«Borxhi i jashtëm, Tirana e para»
EKONOMI
Shqipëria mbi vendet e tjera të Lindjes. Ndërkohë Guvernatori i Bankës Kombëtare udhëton për në Paris: duhen negociuar edhe 40 milion dollarë, të akumuluar kundrejt Francës «nga '88 deri '89»
«Borxhi i jashtëm, Tirana e para»
Banka Botërore: janë 624 milion dollarë
TIRANË — "Shqipëria është vendi në majë midis vendeve të Lindjes për borxhin e jashtëm e, në 1992, ka arritur në 624,7 milion dollarë". Lajmi, që ngjalli habi sepse vjen i papritur, është dhënë nga një burim autoritar: Banka Botërore. Dhe pikërisht nëse sa agjensitë botërore të shtypit përhapnin tabelën e vendeve dhe me shumë borxhe, Guvernatori i Bankës Shqiptare, Dylber Vrioni, nisej për në Paris ku po kësaj radhe borxhin e akumuluar ndaj Bankës Komerciale Franceze (rreth 40 milion dollarë). Në tabelën — që po publikojmë këtu pranë — Shqipëria rezulton në vend të parë e ndjekur nga Malta dhe Ukraina. E fundit, ndërmjet 15 vendeve, është Moldavia me gati 37,5 milion dollarë. Banka Botërore shpjegon se këto të dhëna përfshijnë vetëm gjithë borxhet që vendet kanë ndaj vendeve të tjera: përfshihen pra borxhet me afat të gjatë (si ato shtetërore ose të garantuara nga shteti, ashtu dhe ato private), borxhet me afat të shkurtër dhe huatë e dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Banka Botërore, megjithatë, nuk saktëson se në çfarë mënyre duhet të shpërndahen 624,7 milion dollarët e Shqipërisë.
Selia e Bankës Kombëtare
E vetmja e dhënë është që në 1989, borxhi i jashtëm shqiptar ishte prej 74,4 milion dollarë.
Kur më 20 maj të vitit të kaluar Guvernatori i Bankës Shqiptare të asaj kohe, Ilir Hoxhi, foli në Parlament, shifroj se "në 1991 borxhi i shtetit publik i Shqipërisë ishte prej 450 milion dollarësh, 270 milion të cilave e provokuar nga operacionet e gabuara këmbimit". Për atë kohë shuma e huazuar nga administrimi i gabuar i Qeverisë së fundit komuniste, u tentua të negocionte ndërrkombëtar nga i cili shprehej i famshmi "Skandali Allsid". Në qershor e po atij viti përllogaritej në rreth 40 milion dollarë kredia kryesore, "e mbërthyer me tej borxhin e jashtëm", megjithëse ato 450 milionë borxhe të papërfshira, nuk mund të mos provokojnë akoma edhe sot pasoja të rënda.
Ja klasifikimi i 12 vendeve evropiane që kanë më shumë detyrime, ndërmjet atyre të konsideruara si vende në zhvillim nga Banka Botërore (shifrat janë dhënë në milion dollarë):
Vendi | Borxhi i jashtëm në '92 | Borxhi i jashtëm në '89
Shqipëria 624,7 74,4
Malta 603,3 409,5
Ukraina 415,3 -
Bjellorusia 181,2 -
Gjeorgjia 84,8 -
Rusia 78,658 53,940
Letonia 60,6 -
Turqia 54,772 41,364
Estonia 51,2 -
Polonia 48,521 43,125
Lituania 37,7 -
Moldavia 37,5 -
Siç u tha, në hënën në mbrëmje Guvernatori i Bankës Shqiptare ka mbërritur në Paris për të negociuar një pjesë të borxhit: "Bëhet fjalë për 40 milion dollarë të akumuluara në periudhën 1988-89 — i shpjegoi Gazetës Shqiptare ambasadori shqiptar Paris Maksi Afati — e të destinuar për Hidrocentralin e Banjës, Kombinatin Sheqerit dhe për operacione të zakonshme të këmbimit të bërë nga kaluara". Në ditët e mëparshme "Klubi i Parisit" i kishte dhënë Shqipërisë edhe shtyrje prej 7 vjetësh për kthimin e 32 milion dollarëve të tjera: një tjetër çopë e vogël e borxhit të saj të jashtëm të komplikuar.
c. bo.
