SIDA, infektuar në spital
Sieropozitivi i gjashtë viktimë e transfuzionit të gjakut
Fat tragjik pas një aksidenti rrugor
ARMAND MERO
TIRANE — Tragjedi në shëndetësi. Vetëm dy javë pas identifikimit të sieropozitivit të pestë, SIDA po ngre kokë përsëri dhe këtë herë më përmasë dramatike. Personi i prekur është infektuar nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Kështu pra një një i pafajshëm, i shtruar në spital për t'u kuruar, mbetet viktimë e sëmundjes së tmerrshme. Sieropozitivi i gjashtë i regjistruar në Shqipëri — ishte shtruar 2 muaj më parë në spitalin e Tiranës pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Për këtë, për fatin e tij të keq, ndonëse ka shpëtuar jetën, ka marrë pas vetes SIDA-n. Gjaku që ne të cilin ai është ushqyer ka qenë i infektuar me virusin tragjik. Ai gjak i përkiste pikërisht dhuruesit 31-vjeçar nga Tirana që para dy javësh u rezultuar si sieropozitiv i pestë shqiptar.
Kështu pra, dyshimet e mjekëve për mundësinë e infektimit të personave të tjerë nga gjaku i dhuruesit 31-vjeçar, fatalisht janë vërtetuar. Nga ky dhurues janë ushqyer në të vërtetë tre njerëz. E para, një grua nga Tirana, e ka marrë gjakun 4 muaj më parë, por kjo ka rezultuar negative. Të pafat, dy personat e tjerë të cilët kanë marrë gjak me vonë, dy muaj më pas. Nga këta, njëri tashmë dihet, ndërsa për tjetrin ende nuk mund të thuhet me siguri asgjë.
Për të nuk është kryer asnjë analizë pasi vuajn nga hemofilia dhe mështërrimi ndaj testit e posacëm duhet bërë në kushte specifike. Megjithatë edhe për këtë, shanset për shpëtim, janë shumë të pakta. Ndoshta dhe ai do të jetë një tjetër shqiptar sieropozitiv.
Përhapja shqetësuese e SIDA-s në Shqipëri — vetëm brenda korrikut janë 2 persona të identifikuar — ka vënë në alarm shëndetësinë shqiptare. Pardje, Komisioni Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër SIDA-s është mbledhur me urgjencë për të shqyrtuar situatën e krijuar dhe masat që duhen marrë. “Tani jemi në një fazë emergjente” deklaron Nuri — pasi numri i sieropozitivëve është rritur”. Ndërkohë, zbulimi i rastit të parë kur SIDA u futë marrë nëpërmjet transfuzionit, shton shqetësimin. Mjekësia ndihët e pafuqishme përballë këtij fenomeni. SIDA zbulohet vetëm pas një periudhe të gjatë formohen antikorpet kundër virusit pikërisht kjo periudhë e ndërmjetme — inkubacioni vazhdon disa javë — do të mbetet gjithnjë e rrezikshme. “Pakënaqësia më e madhe — shpjegon Nuri — është se kjo gjë mund të ndodhë përsëri nesër”. Atëherë nuk ka asnjë rrugëdalje? “Përdorisa dhuruesit e gjakut do të vazhdojnë të jenë me pagesë, rreziku do të na qëndrojë gjithnjë varur — përgjigjet Nuri — randaj mjekët duhet ne kemi ndërmarrë që gjaku të jepet vetëm në rastet ekstreme jetike”. Ndërkohë po aplikohet edhe mënyra e dhënies së gjakut — atëherë kur i sëmuri nuk është në gjendje urgente — nga vetë familjarët. Por sipas Nurit kjo ende nuk po gjen zbatim dhe mjekët vazhdojnë të abuzojnë duke dhënë gjak edhe atëherë kur kjo gjë mund të evitohet. “Për këtë ne do të marrim masa të rrepta ndaj mjekëve” deklaron Nuri.
Ndërsa problemi i gjakut tashmë edhe ky është bërë një nga transportuesit e SIDA-s në Shqipëri — ka krijuar një shqetësim shumë të madh, rruga e infektimit nëpërmjet marrëdhënieve seksuale vazhdon të jetë akute. “Tashmë po përvojot një kategori e re njerëzish, homoseksualët, që nuk po reagojnë për t'u mbrojtur nga SIDA” — thotë Nuri — kjo kategori (disa nga rastet e zbuluara deri tani janë homoseksualë) po bën një jetë shumë të lirë dhe po infektojnë njëri-tjetrin. Ne se shpejti do të fillojmë një fushatë agresive për parandalimin dhe propagandimin e mënyrave të mbrojtjes ndaj SIDA-s”.
