Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 27 janar 1994

Të udhëtosh me autobuz tashmë kushton më shumë

TRANSPORT / Në një shkurt fillojnë tarifat e reja TIRANË — Rriten me biletave të transportit dhe për udhëtarët. TIRANË — Rriten emet e biletave të transportit dhe për udhëtarët. Duke filluar nga 1 shkurti, për do qyetar, do të kushtojë më shtrenjtë udhëtimi jo vetëm nga njëri qytet në tjetrin, por edhe brenda për brenda tyre. Vendimi i cili u mor nga Qeveria gjatë mbledhjes së saj të 24 janarit — erdhi si reflektim i domosdoshëm i rritjes së fundit të çmimeve të karburanteve. Vetëm pesë ditë dhe për të udhëtuar jashtë qytetit secili do të paguajë 30 për qind më shumë. “Në këtë rritje të çmimeve tavan — shpjegon për Gazetën Shqiptare Fehmi Godo, specialist në Sektorin Automobilistik pranë Ministrisë së Transportit — nga ana jonë është marrë parasysh, përveç vlerës së karburantit edhe një farë rritje e inflacionit”. Në një masë më të madhe është rritur vlera e biletës së transportit urban. Nga 3 lekë që është aktualisht, ajo do të blihet 5 lekë. Por nëse bileta rritet 60 për qind aboneti do të jetë lëvizjen vetëm 25 për qind. “Duke vepruar kështu — shprehet Godo — rritet interesi dhe detyrohet i udhëtarëve për të përdorur aboné. Në të vërtetë përdorimi i abonéve për transportin urban ka ardhur duke u rritur. Kështu vetëm në Tirana ai është dyfishuar. Nëse gjatë gjithë vitit 1992 ishin blerë 113 mijë aboné, gjatë 1994 ky numër shkoi në 231 mijë. Ndërkohë e abonarit përbën gati 40 për qind të udhëtarëve”. Rritja e biletave të transportit ndërurban ishte shtylluar në mënyrë të paligjshme nga transporti privat. Në të tilla vlera ndërurbane, rritja e 15 janar e çmimeve të karburantit — që afroi 70 për qind — u shoqërua me ngritje nga ana e tyre me njëjtin, po thuajse në të njëjtin masë, të çmimit të udhëtimit. Abuzimet më të mëdha janë bërë kryesisht në linjat Veriore e Verilindore, ku vlera e biletave ka arritur thuajse dyfishin e vlerës aktuale. “Për të eliminuar këtë gjendje duhej të kishte ndërhyrë edhe Policia Financiare. Eshtë shteti ai që i përcakton çmimet e që ka vendosur një nivel tavan për to — thotë Godo — megjithatë, transportuesit privatë mund t’i kishin lëvizur çmimet, pasi për shkak të konkurrencës ata kanë qenë më të ulta se niveli tavan, por jo ta kalonin këtë nivel”. Tashmë rritja e çmimeve ka nxitur shteti është caktuar. Nuk dihet vetëm nëse konkurrenca do t’i bëjë përsëri qirë vlerat e biletës të jetë më e ulët. Rruga e biletës Ja si kanë ndryshuar çmimet e transportit urban gjatë këtyre viteve të fundit: BILETAT Deri në vitin 1991 0,3 lekë Në fund të vitit 1991 1,5 lekë Në fund të vitit 1992 3 lekë 1 shkurt 1994 5 lekë Armand Mero
Fehmi Godo Armand Mero Tiranë

