Revolta e të «përmbyturve»
Grevë urie dhe incidente në rrugë
Kukës, shumë të plagosur pas përleshjeve me forcat e Rendit
FATOS BAXHAKU
KUKËS — Ka përfunduar në përleshje të rëpta mes grevistëve dhe forcave të Rendit greva e urisë e filluar nga një grup banorësh të 26 fshatrave të përmbytura, tokat e të cilëve janë përmbytur me kohë nga Liqeni artificial i Fierzës. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të liruar godinën e Këshillit të Rrethit, të zënë me forcë nga protestuesit. Kjo ndërhyrje ka shkaktuar një reaksion zinxhir, i cili ka përfunduar me plagosje të lehta të 18 grevistëve dhe të shumë pjesëtarëve të forcave speciale të thirrura me urgjencë nga Tirana. Deri në pasditen e së premtes gjendja në Kukës ka mbetur e tensionuar. Grevistët dhe pas përleshjes nuk kanë pranuar të largohen, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave të paraqitura më parë prej tyre. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë përqëndruar në zonën e Fushë-Arrëzit, në pritje të urdhërave eventuale. Sot, në përfasje e sfond, Këshilli pritet të marrë vendim.
Kronika e kësaj greve fillon që në 1 Maj. Këtë ditë banorë nga fshati Kënetë, sot i përmbytur nga ujërat e Liqenit, u hodhën në grevë urie për të plotësuar kërkesat që ata me kohë i kishin paraqitur instancave më të larta shtetërore: pagesën e qerasë së tokës së përmbytur, pagesën e shtëpive të përmbytura, pagesën e objekteve të ndërtuara prej tyre, shpërnguljen e popullsisë me pak tokë në zona fushore e kodrinore si dhe dënien e kredive afatgjata. Një ditë më pas greva ishte mbështetur nga banorë e shumë fshatrave fqinjë. Të mërkurën, grevistë kanë zënë me forcë ndërtesën e Këshillit të Rrethit. Pikerisht kjo ngjarje ka alarmuar qeverinë. Atëherë pjesë e saj: ministrat Musaraj, Manushi, Xhafa dhe Halili kishin mbërritur me një helikopter në Kukës si dhe drejtues të tjerë të administratës shtetërore. Pas një diskutimi të gjatë deri në orët e vona të natës me grevistët dhe përfaqësuesit e partive kryesore — të gjithë përfaqësuesit e të cilave i kanë dhënë plotësisht të drejtë grevistëve — dukej se çështja po shkonte drejt zgjidhjes, por me sa duket pjesa më e madhe e grevistëve nuk ka pranuar të dalë nga ngujimi. Atëherë kanë ndërhyrë forcat speciale të ardhura nga Tirana dhe kështu ka filluar beteja 3 orëshe e cila është amplifikuar më pas në rrugët e qytetit. Pikerisht gjatë kësaj përleshjeje — gjatë së cilës janë vënë në përdorim gurë e mjete të tjera të forta — janë plagosur gur me gur nga të dy palët. Të pakënaqur nga zhvillimi i ngjarjeve deri të premten, grevistët kanë kërkuar takim me autoritetet më të larta shtetërore.
Presidenti Berisha kërkoi të premten qeverinë e cila “duhet të jetë më aktive”, ndërkohë që i quajti si të patolerueshme kaq kërkesat e fshatarëve “grevistë”. Por “teksoi Berisha” kërkesat financiarisht absurde dhe të papërballueshme nuk duhet të tërheqin zgjidhjen e kërkesave të drejta”.