Spitali 1 i Tiranës
Kupat: Teuta e Tirana udhëtojnë drejt Qipros e Bjellorusisë
Tur paraeliminator për shqiptarët
Me shortin e Kupave Evropiane të kryer në Gjenevë ka filluar sezoni futbollistik ndërkombëtar '94-'95. Shorti ka vendosur përballë dy skuadrave shqiptare kundërshtarë të një mundësie, të paktën teorikisht, të kalojnë turin paraeliminator. Por duhet konsideruar fakti që ndeshjet e këtij turi do të zhvillohen në gusht, pra duhen intensifikuar përgatitjet qysh tani.
Kampionët e Teutës, për shkak të një klasifikimi jo të mirë ndërkombëtar, do të luajnë në Kupën UEFA, ku do të takohen me skuadrën qipriote t'Apollonit të qytetit të Limasol, edhe ajo fituese e titullit të fundit në Qipro. Skuadra e Apollonit në 40 vjet histori, ka në llogari 8 herë të një kampionate dhe ka marrë 7 Kupa kombëtare. Pak e favorizojnë tanë nën krah, Dieter Ferner dhe tre lojtarë të huaj, qi vijnë nga Panzer ai OTK Beograd, Spasiç. Sëpaku dhe Komojevic. Ky i fundit ka qenë sulmuesi më i mirë i skuadrës në 17 gola. Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë më 9 gusht, ndeshja e kthimit në Limasol më 23 gusht.
Në Kupën e Kupave kundërshtari më i vështirë për Tiranën, do të jetë skuadra e Bjellorusisë, Fandok, e qytetit Bobruisk, një port i rëndësishëm mbi lumin Berezina me 218 mijë banorë. Fandok përfaqëson një klub që nuk ka luajtur kurrë në kategorinë e parë të ish-BS-së dhe në kampionatin e fundit arriti vendin e pestë. Në finalet e Kupës së Bjellorusisë u mund nga skuadra e njohur Dinamo Minsk e cila ishte e vetmja zotëruese e futbollit bjellorus.
Domethënës është fakti që Fandok megjithëse është skuadra më e ndjekur ka një stadium prej vetëm 3562 spektatorë për ndeshje! Në fakt Federata Bjelloruse është shumë e re dhe qenë se është themeluar në 1992. Lojtari më i njohur është Sergey Yaromko, i cili ka arritur të vendin e dytë në klasifikimin e golashënuesve me 19 gola. Ndeshja e parë do të luhet në Bobruisk më 11 gusht, ndeshja e kthimit në Tiranë më 25 gusht.
Pino Montagna
Tani kërkohet shtypshkronja. Në Shqipëri?
TIRANE — Dyshime të reja mbi ekzistencën e një shtypshkronje klandestine që prodhon pasaporta false e dokumente të tjera të falsifikuara. Në tjetër operacion — këtë herë i kryer nga Komisariati i 1 Policisë së kryeqytetit — ka përfunduar me sekuestrimin e 5.500 lekëve të falsifikuara, të gjitha me prerje 500-she. Bashkë me to janë ndaluar dhe tre persona, njëri prej të cilëve — Liri Aleksi, 56 vjeç — është prezantuar si pronar i një banese në kryeqytet. Por në “grackën” e konfliktit të punonjësve të Rendit — pikërisht në banesën e 4 personave të ndaluar — janë gjetur dhe dokumente të tjera të falsifikuara si, patenta ndërkombëtare apo pasaporta italiane false. Kështu që hetimet e 18-vjeçarit nga Fieri, i pari person i zbuluar me kartmonedha 500 lekëshe të falsifikuara. Vetëm disa momente më pas, Liri Aleksi u gjetën edhe 90 kartmonedha të tjera të kësaj prerjeje, ndërkohë që ende nuk janë bërë të njohura — për shkak të hetimeve — lidhjet e dy të ndaluarve nga Fieri me qytetarin nga Tirana, Arben Mullasi. Ky person tashmë akuzohet për implikimin në veprimtarinë ilegale të dokumenteve të falsifikuara, pasi në banesën e tij janë gjetur gjashtë patenta ndërkombëtare për drejtues automjetesh si dhe tre pasaporta italiane false. Vazhdon hetimi dhe personat ende të kërkuar. Rendit herë pas herë sekuestrojnë sasi të mëdha — të mos ndriçojë misteri i shtypshkronjës që ka prodhuar në sasi të mëdha lekë falso apo vazhdon ta bëjë këtë vazhdimisht. (e.l)
DJE NE SHQIPERI
DEMTIME NGA RRESHJET NE TROPOJE — Vazhdonja fatkeqësia natyrore në rrethin e Tropojës. Shirat e rrëmbyer dhe breshëri që ka rënë në pasditen e së martës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të rrethit të Tropojës. Me rëndë janë goditur dy lagje të fshatit Shishtavec. Këty njё person ka humbur jetën nga goditja e një rrufeje, 22 shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitja e tokës dhe janë rrëzuar 22 hektarë të mbjella me të lashta, drushta e perime. Tani banorët rrezik t'i shembjes së urave nga përrenjtë malore të cilët mund të rrëzojnë në çdo çast shtëpitë e fshatrave. Ende rrugë pjesë e cilave kanë filluar të evakuohen. Ende nuk ka njoftime të sakta për gjendjen e banorëve në dëshmë.
