Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 18 janar 1994

Revolucion telefonik

Drejtori i Telekom shpjegon për investimin e ri «Më lehtë për të thirrur kudo» TIRANË — Duhet se viti 1994 do të shënojë çeljen e një epoke të re në zhvillimin e telekomunikacionit në Shqipëri. Sapo është nënshkruar një kontratë mes Telekomit Shqiptar dhe firmës “Siemens” lidhur me zbatimin e një projekti për montimin e dy centraleve digitale moderne. Njëri do të shërbejë për realizimin e bisedave ndërkombëtare (tranzitit ndërkombëtar) dhe tjetri për bisedat telefonike mes qyteteve të vendit (tranzitit kombëtar). Ndonëse nuk ka për qëllim të drejtpërdrejtë shtimin e numrave të abonentëve — gjë që intereson jashtë mase qytetarët — projekti gjithsesi është dhe një hap më përpara drejt këtij objektivi. “Janë dy centrale që do të lehtësojnë shërbimin telefonik ndërkombëtar dhe atë tranzit kombëtar” pohon për Gazetën Shqiptare Adrian Shehu drejtor i Telekomit Shqiptar. Çfarë elementësh të rinj do të sjellë në shërbimin telefonik zbatimi i këtij projekti? "Ne nuk kemi patur deri tani në përdorim centrale të tilla. Teknologjia është më e reja e mundshme. Si kapacitet këto dy centrale krijojnë mundësi për realizimin njëherazi të 4.000 bisedave, duke rritur dukshëm mundësitë e trafikut telefonik. Centrali ekzistues përveç teknologjisë së vjetëruar është edhe i tejngopur. Me investimin e ri, ajo do të zëvendësohet, do të kënaqen kërkesat e abonentëve për numër më të madh bisedash, por dhe pas shumë vitesh". Kërkesat e njerëzve për të patur në numër telefonik më të familje janë shumë të mëdha. A do të influencojë projekti me “Siemens” në plotësimin e këtyre kërkesave? "Ndonëse këto centrale nuk kanë kë të objektiv, ato janë një hap apo një premisë e domosdoshme edhe për shtimin e numrit të abonentëve. Në momentin e tanishëm — kur teknika ekzistuese nuk krijon hapësira të mjaftueshme për lidhje ndërkombëtare si dhe një qyteteve brenda vendit — shtimi i numrit të abonentëve do ta thellonte akoma më tepër këtë kontradiktë. Ndërkohë ekzistojnë projekte për shtimin e numrave telefonikë dhe për vitin në vazhdim. Ne akoma nuk e kemi mbyllur tenderin për këtë projekt. Synimi është që të plotësojmë sa më shpejt kërkesat që të jetë e mundur. Vetëm disa qytete shqiptare mund të hyjnë në lidhje automatike nëpërmjet rrjetit telefonik, ndërkohë që për të tjerët telekomunikimi është i vështirë, madje në disa raste thuajse i pamundur. [?] Këto dy centrale do të shfrytëzohen më parë në qyteteve shqiptare që do të hyjnë në lidhje nëpërmjet rrjetit automatik. Gjithashtu do të përmirësohet edhe cilësia e komunikimit. Krahas kësaj ekziston dhe një projekt për vendosjen e sistemit celular (GSM) telefonik që është një sistem premtimplotë". An. St.
Adrian Shehu AN. ST. Tiranë Shqipëri

Akuza politike pas vrasjes së Çekinit

Shkodër — Shpërthen polemika pas vdekjes së avokatit nga Shkodra, Gjon Lin Çekini, 26 vjeç, i vrarë në plaçkitje së premtes. Të dielën Ministria e Rendit Publik — nëpërmjet një njoftimi për shtyp — ka sqaruar se grabitja ishte bërë, se bëhet fjalë për “një vrasje në grindje të rinjsh”, se njëri prej tyre ishte “në gjendje të dehur” dhe se dy persona janë ndaluar. Në protestë të fortë, Partia Aleanca Demokratike ka deklaruar në një komunikatë se “nuk mund të heshtësh para një krimi të tillë”, duke akuzuar policinë për “paaftësi të plotë”. Sipas kësaj partie, “vrasja e avokatit të ri është dëshmi e pasigurisë që mbretëron”. Ndërsa kryetari i Partisë Agrare, Roberto [?] ka pohuar se “jemi para një terrorizmi politik” dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Rendit Publik. Përfaqësues të pushtetit vendor e kanë kundërshtuar versionin e përdorimit politik të ngjarjes. Ministri i Rendit Publik ka deklaruar se “nuk ka asnjë element politik” dhe se policia po vazhdon hetimet. Në një reagim tjetër, familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të çështjes. Vrasja e Gjon Çekinit ka ndezur debat të gjerë në qytet.
Gjon Lin Çekini Roberto [?] Shkodër

