«Kështu fillova të drogohem»
Ndërmjet përdoruesve edhe fëmijë
Rrëfim dramatik i një 17-vjeçareje nga Tirana pas tentativës për vetëvrasje
ARMAND MERO
TIRANË — "Më dhjetra vetë dhe të moshave të ndryshme, madje disa ende fëmijë, sot marrin rregullisht narkotikë". Kështu fillon dëshmia rrëqethëse, lidhur me jetën e një 17-vjeçareje — njëres prej viktimave të reja të drogës. Vajza (emri e së cilës nuk po e përmendim) — është nxënëse në një nga shkollat e mesme të Tiranës. Para pak ditësh vetëm një ndërhyrje urgjente e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Toksikologjisë pranë Spitalit Ushtarak të Tiranës, ka shpëtuar nga vdekja. Kishte tentuar të vriste veten duke injektuar një overdozë prej 6 ampulash petidine. Tani, pasi ka dalë nga spitali, vajza tregon për Gazetën Shqiptare gjithçka nga eksperienca e saj fatale me drogën dhe të droguarit.
Cili ishte kontakti i parë me drogën?
"Herën e parë ma dha një shok. Ai vetë kishte kohë që e përdorte, madje fare hapur. Kur unë ia kërkova për ta provuar — thjesht për kuriozitet — në fillim hezitoi, por pastaj më fali një ampulë me petidinë".
Ampulën e në çfarë mënyre e moret?
"Nëpërmjet injektimit me anë të një shiringe sterile. Isha bashkë me shokun tim kur e provova. Në të vërtetë injeksionin ma bëri një mjek — në një nga qendrat shëndetsore të kryeqytetit — pasi nuk dallonim dot venat. Për të shokun im e pagoi me pas mjeku".
Çfarë ndjetë pas kësaj?
"Pak marrje mendsh dhe pak të përzier. Ndërsa në të njëjtën natyrisht po pata një ndjesi çlirimi. Më pas ndjeva veten kllacësi. Një kënaqësi që nuk e kisha njohur dot më parë. Dhe këtë ndjenjë e provon po dhe, pasi marrjen e mendjes me të tjerat nuk i ndjen më".
Pastaj vazhduat rregullisht të mernit narkotikë?
"Po. Tre herë e para m'i dhanë falas. Pastaj duhet t'i blija. Kështu që u detyrova të merrja pa leje në shtëpi një shumë të madhe parash. Zakonisht kam përdorur nga një në ditë. Po ka rastisur të marr dhe 4 ampula brenda një dite. I gjithëhatë një farë përvoje — gati një muaj — hodha dorë. Në fakt unë nuk e di që shumëtë e nevojshme".
Po në qoftë se ju japin një ampulë dhe shiringë ç'do bënit?
"Do ta injektoja në se kundër. Po e pashë, ç'mendim. Duket se shumanë me. Dua ta provoj patjetër".
Çfarë narkotikësh ka?
Deshpërimi i babait
TIRANË — "Gjë më të rëndë nuk kisha ndjerë në jetën time sa kur mësova se ime bijë përdorte drogë. Ishte një tronditje e madhe, e njëjtë me atë që shkakton vdekja. Madje akoma më keq. Në vdekja të merr mendjen kjo është e ngadaltë, të çon drejt një vdekje të tmerrshme pasi të merr rininë, të mplak para kohe. Jo, asgjë nuk është më e rëndë, asnjë lloj sëmundje nuk bën kaq dëm. Herën e parë — kur zbuluam paratë që me mungonin — ia fala, se më dha faljen që nuk do të përsërite me. Dhe unë e di që ajo e mban fjalën, se ca kohë nuk mori. Ndërsa tani, tani ka filluar përsëri. Është e tmerrshme, e dhimbshme".
"Tani ka hyrë dhe heroina. Ndërsa marihuana dhe hashashi gjenden lirisht. Shumë të përdorura janë petidina, por ato të prodhuara në vend. Kinezet nuk bëjnë efekt. Një ampulë kushton 500 lekë. Më e shtrenjta është heroina: 1 mijë lekë për gram, me duket".
Të cilës moshë janë kryesisht ata që drogohen?
"Të moshave të ndryshme. Që nga nxënës të 8-vjeçares, deri dhe 40 vjeç. Disa ka kohë që kanë filluar, për shembull që para 5 ose 4 vjetësh. Madje ka dhe nga ata që e përdorin që prej 13 vjetësh. Kryesisht janë njerëz të shkolluar, që vijnë nga familje të ngritura dhe intelektuale".
Si realizohet organizimi?