KREDI PER RIKONSTRUKSIONIN E PORTIT TE DURRESIT — Banka Botërore ka akorduar 87 milion dollarë për rikonstruksionin e Portit të Durrësit. Donatorë është Krediti Kuvajtit. Dritet e punimeve do të fillojnë së shpejti.
KISHIN VJEDHUR MAKINEN E AMBASADES GJERMANE, NDALOHEN — Policia e Gjirokastrës ka ndaluar dy djem 16-vjeçarë të cilët akuzohen fajtorë për vjedhjen para disa kohësh e disa sendeve në një makinë të Ambasadës Gjermane. Më se të tjerash në objektet e vjedhura figuron dhe dokumentat e hyrje-daljes në kufi e cila i interesoi shumë më tepër policisë. Duke se dy të rinjve pranuar fajin pas gjetjes në shtëpinë e njërit prej tyre të sendeve të vjedhura. Ambasada Gjermane ka falenderuar me anë të kanaleve diplomatike Policinë e Gjirokastrës. Tani dosjet e dy të ndaluarve i kanë kaluar Prokurorisë e cila ka hapur çështjen penale.
Vrimë në tavan për të vjedhur bankën në Fier
Dështon tentativa
FIER — Ka mbetur për fat të mirë vetëm në tentativë dhe është përfolur në grupi personash ende të panjohur, për të vjedhur degën e Bankës së Kursimeve në Fier. Kohë më parë një grup i armatosur kishte sulmuar duke grabitur një sasi të madhe valutë në një sportel të saj në Tiranë. Në Fier vjedhja në menduar të zbatohej një sistem më i sofistikuar për pakë më pak violot: janë munduar të arrinin e natës te banja në ndërtesën ku ndodhej banka, i cili me anë një hapjeje në tavan të hinin në këtë zyrë duke kryer goditjen. Për fat të mirë për ata që ende nuk janë kapur policia, pasi të dyëtur ta ndërprisin në mes punën e tyre. Kështu kanë shpëtuar pa u grabitur shumë e depozituara në degën e bankës së njohur.
Zbulimi i kësaj tentative i ka vënë menjëherë në lëvizje organet e Policisë e cila ka filluar kërkimin e për vjedhje e planifikuar dhe në personat që eventualisht mund t'i kenë ndihmuar në këtë tentativë të dështuar.
Greqia tërheq veton: miratohet kredia e KE
Papulias: «Gati të takoi Serreqin»
ATHINE — Greqia më në fund bëri një hap drejt zbutjes së marrëdhënieve të acaruara shqiptaro-greke. Në Bruksel, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Komunitetit Europian është vendosur më në fund — pas heqjes së vetos greke — për lëvrimin Shqipërisë të ndihmës europiane prej 35 milion ECU që do të përdoren për saj për blerjen e deficite buxhetor. Së shpejti do të lëvrohet pjesa e parë e kësaj ndihme prej 15 milion ECU. Ndërkaq në Athinë Karolos Papulias ka deklaruar se është tashmë i gatshëm të takohet edhe një herë homologun e tij shqiptar, Alfred Serreqi për të biseduar rreth pikave të diskutueshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vendimi i ministrave të jashtëm europianë i mur pasi disa mbledhjesh të komisionit ECOFIN të KE. Gjatë tyre përfaqësuesi grek kishte theksuar në mënyrë të përsëritur se do të votonte kundër dhënies së ndihmës për Shqipërinë për sa kohë që sipas tij do të kishte shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Pas kësaj çështjen e kishin marrë në dorë vetë ministrat e jashtëm, meqënëse këmbëngulja e Greqisë ishte konsideruar si arsye e shëst politik. Sipas zëdhënësit zyrtar për Irinid bulokadis e kishte ndaluar dhënien europiane kishin ardhur para pak ditësh. Në një deklaratë të nesërkart grek të punëve të jashtme ishin dukur shenjat e para se politika e Greqisë kishte filluar tashmë të ndryshonte. “Janë vënë re përmirësime në politikën e Tiranës ndaj minoritetit grek në Shqipëri”, kishte thënë diplomati i lartë grek. Ndërkaq vendimi i fundit i qeverisë greke ka shkaktuar mjaft polemika dhe shtypi dhe qarqe politike të Athinës. Në radhë të parë kanë reaguar ashpër forcat nacionaliste, gjithnjë të ndjeshme në problemet që lidhen me marrëdhëniet me Shqipërinë.
