Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 13 korrik 1994

Bono Thesari, ia vlen?

Banka mbledh 148 milion lekë FINANCE / Komentet pas ankandit të parë të letrave me vlerë TIRANË — Ka përfunduar në një nga ambientet e Bankës së Shqipërisë, ankandi për shitjen e bonove të thesarit të emetuara prej Ministrisë së Financave. Ofertës prej 200 milionë lekë bono thesari, i është përgjigjur një kërkesë prej 217 milionë e 300 mijë lekë nga subjektet pjesëmarrëse në ankand. Dhe ka qenë mekanizmi i përzgjedhjes të interesit të ofruar nga këta pjesëmarrës — për kërkesat konkurruese — që kanë përcaktuar vlerën e masës e bonove që do të emetohen nga ministria e Financave: 148 milion e 525 mijë lekë. Për vlera e këtij ankandi — sipas specialistëve — nuk mund të matet thjesht me numrin e pjesëmarrësve apo vlerën totale të bonove të emetuara. Ajo duket se është shumë më e madhe. Për herë të parë në Shqipëri hynë në veprim një nga instrumentet e tregut të parasë: bonoja e thesarit. Avantazhet që ajo ofron si për Qeverinë ashtu dhe për blerësit e saj janë të dukshme. Qeveria do të ketë dorë një mjet të ri të politikës monetare që — gradualisht — do të mbështesë kontrollin indirekt të masës monetare në qarkullim. Krahas kësaj emetimi i bonove të thesarit është dhe një nga rrugët më efikase — e provuar dhe e përvojë e vendeve të tjera — për financimin e deficitit buxhetor pa nevojën e emetimit të kartëmonedhave të reja që shoqërohet me inflacion. Do të jenë pikërisht bonot e thesarit që do të ndikojnë për riaktivizimin e mëtejshëm të efektive të masës monetare në qarkullim. Të dukshme janë dhe përfitimet e blerësve të bonove të thesarit. Përgjindja e kontos së bonove të shitura — skontim qё do të realizohet pas tre muajsh — luhatet nga 19.75 për qind deri në 12.05 për qind. E shprehur më thjeshtë, interesi mesatar që përfitojnë blerësit e bonove në datën e maturimit të tyre do të jetë 16 për qind. Pra masa e fitimit është më e lartë krahasuar me interesin vjetor të depozitave 3 mujore, që ofrojnë bankat e ndryshme dhe që konkretisht luhatet nga 8-12 për qind. S'ka asnjë dyshim që interesi i përfituar nga skontimi i bonove të thesarit është i pamatur, është më i ulët se ai i përfituar — deri 60 për qind — nga qarkullimi i parave në tregun e zi. Por për një tërheqje të tillë bankat kanë avantazh. Shkalla e sigurisë së tyre është 100 për qind — ato garantohen nga shteti — përqindja, që në të kundërt, në tregun e zi të parasë, përfaqëson shkallën e rrezikshmërisë së humbjes së tyre. Ankandi i sapo kryer do të pasohet pas një muaji nga një ankand tjetër i këtij lloji. Specialistët janë të bindur se pjesëmarrësit në të — këtë herë përveç Bankës Kursimeve, Bankës Tregtare Agrare, Bankës Kombëtare Tregtare, INSG-ut dhe disa individëve — do të jenë më të shumtë. Me pas, është parashikuar që ankandet të tillë do të zhvillohen rregullisht e çdo dy javë. Por jo vetëm kaq. Projektet parashikojnë që në të ardhmen të emetohen dhe instrumente të tjerë të tregut të parasë e të thesarit apo obligacione që kanë një afat disavjeçar maturimi. Pamje nga ankandi i Bonove të Thesarit Andrea Stefani
Andrea Stefani Tiranë Shqipëri

