Tani taksa edhe për fshatin
Vendimi i ri për vlerësimin e pronave
Projektligji i miratuar nga Qeveria pritet të hyjë në fuqi brenda gushtit
TIRANË — Tashmë edhe fshatarët do të paguajnë taksa. Detyrimet fiskale ndaj buxhetit të shtetit — që do të shtrihen edhe mbi ta — juridikisht do të bazohen në Projektligjin “Për tatimin mbi pasurinë në Republikën e Shqipërisë” që sapo u miratua nga Qeveria dhe do t'i kaloje për aprovim Parlamentit. Eshtë Hasan Halili, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit që i shpreh Gazetës Shqiptare pikëpamjet e tij mbi vlerat e këtij projektligji.
Eshtë mjaft i njohur për opinionin premtimi i PD për të mos i tatuar fshatarët për të paktën pesë vjet. Kjo pse tani ky premtim nuk po mbahet?
"Në programin e zgjedhjeve të 22 marsit PD premtoi se do ta përjashtonte fshatarësinë nga taksat për 2-3 vjet. Fshatarësia kooperativiste ka filluar të privatizohet në shtator të vitit 1991. Që nga ajo kohë e deri në gusht 1994 — kur do të fillojë vjelja e taksave — i bie të kenë kaluar afërsisht tre vjet. Kështu PD i qëndron korrekt elektoratit të vet në afatin kohor që i ka premtuar".
Çfarë e bën të domosdoshëm ushtrimin e sistemit të taksave e tatimeve mbi fshatarët?
"Përfshirjen e bujqësisë në sistemin e tatimeve dhe taksave e bën të domosdoshëm fakti që një pjesë e madhe e popullsisë sonë — 65 për qind — banon në fshat. Vendet e tjera evropiane i kanë burimet e financimit nga aktivitetet e tjera dhe shumë pak nga bujqësia, në të cilën angazhohen vetëm 3-5 për qind e popullsisë. Përveç kësaj ky ligj do të ndihmojë në konsolidimin e pronës në fshat. Bashkë me miratimin e projektligjit për dënimin me gjera të tokës dhe projektligjin për çmuarjen në letra me vlerë të pasurisë së patundëshme — në funksion të kompensimit me vlerë të ish-pronarëve — krijohen premisat e tregut të tokës në Shqipëri".
Si do të llogariten këto taksa dhe tatime?
"Toka e Shqipërisë ndahet në 10 klasa të percaktuara, në bazë të disa kritereve si: shkalla e pjellorisë, përbërja, qenia nën apo mbi ujë, largësia nga qendrat e banuara e të tjera. Masa e tatimit do të ushtrohet në bazë të këtij klasifikimi.
Ka vit të mbarë, por edhe të mbrapshtë bujqësor. A do të mbahet kjo parasysh në tatimet dhe taksat që do t'i caktohen fshatit?
"Momentalisht — kur për herë të parë kemi vendosur sistemin e taksave për fshatin — është e vështirë të llogaritet prodhimi që merr çdo fshatar. Prandaj kriter bazë i vendosjes së tatimit do të jetë sipërfaqja dhe kategoria e tokës që ka fshatari në pronësi".
Sedja e Këshillit të Ministrave
Privatizimi më i shtrenjtë
TIRANË — "Kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet ose vendoset në shoqërie e përbashkëta, si dhe përcaktimi i çerasë për objekte shtetërore që u jepen në përdorim të tretëve", është një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Duke u marrë me këtë vendim synon të shmangë vlerësimin jo real të pasurisë shtetërore që privatizohet apo vendoset në shoqëri të përbashkëta, si dhe llogaritjen e niveleve të çerave të objekteve shtetërore. Vendimi parashikon përcaktimin e koncepteve më reale në vlerësimin e pasurisë shtetërore, duke zbritur vlerën e objekteve me synim që ajo t'i afrohet sa më shumë vlerës së tregut aktual në vend. Hyrja e tij në veprim do t'i vërë fre kërkesave për blerjen e pasurive shtetërore të paluajtshme me një çmim shumë më të ulët se ato që i ndërtohen aktualisht. Tashmë vlerë e objekteve të paluajtshme (ndërtesave) që privatizohen ose që do të përfshihen në pjesë e kapitalit shqiptar në ndërmarrjet e përbashkëta, nuk do të korrigjohen më në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit — që në fakt ishte një paradoks i diktuar nga faktorë thjesa objektivë — por në bazë të çmimit të lëndëve të para që përdoren për ndërtimin e tyre. Gjithsesi, për të nxitur privatizimin në zonat apo qytetet më të pavilavuara, vendimi parashikon shitjen e objekteve me çmime më të ulura. An. St.