Kanë reaguar menjëherë edhe një numër shoqatash e partish politike në vend. Rrapo Danushi, Kryetar i “Pronësi me drejtësi” deklaroi se mbështet plotësisht të gjithë veprimet e kërkesat e grevistëve, madje edhe zënien me forcë të selisë së pushtetit lokal: “Ishte një grevë e paralajmëruar prej kohësh dhe unë i solidarizohem plotësisht me të. Zënia e godinës prej tyre e konsideroj plotësisht të vend”. Ndërkohë opozita socialiste deri të premten mbështeti më shumë në një pritje të zhvillimeve të mëtejshme. “Ende nuk kemi bërë një deklaratë zyrtare — tha për Gazetën Shqiptare Nënkryetari i partisë Socialiste, Servet Pëllumbi — por qëndrimi ynë si edhe për rastet e tjera të tilla është i qartë. Ne i kemi përkrahur kërkesat e grevistëve të Kukësit. Mbetet t'i japim zgjidhjen problemeve me anë të dialogut e pajtimit”. Ndoshta takimi i sotëm i Berishës me fshatarët kuksianë do ndikojë në normalizimin e situatës.
Liqeni «fajtor»
TIRANË — Historia e tokave të përmbytura nga Liqeni artificial i Fierzës, zë fill në vitin 1978. Atëherë, me përfundimin e ndërtimit të një dige hidrocentrali, ujërat e lumit Drin i Zi e Drin i Bardhë — 2.7 miliard metra kub ujë — vërshuan duke përmbytur mijëra hektarë toke nga e cila ushqehej popullsia e 26 fshatrave, që sot — mbetur thuajse pa tokë — kërkojnë kompensim për shpërnguljen. Liqeni i ri artificial ka një sipërfaqe të madhe: 72.5 kilometra katror.
Në fundin e tij prehet edhe Kukësi i vjetër. Një treçerek i metër banorë, të shtyrë në cullat mund të shihnin kur niveli i ujit rra të liqenit bie gjatë stinës së thatë. Banorët e ngujuar të përmbytur janë shpërngulur në vendbanime të tjera pranë ose në Kukësin e ri, në qytet që ka filluar të ndërtohet që prej 1962 dhe që ka një gjatësi 40 apo sa dhe Liqeni “fajtor”. Popullsia ka jetuar deri atëherë nëpërmjet nga industria e sapokuad dhe nga minerale e bakrit e kromit. Tani është një nga rrethet më të varfra dhe më shumë të shkatërruara pas dekadave të tërë me sundimin e komunizmit e krizës së tanishme. Problemi i pronave në fund të Liqenit nis të ndërjehet më parë, kur fshatra të njëra filluan kërkuar shpërnguljen. (fa.bax.)
Shqipëria përjashtuar nga Kupa e Kampioneve?
«Ja shkaku i vendimit»
Flet Andre Vjeli, përgjegjës në UEFA
Shqipëria rrezikon të përjashtohet jo vetëm nga Kupa e Kampioneve por edhe nga Kupa e Kupave. Ky lajm i bujshëm, i dhënë javën e kaluar në Gazeta Shqiptare, vërtetohet në Bernë, ku ndodhet selia e Komisionit të UEFA-s që merret me organizimin e kupave evropiane.
I morëm intervistë Andre Vjeli, përgjegjës i bulletin zyrtar ‘UEFA Flash’ dhe i zyrës së shtypit në selinë e UEFA-s në Bernë.
“Komisioni i përhershëm i quajtur Task Force i krijuar nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Gerhard Aigner — i dha Gazetës Shqiptare Vjeli — ka vendosur që gjithë vendi, midis dy klubeve dhe Shqipëria, nuk mund të dërgojnë përfaqësuesen e tyre në Kupën UEFA. Në Shqipëri, ku nuk është problem i vetëm, mbeten problemet e “sigurimit, stadiumeve dhe komunikacionit. Ne kemi autorizar takime zyrtare ndërkombëtare futbolli vetëm në stadiumin “Q. Stafa” të Tiranës, në të cilin mund të luajë vetëm dy skuadra shqiptare. Në këtë mënyrë vitin e kaluar 3 skuadrat shqiptare do të mbeteshin jashtë, dhe përjashtimi fillon pikërisht nga Kupa UEFA.
Ky është një vendim përfundimtar?”
“Vendimi përfundimtar do të merret me 18 korrik, ka të ditë përpara shorrit të kupave por, kuptohet që, në mungesë të përgatitjeve të federatës shqiptare vendimi mbetet përfundimtar. Për të, siç na thuani në Shqipëri nuk ka ndyshuar në krahasim me vitin e kaluar, atëherë kur qe Teuta ajo që u përjashtua nga Kupa UEFA?”
