Taksa të reja mbi rrogat
Ndryshimet e aprovuara nga Parlamenti hyjnë në fuqi pas një jave
Ja sa duhet të paguajmë më shumë
Ndryshimet e aprovuara nga Parlamenti hyjnë në fuqi pas një jave
Taksa të reja mbi rrogat
Ja sa duhet të paguajmë më shumë
Grupet që taksohen
Kufijtë e tatueshëm Përqindja që do zbatohet Shuma që do tatohet Shuma që do ndalet
4004-10000 10 6000 600
10001-20000 15 10000 2100
20001-30000 20 10000 4100
30001-40000 25 10000 6600
mbi 40000 30 10000 9600
TIRANË — Tashmë taksash, përveç pensionistëve dhe personave që kanë të ardhura në 4.000 lekë, nuk do të mbetet pa detyrim me ndonjë tatim. Një ligj i sapo miratuar nga Parlamenti — dhe që do të hyjë në veprim pas 10 ditësh — ka projectuar të gjithë kategoritë e të ardhurave personale si dhe personat që do të tatohen. Njëherazi e sjell majft ndryshime në krahasim me sistemin ekzistues të këtij lloj tatimi. Sipas mendimit të specialistëve të Ministrisë të Financave, ndryshimet që sjell ligji synojnë të ndjekin ndryshimin e situatës ekonomike. Ndërkohë që rritet numuri i njerëzve që do të tatohen — thonë ata — është synuar një shpërndarje më e drejtë e barrës së tatimit në përputhje me të ardhurat e tyre.
Kategoritë e të ardhurave që do të tatohen do të jenë pagat, shpërblimet për veprimtaritë krijuese artistike e shkencore, të ardhurat nga konkurset dhe llotaritë, si dhe të ardhurat nga rentat e tokës apo qeratë e banesave. Përveç pagave dhe të ardhurave nën 4.000 lekë, do të përjashtohen nga tatimi të ardhurat e personave nga dhuratat dhe trashëgimitë, ato nga sigurimet si dhe të ardhurat nga bursat e nxënësve dhe studentëve. Gjithashtu nuk do t'i nënshtrohen këtij tatimi mbi të ardhurat, dhe personat fizikë që i nënshtrohen tatimit mbi biznesin e vogël. Me qëllim që të lehtësohet llogaritja dhe vjelja e tatimit, është miratuar kufizim fiks ose shkallë të tatueshme nga 7 në 45. Për të ardhurat nga 4.000 deri 10.000 lekë në muaj, shumat mbi 4.000 lekë do të tatohen 10 për qind. Të ardhurat në kufijtë 10.001 deri 20.000 lekë në muaj, tatohen 600 lekë plus 15 për qind të shumës mbi 10.000 lekë. Të ardhurat në 20.001 deri 30.000 lekë, do të tatohen 2.100 lekë plus 20 për qind të shumës mbi 20.001 lekë. Të ardhurat në 30.001 deri në 40.000 lekë në muaj, tatohen 4.100 lekë plus 25 për qind të shumës mbi 30.000 lekë. Të ardhurat mbi 40.000 lekë në muaj, tatohen 6.600 lekë plus 30 për qind të shumës mbi 40.000 lekë.
Ligji parashikon edhe sanksione për këdo që do të përpiqet t'i shmanget detyrimeve tatimore. Për fshehjen ose falsifikimin e të ardhurave personale, fajtorët do të ndëshkohen me gjobë në masën 5-fish të shumës së tatimit të fshehur si dhe marrjen 100 për qind të tatimit të fshehur. Ndërkohë ata persona që nuk do të evidentojnë të ardhurat personale apo nuk do të kryejnë ndalesat dhe derdhjen e tatimit për to, ndëshkohen nga ligji me gjobë në masën sa dyfishi i detyrimit të tyre tatimor.
Një nen i veçantë i ligjit parashikon dhe tatimin e të ardhurave që personat fizikë përfitojnë si rrjedhojë e honorareve nga veprimtari suplementare krijuese artistike, shkencore apo me veprimtari të lira. Në qoftë se për këto të ardhura artistike dhe shkencore, tatimi mbi të ardhurat prej tyre do të jetë vetëm 5 për qind.