"Unë nuk e di se si funksionon rrjeti e ndryshme. Por më tepër janë të grumbulluar në grupe. Pastaj varet se si mblidhen, pasi ka dhe shkëputje. Disa nuk luajnë sheshe të caktuara, të cilët merren shpërndarjes, ka pika të caktuara dhe njerëz të ndryshëm, të cilët merren me këtë. Unë vetëm kam blerë dhe nuk kam dashur të di më tepër..."
Zhduken petidinat nga Profarma
TIRANË — Zhduket një sasi prej 3 mijë ampulash nga petidina nga farmacia e Prodhimeve Farmaceutike "Profarma" në kryeqytet. Një denoncim nga drejtoria e kësaj ndërmarrjeje — bërë për organet e hetimit — ka sjellë menjëherë fillimin e çështjes penale dhe marrjen të pandëhur të një punonjësi. Fillimisht masa e ndalimit është marrë vetëm për njërin prej punonjësve të "Profarma" i cili dyhet për pjesëmarrje e punës në fundit të ngjarjes së petidinës, sterilizimin.
Sipas konfirmimeve të pasa nga organet e prokurorisë, në magazinën ku është verifikuar zhdukja e drogës, kish qënë gjendje rreth 36 mijë ampula petidine, ndërsa për 6% pas një kontrolli të rufeshëm, rezulton 3 mijë prej tyre më pak. Edhe pse hetimet ende vazhdojnë, e vetmja hollësi e shpjeguar i përket faktit që zhdukja e ampulave nuk është bërë në thyerje, kështu që mbetet e hipotezë me e besueshme ajo e vjedhjes së petidinave nga vetë punonjësit e kësaj ndërmarrjeje.
Edmond Laçi
Sot në Tiranë festa sportive «Maratona '94»
Përvjetori i 100-të i KON-it
TIRANË — Do të jetë sërish i rënduar trafiku i Tiranës sot, veçse jo si gjithmonë, prej autoveturave. Më mijëra vrapues amatorë e profesionistë, në orën 10.00, do të mbushin arteriet e kryeqytetit shqiptar, duke shënuar edhe fillimin e evenimentit "Maratona e Tiranës '94". Tashmë kanë përfunduar thuajse gjithçka nga përgatitjet dhe organizatorët kanë shpallur në detaje ato që do të duhen për përfundimin me sukses të kësaj dite të veçantë. Jana ftuar nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme, studentë të shkollave të larta, ushtarë të Garnizonit të Tiranës, amatorë të shkollave dhe klubeve sportive të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera, vrapues dhe disiplina, qytetarë të huaj të çdo aktiviteti në Shqipëri si dhe përfaqësues nga Trupi Diplomatik, akredituar në Shqipëri. Sa bashku me vrapuesit amatorë, sot do të garojnë edhe vrapuesit profesionistë nga 16 gara kombëtare të maratonës.
Është menduar nga organizatorët "Maratonës së Tiranës '94", që për çdo grup-garë të ketë shpërblime për dhjetë vendet e para. Kësthu Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër të sponsorizojë fituesit e distancave deri në 5 kilometra. Në sajt tjetër kanë dhënë kontributin, siçurse edhe Komiteti Olimpik Shqiptar apo edhe firma të huaja si ajo italiane "Maal". Përveç vrapuesve, e garës së 20 kilometrave — për vetë vështirësitë që paraqet — organizatorët kanë menduar që të vlerësojnë 20 fituesit e vendeve të para, meshkuj e femra. Ndër kohë janë shpallur edhe tri gullet e zhvillimit të kësaj veprimtarie tepër masive. Kështu nga nisa kushtet e para që duhet të zbatohet prej pjesëmarrësve, është grumbullimi i tyre para Sheshit të Universitetit të Tiranës që në orën 9.30. Aty — sipas një radhe të përcaktuar që më parë — do të bëhet edhe vendosja përfundimtare në vijën e nisjes. Masa të marra edhe për këdet e posaçme të zhveshjes e përgatitjes së vrapuesve të çdo grup-garë, të cilët tashmë kanë në dispozicion vendet e sigurta e sidomos shërbimin e rojeve të rrugore dhe garën e Rendit, të cilët kanë marrë përsipër bllokimin e lëvizjes së automjeteve dhe kalimtarëve në rrugën e përgatitur itinerarit të maratonës. Po ashtu kryer për ca pagë të transportit janë siguruar dhe urgjencë mjekësore, e cila do të jetë në dispozicion të ruajtjes së shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve. Kështu mungojnë edhe pak orë derisa kryeqyteti shqiptar të "pushtohet" prej mijëra vrapuesve. 100-vjetori i krijimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar — sikurse në të gjitha kryeqytetet e botës — sot do të festohet edhe në Tiranë. (G.a.)
