Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 23 janar 1994

Policia, 24 orë në «alarm»

Shpjegime të ndryshme për forcat e shumta të Rendit në Tiranë Musaraj: «Ishte kontrolli i zakonshëm» Shpjegime të ndryshme për forcat e shumta të Rendit në Tiranë Policia, 24 orë në «alarm» Musaraj: «Ishte kontrolli i zakonshëm» TIRANË — Të premten kryeqyteti shqiptar ishte vënë në lëvizje. Makina të shumta policie — që në orët e para të mëngjesit — qarkulluan në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës, së shkruanin me vete vetëm e tyre të plotë të. Vëmendjen e tërhoqën pa mëdyshje ndalura para Parlamentit, ATSH, TV, Bulevardit Kryesor dhe mjaft institucioneve të tjera të rëndësishme. Ndërsa në drekë, në shkallët e Stadiumit «Qemal Stafa» u vendos të lëvizte që ishin mbledhur nga TV për ndeshjen Partizani-Laci — u pa mjaft punonjës Policie. Mbi kryeqytet bashkë me forcat e ashtuquajtshme të Policisë, qarkullonin edhe thashetheme e një mitingu të paligjshëm nga PS e Tiranës. Ndërsa edhe pse për në datën 21 janar, PS kishte ngulmuar për një miting, siç të cilën nuk e kishin aprovuar qé më parë organet e Rendit Publik. «Duke menduar për një miting të paligjshëm, Policia kishte marrë masa të tilla — thotë për Gazetën Shqiptare Servet Pëllumbi, Nënkryetar i PS — duke sjellë — siç kemi marrë vesh — punonjës policie edhe nga rrethe të tjera. Ata kishin bllokuar të tera rrugët dhe sheshet. Por edhe pse Nënkryetari i PS, përjashton hipotezën e një mitingu të paligjshëm për ditën e premte — nga ana e anëtarëve të partisë së tij, përsëri pohon: «Ne dhamë porosi që miting të paligjshëm të mos bëhet». Pëllumbi sqaron gjithashtu se Komiteti i PS të Tiranës kishte dhënë edhe sqarimet përkatëse për këtë çështje, duke u angazhuar se: «kurrsesi, pa lejen përkatëse të organeve të Rendit, PS nuk kishte për të zhvilluar miting të paligjshëm». Kjo — sipas tij — do të tensiononte mjaft situatën. Por ndërsa Pëllumbi mendon se forcat e shumta të Policisë — që qarkulluan në Tiranë — ishin shkak i përgatitjes për të parandaluar një miting të paligjshëm, tjetri i kursen versioni zyrtar. «Jo se ka pasur në të premten forca — sqaron për Gazetën Shqiptare Agron Musaraj, ministër i Rendit Publik — mjaft, në fakt ka një ditë që qarkullojnë në Tiranë, vetëm sot mbi to është qarkuar si një “Policia”. Si pas ministrit Musaraj, këto makina — 20 vetëm për kryeqytetin — kishin arritur para disa ditësh në kuadrin e ndihmave italiane për Ministrinë e Rendit Publik, por që në ditët e kaluara kishin qarkulluar pa stampën e policisë. «Sic duket kjo do të ketë tërhequr edhe vëmendjen e kalimtarëve, — pohon ministri Musaraj. "Kjo ishte një ditë prove vazhdon me tej Musaraj — disa manovra që bën Policia edhe në ditë të zakonshme, duke kontrolluar për armëmbajtje pa leje, drejtues automjetesh të pirë apo pa dokumentacion të rregullt. Në kuadrin e modernizimit të Policisë Shqiptare, jemi drejt asaj që Policia të jetë sa më e padukshme, pra të qarkullojë me makina, si në të gjithë vendet evropiane», përfundon ministri i Rendit, Agron Musaraj. Edmond Laci Policët e radhitur gjatë mitingut të fundit të mbajtur nga Partia Socialiste në verën e 1993 në Tiranë.
Ismail Qemali Servet Pëllumbi Edmond Laci Francesco Cirrincione Tiranë Stadiumit Qemal Stafa

