NARKOTRAFIK Zbulohet në Vlorë një tjetër fushë me hashash dhe në Lushnjë sekuestrohet afro 2 kilogram farë e tij. Ndalohen tre persona
NARKOTRAFIK
Zbulohet në Vlorë një tjetër fushë me hashash dhe në Lushnjë sekuestrohet afro 2 kilogram farë e tij. Ndalohen tre persona
Drogë në vend të grurit
Ndërhyn edhe Ministria e Bujqësisë
VLORË — Drogë në vend të grurit e misrit. Vazhdon të bëjë gjëmën e më shumë rezistenca e bujqve shqiptarë përballë ofertave — naivisht të majme — për të ndërruar destinacionin e tokave të tyre. Kultivimi i bimëve narkotike në vend të atyre bujqësore, tashmë është realitet që të gjithë e kanë në Shqipëri. Vetëm në 48 orët e fundit burime të ndryshme zyrtare kanë denoncuar për dy episode të tjera, në qarkun e Vlorës dhe në Lushnjë.
Por ndërsa organet e Rendit i bënin siç zakonisht kundërvepruese ndaj modës së kultivimit të bimëve narkotike, tashmë janë funksionale dhe Ministria e Bujqësisë. Zëvendës ministri i kësaj të fundit, me përkrahjen e zyrtarëve të policisë, ka dhënë sinjalin e alarmit. "Nëse nuk do të merren masa të menjëhershme — është shprehur ai — do të rrezikohet rëndë bujqësia shqiptare".
gjësmë e rehet e vazhdimisht japin informacione të vyera dhe njoftojnë për sipërfaqe të mbjella me bimë të ndaluara — pohon për Gazetën Shqiptare Hasan Halla, ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit — madje ja një inspektorët e Tarave do të, në bashkëpunim me organet e Rendit, hartojnë një plan kontrolli nëpër tërë e bimëve narkotike në sipërfaqe të kontrolluara". Sipas ministrit Halla, synimi për të frenuar mbjelljet e paligjshme, Ministria e Bujqësisë i ka shkruar më një ndërlidhje posaçëm, në mënyrë që bujqit jo vetëm ta vetëparandalojnë këtë fenomen, por në rast të kundërt të një edhe në përgjegjësi ligjore. Duke tentuar se vështirë se minimistri Halla i cil i mendon se janë narkotikët, kanti e huaj ata që joshin bujqit shqiptarë.
Gjithmonë e më shumë po vërtetohet. Thuajse në të gjitha rastet e tjera të verifikuara në këto dy vite të fundit, personat e ndaluar kanë pranuar eksportimin e prodhimeve jashtë shtetit si dhe "dorëzimin e pashërueshëm" të tokave të tyre kundrejt ofertave të personave që vijnë zakonisht nga Greqia. Ndërsa në një tjetër rast të lejuar më parë Vlorë sipërfaqja prej 365 metra katrorë, pranë fshatit së cilës u sekuestrua prodhimi e Rendit se 8,5 kilogram hashash. Po këtë ditë në Lushnjë u zbulua afro 2 kilogram farë hashashi, e cila ishte kultivuar në një kopësht personal të fshatit Goricë. Janë ndaluar menjëherë tre persona të një familjeje, Hili, Allmir e Conche Nushi, ndërkohë që për kultivuesin e Vlorës — Abedin Zekën — është shpallur kërkimi.(e.)
Shtypi i varfër rrezikon pavarësinë e tij
Gazetat në krizë
CARLO BOLLINO
TIRANË — Shtypi shqiptar është në krizë dhe i kërkon ndihmë qeverisë. Apeli është lëshuar para pak ditësh nga përfaqësuesit e disa prej gazetave më të rëndësishme të vendit, këto herë fatmirësisht jo për problemet e lirisë së shtypit, por për probleme ekonomike. Dhe është e rëndësishme u flitet sërish nuk është një protestë e pabazuar.
Të prodhosh një gazetë kushton shumë. Një kopje e blerë me 10 lekë, në të vërtetë, botuesit i kushton shumë më tepër. Logjika janë të thjeshta: jo më pak se 6 lekë shkojnë për letrën dhe shtypjen; 1 lek për pjesën e shitjes, 1 lek tjetër për fitimin e shpërndarësit dhe së fundi, 1 lek e gjysmë si taksë qarkullimi, që i korrespondon fitimit të shitësit. Gjinia kësaj i shtohen rrugët e gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të ndryshëm, qeraja e redaksisë, kostot e telefonave dhe të energjisë elektrike e kështu më radhë. E pra në treg nuk ekzistojnë shembuj të tillë ku do të ishe al që do të prodhonte një mall duke ditur se duhet ta shesë më një çmim më të ulët se i kushton? Për gazetat dy janë mundësitë kryesore të fitimit: të shesë shumë kopje sa më i madh të jetë tirazhi aq më shumë ulet kosto mesatare për çdo kopje, ose të sigurojë shumë të ardhura nga reklamat. Por sot në Shqipëri, thuajse të gjitha gazetat sinjalizojnë një rënie të ndjeshme të shitjes, ndërsa dhe për reklamat (tregu i të cilave është thuajse totalisht në duar të televizioneve) nuk ka një bazë prej 15 për qind.
