09/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 korrik 1994

SIDA, infektuar gabimisht?

Frikë për 3 persona që kanë marrë gjak nga sieropozitivi Plazma marrë dhunuesit të pecur nga virusi ishte përdorur rregullisht deri pas prillit TIRANE — Frikë dhe shqetësim për tre persona të cilët kanë marrë gjak nga 31-vjeçari nga Tirana i cili ka rezultuar — para pak ditësh — i prekur nga SIDA. Për të tre do të bëhen urgjentisht analizat e nevojshme për të verifikuar nëse janë infektuar nga virusi i sëmundjes së tmerrshme. Sipas specialistëve, vetë periudha e kaluar që nga momenti i marrjes së gjakut deri tani, lejon që testi i përdorur për verifikimin e SIDA-s, të tregojë përfundimisht gjendjen e tyre. Zbulimi i rastit të pestë me SIDA në Shqipëri, është shqetësuar këtë herë, me të drejtë, me një alarm të ri. Fakti që sieropozitivi ka qenë dhurues i rregullt gjaku — për pasojë shumë të tjerë mund të kenë rënë viktima të pafajshme — ka vënë në lëvizje të menjëhershme dhe vetë mjekësinë. Hera e fundit kur 31-vjeçari nga TIRana kishte dhënë gjak — rreth katër muaj më parë — sipas specialistëve ai është infektuar nga viruset e rrugëve seksuale (ishte homoseksual) — i përket muajit prill. Që nga ajo periudhë, nga kontrollet e ushtruara nëpër spitale nga specialistët e zyrës së SIDA-s, vetëm tre vetë rezultojnë të jenë ushqyer me gjakun e sieropozitivit. Këta persona — njëri nga Tirana dhe 2 të tjerë nga met — tashmë janë evidentuar dhe do t’i nënshtrohen analizave dhe testeve të posaçme anti-SIDA. “Analizat që do të kryhen do të tregojnë realisht nëse këta njerëz janë prekur — shpjegon për Gazetën Shqiptare Besim Nuri, zëvendëministri i Shëndetësisë — pasi periudha e krijimit të antikorpeve te njeriu që mund të ketë virusin, tashmë ka kaluar. Kjo periudhë zgjat e shumta nga 1 javë deri 2 muaj”. Evidentimi i këtyre tre personave, ndonëse ata vetë do të shqetësohet me ankth deri në përfundim të testeve të posaçme, është nga ana tjetër, një lajm qetësues për dhjetra të tjerë që të shtruar nëpër spitale për sëmundje të ndryshme kanë qenë të detyruar të marrin gjak. Në të vërtetë, këto ditë, menjëherë pas publikimit të lajmit, kanë qenë të shumtë personat që janë paraqitur të preokupuar në dyert e pavioneve për t’u interesuar rreth kësaj çështjeje.

Në Parlament vetëm polemikë e jo Kushtetutë

Grindje shumicë-opozitë TIRANE — “E ashtuquajtura mungesë e Kushtetutës nuk ka si të lerë vend për shkeljen e të drejtave të shtetasve sepse ekziston Karta e Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut e miratuar me pajtim të plotë me normat e Konventës Europiane ‘Për të Drejtat e Njeriut’. Është kjo — në thelb — kundërpërgjigjja që Kryeministri Meksi i bëri tezës së deputetit socialist Abdiu se ‘mungesa e Kushtetutës krijon hapësira të rrezikshme dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut’. Duket sikur sezonin e verës është periudha më e përshtatshme që Parlamenti të diskutojë rreth Projekte-kushtetutës. Sikurse edhe më parë, është rindezur përsëri mes deputetëve debati për botën e Ligjit të Ligjeve. Dhe janë përsëri deputetët e PS — veren e kaluar për të njëjtën çështje ata braktisën Parlamentin rreth 2 muaj rresht — që kanë tërhequr këtë herë në interpela[n]cë Kryeministrin Meksi për të dhënë shpjegime mbi ecurinë e punës për hartimin e Kushtetutës. Dhe ishin përsëri të njëjtat argumenta apo kundërargumenta të paraqitura nga të dyja palët. Nga njëra anë qenë përsëri deputetët e PS që shtruan nevojën urgjente të paraqitjes së projektit në Parlament dhe akuzuan për vonesë akuzuan për vo- nesa e zvarritje të qëllimshme nga vetë komisioni i ngarkuar për përgatitjen e tij. Dhe ishte Meksi — këtë herë nga pozicioni i Kryetarit të komisionit të posaçëm për hartimin e Projektkushtetutës — që kundërshtoi këto akuza madje, bëri fajtor PS për pengesat që ka sjellë në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm. Ndërkaq ai riktheksoi vendosmërinë e PD për hartimin e Kushtetutës si një nga detyrat parësore të programit të saj. Duket se rjedha e muajve të këtij viti nuk ka shërbyer për ta afruar projektin e Ligjit Themeltar që vazhdon të mbetet në horizont e legjislacionit të ri. Në fakt, në fillim të 1994 u krijua përshtypja se dokumenti — aq shumë i përfolur — do t’i paraqitej shumë shpejt Parlamentit për shqyrtim. Ishte vetë Kryetari i Parlamentit Arbnori që e pati deklaruar në janar të këtij viti ‘Gazetës Shqiptare’ se ‘Së shpejti Kushtetuta do t’i paraqitet Parlamentit Shqiptar dhe se kapitujt themelorë janë të përgatitur’. Dhe duket se janë dy kapitujt e fundit dhe dispozitat finale, ato që Komisioni Përgatitor ka mbi 6 muaj që nuk po i kapërcen dot, gjë që do t’i jepte fund mjaft debateve, dyshimeve dhe akuzave të ndërsjellta.

