Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 6 janar 1994

Xhepa pak më të pasur

Dyshime vetëm për fshatarësinë Nga ngritja do fitojnë gati gjysëm milion shqiptarë Ja kush përfiton Ja disa nga treguesit më sintetikë të projektit të Qeverisë për rritjen e pagave: – Pagat e punonjësve të sektorit buxhetor do të rriten rreth 30 për qind – Pagat e punonjësve të sektorit do të rriten mesatarisht rreth 10 për qind në varësi të llojit dhe ndryshimit të kufijve për taksimin e këtyre pagave nga 130 për qind në 150 për qind – Për ndërmarrjet që punojnë me material porositësi dhe me qera paga mund të rritet deri 50 për qind – Pensionet e qytetarëve do të rriten në masën 15 për qind – Pensionet e fshatarësisë nuk ka të dhëna por ekziston mundësia të mos ketë rritje – Ndihma ekonomike për të papunët në masën 10 për qind Selia e Bankës Shqiptare në Tiranë TIRANË — Një ndër problemet më shpresore të diskutuara të ditëve të fundit është bërë një rritje e mundëshme e pagave të punonjësve të sektorit shtetëror — buxhetor dhe jo buxhetor — nga ana e qeverisë. Shifrat për një rritje rreth 30 për qind të pagave në sektorin buxhetor dhe rreth 10 për qind në atë jo buxhetor kanë tërhequr zgjuar interes të këtyre e rreth 450.000 punonjësve të këtyre sektorëve. Për një pjesë të konsiderueshme të tyre kjo pagë — realisht nga më të ultat në ekonominë tregu — është burimi kryesor i të ardhurave për jetesë. Është i kuptueshëm një koeficient akoma më i madh interesi për këtë problem edhe i rreth — sipas të dhënave zyrtare — 280.000 të papunëve që presin ende një rritje prej 10 për qind të ndihmës ekonomike shpresat jetike për ta. Në këtë kategori mund të futen një varg qytetarësh pensionistë që presin të rritje prej 15 për qind. Ndërkohë, të dhënat e deritanishme evidentojnë mundësinë e përjashtimit të pensioneve të fshatarësisë nga kjo rritje. I lancuar nga organet e shtypit dhe i konfirmuar më pas dhe nga zyrtarë të lartë të qeverisë, lajmi për rritjen e pagave, ndihmës ekonomike dhe pensioneve, ka ngjallur mjaft diskutime në qarqet ekonomike. Shtysat për ulje të zhvillimit të rezervave mbi dobinë ekonomike që do të kenë nga kjo zëmërsjellësi qeverisëse janë në balancë. Askush nuk mund të parashikojë se në ç'masë kjo rritje pagash do të mund të plotësojë misionin e saj për lehtësimin e vështirësive ekonomike të mijra njerëzve. A mund kjo rritje pagash, e lidhur, siç është, të kaluarin — inflacionin duke u bërë “si padashtu misionin e vet?” “Pikët” i planifikojnë për efektet shkatërruese të rritjes së çmimeve. “Llogaritë” për rritje buxheti e siguri ekonomike e për paqëndrueshmëri? Përgjigjja? Rritja e pagave do të ketë më e madhe. Paralel me diskutimet e njerëzve vazhdon dhe diskutimi në Qeveri e cila pritet ta kthejë së shpejti këtë projekt në vendim. Por pa qenë të bëjë këtë, ajo do të konsultohet me sindikatat që me kohë kanë shpalosur këtë rritje pagesh, si ftu të presin një tri zëri Qeverinë. An.St.
Tiranë