Ekziston në të vërtetë edhe një i tretë, i mundshëm, burim fitimi, financimi nga jashtë. Pra një gazetë — që ndryshe nuk do të mund të kuadronte bilancin e saj — pranon të financohet nga një parti, organizata, apo industri. Por në këtë moment kuptohet, gazeta pushon së qeni e pavarur. Ja pra një pikë e parë e rëndësishme që duhet sqaruar: pavarësia e një gazete kushton dhe kjo varet para së gjithash nga forca e saj financiare. Gazeta në krizë financiare, thuajse asnjëherë nuk arrin t'i ruajë i jenë edhe të lira. Ditët e kaluara gjatë Konferencës së Partisë Demokratike të Tiranës — Presidenti Berisha lëshoi një apel që na u dukte përërisht interesant: "Mjaft me shpifje dhe me akuza reciproke". Presidenti i Republikës duke iu drejtuar të gjitha gazetave shqiptare — e pati vetëm një formacion. Një thirrje së cilës i bashkohemi pa asnjë hezitim. Por fatkeqësisht, pjesa e mësimit e Presidentit, nuk mund të mjaftojë për të zgjidhur krizën e shtypit shqiptar, nëse taksat e qarkullimit, ato mbi reklamat dhe taksa doganore mbi letrën dhe bojën (që rrisin kostot e shtypjes) do të vazhdojnë të kërcënojnë bilancet e gazetave. Vetëm nëse do të vendoset e ndoshta dhe rrjeti mësim bashkë me gjithë çmimi i shitjes së gazetës, duke zgjedhur kështu të rendojë peshat e lexuesit për të shpëtuar nga kriza. Por a do të ishte e drejtë? Pavarësia, sigurisht kushton, por besojmë se gazetat e pavarura i shërbejnë njëherë shtetit. Qeverisë dhe njerëzve. Duke ndihmuar në mendime të pësuara, Qeveria dhe Parlamenti do të ndihmonin shtypin që të jetë në të vërtetë autonom, do t'a largonin çdo alibi ndaj kujtdo që, përkundrazi, kërkon "të shitet" dhe do të forcojnë një tjetër kontroll të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë. Edhe bashkëpunimi me shtetin, nga kjo anë, nuk do të thotë mungesë lirie, por kusht i mbijetesës.
Kontrabandë me Shqipërinë: arrestim në Itali për politikanin
E përfshirë mafia?
E quanin "miku i shqiptarëve" sepse në marsin e 1991, në kohën e eksodit tragjik drejt brigjeve të Brindizit, ai ishte administratori shtetëror që për i dërgoi të Komunës u mor me mikpritjen e mijëra refugjatëve. Por mbrëmjen e shkuar, në Marco Selleri, 45 vjeç, politikan shumë i njohur në Puglia, janë hapur portat e burgut. Akuzohet për trafik cigaresh kontrabandë, pikërisht me Shqipërinë. Bashkë me të janë arrestuar nga policia italiane edhe pesë sipërmarrës të tjerë nga Brindizi, ndërsa kërkohet të identifikohet një qytetar shqiptar; quhet Sokol, por duhen ende vetëm kaq për të. Ka folur disa herë në telefon me Sellerin, me bashkëpunëtorët e tij, për të trajtuar ngarkesat me cigare të cilat, që nga deti shqiptar, do të transportoheshin në breg të Puljes. Një trafik shumë i madh dhe plot me anë e emërta e shëtitëses: Selleri është akuzuar edhe për trafik heroine (gatë një telefonate fliste për një sasi 200 gramësh) ndërkohë që në këtë çështje duket se është i implikuar dhe "Korona e Shenjtë e Bashkuar", pra mafja puljeze. Ka qenë të paktën një kontrabandist i "Koronës së Shenjtë", Francesco Trane — tani në burg për prej disa muajsh — i cili ka nxjerrë fytyrën dhe ka akuzuar Sellerin. Përveç politikanit, janë arrestuar vëllezërit Uj Massimo Selleri, (titullari i shoqërisë "Edil Infinis") sipërmarrësi i njohur Salvatore Andriola, ortak i TV Lugli Prenoce, Ornzo Rizzo, titullar i një shoqërie transporti dhe Attilio Ricciardi, mësues. Sipas policisë italiane, të gjashtin shpesh në Shqipëri, ku mbanin kontakte e nevojshme për trafikun e tyre ilegal. Gjatë hetimeve, të nisura 6 muaj më parë, është zbuluar se Selleri ka drejtuar një tregti midis Shqipërisë dhe Italisë, të paktën prej 20 ton cigaresh. Kontrabandistët, përveç që fitonin nisur edhe në Malin e Zi, ku siç dihet, prej kohësh kontrabandistët italianë dërgojnë furnizime me cigare. Por është hera e parë që në hetim i policisë italiane përfshin edhe Shqipërinë, për të ngjitur në trojet ilegale. I vetmi episod që kujtohet, i përket vitit më parë, kur në ujërat shqiptare ishte bllokuar një "sollos" që duhej të furnizonte cigare pikërisht për kontrabandistët e Puljas. (p. re.)