Frenimi i autobusëve: në Ministri shoferët që presin zgjidhjen
Një urdhëresë bllokon transportin
TIRANË — Duket se më në fund do gjendet zgjidhja për të çbllokuar paralizën e përgjithshme që ndërpreu këtë ditë transportin urban. Në takim e dytë të Ministrisë së Transporteve me përfaqësuesit e linjave private ndërqytetëse — të zhvilluar pardje — u diskutua për një shtyrje të mëtejshme të afatit të zbatimit të Urdhëresës së Këshillit të Ministrave në lidhje me riorganizimin e transportit publik interurban. Gjatë kësaj periudhe do të ngrihet një grup pune për të shqyrtuar ndryshimet e reja të para ndryshimet që mund të bëhen.
Dhe dita me radhë — duke filluar nga data 5 janar — shumë linja interurbane u bllokuan thuajse plotësisht. Shkak për këtë u bë Urdhëresa e Këshillit të Ministrave që parashikon fillimin e menjëhershëm të një organizimi të transportit publik interurban në kompani dhe jo më në licenca personale. "Nga zyrat tatimore nuk na është bërë i njohur fillencat e deklarimit të licencës — dhe shpesh ka qelluar të goditemi nga policia. Për këtë, sot, ne do të protestojmë". Kështu kanë protestë. "E gjitha kjo është një mosdashje për të zbatuar urdhëresën se sa një pengesë reale — thotë Gazetës Shqiptare Arjan Batku, drejtor projekti i Transportit Privat. Dilema e Ministrisë e Punës sociale — megjithatë Policia Financiare ka lajmëruar të gjithë ata që ende me tërë që i njohin licencat e vjetra, e po kështu dhe me organin tatimor".
Ndërkohë që sipas Ministrit Bidinçka riorganizimi është përfunduar në 50-60 për qind të vendit, shumë private të tjerë shprehin paqartësi për mënyrën e re. Ajo që mbetet ende me diskutuar është tipeve të kompanive duhet të jenë dhe në çfarë forme do të përfshihen. "Kjo gjendje vjen për shkak të mungesës punë nga ana e Bashkive të rretheve — urdhëresa e mbron jo vetëm interesat e udhëtarëve por në transport njëherësh, por dhe të vetë privateve. Sot, të ndarë në individë ata janë plotësisht të pambrojtur nga çdo individualitet që duke shitur një numër autobuzësh, do të çonte tek tregu në pjesë më të vogla".
Ar. Me.
Etje në zemër të dimrit
Për tre javë fshatrat pa ujë
SHKODER / Vidhet linja e tensionit të lartë...
SHKODER — Etje e gjatë — edhe pse në zemër të dimrit — për banorët e gjashtë fshatrave të zonës së Vigut në lipovisë në Shkodër. Janë mbi 9-10 mijë frymë, që prej tre javësh gjenden pa ujë të pijshëm. Shkaku i kësaj gjendjeje — sipas vetë banorëve të këtyre zonave — është dëmtimi i një pjese të linjës së tensionit të lartë. Kështu mungesa e energjisë elektrike shkakton pamundësinë e mosfunksionimit e motopompës kryesore, që gjendet në urën e Gjolësit e përdoret për thithjen e ujit të domosdoshëm për banorët e këtyre zonave. Grabitësit — të cilët kanë rrëmbyer mbi dy kilometra tel tensioni — për qëllime krejt private kanë rrezikuar ekzistencën e 10 mijë personave të tjerë.
Gjendja bëhet edhe më e vështirë, pasi edhe ato puse familjare që gjenden aktualisht, nuk mund të sigurojnë më të bollshëm e mbi të gjitha, të përshatshëm burimet e tjera të ujit, janë mjaft larg, duke detyruar shumë familje të transportojnë ujin e pijshëm në kafshë e të tjera. Pas dëmtimeve të bëra vitin e kaluar në stacionin e ujitjes — duke rrezikuar fatin e bimësisë — tashmë ditët e private po luajnë edhe me fatin e ujit të pijshëm.