KE rishtyn dhënien e kredisë për Shqipërinë

35milionEKU TIRANË — Do të jetë mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Komunitetit Europian ajo që do të vendosë për kredinë e akorduar pak kohë më parë për Shqipërinë — 35 milion Ecu për blerjen e sesaureve e cila është kundërshtuar dy herë nga vetoja greke. Arsyeja e këtij vendimi — sipas burimeve nga Brukseli — është fakti se qëndrimi këmbëngulës i Greqisë tani vlerësohet si një reaksion i politik i saj për shkak të marrëdhënieve me Shqipërinë. Edhe në mbledhjen e saj të fundit të së hënës ECOFIN, këshilli i Ministrave të Financës, e ka shtyrë përsëri këtë çështje. Ra. Ko.
Tiranë Bruksel Greqi Shqipëri

Hordhi karkalecash «pushtojnë» Jugun

Vetëm në Gjirokastër 250 hektarë nën rrezik Insektet shkatërruese sjellin dëme GJIROKASTËR — Alarm i karkalecit në Jug të Shqipërisë. Më dhjetra hektarë tokë në shumë rrethe janë pushtuar nga koloni të këtyre insekteve shkatërruese për prodhimet bujqësore. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Përmet, Vlorë dhe më pak në Sarandë, Gjirokastër e Tepelenë. Skuadra të shumta njerëzish janë angazhuar tashmë në përpjekje për t'i bërë ballë kësaj dyndje me preparate të ndryshme kimike. Vetëm në Gjirokastër, vatra të goditura nga karkaleci egjiptian dhe italian zënë rreth 250 hektarë tokë për të cilën janë dërguar me urgjencë 15 qyte Sevin. Mbi 200 vetë — pa përfshirë punëtorët ndërkohë dezinfektimin në zonat e Libofshës, Lazaratit, Zagorisë e Vriserës. Rreth 40 kuintalë preparate janë përdorur deri tani për të luftuar dhe asgjësuar dëmet e këtij insekti. Drejtoria e Bujqësisë dhe të tregut agrar flasin me shqetësim. “Megjithatë vonesat në dërgimin e fondeve sjellin probleme”, thonë për Gazetën Shqiptare Jani Rafi, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër — ka vonuar efektin e preparatit dhe efikasitetit të luftës ndaj karkalecit. Ajo që duket si një murgull e dendur është, në të vërtetë, një re karkalecash
Jani Rafi Gjirokastër Jug Të Shqipërisë Përmet Vlorë Sarandë

Shkollat bujqësore: këtë vit 350 më pak

Reformë në arsimin e «gjelbër» TIRANË — “Zhduken” nga lista e shkollave bujqësore shifrat mbi 350 të tillë, të cilat funksiononin prej vitesh sipas modelit të vjetër. Por një bashkëpunim i Ministrisë së Arsimit me shkollën amerikane në Selanikun në Greqi, ka sjellë edhe ristrukturimin e programeve shkollore për këto kategori të veçanta të sistemit arsimor, për të arritur hapjen e 22 shkollave të profilit bujqësor në të gjithë Shqipërinë. Në këtë kuadër — në Universitetin Bujqësor të Kamzës — tashmë është hapur një kurs disamujor për kualifikimin e mësuesve specialistë të këtyre shkollave bujqësore dhe që ekzistojnë të shpërndara pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Për të arritur deri në hapjen e këtij kursi të rëndësishëm për shkollat e profilit bujqësor, më parë janë kryer mundësitë e një “trainim” për disa nga pedagogët më të mirë shqiptarë të kësaj fushe. Janë Përrit Rama, Pirro Veli, Fatmir Allmuça, Melka Marku dhe Miranda Shupo, pedagogë që u specializuan për rreth 3-4 muaj në Irlandë dhe Greqi. Tashmë janë përfshirë këto pedagogë e specialistë edhe mësuesit e tyre për përgatitjen e mësuesve specialistë shqiptarë, të cilët për herë të parë pas 50 vitesh kanë mundësinë e kryerjes së një kursi profesional mësuesor. Sikurse konfirmohet edhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës, një ndihmesë të madhe në ristrukturimin e shkollës bujqësore shqiptare ka dhënë edhe profesori i shquar amerikan, Bruce M. Zandlo. Ndërkohë, do të jetë pikërisht ky profesor amerikan — i cili në verë do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar — që do t'i japë disa leksione në kurse të hapura pranë të vetmit Universitetit Bujqësor në Shqipëri. Sikurse pohojnë edhe burimet pranë këtij profesori Zandlo — gjatë vizitës së tij në Tiranë — i janë rezervuar edhe një sërë takimesh, madje edhe me autoritetet të larta shtetërore shqiptare. (J.Ra.)
Përrit Rama Pirro Veli Fatmir Allmuça Melka Marku Miranda Shupo Tiranë Selanikun Greqi Shqipëri Kamzës