KE ndihmon burgjet

Aktivitete edhe për të dënuarit 1.4 milion dollarë përmes një projekti të veçantë Situacion '93 Ja gjendjet e burgjeve gjatë një periudhe të 1993 Burgjet Të burgosur Moshat kryesore 18-25 vjeç 26-30 vjeç 31-35 vjeç LEZHA 250 99 65 31 LUSHNJA 130 70 27 20 KAVAJA 220 94 40 24 TEPELENA 30 - - - TIRANA 1 120 35 25 12 TIRANA 2 130 47 30 24 SARANDA 120 59 30 24 Burgu i Tiranës TIRANË — Mbërrijnë më në fund investime edhe për burgjet. Janë 1,2 milion dollarë që do të përdoren për ristrukturimin dhe paisjen me materiale të nevojshme të këtyre institucioneve. Kjo sasi do të lëvrohet nga Komuniteti Evropian në kuadrin e ndihmës humanitare — një buxhet prej 12 milion dollarësh — aprovuar për Shqipërinë. Do të jetë 7 burgje, të cilat do të përfitojnë nga ky financim. Ato do të përfshihen në një program pilot, që do të synojë — përveç ristrukturimeve — edhe organizimin e aktiviteteve të rregullta për të burgosurit. Ndërkohë projekti i Komunitetit Evropian parasheh edhe financimin e një pjese të riparimeve kryesore — mure, dritare, çati dhe punime të tjera — të gjitha burgjeve shqiptare si dhe furnizimin e tyre me pajisje të ndryshme të domosdoshme. Kërkesa për këtë financim kishte bërë në vetë autoritetet shqiptare dhe do të ngrihet një po atë do të përcaktojnë edhe 7 burgjet — njërin prej tyre mendohet të jetë ai i Kavajës — që do të përfitojnë nga programi pilot. Gjithashtu do të vijë së shpejti në Shqipëri një ekspert i Komunitetit Evropian që do të bashkëpunojë me specialistë shqiptarë për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti. Alarmin për gjendjen e vështirë të burgjeve e kishte dhënë kohë më parë — nëpërmjet Gazetës Shqiptare — Bardhyl Llëshi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili kërkonte ristrukturimin dhe shtimin e organikës, sigurimin e kapaciteteve të reja si ristrukturimet ndërtimore. Si të gjitha institucionet e tjera, sistemi i burgjeve në Shqipëri kishte trashëguar një gjendje tepër të vështirë; godina të vjetra, pa sistemet elementare të higjenës dhe të trajtimit të të burgosurve, një numër në rritje të të paraburgosurve si në rritje të të dënuarve. Në shumicën e rasteve ato ishin vendosura edhe larg qendrave të qyteteve, me të cilat lidheshin me rrugë të paasfaltuara. Shpesh herë mbi gjendjen e rëndë të burgjeve është bërë apel edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ka tërhequr vëmendjen për një kujdes më të madh të shoqërisë demokratike për përmirësimin e kushteve të jetesës të të burgosurve. Ar.Me.
Bardhyl Llëshi Tiranë Lezhë Lushnjë Kavajë Tepelenë

DJE NE SHQIPERI

KISHA ORTHODOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE PRANOHET NE KESHILLIN BOTEROR TE KISHAVE — Midis 323 kishave anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, pranohet unanimisht edhe Kisha Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Sipas një njoftimi të zyrës së Shtypit të kësaj Kishe, bëhet e ditur gjithashtu se gjatë zhvillimit të punimeve — në Johanesburg të Afrikës së Jugut — foli edhe Kryepiskopi Anastas. SHOQATA "KONSUMATORI SHQIPTAR" PRANOHET ANETARE KORRESPONDENTE E ORGANIZATES NDERKOMBETARE TE BASHKIMIT TE KONSUMATOREVE — Midis 200 anëtarëve nga të gjitha kontinentet, në Organizatën Ndërkombëtare të Bashkimit të Konsumatorëve — me qendër në Londër — pranohet si korrespondente edhe shoqata "Konsumatori shqiptar". Kjo shoqatë e krijuar dy vjet më parë, sot shtrihet në të gjithë Shqipërinë, madje duke bashkëpunuar me organet shtetërore për të mbrojtur konsumatorit. ENELI PALET PERPJEKJII PERGJEGJESHEM I ENERGJISE ELEKTRIKE PER VITIN '93 — I treti forum energjitik për Shqipërinë — energjia elektrike — arrin shifrën e 3 miliard e 484 milion kilovat orë për dhjetë muajt e përfunduar të këtij viti. Ajo shifër e lartë që i shtohet së — në krahasim me vitin 1992 — Shqipëria e ka arritur me 7 për qind këtë prodhim. Kjo ka sjellë për pasojë kufizimin e asaj njëjtë energji për qytetarë por më së shumti do të ketë më shumë pozitë prej 170 milionë kilovatore, çka do të thotë se shifra është me ulje në krahasim me vitin e kaluar. Po një rritje është premtuar më shumë dhe i përgjithshëm i energjisë elektrike, po duke mbetur rriten edhe kërkesat e konsumatorëve, shpjeguar kjo edhe me rrymë e standardit të jetesës njerëzore familjarë shqiptare.
Anastas Johanesburg Afrikës Së Jugut Londër Shqipëri

