Ekran gjigand në shesh
Për tifozët e Botërorit '94
Do të montohet para Universitetit të Tiranës
ARMAND MERO
TIRANE — Dhuratë speciale e Bashkisë së Tiranës për tifozët e futbollit. Tani, në prag të kampionatit Botëror USA '94, specialistët e saj kanë menduar të vendosin një televizor gjigand, 20 metra katrorë, nga ku çdo njeri do të mund të ndjekë ndeshjet e këtij kampionati. Ekrani që do të instalohet në sheshin para Universitetit të Tiranës do të qëndrojë deri në përfundim të të gjithë ndeshjeve.
Inisiativa për këtë ide interesante — që do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri — ka lindur nga specialistët e seksionit të energjitikës pranë Bashkisë së Tiranës. "Ne menduam të realizojmë atë që bëhet në shumë vende të botës për rastet e tilla". Tashmë gjithshka është përcaktuar dhe Bashkia ka shpallur edhe tenderin për firmën që do të ofrojë për realizimin e këtij projekti. Tenderi do të mbyllet më 20 maj dhe do të vlerësojë ofertën më të mirë e më të leverdishme. "Ne kemi menduar që ekrani që do të instalohet të ketë përmasat 5 herë 4 metra — shpjegon për Gazetën Shqiptare Skënder Muca, shefi i seksionit të energjitikës pranë Bashkisë — por megjithatë gjithçka do të vendoset përfundimisht në bazë të propozimeve që do të vijnë në tender".
Ekrani i madh televiziv do të jetë gati — sipas projektit të Bashkisë — në ditët e para të qershorit, pak para fillimit të evenimentit më të rëndësishëm sportiv botëror të këtij viti. Kështu pra ekrani do të jetë pak a shumë në stadium i vogël ku tifozët shqiptarë do të mblidhen për të ndjekur të gjitha ndeshjet e këtij botërori. Për më tepër se një muaj — koha e zhvillimit të kampionatit — sheshi pranë Universitetit të Tiranës do të kthehet ndoshta në qendrën më të frekuentuar të kryeqytetit. "Në të vërtetë ne duam ta realizojmë këtë projekt — tregon Muca — për t'i dhënë Tiranës më tepër jetë. Ne mendojmë se vendi më i përshtatshëm për të vendosur ekranin është pikërisht sheshi para Universitetit, pasi aty është e mundur të mblidhen njerëz pa i penguar njëri-tjetrit pamjen. Përveç kësaj kjo do t'i japë jetë zonës para Universitetit, ku mund të organizohen edhe aktivitete të tjera".
Sheshi para Universitetit të Tiranës
Kryeqytet
5 stacione sateliti për këdo
TIRANE — Një tjetër eveniment televiziv për kryeqytetin. Brenda qershorit të gjitha apartamentet luksoze të Tiranës do të kenë të instaluar parabola. 5 stacione satelitore lukse ekzistojnë tashmë. Interesimi i specialistëve pranë 15 për qind e familjeve tiranase të tilla — ajo që ka shtyrë Bashkinë e Tiranës të vendosë për instalimin e një repeatori të fuqishëm. Përveç përforcimit të pamjes për tre kanalet kryesore televizive të Rai-t, ky repetitor do të mundësojë edhe përçjelljen e këtyre stacioneve satelitore.
Akoma nuk janë përcaktuar saktësisht se cilat do të jenë këto. "Ne mendojmë që të sjellim stacionet më të dëgjuara — shpjegon eksperti i bashkisë — si për shembull CNN, RTL apo dhe ndonjë tjetër stacion italian". Për të mbuluar shpenzimet e këtij projekti — që do të realizohet brenda qershorit — Bashkia ka menduar që çdo familje të paguajë një shumë prej 50 lekë në muaj.
Valias
Zjarr në miniere: digjet qymyri
TIRANE — Flakë në minierën e Valiasit. Ndonëse kanë filluar menjëherë hetimet ende nuk është konstatuar se kush kanë qënë autorët e incidentit të rëndë që në orët e para të mëngjesit të datës 9 maj. Ishin rojet private të kësaj miniere që kishin verifikuar të parët flakët në njërin prej transportierëve të minierës, destinuar për dërgimin e qymyrit nga bunkerët — me kapacitet 1 mijë ton secili — drejt fabrikës së përpunimit. Edhe pse me urgjencë nga Tirana kanë ndërhyrë tre makina të repartit zjarrfikës, një sasi qymyri i llogaritur në afërsisht 6-7 metra nuk ka mundur t'i shpëtojë djegies. Një re e dendur tymi ka vazhduar të mbulojë zonën pranë minierës edhe të nesërmen e shuarjes së zjarrit.
