Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 10 maj 1994

Banda e makinave të vjedhura

TARANTO / Njëmbëdhjetë të arrestuar nga policia Trafik miliardash mes Italisë dhe Shqipërisë TARANTO / Njëmbëdhjetë të arrestuar nga policia Banda e makinave të vjedhura Trafik miliardash mes Italisë dhe Shqipërisë TARANTO — Të akuzuar për bashkëpunim në veprimtari keqbërëse, pikërisht në trafikimin ndërkombëtar të automjeteve të vjedhura, njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Taranto dhe në disa lokalitete të rajonit të Kampanjës nga policët e skuadrës së lëvizshme të kuesturës së Tarantos. Këto masa — që do të zbatohen edhe për persona të tjerë që nuk janë kapur akoma — janë marrë nga gjykata e Tarantos. Je të denoncuar edhe persona të tjerë. Sipas hetuesve pjesëtarët e kësaj organizate keqbërëse «tregtonin» në Greqi, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Evropës së Lindjes automjetet e vjedhura me lëvizjen të madhe. Të arrestuarit janë, gjithashtu, të akuzuar edhe për falsifikim dokumentash, si patenta dhe pasaporta, kartëmonedha të huaja, sidomos dollarë. Gjatë operacionit janë sekuestruar sende me një vlerë prej dy miliardë lireash, të tilla si kartëmonedha amerikane, gjermane dhe italiane me një vlerë prej më shumë se një miliardë e 800 milionë liretash, 1.500 patenta makinash të vjedhura, një mijë kambiale të përpiluara pjesërisht, katër makina të vjedhura me llitrazh të madh, njëra prej të cilave kishte edhe numrin e lejes të censuar, treh mijë targa automjetesh bllistike. Gjithashtu policët kanë gjetur vula për falsifikimin e dokumentave, pasaporta të shumta dhe lejë qëndrimi, leje qarkullimi, një pistoletë P 38 me numër të serisë të fshirë dhe një pushkë. Mes të arrestuarve janë një qytetar çekosllovak, Vladimìr Beranek, 35 vjeç, që ka qenë i burgosur më parë në Greqi, dhe një shqiptar, Artur Leci, 27 vjeç. Të njëmbëdhjetë janë akuzuar për mashtrim, për mbajtjen dhe falsifikimin e kartëmonedhave dhe dokumentave italiane dhe të huaja, si edhe për trafik ndërkombëtar makinash të vjedhura. Të arrestuarit e tjerë janë Francesco Soletti, 44 vjeç, Nunzio Serino, 32, Giuseppe Chifri, 32, Michele Sangermano, 38, Maurizio Sorano, 30, të gjithë nga Taranto, Amilcare Mont Condesitt, 26 vjeç, nga Molfetta (Bari), Cosimo De Padova, 26 vjeç, nga Torricella (Taranto), dhe Michele Pirozzi, 46 vjeç nga Castellammare di Stabia (Napoli). Sipas hetuesve këto arrestime u bënë të mundur pikërisht nga hetimet komplekse me anë të privatëve dhe kontrolleve të imta edhe në portin e Brindizit. Artur Leci shqiptari i arrestuar në Taranto
Vladimìr Beranek Artur Leci Francesco Soletti Nunzio Serino Giuseppe Chifri Taranto Kampanjë Greqi Shqipëri Evropa E Lindjes

Zhulali përgëzon Mandelën për fitoren

Afrika e Jugut TIRANE — Ka qenë Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali përfaqësuesi shqiptar në ceremoninë e marrjes së postit nga Nelson Mandela. TIRANE — Ka qenë Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali përfaqësuesi shqiptar në ceremoninë e marrjes së postit nga Nelson Mandela, i zgjedhur javën që kaloi President i ri i Republikës Jugafrikane. Zhulali është ngarkuar nga Presidenti shqiptar Berisha që ta përgëzojë atë në këtë ceremoni ku kanë marrë pjesë drejtuese shteti nga e gjithë bota. Zhulali ka qenë kështu dëshmitar okular shqiptar i ngjarjes prej ngjarjeve më të shënuara të shekullit. Zgjedhja e Nelson Mandelës — luftëtar i shquar me përpjekje kundër racizmit dhe kandidat i Kongresit Kombëtar Afrikan — në postin e Presidentit shënon mbylljen e një epoke plagëve të vjetra të Afrikës apartheidit. Mbyllja e periudhës së gjatë të urrejtjes racore është rezultat i përpjekjeve të shumanshme të forcave progresive jugafrikane dhe i politikës së dialogut që inauguroi ish-Presidenti De Klerk. Tani pritet që ndryshimet e reja politike në shtetin më të zhvilluar industrialist të Afrikës të shërbejnë si një model zhvillimi për kontinentin më të prapambetur të botës.
Safet Zhulali Nelson Mandela Fahri Balliu De Klerk Afrika E Jugut Tiranë Afrikë