Artan Hoxha: «Unë nuk kam dhënë dorëheqjen, jam shkarkuar nga detyra»
Flet ish-Drejtori i Agjencisë së Privatizimit
TIRANË — "Unë nuk kam dhënë dorëheqjen, por më kanë shkarkuar nga detyra", i shpjegon Gazetës Shqiptare Artan Hoxha, ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. Hoxha — ministri i ri i Qeverisë Meksi — për më shumë se një vit e gjysmë mbuloi një nga postet më të rëndësishme të kësaj Qeverie: Ministrinë e Tregtisë dhe të Mjedisit Ekonomik me dëshirë. Në nëntor të 1993, i sapo i ristrukturimit të tre Ministrive u shkri i vetmi ministër që mbeti pa post. Pas kësaj atij i caktohet detyra e Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, një tjetër pikë kyçe në reformën e drejtuar nga Meksi. Por javë më vonë dy muaj, Hoxha këtë e shkarkon dhe i caktohet një detyrë e re, të cilën ai nuk e pranon. "Unë e prisja këtë vendim", i deklaron ai Gazetës Shqiptare, duke mos dhënë shpjegime të tjera.
Cilat janë shkaqet e shkarkimit tuaj?
"Secili duhet ta kërkojë të drejtën të zgjedhë bashkëpunëtorët e tij".
A është kjo një konsekuencë edhe e mënjanimit nga detyra e ministrit?
"Sot nuk ka në vend për llojë nënjës persekucion.
Ju keni paraqitur një raport mbi strategjinë e privatizimit, i cili është bërë dhunë posthu. Cilat ishin propozimet tuaja?
"Unë paraqita një projekt të plotë për zhvillimin e metodave të privatizimit, ku propozoja: hapjen e plotë të procesit të privatizimit në të gjitha kategoritë e ndërmarrjeve, përdorimin e letrave me vlerë, thjeshtimin e mjaft procedurave të vlerësimit e të shitjes dhe eliminimin e procedurave burokratike që kanë marrë deri në 8-9 ditë për mbështetjen në 3 principe kryesore: në zhvendosjen e iniciativës së privatizimit nga shteti te qytetari; në një privatizim të shpejtë e të thellë; në realizimin e politikës sociale në privatizim. Në mbështetje të kësaj platforme më shumë përfundoja projektligjet dhe projektvendimet e nevojshme për realizimin e saj, të cilat do të rregullonin vetë mënyrën e problemeve e privatizimit sot".
Cilat janë këto të meta?
"Janë ato të cilat i dini edhe të gjithë, privatizimi do kohë dhe me shpejtësi. Tani vendimet merren nga burokracia. Iniciativën nuk e kanë njerëzit, por është shteti që përcakton".
Tani ju jeni larguar nga funksionet shtetërore. A do të vazhdoni aktivitetin politik?
"Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe do të vazhdoj të jem i tillë".
Po mendoni të ardhmen e PD?
"Kam besim se qytetarët shqiptarë do të dinë të vlerësojnë drejt atë çfarë ka bërë e do të bëjë PD".
Po tani çfarë do të merreni?
"Rrugët e zotit janë të padorueshme". Ar. Me.
Në foto Artan Hoxha, ish-ministër i Tregtisë dhe Lidhje e Ekonomik me Jashtë dhe ish-Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit
Ende vazhdojnë vjedhjet mbi energjinë elektrike
Gjatë '93 në Shqipëri «humbi» 40% e korrëntit
TIRANË — Vazhdonë përsëri vjedhjet e energjisë elektrike. Tashmë nuk janë vetëm qytetarët, por edhe firma të ndryshme private. Një kontroll i ushtruar këto ditë në Tiranë nga dega Inspektoriatit të Përdorimit të Energjisë Elektrike, ka mundur të evidentojë disa raste të shfrytëzimit në mënyrë të parregullt të energjisë nga ana e shumë subjekteve private. Për këtë punonjësit e këtij Inspektoriati kanë vendosur gjoba ndaj pronarëve të këtyre njësive — firma Lemon SIAE, restorant Horoskopi e hotel Diplomat — të cilat arrijnë deri në 50 mijë lekë. Gjithashtu gjoba të shumta — në masën 10 mijë lekë — janë vënë këto kohët e fundit edhe për shumë familje qytetarësh që kanë përdorur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike.