Një Hotel në gropën e Sejdisë
Akord i ri
TIRANË — Dukët të jetë zgjedhur tashmë problemi i "Gropës së Hajdin Sejdisë" në qendër të Tiranës. "Mbulimi" i saj ësë ka marrë përsipër një grup biznesmenësh privatë, të cilët mendonin të investojnë rreth 60 milionë dollarë për ndërtimin e disa objekteve të rëndësishme. Afërsit me 7-katëshe Barile kanë mbetur tashmë në marrëveshje paraprake "me Ministrinë e Turizmit dhe Bashkinë — ku propozojnë ngritjen e një qendre të madhe tregtare dhe të hoteleve me 5 yje në pronën para Pallatit të Kulturës". Në harkun e 6 muajve ata do të dorëzojnë projektin përfundimtar dhe brenda 12 muajve duhet të paraqesin sërish fondet financiare për realizimin e këtij projekti.
Kukës, plumbi në bukë rifillon të helmojë
Në spital 6 vetë në gjendje të rëndë
KUKËS — Plumbi rrezikon përsëri jetën e njerëzve. Janë 6 persona të cilët ditë e fundit janë shtruar urgjentisht në spital për shkak të intoksikimit. Nga të dhënat e para si dhe nga pohimet e vetë të sëmurëve gurët e mullinjve të zonës — Kalimash dhe Kryemadhi — janë riparuar me plumb për të mbushur të çarat e vërejtura në to.
"Në fillim nuk ndihej dhimbje në stomak — tregon për Gazetën Shqiptare Avni Shahini, 22-vjeçar i shtruar së bashku me motrën e vëllain e tij — pastaj gjithçka u e padhurshme". Në të njëjtën gjendje janë gjetur edhe tre persona të tjerë po nga zona — mbi 100 familje — që tërheqin nga mulliri i Kalimashit. Tani situata e tyre shëndetësore duket e përmirësuar, por mundësia e helmimeve të tjera mbetet përseri në rrezik. Tre muaj më parë po nga kjo nyjë u mblodh një plumb që vuri në rrezik disa qindra familje. "Për të ndaluar këtë gjendje — shpjegon Skënderi i spitalit — preferojmë të mbyllim një pjesë në qytet dhe spital e në Tiranë se kemi bërë të gjitha udhëzimet e nevojshme që të bëhet depistimi i kësaj vatre". Ar. Me
Kukësi
Sekuestrohen 2.200 litra vajguri
— Vazhdon ende lufta e përbashkët vërtabanda e karburanteve. Rasti më i fundit i zbuluar nga agjentët e Policisë Financiare është verifikuar në Berat, ku një sasi e madhe vajguri — 2.200 litra — është sekuestruar për mungesë dokumentacioni. Kontrolli i Financës ështën ushtruar si pasojë e konsumit të shumta vajguri në të kësaj i lëndë e qytetin e Beratit.
Personi në qendër të kësaj kontrabande janë banorë të zonave verilore që furnizohen me ish-Jugosllavinë ndaj të cilës është deklaruar embargo. Makina me vajgur edhe këtë herë ishte drejtuar për në Shkodër.
«Ja provat mbi masakrën në kazermën»
Gjirokastër
KAKAVIJE — Ka përfunduar edhe takimi i dytë i grupeve të ekspertëve shqiptarë e grekë qëllimi i të cilit ishte shpërndarja e mjegullës që ende mbështjell masakrën e 10 prillit të kazermës së rekrutëve në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës. Dhe përseri — sikundër dhe në takimin e parë të zhvilluar në fillim të majit — nga pala greke nuk u soll asnjë fakt që do të ndihmonte zbardhjen e misterit të përgjegjshëm.
Ishte kjo arsyeja — si dhe mosbesimi i shfaqur nga ekspertët grekë për faktet e provat materiale të servirura nga pala shqiptare — që e detyroi grupin e ekspertëve shqiptarë të propozojë një mbledhje të ngushtë me një palë të tretë.
