PROCESI «OMONIA» / Kërkesë e prokurorëve në pretencë
Shqipëria do të denoncojë në Hagë
PROCESI «OMONIA» / Kërkesë e prokurorëve në pretencë
«Ja synimet e grekëve»
Shqipëria do të denoncojë në Hagë
TIRANË — Shqipëria ta...së kërkon t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare, duke i paraqitur asaj një shqyrtim material të dokumenteve verbale që kanë sjellë nga ana e shërbimeve sekrete dhe disa organi-zatave të tjera greke. Kështu tha dje në Tiranë, Prokurori i Pretencës, që — gjatë të gjitha seancave të tjera të procesit “Omonia” — kishte mbas sysh të gjitha këto prova nga Gjykata, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Kështu për tëte persona — katër prej të cilëve punonjës të shërbimeve sekrete greke — prokurori kërkoi që të shpalleshin “non grata” nga autoritetet shtetërore të tij. Ndërkohë kërkesave të rrepta të mbrojtësve të akuzës u përgjigjën vetëm të pandehurit, për të cilët prokurorët — morën parasysh edhe në nën Kodin ekzistues Penal, i cili bën fjalë për dënime në minimum e përcaktuar nga gjyqësori shqiptar. Përfundimisht — me dënime nga 7 deri në 9 vjet — pesë eksponentët e “Omonia” u shpallën fajtorë dhe për të gjithë së bashku u kërkuan 41 vjet burg.
“Ne do t’i drejtohemi Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, duke i dorëzuar aty të gjithë materialin e dokumenton dhe fakton veprimtarinë e Asfalise greke, Institutit të Kërkimeve Vorioepirote, Komitetit Qendror të Luftës Vorioepirote, Institutit të Priftëris dhe Rikthimit të Homogjenisë Greke, organizatës “Steva” dhe gjithë organizatave të tjera që punojnë kundra Shqipërisë — tha Qeleshi në pre-tencë — duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës të bëjë një material t’i paraqitet për shqyrtim Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë”. Ishte e vetmja iniciativë e mbrojtjes së të akuzës — gjatë pretencës — që për t’u realizuar nuk mund të kërkojë aprovimin e gjykatësve në këtë proces. Dhe nëse kjo kërkesë do të merret parasysh nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë për herë të dytë — brenda 50 viteve të fundit — mund të bëhet sërish protagoniste Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, vetëm këtë herë në rolin e denon-cueses.
Një tjetër kërkesë e mbrojtësve të akuzës — por që këtë herë kërkon edhe aprovimin e gjykatësve dhe më pas të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë — ishte shpallja “non grata” e të shtetasve grekë. “Këto shtetas grekë — tha gjatë pretencës Prokurori Arben Qeleshi — kanë vepruar në kundërshtim me interesat kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, me parimet e fqinjësisë së mirë, duke cenuar integritetin tokësor të vendit tonë”. Në listën e personave “non grata” janë Shefi i Asfalise së Janinës, Andrea Zarbakulla, funksionari tjetër i lartë i Asfalisë dhe autorin i një studimi historiko-diplomatik për Vorio Epirin, Viron Bozho, si dhe Kosta Vraka e Spiro Qiço, oficerë e inspektorë të shërbimit sekret grek. Personat të pa dëshiruar u quajtën edhe prifti Sebastianos, kryesues dhe subvencionues i mjaft organizatave që punojnë në Greqi për autonominë e Vorio Epirit dhe bashkimin e saj me Greqinë, të drejtuest më të lartë të Institutit të Kërkimeve Vorioepirote, Ksenofon Konduri e Minella Zoto dhe Drejtori për Janinën i Institutit Shtetëror të Ndihmave me qendër në Athinë, Kosta Hallmaja.
Një fotografi e bërë gjatë procesit «Omonia». (Foto A. Babani)
Zëvendësministri Nuri lë detyrën
Pas dy vitesh në post
Ka preferuar një specializim njëvjeçar në Kanada për shëndetësi publike
Pas dy vitesh në post
Zëvendësministri Nuri lë detyrën
Ka preferuar një specializim njëvjeçar në Kanada për shëndetësi publike
TIRANË — Tjetër ndryshim në majat e Shëndetësisë shqiptare. Largimin e para dy muajve të ministrit Shehu — vendin e të cilit e zuri Hakim Ciu — e pason tashmë ai i Besim Nurit, që prej dy vjetësh në postin e zëvendësministrit. Duke filluar që sot Nuri lë kolltukun e numrit 2 të Shëndetësisë, për t’u nisur në Kanada ku ai do të marrë pjesë në një kurs specializimi dymjeçar. Ndërkohë nuk është përcaktuar ende personi që do ta zëvendësojë atë. Në trevën e kryeministrit Meksi, kanë shkuar disa propozime nga të cilat pritet që nga dita në ditë, të zgjidhet zëvendësministri i ri i Shëndetësisë.
