Zbulohet udha e heroinës
DROGA Operacioni i madh i policisë ndërkombëtare. Banda shqiptaro-maqedonase kontrollonte narkotrafikun drejt Italisë. Sekuestrohen 40 kilogram. Në Shqipëri rafineri e lëvizshme
DROGA Operacioni i madh i policisë ndërkombëtare. Banda shqiptaro-maqedonase kontrollonte narkotrafikun drejt Italisë. Sekuestrohen 40 kilogram. Zbulohet udha e heroinës Në Shqipëri rafineri e lëvizshme FATOS BAXHAKU TIRANE — Një rafineri e lëvizshme heroine ka funksionuar në Shqipëri. Zbulimi i bujshëm është bërë para dy ditësh gjatë operacionit të madh policor ndërkombëtar, të quajtur “Maqedonia” dhe realizuar së bashku policish të gjashtë shtete. Aksioni i madh antidrogë i ndërmarrë nga autoritetet policore italiane, në bashkëpunim me atë shqiptare, maqedonase, hungareze dhe turke, ka çuar në burg një numër të madh personash, mes të cilëve pjesa e madhe janë qytetarë maqedonas me kombësi shqiptare. Një sasi shumë e madhe droge — 40 kilogram heroinë — i është sekuestruar kësaj trafikuese të fuqishme. Shqipëria në këtë histori të heroinës duket si qendra operative për përpunimin e drogës. Në përgjithësi heroina nisej nga Turqia dhe kalonte nëpërmjet Maqedonisë për të mbërritur në Itali. E prodhuar në Turqi, ajo kalonte ilegalisht nga Greqia, duke mbërritur në territorin shqiptar. Këtu rafinohej në një laborator të vendosur në një rulot kampingu të tipit “Camper” që kalonte pa bërë gjë afër rreziku i zbulimit — herë në Shqipëri e herë në Maqedoni. Prej këtej droga kalonte nëpërmjet rrugëve të shkurtëra nga Turqia te ish-Jugosllavia, deri sa arrinte në Hungari. E ngarkuar me pas në kamiona, ajo arrinte tregun klandestin italian. Metodat e përdorura për fshehjen e heroinës në kamionët e mëdhenj janë ato klasike: përdoren i fundeve të dyfishtë ose serbatorët e karburanteve, të tretur me lëndë aromatike që evitonin nuhatjen e qenve speciale të kontrolleve doganore në pikat e kufirit. Si përgjegjës kryesor të këtij trafiku ndërkombëtar, hetuesit konsiderojnë 30-vjeçarin Burhan Maskuli, i cili dyshohet të jetë ndërlidhësi kryesor mes organizatës shqiptaro-maqedonase të trafikantëve italianë të drogës. Së bashku me të ka rënë në prangat në burg i vëllai i tij, Nehat Maskuli dhe Vebi Bajrami. Emri i Alisa dhe Xhevdet Velu, që të gjithë nga 25 deri në 39 vjeç. Në Itali janë arrestuar si pjesë e operacionit të organizuar nga Prokurori Antimafia e Romës, në personazh i njohur i kriminalitetit: Marcelo Spelanza, prokuror i një azili pleqsh në Ostia. Disa kohë më parë gjatë fazës së parë të një operacioni — ishte arrestuar edhe vëllai i tij Vittorio, të cilit i ishin zënë 20 kilogram heroinë. Kështu kohë e një stine zia, disa ekzistenca e të trafikantëve heroinë është shtrirë kryesisht të dy anët e Maqedonisë. Në së liruam në lagjen e pranë Durrësit. Edhe këtu kishte ndjekur i sheshe, veçanërisht për dorë të çonit, se drogat nuk qarkullojnë vetëm me kamionë. Metoda e preferuar për të fshehur drogën ka qenë pikërisht futja e saj në thesë të mbushur me kokrra kafeje ose bime të thata. Në një episod të njohur janë gjetur edhe shega, prej të cilave po dilnin qese të vogla me heroinë. Kishte kohë që ishte sinjalizuar ekzistenca e një kampi-laboratorit në Shqipëri. Në vendin tonë është bërë i mundur kultivimi i heroinës dhe kontrolli i saj drejt Italisë me anë të gomoneve dhe trageteve nga porti i Durrësit. Edhe në këtë rast linja e zgjedhur ka qenë Vlora. Në një motoskaf që transportonte refugjatë klandestinë nga Vlora për në brigjet puljeze, u gjetën 20 kilogram heroinë. Por ndoshta Shqipëria nuk është vetëm stacion nga ku kalon trafiku i paligjshëm i heroinës. Sinjalet e para së kjo drogë — që konsiderohet si njëra prej më të rrezikshmeve — ka filluar të shitet e përdoret edhe në Shqipëri, janë bërë përherë e më evidente. “Tashmë se ne qarkullojmë shumë lloje narkotikësh, duke përfshirë edhe marihuanën dhe hashishin edhe ato të forta si heroina”, kështu ishte shprehur vetë disa ditë më parë një përdorues i rregullt narkotikësh, gjatë intervistës dhënë Gazetës Shqiptare. Dhe pikërisht rezultatet e operacionit të madh “Maqedonia” duket se konfirmojnë pohimin dramatik të kësaj vajze.
