt se përgjigjja do të jetë «jo», dhe kjo do të rëndojë shumë në zhvillimin e ardhshëm të ngjarjeve. Por rezultati do të bëhen të ditura vetëm sonte në darkë. Jo rastësisht, sipas të dhënave të para, është votuar me shumë në fshatra (zona ku propaganda qeveritare është më e besueshme) se sa në qytete, ndërsa qendrat që sipas planit të paqes do të kalojnë nga kontrolli serb në duar të kroato-muslimanëve, janë më tërhequr si grupi i vetëm drejt votimit. Në kryeqytetin: ka votuar edhe presidenti i Krajinës, rajon gjeografikisht kroat me shumicë separatiste serbe, Milan Martić. Nuk kishte të drejtë, por shpjegoi se bëri kështu vetëm një gjest simbolik, për të shprehur se është kundër planit të paqes. Por ndërsa Pale fillon të mbyllë në këshillin e saj, Beogradi duket se nuk ka më ndërmend të paguajë në kurriz të tij. Në kryeqytetin serb arrin ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozi rev (i cili do të niset për Sarajevë e më pas për Zagreb). Kozi rev do të përpiqet të kërkojë në emër të Këshillit të Sigurimit një marrëveshje me presidentin Slobodan Milosheviç. Gjithashtu Kozi rev do t’i kërkojë përsëri Milosheviçit të pranojë veç zgjedhjet ndërkombëtare në kufi me republikat serbo-boshnjake, që është mbyllur 24 ditë më parë, pas «jo»-së së serbëve ndaj planit të paqes, që u pranuan nga Beogradi. Deri tani Milosheviçi ka thënë «jo» zyrtarisht, duke justifikuar këtë përgjigje të tij me mbrojtjen e dinjitetit kombëtar; por arsyeja e vërtetë ishte ajo që të heqësh sanksionet ndaj Jugosllavisë. Një qendër votimi në Brcko (Bosnje)

Konferenca e OKB Kajro është «nën rrethim»

Terrorizëm KAJRO — Kanë filluar tashmë në Kajro masat e sigurimit për mbrojtjen e delegacioneve që do të marrin pjesë në Konferencën e OKB-së mbi Popullsinë dhe Zhvillimin. KAJRO — Kanë filluar tashmë në Kajro masat e sigurimit për mbrojtjen e delegacioneve që do të marrin pjesë në Konferencën e OKB-së mbi Popullsinë dhe Zhvillimin, ndërsa mjetet e informacionit zyrtar egjiptian vazhdojnë të injorojnë kërcënimet e vdekjes së organizatës integraliste kundër «Jamma Islamiyya» kundër pjesëmarrësve në atë që e kanë quajtur «konferenca e shthurjes». Të premten një atentat integralist kundër një autobuzi të vogël turistësh shpërtheu në Egjipt, i kryer nga «Jamaa», i kushtoi jetën një djali 13 vjeçar. Atentati është dënuar nga organizata egjiptiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nga Vëllazërit myslimanë, që s’janë dakord me aktet e dhunës së grupeve të armatosura. Kjo organizatë kritikoi gjithashtu «rolin e disa përfaqësuesve të «al Azhara» qendra më e rëndësishme e teologjisë së Islamit sunite, me seli në Kajro.

Një shqiptare sekuestrohet e përdhunohet

MILANO — Një e re shqiptare është sekuestruar dhe përdhunuar nga pesë bashkëatdhetarë në një apartament në sheshin Padova, në Milano. Vetë vajza denoncoi pesë shqiptarët pasi arriti të largohej nga ditaria e apartamentit që ndodhej në katin përdhes. E reja, e bllokuar nga ulë makinë e Policisë pak minuta pasi ishte larguar nga banesa, nuk kishte me vete dokumenta, tha se ishte 18 vjeç dhe se kishte lindur në Elbasan. Sipas të resë, pesë shqiptarët e kanë marrë nga një hotel i kryeqytetit lombard, ku ndodhej së bashku me të vëllain, dhe e kanë çuar, me një makinë «Volkswagen Golf» ngjyrë gri, në një apartament në sheshin Padova ku e kanë mbyllur dhe e kanë përdhunuar.

DJE NË BOTË DJE NË SHQIPËRI Një vendim i Bashkisë Bllokohen sasi të mëdha NË BRENDSI Nga Greqia

NË BRENDSI

Nis kampionati shqiptar i futbollit Kryeson skuadra e Tiranës NE FAQEN 3 Docenti Marco Dogos shkruan historinë e konfliktit Dhimbja e Kosovës në një libër NE FAQEN 2