Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 5 janar 1994

Arteriet e kontrabandës

SHKODER Zbulohen tubacione sekrete që furnizonin me naftë Malin e Zi. «Impiantet» nënujore që përshkonin lumin e Bunës, shkatërrohen nga forcat e Rendit. Por a ka të tjera? Arteriet e kontrabandës Thitheshin 20 tonë për shtatë minuta SHKODER — Kanë filluar të ndërtohen arteriet që bëjnë të mundur kalimin e kontrabandës të karburantit nga veriu i Shqipërisë për në Malin e Zi. Një kontroll i beftë i organeve të Policisë Financiare në mesnatën që shkonte 29 dhe 30 dhjetorin, ka zbuluar në tubacion të nënujshëm që bashkon të dy brigjet e lumit të Bunës këtë armë të fuqishme. E konstruktuar në breg. E zonës së Pulajt, ky tubacion ka shërbyer për të furnizuar me karburant Malin e Zi. Sipas vlerësimeve të specialistëve, "vepra" kish një kapacitet për të mbushur brenda shtatë minutash ngarkesën me karburant të një autoboti 15 tonësh e për ta kaluar automatikisht në anën tjetër të kufirit. Kundërveprimi ka qenë i shpejtë. Tubacioni është shkatërruar nga organet e policisë. Kështu u veprua pak kohë më parë me një tjetër tub sekret të zbuluar në fshatin Pentar. Por ndërkohë në organet e policisë financiare pohojnë mundësinë e ekzistencës së dhe të ndërtimit të tubacioneve të tjera në të ardhmen. Pezullimi i pakë vë të shitjes së karburantit — të ndodhura në rrugën e Vukë J a [?] e kaon përgjatë lumit Buna — është bërë nga rrjeti i posaçëm i doganës me urdhër të prefektit për të maskuar rrezikun e kontrabandës dhe për të lehtësuar veprimet e kontrollit. Liqeni i Shkodrës parë nga kështjella Në formulë e vetme me qindra familje të zonës së Shkodrës që janë shndërruar në "kafjarë të saj". Vështirësia ekonomike që kalon vendi i shtyn të adhurojnë e kënaqen, me që burojë nga jo veprimtari, kanë dalë deri tani më të forta se detyrimi moral dhe juridik që rrjedh nga embargoja që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Serbisë dhe Malit të Zi. Është një djak [?] e zakonëshme që në Kamicë — buzë liqenit të Shkodrës — të shohësh të rrjeshtuara si në një port të rregullt, me dhjetra fuçi nafte që presin të transportohen në anën tjetër të kufirit me mjete lundruese. Vetëm një sekuestrim i kryer në këtë "port" nga policia financiare përfshiu rreth 1.000 ton naftë. Po në datën 30 dhjetor, në Bishtin e Jukës në të hyrë të Shkodrës, policia financiare ka bllokuar 11 autobote të ngarkuara me karburant të cilëve prej 45000 litrash dyshohej se ishin destinuar për Mal të Zi. Për vetë kaq. Pas verifikimit të dokumenteve të janë gjetur të rregullta — autobotet janë bllokuar. Tashmë ata vërtiten nëpër qytetin e Shkodrës — pa mundur të shkarkojnë karburantin, megjithëse tre nga katër pikat e bllokuar janë poçet, janë bllokuar nga policia financiare. Kjo e fundit, në bashkëpunim dhe me forcat e rendit, po përpiqet të vendosë kontroll të rreptë mbi të gjithë automjetet e transportit që kanë për destinacion Shkodrën. Gjithsesi në policinë financiare mendojnë se vetëm sanksioni ligjor me drastik do të mund t'i japin fund kësaj kontrabande në shpërthim. Andrea Stefani
Andrea Stefani Shkodër Malin E Zi Bunës Pulajt Pentar

