«Dosja Nano e manipuluar»
Nesër në Gjykatën e Apelit skandali i ndihmave
«Dosja Nano e manipuluar»
Avokati i liderit të PS në sulm
Pretendohet për heqje faqesh nga dokumentacioni dhe shifra fiktive
EDMOND LAÇI
TIRANE — “Në dosjen Nano ka prova të manipuluara, janë hequr rreth 200-300 fletë, ka dokumenta të papërkthyera nga italishtja dhe mbi të gjitha shumë prej 9.4 miliard lirata — për të cilën akuzohet kryetari i PS-së — është fiktive”. Eshte Përparim Sanxhaku, njëri prej dy avokatëve të Nanos, që pak orë para procesit të Apelit — që fillon nesër në orën 9.00 — denoncon për Gazetën Shqiptare, “parregullsitë” e dosjes së klientit të tij. Pas denimit me 12 vjet heqje lirie — dhe në nga Gjykata e Tiranës — dhe dhe ankimit të Nanos në Apel, avokati Sanxhaku — sikurse pohon — për herë të parë arrin të njihet plotësisht me materialet hetimore të Fatos Nanos. Sipas tij, ekziston një dosje voluminoze prej rreth 4.000 faqesh, e shoqëruar me 13 volume materiale hetimore dhe 4 të tjera gjyqësore, njëra prej të cilave e mbushur vetëm me letrat, telegramet e peticionet e ndryshme, bërë për lirimin e Fatos Nanos. “Tashmë përfundimisht jam i gatshëm të mbroj pafajësinë e Nanos”, siguron avokati Sanxhaku.
“Edhe pse Nano ende nuk është njohur me materialet e dosjes në ngarkim të tij — tregon për Gazetën Shqiptare avokati Sanxhaku — ai është përgatitur të flasë përpara gjykatësve të Apelit. Deri tani ai ka gjetur 15 faqe me material shqip, të cilat për herë të parë do të shpallen vetëm në sallën e gjyqit”. Pikërisht për “mosnjohjen e materialeve të dosjes hetimore”, Nano dhe avokatët e tij, Sanxhaku dhe Tirana, në gjykimin e shkallës së parë, kishin bojkotuar në shenjë proteste marrjen në procesin dhe Trupin Gjyku-es. Ndërsa tani — në gjykimin Sanxhaku — kjo mundësi është krijuar nga Gjykata e Apelit, pritet që të shpallet e plotë dhe “anëtsoja” e famshme e Nanos, të cilën e kishte bërë të njohur po avokati Sanxhaku gjatë një interviste për Gazetën Shqiptare. “Preferoj të flas vetëm në proces — vazhdon avokati Sanxhaku — megjithatë pas leximit të plotë të dosjes Nano vërej se ajo në disa vende ka edhe manipulime të provave dhe mjaft pasaktësi të tjera”. Episodi më i rëndësishëm për Sanxhakun — edhe pse e ruan me mjaft fanatizëm — mbetet “fiktiviteti” i shumës prej 9.4 miliard lirata, për të cilën është akuzuar e dënuar klienti i tij. “Ekziston një manipulim në këtë shifër — shton Sanxhaku — ajo nuk është reale dhe për këtë do të dëshmoj bindshëm në procesin e nesërm”. Ndërkohë janë në një sërë akuzash të tjera të Sanxhakut kunder “parregullsive” të vejtura në materialin hetimor të dosjes Nano, një pjesë të cilave Sanxhaku preferon t’i bëjë të ditura ende pa filluar procesi: “Nga ato ç’kam shfletuar nga dosja herën e parë, më rezulton se janë hequr rreth 200-300 faqe — thotë Sanxhaku — ndërkohë që po në këtë dosje gjenden mbi 200 faqe të papërkthyera nga italishtja, dokumente të rëndësishme për çështjen, por që nuk dihet se në ç’rugë janë marrë dhe si janë bashkuar me materiale të tjera të kësaj çështjeje”. Edhe një herë avokati Sanxhaku — sikurse në procesin e parë — thotë se ka mbetur pa u administruar mjaft dokumenta vendimtare, të cilat — sipas tij — “do të provonin se ndihma italiane akorduar Shqipërisë dhe lidhur nga ‘Levan-Te Co.’ ka mbërritur e gjitha”. Ndërkohë funksionarë të lartë nga PS përgënjeshtruan zërat se Nano do të përderto në Apel, foto apo materiale filmike, me të cilat do të denonconte gjykimin e tij “të i njënshëm” në shkallën e parë.