Syri tek Botërori

WORLD CUP ’94 Dy ndeshje për gjysmëfinalistet e para Kuriozitete nga Botërori USA ’94 Në faqen 3 Në faqen 3 Shtërvitja e «të kaltërve» përpara takimit të kësaj pasditeje

Gafë në Pulia ndaj ministrit Rexhep Uka

Sqarohet «incidenti» BARI — Momente tensioni dhe shqetësimi të enjten në mëngjes midis delegacionit shqiptar të drejtuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Rexhep Uka dhe Zëvendëspresidentit të Rajonit të Pulias, De Lucia. Incidenti lindi nga një

Serreqi: «Faleminderit miku Bill»

TIRANE — ”Faleminderit Clinton”. Kështu, Serreqi, ministri i jashtëm shqiptar ka përshëndetur — gjatë takimit në Varshavë — Bill

Agjencia e Librit denoncon Kolegjin turk

«Kanë zënë lokalet tona»

Rexhep Uka

BARI — Momente tensioni dhe shqetësimi të enjten në mëngjes midis delegacionit shqiptar të drejtuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Rexhep Uka dhe Zëvendëspresidentit të Rajonit të Pulias, De Lucia. BARI — nga një gjë e madhe e bërë nga De Lucia që ka “akuzuar” ministrin Uka se nuk ka respektuar marrëveshjen midis dy vendeve në sektorin e rrugëve e komunikacionit. Referimi i bëhet projektit, që duhet ende të financohet nga Banka Europian, për ndërtimin e autostradës Durrës-Shkup-Stamboll shumë e kërkuar nga autoritetet shqiptare. Por De Lucia ka akuzuar delegacionin shqiptar se ka mbështetur realizimin e një autostrade për në Greqi, që pra do të dëmtonte interesat e Pulias. Pozicioni i autoriteteve të rajonit italian ishte krejtësisht i pabazuar dhe nga fjalë është kaluar vetëm në orët e vona të mbrëmjes gjatë një takimi të dytë. I pari, në mëngjes, është mbyllur me tone tepër të forta. Projekti “Interreg” që duhet të financojë një nga të dyja autostradat, parashikon kontribute financiare për vendet e Lindjes (pra edhe për Shqipërinë) dhe për vendet e tjera në kufi. Problemi është që komisioni europian — edhe me presionin e Greqisë — nuk ka ende vendosur nëse duhet ta konsiderojë edhe Itali-në një vend kufitar me Shqipërinë (janë të ndara nga deti), ndërsa Greqinë e konsideron sigurisht.

«Kthehemi miku Bill»

TIRANË — ”Falënderimet Clinton”. Kështu, Sereqi, ministri i jashtëm shqiptar ka përshëndetur — gjatë takimit në Washington — Bill Clinton, Presidentin e SHBA duke i shprehur atij mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen që Amerika i ka dhënë gjatë këtyre viteve tranzicioni. Dhe falënderimeve të Sereqit, presidenti amerikan i është përgjigjur duke përgëzuar “Shqipëria e meriton vëmendjen dhe ndihmën tonë. Keni bërë shumë për një kohë të shkurtër”. Më pas ministri i jashtëm shqiptar ka bërë një përmbledhje të situatës politike dhe ekonomike në vend. Një rëndësi të veçantë ai i kushtoi qëndrimit të Shqipërisë për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. “Te ne ekziston një minoritet i vogël grek, por nuk ka një problem të këtij minoriteti pasi ai gëzon të gjitha të drejtat sipas standardeve ndërkombëtare”.