Në Shqipëri shoqatë miqësie me Serbinë

«Predikojmë paqen, por emrat e anëtarëve janë sekret» Kryetari i saj: «Nuk jam tradhtar» TIRANË — Zbulohet në Tiranë, por vetëm dy vjet pas krijimit të saj, një shoqatë shqiptari-serbe. Nënkryetari, Kryetar aktual i Partisë Ekologjike, tregon për herë të parë për "Gazetën Shqiptare" ekzistencën e kësaj shoqate, madje duke konfirmuar edhe qënien e tij në krye të saj. Shoqata quhet "Miqësi e Përgjithshme me Serbinë" dhe qendra e saj ndodhet në rrugën e "Aleksandër Moisiut". Numëron 26 në Tiranë — sipas drejtuesve të saj është edhe e legalizuar nga autoritetet shqiptare — tashmë synon të përhapur në të gjitha rrethet e Shqipërisë. A ekziston vërtetë një shoqatë e tillë? "Po, ajo është themeluar më 13 korrik 1991, e ideuar nga 33 intelektualë, midis të cilëve edhe doktorë shkencash juridike e mjekësore. Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Serbi tashmë është edhe e regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Fillestar — që gjendet në kasafortën e shoqatës — ishte 30 dollarë dhe 2.000 lekë të reja". Çfarë veprimtarie keni kryer deri tani? "Kemi bërë mbledhjen e parë protokollare dhe kemi zgjedhur edhe organet drejtuese. Kryetar i shoqatës jam unë — Namik Hoti — ndërsa Sekretar, Ismail Meta, një mësues lëvizur. Për herë të nuk mund të tregoj edhe emrat e pjesëtarëve të tjerë të shoqatës, sepse mjaft prej tyre punojnë ende në institucione të ndryshme dhe i kanë frikë hakmarrjes". Çfarë kërkoni të predikoni me krijimin e kësaj shoqate dhe cili është qëllimi i saj? "Qëllimi i vetëm i saj është propagandimi i miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë". Por nuk e keni kuptuar se atë që ju kërkoni ta predikoni, e ka shkelur Serbia prej kohësh, duke shtypur brutalisht shqiptarët e Kosovës? "Serbët kërkojnë dialogun me Kosovën. Pastaj të mos harrojmë që Serbia është fqinja jonë dhe jo armiku ynë. I vetmi problem aktual midis Shqipërisë dhe Serbisë është ai i Kosovës". Dhe kjo ju duket pak... "Jo, por mosmarrëveshjet ndërmjet serbëve dhe kosovarëve duhen zgjidhur midis tyre". Për një pushtim, kurrë nuk mund të quhet "mosmarrëveshje"... "Nuk kam lindur në Vushtrri, jam nga Prizreni dhe i dua kosovarët, por partia aktuale e Kosovës duhet të heqin dorë nga politika e tyre aktuale". Atëherë ju paskeni shkuar në Beograd në rolin e mediatorit? "Unë bëra një vizitë politike atje, si kryetar i partie të ligjshme në Shqipëri. Kur përfundova takimet politike, dola edhe për shoqatën. Madje Branka Jovanoviç, kryetare e Partisë së Parkut Ekologjik të Serbisë — duke mbështetur iniciativën time — mori përsipër që të krijojë në Beograd shoqatë e miqësisë serbi-shqiptare". A nuk ju duket tradhti ndaj kombit shqiptar fillimi i kësaj shoqate pikërisht në momentin më të vështirë për ardhmërinë e vëllezërve tanë në Kosovë? "Unë nuk jam tradhtar, sepse nuk rrëzohem nga Partia Ekologjike, as nga Komisioni për Hartimin e Kushtetutës. Ishim njëri prej — dhe nga Shoqata e Miqësisë me Serbinë e Serbi. Jetoj vetëm me 17 dollarë e 40 cent pension". (Ed.La.)
Namik Hoti Ismail Meta Branka Jovanoviç Tiranë Shqipëri Serbia Kosovë Vushtrri

Shtëpi mbi kënetë Durrësi zmadhohet

Tëndërtueshme edhe 100 hektarë Shtëpi mbi kënetë Durrësi zmadhohet Sheshi kryesor i qytetit të Durrësit DURRES — Rritet mundësitë për ndërtim në qytetin e Durrësit. Pak kohë më parë u aprovua zgjerimi i vijës së verdhë të këtij qyteti. Do të jenë 100 hektarë sipërfaqe në të cilën — tani e tutje — do të lejohen ndërtimet të ndryshme. Zona që u la e lirë, i përket një shtrirjeje që më parë ka qenë kënetë. Pikërisht për këtë janë bërë disa studime — të aspektit sizmologjik dhe gjeologjik — nga rezultatet e cilave do të hartohet një plan i hollësishëm urbanistik. Në varësi të këtij plani do të përcaktohen edhe llojet e ndërtimeve që do të lejohen. Kjo është hera e dytë që në Durrës bëhet ndryshimi i vijës së verdhë. Kjo është e lidhur me kërkesat e shumta për ndërtim që ka qyteti. Pjesa dërmuese e kërkesave është për shtëpi banimi. Ndërkohë, janë miratuar shtrirje të vijës së verdhë, edhe për 12 qytete të tjera të Shqipërisë. Arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve, janë ndërtimet e shumta të paligjshme të verifikuara pothuajse në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur edhe vënia nën kontroll dhe një shpërndarje më e drejtë e ndërtimeve dhe llojeve të tyre sipas dendësisë së popullsisë në këto zona.
Durrës Shqipëri