Hyrja e Parlamentit
shtë dhe përcaktimi i personave fizikë, rezidentë (vendas), si dhe i personave fizikë të huaj. Të parët — që janë të gjithë personat që vendosen ose janë të pranishëm në Shqipëri për një periudhë 183 ditë gjatë një viti tatimor — do t'i nënshtrohen tatimit për të ardhurat e përfituara në Shqipëri dhe jashtë saj. Të dytët — personat fizikë të huaj — do të tatohen vetëm për të ardhurat e përfituara nga burime në Shqipëri. Njëherij, ligji përjashton nga tatimi mbi të ardhurat e gjithë personat fizikë rezidentë për shuma e paguara si tatim mbi të ardhurat në një shtet tjetër.
Andrea Stefani
Edhe një tjetër skandal i birësimeve ilegale? Nëntë raste të dyshimta
Kontrolle të Komitetit Qeveritar
Edhe një tjetër skandal i birësimeve ilegale?
Nëntë raste të dyshimta
TIRANË — Shfaqet përsëri në skenë çështja e birësimeve të paligjshme. Këtë herë alarmin vjen nga Komiteti Shqiptar i Birësimeve pranë Këshillit të Ministrave. Janë dhënë rastet e reja të verifikuara si dhe parregullsitë e shumta në dokumentacionin për birësimet të denoncuara nga ky Komitet. Dyshimet për abuzime me jetën e fëmijëve vazhdojnë të mbeten mjaft të forta.
"Janë 9 birësime të paligjshme të fëmijëve nga 63 vjeç — i ka deklaruar Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Hilmie Mara, Kryetare e Komitetit — nga këto, 5 janë kryer në Durrës dhe 4 të tjerë në Shkodër". Nga një kontroll i ushtruar nga ky institucion në të gjithë Shqipërinë, përveç këtyre rasteve janë vërtetuar edhe shumë parregullsi në dokumentacionet e cilat lënë vend për të lindur dyshime.
Sipas deklaratave të Marës — përveç shkeljeve të fëmijës — rezulton se ka dhe institucione të tjera të përfshira në këtë skandal. Kontrolli i ushtruar ka verifikuar rastet kur fëmijës së regjistruar si të vdekur i mungon explicata dhe skeda e vdekjes nga spitali. Hija e dyshimit për abuzime të rënda me jetën e fëmijëve rëndon akoma më tepër kur foshnjet janë tërhequr nga spitalet apo institucionet që kujdesen për to vetëm me anë të një firme e cila i korrespondon asnjërit prej prindërve të njohur ligjërisht. Në shumicën raste nuk njihen as adresat e prindërve të rinj birësues. Akuza i jepet drejtorit të Ministrisë së Punës dhe Emigracionit si dhe organeve të Drejtësisë. Drejtorja përkatëse pranë Ministrisë, ka lejuar në mënyrë të paligjshme daljen e fëmijëve nga Institucionet. E njëjta gjë dhe me gjykatat të cilat kanë marrë vendime për adoptimet kur ligji aktual s'u lejonte këto akte.
Skandali mbi birësimet e paligjshme kishte shpërthyer qysh në 1991. Edhe atëherë ishin gjykatat ai që në vetë shtëpitë e fëmijës u vunë në akuzë. Raste e shumë të denoncuara rreth akoma më tepër dyshimet për ekzistencën e një trafiku të fëmijët shqiptarë. Ishte pikërisht ky skandal që detyroi në mars të 1992 ish Presidentin Alia që të ndalonte me ligj birësimet, deri në krijimin e një Komiteti Shqiptar që do të merrej drejtpërdrejt me këtë çështje. Por pikërisht ajo ditë, në Tiranë ndodh një tjetër rast: vogëlushja 7-vjeçare Luljeta Hoxha zhduket pa lënë gjurmë. Mëgjithë apelin e vazhduar nga Gazeta Shqiptare edhe në Itali, akoma edhe sot nuk dihet fati i saj.
DJE NE SHQIPERI
SHQIPERIA VENDOS MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE ME BRUNEIN — Vendosen marrëdhëniet diplomatike — në rang ambasadoreësh — midis Shqipërisë dhe Bruneit. Të dy vendet kanë rënë dakord që të zhvillojnë marrëdhënie bashkëpunimi në përputhje të plotë me parimet e proklamuar në Karton e Kombeve të Bashkuara.