Ndërmarrjet italiane denoncojnë në Kasacion

TIRANA — Konkursi për rindërtimin e aeroportit të Rinasit përfundon në duart e gjyqësive: përfaqësuesit e shoqërive italiane të përjashtuara nga punimet (ka patur përkundrazi shoqëria gjermane systems) kanë njoftuar avokatët e tyre t'i paraqesin në denunce Gjykatës së Kasacionit të Tiranës. Këtë la konfirmon Gazetës Shqiptare ing. Francesco Cirrincione, përfaqësues i shoqërisë “Italcantieri” që së bashku me atë “Alenia” dhe “Garboli” kishin marrë pjesë në konkursin organizuar nga Autoriteti i transport dhe nga Ministria e Transport. Shoqëria italiane ka vendosur t'i drejtohet Kasacionit shqiptar (e pastaj — saktëson Cirrincione — gjykatave ndërkombëtare), sepse mendon se punimet duhet t'i dorëzoheshin atyre dhe jo shoqërisë “Siemens”. «Në kemi kërkuar një çmim prej 50,5 milionë markash — shpjegon Cirrincione — ndërsa Siemens ka kërkuar 75 milionë marka. Duam të dimë përse oferti jonë, edhe pse ekonomisht më e leverdisshme, nuk është pranuar». Cirrincione shkon se tre shoqëritë kanë vendosur të dërgojnë një dokument informativ mbi sa ka ndodhur edhe në Bankën Botërore, në Bankën Europiane të zhvillimit dhe BERS dhe e Fondin monetar ndërkombëtar.
Artur Sulejman Tiranë Rinasit

Një eksplozion në Teqe: plagoset fetari

Incidenti ndodh në Selitë Cast fjalëje TIRANË — Vendet e Shenjta të kultit edhe një herë objekt i sulmeve të kërkuesve. Veçse këtë herë ata duket kanë gjetur — duke nisur që më parë në një xhami të fshatrave të Elbasanit — për kané hedhur lëndë eksplozive. Kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga fillimi i vitit '94, në Teqenë e fshatit Selitë e Vogël të kryeqytetit, disa persona të paidentifikuar, kanë hedhur një lëndë eksplozive. Sipas informacioneve të para — nga banorët e asaj zone — pas shpërthimit ka mbetur i plagosur shtetasi Artur Sulejman, 27, i cili është dërguar menjëherë pas në Spitalin Nr. 2 Tiranë. Zbulimi i kësaj ngjarjeje — zbulimi më i madh ka ndodhur para disa ditësh — sidomos ende nuk na ka dhënë mundësinë e konfirmimit të saktë zyrtar, nëse incidenti kishte të bënte vetëm me personin e plagosur, apo edhe me objektin e kultit ku ai ishte ndodhur. Ndonëse, ashtu siç deklaroi Teqja e Rrufaitve, ose Haxhiu i Kry[?], ka ndodhur njëjarja — thotë për Gazetën Shqiptare Beshat, udhëheqës shpirtëror i bektashinjve shqiptarë — sepse unë ende nuk kam mundur të marr vesh asgjë». Po në ditët e para të janarit, Vendi i Shenjtë i fshatit Mengël në Elbasan, ishte grabitur nga disa persona të paidentifikuar. Ishte vetë imami i kësaj xhamie që kishte denoncuar pranë organeve të Rendit, pasi grabitësit kishin rrëmbyer të gjitha aparatet e qendrës së zërit si dhe një magnetofon, të gjitha këto të dhuruara nga Shoqata Islamike e Kuvajtit (e).
Beshat Eduard Selami Selitë Tiranë Elbasan Mengël Spitali NR. 2 Tiranë

Selami: «Moment kyç privatizimi»

Para gazetarëve lideri i PD TIRANË — "Ky vit është një moment kyç për thellimin e privatizimit" theksoi Eduard Selami në konferencën e shtypit të mbajtur ditën e premte. Pikërisht problemet ekonomike si dhe ato të fushës politike ishin në qendër të fjalës që Selami mbajti para gazetarëve. Kalimi në privatizimin e ndërmarrjeve të mesme e të mëdha — konsiderua si një pikat më kryesore për reformën ekonomike. Aktualisht në Shqipëri — është akoma shumë i pakët numri i ndërmarrjeve të mesme që janë privatizuar dhe vazhdon të jetë zero ai i ndërmarrjeve të mëdha. Ndërkohë për t'i dhënë një shtytje më të fuqishme ekonomisë, Selami vuri në dukje se po përgatitet dalja e letrave me vlerë e cila do të çojë në ringjalljen e sistemit financiar. Gjithashtu në fjalën e tij, Kryetari i PD, u shpreh mjaft ashpër për ekstremizmin — e majtë dhe të djathtë — format e ekstremizmit që — sipas tij — duke qenë rudimente të diktaturës, vazhdojnë politikën destruktive dhe destabilizuese në vend. Selami u drejtua më tej rreptë sidomos me Partinë AD, e cila disa ditë më parë — pas vrasjes së një anëtari të saj në Shkodër — kishte akuzuar Partinë e tij për organizimin e krimit.
Slobodan Milošević Tiranë Shkodër Shqipëri