Milan po fle- askush nuk përfiton

Sport Kampionati italian i futbollit Milan po fle- askush nuk përfiton Lazio-Reggiana, 2-0. Roberto Cravero shënon me penallti golin e dytë të Lazios Në faqen 4 rezultatet e ndeshjeve të tjera Në faqen 3 rezultatet e Kupës së Shqipërisë Në të fundit përpjekjet për rekordin e çiklizmit Lazio-Reggiana, 2-0. Roberto Cravero shënon me penallti golin e dytë të Lazios
Roberto Cravero Shqipëri

“Pa rrezik sallami i Delvinës”

SARANDË — Alarmi i rremë më në Delvinë. Sallami nuk ishte infektuar nga stafilokoku. Ky është dhe rezultati i analizave bëra në këtë pjatë të ndryshme nga Drejtoria e Higjienës në Rrethin e Sarandës. Gjithçka kishte filluar pas disa shkrimeve në gazetat lokale të Sarandës. Në artikujt lëshohej alarmi për ekzistencën e mikrobeve stafilokokut — që çon edhe në vdekje në njerëz — në sallamin e sidit dhe të mishit të bluar, i prodhuar e paketuar nga tregtori konsumatorë dhe tregtarëve. Mbi bazën e tregtisë së Sallamit të Delvinës Drejtoria e Higjienës së Rrethit të Sarandës kërkoi analizat. Nga laboratori i saj u tha se mostrat ishin të rregullta dhe se nuk kishte rrezik për konsumatorët. Sipas specialistëve, lajmi i përhapur më parë kishte krijuar panik të panevojshëm.
Sarandë Delvinë

DJE NE SHQIPERI

NE SARANDE FORCAT E RENDIT NDALOJNE NJE KEQBERES — Sapo është mësuar nga forcat e policisë të qytetit të Sarandës shtetasi J.B. nga rrethi i Vlorës, i akuzuar si bashkëpunëtor në krimin e djegies së pasurisë qytetare me vlera të mëdha, J.B. kish mundur të largohej nga forcat e rendit, tashmë materialet që kanë të bëjnë me çështjen e tij, i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit për ndjekje penale. NE SHKODER RIKONSTRUKTOHEN NJESITE PRIVATE TE TREGTISE — Fillon në Shkodër ristrukturimi i njësive private të tregtisë. Tashmë shume dyqane të këtij qyteti po ndërrojnë pamjen e dukshme. Shumë prej tyre janë zbukuruar dhe janë transformuar nga puse moderne. Në mjaft njësi ky proces i ndërmarrë nga vetë tregtarët shkodran ka përfunduar. Ndërsa të tjerë janë në punë e sipër. Aktualisht — sipas të dhënave — numri i njësive tregtare të shërbimit në këtë qytet ka arritur në 1.500. Këto ndryshime i rikthejnë në këtë mënyrë Shkodrës traditën e njohur të tregut të saj të kulturuar. NE ERSEKE NGADALESI NE ZBATIMIN E LIGJIT PER KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONAVE — Mungesa e listës së trojeve të lira — që duhet të hartohet nga seksioni i urbanistikës — si dhe hartimi i dokumentacionit gjeodezik e pengon këtë procesin — po paraqitet në problemet kryesore — ka njoftuar një specialist i hipotekës në këtë rreth. Kështu nga 44 kërkesa të paraqitura për kthimin apo kompensimin e pronave, komisioni përkatës — i ngritur për këtë qëllim në rrethin e Kolonjës — ka marrë vetëm 8 vendime.
J.b. Sarandë Vlorë Shkodër Ersekë Kolonjë

Prodhimi i tepërt ka bllokuar punën

Kukës, mungon eksporti KUKES — Simptoma alarmuese për industrinë e kromit dhe të bakrit që përfshijnë degë më mundësi të mëdha rentabiliteti. Në rast se në degë të tjera të industrisë e keqja qëndron në pamundësinë për të rifilluar prodhimin, në industrinë e kromit situata duket se po vjen nga prodhimi i tepërt. Kështu, që më se 6 muajsh vazhdon të qëndrojë e paralizuar Ndërmarrja Minerare e Kromit në Kalimash të rrethit të Kukësit. Shkaku janë stoqet e mëdha minerale të krijuara si rrjedhojë e mungesës së tregut për shitje. Ky frenim bie ndesh me objektivin e vendosur më se afat mesëm për periudhën 1993-1996 — për rritjen e eksportit në 22 përqind mesatar neto për qind dhe ku pesha e industrisë së kromit është e konsiderueshme. Përse? Korporata Shqiptare e Bakrit u detyrua të mbyllte Uzinën e Shkrirjes së Bakrit në Repshaj për shkak se ajo dilte me humbje. Përveç dëmeve ekonomike rrjedhoja sociale e ndërprerjes së prodhimit në këto objekte industriale është shtimi i të papunëve, i vështirësive ekonomike. Ndërkohë është bërë e ditur se objekti në fjalë është gati për t’u privatizuar.
Kukës Kalimash Repshaj