Përfundon dorëzimi i kërkesave
Familja e RAI-it
TIRANË — Sot është afati i fundit i pranimit të kërkesave për seleksionimin e shqiptarëve nga Qendra Shqiptare për Familjen që do të marrin pjesë në spektaklin televiziv të RAI UNO-s "Te bielle la stella". Kanë kaluar tashmë shumë ditë qyshse në faqet e gazetës tonë u botua formula se si duhet plotësuar nga familjet kandidate. Tani gjithçka do t'i kërkohet edhe shumë shpejt e Komisjoni seleksionues do të publikojë pas pranimit të plotë në total 10 mijë familje e seleksionuar që do të shiten direkt gjatë bisedës me producentin e njohur P. Pippo Baudo.
Ndërtimet pa leje pengojnë strehimin
Shkodër, Bashkia në vështirësi
SHKODËR — Janë duke u kthyer në një problem gjithnjë e më shqetësues dhe për Shkodrën ndërtimet pa leje të kryera kohët e fundit. Deri tani janë evidentuar nga Bashkia të qytetit mbi 600 tulla dhe numri i tyre ka tendencë të jetë më tej.
Autoritetet e ndërtimive të tulla janë kryesisht familjet e zhytura nga zonat malore në qytet. Shtimi i këtyre ndërtimeve sigurisht krijon problem sociale, të ndryshme gjatë periudhave të lëvizjeve të popullsisë, por problemi më i rëndë — specifik për Shkodrën — është se po duke ngritur ndërtime të paligjshme kanë zënë thuajse të gjitha sheshet ku janë dispononte Shkodra. Tani është krijuar një situatë e dëshpruar. Nga njëra anë Bashkia e qytetit ka siguruar fond për ndërtimin e 400 apartamenteve — dhe të ndihmonin me mënyrë të konsiderueshme për zgjidhjen e problemit që mbledh qytetet të strehimit — dhe nga ana tjetër ajo është bllokuar te fillojë nga ngritja e apartamenteve të reja të banimit. Çështja është bërë shumë herë objekt diskutimi nga organet e pushtetit lokal por deri tani nuk është verifikuar ndonjë zgjidhje konkrete.
«Nuk e pranojmë Ligjin për Tokën»
Paralajmërohet grevë politike
TIRANË — Eshtë e para grevë urie me karakter politik që paralajmërohet. Greva do të organizohet si shenjë e Tiranë nga një grup i madh ish-të dënuarish e të persekutuarish politikë. Deri të premten kishin firmosur pjesëmarrjen e tyre në grevë e ardhshme 202 persona nga i gjithë vendi. Lajmin i'a konfirmuan Gazetës Shqiptare të anëtarë të Këshillit Drejtues të asaj të cilët dëshëruan të mbeten anonimë deri në momentin e fillimit të grevës së urisë.
"Vendosm që së shpejti të fillojmë grevën e parë politike. Qëllimi i grevës sonë është shkaterimi i ligjit të ndarjes së tokës — thuhet në një deklaratë të organizatorëve — duke u nisur nga fakti se vetëm 5 për qind e tokës në zonën Sarandë-Gjirokastër janë pronë e minoritarëve, si edhe duke u mbështetur në faktin se Parlamenti dhe Qeveria shqiptare pranojnë të drejten e vetëvendosjes, po dë këarkojmë ne forcë anulimin e Ligjit për Tokën, kështu dhe pronarëve të ligjshëm shqiptarë t'u rikthehet e drejta e plotë e trashëgimisë së plotë historike mbi pronësinë e patundshme shekullore".
DJE NE SHQIPERI
ISH-USHTARAKE ITALIANE VIZITOJNE SHQIPERINE — Ka vizituar Shqipërinë një grup ish-ushtarakësh pensionistë të formacioneve ushtarake italiane që kanë qenë të pranishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Grupi ka bërë takime me ish-ushtarakë shqiptarë gjatë një ceremonie që organizoi me këtë rast ambasada italiane në Tiranë.
NE QENDER E DJHENIES SE GJAKUT PRODHOHEN SHIRITA BIOLOGJIK — Eshtë eksperimentuar suksesshëm me disa klinikë me analiza biologjike që prodhojnë shirita biologjikë. Më parë për këto analiza, Shqipëria i merrte ato nga jashtë vendit. Tani po kryhen disa analiza për të përcaktuar shkallën e cilësisë së tyre.