Tashmë i përkët gjithashtu — të cilët do të dëgjojnë të shtunën edhe mbrojtjen e të pandehurve dhe avokatëve të tyre — të vendosin përfundimisht për pesë eksponentët e “Omonia”. Mbi rëndon akuza e “tradhtisë ndaj atdheut në formën e kryerjes së posorive të agjenturave të huaja” dhe “armëmbajtja pa leje”, por edhe 41 vjet burg të kërkuara nga prokurori. Një dënim ky nën minimumin që para-kushojnë këto dy akuza, i cili u zgjodh nga prokurorët “duke mos dashur që këta të pandehur të vuajnë nga pesha e rëndë e legjislacionit ende të pandryshuar, që ata të gjykohen e dënohen si në ato shtete të botës ku sundon fjala e lirë, barazia, humanizmi e respektimi i të drejtave njerëzore, që dënimi i tyre të mos jetë një dramë me pasoja të rënda si për dje, por një masë ndëshkuese efikase në përputhje me veprën penale të kryer prej tyre”. (e. l)
Edhe Shëndetësia nuk i ka shpëtuar ndryshimeve të përgjithshme. Cilat janë problemet emergjente të saj?
“Duhet thënë se këto dy vjet kanë qenë më tepër një fazë konceptimi për ndryshimet që duhen bërë. Ndërsa tani ajo do hyjë në fazën e ndryshimeve të mëdha, pa lënë në harresë faktin se dhe këto dy vjet janë bërë shumë gjëra. Ndryshimet më të mëdha do të lidhen me përmirësimin e infrastrukturës në Shëndetësi për njëkohësisht, dhe me ndryshimin e mentaliteteve e të kishte më shumë motivim, një lloj përkushtimi më i madh”.
Cilat janë projektet tuaja pas kthimit?
“Idea ime është të punoj në Institutin e Shëndetit Publik (instituti i Higjienës dhe Epidemiologjisë) për të bërë kërkime shkencore në fushën e shëndetit publik. Do doja të punoja njëkohësisht dhe si pedagog për formimin e specialistëve pasuniversitar në këtë degë të re. Mund edhe të kthehem në Ministri, por nuk do më pëlqente se është një punë shumë e lodhshme e me probleme”.
Armand Mero
Vidhen «impulset presidenciale»: një i arrestuar
Donte të fliste me jashtë
TIRANË — Dukuria e vjedhjes së impulseve telefonike ka arritur deri te telefonat më të rëndësishëm të Shqipërisë.
Nuk i ka shpëtuar dot asaj madje as vetë Kryetari i Shtetit, Presidenti Berisha. Të dielën e shtunë arrestuar një qytetar i akuzuar pikërisht sepse vidhej impulset presidenciale. Disa kohë më parë vetë Presidenti kishte dekretuar forcimin e dënimeve ndaj të gjithë atyre që tepronin duke përfituar nga impulset, rryma elektrike dhe uji i shtetit. Me sa duket vendimi i guximshëm i “telefonistit ilegal” nuk duket se do të rezultojë po aq i arësyeshëm.
Arrestimi i personit që tanl akuzohet për vjedhjen e impulseve është bërë disa ditë më parë. Ende nuk dihet hollësi të ngjarjes që e ka çuar atë në hetuesi, dihet vetëm identiteti i tij dhe vendi i banimit, E.R., 48-vjeçar nga fshati Lana-Bregas në afërsi të Tiranës. Telefonata e kryer me impulsët që si takonin është bërë në drejtim të Greqisë, një vend ku janë të punësuar disa të afërm të tij. Linja e vjedhur është ajo që lidh telefonin presidencial në vilën e pushimit që ndodhet në Malin e Dajtit. Pas ndalimit — nuk dihet ende se si policia ka rënë në gjurmë të tij — dhe pas pyetjeve të para për hetuesit nuk ka patur më asnjë dyshim, ai është arrestuar.