Është e vërtetë që Teuta mund të mos pranohet në Kupën e Kampionëve?
“Po, Kupa e Kampionëve ka pasur një reformë thelbësore. Po përgjithshëm klasifikimi, që do të bëhet me kriteret e ndryshme nga ai i zakonshmi i klasifikimit UEFA, për të caktuar 24 kombet që do të kenë të drejtën e pjesëmarrjes. Shqipëria rrezikon të përjashtohet sepse në klasifikim kemi pasur rashë dhe kriter e vlerave, të historisë sportive dhe ekonomike të çdo klubi. Për t'u përjashtuar nga Kupa e Kampionëve, Teuta mund të llogaritet në këtë rast, të pranohet në Kupën UEFA. Natyrisht bëhet fjalë për një deklasifikim.
Si ka mundësi që gjithë këto probleme kanë dalë në pah tani që Shqipëria është një vend demokratik i njohur, ndërkohë që nuk ekzistonin fare gjatë regjimit komunist?
“Nuk është e saktë. Deri 3-4 vite më parë, UEFA kishte 32 shtete anëtarë kështu që vetëm problemet e Shqipërisë nuk kishin shumë rëndësi. Tani, me zgjerimin e pjesëmarrësve, ne në UEFA-s jemi të detyruar të zgjedhim. Megjithatë, për të zgjidhur problemet e ish-vendeve komuniste, kemi krijuar një zyrë të posaçme në Nyon, afër Gjenevës.
Së duket qartë, sakrificat e mëdha të lojtarëve dhe të ekipeve shqiptare në këto tre vitet e fundit rrezikojnë të shkojnë kot për shkak të vendimeve të UEFA-s. Një rrezik që ndoshta mund të evitohet vetëm me ndërhyrjen e drejtuesve të lartë të Federatës së Futbollit dhe të qeverisë.
Pino Montagna
Kupa UEFA
KENDI I PARTIVE
SOCIALDEMOKRATET MBETEN NE KOALICION
“Partia Socialdemokrate do të vazhdojë të qëndrojë në koalicionin qeveritar”. Ky është dhe konkluzioni i nxjerrë nga mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të PSD mbajtur para të Tiranë. Vlerësimi i gjendjes së koalicionit vlerësoi edhe po problemet kryesore i shqyrtuar të këshillit. “Qëndrimi ynë në koalicion është thjesht në kuadrin politikë — thotë për Gazetën Shqiptare Skënder Gjinushi, kryetar i PSD — megjithatë ne jemi të bëratyr për të dy alternativat, edhe pse largimi ynë nuk do të sille ndonjë krizë qeveritare. Edhe vetë PD megjithëse po humbet aleatët e saj e ka përdorur këtë koalicion për konjukturë politike”, përfundon Gjinushi.
Durrës, tregtohen barna të skaduara
Denoncim i Kontrollit të Shtetit
TIRANË — Parregullsi të shumta financiare dhe shkelje të ligjshmërisë në aktivitetin e Ndërmarrjes së Farmacive në Durrës. Tregtim i medikamenteve të skaduara dhe çmime 10 herë më të larta për barna janë vënë re — sipas një kontrolli të kryer nga Kontrolli i Shtetit — në veprimtarinë e ushtruar nga E.V. drejtoresha e këtij institucioni. Ajo ka privatizuar në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe procedurat ligjore njësi nga farmacitë e qytetit — me numër 5 — ku ishte transferuar dhe bashkëpronare. Prandaj E.V. — sipas Kontrollit të Shtetit — ka furnizuar këtë farmaci me ilaçe mbi të mira duke i kaluar farmacive të tjera shtetërore, medikamente të skaduara të cilat qëllimisht ishin nxjerrë me kohë jashtë përdorimit.
Në ushtrimin e këtij aktiviteti privat, edhe çmimet e aplikuara kanë qenë shumë herë më të larta se ato të farmacive shtetërore. Nga kjo vetëm për dy muaj — nëntor-dhjetor 1993 — Kontrolli i Shtetit ka zbuluar se vlera e furnizimeve të kryera arrin në 410 mijë lekë.