DJE NE SHQIPERI

KUKËS, DY TË VDEKUR SI PASOJË E NJË AKSIDENTI AUTOMOBILISTIK — Bilanci tragjik i një aksidenti automobilistik të ndodhur në Kukës. Dy persona kanë gjetur vdekjen kur makina me të cilën po lëviznin ka pësuar një dëmtim. Ngjarja është verifikuar në afërsi të Urës së Kolshit ku në vendin e tij “Mercedes Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në pjesë të liqenit të Fierzës. Drejtuesi i automjetit i cili ka shpëtuar nga aksidenti është ndaluar nga forcat e rendit. RËNIE SHPEJTË DIPLOMAT E UNIVERSITETIT BUJQËSOR DO TË JENË EKUIVALENTË ME ATO TË POLITEKNIKËS — Sipas diplomatit të lëshuar nga Universiteti Bujqësor në Tiranë do të jenë ekuivalent me ato të universiteteve. Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria ka miratuar — me kërkesë të Rektoratit të këtij universiteti — projektvendimin për përafrimin e diplomave të këtij institucioni me diplomat e Politeknikut. GJIROKASTËR, PEMËT NË PUNTË TË HUMNERËS EVITOJNË DRAMËN E NJË AKSIDENTI — Kanë qenë vetëm disa sekonda të lundura në një humnerë shpëtimtare të jetës së tre personave që ndodheshin në një automjet e cila ka përfunduar në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë. Sipas policisë lokale automjeti me targë greke është ndalur nga pemët dhe nuk ka pësuar dëmtime të mëdha. ELBASAN, MOSMARRËVESHJE NË NDËRMARRJEN E SAN, ASHKAT GREKO-SHQIPTARE — Mosmarrëveshje mes ortakeve në ndërmarrjen e përbashkët greko-shqiptare “Kaoc-Elbasan”. Shkak për këtë është bërë mosrespektimi i kontratës nga pala greke e cila ende nuk ka derdhur pjesën e saj të kapitalit — si për qarkullim — në bankë e nuk i ka vënë në punë pajisjet, sipas po kësaj kontrate, kishte marrë fillimin e utilizuar.
Kukës Urës Së Kolshit Fierzës Tiranë Gjirokastër

Sekuestrohet një kilogram bizhuteri ari

— Tashmë edhe ari i verdhë është bërë objekt i lakmueshëm për kontrabandën. Policia Financiare e Tiranës ka sekuestruar 1 mijë e 152 gram ar të firmës “IRVA” sh.p.k. Shkak për këtë — sipas burimeve zyrtare — nga firma e lartpërmendur, në një import i deklaruar të jetë në vlerën e një sasi ari të importuar në formë të bizhuterisë. Kjo shkelje ka detyruar të prangoset policiës së bëjnë sekuestrimin e bizhuve të cilat, në vend që të zhbukurojnë vitrinën e dyqanit apo pamjen e blerësve të mundshëm, kanë në vend të shkurtojnë afatet e përfunduar në kasafortat e Bankës së Shqipërisë. (An.)
Tiranë