Fiorentina në serinë A Monza bie nga kategoria

Sport Katër ditë përpara përfundimit fatet e skuadrave të serisë B janë vendosur Fiorentina në serinë A Monza bie nga kategoria Batistuta, lider i skuadrës së Fiorentinës Në faqen 3 futboll shqiptar Në faqen 4 ndeshjet e serisë B Në faqen 5 drejt Botërorit
Batistuta

Brindizi, një pasaportë për njëqind klandestinë

Ndërrofte fotografinë, por jo emrin BRINDIZI — Pasaporta, me përdorim të pakufizuar ofrohen. Një nga provat e shumta doli në dritë nga një episod i regjistruar të shtunën në Brindizi. Një pasaportë e lëshuar nga autoritetet jugosllave do të mund të lejonte, përgatitur mirë, që qytetarë shqiptarë të arrinin Italinë. Por aktiviteti kriminal, u ndërpre nga policët e Komisariatit të portit që kanë arrestuar, për dhunim të ligjit Martelli, 24 vjeçarin Sulejman Sahitolli, nga Polaçani, por banues në Tiranë, bllokuar në stacionin e hekurudhës së Brindizit, ndërsa po merrte nga një qytetar shqiptar po aq mirë një pasaportën e tij. Gjithçka filloi në mbasdite[n] e të shtunës, para se të ankoroh[e]j trageti «European Glory» ardhur nga Shqipëria. Policia e portit dinte që do të arrinte një qytetar shqiptar me një pasaportë jugosllave, të cilën duhej t'ia dorëzonte — së bashku me pagesën — një personi të tretë. «European Glory» arriti në port pikërisht në orën 18.30. Funksionarët e Polmare, Cazzella, Madaghiele e Perringerio veçuan menjëherë pasaportën: ishte me emrin e Gërmaz Cela, 24 vjeç, nga Lushnja. Njerëzit e Polmares, në këtë pikë, vendosën të mos ndërhyjnë, por më mirë të ndiqnin të riun, të bindur se do të arrinin personin e tretë, atë që duhej. Dhe kështu Cela bëri xhiro për rreth 3 orë nëpër qytet, e së bashku me të edhe policët. Më në fund, rreth orës 22, para se të arrinte treni Lecce-Romë (atë për të cilin duhet të hipte) se është trendi i kësaj linje i vetmi policët vunë re Gërmaz Celën që i dorëzonte dokumentin dhe hotelierit të moshëtarit të tij. Në atë moment ndërhyjnë dhe arrestuan pikërisht Sulejman Sahitollin. Policit e kontrolluan: në valixhe kishte jo vetëm një milion lireta të dorëzuara nga Cela por edhe një mijë dollarë. Për Sulejmanin u bëne gati prangat që u hapën dyer e burgut të Brindizit; ndërsa kundër tij ishte futej klandestinëshe, e rëndyr nga fakti se është i papunë dhe pa[?] të ardhura. Mbi të gjitha këtë ngjarje tani po heton zëvëndës prokurori Domenico Catenaci, i cili me sa duket është i ngarkuar të mbështesë hipotezën sipas së cilës, falë asaj pasaporte jugosllave — e modifikuar çdo herë duke zëvendësuar fotografinë e personave — kanë hyrë në Itali jo pak klandestinë, me një kurs të vazhdueshëm. Angelo Sconosciuto
Sulejman Sahitolli Gërmaz Cela Cazzella Madaghiele Perringerio Brindizi Shqipëri Polaçan Tiranë Lecce

