05/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 maj 1994

Rreziku i burgosjes së artit

Si ta mbrojmë? CARLO BOLLINO TIRANË — Arti shqiptar i pëlqen edhe hajdutëve. Pas epitatit të merakullueshëm të Glavencisë, ata këtë herë kanë zgjedhur veprat e piktorit të shquar Van-giush Mio. Fatkeqësisht as vjedhja e famshme e mparshme e Muzeut Kombëtar të Tiranës, s’mjaftoi për t’i shpëtuar. Ose me mirë nuk kanë mundur masat e marra nga Ministria e Kulturës sigurojnë që ruajtja, në 8 muze të rëndësishme dhe në 20 muzeze të trashëgimisë aktualisht të hapura në të gjitha vendet, është dyfishuar. Vetëm për prokurat e rojëve të punësuara për të mbrojtur veprat e artit, shpenzohen 10 milion lek në vit, që përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit të brendshëm të caktuar për këtë ministri. Ruajtja e këtij burimi që duhet të ishte destinuar për investimet kulturore, kështu që dëme të vjedhjeve i shtohet edhe mungesës së zhillimit të këtij sektori. “Nevojiten aparatura kundër vjedhjeve” thuhet. Por në muzeun e Korçës aparati kundër vjedhjeve ishte. Vetëm dy ditë më parë, në shtëpinë-muze të piktorit Vanjiush Mio në Korçë, është kryer një vjedhje e pakuptimtë. Veprat e piktorit që lëshon tashmë një denoncim të rëndë. Mio, e tronditur së tepërmi nga kjo ngjarja e dhimbshme — janë marrë 20 piktura në njërën nga tre dhomat e muzeut — shpresëmbështetur dhe rezervat e saj kryesisht ndaj sigurisë dhe ruajtjes që i ishte bërë këtij objekti. Lajmin për këtë vjedhje të bujshme ajo e kishte marrë vesh që në orët e para të së premtes. “Në orën 6.00 erdhën e më lajmëruan në shtëpi roja dhe drejtori i muzeut”, tregon për Gazetën Shqiptare Rozeta Mio. Çfarë ndjetë kur morët vesh lajmin? “Te them të drejtën sa nuk më iku mendja. Të shihja të gjithë dhomën e boshatisur — kishin mbetur vetëm 2 piktura, një natyrë e qetë dhe një “Pogradeci” i vitit 1928 — ishte me të vërtetë e llahtarshme. Unë nuk di çfarë të them, jam më të vërtetë e dëshpëruar jashtë mase. Veprat e babait tim jetuan gjithë këtë kohë e të grabiten pikërisht pas kaq vjetësh? Për mua kjo është një tragjedi”. Për cilat vepra ndjeni më shumë keqardhje? “Ato që të gjitha ishin të bukura sidomos “Vjështe” e 1936 që ishte nga punimet më të mira. Por aty u grabitën portretet që janë të rralla si punime në koleksionin. Këqardhja më e madhe është se nuk kam besim se ato do të kthehen ndonjëherë”. ishin destinuar për investimet kulturore, kështu që dëmet e tërmetit i ndjehëve i shtohet ajo e mungesës së zhvillimit më parë ai ishte kontrolluar dhe funksiononte: një masë që nuk ka shërbyer. “Ruajtja veprat ndaj nëpër banka” kanë sugjeruar atëherë ekspertët e Ministrisë së Kulturës, kur drejtorët e muzeve kërkonin se çfarë duhet të bëjnë për t’u mbrojtur nga kërcënimi i vjedhjeve. Ja kërënimi më i rëndë: nënshtrimi dhe pafuqia. Përballë episodeve tronditëse të këtyre ditëve, mes inatit dhe frikës, ngre krye një pyetje dramatike: a është e drejtë që e vetëmja mënyrë për të mbrojtur artin, të jetë ajo e mbylljes së veprave prapa hekurave, si në një burg absurd e të pakonceptueshëm?