Për të gjitha këto parregullsi drejtoresha e Ndërmarrjes së Farmacive është larguar nga detyra — me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë — bashkë me kryetaren e degës së Financës. Ar.Me
Zbulohen trafikantë refugjatësh
— Zbulohen përsëri një të tjetër grup i të rinjve të cilët kërkonin të largonin drejt Perëndimit nëpërmjet qytetit të Vlorës. Këtë herë janë organizatorët e Rendit të Komisariatit të Lezhës që ndërhyjnë dhe ndaluan tre persona — u dyshuar se shtetësi jugosllavë dhe një femër shqiptare — të cilët dyshohen se të bënin të kaluar këshillin për persona na të ardhur ilegalisht në Shqipëri nga Jugosllavia për t'u shoqëruar pastaj në Vlorë me destinacion të fundit, Italinë. Vetëm javën e kaluar në Vlorë ishte zbuluar një grup prej 36 klandestinësh nga Pakistani. (el.)
DJE NE SHQIPERI
TEPELENE, MBI 800 MILE LEKE GJBA DHE SEKUESTRIME NGA POLICIA FINANCIARE — Eshtë mbi 800 mijë lekë gjoba dhe sekuestrime të vëra konë e gjatë nga Policia Financiare e Tepelenës. Kjo polici ka ushtruar mbi 300 kontrolle dhe ka marrë mbi 220 vendime për procedim ndaj shumë subjekteve tregtare private në rreth. Të arrstuara me të holla janë vënë re në tregtimin e karburanteve dhe barnave ku janë konstatuar vlera me diferenca e shmangie.
NE LAC APERTIMI I BANESAVE PERKEQESON NJE PROBLEM — Vazhdon të mbetet ende i pazgjidhur problemi i ndërtimit të banesave në Laç. Megjithëse janë paracaktuar firmat që do të punojnë për ndërtimin e apartamenteve nuk është filluar nga aktiviteti pasi shumë terrene të lëshuara për ndërtim janë të zëna. Ndërkohë ka mbetur i pazgjidhur falti i 150 apartamenteve të lira ndërtim i të cilave ka mbaruar në mes. Për këto apartamente Enti i Banesave ka prishur kontratën me Ndërmarrjen e Ndërtimit për cilësi të dobët dhe shkelje të afatit të dorëzimit.
NGA ITALIA MBERIJNE NDIHMA PER DELVINEN — Janë banorët e qytetit italian San Giovanni di Mariano që kanë sjellë këtë herë një sasi ndihmash për Delvinën. Këto ndihma kanë kryesisht ushqime dhe veshmbathje të cilat i janë shpërndarë familjeve më pjestarë të sëmurë.
Kontrabandë nafte: ndalohen 4 persona
Karburant drejt Malit të Zi
SHKODËR — Vazhdon kontrabanda e karburanteve, por edhe kundërpërgjigjja e organeve shtetërore. Dy herë brenda pak orëve — ditën e mërkurë — dy episode të veçanta në rrethin e Shkodrës, japin sinjale të kundërta. Një grup kontrabandistësh të karburanteve me Malin e Zi vazhdon të ushtrojë aktivitetin e tij të paligjshëm, ndërsa njëkohësisht kundër këtij trafiku po intensifikohen kontrollet. Këtë radhë, u bllokua një kamionçinë dhe u ndaluan katër persona. Sipas policisë së Shkodrës, automjeti me targa të huaja ishte ngarkuar me karburant dhe po lëvizte drejt kufirit. Hetimet vazhdojnë. (el.)
Greqi «Të bëhen hetime mbi Micotaqis»
NE BRENDESI
Greqi
«Të bëhen hetime mbi Micotaqis»
Kërkohet nga deputetët socialistë
NE FAQEN 2
Edhe 1 javë nga afati përfundimtar
TIRANË — Vazhdon të u bëjë thirrje në adresë të Gazetës Shqiptare për seksionin kontaktor të lajmeve që do të marr përgjigje e fjalor nder i transmetimit “Pipo” Radio Tirana dhe stafi i radion, duke u thënë se për shkak të familjes nuk është i sigurtë se do të jetë në TIRANË.