Rinas, ngrihet polemika

Mosmarrëveshje pas fitores së «Siemens», Konsorciumi italian që ka humbur kërcënon me një denoncim pranë Gjykatës Ndërkombëtare Rinas, ngrihet polemika «Gjermanët kanë ofruar çmime më të larta se tonat», akuzon shoqëria «Alenia». Ministria e Transporteve thërret një takim sqarues TIRANË — Rrezikon të shpërthejë një çështje ndërkombëtare në qendër për rindërtimin e aeroportit të Rinasit në Tiranë. Konkursi është fituar nga Siemens gjerman, aleate e austriakes Rogner, por konsorciumi i ndërmarrjeve italiane që ka humbur, kërkon që së shpejti t'i drejtohet gjykatësve ndërkombëtare. “Ne kishim ofruar një çmim më të ulët” shprehen në shoqërinë Alenia — por ne vend që të na paguanin neve 50.5 milion marka, po preferohet që t'u paguhen gjermanëve 60 milion”. Çështja tashmë po ngjitet me përmasa të mëdha edhe nga shtypi ekonomik italian. Pas kërcënimit për t'u hapur një çështje gjyqësore, Ministria shqiptare e Transportit i ka propozuar Alenias një takim sqarues brenda javës së parë të vitit 1994: këtu në Tiranë. Për ndjekjen nga e njëjta ministri e Transportit shoqërinë Agjencisë Telegrafike Shqiptare që “së fundi kishte botuar një shënim ku thuhej se në lojë ishte përfunduar” dhe se punimet në aeroport do të fillojnë një muaj më parë. Çështja është komplekse. Më 18 gusht 1993, si kulmim i verës, u hap gara për rindërtimin e Rinasit; kishin paraqitur ofertat e tyre vetëm dy grupe, ai gjerman me Siemensin dhe ai italian me Alenia- (sëbashku me Garbolin). “Inco dhe Italcantieri”). Në tetor, konsorciumi italian i çoi qeverisë një procedurë punimi që fillon procedurat për sigurimin e kredisë pranë SACE-së. Një procedurë e ngadalët (ashtu siç ndodh shpesh në Itali) që përfundoi duke favorizuar shkathësinë e Ministrisë së Jashtme Gjermane. Ne të vërtetë Siemens qe u tregua më e shpejtë, arriti të sigurojë të EMES kredinë dhe kjo përfundoi, duke u bërë arsyeja kryesore — e pakta zyrtarisht — e fitores së tyre. Më 6 dhjetor Italcantieri-shkruan një letër me tone alarmante ministrit të lashtëm italian, Andreatta: “Kemi marrë vesh nga përgjegjësi e projektit Siemens se ata e derguan tashmë në Shqipëri kontenierët e parë për fillimin e punës”. Kjo konsiderohej në konkursi i ishte mbyllur më 13 dhjetor dhe ishte Alenia që shkruante, këtë herë në Ministrinë shqiptare të Transportit, të cilës i kujton se çmimi i kërkuar nga ndërmarrjet italiane ishte më i ulët se ai gjerman dhe pra konkursi i takon Italisë. Por tashmë vihej deri tani arriti. Më 6 dhjetor Këshilli i Ministrave i ka dhënë rastin Siemensit të kryer punimet. Alenia përgjigjet me tone të rrepta dhe nisi një tjetër fax në Tiranë, në të cilin shprehet: “habi e madhe” për vendimin e marrë dhe shton: “Si zakonisht në të tilla raste dhe duke qenë oferta jonë sigurisht më e mirë, ju kërkojmë formalisht një takim për të kuptuar më mirë arsyet e vendimit tuaj”. Ministria shqiptare e Transportit ka paralajmëruar një takim për javën e parë të këtij viti. Aspekti më delikat është ai i çmimeve: italianët pohojnë se kërkesa e tyre ka qenë një fillim prej 50.5 milion markash, ndërsa gjermanët kishin ofruar në fillim 75 milion. “Dikush — kush — pohojnë ndërmarrjet italiane — i ka informuar ndërmarrjet që në kishim shifra më të ulëta dhe i kanë futur këshu t'u ulën dhe ata. Dhe kjo nuk është e rregullt, sepse kërkesat për ulje duhet të bëhen të gjitha shoqërive në mënyrë të barabartë”. Në të ardhmen takimi në Ministri do mund të shërbejë për të sqauruar polemiken. p.re. Aeroporti i Rinasit
Andreatta Rinas Tiranë Itali Shqipëri

Kapuçonët do hyjnë në kazermë

TIRANË — Do të jetë një kazermë ushtarake selia e misionit fetar të kapuçenëve. Kyl mision, që vjen për herë të parë në Shqipëri, ka blerë një truall të një ish-reparti ushtarak në zonën e Nënshkodrës pranë Shkodrës, të cilën e lenë për ta transformuar në qendër të saj të re. Përfaqësues të urdhërit të kapuçinëve — të ardhur këto ditë në Shqipëri — kanë bërë të ditur gjithashtu një tur në disa qytete kryesore të Veriut. Elbasan, Tiranë dhe Shkodër. Në ato qytete ata janë shoqëruar nga p. Preç Pllana? “Një mision i tillë”, tha një nga drejtuesit e misionit, “do të ketë si synim të bëjë punë të përgatitjes së një vendi të mirëpritur për ardhjen e misionarëve që do të vendosen këtu”. Emri i misionit, sipas tyre, “do të jetë Misioni Kapuçin në Shqipëri”. Kemi mbetur entuziastë nga ajo çka kemi gjetur në Shqipëri”, kanë thënë misionarët — të gjithë me prejardhje nga Italia — dhe kanë premtuar se shumë shpejt do të nisin punimet për rikonstruksionin e ndërtesës së blerë. Sipas njërit prej tyre, aty pritet të vendosen në fillim gjashtë misionarë e më pas numri i tyre të rritet. Ndërkohë, nga qarqet vendase është bërë e ditur se misionarët kanë pranuar të paguajnë shumën e kërkuar për truallin dhe ndërtesën e blerë, që dikur i përkisnin ushtrisë. [?]
Preç Pllana[?] Shkodër Nënshkodër Elbasan Tiranë Veriu