Imami: «Vendimi i drejtë»

Kryesia e Kuvendit e përjashton për 7 ditë Deputeti pranon gabimin e tij Kryesia e Kuvendit e përjashton për 7 ditë Imami: «Vendimi i drejtë» Deputeti pranon gabimin e tij TIRANË — "Vendimi i Kryesisë është i drejtë pese unë e fyeva zotin Musaraj". Deputeti Imami — i cili sapo ka mbaruar sesh lajmin nga televizioni — aprovon kështu për Gazetën Shqiptare vendimin e dhënë nga Kryesia e Kuvendit Popullor e nuk lejon atë të marrë pjesë, vetëm për një javë, në punimet e Parlamentit. "Deputeti Arben Imami — thuhet në vendim — të ndalohet të marrë pjesë në punimet e sesionit të Kuvendit Popullor nga data 21 deri 27 janar 1994". Shkak për këtë vendim është bërë një grindje që ndodhi në sallën e Parlamentit — gjatë seancës së ditës së enjte — midis deputetëve Imami dhe Musaraj që kishte detyruar Arbonin, Kryetari i Kryesisë të ndërpriste punimet. "Deputeti Arben Imami provokoi rrëmujë — thuhet në vendimin e datës 21 janar — dhe përdori fjalë fyese ndaj kolegëve të tij". Gjithçka kishte nisur, ndërsa në Parlament po diskutohej çështja Shkodrës. Ashtu si shumë deputetë e kishte marrë fjalën për diskutim edhe Musaraj, Ministër të Rendit. Është pikërisht ky moment kur deputeti Imami ndërhyn duke i ndërprerë atij fjalën "sepse ndërokë që në i kërkonim si grup deputetësh e çfarë arsyé s'janë arrestuar vrasësit emrat e të cilëve janë të njohur — shpjegon ai — Musaraj përgjigjej: Policia i ka mbrojtur deputetët. Ai donte pra t'i shkiste çështjes themelore". Çështja e Çekinit ishte bërë problem kryesor qysh prej diskutimit në seancën e parë të vitit të Parlamentit shqiptar. Vrasja e anëtarit të Aleancës Demokratike para pak ditësh, në përfundim të një mbledhjeje të kësaj Partie në Shkodër — që pati një jehonë të madhe në opinionin publik dhe kishte shkaktuar polemika nga më të ndryshmet — kishte shtyrë deputetët e aprovonin së voni, në vazhdim të seancës, ngritjen e një Komisioni në Parlament Hetimor të posaçëm.
Arboni Ismail Qemali Arben Imami Tiranë Shkodër

KE bëhet garant për Shqipërinë

TIRANË — Komuniteti Europian do të bëhet garant për Shqipërinë. Në një njoftim të Ambasadës së saj në Tiranë deklarohet se Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur t'i akordojë Bankës Europiane të Investimeve një garancinë e tij për financimeve të projekteve të Bankës shumë që kjo Bankë mund të kryejë në Shqipëri. E njëjta praktikë që do të zbatohet në Shqipëri është aplikuar edhe në vendet e tjera të Europës Lindore për aktivitetin dhe financimet e kësaj Banke.
Tiranë Shqipëri Europa Lindore