«Vjedhje e paralajmëruar»

Flet e bija e piktorit Vanjiush Mio Shtëpia-muze ishte grabitur edhe një herë më parë ARMAND MERO KORÇË — “Shtëpia Muze ku janë veprat e babait tim ishte e pasigurt. Kjo vjedhje ishte e parashikueshme.” Vetëm pak ditë pas grabitjes të shumë veprave dhe punimeve në pikturë të koleksionit të famshëm të Vanjiush Mios në Korçë, është Rozeta Mio, e bija e tronditur së tepërmi nga kjo ngjarja e dhimbshme — muzeut — Të shihja të gjithë dhomën e boshatisur — një “Pogradeci” i vitit 1928 — do të kthehen ndonjëherë”. “Rreziku i vjedhjes ishte paralajmëruar që dy vjet më parë, kur në Shtëpinë Muze — ajo është njëkohësisht dhe prona jonë — hynë për herë të parë vjedhësit. Por ata me sa duket nuk kishin qenë profesionistë se pas ishën mjaftuar me disa armë të vjetra që kishin ruajtur babai im. Në gjithë këtë periudhë e deri pak kohë më parë unë kam shkuar rregullisht aty për të parë vetë nëse muzeu ruhej. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur nuk kam gjetur roje”. Po tani cili do të jetë fati i veprave që kanë mbetur. Ju si do të veproni? “Nuk di se çfarë të bëj. Kjo ngjarje është shumë tronditëse dhe vë në dyshim dhe fatin e veprave të mbetura që ndodhen në dy dhomat e tjera. Nuk do të dëshiroja megjithatë edhe që të mbyllet pas kësaj ato vepra janë gjëja më e vyer. Pastaj, ato nuk më përkasin tashmë vetëm mua, por të gjithëve. Ndodhta do të ishte mirë sikur të mbyllet vetëm për disa kohë sa të gjendet një sistem ruajtjeje i sigurtë”.

Misteri i asaj nate

KORÇË — Janë ndaluar menjëherë nga organet e Rendit dy punonjësit e rojes së Shtëpisë Muze “Vanjiush Mio” në Korçë, aty ku të premten u grabitën 20 vepra të piktorit të madh. Sipas konfirmimeve të para, alarmi për grabitjen ishte dhënë vetëm në orën 6 të mëngjesit, ndërkohë që punonjësi i rojës së turnit të tretë e kishte parë të hapur derën që në orën 22 të së enjtes. Dera në drejtim të muzeut, në Muze kishte qëndruar ende përgjegjësi i Muzeut, i cili ishte larguar vetëm pas ardhjes së punonjësit të rojës së turnit të dytë. Sidoqoftë — edhe pse hetimet vazhdojnë dhe janë lajmëruar të gjitha pikat e kalimit të kufirit — ende mbetet mister logjika e grabitjes apo edhe vendqëndrimi aktual i veprave të Mios. Vetëm disa ditë më parë ishin përforcuar masat mbrojtëse për Muzeun Mesjeta të Korçës. Por përkundrazi grabitësit kishin preferuar Muzeun e Mios. (Ed. La.)

“Rreziku i vjedhjes ishte paralajmëruar që dy vjet më parë, kur në Shtëpinë Muze — ajo është njëkohësisht dhe prona jonë — hynë për herë të parë vjedhësit. Por ata me sa duket nuk kishin qenë profesionistë se pas ishën mjaftuar me disa armë të vjetra që kishin ruajtur babai im. Në gjithë këtë periudhë e deri pak kohë më parë unë kam shkuar rregullisht aty për të parë vetë nëse muzeu ruhej. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur nuk kam gjetur roje”.

Liria e shtypit: Presidenti fal katër gazetarë

Vendim plot domethënie TIRANË — Pas disa muaj burgimi e polemike, çështja e gazetarëve të gazetës “Koha Jonë” të akuzuar për nxjerrje të sekretit shtetëror, u mbyll me një akt prehjeje. Vendimi u dha drejtëpërdrejt nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i cili të martën firmosi një dekret me anë të të cilit fali Martin Lekën dhe Aleksandër Frangajn (sëbashku me gazetarët Ilirian Zhupa dhe Shyqyri Meka të përfshirë në çështje penale të tjera), dhe ka vendosur t’u japë atyre lirinë. Një vendim i rëndësishëm ardhur pikërisht me 3 maj, e shpallur nga Kombet e Bashkuara si “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit”. Leka, dënuar me një vit e dysem, doli dje në mëngjes nga burgu i Tiranës. Frangaj dënuar me gjashtë muaj, ndodhet ende jashtë ku kishte vajtur para pak kohësh. Vendimi i Presidentit Berisha, dedikuar “80 gazetarëve të vrarë vitin e kaluar në emër të lirisë së shtypit dhe të mendimit”, u prit me kënaqësi nga e gjithë kategoria e gazetarëve shqiptarë. “Me këtë gjest — komentoi për Gazetën Shqiptare Nikollë Lesi, drejtor dhe botues i gazetës “Koha Jonë” — presidenti i Republikës dha një sinjal mbi rënien e madhe në marrëdhëniet midis shtypit dhe pushtetit”.