Në Bruksel Shqipërisë i bllokohet nga Greqia ndihma e KE
ANDREA STEFANI TIRANE — Greqia detyron Bashkësinë Evropiane të bllokojë një ndihmë për Shqipërinë. Shfaqet kështu një tjetër pistë në marrëdhëniet ende jo normalisht të qeta mes Ballkanike. Veç ndryshe nga rastet e kaluara, këtë herë ndodhia e “incidentit” nuk është në brigjet e ujit kufitar që ndan të dy vendet, por qindra kilometra larg, në Bruksel. Për shkak të disa rezervave të paraqitura nga Greqia, Këshilli i Ministrave të Ekonomisë dhe Financave (ECOFIN) i Bashkësisë Evropiane, nuk ka miratuar një akord prej 35 milionë ECU — mbi 40 milionë dollarë — të destinuara për Shqipërinë. Përcaktimi të mbledhjes, Këshilli ECOFIN aprovoi një seri ndihmash për vendet e Europës Qendrore e Lindore si dhe për disa republika të ish-Bashkimit Sovjetik. Këtu, ndërmjet të tjerash, Bullgaria ka marrë një hua prej 110 milion ECU për bilancin e pagesave, Rumania 125 milion ECU dhe Moldavia 45 milion ECU. Të njëjtën natyrë kishte dhe akordi i bllokuar prej 35 milion ECU, për marrjen e të cilit Shqipëria do të duhej të shpresojë në një vendim tjetër — ndoshta pozitiv — të mbledhjes së ardhshme të ECOFIN, mbledhje që parashikohet të mbahet në 6 qershor. Lidhur me rezervat e shfaqura nga përfaqësuesi i Greqisë, Elio Gërho, Ambasador i KE në Shkupin, te le ne kuptohet për natyrën politike të tyre. “Eshtë e vërtetë se ky bllokim eventuale është lidhur — pohon ai për Gazetën Shqiptare — dhe ndoshta në mëdyshjen e Bashkësisë mbi mënyrën e respektimit të paragarancisë, padyshim ato e kanë rënjën tek pretendimet e Greqisë lidhur me respektimin e të drejtave të minoritetit në Shqipëri dhe legjislacionin përkatës. Ky problem — shton ai — do të diskutohet në një mbledhje tjetër të Këshillit”. Duket se në këtë rast, politikave greke nuk u ka mjaftuar arsenali tradicional, por kanë vënë në përdorim mjete të një fushe idealisht të distancuar nga diplomacia siç është ekonomia. Në fakt, fondi prej 35 milion ECU, është projektuar si një vazhdimësi e kontributit të KfW për bilancin e pagesave të Shtetit Shqiptar. Duke patur avantazhin e limitit të menjëhershëm, ai do t’i mundësonte Bankës së Shqipërisë të rrisë rezervat valutore duke qenë kështu një mbështetje e rëndësishme për reformën. Ndërkaq ekziston një inkohorencë mes ambasadës greke dhe tonëve më të zbutura që dërgonte diplomacia e të dy vendeve, kane shtuar së fundi në tavolinat e bisedimeve dypalëshe.