Proces «Shpresa»: Partisë Republikane

Proces «Shpresa»: Partisë Republikane TIRANË — “Unë do t’i drejtohem Gjykatës së Apelit” Rafalea Niccoli — i pranishëm vitin e kaluar nga Shqipëria për motive të Rendit Publik — por i thirrur nga Gjykata e Tiranës për pjesëmarrje në një proces civil, kundërshton vendimin e datës 25 janar. Pas padisë së bërë nga Partia Republikane, Trupi Gjykues vendosi që: “Shoqëria ‘Shpresa’ është një njësi ekonomike e Partisë Republikane Shqiptare, me ortak Rafalea Niccoli”. Sipas Niccolit i kundërshton vendim sepse: “një shoqëri me të gjithë pronarë me aksionerë është përfshirë midis ortakëve, në të cilën unë nuk i njoh këta ortakë, preferoj më mirë të mos e kem shoqërinë”, përfundon ai.
Rafalea Niccoli Tiranë

Tiranë, përleshje në Teqe: plagosen gjashtë besimtarë

Dhjetë ditë pas vënies së një eksplozivi Tiranë, përleshje në Teqe: plagosen gjashtë besimtarë TIRANË — Një tjetër incident në Teqen e fshatit Selitë e Vogël të kryeqytetit. Vetëm 10 ditë pas vënies së një lënde eksplozive mbi derën e saj — ku u plagos rëndë një besimtar — tashmë shpërthyen përleshje. Janë plagosur gjashtë besimtarë, njëri prej të cilëve — Agim Laku nga Kukësi — dërgohet menjëherë në Spitalin Qendror Ushtarak, pas dëmtimeve të rënda në pjesë të ndryshme të kokës. Incidenti — i ndodhur ndërmjet banorëve të këtij fshati dhe besimtarëve bektashianë — është ndërprerë vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Rendit, të cilët me pas kanë ndaluar edhe personat përgjegjës. Për shkak të hetimeve ende vazhdojnë, në Komisariatin 4 të Policisë së Kryeqytetit ende nuk mund të jepen përfundime të sakta mbi shkaqet që përleshjeve. “Shkak i incidenteve mund të jetë vetëm çështja e pronësisë mbi tokën”, konfirmojnë në këtë organ për Gazetën Shqiptare. Sidoqoftë pavarësisht nga motivet e sulmeve — incidentet dy herë ka rëndë në rrëzik jetën e njerëzve. “Në visin vetëm gjashtë dhjetë metra i Vakëfit — pohon për Gazetën Shqiptare fjalë i plagosur Urini Ajdini — ndersa ata që na sulmuan, rreth 30 vetë dhe të paisur me lopata, leva, hekuri, lopata e gurë”. Po, sipas besimtarëve, në këtë moment në Teqe ndodheshin dhe mjaft besimtarë, të cilat u mbyllën në Vakëf. Dhjetë ditë para përleshjes së 22 janarit, pikërisht në orën tre të natës, Teqja e Selitës së Vogël ishte bërë edhe një herë objekt i një ngjarje të pazakontë. Ndërsa brenda saj flinin pesë besimtarë, një eksploziv i fuqishëm, kishte shpërthyer në muret anësore. Fatmirësisht, i plagosur mbeti vetëm besimtari Artur Shishi, i cili ende gjendet në spital. Banorët e këtij fshati tregojnë gjithashtu se në këtë Teqe vijnë edhe mjaft besimtarë nga rrethe të ndryshme të cilët — nga shërbimet fetare çelore Bergo — presin e shërojnë magjitë, por edhe mjaft sëmundje të ndryshme, si reumatizmi e ziologjik, epilepsitë, paralizat pa shkaqe klinike dhe probleme të tjera të famljes. (Ed.La.)
Agim Laku Urini Ajdini Artur Shishi Tiranë Selitë E Vogël Kukës