Nga ana e tyre ekspertët shqiptarë kërkuan të dhëna edhe për organizatën "MAVI" (Fronti i Çlirimit të Vorio-Epirit) e cila — nëpërmjet një trakti — kish marrë përsipër autorësinë e masakrës.
Megjithëse i vlerësuar — madje edhe nga pala shqiptare — si politik i hapur, i karakterizuar nga fryma e debatit dhe i nivelit i bashkëpunimit, takimi duket se nuk ka shënuar ndonjë përparim të dukshëm në shpjegimin e shkaqeve të zbulimit e autorëve të incidentit të rëndë i kufijt që kish shkaktuar në ngritjen e menjëhershme të marrëdhënieve mes dy shteteve. Eshtë kjo maskër ende e pashpjeguar, një nga faktorët që këto marrëdhënie vazhdojnë të mbeten të ngrira dhe tani në muajin më të nxehtë të vitit.
Frigoriferi i qytetit: «Skandal»
— Valët të të nxehtit për "Frigoriferin" e Delvinës, i privatizuar në 11 prill të këtij viti nga Bajram Kënçë, tashmë "Frigoriferi" duhet të ndërrojë pronar. Një kontroll i ushtruar ditët e fundit nga Instituti i Kontrolit të Shtetit, vendosi të kërkojë jo vetëm të "Frigoriferit" të jepet përvetësuar te përfaqësuar nga Syrja Boci, por edhe shkarkimi e Kryetarit të Delvinës privatizimit Delvinës, Durim Alivanit dhe ndjekjen e tij penale në organin e Prokurorisë. (e. l.)
DJE NE SHQIPERI
NE BUTRINT JANE RREGULLUAR PER LEVIZJEN NEPER QYTETIN ANTIK — Në rregullore e sapo miratuar bëjnë pjesë e grupin e masave të marra nga qendra Arkeologjike e Sarandës në bashkëpunim me forcat e rendit, për ruajtjen e vlerave kulturore e qytetit antik të Butrintit, që u kërcënuan dhe u kërcënuan nga kontrabandistët e artit dhe u luajt. Në rregulloren e re parashikohen ndalimi i hyrjes së personave në qytet ditëve e pa programuara për vizita turistike, ndalim i prerjes së drurëve në pyllin e Butrintit si dhe qarkullim me automjetet një mjedise të tij.
MINISTRI SLLOVEN NE MBROJTJES NE TIRANE — Mërriti në Tiranë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ushtarak, Ministri slloven i Mbrojtjes Jozko Kacin. Qëllimi i vizitës së Kacinit, është zhvillimi i bisedimeve me Ministrin shqiptar të Mbrojtjes Safet Zhulali dhe autoritete të tjera ushtarake dhe qeveritare të vendit. Spektri i bisedimeve — krahas problemeve marëdhënieve dypalëshe — përfshin edhe çështjen e rajonit.
NE TIRANE NJE KESHILLMORE E RE PER NENAT E FEMIJEN — Sapo një firmë ndërruese e re në këshillimorë e mësuar të punësimit, mungesa e secila mundur me ndihmën e shoqatës humanitare suedeze "Bokult" Albanian Hope". Ndërsa është moderne, një nga mjeke ka ka furnizuar, si dhe me pajisjet, si për gjithë ditën. Për 15 jan shpenuar 21 mijë dollarë, që në të gjendje do të punojnë rreth 12 mjekë pediatër dhe obstetër.
Syri tek Botërori
Brazili kundër Europës në Botëror
Ja katër skuadra në çerekfinalet
Fakte dhe kuriozitete
Syri tek Botërori
Në faqen 3
Mbaruan lotët e finaleve dhe «vallja» e Botërorit rifillon me çerekfinalet ...
Shtatë të Medhenjtë në Napoli mbi problemet e Perëndimit
NE BRENDESI
Shtatë të Medhenjtë në Napoli mbi problemet e Perëndimit
Mbledhja fillon sot
NE FAQEN 2
Rinia, 72% do Universitetin
Shumë janë për juridikun
Sondazh pas maturës
NE FAQEN 2
SEMINARI I PARE PER ÇESHTJE JURIDIKE
Sponsorisohet prej Fondacionit "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë"
SEMINARI I PARE
PER ÇESHTJE JURIDIKE
Sponsorisohet prej Fondacionit
"Shoqëria e Hapur për Shqipërinë"
Janë të ftuar të gjithë avokatët, juristët
edhe studentët e Fakultetit Juridik
Rendi i Seminarit do të jetë:
1. Ligji "Për Shoqëritë Tregëtare" dhe zbatimi i tij.
(Diskutim)
2. Ligji "Për Fondacionet" dhe zbatimi i tij. (Diskutim)
3. Konkluzione mbi këtë Seminar të parë si dhe diskutime për organizimin e seminarit të ardhshëm dhe rendin e tij.
Seminari do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ditën e Martë, datë 12 Korrik 1994, ora 16.30