Rikthehet skandali Arsidi: gjykata jep dënimin e parë
Pas 16 muaj hetimesh nga Prokuroria
Një vit heqje lirie me kusht për Perikli Samsurin, arrestuar shtatë muaj më parë për «dëshmi të rreme»
TIRANE — Kthehet në hetimet për skandalin Arsidi. Eshtë Perikli Samsuri — akuzuar nga organet e Prokurorisë së Tiranës për “dëshmi të rreme” — personi i parë që gjykohet ndërmjet qashtje të arrestuarve, të cilët dyshohen për implikimin në skandalin më të madh financiar të Shqipërisë. Kështu bankieri Samsuri — edhe pse u dënua nga Gjykata e Tiranës — është dhe personi i parë që kishte marrë në familje së tij për të gjithë gjendjen në qelitë e Burgut të Tiranës. Në procesin kundër Samsurit — zhvilluar më 10 maj 1994 — i vetmi dëshmitar ishte Ilir Hoti, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, dhe ky i arrestuar në fund të vitit të kaluar. Ish-bankieri me i vjetër shqiptar — me një karrierë 47-vjeçare në Bankën e Shqipërisë — u muar në përgjegjësi penale pas një dëshmie të bërë në procesin e anulluar më vonë nga Gjykata e Apelit — që kishte vendosur dënimin me 15 vjet heqje lirie për Saliun, Tartarin e Ahmetin, të ish-drejtorëve kryesorë të Bankës Kombëtare Tregtare dhe ish-Kryeministrit të Qeverisë së Stabilitetit. Gjithçka kishte të bënte me faktin e njoftimit të ish-guvernatorit Hoti nga ana e Samsurit për kontabilizimin e kambialit të famshëm prej 1,6 milionë dollarësh. Disa ditë më vonë Hoti — atëherë edhe ky dëshmitar në këtë proces — përkundrazi kishte pranuar se ai ishte njoftuar disa muaj më vonë dhe jo kur kishte konfirmuar Samsuri në dëshminë e tij të mëparshme. Ballafaqimi i dy dëshmitarëve — bankierit 69-vjeçar Samsuri dhe ish-guvernatorit, Ilir Hoti — kishte sjellë pranimin e argumentave të Hotit nga ana e Samsurit. Pikërisht pas këtij episodi — në 29 tetor ’93 — Prokuroria e Tiranës vendosi të arrestojë Perikli Samsurin në akuzën e “dëshmisë së rreme”, neni i së cilës në Kodin Penal të Shqipërisë, parashikon si dënim maksimumin dhjetë vjet heqje lirie deri në dy vjet. Kryetari i Trupit Gjykues, Uk Çena — duke e shpallur fajtor — vendosi ta dënojë bankierin Samsuri me një vit heqje lirie, duke llogaritur në këtë dënim edhe kohën e paraburgimit dhe duke përcaktuar që koha e mbetur të bëhej me kusht për dy vjet. Kështu Samsuri u urdhërua që të lirohej në sallën e procesit, duke u bërë gjithashtu edhe personi i parë ndërmjet gjithë të tjerëve të akuzuar për skandalin Arsidi — që përfundon hetimet, ndaj edhe gjykohet. Ndërkohë mbetet ende i mistershëm përfundimi i hetimeve për Xhulian Tartin, Ahmetin, Saliun, Tonin, por dhe babain e ish-guvernatorit, Hoti, i cili ish akuzuar për “prishja pas kryerjes së krimit” dhe ndodhet në arrest shtëpiak. Sidqoftë kthimi nga Franca i tre prokurorëve shqiptarë — që hetuan për dhjetë ditë në bashkëpunim me kolegët e tyre francezë — është sinjali i parë drejt përfundimit të skandalit Arsidi. Banka Kombëtare Shqiptare Edmond Laci
Ekspozitë piktorësh nga Franca
Galeria e Arteve
TIRANE — Do të inaugurohet në Tiranë një ekspozitë e re pikture. Në të herë janë dy artistë francezë, Michel Bouvet dhe Anita Gallego, të cilët kanë preferuar të prezantojnë veprat e tyre në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Vendin kryesor në këtë ekspozitë do ta zënë punimet në pikturë dhe kryesisht ato të Gallegos. Ndërsa Bouvet, i cili konsiderohet si një nga mjeshtrat e njohur të afisheve ka sjellë disa nga veprat e tij në këtë gjini. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për disa ditë me radhë, është organizuar nën patronazhin e ambasadës së Francës në Tiranë.