«Kjo është shpikja e fundit e falsifikuesve»

Flet detektivi BRINDIZI — «Ajo, e pasaportës që kalonte nga një person tek një tjetër, është një metodë e re në mjetet e përdorura nga të huajt për të arritur në Itali», thotë inspektor Ferdinando De Punzio. BRINDIZI — «Ajo, e pasaportës që kalonte nga një person tek një tjetër, është një metodë e re në mjetet e përdorura nga të huajt për të arritur në Itali», thotë inspektor Ferdinando De Punzio, përgjegjës i skuadrës së policisë portit të Brindizit. «Pa dyshim ky fakt ve në dukje se si masat shpinëse të këtyre rasteve të emigrimit kanë një ose disa organizata kriminale që përgatitin këto kthime». «Mekanizmi është i thjeshtë — shtoi inspektori — mjaft të zëvendësohet nga një urdhëruesi të letërin, fotografia mbi dokumentin e grafitu ose të marrë. Episodi i së shtunës tregon se si teknikat e përdorura nga organizata të ndryshme kriminale janë bërë gjithnjë e sofistikuara». Ndërkaq çështja ka aktivizuar njësitë e Kriminalpolit në të gjithë vendin e ardhshëm dhe në fillim të hetimit se ishte fjala për të gjithë territorin kombëtar i cili do të përfshijë edhe policinë shqiptare. a. scon.
Ferdinando de Punzio Brindizi Itali Shqipëri

Clinton ndërhyn për Maqedoninë

Gjatë një telefonate me Kryeministrin Andreas Papandreu «Kapërceni kontradiktat që keni me Shkupin» Gjatë një telefonate me Kryeministrin Andreas Papandreu Clinton ndërhyn për Maqedoninë «Kapërceni kontradiktat që keni me Shkupin» TIRANË — Clinton i vazhdon përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Greqisë e Maqedonisë. Me anë të një telefonate ai i ka kërkuar Kryeministrit grek Andreas Papandreu që t'i arrijë në rrugë të lehtë mosmarrëveshjet me Maqedoninë lidhur me disa çështje kushtetuese si teksti në gjuhën angleze të saj kontinentale, titulli i saj grek. Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se në kuadrin e shpalljes së Bardhë — janë po ato të takimeve të Papandreut me muajin prill në Washington. Lidhet me Maqedoninë Clinton ka vënë në dukje se SHBA janë të interesuara që të kurorëzohen me sukses përpjekjet e OKB për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve. Qëllimi i tij është që për këtë kundërshtim në ndodhen ndërkombëtare të Maqedonisë e për disa çështje të kushtetuese s[?] republikës së re ballkanike. Si pas disa burimeve presidenti amerikan ka folur për një variant territorial ndaj Greqisë. Në qendër[?] që të dy vendet duhen nga shumica e shteteve europiane. Edhe Qipro ka qenë në qendër të bisedës e dy burrave të shtetit. Sipas të njëjtit burim Papandreu ka shprehur vlerësimin e tij për politikën e OKB për afrimin e Turqisë e Greqisë në këtë çështje. p. re. Clinton ndërhyn të çështjen maqedonase
Bill Clinton Andreas Papandreu Tiranë Greqi Maqedoni Shkup Uashington