Na. Me.
Shet lopë të huaja: ndalohet
TROPOJE — Ndalonet nga forcat e Rendit të Tropojës, një shtetas shqiptar që kishte nxjerrë në treg të paligjshme kurban me gjedhë. Personi L. C. — banor i fshatit Shishtan — akuzohet edhe se patu kuaj e ka ndërrimit të dy metra kufiri ka kryer edhe vjedhjen e katër lopëve. Decan të Kosovës. Sipas materialeve hetimore — tashmë dërguar në Prokurorinë e Rrethit — LÇ dyshohet se lopët e grabitura i ka shitur më pas në fshatin Grabcnik, po të rrethit të Tropojës. Sidoqoftë hetimet për këtë çështje ende vazhdojnë, edhe pse tashmë i akuzuari ndjeket në gjendje të lirë. (el)
PS: «Pas kësaj vere duhet votuar sërish»
Të majtët rikërkojnë zgjedhje
TIRANE — Të majtët i rikthehen përsëri zgjedhjeve të parakohshme. Pasaj kërkese të ashpra adresuar partisë në pushtet dhe politikës së ndjekur prej saj, të diela këto të shprehur gjatë një konference shtypi, të zhvilluar ditën e hënë. Dhe si gjithmonë një nga preokupacionet kryesore të socialistëve, është a e Fatos Nanos, liderit socialist qe vazhdon të mbahet i burgosur i akuzuar për korrupsion. Në dhënat me ritimin e liderit deklarata e përgatitur për shtypin si dhe një përgjigje e dhënë gazetareve gjatë konferencës, drejtuesit socialistë lëshuan përsëri arrestimin e Nanos një akt të nxitur nga motive politike. Në pesë pika e propozuara prej tyre në deklaratë, lirimi i kryetarit të PS vlerësohet nga ata, si një veprim që do të përbënte një moment kthesë për frymën e tolerancës dhe të mirëkuptimit. Socialistët propozojnë një zgjidhje të re politike nëpërmjet zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme që duhet të kryhen vit. Gjithashtu ata deklaruan se prioritetit të politikës të tyre për vitin 1994 do të jenë aprovimi me përparësi nga Parlamenti i Kushtetutës së Shqipërisë, duke i krijuar mundësi edhe popullit të votojë për të, vazhdimin e privatizimit vetëm mbi bazën e ligjeve të miratuara nga Parlamenti, bllokimi i pushtetit lokal si dhe fillimin e funksionimit të një tryeze të rrumbullakët bisedimesh mes forcave politike.
Të notosh në Rrogozhinë
KOHE E KEQE
Evakuohen dhjetë familje
Të notosh në Rrogozhinë
Qyteti në ujë pas shtrëngatës
ROGOZHINE — Pas Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Belgjikës, kohë e keqe goditi edhe Shqipërinë. Veçse këtu përmbytja — për fat — nuk shkaktoi dëme sikurse edhe në mjaft vende të Europës. Veriore. Të mërkurën e kaluar rreth orës 19, si rezultat i shirave të rëna me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës, u përmbyt qyteti i Rrogozhinës. Shkak i ishte prurja e lartë e ujrave të përrenjve, nga ku me tepër u përmbyt lagjja fushore e qytetit e cilaërisht alo pranë fabrikës së bukës po pambukit. Niveli i ujit arriti deri 1 m e 10 cm, duke e bërë të pamundur edhe kalimin e njerëzve. Meqë dëmtime të tjera materiale të mëdha nuk kishte, autoritetet vendore urdhëruan të evakuohen menjëherë 6 forcatve të rendit dhe 4 mjete të ushtrisë paslen dhe rrëmbyen uji e ra, që për disa orë 14 shtëpi si dhe rrënuan. (RLDA)
Randi i qytetit — u mblodh. — ora 23, qyteti i Rrogozhinës mundi ti heqë nga kurrizi peshën dhe rrëmujën e ujit lokal — që solli normalizimin e gjendjes. Vetëm pas
NE BRENDESI
Aleanca atlantike aprovoi propozimin e Clintonit
Vendet e lindjes mbeten në pritje
NE FAQEN 2
Si mund ti thuhet «ndal» vesit të pirjes së duhanit
Përse është vështirë të ndalohet?