DJE NE SHQIPERI
BERAT, GROPOSEN 30 KUINTAL QUMESHT PLUHUR — Eshtë vendosur tashmë fati i 30 kuintalëve qumësht pluhur që gjendet në magazinat e fabrikës së qumështit në Berat e gjithë sasia do të groposet. Kujtohet e qumështit kishin me tepër se dy vjet që mbaheshin në magazina pa menduar për shitjen e tyre. Ishte një kontroll i Policisë Financiare e metrit e cila kishte gjetur të gjithë qumështin në formë të ngurtësuar. Përveç këtij malli, po kjo Polici kishte gjetur në të njëjtën magazinë një sasi të madhe çamçakëzësh për të cilët është dhënë gjithashtu urdhër për groposje. PERFUNDON FAZA PERGATITORE E KESPIT TES FRANCO-SHQIPTARE NE SHPELLAT E JUGUT — Ko përfunduar faza përgatitore e ekspeditës së përbashkët franco-shqiptare në shpellat e Jugut. Tashmë — pas vizitës së speleologëve francezë në Shqipëri — është hartuar plani i detajuar i kësaj ekspedite. Speleologët shqiptarë dhe francezë do të eksplorojnë së bashku disa shpella të njohshme në Gjirokastër dhe disa të tjera të fshehura në zonë e Përmetit. MALIBRAN, DHJETRA MIJË DOLLARE NDIHMA PER SPITALIN E QYTETIT — Do të lënë me dhjetra mijë dollarë e shoqata “Agimi” — qender shqiptare në Toronto të Italisë — ka ofruar në formën ndihme për spitalin e Librazhdit. Këto ndihma do të jenë kryesisht aparate të rëndësishme mjekësore si EKG, pajisje për sallat e operacionit apo aparate për analizat e gjakut. MEMALIAJ, DY TE RINJ VRITEN GJATE NJE GRINDJEJE ME NJERI-TJETRIN — Ka përfunduar me një vrasje tragjike, duke quar në vdekje — grindja e dy të rinjve në Memaliaj. Shpend Nako dhe Taulant Merja, në një duel të përgjakshëm me thika ndersa merrnin pjesë në një përleshje mes dy grupesh të rinjsh.
Organizata Omonia përsërit kërkesat
«Më shumë vetëqeverisje lokale»
TIRANE — Kërkojmë forcimin e vetëqeverisjes lokale, kjo ishte njëra prej kërkesave që organizata e minoritetit grek “OMONIA” përsëriti edhe njëherë në mbrëmjen e mërkurë në Tiranë, të bërë në deklaratë zyrtare. Sipas Kryetarit të saj Sotir Qirjazati “OMONIA” ka paraqitur më se një vit më parë një numër kërkesash autoriteteve më të larta shtetërore. Mes tyre ka qenë e drejta e arsimit në gjuhën amtare, ruajtja e trashëgimisë kulturore të minoritetit grek, trajnimi publik me gjuhën greke në radio e televizion, e drejta e krijimit të partive mbi bazën etnike, përdorimi e gjuhëve zyrtare dhe simboleve të dyfishta në zonën e minoritetit, pjesëmarrje e pjesëtarëve të komunitetit grek në të gjitha nivelet e administratës shtetërore duke përfshirë edhe forcat e armatosura. Kërkesat e përfaqësuesve të pakicës greke bëhen në momentet kur sapo është konfirmuar përgjigjja e Papullas-it për të vizituar Tiranën. Gjatë e të drejtave të kësaj pakice ka qenë tradicionalisht një prej pikave më të diskutueshme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia pretendon se të drejtat e minoritarëve nuk janë ende në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria ka theksuar gjithnjë se ka ndjekur një politikë të dobët ndaj tyre. (v. bax.)