Sidoqoftë nesër do të jetë Trupi Gjykues — i kryesuar nga Prel Martini, Kryetari i Gjykatës së Apelit — i cili do të vendosë jo vetëm për pretendimet e reja të Sanxhakut, por edhe për vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e kishte deklaruar fajtor Fatos Nanon dhe dënuar me 12 vjet heqje.
Lsh-kryeministri Nano në proces
Festime të mëdha për Kurban Bajramin
TIRANE — Me mijra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë dje në orët e para të mëngjesit në faljen e “Bajramit” tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ceremonia e zhvilluar në sheshin e madh Namazgjasë së Tiranës u drejtua nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Hafiz Sabri Koçi. Kanë qenë autoritetet më të larta shtetërore që kanë uruar më pas gjithë komunitetin mysliman me rastin e festës së shënuar me mbylljen njëkohësisht edhe ciklin e festimeve fetare të këtij viti për myslimanët. Një përshëndetje e posaçme i është dërguar në emër të Presidentit Berisha.
Një orë pas faljes së madhe në të gjithë vendin me mijra klerikë bajrami sakrifikuar në nder të kësaj feste. Këtë vit për blerjen e bagëtive kanë kontribuar në masë të madhe shumë shoqata islamike arabe që veprojnë në vend. Sipas traditës islame kurbani ndahet në tre pjesë: njëra prej tyre mbahet nga vetë ai që bën kurbanin, një pjesë tjetër i jepet të afërmve të tij dhe pjesa e tretë i jepet ndonjë familjeje të varfër. Sipas moralit mysliman kjo bëhet që të gjithë besimtarët pa përjashtim të përfitojnë nga kjo ditë feste. (fa.bax)
«Shqipëria të pengojë kontrabandën malazeze»
Këshilli i Sigurimit i drejtohet Qeverisë
Çdo natë nga Mali i Zi nisen 60 motoskafë klandestinë
Këshilli i Sigurimit i drejtohet Qeverisë
«Shqipëria të pengojë kontrabandën malazeze»
Çdo natë nga Mali i Zi nisen 60 motoskafë klandestinë
TIRANE — Tani për kontrabandën që zhvillohet në afërsi të territoreve shqiptare është shqetësuar edhe Këshilli i Sigurimit. Një organizëm i posaçëm i tij i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë masa të mëtejshme për të penguar trafikun ilegal të drogës, armëve e cigareve, “në territoret që janë nën juridiksionin e saj”.
Shqetësimin e ka përcjellë në një Shqipëri në një letër që Ronald Mota Sardenberg, Kryetar i Komitetit të Këshillit të Sigurimit për Zbatimin e Embargos ndaj ish-Jugosllavisë, i ka dërguar përfaqësuesit të përhershëm shqiptar në Kombet e Bashkuara Pëllumb Kulla. Sardenberg përdor të dhënat e grumbulluara nga vetë Policia Financiare Shqiptare. “Sipas të dhënave të ekspertëve tuaj financiarë — shkruan Sardenberg — çdo natë lënë Mali i Zi më shumë se 60 motoskafë, se cili i ngarkuar me 300 pako cigaresh si dhe me materiale të tjera, mes të cilave drogë dhe armë”. Tani — sipas Sardenberg — është Qeveria Shqiptare ajo që duhet të marrë masa për të ndaluar këtë aktivitet ilegal.