Nga Sofia konsulencë tregtare për Tiranën

Shërbimi ICE TIRANË — Zyra ICE (Instituti i Tregtisë së Jashtme) e konsulentit tregtar, në ambasadën italiane, është mbyllur. Nga 1 maji përgjegjësi i saj i vetëm, Giorgio Ruta, ndodhet në selinë e tij në Sofje. Sot në telefon përgjigjet vetëm një sekretare zëvendësuese, në pritje të një zgjidhjeje për problemin. Sado përfaqësues të këtij vendimi si më shumë: nëse ndonjë sipërmarrës ka nevojë, ajo mund të dërzojë kopje të legjislacionit shqiptar por asgjë më tepër. Për konsulencën duhet të presësh. Sa? Ndoshta në qershorin e ardhshëm, ndoshta më shumë. “Na ambasada italiane, në javët e kaluara, kishin mbërritur zur zëra kurajoze: “Ndoshta zyra e konsulencës tregtare nuk mbyllet më” ishte thënë. Por burokracia është e pandalshme, dhe funksionari i caktuar për këtë e la Shqipërinë me të vërtetë. Për sipërmarrësit që kanë ndërmend të investojnë këtu — dhe kanë nevojë për një konsulencë nga ana e autoriteteve italiane — nuk mbetet gjë tjetër për të bërë veçse pritja. Ose të bësh një udhëtim të vogël deri në Sofje: më mirë të një zgjidhje më të mirë, zyra ICE siguron së do të merret me Shqipërinë drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti bullgar. Një predispozicion që nuk merr parasysh 600 kilometra distance. (c. bo.)

«Kërkesat e BSPSH të drejta»

Qeveria TIRANË — “Do të rishikohen çmimet e energjisë elektrike në zonat veriore të vendit”. Kjo është deklarata e fundit e Kryeministrit Meksi në takimin që ai pati me përfaqësuesit e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, sipas kërkesës së këtyre të fundit. Gjatë këtij takimi — morën pjesë dhe ministrat Shehi dhe Xhaja — përfaqësuesit e BSPSH kërkuan përgatitjen e ligjit për indeksimin e inflacionit si dhe krijimin e një partneriteti me Qeverinë. Ndaj kërkesave të paraqitura nga sindikalistët, Meksi dhe ministrat e tjerë u shprehën dakort në parim.

Tiranë, argjendarë grabiten me dhunë

Dërgohen të plagosur në spital TIRANË — Një grabitje e armatosur tronditi përsëri qendrën e Tiranës në mbrëmjen e djeshme së hënë. Këtë herë në shënjestër e tre grabitësve të maskuar, u vunë pronarët dhe punonjësi i “Argjendari Luzha”, që ndodhet pak metra prapa Muzeut Historik Kombëtar. Për tia arritur qëllimit final të tyre — grabitës së çantës me bizhuteri dhe të holla — tre personat fillimisht kanë përdorur sende të forta dhe pastaj të shtënat në një armë zjarri. Pikërisht njëra prej tyre ka plagosur rëndë punonjësin e argjendarisë, i cili pas një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale në Spitalit Civil të Tiranës, tashmë — sipas ekipit mjekësor — mendohet jashtë rrezikut. Ndërsa, pronari — pas ndihmës së parë — është larguar nga Spitali. Grabitësit — ende të paidentifikuar — 1 kishin zënë pritë personave të argjendarisë, ndoshta duke ditur më parë se në çantën e tyre ndodhej i tërë inventari i bizhuterive të lokalit, i cili çdo natë merrej me vete. Pas ngjarjes së ndodhur në orën 20.20, shumë pranë ish-Pastçeri “Flora”, menjëherë kanë filluar hetimet intensive të organeve të Rendit për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (e. l)