NE SHKODER MBI 300 KËRKESA TË BUXHETIT PER MINTAKTORE — Rritet interesimi i bujqëve shkodranë për mekanikën bujqësore. Deri tani janë paraqitur mbi 300 kërkesa për minitraktorë dhe agregate të tjerë. Brenda e tyre bujqit do të marrin kredi të cilat do të shlyhen brenda një afati 4-vjeçar. Aktualisht në këtë rreth kanë mbërritur vetëm 65 mjete që do të shpërndahen së shpejti. Në këtë shpërndarje i është dhënë përparësi fshatraqe që kanë më shumë pakone tokë e nuk kanë para ndërtime.
NJE MILION DOLLARË PËR NDERTIMIN E NJË KOMPLEKSI FETAR NE LAC — Janë gati 1 milion dollarë që janë investuar për ndërtimin e kompleksit të institucioneve fetare në Qafë Kaçit. Ky kompleks po financohet nga Kisha Katolike — do të përmbledhë, përveç objekteve fetare dhe objektet e karakterit social. Këtu, mendohet të jetë një kopësht katekizmi dhe të jetë qendër mjekësore për nevojat e fshatit. Ky kompleks do të jetë me një xhami? në Shqipëri dhe kisha e tij do të ndërtohet — për nga madhësia — pas asaj të Shkodrës dhe asaj të Tiranës.
NE RRESHEN PALLATI I SPORTIT KTHEHET NE TREG SHITJE — Ka ndryshuar tashmë destinacioni Pallatit të Sportit në rrethin e Rrëshenit. Në vend të aktiviteteve sportive tani këtu ushtrojnë aktivitetin tregtar. Aktualisht ky institucion është tregtore kryesore e Rrëshenit. Pallati i Sportit — ndërtimi i të cilit kishte filluar para disa vjetësh — u kthye në shtëpi e tregtarët pasi punimet e tij u ndërprenë për mungesë fondesh.
KE sjell ndihma të tjera
TIRANË — Edhe 10 milion Ecu — 12 milion dollarë — nga Komuniteti Evropian për Shqipërinë. Kjo shumë — në kuadrin e ndihmës humanitare — është aprovuar të jepet për katër projekte të ndryshme, ku raudohen ato për riparimin e shkollave të ciklit të detyrueshëm për fëmijët; ndërtimin e apartamenteve dhe asistencë sociale për ish të burgosurit politikë. Pikërisht për të përcaktuar kyonë në funksionimin të këtyre projekteve, brenda kësaj jave do mbërrijë në Tiranë edhe një mision vlerësimi i Komunitetit Evropian.
Vazhdon ecja e Shqipërisë drejt Këshillit Evropian
«Defitesë» e reportierëve ndërkombëtarë
TIRANË — Vazhdon rruga e Shqipërisë drejt pranimit në Këshillin e Evropës. Tashmë dyert e Evropës duken akoma më të afërta. Pardje Komisioni për çështjet juridike e të Drejtat e Njeriut, si dhe Komisioni për Çështjet Politike ka vendosur të dërgojë reporterët. Do të jenë këta — të cilët do të vijnë në mars ose prill — që në raportin e tyre do të formulojnë "provën" e Shqipërisë për t'u futur në Këshillin Evropian.
Ardhja e këtyre reporterëve bëhet gjithmonë — sipas një procedure të njohur — pasi është paraqitur më parë një fletë raport nga juridikët e Këshillit Evropian. Ky raport i justifikuar mbi Shqipërinë — që përmbante të dhëna e ndryshme mbi Reformën Kushtetuese, Ligjore, mbi funksionimin e institucioneve Demokratike dhe zbatimin e të Drejtave të Njeriut — ishte përgatitur jo vetëm e kaulur nga dy specialistë. Ai ishte paraqitur Komisioneve të posaçme të cilat kishin dhënë më pas një vlerësim aprovuese.
Kështu, ardhja e të reporterëve si dhe një raport pozitiv në përfundim të punës së tyre, do ta çonte Shqipërinë në pragun e dyerve të Këshillit të Evropës.