Zënkë për Zotin në kinema
REALITET KURSIV
KAVAJE — Ka mjaftuar vetëm një film për ta trazuar sado pak raportet e ndërlikuara mes komuniteteve e besimeve fetare në Kavajë. “Johny” i protestantëve është shfaqur në kinemanë e qytetit — apo më saktë në një ndërprerje të shërbesës së vazhdueshme në sallën e qytetit. Dhe ndoshta për herë të parë në qytetin “kavajas”, një film ka përfunduar me një zënkë dhe “tolerancën” e shfaqur më parë për protestantët e myslimanët.
Shfaqja e filmit kishte qenë vetëm njëri nga inicializuesit e situatës kaq të acaruar, e cila prej dy javësh aktualizohet veçanërisht lidhur me ndërtimin e kishës në Kavajë. Për protestantët flitet — veçanërisht lidhur me ndërtimin — pa u ndonjë kundërshtim zyrtar dhe Komiteti fetarë të Kavajës. Disa momente pasi ka filluar filmi, të rinjtë myslimane kanë hyrë brenda në kinema dhe pasi kanë biseduar me organizatorët, kanë mundur t'i përgjigjen për disa minuta të “shtyrë”. Dhe toleranca e kundërshtimit të “sallës” nga ana e myslimanëve ka rifilluar po të njëjtën herë sa për përfundim të filmit nga të rinjtë myslimanë.
Episodi i fundit po merrte shkas kështu në historinë e dyshuar të incidenteve fetare të qytetit të Kavajës, ku prej shekujsh — sikurse në gjithë Shqipërinë — bashkëjetojnë tre komunitete të mëdha fetare. Ndoshta dhe jo protagonistët nuk janë as myslimanët, as katolikët e ortodoksët, por përhapësi i një feje ende pak të njohur dhe pak të përhapur në Shqipëri. Ajo sa për e “kthyer” dhe bindjen e reme e protestantëve kanë një Zot të tyrin të veçantë. (c.a.)
Kavajë
William Perry premton ndihmë dhe përkrahje për Ushtrinë Shqiptare
Sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Tiranën
TIRANE — Ambulanca, kamione, avionë, pjesë këmbimi për avionë dhe mjaft ekipe për ushtarët, kёto premtime me ishte mbëllur vizita zyrtare e Tiranë e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, William Perry në Tiranë. Kryeqyteti shqiptar ka qenë vetëm një nga etapat e vizitës së tij nëpër Ballkanin që e kishte cuar më parë edhe në Bukuresht, Sofie, Athinë e Shkup.
Ditën e djeshme në Ri në, Perry — e u prit u ushtarakë dhe nga një bandë ushtarake hymni amerikan — ka takuar Presidentin Berisha dhe Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali me të cilët ka biseduar edhe për situatën e ngarkuar politike në Ballkan.
Në qendrën e bisedimeve ka qenë në radhë të parë rreziku i rritjes së tensioneve mes Tiranës, Beogradit dhe Shkupit për shkak të presionit e masiv e popullsisë shqiptare në këto vende dhe për shkak të politikës që ndjeket ndaj tyre.
Në Tiranë Perry ka vizituar edhe Akademinë Ushtarake “Skënderbeu”. “Ne jemi të vendosur që ta ndihmojmë Shqipërinë që të përballojë sfidat që ndodhen” — tha Perry në Akademi — SHBA e mbështesin fuqimisht pavarësinë e Shqipërisë, në pikëmisht mbështesim përjekjet tuaja për të kryer reformat ekonomike mike dhe për riorganizimin e ushtrisë” (A.P.)
Sekretari amerikan për Mbrojtjen, Perry, në momentet e mbërritjes së tij në Rinas, me ministrin e Mbrojtjes Zhulali
NE BRENDESI
Bosnje, janë goditur dy aeroplanë amerikanë
Ndërsa në Gjenevë diplomatët diskutojnë
NE FAQEN 2
«Expo» mes tregtisë e artit në Qëndrën e Kulturës Tiranë
Përurimi i panairit, muzikë e paradë mode
NE FAQEN 3