Sipas specialistëve të Drejtorisë së Minierave, një Ministërie së Energjitikës dhe Burimeve Minerare, cilët konfirmuan incidentin për Gazetën Shqiptare — transportieri, tashmë i dëmtuar, ishte instaluar vitin e kaluar në minierë nga një firmë gjermane, që kishte marrë përsipër edhe rikonstruksionin e saj. Ndërkohë përfaqësues nga personeli i skuadrës avaro-shpëtuese të Valiasit, shpjegojnë se sasia e qymyrit të djegur i përkiste një kontigjenti stok, thuajse që prej vitit '91. Organet kompetente vazhdojnë hetimet intensive për të verifikuar jo vetëm shkaqet e vërteta, por edhe llogaritjen e dëmit të shkaktuar nga flakët. (ed. La)
«Ambasada Greke nuk na jep qeranë»
Pronarët kërkojnë 72 mijë dollarë ende të papaguara
Kërkohet ndërhyrja e Ministrit Papulias
TIRANE — "Rëndojnë rreth 72 mijë dollarë borxhe mbi Ambasadën Greke në Tiranë". Që prej shtatorit të vitit të kaluar — kur Komisioni i kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Bashkinë e Tiranës u kish njohur pronësinë e tre pronarët e ndërtesave ku gjendet aktualisht Ambasada Greke, mbeten ende në pritje të ekzekutimit të kontratës së nënshkruar bashkë me stafin diplomatik grek. Për t'i dhënë fund kësaj marrëdhënieje të paçiltër me këtë institucion, dhe një tjetër fax për Ministrin e Jashtëm, Papulias, me shpresë të zgjidhjes përfundimtare të problemit të tyre. "Vazhdon të zvarritet në mënyrë të cuditshmë procedura — pohojnë për Gazetën Shqiptare edhe funksionarë shqiptarë të Zyrës Diplomatike — ndërkohë që ambasada të tjera si ajo Ruse e Egjiptiane i kanë mbyllur brenda afateve problemet me pronarët e ndërtesave të tyre, ambasada Greke dhe ajo Jugosllave, ende nuk kanë bërë të njëjtën veprim".
Vonesat e pronarëve për t'u marrë me çesjen së ndërtesës ve të tyre ishte filluar qysh më datë e para të shtatorit '93, atëherë kur për herë të parë kishin kontaktuar edhe me stafin diplomatik të Ambasadës Greke. Sidoqoftë premtimet e diplomatëve Papulias — në këtë kohë funksionar i Ambasadës Greke në Tiranë — kishin mbetur pa u realizuar për shkak të transferimit të tij. "Më pas gjithçka u bë më e vështirë — theksojnë për Gazetën Shqiptare pronarët e ligjshmeur — pasi përfaqësues nga ne nuk u pranuan të priten dhe mjaft prej dokumenteve u zhdukën". Pikërisht në 20 dhjetor vitit të kaluar ishte dërguar dhe fax-i i parë për ministrin e Jashtëm të Greqisë, pas të cilit funksionarët e Ambasadës Greke u detyruan të nënshkrojnë një avokat posaçërisht për ndjekjen e kësaj çështjeje. "Në fund të prillit të këtij viti na u paraqit një projektkontratë e përgatitur nga pala greke — vazhdojnë pronarët — dhe, megjithëse asnjë kërkesë e jona nuk u mor parasysh, ne pranuam ta nënshkruajmë atë". Sipas llogarive të pronarëve, që nga periudha e nënshkrimit të kësaj kontrate e deri tashmë — ku ende nga Ambasada Greke nuk është kryer asnjë likujdim — llogaritet rreth 72 mijë dollarë shuma që duhet të paguhet menjëherë prej tyre. "Ndoshta është interesuar ndokush të vërë në provë durimin dhe mirësjelljen tonë", shkruajnë së fundi për ministrin e Jashtëm grek pronarët e ndërtesave të Ambasadës. Edhe pse tashmë ajo pronarët vazhdojnë të protestojnë për aratë e tyre, funksionarët shqiptarë të Zyrës Diplomatike konfirmojnë se edhe Zyra e re në fjalë u proklamua probleme financiare me Ambasadën Greke apo atë Jugosllave në Tiranë. "Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit që detyrohemi t'ju shqetësojmë", mbyllet fax-i i pronarëve për ministrin Papulias.
Një prej fax-eve dërguar Ministrit Papulias
Edmond Laçi
Durrës
Dëmtohet pylli i Ishmit
DURRES — vazhdon masakra mbi drurët dhe pyjet. Këtë herë shqetësimi ka përfshirë edhe Durrësin ku viktimë e prerjeve janë bërë kryesisht pemët e lisit në zonën e Ishmit. Dje të hënën Policia Pyjore e këtij rrethi ka arritur të kapë në flagrancë dy vjedhës të cilët kishin ngarkuar plot me druë të prerë — një sasi prej 8 metra kub dhe me një vlerë prej 40 mijë lekësh — dy rimorkio të tërhequra nga traktorët e goma. Megjithatë këto nuk janë rastet e vetme të këtij fenomeni. Gjatë kohëve të fundit kjo Polici ka bërë sa denoncime vlera e të cilave i kalon të 900 mijë lekët.