Tani E.R. është i detyruar të numërojë ditët në burg deri sa të përfundojë çështja e tij. Me siguri — nëse provohet përfundimisht fajësia e tij — do të vuajë një nga dënimet e rrepta të parashikuara së fundi. E vërteta rrethana lehtësuese ndoshta do të jetë fakti që telefonata e tij është bërë në moment të vështira për shqiptarët në Greqi. Njoftimet për valët e pafund të refugjatëve të kthyer nga Greqia e kanë vënë në alarm E.R. i cili i merakosur ka dashur të mësojë për fatin e të afërmve të tij dhe kështu ka vendosur të bëjë këtë telefonatë, e cila ndoshta do t’i kushtojë shtrenjtë, shumë më shtrenjtë se sa po të ishte bërë në rrugë normale.
Fatos Baxhaku
DJE NË SHQIPËRI
NË TIRANË BASHKIA KUNDER REKLAMAVE TË PALIGJSHME — Bashkia e Tiranës dhe Ndërmarrja e Ndriçimit Publik i kanë shpallur luftë reklamave të paligjshme. Është kjo rrjedhojë e ekspozimit të tabelave shumëngjyrëshe të reklamave nga shumë firma — midis tyre dhe “Samsung”, “Filips”, “Tronemburg” — pa u pajisur me licencën e duhur dhe pa paguar taksat përkatëse. Ndër masat e parashikuara nga Bashkia, janë edhe heqja e reklamave të paligjshme dhe vendosja e gjobave.
BOTOHET I PARI FJALOR I GJUHËS ESPERANTO PËR SHQIPTARËT — Është botuar fjalori i parë i gjuhës ndërkombëtare “Esperanto”, që ka për autor Lutfij Medën. E para e këtij lloi në vendin tonë, përmban rreth 10 mijë fjalë dhe ndarë në 3 pjesë: në fjalorin esperanto-shqip me 3 mijë fjalë, atë shqip-esperanto me 7 mijë fjalë si dhe metoda e mësimit të kësaj gjuhe në 12 mësime.
NË SARANDË FESTOHET 50 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KONISPOLIT — Konispoli festoi 50 vjetorin e çlirimit të tij si dhe 51 vjetorin e rezistencës kundër pushtimit nazist gjerman. Për këtë në qendër të qytetit u organizua një tubim përkujtimor me pjesëmarrjen e banorëve të Konispolit, nga Saranda si dhe përfaqësues të partive politike. Pas leximit të përshëndetjes së Kryeministrit Meksi dhe fjalës së rastit nga kryetari i komunës, pjesëmarrësit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Në Fier, paratë e falsifikuara kapen nga Banka
Në «lojë» edhe drahmi
FIER — Përsëri alarm për kartëmonedha të falsifikuara.
Këtë herë denoncimi vjen nga dega e Bankës së Kursimeve në qytetin e Fierit. Në sportelet e saj kanë filluar të paraqiten ditët e fundit gjithnjë e më shumë persona që ka rezultuar se posedonin kartëmonedha të falsifikuara. Dhe krahas atyre 500 lekëshe — sipas një pohimi të zëdhënësit të degës bankare — ka patur dhe kartëmonedha 1.000 lekëshe të falsifikuara. Por fatmirësisht, tentativat për t’i depozituar këto kartëmonedha në bankë kanë dështuar. Paratë e falsifikuara janë zbuluar nga punonjëset e sportelit të saj. Dhe janë po këto të fundit, që pohonin se paratë e sporteleve të bankës, janë paraqitur persona me dhrahmi greke të vjetëruara që kanë dalë me kohë nga qarkullimi në vendin e tyre. Por edhe këto nuk kanë mundur të depërtojnë në bankë.
En. My.
«Shqipëria mund të luajë në Euro ’96»
Konfirmim nga UEFA
TIRANË — Konfirmohet përfundimisht pjesëmarrja e Shqipërisë në eliminatoret e “EURO ’96”.
