Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 13 janar 1994

«Asnjë armë brenda Gjykatës» Rregulla të reja në Kasacion

Kryetari Brozi shpjegon vendimin e fundit «Asnjë armë brenda Gjykatës» Rregulla të reja në Kasacion «Janë masa kundër korrupsionit» TIRANE — Asnjë kontakt direkt me gjykatësit. E vetmja përgjigje për qytetarët dhe për personat shtetërorë që kërkojnë drejtësi, do të jetë vendimi gjyqësor. “Të gjitha këto — deklaron Gazetës Shqiptare Zef Brozi, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit — kanë për qëllim që të shmangin çdo mundësi korrupsioni nëpër gjykata”. Një njoftim i ri nxjerrë nga Gjykata e Kasacionit më 10 janar synon të vendosë disa rregulla të reja për punën e organeve të saj. Janë pesë pika të këtij dokumenti të cilat kanë për qëllim “që të mbrohen me objektivitet interesat e palëve në gjyq dhe të disiplinohet më mirë puna”. Kështu, do të jetë vendimi gjyqësor që me anë të këtyre rregulloreve nxiton të saktësojë se në rrugë do të lëshohen diskutime dhe debate. “Vendimi i gjyqit do të jetë e vetmja përgjigje që kjo Gjykatë — duhet të njoftojë çdo të pandehur e çdo palë në gjykim”. Por ka dhe një vendim të veçantë në këtë dokument. Tani e tutje nuk do të lejohen hyrja në mjediset e Gjykatave të personave të pajisur me armë. Kjo është e vlefshme për të gjithë, edhe për ata që kanë leje për armë mbajtje. “Është një praktikë mjaft e njohur e që aplikohet nga gjykatat edhe në botë” — shpjegon Brozi — “tashti me këmbëngulje, organet e Policisë dhe mjetet e tjera do të kryejnë kontroll. Kjo masë merret për faktin sepse ka patur raste që persona të ndryshëm të armatosur kanë hyrë edhe në sallë të gjyqit duke sjellë edhe shqetësime”. Kështu, pra ky njoftim përbën një tjetër përpjekje për të shmangur parregullsitë si në vetë organet e Drejtësisë. Kishte qënë po Zef Brozi që për herë të parë — nëpërmjet Gazetës Shqiptare — kishte denoncuar ashpër korrupsionin nëpër gjykata, duke u shprehur se ky fenomen “e fut në vorbullën e duhur”. Një luftë që sigurisht është e nevojshme që të vazhdojë. Policia përpara hyrjes së Gjykatës Ja vendimet Ja pikat kryesore të njoftimit: 1 — Në Gjykatën e Kasacionit nuk bëhen pritje të palëve ose personave të interesuar për çështje konkrete. Ankimit kundër vendimeve të Gjykatës së Apelit duhet t’i bëhen me shkrim dhe është në interes të vetë personave që ankohen që ankesat të formulohen qartë. 2 — Gjykata e Kasacionit do t’u kthejë përgjigje as qytetarëve dhe as personave shtetërorë veçse nëpërmjet vendimit gjyqësor. 3 — Ankesat për mosekzekutim të vendimeve gjyqësore duhet të bëhen te Kryetari i Gjykatës së Rrethit dhe te Ministri i Drejtësisë. 4 — Shpallja e datave të gjykimit do të bëhet 20 ditë përpara, jo më pak se 5 ditë para ditës së gjykimit. Sekretaria nuk do t’i përgjigjet në rrugë të tjera kërkesave të qytetarëve lidhur me këto gjëra. 5 — Ndalohet rreptësisht hyrja në gjykata e personave të pajisur me armë, qofte edhe kur i kanë me leje.
Zef Brozi Tiranë