Hajdutë banesash... me liçencë
Tiranë, Policia ndalon 6 persona të akuzuar për 16 vjedhje
Është zbuluar një bandë profesionistësh
Tiranë, Policia ndalon 6 persona të akuzuar për 16 vjedhje
Hajdutë banesash... me liçencë
Është zbuluar një bandë profesionistësh
TIRANË — Vjedhin, por me liçencë. Një "blic" i suksesshëm i punonjësve të policisë së Komisariatit 8 ka bërë të mundur zbulimin dhe ndalimin gjashtë personave, dy grabitësish profesionistë, janë të cilët kanë qenë në gjendje të depërtojnë në banesat për të shtënë dorë mbi pasuritë me licenca dragare dhe uniforme. Sipas organeve të Rendit lidhur me këtë ngjarje — pas 16 vjedhjeve të ndodhura me armë në qarkun e Tiranës, dy personat e ndaluar janë pajisur me uniforma dhe me elektronikë, të cilat i përdornin për të kryer vjedhjet. Të gjithë autorët e vjedhjeve janë arrestuar dhe janë nën hetim.
Të gjitha autorët e arrestuar janë u ndaluan në Burgun e Tiranës — sipas organeve të Rendit — dyshohen se kanë në ndryshme nën përdorje. Vlera e sendeve të vjedhura — nga korrentor i shpejtë? Vlera e sendeve të vjedhura — nga korrentor i shpejtë? i kanë kaluar deri tani në shumë të llogaritur saktësisht, pasi shuma e të vjedhurave dhe banesat nga hetimet e para është zbuluar vetëm "profesioni" i autorëve për tu grabitur pajisje e ndryshme elektroshtëpiake.
e. l.
Çështja Nano, përgjigjet Arbnori
Njëzetë e tre deputetë flasin për «antikushtetueshmëri»
«Arrestimi nuk ishte i paligjshëm»
Njëzetë e tre deputetë flasin për «antikushtetueshmëri»
Çështja Nano, përgjigjet Arbnori
«Arrestimi nuk ishte i paligjshëm»
TIRANË — Përsëri çështja Nano në Parlament. Një grup prej 23 deputetësh të katër partive parlamentare — PS, PD, PAD dhe PNDJ — i kanë paraqitur një kërkesë Kryetarit të Kuvendit Arbnori, për të diskutuar në një seancë të posacme arretimin të liderit të PS.
Në kërkesën e paraqitur, pretendimi është se kohëzgjatja e burgimit i ka konsumuar qëllimet e saj masë arresti, duke e shndërruar atë në një akt tashmë antiligjor. Dhe është Arbnori që kundërpërgjigjet duke nënvizuar se Nano nuk është i burgosur politik. Duke kundërshtuar cilësimin e antiligjor e veprimeve të ndërmarra ndaj deputetit dhe kryetarit e numë- ve për akuza të rënda, ai nënvizon se në momentin e heqjes së imunitetit parlamentar, Parlamenti dinte llojin e fajit. Gjithashtu Parlamenti — po sipas Arbnorit — posedonte të dhëna të nevojshme për të formuar bindje se duheshin zhvilluar hetime.
Duke mos pranuar kërkesën për ta rishqyrtuar çështjen Nano në Parlament, Arbnori la të kuptohet se tashmë ajo mund të zgjidhet vetëm nga drejtësia. "Në rast se hetimet e deritanishme, kanë vërtetuar se masa e paraburgimit ndaj u prova nuk justifikohet më, i akuzuari ose mbrojtësi i tij — sipas Kodit të Procedurës Penale — kanë të drejtë të kërkojnë nga gjykata ndryshimin e masës së sigurimit" — shprehet ai në përgjigjen e tij. Ndërkohë, grupi i deputetëve këmbëngul në antikushtetueshmëri, në mbyllës e Nano në arrest.
Kryetari i Krysisë së Kuvendit Popullor, Arbnori
A. S.
NE BRENDESI
Pronësia mbi tokën prek edhe futbollin
“Tirana mund të mbesë pa fushë”
NE FAQEN 3
Evropa pa kufij shtyhet akoma projekti
Gjithë faji i një kompjuteri
NE FAQEN 2