E ka vendosur UEFA — ditën e hënë — zyrtarët e së cilës nuk mbajtën më rezerva pas marrjes “së të gjitha garancive nga Shqipëria”. Sipas raportit të UEFA-s nga Berna, “rezervat e mëparshme ndaj Shqipërisë kishin të bënin vetëm me sigurinë që lojtarët e saj nuk do të kërcënonin asnjë politik gjatë ndeshjeve eliminatore”. Bashkë me Shqipërinë u konfirmua edhe pjesëmarrja e Gjeorgjisë në Kampionatin Europian të Futbollit, për të cilin UEFA kishte shprehur shqetësimin e saj “për impiantet, kushtet e pritjes dhe të transportit të skuadrave mike”. Kështu përfundimisht Shqipëria luja e — sipas kalendarit — në 7 shtator të udhëtojë drejt Uellsit për të zhvilluar ndeshjen e saj të parë për “Euro ’96”. (e. L)
Bulevardi i ri në qytet
KAVAJË — Së afërmi qyteti i Kavajës do të marrë një pamje të re.
— Së afërmi qyteti i Kavajës do të marrë një pamje të re. Është në përfundim e sipër një projekt për rregullimin e shetitorës ekzistuese si dhe ai i ndërtimit të një shetitoreje të re. Parashi kohen — krahas punimeve për infrastrukturën — edhe asfaltimet e ndërtimeve trotuare rreth të rinj. Financiarisht projektet do të mbështeten nga banka gjermane “KFW” e cila ka akorduar për rregullimin e qytetit 2.5 milion marka gjermane. Nga qeveria shqiptare do të investohen për këtë qëllim 13 milion lekë të tjera. Punimet do të fillojnë së shpejti dhe do punësohen 200 punëtorë. (Ge. Ca.)
Një grek bie në «fshesën» greke
REALITET KURSIV
GJOKASTËR — “Fshesa” greke duke se ka filluar të veprojë.
Bashkë me mijëra emigrantë shqiptarë, ajo ka fshirë “në fshikë” nga tregu e dhe shqiptarëve. Në qytetin e Gjirokastrës, emigrantë nga shteti grek janë kthyer me shumicë. Rasti më i fundit është i një shtetasi grek me emrin Bojaxhi. Ka qenë në Gjirokastër — duke ngrënë një mur në një qytet pranë kufirit — kur në polici ka kërkuar të heqë lejen e qëndrimit. Dhe megjithëse nuk i përkiste më — për të e kthyer me lehtësi — në Greqi. Një nga ata që kanë hyrë me “fshesën” e grekëve, kanë nisur të flasin për forcë të një emigrantëve e spastr... [vijon e prerë/paqartë]
Konsumatorët duan pije të sigurta
Pas alarmit për limonatat
TIRANË — Reagim i ashpër i shoqatës “Konsumatori shqiptar” ndaj problemit të mbëlsuesit sintetik në përmbajtjen e pijeve freskuese.
TIRANË — Reagim i ashpër i shoqatës “Konsumatori shqiptar” ndaj problemit të ëmbëlsuesit sintetik në përmbajtjen e pijeve freskuese, si dhe esencave të tyre të ardhura në Shqipëri nga vendet e lindjes e kryesisht nga Bullgaria. Në një thirrje që kjo shoqatë ka lëshuar këto ditë, dhe kërkohet shpjegim i plotë mbi rrezikshmërinë apo jo të substancave sintetike të limonatave që tregtohen gjerësisht në vend.
Proekupimi i “Konsumatorëve shqiptarë” shtrihet më gjerë duke akuzuar madje organet kompetente “për heshtjen e gjatë në denoncimin e shumicë tipëve të esencave të importuara, ku nuk shprehet grupi ku bën pjesë përmbajtja artificiale, apo ku prania e tij falsifikohet”. Ndërkohë që kërkon ndihmesën e këtyre organeve, në shpëtimin e masave në lidhje me këtë problem në mënyrë që “konsumatori ynë të jetë i sigurtë në përdorimin e pijeve që hyjnë në Shqipëri”. Nga ana tjetër, shoqata ka hyrë në kontakt edhe me homologët e saj në Bullgari në mënyrë që këto të fundit, të japin kontributin e tyre në sqarimin e këtij problemi dhe parandalimin e tij.
SHBA lë mënjanë planin e pushtimit të Haitit
NE BRENËDESI
SHBA lë mënjanë planin e pushtimit të Haitit
Në Port Au Prince vrinet një prift
NE FAQEN 2
Shqipëria vend ideal për amatorët e «tracking»
Një fenomen i ri turistik
NE FAQEN 3