DJE NE SHQIPERI

SHTATË GAZETAVE U DHUROHET SHTYP: SHKROJNA “DEMOKRACIA” — Nënshkruhet në Tiranë akti i dhurimit të shtypshkronjës “Demokracia” për shtatë gazetat bashkëpunëtore. Ky akt u nënshkrua në selinë e gazetës “Rilindja Demokratike”, ku për palën shqiptare firmosën kryeredaktorët e gazetave, që janë edhe anëtarë të Bordit Drejtues të kësaj shtypshkronje. Ndërsa për palën tjetër nënshkroi Bill Shiko, këshilltar ndër i të Fondacionit Ndërkombëtar të Shtypit. Dhurata e për shtatë gazetat shqiptare bëhet nga International Media Found. FILLOI SHKARKIMI I ANIJEVE NË PORTIN E DURRËSIT — Pas një pushimi të bërë gjatë ndërrimit të viteve, në Portin e Durrësit filloi shkarkimi i anijeve, me sëpërmi të ngarkuara me grurë. Aktualisht ndodhen aty tri anije, me nga 22 mijë dhe 23 mijë ton grurë, por edhe një anije pushke e ngarkuar me çimento. Ndërkohë pritet që të shkarkuar një anije me grurë nga KE si dhe anija Partizani. Këto ditë pritet gjithashtu të vijë në Port edhe anije me krom. Për ndërsa ka filluar shkarkimi i anijeve, problemi mbetet malli, sepse pritet të niset edhe pajisja me të cilat do të ngarkohet drithi. KURS NE TIRANE PER ADMINISTRIM E KUJDESIT SHENDETESOR — Më nismën e përbashkët të Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë dhe Bajit [?] së Mjekësisë dhe Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar, sapo ka filluar në Tiranë një kurs i ri Programi i trajnimit të shërbimit shëndetësor “Shërbimi mjekësor i objektiv i vërteti i këtij kursi, i cili do të vazhdojë deri në mars të këtij viti. Gjatë kursit do të flasin mjaft specialistë të ardhur nga klinikat universitare të SHBA dhe vendeve të tjera.
Bill Shiko Tiranë Durrës SHBA

Më i shkurtër udhëtimi në rrugën Tiranë-Durrës

Aprovohet zgjerimi për 5 kilometra e para TIRANË — Shumë shpejt rruga Tiranë-Durrës mund të përshkohet më shpejt se aktualisht. Sapo është konfirmuar aprovimi — nga Këshilli i Rregullimit të Territorit — për zgjerimin e kësaj rruge, njëra nga më të ngarkuarat e rrjetit rrugor në Shqipëri. Një projekt i bërë enkas për këtë nga Instituti i Projekteve 2 në Tiranë, parashikon që kjo rrugë të zgjerohet në katër korsi. Projekti, që tani për tani, ka përfunduar vetëm për pesë kilometrat e para, është mbështetur nga një fond qeveritar prej 4.2 milion dollarësh. Shtatë parashikime gjithashtu për të ruajtur sensin vajtje-ardhje gjatë kësaj rruge, në mes të saj të shtrohet një mur ndarës. Për zgjerimin e kësaj rruge dhe pjesën e mbetur, apo hyrjet kryesore në dy qytete, janë parashikuar projekte me interes të tjera financiare. Realizimi i këtyre projekteve për rrugën automobilistike Tiranë-Durrës — tashmë me një intensitet të pazakontë — mund ta bëjë atë më komode dhe më të shpejtë. p.re. Rruga Tiranë-Durrës
Tiranë Durrës Shqipëri