Edhe Parlamenti ndërro[n]? «shtëpinë»
REALITET KURSIV
Edhe Parlamenti ndërron... «shtëpinë» TIRANE — Parlamenti shqiptar që prej dy ditësh ka ndërmarrë shitjen. Deputetët e kanë filluar seancën plenare në kësaj jave në një mjedis të ri, me qëllim të përziera. Që në pallati i Kongreseve, ku disa ditësh në sallës kryesore u vodhën së Kuvendit Popullor janë lakuar punimet për zbathim e një projekti të aneksuar prej kohësh. Teknikisht në Janë filluar me materialet e posaçme që do të realizojnë kompletisht e votimit të deputetëve. Tani, për herë të parë do të shihen krahëshillit gati e po përgatiset u po përgatitës së deputetëve, ku këndur dhe sa kanë abstenuar. Ndërkohë, megjithëse janë detyruar të largoheshin nga salla tradicionale — me të cilin ishte e zakonshme të prekur qoftë grupet nuk kanë ndonjë. Nga shumë ne janë pa kënaqur. Nga shumë me pikëpamja e re e sallës me moderne dhe më komode nga tjetra me e vjetër dhe të ngjeshur e nëse shpesh do ta shqiptojnë nga procedura tradicionale volumet, që i detyronte në ndrriçin karriget me ngjyra së herë e duhej u shprehnin qëndrimin e tyre përmes ligjet. Ndërtimi i përkohshëm i këtij duket se ka jo përshur punë dhe punës së kategorive pa zhurmat e të hormonet për ndryshimin e sallës së deputetëve, shumë prej tyre kanë pa-ragjykuar jubilej e zakonit si për të ndjekur seancën plenare. Por këtë kanë marrë në lojë me keq. Salla e re — me e vogël se e para — nuk ka vende të posaçme për gazetarë, të cilët si sa tani kanë vend me pune në të njëjtin vend me deputetët. Kështu puna e tyre për përgjimin e punës së Parlamentit do të jetë për pak kohë disi më e vështirë. Pranë ka dalë dhe shprehja që ka laruar nga Pallati i Kongreseve duke “u çlodhur në jo përtej e dyshe ku do të mirë ka në e keqe” Fatos Baxhaku Pallati i Kongreseve
Tiranë, festime të mëdha për ditën e 1 Qershorit
Masat përgatitore drejt fazës së fundit
TIRANE — Ditë feste për kryeqytetin me rastin e 1 Qershorit. Duke filluar që këtë ditë e dielë, që vazhdon të ketë si konkurs koncert e argëtime e për lojra në ndryshme, te organizuar nga Bashkia e Tiranës — do të shoqërojnë të gjithë fëmijët në ditën e festës së tyre. Festa e fëmijëve ka nisur në të vërtetë që dje me koncertin që u organizua në kishën para Odeonit. “Kam nevojë për ty” — kështu u titullua koncerti — ishte me tepër një shfaqe bamirësie për fëmijët handikapatë të kryeqytetit. Ky aktivitet do të pasohet nga një ditor, mjaft i veçantë e që zhvillohet për herë të parë: një grup fëmijësh do të bëjnë më së stadiumin e Qendrës së Fëmijëve në Tiranë një garë me biçikleta. Gara dhe lotërat sportive do të vazhdojnë me vone në qendër, në 28 maj, ku, në sheshin kryesor të Tiranës ata do të grumbullohen për të luajtur e zbavitur me njëri-tjetrin. “Dicka tjetër tërheqëse do të jetë dhe parada që vetë fëmijët do të zhvillojnë përgjatë gjithë bulevardit me të cilin top Gazetën Shqiptare Saqir Rr[e]xhe[?], inspektor i kulturës në Bashkinë e Tiranës — mbi 200 vjet do të parakalojnë të veshur me maska (numërojnë?)shë”. Por këto ditë feste fëmijët nuk preferojnë vetëm argëtimin. Me një manifestim të madh, mes pullumbash e qirinjsh në duar, ata do të përfitojnë nga rasti për t’iu kujtuar mësuesve e prindërve të tyre, të gjithë njëzërve, se dhe ata kanë të drejtat e tyre që duhen mbrojtur. Mbyllja në 1 Qershor me koncert të madh që do të organizohet në Pallatin e Kongreseve. Këtu do të shpallen fituesit e konkursit për këngën më të bukur në këngë, pikturë dhe për recitimin me të mirë. Armand Mero
NE BRENDESI
Dy fitore të Berlusconit në politikë e në futboll Senati jep votëbesimin qeverisë së re NE FAQEN 2 Veprimtari edukative për të rinjtë Mbi marrëdhëniet e sigurta seksuale NE FAQEN 3