NE FAQEN 3
DJE NE SHQIPERI
HASI NE KERKIM TE FONDEVE PER TE VENDOSUR SISTEMIN TELEFONIK ME NUMRA — Kërkohen fonde të mëdha për të realizuar vendosjen e një sistemi telefonik me numra edhe në rrethin e Hasit. Aktualisht shërbimi telefonik në këte zonë funksionon në 24 fshatra dhe ka vetëm një linjë e drejtpërdrejtë me Tiranën. Lidhja me qytetet e tjera bëhet nëpërmjet Kukësit.
Kerkesat në rritje për komunikim si dhe rënia që kanë pësuar si dhe amortizimi i linjave ekzistuese — që kanë vendosur domosdoshmërinë e zëvëndësimit me numra dhe në këtë rreth — vazhdojnë të mbeten mjaft të parealizuara për shkak të mungesës së fondeve.
PERKUSHTOHET NE TIRANE RENIA E HEROIT KAJO KARAFILI — U përkujtua në një mbledhje të veçantë në Tiranë, 50 vjetori i rënies së Herroit të Popullit Kajo Karafili. Ne këtë mbledhje morën pjesë veterane të Luftës Nçl, përfaqësues të partive politike si dhe familjarë të dëshmorit.
MBI 5Q DY ALIAI KORDON 117 MIJ LERE NE MAT BASHKIA RREGULLOIN TROTORES — Janë 117 mijë lekë për Rregullimin e trotoareve për tregtoren e kësaj Bashkie e Burelit ka akorduar për tregtoren e kësaj Bashkie. Ky vendim u mor si pasojë e rrugëve në gjendje të numri i tregtarëve ambulantë. Me vendin në funksionimin, kjo tregohet se lë të mos përfituar më një lloj kaq nga zyra e pagesave dhe tregtarët do të jenë të detyruar të paguajnë del tregtarët.
NE GJIROKASTER PARAQITON BOTIMI I ITAL I LIBRIT TE NJE AUTORI SHQIPTAR — "Zag i libri i librat të reja AUTORI[?]" kështu titullohet kronika e Coccolino e shtëpisë botuese italiane që i kushton librit për fëmijë i autorit Bekim[?] në Ballkan që një fundi i muajit të kaluar, Organizatorja "Qyteti i Ujërave". Të gjithë i quajnë shoqata "Tolka" dhe gazeta shkruan: "Qyteti i lagunës shpreson të mirëpresë, po të dhe i ftuar i ri gjatë dhjetëvjeçarit, shkëlqimet, poet dhe i ftuar i mirë gjatë diskutimet e disa kryesore rreth përmbledhjes dhe vlerave artistike të librit. Kjo vepër letrare për fëmijë e autorit shqiptar nuk është e para që përkthehet dhe botohet në italisht".
ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA
Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045
Tragete për Pasagjerë, Veturra, Kamiona
DURRES - BARI - ANKONA
TRIESTE - DURRES
Nga DURRESI për BARI:
çdo të Martë niset ora 22.00
çdo të Enjte niset ora 12.00
Nga DURRESI për ANKONA:
çdo të Dielë niset ora 12.00
Nga DURRESI për TRIESTE:
çdo të Mërkurë niset ora 19.00
çdo të Shtunë niset ora 20.00
Agjensia në SHQIPERI
DURRES: DETARE SHTETERORE
Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148
Agjensitë në ITALI
BARI: AGESTEA Srl - via Lsida, 4
Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043
ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXIV Settembre, 20
Tel. 0039/71/204915 - Fax 202296 - Tlx 560022
TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a
Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 460059