Blej dhe shes

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO DONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmerime ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në nr[?] nga adresa tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264. Trego në mesazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën. KERKOJ një portofol të ri të strov[?] al primo piano dove c' humbur javën e kaluar pranë e' sempre acqua. Indirizzo: rrugës “Bajram Curri”; dikush press[?] il Commissariato della pranë Klinikës Stomatologjike, Polizia, Volano. në të djathtë duke dokumenta e Gli interessati possono telefonare ndr[?] dhe një shifër të pa[?]. Do të ishte ndih- tonare al numero 27318, Tirana. më e madhe nga ana e dikujt që e ka gjetur, në qoftë se do të na njoftojë, duke telefonuar pranë Gazetës Shqiptare në numrin 3246. I interesuari do më shpërblejë edhe veten në të gjitha dokumente. SHES një shtëpi, një dhomë e kuzhinë, me korridor, aneks, w.c e ballkon, në përmasa 66 m[?] në lagjja Banesë është në katin e parë dhe ka ujë të vazhdueshëm. Adresa: pranë Depës së Rendit Publik në Vlorë. Të interesuarit të telefonojnë në numrin 27318, Tiranë. VENDOSA Casun, una stanza e kuçina con korid[o]r, ret- trouçenë, 66, o ballkone, di qendi dimension[?]. L'abitazione JAP ME QERA një aparta- ment, një dhomë e një kuzhinë, me aneks me ballkon. Ndodhet në qendër të Tiranës, përballë pallatit të ambasadës Turke. Apartamen- ti ndodhet në katin e pestë. Të interesuarit të telefonojnë në numrin 25972. JAP ME QERA OSE SHES një apartament në Elbasan, me tre dhoma e një kuzhinë, me aneks e tre ballkone, në kat të katërt. Ndodhet në qendër të qytetit, pranë bulevardit “Qe- mal Stafa”. Adresa: Lagjia “Ludj Gur- kuqi”, Pallati 71, Hyrja A, Apartamenti 7, Elbasan. Në Ti- ranë telefononi në numrin 426 950. VENDOJ un qadro (svego- lo) con dimensioni 60 x 40 cm del pittore italiano Marino Ma- ri. Indirizzo: Rr[?] “Qazim Vathi”, palazzo 2/1, appartamento nr. 9, Tirana. JAP ME QERA një aparta- ment, një dhomë e një kuzhinë, me aneks, banjo, ballkon, korridor, 60 me- tra katror, papa Kish[a]s Ortho- dhokse. Telefono numri 042/2520 APJITTO un appartamento con camera da letto, soggiorno, bagno, balcone, corridoio, 60 metri quadrati, dietro la chiesa ortodossa. Telefonate al 42/ 2520. JAP ME QERA një dyqan në rrugën “Bajram Curri”, për ballë Farmacisë nr.10, me sipërfaqe 60 metra katror. Të in- teresuarit të drejtohen në këtë adresë nga ora 9.00 — 12.00. CERCO una massaggiatrice, e interessati possono telefonare al 24124, Tiranë.
Tiranë Bari Vlorë Elbasan Bajram Curri

Nga Shqipëria

PERKUJTOHET 150 VJETORI I LINDJES SE ISMAIL QEMALIT. — Në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar u përkujtua nëpërmjet një sesioni jubilar përvjetori i 150 i lindjes së Ismail Qemalit. Organizatorë të kësaj veprimtarie ishin Instituti i Historisë dhe shoqata kulturore Ismail Qemali. Të pranishmit kujtuan me nder e përulësi atë burrë të urtë, i cili siç u tha, vuri kurorë të ndriturit shpatës së luftës së lirisë me aktin e pavarësisë. NE MAT MBI 700 NXENES NUK JANE PARQITUR NE SHKOLLE — Sipas të dhënave të zyrës së arsimit në rrethin Mat, problemi i mosfrekuentimit nga ana e nxënësve të arsimit të detyruar është bërë aktual në të katër rrethet me mbi 700. Pavarësisht se në këto raste për prindërit e nxënësve që nuk paraqiten merren edhe masa administrative, kjo nuk janë aplikuar përfundimisht se në asnjë rast. Kjo gjendje ishte më serioze në këto rrethe dhe në fillim të këtij viti. PAKTI I KONFEDERATES SE SINDIKATAVE ME QEVERINE — Ishin përfaqësuesit e Konfederatës që u takuan këtu me anëtarët e Qeverisë. Në qendër të bisedimeve ishin reformat dhe ndryshimet që po ndërmerr Qeveria, në kushtet e fundit dhe për pasojë edhe reformat në paga. Pritshmëritë e konfederatës kombëtare lidhur me pagat pritet që parashikohen që janë të argumentuara dhe të bëhen pjesë në raportin më të mirë lidhur me rritjen e inflacionit dhe atë të çmimeve në Shqipëri.
Ismail Qemali Shqipëri Muzeu Historik Kombëtar Mat

ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA

Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045 Tragete per Pasagjere, Vetura, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRESI për BARI: çdo të Martë niset ora 22.00 çdo të Enjte niset ora 12.00 Nga DURRESI për ANKONA: çdo të Dielë niset ora 12.00 Nga DURRESI për TRIESTE: çdo të Mërkurë niset ora 19.00 çdo të Shtunë niset ora 20.00 Agjensia në SHQIPERI DURRES: DETARE SHTETERORE Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148 Agjensia në ITALI BARI: AGESTEA Srl - via Liside, 4 Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043 ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20 Tel. 0039/71/204915 - Fax 202296 - Tlx 560022 TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 460059
Venezia Durrës Bari Ankona Trieste