NJE FONDACION GJERMAN NDRIHMON PER MUZEUMIN ARKEOLOGJIK TE DURRESIT — Për restaurimin e muzeumit të Durrësit — një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në vend — do të ndihmojë fondacioni gjerman "Lahm". Drejtuesit e fondacionit kanë biseduar me kryetarin e Bashkisë së qytetit për fillimin e një projekti restaurues.
NE BRENDESI
Neonazistët sulmojnë të rinj zezakë
(Në faqen 2)
Eshtë zbuluar një tjetër xhelat nazist
(Në faqen 2)
Problemi i papunësisë
(Në faqen 3)
Blen dhe shet
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmrimet ekonomike. Dërgoj mesazhin tënd po me anë të një letre të thjeshtë në adresën tonë.
KERKOJME — një punëtore për në agjensi të Firmës "Drita". Të interesuarit të kontaktojnë për informacion në numrin e telefonit 42502.
SHE — një grua me një shtëpi/qe 102 metra katror, të vendosur të telefonojë në numrin 40826 me një central të qytetit Lezhë dhe 54763 për familjen Leshi.
SHE — një shtëpi 1 dhomë e kuzhinë, Adresa Lagja "Besëlidhja", Pallati 116, Ap.4, kati i parë, Lezhë.
SHES — një shtëpi dykatëshe në Korçë në 6 dhoma dhe oborr ku parkohen 4 makina, Sipërfaqja e përgjithshme është 120 metra katror, Adresa: Lagjia 6, Rruga "Asim Vokshi" numër 56, Korçë.
SHES — një shtëpi dykatëshe në Korçë me 6 dhoma, dyqan dhe verandë e ish-Klubit të gjuetive të Korçës, Adresa: Koço Toleçi, Rruga "Më Pushka" numër 10.
JAP ME QERA — një hotel privat me oborr 2 dhoma e 1 kuzhinë. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e telefonit 93094, Adresa Rruga "Deshmoret" numër 9 në Tiranë.
SHES — një çadër fushimi dyvendëshe të prodhimit japonez dhe një thithëse qymyrnash të përdorur. Të interesuarit të telefonojnë në numrin 29349 pas orës 17.00 në Tiranë.
SHES — një makinë të tipit "ARO" 7 vende dhe cilësi është bërë në riparim gjeneral kohët e fundit. Është me një çmim mjaft të arsyeshëm. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e telefonit 25526 ose me adresën: Rruga "Muhamet Gjollesha", Pallati 39/1, Apartamenti 4 në Tiranë.
SHESIM — 200 copë qingja lopë, 630 copë arka ambalazh për fruta dhe domate, 2.800 copë arka ambalazh marmelate si dhe 900 copë vazo qelqi 80 kilogramëshe pranë kësaj adrese: Ndërmarrja e Përpunimit Bujqësor Korçë me numrin e telefonit 024 / ??? orë 8.00-12.00.
JAP ME QERA ose SHES — një dyqan prodhim brumi dhe byrekë në Rrugën "Hajri Hykaj Dalliu" numër 5. Të interesuarit të kontaktojnë në adresën e mëparshme.
JAP ME QERA — një magazinë 10 me 4 me 6 metër. Rruga "Ali Pash Guci" numër 48/1 (përballë ndërtesës së Nënë Terezës), Tiranë. Të interesuarit të lidhen me numrin e telefonit 33206.
JAP ME QERA — 2 dhoma e 1 kuzhinë. Kontaktoni me numrin e telefonit 83636 ose me adresën: Lagjia 10, Rruga Niko Avrami, Pallati 9, shkalla 4, Apartamenti 26 në Tiranë.
JAP ME QERA — një apartament 1 dhomë e 1 kuzhinë. Të interesuarit të telefonojnë në numrin 2687.
KERKOJ — bashkëpunim aktiviteti për prodhimin e plastikës në Durrës. Sipërfaqja është 3.200 metra katror. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 26510 në Tira[?].
ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA
Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045
Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona
DURRES - BARI - ANKONA
TRIESTE - DURRES
Nga DURRESI për BARI:
çdo të Martë niset ora 22.00
çdo të Enjte niset ora 12.00
Nga DURRESI për ANKONA:
çdo të Dielë niset ora 12.00
Nga DURRESI për TRIESTE:
çdo të Mërkurë niset ora 19.00
çdo të Shtunë niset ora 20.00
Agjensia në SHQIPERI
DURRES: DETARE SHTETERORE
Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148
Agjensia në ITALI
BARI: AGESTEA Srl - via Lsido, 4
Tel. 0039/80/331585 - Fax 330828 - Tlx 810043
ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20
Tel. 0039/71/204916 - Fax 202296 - Tlx 660022
TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/A
Tel. 0039/40/363222 - Fax 77783 - Tlx 460059