Një dorëheqje e papritur

Kthesë pas zbulimit të tubave Kërcënim? «Mund të jetë njëri nga shkaqet e vendimit tim» Shkodër, Kryetari i Policisë Financiare lë detyrën SHKODER — Kërcënim? “Mund të jetë njëra nga shkaqet e vendimit tim”. Muhamet Gradeci, Kryetar i Degës së Policisë Financiare të Shkodrës, papritur jep dorëheqjen. Është një vendim — në orët e para të mëngjesit të ditës së martë — marrë nga ai vetë pas zbulimit të bujshëm të tubacioneve sekrete që transportonin naftë nga Shkodra në Malin e Zi, nëpërmjet lumit të Bunës. Zbulimi nga natyrisht ishte edhe një sukses i Policisë Financiare, forcat e së cilës — deri të martën — drejtoheshin nga Muhamet Gradeci. “Ju shtyu në këtë dorëheqje të papritur?” “Shkaqet janë personale. Nuk kam dëshirë të punoj më.” Mos kanë lidhje edhe me pozitën tuaj në krye të një organi që ndoshta do t’i kërkohet me kontabilitetin? “Njeriu ka disa gjëra që do t’i lërë vetëm me veten e tij dhe me asnjë tjetër. Ju përsëris, se arsyet personale më detyruan që t’i kërkoj veçse Ministrit të Financave dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Financiare. A është e saktë që përpara se të jepnit dorëheqjen kishit disa kontakte me drejtuesit lokalë të Policisë Financiare?” “Po, unë kisha llaj më dha puna në atë post. Por ta shpjegoj, ju e kuptoni, situata është tepër e tensionuar”. Siçdoqoftë ekziston dhe një arsye publike, sepse deri sot ju keni qënë edhe Kryetar i Degës së Policisë Financiare... “Jashma të jetë këtë nuk kam dëshirë, unë shpalla vendimin tim”. Mos keni pësuar kërcënime gjatë punës suaj? “Edhe kam pësuar”. A është edhe kjo shkaku kryesor i dorëheqjes? “Mund të jetë njëra nga shkaqet e vendimit tim, por theksoj edhe një herë, kryesorja është arsyeja personale”. Zbulimi juaj i bujshëm për tubacionet sekrete në lumin e Bunës, ju evidentohet nga negativisht apo pozitivisht? “Tubacionet i zbuloi puna që bënë shokët. Por Policia Financiare nuk kaq fuqi, sepse për këtë punon Policia Kufitare. Është përgjegjësi e kufirit nëse këto tubacione do të kenë funksionuar për një kohë të gjatë. Pikërisht këto përgjegjësi ka sjellë tërë jo malin aktuale, sepse po të ruhej mirë kufiri, askush nuk kishte për t’a marrë rrugën për të ardhur deri në majë të Shkodrës”. Nuk na takon ne të gjykojmë punën e Policisë Kufitare. Por sipas jush cili është zgjidhja? “Në demokraci, kufiri nuk ruhet me plumba dhe njerëzit nuk mund të vriten. Për atë Policia Financiare mund të ndërhyjë vetëm nëse policët kufitare. Pastaj ne kemi një legjislacion tepër të dobët, ai është mjaft i vjetëruar për ta luftuar kontrabandën. Është përgatitur prej kohësh një ligj të ri për Policinë Financiare, pritet të kalojë në Parlament — gjë që do të kishte mjaft efekt. Aktualisht ne punojmë me një ligj të firmosur nga Ramiz Alia në janarin e 1991-shit. Tashmë gjërat kanë evoluar dhe ky ligj nuk mund të luftojë me”. Besoni se do t’ua pranojnë dorëheqjen? “Unë nuk marr përsipër të paragjykoj veprimet e atyre që do të vendosin. Në dorëheqjen time kam shkruar se është e qartë. Ajo lutem na plotësoni këtë kërkesë sa më shpejt”. Tani për tani pres përgjigjen për të filluar dorëzimet. Edmond Laçi
Muhamet Gradeci Ramiz Alia Edmond Laçi Shkodër Mal i Zi Buna

DJE NE SHQIPERI

PRESIDENTI BERISHA URON TRUPIN DIPLOMATIK TE AKREDITUAR NE SHQIPERI — “Dua që ju dhe familjet tuaja të kaloni një vit të mbarë, duke gëzuar vazhdimisht respektin e miqësinë e popullit shqiptar”, ka thënë Presidenti Sali Berisha gjatë pritjes së organizuar për përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri. Presidenti Berisha ka shprehur bindjen se Shqipëria po bën hapa të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të ekonomisë së tregut. GJIROKASTER, SHKOLLA NE FLAKE — Digjen pothuajse plotësisht dy klasa mësimi të shkollës “Bajo Topulli” në Gjirokastër. Zjarri që kishte shpërthyer sot herët në orët e para të mëngjesit, rrezikoi edhe pjesë të tjera të kësaj godine, ndërkohë që godinat e tjera afër saj, të cilat ishin pre e flakëve, shpëtuan. Sipas drejtuesve të shkollës, shkak i zjarrit ka qënë një veprim i pakujdesshëm. DHIETORI — MUJA PA KRIME NE PESHKOPI — “Gjatë gjithë muajit dhjetor dhe 3 ditët e para të janarit, në rrethin e Dibrës nuk pati asnjë vepër kriminale apo ngjarje të rëndë”, deklaroi shefi i komisariatit të policisë së këtij rrethi, duke e lidhur këtë situatë me rritjen e gatishmërisë së strukturave të rendit. Vitin e kaluar në rrethin e Dibrës kishin ndodhur 256 krime, 233 prej të cilave të zbuluara. Kurba e krimeve kundër personit pësoi gjithashtu një ulje prej 35 për qind.
Sali Berisha Shqipëri Gjirokastër Peshkopi Dibër