Elbasan, krimet gjatë një viti

Në 12 muaj 33 vdekje nga aksidentet Nga 885 vepra penale afro 200 i përkasin adoleshentëve ELBASAN — Gjithnjë në rritje kriminaliteti dhe veprat penale në rrethin e Elbasanit, por edhe forca zbulues ndaj tyre. Janë rreth 885 persona të implikuar vetëm për vitin 1993 në veprimtari të ndryshme antiligjore, ku 189 i përkasin adoleshentëve nga 14-18 vjeç. Deri tani — sipas drejtuesve të Komisariatit të Policisë së Elbasanit — janë zbuluar, arrestuar ose ndjekin ende, autorët e 550 veprave penale, për edhe e lartë kjo, që përbën dhe 77 për qind të numrit të shkeljeve të ligjit. Ndërkohë vitit që po lëmë, i është shënuar edhe rekordi edhe përsa i përket aksidenteve automobilistike. Një pamje nga Elbasani I prekur shumë nga papunësia, rrethi Elbasani ndjeu edhe pasojat: veprimet kriminale e antiligjore. Edhe pse pjesa më e madhe e autorëve — rreth 700 — janë të grupmoshës 19-26 vjeç, shqetësues është edhe fakti i mjaft adoleshentëve të inkriminuar. Janë pesë veprimtari antiligjore e mjaft prej adoleshentëve, nuk klasifikohen të kryera në rrugë, kjo nuk do të thotë që një grabitës ta shmangë i — pasurisë dhe përdor të mos shkaktojë neveri probleme edhe për "klientin" e tij. Gjatë vitit 1993 në Elbasan janë kryer 62 krime ndaj personit, ndërsa janë zbuluar nga forcat e Rendit 61 autorë krimesh. Problem shqetësues për organet kompetente është edhe arrestimi i autorëve të krimeve të rënda — kur ta identifikohen — të cilët me qëllim pasurimi arratisen jashtë vendit. Sipas drejtuesve të Komisariatit të Policisë së Elbasanit, ky organ ka vendosur lidhje me Interpolin për arrestimin dhe ekstradimin e tyre, bashkëpunim ky që deri tani ende nuk ka dhënë rezultatet e duhura. Gjithashtu brenda vitit ka ndodhur në rrethin e Elbasanit u regjistruan një numër rekord aksidentesh në trafikun rrugor. Kështu nga 42 aksidente të rënda automobilistike, ka pasur 33 viktima si pasojë. Por edhe 22 persona të tjerë — po nga aksidentet — janë plagosur rëndë. Rrugët e qytetit — ende pa asnjë semafor — shpeshherë popullohen nga automjete të drejtuara adoleshentë të alkoolizuar, duke u bërë kështu edhe një burim mjaft i madh për këto aksidente. Por edhe shtimi me makina mbi nevojën e madhe gjithashtu mjaft e rëndë e rrugëve, ka ndikuar në rritjen e aksidenteve. Por edhe pas numrit të veprave penale të kryera gjatë vitit 1993 është disa herë më i lartë se një vit më parë, pozivisht është edhe fakti tjetër i rritjes së eficiencës zbuluse të forcave të Rendit. Në krahasim me vitin 1992, kjo forcë zbuluse u rrit 4.8 për qind. (Me.Ki.)
Elbasan

Bashkia disiplinon tregtinë

— Një kontradiktë mes tregtarëve privatë të dyqaneve dhe atyve që e shesin, të tregti hapur e ka detyruar Bashkinë e qytetit të Laçit të ndërmarrë riorganizimin e tregut të lirë. Dy tablla e personde [?], do të tregojë tregtarëve ambulantë vendin e shitjes së frutave dhe perimeve në sheshin e çarshisë. Ata nuk do të kenë më të drejtë të tregtojnë pas orës 14.00 ditë. 16.15 [?] një policion i dërguar nga tregtarët e dyqaneve do të detyrojë Bashkinë të vendosë të tillë zgjidhje. Këta i fundit — që i paguajnë shtetit dhe taksa për dyqanet — janë ankuar shpesh lidhur me ambulantëve ishte më i lartë e i tyre dhe kanë kërkuar kufizimin e kohës e tregtimit për konkurentët.
Laç

«Mjaft më me çemento në Parkun e Tiranës»