Kolegjin turk

TIRANË — Do të shkojnë drejt gjyqit marrëveshjet e lindura pak kohë më parë midis Agjencisë së Kontrollore të Tregtimit të Librit Artistik (AQTLA) dhe Kolegjit turk në Tiranë. Konflikti është shkaktuar si pasojë e një kontrate të lidhur disa muaj më parë nga Agjencia e Librit Shkollor — sipas AQTLA-së ajo është e paligjshme — e cila i njihte të drejtën Kolegjit turk përdorimin e mjedi­seve — magazina e garazhe — që i përkasin AQTLA. Çështja ka shkuar deri aty sa drejtori turk ka dërguar madje dhe policinë e objektit të tij për të kërcënuar AQTLA-në. “E gjitha kjo që është e kuptueshme dhe e padrejtë — shpjegon për Gazetën Shqiptare Izvi Tota, drejtor i AQTLA-së — kontrata e lidhur nga Agjencia e Librit Shkollor është e paligjshme. Sipas gentplanit të miratuar nga Bashkia, këto mjedi­se na përkasin ne. Prandaj tani këtë çështje le ta zgjidhë drejtësia”.

Në spital nga pickimi i merimangës

Tiranë Në spital nga pickimi i merimangës TIRANË — Një pickim merimange për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një fshatari 33-vjeçar. I shtirë në fushë, teksa ruante tokat e tij natën, fshatari nga zona e Durrësit është shtruar në kurriz nga një merimangë e rrezikshme. Dhimbjes së lehtë të fillimit — të cilave ai nuk i ka kushtuar shumë rëndësi — i janë shtuar më pas vështirësi të forta në frymëmarrje. Gjendja është keqësuar akoma dhe ai ka filluar madje të mos koordinohte edhe lëvizjet e gjymtyrëve. Ka qenë vetëm ndërhyrja e mjekëve të Qendrës Toksikologjike në Tiranë ajo që e shpëtoi fshatarin fatkeq nga ai pickim i vogël që i krijoi shqetësime të mëdha. Ar. Me.

Tumor rekord: 21 kile

Gruaja shpëton TIRANË — Gati 5 orë operacioni në të pandërprerë dhe më në fund mjekët kanë mundur të shkëpusin nga trupi i Suzana Tafës, 38 vjeçe, mbi 21 kilogram tumor. Operacioni i suksesshëm është kryer para pak ditësh nga Edmond Çeliku, shefi i repartit të kirurgjisë në spitalin e Tiranës. Tafa, e ardhur nga Shkodra kishte mbi 6 muaj që vuante nga një masë e madhe e krijuar në pjesën e poshtme të barkut (tumorr i ovarit apo siç njihet ndryshe kist). E vizituar më parë nga një kirurg dhe një gjinekolog amerikan, kishte marrë përgjigjen negative se nuk kishte shpresë. Por shpresat e saj u rilindën — pas operacionit gjendja e saj ishte shumë e mirë — kur më në fund u morën përsipër specialistët e Tiranës. a. m.