Berisha: «Kosova një minë me sahat»
Gjatë takimit me Ilieskun
TIRANE — "Duhet zgjidhur një zgjidhje e pranueshme, sepse në gjendjen që është sot Kosova përbën një minë me sahat, që rrezikon të çojë në një konflikt, i cili nuk do të përfshijë vetëm shqiptarët". Janë fjalë nga biseda e Presidentit shqiptar Berisha me homologun e tij Jon Iliesku në Vizitën e 11 zyrtarë në Bukuresht Berisha i është rikthyer edhe një herë shkeljeve të situatës në Ballkan dhe më posaçërisht në Kosovë. Presidenti shqiptar kërkoi edhe njëherë një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e këtij problemi. "Shqetësoj te nuk kërkojnë gjë tjetër veçse zbatimin e parimeve të KSBE" tha Berisha.
p. re.
Presidenti Berisha
Pelegrinazh për në Mekë
Nisen 51 myslimanë shqiptarë
«Çmimi» i rritit të shenjtë 850 dollarë
TIRANE — Janë grupi i katërt i pelegrinëve myslimanë që — pas rifillimit të lirë së fesë — nisen për në vendin e shenjtë të Islamit, për në Qabe. 51 besimtarët kandidatët për ritualin "Haxhi" — mes tyre edhe disa gra — kanë ngritur te banorë dhe disa persona për shoqërues që këtë herë kanë paguar nga 850 dollarë për të përballuar shpenzimet e udhëtimit të gjatë për në shkretritën e Arabisë Saudite. Në autobuzin e shoqërisë turistike do të transportohet pelegrinët shqiptarë nga Tirana deri në Qabe, për të kryer xhiron tradicionale shtatë herësh rreth gurit të shenjtë të Qabesë.
Historia me e re e shtegëtimit të besimtarëve myslimanë për në Qabe ka nisur që më 1991. Atë vit — për herë të parë pas 100-vjetorit të ndalimit të çdo lloj rite fetar — persona vinin financuar nga Arabia Saudite. Edhe 300 të tjerëve pasuan dy grupe të tilla — ato dy vite që ishin ndihmuar nga vendi i shkretëtirës ose nga shoqatat e ndryshme islamike që kishin filluar të vepronin në vend. Grupi i sivjetëm ka disa të re, të cilët shpenzimet janë hequr nga vetë pelegrinët. Sipas Zëvendëskryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ramazan Yrsheku, ky fakt është një hap më tej në zbatimin e normave të Kuranit. "Haxhillëku është një detyrë e domosdoshme për të pasurit myslimanë — thotë Yrsheku — por sipas mësimeve të Kuranit ai ka kuptim të plotë atëherë kur "Haxhi" e paduan vetë rrugën dhe qëndrimin e tij në vendet e shenjta pasi të ketë siguruar më parë familjen". Gjatë këtij udhëtimi çdo islamik nuk pengon pelegrinët që të merren edhe me tregëti. Sipas Kuranit, në këtë rast qëndron prej tyre me rrugë të zhvillojë tregëtinë pa patur frikë se bie në mëkat, përkundrazi në Kuran i tillë konsiderohet "sevap".
Në fund një histori kurioze. Edhe gjatë komunizmit ishin dërguar në Qabe dy pelegrinë myslimanë, ndonëse të gjitha shpenzimet ishin paguar nga shteti i asaj kohe i cili kishte vënë një dispozicion të tyre një avion të posaçëm. Kjo ndodhi në 1957. Ishin dy haxhinj të parë dhe të fundit për një periudhë që do të vazhdonte gjatë.
Fotos Baxhaku
NE BRENDESI
Berlusconi pagëzon Republikën e re
Tani duhet marrë votëbesimi i Senatit
NE FAQEN 2
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR?
DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajme/ njoft ekonomike. Dërgoje njoftimin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264.
Trego në mënyrë çfarë kërkon të ofrosh, emrin tënd dhe adresën.
Blej dhe shes
SHES — një çadër fushimi dyvan, çadër të prodhimit japonez, të një cilësie shumë të lartë e papërdorur. Të interesuarit të telefonojnë me numrin 32646 pas orës 17.00 në Tiranë.
SHES — një makinë të tipit "ARO" vendëse në gjendje shumë të re për t'u parë gjenerali kohë e fundit. E shes me një çmim mjaft të arsyeshëm. Të interesuarit të kontaktojnë me numrin e telefonit 25526 ose me adresën: Rruga "Muhamet Gjollesha", Pallati 39/1, Apartamenti 4 në Tiranë.