UNO për mbylljen e 28 maj, kur në 20.30 mësim transmetimi direkt do u mund të mblidhen nga mbledhja e tyre dhe në Shqipëri. Lexoni që të jenë më shesë të dhëna e të dhëna fundi i prillit u dërzoni. Ju, atë apel fare nuk mund t'ju hapim.
JAP ME QERA ose SHES — një shtëpi në tre dhoma e një kuzhinë, banjo, depo dhe një kopësht të vogël në zonë qendrore jo në rrugë asfaltuar të fundit nga në firmë italiane. Shtëpia është krejtësisht e ndërtuar me materiale shumë të mirë italiane dhe e përfunduar krejtësisht. Për informacion telefoni: 22039.
VENDESI O AFITTASI casa di tre stanze, cucina, bagno, ripostiglio e piccolo giardino, in ottima zona centrale, in strada e cemento asfaltata da ditta italiana. La casa e internamente costruita con ottimo materiale italiano e rifinita su ogni dettaglio. Per informazioni Tel. 22039.
KERKOJ bashkëpunim aktiviteti për restorant “Kruja” në plazhin e Durrësit. Sipërfaqe e mbyllur 300 metër katror, 70 të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 20516 në Tiranë.
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgo mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264.
Trego n.q.s mosash çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën.
JAP ME QERA — një apartament një dhomë me një kuzhinë. Të interesuarit të telefonojnë në numrin 26587.
JAP ME QERA ose SHES — një shtëpi në tre dhoma e një kuzhinë, banjo, depo dhe një kopësht të vogël në zonë qendrore jo në rrugë asfaltuar të fundit nga në firmë italiane. Shtëpia është krejtësisht e ndërtuar me materiale shumë të mirë italiane dhe e përfunduar krejtësisht. Për informacion telefoni: 22039.
VENDESI O AFITTASI casa di tre stanze, cucina, bagno, ripostiglio e piccolo giardino, in ottima zona centrale, in strada e cemento asfaltata da ditta italiana. La casa e internamente costruita con ottimo materiale italiano e rifinita su ogni dettaglio. Per informazioni Tel. 22039.
KERKOJ bashkëpunim aktiviteti për restorant “Kruja” në plazhin e Durrësit. Sipërfaqe e mbyllur 300 metër katror, 70 të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 20516 në Tiranë.
JAP ME QERA — një godinë me 40 dhoma për hotel ose zyra me kater kate, me sipërfaqe të përgjithëshme 500 metër katrore. Ndërtesa disponon një lokal për kafe dhe restorant me sipërfaqe 160 metër katrore me sipërfaqe të pashfrytëzuar më tutje. Brenda në ndërtese ndodhet kuzhinë e godinës me sipërfaqe 162 metra katrore për pjektozime qeverie. Adresa: në qendër të Tiranës, përballë Parlamentit Shqiptar. Të interesuarit të kontaktojnë me numrin 42319.
KERKOJ — bashkëpunim aktiviteti për restorant “Kruja” në plazhin e Durrësit. Sipërfaqe është 3.200 metër katror. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 26516 në Tiranë.
«AKONEKS» sh.p.k.
INTERNATIONAL CONSULTING
Agjensi Konsulative Ekonomike dhe Sociale
KONSULENCE PER PRONARE TERRENESH E NDERTESASH
Kjo Agjensi është ngarkuar nga një grup sipërmarrësish italianë për të gjetur mundësi investimesh në terrene ose ndërtesa. Pronarët e terrenit ose të ndërtesës, të pajisur me dokumentat e pronësisë, të interesuar për të bashkëpunuar me investitorë italianë mund të drejtohen pranë kësaj Agjensie.
Adresa: TIRANE - Rruga «Islam Alla», Pallat 72/1 Shkalla 2. Apartament 36 (pranë kryqëzimit të rrugës ku ndodhet restoranti «Rugova»)
- Tel: 042/23501