Megjithatë nuk është hera e parë që organet e Kontrollit evidentojnë këtë fenomen. Ajo që shqetëson është se shfrytëzimi i paligjshëm i energjisë vazhdon ende dhe nuk po ndërpritet. Sipas disa të dhënave të nxjerra këto ditë, Ministria e Energjisë — gjatë 1993 — mbi 40 për qind e energjisë së hyrë në vend. Ky fenomen, i përhapur në Shqipëri sidomos këto vitet e fundit, është i lidhur në një farë mase — sipas mendimit dhe të specialistëve — me kërkesën e madhe që ka për përdorim energjie. Kjo "uri" për korrent — gjatë '93 konsumimi i energjisë ishte 4 herë më i madh se ai në vitin 1990 — është pasojë e përhapjes mjaft të madhe të prodhimit të pajisjeve elektroshtëpiake. Por tashmë korrenti nuk përdoret vetëm për gatim, ai është bërë për shumicën e familje dhe një nga burimet e ngrohjes. Kjo gjendje — sipas specialistëve — nuk mund të përballohet, madje realizimi i ngrohjes me energji elektrike është i pa mundur. Për këtë do të duheshin investime kolosale, që do të arrinin në qindra milionë dollarë. Aktualisht asnjë vend në Europë nuk e përdor energjinë elektrike për ngrohje. p. re.
Katër muaj dënimi për Dhimitrin
TIRANË — Katër muaj heqje lirie për Petro Dhimitrin, ish-Drejtorin e Shtypshkronjës "Demokracia". Kështë ky vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila e deklaroi fajtor Dhimitrin për veprën penale të "falsifikimit të dokumentave zyrtare". Sidomos menjëherë pas procesit — ditën e hënë, 24 janar — Dhimitri kaloi në gjendje të lirë, pasi katër muajt e arrestit shtëpiak ndaj tij u çmuan si kohë e vuajtjes së dënimit. Në proces nuk u paraqitën dëshmitarët trembëdhjetë të Rrapit, por Gjykata me pëlqimin dhe të Dhimitrit — vendosi që të quante të vlefshme dëshmitë e tyre, të bëra gjatë hetimit. (e. r)
Partizani «humb» ndaj grabitësve
Vidhet magazina e futbollistëve
TIRANË — Një humbje e paparashikuar për futbollistët e Partizanit. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë rezultat negativ në fushën e gjelbërt, por vetëm për një "humbje" me grabitësit. Të hënën në mëngjes drejtuesit e këtij klubi kanë njoftuar organet kompetente për një vjedhje të rëndë në magazinën e Klubti të Futbollit. E gjitha kjo ka ndodhur ndërsa sapo kishin filluar disidnet për gjetjen e golave civile, të cilët duhet të bënin atë shërbim që deri dje e më parë — e kishin kryer ushtarë efektivë në Ministrisë së Mbrojtjes.
"Vjedhja është mjaft e konsiderueshme — pohon për Gazetën Shqiptare Sulejman Starova, trajner i Partizanit — brenda në këtë magazinë ndodheshin të gjitha materialet sportive që shërbenin për mbarëvajtjen e aktivitetit futbollistik të ekipit tonë". Po sipas tij, në këtë objekt po thuajse të gjitha materialet sportive ishin prodhime italiane, të sjella në Shqipëri nga sponsorizuesi i Partizanit, "Apaso". Ende nuk është bërë përllogaritja e saktë e vlerës së kësaj grabitjeje, sepse për të nën masa të ndryshme të objekteve i vënë nga specialistë përkatës. Grabitësi — sipas drejtuesve të klubit — sukssoj do ta kenë mjaft të vështirë të mbulojnë autorsinë, pasi të gjitha materialet janë të sigluara me shenjën "Partizani". Hetimet ende vazhdojnë. (d. l.)