SHESHI — 200 copë zgjoje blete, 630 copë arka amballazhi për rrush dhe domate, 1.800 copë arka amballazhi materiale si dhe 430 copë vazo druri 50 kilogramëshe prodhim druri adresë: Ndërmarrja e Përpunimit Drurit Korçë me numrin e telefonit 0824/[?]
JAP ME QERA ose SHES — 1/8 hyrje (prodhime druri dhe byrek) në Rrugën "Haxhi Hysen Dalliu" nr. 5. Të interesuarit të kontaktojnë me adresën e mësipërme.
JAP ME QERA — një dhomë e një dhomë e 4 me 5 metër. Rruga "Ali Demi", ndërt 4/1 (përballë Furrës së Nënë Terezës), 16. Të interesuarit të lënë me numrin e telefonit 38286.
JAP ME QERA — dy dhoma e një kuzhinë. Kontaktoni me numrin e telefonit 39606 ose me adresën: Lagjja 10, Rruga Niko Avrami. Pallati 2, Shkalla 4, Apartamenti 28 në Tiranë.
JAP ME QERA — një apartament me dy dhoma e një kuzhinë. Të interesuarit të telefonojnë me numrin 26587.
JAP ME QERA ose SHES — një shtëpi me tre dhoma e një kuzhinë, banjo, depo dhe një kopësht të vogël në zonë qëndrore, në rrugë asfaltuar, afër së djathti nga rruga e sallës. Shtëpia është kryesisht e ndërtuar me material shumë të mirë italian dhe përfunduar relativisht. Për informacione telefoni: 22939.
VENDSI A OFITVASI — casa o stanza, cucina, banjo, in zona centrale, con giardino, in ottima zona civile, in strada recentemente asfaltata. La casa e interamente costruita con ottimo materiale italiano e rifinita in ottimo dettaglio. Per informazioni Tel: 22939.
KERKOJ — bashkëpunim aktivitet për restorant "Kruja" në plazhin e Durrësit. Shtëpia është 3.200 metër katror. Të interesuarit mund të telefonojnë me numrin 26516 në Tiranë.
DJE NE SHQIPERI
PNDJII RE NDIME TE TE PUNVE NE ELBASAN — PNDU-I do të kryejë në studim për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe ujitje e papunësisë në Rrethin e Elbasanit. Kjo është dhëna gjatë një takimi që përgjegjësi i organizimit të njohur u GDKB në Tiranë, Marshall, pati me drejtuesit e pushtetit lokal të Elbasanit dhe me specialistë të fushave të ndryshme të ekonomisë.
Studimi do të kryhet nga një komision i përbërë nga specialistë të huaj e shqiptarë të Elbasanit që do të mbështetet financiarisht nga zyra e PNDU-I në Tiranë.
MBI 70 MILION LEKE PER PERMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURES SE TIRANES — Bashki së Tiranës i akordua 105 fonde posacëm prej 77.3 milion lekësh nga Ministria e Ndërtimit, Shërbimit dhe Rregullimit të Territorit. Fondi do të përdoret për përmirësimin rrjetit rrugor, e kanalizimeve dhe të parqeve kryeqytetit. Një pjesë e këtyre fondeve janë planifikuar për vazhdimin e rikonstruksionit të rrugës "Studenti".
NJE NDRTES PERGATITJE PER SEZONIN E VERES NE DURRES — Kanalizimi i ujërave të zeza për pishinën e plazhit të Durrësit, pas projektit ku një tjetër turi banimi në zonën turistike do të ndodhet aty ku përparur përsiërshi gjatë një kanalizim i tillë, tha zëdhënësi i projektit. Ai shtoi, edhe banorët e afërt nuk janë për të përfituar nga ky objekt. Shtëpia e pushimit është një kabinë nga e pasj- [?]
«AKONEKS» sh.p.k.
INTERNATIONAL CONSULTING Agjensi Konsultative Ekonomike dhe Sociale
INTERNATIONAL CONSULTING
Agjensi Konsultative Ekonomike dhe Sociale
KONSULENCE PER PRONARE TERRENESH E NDERTESASH
Kjo Agjensi është ngarkuar nga një grup sipërmarrësish italianë për të gjetur mundësi investimesh në terrene ose ndërtesa. Pronarët e terrenit ose të ndërtesës, të pajisur me dokumentat e pronësisë, të interesuar për të bashkëpunuar me investitorë italianë mund të drejtohen pranë kësaj Agjensie.
Adresa: TIRANE - Rruga «Isiam Al-lan», Pallati 72/1 Shkalla 2, Apartamenti 36 (pranë kryqëzimit të rrugës ku ndodhet restorant «Rugova»)
- Tel: 042/23501.