Vidhnin diamante e arturina

Shpartallohet një bandë ndërkombëtare Arrestuara edhe një shqiptare nga Kosova VIENCA — Një organizatë e përbërë nga serbë, malazezë e kosovarë, e specializuar në vjedhje e grabitje e Gjermani të diamantëve e vjedhura nga stenda të panaireve kryesore të qendrës së shtetit botëror, u zbulua nga skuadra lëvizëse nga kriminalpol i Vjenës, në bashkëpunim me Interpol (policia ndërkombëtare) dhe policinë gjermane. Operacioni ka çuar në dy arrestime në Gjermani, një person është ndaluar në Vjenë, dy të tjerë janë arrestuar në Vjenë, ndërsa një 32-vjeçare serbe dhe një 37-vjeçare shqiptare nga Kosova janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, banda përdorte lidhje në disa vende të Evropës Qendrore dhe vepronte me lëvizje të shpejta gjatë panaireve të bizhuterive. Hetuesit dyshojnë se vlera e sendeve të vjedhura është e lartë. Një modele paraqet një komplet diamantesh
Vienca Gjermani Vjenë Kosovë Evropa Qendrore

DJE NE BOTE

ROME, SHIU SHUAN FITILIN E BOMBES — Shtatë gjë filxhit, treni ores 7 në Romë, pengohet shpërthimi i një bombe të madhe që vendosur përballë një avokati të kodit civil, 45 vjeç, Giuseppe Nicola Pera, nga Catanzaro, në rrugën Appia Antica. Ajo që duhej të ishte një shpërthim i fuqishëm, u shua nga shiu. PALLATI SHEMBET NGA EKSPLOZIONI, NJE I MOSHUAR ESHTE RENDESHEM — Shpërthimi i mundshëm në një bombol gazi shkaktoi në Attigliano, afër Ternit, shembjen e një pallati të katit, duke shkaktuar plagosje të rëndë të një personi që ndodhej në ambiente në pallat. MBLEDHJE E NIVELIT TE LARTE CIVIL TONE-ASAD — Mbledhja e nivelit të lartë e Organizatës së presidencës amerikane Bill Clinton dhe kryetarit të Asadit përfundoi si dështim, siç u konfirmua dje shtypi i mbledhur, dy ide të reja në një përbashkët për të çuar më tej procesin e paqes në Lindjen e Mesme. RUSI, ZEVENDESKRYEMINISTRI RUS JEGOR GAJDAR JEP DOREHEQJEN — Zëvendëskryeministri rus Jegor Gajdar, formuluesi i reformave ekonomike liberale në Rusi, ka njoftuar sot për dorëheqjen, në një kohë kur u tha se i është dërguar presidentit Boris Jellcin, edhe mosaprovimi i tij mbi zhvillimin e reformës. Sipas Gajdar, zëvendësuesi i tij duhet të jetë një ekonomist reformator. AFGANISTAN, RIPILLON LUFTA — Të paktën 650 persona kanë vdekur gjatë 1000 të tjerë janë plagosur në luftimet e njëjta në Kabul që filluan më 1 janar midis fraksioneve rivale. Në Afganistan vazhdon të jetë i paqëndrueshëm vendi.
Giuseppe Nicola Pera Bill Clinton Asad Jegor Gajdar Boris Jellcin Romë Catanzaro Appia Antica Attigliano Terni

NE BRENDESI

Arti kinematografik shqiptar në udhëkryq Producentët tanë ndjehen të braktisur NE FAQEN 2 Në librin e Agollit mes dramës dhe farsës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” botuar në italisht NE FAQEN 2
Agolli

FONDACIONI SOROS

në bashkëpunim me COUNCIL OF INTERNATIONAL PROGRAMS Në kuadrin e programit “Përgatitje kuadrosh për vende drejtuese të administratës” Kërkon kandidatë për t’u specializuar në organizata të simotra të SHBA për një periudhë 4-6 mujore. Kandidatët duhet të punojnë në këta sektorë: Administrim Publik — Shërbime Bankare dhe Sigurime Shoqërore — Mbrojtje e Mjedisit — Administrim në Shëndetësi — Strehim — Administrim personeli dhe Burimesh Njerëzore — Administrim i Shërbimeve Shoqërore — Tatimet dhe Financat Publike Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet me sistem konkursi. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: — të jenë midis 25 dhe 40 vjeç — të kenë një minimum prej tre vjetësh eksperience pune — të kenë mbështetjen e institucionit të tyre për programin që po u ofrohet — të njohin mirë gjuhën angleze Afati i fundit i dorëzimit të formularëve 30 janar 1994 Një seleksionim paraprak do të bëhet pranë Fondacionit Soros Tiranë, ndërsa seleksionimi përfundimtar do të bëhet në SHBA. të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen provimit të anglishtes në fondacionin Soros Tiranë PER INFORMACION ME TEJSHEM DHE PER TE TERHEQUR FORMULARET DUHUR DREJTOHUNI TEK FONDACIONI SOROS DHE KONTAKTONI: ARDIAN DHIMA - Tel: 346 21 Adresa: Rruga Labinoti, No.126
Ardian Dhima SHBA Tiranë Rruga Labinoti