DJE NE SHQIPERI

KONFERENCE SHTYPI E PRESIDENTIT BERISHA. — Rreth i gjerë problemesh i trajtuar në konferencën e shtypit të dhënë nga Presidenti Berisha. Pyetje gazetarëve në radhë të parë të jashtëm — dhe irrealistët përgju[?] të Berishës — u fokusuan në problemet e marrëdhënieve me Greqinë, çështjen e Kosovës dhe fatin e refugjatëve shqiptarë në Gjermani. Në planin e brendshëm, vend të konsiderueshëm zuri incidenti i Kukësit mes banorëve dhe policisë, rritja e çmimeve të lëndëve energjitike dhe ecuria e reformës ekonomike tërës[?]. Berisha u përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesën e PS për zgjedhje të parakohshme, pozicionin ndaj të djathtës ekstreme apo koalicionin ekzistues mes PD, PSD dhe PR. HUA E FONDIT OPEC PER NDERTIMIN E NJE SPITALI NE DURRES — Janë 5 milionë dollarë amerikane të ofruara nga Fondi i ndihmës OPEC oq do të përdoren për ndërtimin e një spitali të ri të përgjithshëm në qytetin e Durrësit. 41 do të ketë 170 shtretër dhe do pajiset me teknologji bashkëkohore për diagnostikim dhe trajtim sëmundjesh. Ndërkohë Qeveria sapo ka miratuar në parim marrëveshjen e huasë me Fondin OPEC. Ndërtimi i spitalit të ri bëhet i domosdoshëm sepse ai ekzistues nuk ka kushtet të përshtatshme për kurimin e pacientëve dhe aparatura të personelit si të gjallëzuara. PEN E VLERË FMITAMI SHPERNDAN NDHIMA PER TE VARFERIT DHE JETIME — Janë 15 tonë ndihma ushqimore të shpërndara nga Myllyna[?] e qytetit të Vlorës për shoqatën e invalidëve të punës. Ajo me përkrahjen e komunitetit mysliman shqiptar, bëri të mundur dhe sigurimin e një fondi prej 600 mijë lekësh për fëmijët jetimë të Tiranës. QIT TE KUQ DHE GJYSME HËNËS SË KUQE — Në Tiranë u organizua një aktivitet me rastin e 8 majit ditës botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Mbi një pjesë anëtarët dhe vullnetarët të kësaj organizate, përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe të firmave të ndryshme private. Ata u përshëndetën nga kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar S[?]bashi. Në takim u fol për historikun e kësaj shoqate të nderuar si dhe për projektet që ajo ka realizuar dhe do të realizojë në Shqipëri.
Fahri Balliu Greqi Kosovë Gjermani Kukës Durrës

NE BRENDESI

«Panteoni i Zi», romani i ri i Fahri Balliut Prapaskena e «Bllokut» NE FAQEN 2 Lind një observator i disqeve fluturuese Në S.Marino një qendër ndërkombëtare NE FAQEN E FUNDIT
Gracov S.marino

DJE NE BOTE

EGJIPT, ZBULOHET RRUGA ME ANTIKE E BOTES — Dy gjeologë amerikanë kanë zbuluar rrugën e shtruar më antike të botës. Ajo i përket Mbretërisë Antike të Egjiptit rreth 4.600 vjet më parë. Zbulohet gjatë kërkimeve në zonën e Faiyumit.[?] Blloqe të ndara me gurë të veshur me mbeturina gjeologjike. BRASIL, REVOLTE TE BURGOSURVE NE RIO DE JANEIRO — Janë hedhur në revoltë 63 të burgosur në dy kampe të sigurisë në lokalitetin Rio de Janeiro. Sipas disa burimeve policia ka përdorur armë për të vrarë të burgosurit.[?] Të dënuar me burgim me përjetësi janë rrëmbyer armë dhe kanë marrë peng roje të burgut. RUSI, GRACOV KERKON SERISH "PARA" — Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Gracov ka kërkuar përsëri para për ushtrinë ruse. Në një raport ai kërkon një buxhet minimal prej 17 miliardë[?] për luftën dhe problemeve të tjera të forcave të armatosura.
Bill Clinton Egjipt Rio de Janeiro Rusi

«AKONEKS» sh.p.k.

INTERNATIONAL CONSULTING Agjensi Konsultative Ekonomike dhe Sociale KONSULENCE PER PRONARE TERRENESH E NDERTESASH Kjo Agjensi është ngarkuar nga një grup sipërmarrësish italianë për të gjetur mundësi investimesh në terrene ose ndërtesa. Pronarët e terrenit ose të ndërtesës, të pajisur me dokumentat e pronësisë, të interesuar për të bashkëpunuar me investitorë italianë mund të drejtohen pranë kësaj Agjensie. Adresa: TIRANE - Rruga «Islam Alla», Pallati 72/1 Shkalla 2, Apartamenti 36 (pranë kryqëzimit të rrugës ku ndodhet restoranti «Rugova») - Tel: 042/23501.
Tiranë Rruga Islam Alla