Drejt Europës me veshje mbrëmjeje

Rregulla elegance për të par[e] spektaklin MODA E RE E reja e manifestimit «Rreth fatit për 12 netë» Rregulla elegance për të parë spektaklin TIRANË — Procesi ndryshon brenda traditës. Për traditë që po lasim, këtë herë, përgje po jo përfshihet veshjen. Ajo që futet në të është modestia, në Shqipëri, kah orientim të spektaklit “Rreth fatit për 12 netë”, manifestim i suksesshëm i “stinës së madhe” i startuar në Operan dhe në Baletin. Mbi bazat (sim) 200 lekë kishte shkruajtur “E vlefshme vetëm për një çift dhe me veshje mbrëmjeje”. Zakoni po lë hyrje qejfi në mjediset e fillua shumë më parë për pjekur, por ajo që u përmend po e afronte vizitën e mbrëmjes, jo në Tiranë, por në tu dërruar herë. Për “veshje mbrëmjeje” shfaqja e kupës e këtyre mbrëmjeve, kopjohet kushton 150 te për zonjat dhe kostum i errët për zotërinjtë. Dhe ky është një rregull që ekziston praktikisht në të gjithë Europën dhe që shpesh ka qenë në qendër të polemikave të rrepta sociale. Në “premierat” e Teatrit të Baletit e të Milanos (për mbrëmje dvere veshja është plus — ose duar soll sjellin pseudorevolucionin mbarë dhe përpara hyrjes dhe protestojnë duke hedhur vezë dhe lloji e turpëruar. Në Shqipëri kjo r nuk kishte hasur kurrë, askush nuk u bë i mbrëmjes dhe kjo u shtjellua me një mekanikë. Sipas Nermal [?] ka kohë që buxhetarët e dinë dhe mendojnë se e dinë edhe organizatorët […] e ajo që ka rendësi nuk është thjesht e veshja por gjendja financiare dhe vullneti që e bën atë. [e.bo.] [?]
Tiranë Europë Milano

Blej dhe shes

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264. Trego në mesazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën. KERKOJ — të ndërroj dy apartamente që disponoj me apartamente të tjera në të njëjtin komunitet. Apartamentet aktuale janë: 1 dhomë e 1 kuzhinë dhe 2 dhoma, 1 kuzhinë e 1 dhomë tharje. Këto dy apartamente ndodhen në të njëjtin kat dhe mund të bashkohen në një të vetëm. Ndërsa apartamentet që kërkoj dua që të mos jenë afër njëri-tjetrit. Të interesuarit të kontaktojnë: Skënder Tahirlari, Lagja 1, Rruga “Dhimitër Kamarada”, Pallati 6, Shkalla 1. Apartamenti D, Tiranë. SHES OSE JAP ME QIRA — një shtëpi të ndërtuar nga viti italian në një vend qendrore të Tiranës. Të interesuarit të drejtohen për informacion të tyre në numrin e telefonit 22309. VENDO A AFFITTASI — casa rimodernata di italiano in zona centralissima a Tirana. Per informazioni telefonare al 22309. JAP ME QIRA — apartament një dhomë e një kuzhinë me aneks. Shtëpia ndodhet afër Katin e tretë në Rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Të interesuarit të telefonojnë 29520. JAP ME QIRA — një lokal në fillim të Rrugës së “Dibrës”, me dyqanit në Drinës “Phillips” në Tiranë. Lokali është pjesë e oborrit të një qenel diskoteke Sipërfaqja është 160 metër katror. Të interesuarit të drejtohen në numrin e telefonit 84710. KERKOJ — me qira një shtëpi me tre dhoma e një kuzhinë në Tiranë. Me oborr të madh ku të ketë një depo me përmasa normale dhe vend për dy makina. Të interesuarit të adresohen në Rrugën “Tefta Tashko” numër 98 ose të telefonojnë 24126. SHES — një makinë “nori strada” “TOYOTA HY 60” me katër dyer. Prodhim i vitit 1988. Makina ka kondicioner. Çmimi i shitjes është 8.000 dollarë. Të interesuarit të telefonojnë në numrin e telefonit 27972 në Tiranë. SHES — një makinë “nori strada” “TOYOTA HY 60” me katër dyer. Prodhim i vitit 1988. Makina ka ajër të kondicionuar dhe pesë marsha. Çmimi i shitjes është 8.000 dollarë. Të interesuarit të telefonojnë në numrin e telefonit 27972 në Tiranë.
Skënder Tahirlari Tiranë Bari Rruga Bajram Curri Viale Scipione L'africano Rruga Dhimitër Kamarada