Grabisin fëmijën: ndalohen

Edhe një grua TIRANE — Ndalohen dhe punonjësit e Rendit dy persona që dyshohen për grabitjen e një vajze. Kështu dhe prindërit në skenë problemi i rrëmbimit të fëmijëve: rrezikoi të ishte nëna. Në lagjen e njohur si Karaj, 14-vjeçarja nga Nika e Krujës, Mida by t’u ndaluarve figuron — bashkë me 22-vjeçarin Altin Beqo — edhe një femër: Majmonda Nacakçi, 30 vjeç dhe banuese në Korçë. Për ngjarjen e ndodhur të 21 Dhjetorit “dyshohet gjithashtu se bashkëpunëtor i kësaj grabitje, ka qënë edhe një person tjetër, i cili tashmë është në kërkim nga organet e Rendit. c.l.
Altin Beqo Majmonda Nacakçi Tiranë Krujë Korçë

Punëtorët fitojnë: «Tirana» nis punën

Bëhet kontrata me investitorin Në hotel fillojnë dorëzimet e mjediseve Bëhet kontrata me investitorin Punëtorët fitojnë: «Tirana» nis punën Në hotel fillojnë dorëzimet e mjediseve TIRANE — Zgjidhet përfundimisht konflikti — i filluar disa ditë më parë — në hotelin më të lartë shqiptar. Të martën në mëngjes, në mjediset e hotel “Tirana”, filloi dorëzimi i dhomave, barit e restorantit. Një natë më parë personeli prej 182 vetësh i këtij hoteli kishte arritur të siguronte gjithçka: firmosjen e kontratës me përfaqësuesit e firmës italiane “Di Vincenzo Esteri”. Që prej mëngjesit të së hënës dhe deri vonë në darkë debatet — në sallën e hyrshme — përfaqësues të Sindikatës, të shoqëruar nga marrin pjesë në investim e rikonstruksion në këtë hotel, ndaj edhe vetë Ministri i Turizmit. “Në mundëm t’i realizojmë të gjitha kërkesat tona — thonë për Gazetën Shqiptare pjesëtarë të personelit të Hotel “Tirana” — tashmë presim vetëm përfundimin e rikonstruksionit”. Sipas kontratës së re, gjatë gjithë kohës së punimeve në hotel, personeli do të paguhet sipas pagës së ekzistuese. Gjithashtu brenda kësaj kohe për ta do të zhvillohen dhe mjaft kurse kualifikimi me specialitete përkatëse. Dhe më kryesorja, personeli do të ketë mundësi që, pas përfundimit të punimeve ndërtuese, të rikthehet në vendin e mëparshëm. b.re.
Tiranë

Dëmtohen lagjet e vjetra

— Bëhet viktimë e dëmtimeve edhe qyteti muze i Beratit. Lagjet e tij të vjetra — janë mbi 25 objekte — po pësojnë shkatërrime të njëpasnjëshme. Këtu është Berati — një nga kandidatet për të kaluar në mbrojtjen e UNESCO-s — po humbet dita-ditës tiparet e tij karakteristike. Një protestë e vjetër duri që zbulimi i bakrit është i njëjtë hekur, fasada shtëpish që prishem, gurët e kalasë që përdoren për ndërtime, janë treguesit e këtij shkatërrimi. Dhe përballë kësaj gjendjeje alarmuese, duke se organet kompetente po rrijnë se pafuqishme. Deri tani po thuajse asnjë nga godinat e vëna nuk është paguar.
Berat