Hakmarrje antike e një gruaje

Protagonistja tentoi ti helmonte kafenë ish-bashkëshortit Më parë ajo i kishte vjedhur shtëpinë Protagonistja tentoi ti helmonte kafenë ish-bashkëshortit Hakmarrje antike e një gruaje Më parë ajo i kishte vjedhur shtëpinë TIRANË — Lorena Bobbi e njohur këtu ditë në një lloj, pasi u kishte prerë penisin të shoqit — shfaqet edhe në Shqipëri. Veçse protagonistja shqiptare ka menduar një hakmarrje më antike, duke tentuar të helmojë ish-burrin e saj nëpërmjet kafesë. Menjëherë pas kësaj, mëngjesin e datës 28 janar, qytetarja M.B., e cila ndaluar nga punonjësit e Komisariatit të Policisë të Tiranës. Por mbi N. B., 50 vjeç, është prerë tentatives për ta helmuar — vendon edhe një akuzë tjetër: ish-bashkëshortit të saj, S. B., ajo i ka vjedhur në banesën e tij edhe një vlerë lekësh të barabartë me afro 6 mijë dollarë, 12 palë pantallona si dhe një palë këpucë. Eshtë kthyer kështu në një hakmarrje me çantë divorci i një çifti kryeqytetas. Për këtë herë nuk janë burrat ato që kundërpërgjigjen si zakonisht — por përkundrazi gruaja ndaj tyre — protagonistja M. B. — tashmë po nënshkrohet hetimeve nga organet e Prokurorisë. (Ed.La.)
Lorena Bobbi M.b. S.b. Tiranë Shqipëri

Në 1993 një milion më pak të ardhurat nga eksporti

SOS nga industria e bakrit NE BRENDESI NE FAQEN 3 SHBA, zhduket e bija e Albanos dhe Rominës Nuk ka asnjë lajm nga 1 janari NE FAQEN 2
Albano Romina

Blej dhe shes

KERKOJ një portofol të humbur javën e kaluar pranë rrugës “Bajram Curri”, dikur pranë Klinikës Stomatologjike, në të cilën ndodhen dokumente të ndryshme. Do të isha i ndihmuar me një anë e dukat që e ka gjetur, në qoftë se do të na njoftojë, duke telefonuar pranë Gazetës Shqiptare në numrin 32646. I interesuari do të mbahët edhe vetëm me kthimin e dokumenteve. SHES një shtëpi, një dhomë e kuzhinë, me korridor, aneks, e c e banjo me përmasa mjaft të mëdha. Banesa është në katin e parë dhe ka ujë të vazhdueshëm. Adresa: pranë Degës së Rendit Publik në Vlorë. Të interesuarit të telefonojnë në 2718. VENDOJNA casa, una stanza e cucina con korridor, retrocucina, e bagno, di grandi dimensioni. L’abitazione si trova al primo piano dove c’è sempre acqua. Indirizzo: presso il Commissariato della Polizia, Valona. Gli interessati possono telefonare al numero 2718, Tirana. JAP ME QERA një vilë dykatëshe në qendër të Tiranës me një oborr me sipërfaqe 300 metra katrorë. Të interesuarit të drejtohen me adresën: Al Lila, rruga “Qemal Stafa”, nr. 184, telefon 2762, Tiranë. SHES OSE JAP ME QERANJE magazinë me sipërfaqe 18 x 6.5 metra katror, në qendër të qytetit. Magazina është njekatëshe dhe bilet bashku me truallin. Adresa: Lagja “Sul Papri”, pallati 123, telefon 20 65, Elbasan. JAP ME QERA në dyqyan në rrugën “Bajram Curri”, përballë Farmaci së nr.10, me sipërfaqe 50 metra katror. Të interesuarit të marrin të drejtohen në këte adresë nga ora 9.00-12.00. CERCO una massaggiatrice, gli interessati possono telefonare al 24124, Tirane.
Al Lila Bajram Curri Vlorë Valona Tiranë Qemal Stafa

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 rreshta në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l’Africano, 264. Trego në mesazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën.
Tiranë Bari Bajram Curri Viale Scipione L’africano