Elbasan, rifillon aventura e ujit

Duhen 3.5 milion $ për ristrukturim Rrezik nga rrjeti i amortizuar ELBASAN — I ndërtuar që në vitin 1958, rrjeti i ujësjellësit për qytetin e Elbasanit tashmë nuk siguron asnjë parametër teknik për përdorim. Është aptel me i ri i drejtoresve të ujësjellësit dhe Bashkisë së Elbasanit, të cilët konfirmojnë për Gazetën Shqiptare se 20 për qind e këtij rrjeti të amortizuar — ose rreth 110 kilometra — duhet ndërhyrë urgjentisht. Por nuk bëhet fjalë vetëm për gypat e rrjetit të amortizuar. Në pjesë të sipërme të lagjes së qytetit të Elbasanit, po “zhduken” përmes një rrjeti të ndërtuar — me urdhër të 92 — nga projekt qeveritar “i ujërave të zeza”. Një projekt që ekziston në për vlera sipas Haxhi Qini, kryeinxhinier i ujësjellësit — parashikon të përballojë problemet e qytetit edhe për 50 vjet të tjera. Veçse për ta “futur” në për përdorim duhen plotësuar ekzistues të rrjetit të amortizuar dhe të ndërtohen disa aparatura të nevojshme matëse. Shuma që duhen për momentin nga Banka Botërore, për të lënë këtë abuzim me 19 milion lekë, dhe këto ujë sjellësat e rinj të fshatrave. (Me.K.)
Haxhi Qini Elbasan

Dhe fshati leksione turizmi

REALITET KURSIV KAVAJË — Nis një projekt tepër interesant për turizmin në Shqipëri. Veçse këtë herë iniciativa i përket fshatit. Janë rreth 10 djem të rinj nga 15 deri në 20 vjeç — cilët do të kenë mundësinë e kualifikimit në një shkollë kursore me emër të Kavajës. Bëhet fjalë për një shkollë e tillë si për kuzhinë, infermieri e shërbim në këtë profesion e shërben edhe për bujqësinë e blegtorinë, me cilat do t'i përfshihen të kësaj fushe. Kjo shkollë është iniciuar nga një muaj më parë dhe tashmë po zhvillohet me ndihmën e një stazhi me instruktorë të ardhur nga Danimarka. ... këtu dhe Shqipërisë si dhe ministrit shqiptar i Arsimit, Telli — me këtë zonë të rëndësishme turistike — ajo që konfirmohet plotësisht fillimi me e mundshme për shkollën e re të Golemit. Qeveria do të vërë do të investojë një shumë të konsiderueshme prej 70 milion dollarë për këtë shkollë, ndërkohë që kjo mund të shërbejë edhe për kompletimin e nevojshëm i saj me pajisjet më moderne të këtij mjedisi. Sipas drejtorit të Prefekturës së Punës për rrethin e Kavajës, Naim Dedej, në këtë shkollë do të duhet të rinj jo vetëm nga qyteti i Kavajës, por nga e gjithë Shqipëria. (Qe.Ca.) Plazhi i Golemit
Telli Naim Dedej Kavajë Shqipëri Danimarka Golemit

Syri tek Botërori

WORLD CUP Në faqen 3 Trajneri italian Sacchi do të bëjë çmos për të mundur Bullgarët. Për të ndalur Stoichkov Sacchi, duke qeshur, tha: “Do t'i përdor edhe pistoletën”
Sacchi Stoichkov

Fituesit «Mars»

0263178 TOP CANTE 0260978 TUTA 0101614 TOP 0334800 CANTE 0149744 TUTA 0395024 TOP 0120174 TOP 0135600 CANTE 0268808 TOP 0044848 TOP 0292510 CANTE 0145773 TUTA 0143071 TOP 0200116 CANTE 0102635 TUTA 0334550 TOP 0268924 CANTE 0244216 TUTA 0040915 TOP 0133243 CANTE 0193233 TUTA 0042080 TOP 0042648 CANTE 0267435 TUTA 0294280 TOP Magnet «Grundig» Televizor «Grunding» Bicikletë Shimano Radio «Grundig» Bicikletë B.M.X Pronari[?] që fiton do të heqë me numrin e mësipërm në programin e parë firma, në adresën: Rruga e Elbasanit, Nr. 17 TIRANË, pk. të hënë-javë urdhurat korresponduese
Tiranë Rruga E Elbasanit

Në Ukrainë Kuchma fiton zgjedhjet për president

Janë denoncuar manipulime NE BRENDESI NE FAQEN 2 Simptomat, kurimi dhe shkaqet e iktusit Si ta parandalojmë e të mbrohemi NE FAQEN 2
Kuchma Ukrainë