Sarandë, anija greke qëllon

Përgjigje e prerë e Ministrisë së Mbrojtjes Incident i rëndë në kufirin detar Përgjigje e prerë e Ministrisë së Mbrojtjes Sarandë, anija greke qëllon Incident i rëndë në kufirin detar SARANDA — “Ajo që ndodhi përbën një provokacion të rëndë dhe forcat tona detare janë të gatshme për të vepruar. Gjersa janë të gatshme për të vepruar”. Kështu deklaron Ministria e Mbrojtjes një ditë pas ngjarjes në ngushticën e Korfuzit, në jug të vendit. Këtu të dielën, ku një anije ushtarake greke qëlloi mbi një anije peshkimi shqiptare duke e dëmtuar rëndë dhe bërë të vështirë veprimin e mëtejshëm të ekuipazhit. “Përdorimi i armëve të zjarrit pa u deklaruar shqiptarë — deklaron Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë drejtuar autoriteteve greke — është në kundërshtim flagrant me ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Episodi përbën një provokacion që cenon marrëdhëniet e miqësisë së mirë midis dy vendeve”. Incidenti i të hënës pason dy ngjarje të tjera të shkeljes së kufirit më 4 janar (një është fregura nga Gazeta Shqiptare), një peshkarexhë shqiptare u qëllua me mitraloz nga një anije greke. Më 6 nëntor të vitit të kaluar anija ushtarake “Matti” edhe ajo greke, hyri në mënyrë ilegale 8 milje në brendësi të ujërave territoriale shqiptare. Mbi këto ngjarje deri tani nuk ka asnjë justifikim nga ana e qeverisë së Athinës.
Sarandë Ngushtica E Korfuzit Athinë

NE BRENDESI

Ukraina ndoshta refuzon akordin mbi armët atomike A do të arrijë ta bindë Clinton? NE FAQEN 2 Nëntë kategori mbeten nën nivelin e minimumit jetik Pagat zgjoi[n?]ë sindikatat NE FAQEN 3
Bill Clinton Ukraina

Blej dhe shes

JAP ME QERA një apartament me një dhomë e një kuzhinë me aneks, ndodhet në qendër të Tiranës. I interesuari mund të sigurohen në këtë telefonuar familjen Bumi me numër telefoni 25972. JAP ME QERA OSE SHES një apartament me 3 dhoma e një kuzhinë, në aneks, ballkone, në katin e katërt, me një pozicion shumë të mirë në qendër të qytetit, pranë bulevardit Qemal Stafa. Adresa: Lagja 1, pallati 71, hyrja A, apartamenti 7 Elbasan. Në Tiranë tel/fon, 042 42616. SHES një pikturë (pejsazh) me përmasa 50 x 40 cm, të piktorit italian Marino Marini. Është origjinale dhe ndodhet prej më shumë se 60 vjetësh në shtëpinë time. Adresa: Shofqet Xhela, lagja 17, rruga “Qazim Vathi”, pallati 2/1, apartamenti 21. KERKOJ të ndërroj dy apartamente që disponoj me dy apartamente të tjera me të njëjtin kubaturë. Apartamentet aktuale janë: 1 dhomë e 1 kuzhinë dhe 6 dhoma, 1 kuzhinë e 1 dhomë tharje. Këto dy apartamente ndodhen në të njëjtin kat dhe mund të bashkohen në një të vetme. Ndërsa apartamentet që kërkoj dua që të mos jenë afër njëri-tjetrit. Të interesuarit të kontaktojnë: Skënder Tahir Llani, Lagjja 1, Rruga “Dhimitër Kamarda”, Pallati 6, Shkalla 1, Apartamenti 19, Tiranë. SHES OSE JAP ME QIRA një shtëpi të rindërtuar nga një italian në qendër të Tiranës. Të interesuarit të drejtohen për informacione të tjera në numrin e telefonit 22030. VENDOS O AFE/TTRASI — casa lussuosa da italiano in zona centralissima di Tirana. Per informazioni telefonare al 22030 di Tirana. KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lëvizjen ekonomike. Dërgoni mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 rreshta në njërën nga adresat tona: Në Tiranë; rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l’Africano, 264. Tregoni në mesazh çfarë kërkoni dhe ofroni, emrin tuaj dhe adresën.
Marino Marini Shofqet Xhela Skënder Tahir Llani Tiranë Elbasan Bari Qemal Stafa