Liçencë lokali? «Jo pa toilettes»
Masë e detyrueshme për pronarët e rinj
Një propozim i veçantë nga Ministria e Shëndetësisë
TIRANË — Tani të gjitha lokalet do të kenë edhe tualete. Duke filluar që nga ky vit të gjithë ata që duan të hapin një lokal: bar, birrari apo restorant, duhet të paraqesin në projekt edhe një toilette për klientët. Në dhënien e liçencës lidhur zonale — shpjegon për "Gazetën Shqiptare" Kujtim Zazo, specialist i sektorit të Higjienës dhe Inspektoriatit Sanitar pranë Ministrisë së Shëndetësisë — kemi menduar që ta ndërlmë edhe pronarin e këtij ambienti në lokal".
Aktualisht në pjesën dërrmuese të lokaleve ekzistuese në Shqipëri nuk ka asnjë tualet me quajt e shërbejë për klientët. Megjithëse ekziston një rregullore e cila e parashikon atë, kjo deri tani nuk është zbatuar. Ministria e Shëndetësisë kërkon edhe mbështetjen e organeve të pushtetit vendor për zbatimin në praktikë të kësaj detyre. Pikërisht për ta bërë të mundur këtë kërkesë mësë e domosdoshme ajo ka menduar se e vetmja rrugë ishte detyrimi. Pra, nëse do të hapësh një lokal, duhet patjetër të pranosh edhe qënien e një toilette. Ar. Me.
DJE NE SHQIPERI
SHQIPERIA DHE BULLGARIA: BASHKEPUNIM KUNDER TERRORIZMIT NDERKOMBETAR
Luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, tregtisë ilegale dhe trafikut të drogave, substancave psikotrope, kundër krimit të organizuar, kundër operacioneve financiare të paligjshme të shumave të mëdha, parave të papastra dhe kontrabandës: objektet të një marrëveshjeje të nënshkruar në Sofje mes Ministrive të Punëve të Brendshme të Shqipërisë e të Bullgarisë. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Viktor Mihajllov, ministër i Brendshëm i Bullgarisë, u prit edhe nga Aleksandër Meksi, Kryeministri i Shqipërisë.
RRISHET KONTRATA E PUNESIMIT TE VAJZAVE SHQIPTARE NE QIPRO
Skad orët e fundit! [?] ajo është në duar të qeverisë dhe grupe për çështjen e vajzave shqiptare që shkojnë me vizë pune. Tashë? Frashëri, Drejtor i Emigracionit në Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes Sociale, shpjegon arsyet e prishjes së kontratës ndërmjet firmës shqiptare dhe firmës qipriote "Al Demiragh and Sons LTD". Po sipas tij, tashmë në Shqipëri janë kthyer në shtëpi 85 vajza që ishin të punësuara në një firmë, ndërkohë që 27 të tjera nuk kishin pranuar kthimin. "Kjo firmë ka shkelur rëndë kontratën në drejtim të pagesës, kushteve të banimit dhe — kohët e fundit — edhe për ushqimin e punonjësve shqiptare", deklaroi Frashëri për ATSH.
NE BRENDESI
Itali, marrëveshja e parë mes Lidhjes së Veriut e ish Dc
Aleanca të reja partish në Itali
NE FAQEN 2
Ngrohja në dimër me sobë mund të shfaqet e rrezikshme
Monoksidi i karbonit vrasës
NE FAQEN 3
UNIPROJEKT - DURRES, Assn.
Architecture / Town Planning
Consulting, Construction Works & Supervision
• Merr përsipër projektimin e çdo lloj objekti si banesa, objekte sociale, industriale, hoteliere, etj.
• Merr përsipër të ushtrojë aktivitetin e ndërtimit me metodën e "çelësa në dorë" (duke filluar nga projektimi e deri tek dorëzimi i objektit).
• Garantor cilësi, shpejtësi dhe korrektësi në përpjekjen që stafi inxhinierësh e teknikësh në atë të me përvojë si në projektim ashtu edhe në zbatim.
• Firma jonë ka fituar konkursin për projektin në Portin e Durrësit me fondet e Bankës Kuvajtiane.
• Po punon për rikonstruksionin e Bankës Tregtare Agrare, Durrës me "çelësa në dorë"
Adresa: Rruga "Aleksandër Goga" 441/A
Durrës-Albania
Tel. (355) 152123966/Fax