Nga Shqipëria

SHQIPËRIA PËRFAQËSOHET NË NJË SEMINAR TË ESPERANTISTËVE EUROPIANË — Shqipëria nuk mungon tashmë edhe në shoqatën e esperantistëve. Për herë të parë atë do ta përfaqësojë Klartia Agasi, esperantiste nga Durrësi. Agasi — anëtare e shoqatës së esperantistëve të këtij qyteti — do të marrë pjesë në një seminar në Strasburg të organizuar nga seksioni esperantist i Komunitetit Europian. NË KORÇË NDIHMA USHQIMORE PËR MË SE 2 MIJË FAMILJE — Janë gati 2 mijë familjet korçare që kanë përfituar nga ndihmat ushqimore të shpërndara në këtë qytet. Këtë herë ishte Shoqata Islamike botërore nga Kuvajti ajo që solli e shpërndau pakot e ndryshme me ndihma vlera e të cilave ishte 1 mijë lekë për pako. Kjo shoqëri parashikon të sjellë së shpejti edhe 25 tonë të tjera me ushqime të cilat do t’i shpërndahen familjeve më të varfra të Korçës. GJIROKASTER, NJE SHKOLLE 77-VJEÇARE RREZIKOHET NGA DEMTIMET — Është vënë në rrezik serioz shkolla 77-vjeçare “Drita” në qytetin e Gjirokastrës. Muret e saj rrethue nga shkëputur plotësisht, ndërsa kati i saj i parë është kthyer në banesë nga disa persona që e kanë zap tuar atë forcërisht. Ndërkohë shkollës i ka kanoset një tjetër rrezik: një vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit të qytetit ka dhënë lejen për ngritjen e një ndërtesë për tregtinë mallrash. NE SHQIPERI SEKRETARJA E PERGJITHSHME E GJYKATES KUSHTETUESE TE AUSTRISE — Ka ardhur në Shqipëri Sekretarja e Përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë. Gjatë qëndrimit të saj ajo është takuar me disa personalitete të larta të drejtësisë shqiptare ku është biseduar për organizimin dhe administrimin e punës në Gjykatën Kushtetuese shqiptare.

5 Maji, ditë përkujtimi dhe një mesazh uniteti

REALITET KURSIV TIRANË — Do të kryhen sot në të gjithë vendin ceremoni përkujtimore me rastin e 5 Majit, ditës së të rënëve në Luftën Antifashiste. 52 vjet më parë, në 5 Maj 1942, binte i vrarë nga plumbat fashistëve Qemal Stafa, njëri prej figurave më të njohura të antifashizmit shqiptar. Vrasja e tij — mbi rrethanat e të cilës ende sundon një vel mister — është fiksuar me kohë si dita e përkujtimit të gjithë dëshmorëve. Tani ka mbetur deri verë atmosfera e ngushtë e ceremonive zyrtare dhe e fjalimeve fallco të atyre që u paret e tradhtuan idealin e të rënëve. Tani — si shumë ngjarje të tjera që lidhen me historinë tonë — edhe kjo është bërë në një skulptim. Nuk kanë munguar përkujtimet konkrete — një i tillë është bërë diçka i fundit në Kavajë — për të caktuar një datë tjetër, megjithëse Qemal Stafa ishte komunisti dhe ky... [pjesë e papëqartë] ...çelësim për shumë vete në Shqipëri është hamendësuar me çështjet e luftës komuniste. Një pjesë e mirë kujtosh gjithë kjo datë që vendosë përkujtuar apo dëmtuar. Bëhet fjalë kombëtare dhe komuniste — sipas tyre — ishin të vetmit që bënë luftën kundër pushtuesit. Por shpeshherë harrohet se datat që përkujtojnë në ngjarje kanë kuptim simbolik. Dhe kuptimi i kësaj date është të tregojë respektin e shoqërisë së sotme për sakrificën që bënë dëshmorët. Qofshin ata me bindje komuniste — me siguri shumë prej tyre kanë patuar një përfytyrim të ndryshëm të Shqipërisë së ardhshme nga realiteti i sotëm. Një pjesë e mirë e diktaturës nga e cila vuajtën aq shumë. Në pjesë tjetër kujtimi që kjo datë u qëndron përfshirë edhe Qemal Stafa ishte komunist dhe kishte qenë komuniste — sipas tyre — ishin të vetmit që bënë luftën kundër pushtuesit. (fa. bax.)

NE BRENDSI

Marrëveshje midis OÇP e Izraelit

Etapat e gjata të bisedimeve NE FAQEN 2 Riparigjet në skenë fenomeni «Superlek» Opinione të kundërta mbi shkaqet NE FAQEN 3