Do vazhdojnë vetëm projektet e aprovuara më parë Një vendim i Këshillit të Territorit ndalon ndërtimet e tjera masive TIRANE — "Nuk do të ketë më ndërtime të tjera masive në Parkun e Kodrave të Liqenit në Tiranë". Ky është vendimi i marrë në fund të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Sipërfaqet e konsiderueshme të gjelbërta të këtij Parku — të dhëna këto dy vitet e fundit disa firmave të huaja investitore — ishin dhe nga arsyet që quan më marrjen e këtij vendimi. Tani e tutje, nuk do të lejohen më asnjë objekt që nuk i përkasin karakterit shplodhës dhe argëtues të Parkut. Gjithshka që do të bëhet këtu, do t'i përmbahet një studimi të posaçëm për rregullimin e tij. Ky studim parashikon gjithashtu edhe zgjerimin e sipërfaqes së gjelbëruar. Me vendimin e Këshillit të Territorit mbaron aktualisht në fuqi vetëm të ndërtimet më të mëdha të cilat ishin aprovuar kohë më parë. Këto ishin hotele dhe vila të ndryshme banimi. Një hotel i madh do të ndërtohet nga një shoqëri kuvajtiane "Al Kari" në krah të ndërtesës së Universitetit të Tiranë. Gjithashtu janë afro 6 hektarë të lara [?] i janë dhënë për ndërtim firmës kanadeze "Globex". Aktualisht edhe kjo firmë ka nisur ndërtimet e një grupi vilash. Ndërsa "Interbau" do të jetë Hoteli tjetër me 5 yje që do t'i shtohet kryeqytetit. Ky hotel do të ndërtohet pranë kodrave të Saukut. Investitorët zviceranë — që kanë marrë përsipër ngritjen e tij — kanë parashikuar ndërtimet me 4 kate, me 150 dhoma, 300 shtretër dhe restaurante me një kapacitet prej afro 500 vendesh. Ai do të zërë një sipërfaqe prej 15 mijë metra katrorë. Ndërtimi i këtij hoteli, u shoqërua me disa kundërshtime nga ana e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit. Thelbi i kundërshtimeve ishte të bënte me shqetësimin — që kishte lindur nga ndërtimet e mëdha që po bëheshin në këtë Park — mbi prekimin e sipërfaqes së gjelbëruar. "Ne si Komitet nuk jemi kundër ndërtimeve", i deklaroi gazetes Shqipetare Liriri Selivo, Drejtor i Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit por kërkojmë që ato të jenë të studiuara dhe të monitoruara". Ar. Me
Liriri Selivo Tiranë Parkun E Kodrave Të Liqenit Saukut

NE BRENDESI

POLIZIA DI SOSTEN [?] Në Milano zbulohen pesë përdhunues shqiptarë Njëri prej tyre është arrestuar NE FAQEN 2 Shpërthen një aeroplan në Siberi: 120 viktima Pëson avari në motor dhe merr zjarr NE FAQEN 2
Milano Siberi

DJE NE SHQIPERI

DO TE PUNESOHEN 300 PUNETORE NE NDERMARRJEN E PERBASHKET NE LIBRAZHD — Do të jenë 300 punëtorë që do të punësohen në 2 ndërmarrjet e përbashkëta të krijuara në qytetin e Librazhdit. Këto ndërmarrje — njëra në bashkëpunim me firmën italiane dhe tjetra me një firmë kroate — do të mblidhen për prodhimin e mobiljeve dhe grumbullimin e bimëve mjekësore. RIKTHEHET NE SKENE ORKESTRA E HAREME VE "JAN KUKUZELI" E DURRESIT — U rikthyen në skenë koncertale e djeshme, pas një mungese. Kjo orkestër e përbërë nga aktorë amatorë të qytetit të banuar në Shqipërinë e mesme. Në koncert u luajtën pjesë të muzikës së traditës nga Mozart dhe Rahmaninov. LAJMI I BRI I DARES I AUTORIT UK ZENE — [?] është botuar në Tiranë nga shtëpia private "Dardania". Libri, autor i të cilit është vetëm "një drejtim [?] anglez", vlerësohet prej autorit se ka për objekt problemet e seksit me një libër të formës dialogu. Ai titullohet "Bija ime flet, gan, qesh me Oljerr [?] Ekle Alina". Ky libër është përkthyer në shqip nga Tertul Balla. (Duke dhe portali tjetër dardan [?]) KERKESA TE MEDHA PER MINITRAKTORKA NGA BUJQIT E TROPOJES — Janë të shumta kërkesat për minitraktorë e parkungje nga bujqit malorë të 10 fshatrave të kësaj zone. Megjithatë aktualisht në fshatët e prodhimit kine [?].
Mozart Rahmaninov Tertul Balla Librazhdit Durrës Tiranë Tropojë