DJE NË SHQIPËRI

TAKIM I KRYEMINISTRIT MEKSI ME DELEGACIONIN E ARABIA SAUDITE — “Interesat arabe-saudi do të shërbejnë për zhvillimin e projekteve e programin interes për ekonominë shqiptare” — tha ndër të tjera Kryeministri Meksi në bisedën që pati me delegacionin nga Arabia Saudite. Princi M. Bin Saud Bin Abdulaziz Saud — që kryesonte delegacionin arabsaudit — garantoi Meksin se të gjitha projektet e nënshkruara nga të dy palët do realizohen brenda një kohe të shkurtër. CEREMONI DIPLOMIMI NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI” PËR 270 STUDENTË — Në auditorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës, u organizua një ceremoni për 270 të diplomuar të këtij viti akademik. Krahas pedagogëve, studentëve dhe prindërve në ceremoni morën pjesë dhe Illaz Vroni, Prefekti i Shkodrës. Vë­meni mori duartrokitje dhe një koncert nga kuarteti i instrumenteve të muzikës “Prek Jakova” dhe ansambli artistik “Marin Gropa”. NË DELVINË NDALOHET NJË PERSON I KRYERJES SË VJEDHJES — Shteti ndaluar nga policia qytetari i Delvinës shtetas Genc Petri Dervishi i shpallur në kërkim i kërkuar më parë. Dervishi — i dënuar me 10 vjet dhe burgim në Berat — akuzohet për veprën penale të vjedhjes së pasurisë së dhënë nga bashkëshortja e tij profesionale e mësues. Veprat kriminale ai i ka kryer në rrethin e Delvinës dhe Gjirokastrës. KAMPINGU KOMBETAR PËR SKAUTISTËT NË SYRIN E KALTËR — Rreth 170 skautë nga 12 rrethe të vendit që do të marrin pjesë në kampingun e dytë kombëtar duke u zhvilluar në Syrin e Kaltër. Kampingu i këtij kampi u organizua nga kryesia kombëtare e Lidhjes së Skautëve të Shqipërisë. Të pranishmit në kamping organizuan një grup të madh skautësh, për t’u udhëhequr në shëtitje natyrore e kampingu me përvoja në Qiparo.

Në Vlorë zbulohet gropa e 80 ushtarakeve italianë

Një dëshmitare tregon atë masakër të gjermanëve VLORE — Gropa e përbashkët përmban skeletet e 80 oficerëve italianë të masakruar nga ushtria gjermane në 1944: i përkisknin “Divizionit të Peruxhias” dhe digjen të dënuar, sepse u pushkatuan ndërsa pergatitëshin në det që të ktheheshin në atdhe. Gropa e përbashkët është lokalizuar nga të draguarit e Ministrisë së Mbrojtjes italiane e drejtuar nga majori Cantore Ciro dhe që së shpejti do të fillojnë gërmimet për të mbledhur kokat. Ndodhet në fshatin e Kucit, 98 kilometra larg Vlorës, dhe mundësia e zbulimit e krijoi një grua e vjetër shqiptare. Eshtë 80 vjeç, dhe ajo ishte dëshmitare e masakrës. “Ushatarët italianë u arrestuan midis Sarandës dhe Porto Palermo — tregon gruaja — kishin një flamur të bardhë u dorëzuan pa pushkë. Janë lënë në litarshëm atë që kujton, skena të tmerrshme lufte: gjermanët i udhëheqin ushtarët, disa herë i prisnin këmbët ose kokën, dhe pastaj i tregonin atë “trofe” në fshatrat e zonës për t’u treguar shqiptarëve — që shpesh mbështetnin ushtarët italianë — se ç’fund do të kishin edhe ata. Ishte po e njëjta grua që i tregoi majorit Cantore se janë pushkatuar 115 ushtarë, pastaj varrosur në tre gropa të përbashkëta. Dy gropa janë zhdukur më parë në 1962 dhe 1963 nga një komision i Ministrisë së Mbrojtjes italiane të udhëhequr nga gjenerali Bandini. Në atë kohë u gjetën kokat e 55 italianëve. Tashmë vetëm 30 vjet më vonë, zbulohet vendndodhja e 80 ushtarëve të tjerë. Në parashikimet e njohura të gërmimet të tjera. Ushtarë italianë gjatë Luftës italianë. tjera.

NE BRENDESI

Tiranë

NE BREN DËSI

PORTOGALLO SPAGNA MARE MEDITERRANEO ALGERIA Ouahran • Constantina Shtatë marinarë italianë të therur në Algjeri Ishin në një anije tregtare NE FAQEN 2 Me Rusinë mbledhja e Napolit bëhet G8 Jelcin: një sukses i madh NE FAQEN 2

Konkurs

Njoftohen se kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i konkursit që Gazeta Shqiptare po bën për shtëpitë e çuditshme të gazetareve nga rrethet e ndryshme të vendit. Në mënyrë të veçantë nga qytetet Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Pogradec. Kushtet e domosdoshme: mosha nga 19-32 vjeç, të kenë kryer studimet e larta, në njohjen një gjuhë të huaj, të kenë banim të qëndrueshëm në qytetin e tyre, numër telefoni. Pjesëmarrësit duhet të përgatisin një artikull prej 30 rreshtash mbi argument, sipas dëshirës dhe ta dorëzojnë personalisht brenda 15 korrikut. Dorëzimi duhet të bëhet pranë redaksisë së Tiranës, në Rrugën “Aleksandër Cungu”, 370 deri, me përjashtim të së dielës, nga ora 17-19.