Por, letra e fundit e ardhur nga “Pallati i Qelqtë” dhe OKB-së, ka shumë pikëpyetje të cilat shumë vetë i kanë vënë në vështirësi. E para nga të gjitha sepse nuk ka qenë në vështirësi. E para nga të gjitha sepse nuk kuptohet qartë drejtimi që marrin çdo natë 60 barkat e kontrabandistëve nga Mali i Zi. Dhe e dyta, sepse aq më tepër nuk kuptohet se cila është përgjegjësia e qeverisë shqiptare për një aktivitet i cili nuk nis nga territori i saj.
Paqartësia e kësaj shkrese i ka çuar disa madje shumë më larg, aq sa të mendojnë këtu kemi të bëjmë me një gabim në adresimin e kësaj letre. Por ndoshta Komiteti ngulmion pikërisht për kontrabandë që kalon nga territoret shqiptare, dhe nëse është kështu, atëherë autoritet shqiptare kanë vërtetë shumë punë për të bërë.
Fatos Baxhaku
[Shkrimi i dokumentit në anglisht është pjesërisht i palexueshëm në fotografi.]
DJE NË SHQIPËRI
AKSIDENT I RËNDË AUTOMOBILISTIK NË SA-RANDË — Një i vdekur dhe 8 persona të tjerë të plagosur
AKSIDENTI I RËNDË AUTOMOBILISTIK NË SARANDË — Një i vdekur dhe 8 persona të tjerë të plagosur rëndë, është bilanci i një aksidenti të rëndë automobilistik, ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës. Edhe këtë herë — siç konfirmojnë ekspertët e qarkullimit rrugor të Sarandës — aksidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave. Pas përplasjes së një autoveture me një furgon — të dyja me targë të Sarandës — vdiq 47-vjeçari Sokrat Xhaferri.
TEPELENË, NJË FONDACION FINANCON INFRASTRUKTURËN NË FSHATRA — Janë katër fshatra të Tepelenës, të cilat pritet të lidhen së shpejti ndërmjet tyre me rrugë automobilistike. Në bazë të një financimi nga Fondacioni për Zhvillimin Rural, sapo kanë përfunduar 3 kilometrat e para të kësaj rruge 12 kilometra të gjatë, shpresimet e së cilës arritën në 3.5 milionë lekë. Kjo inisiativë ka punësuar gjithashtu edhe 200 punëtorë.
BASHKËPUNIM I RI SHQIPTARO-KANADËZ NË FUSHËN E ENERGJISË SË NAFTËS — Zhivilluan një vizitë në Shqipëri dy autoritete të larta kanadeze në fushën e nxjerrjes së naftës. Don Vilson, Drejtor për Europën në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Tërësimit të Albertas dhe Konrad Ajaz, Drejtor i Institutit të Kërkimit të Naftës po në Alberta — gjatë takimeve me autoritetet shqiptare të Ministrisë së Burimeve Minerare dhe Energjetike — premtuan për ndihmë konkrete materiale si dhe u angazhuan për specializimin e kuadrove shqiptarë në fushën e naftës.
Digjet vetë
Një 54-vjeçar
“Kërkohet heqja e lapullës”
Komiteti i Mbrojtjes së Autoqefalisë proteston
Digjet vetë të shpëtojë tre fëmijë
Një 54-vjeçar
ELBASAN — Ndodhta vetëm ndërhyrja e guximshme e 54-vjeçarit, Bashkim Arapi, ka shpëtuar nga një tragjedi e rëndë tre familje në qytetin e Elbasanit, fëmijët e të cilëve u vunë në tmerrin e flakëve në mëngjesin e 18 majit.
Tre fuci karburanti, të shpërthyera brenda garazhit të një qytetari, kanë përfshirë flakët e tyre mbi Rodena Agollin, 12 vjeç, Armand Radin, 9 vjeç e Sonila Borovën, 13 vjeç, të tre ndërsah skohin në shkollë. Fëmijët dhe shpëtimtari i tyre, Bashkim Arapi — të gjithë në gjendje të rëndë — u transportuan urgjentisht me helikopter për në Klinikën e Djegieve në kryeqytet. (p.re)
Kërkohet heqja e Janullatos
Komiteti i Mbrojtjes së Autoqefalisë proteston
Kërkohet heqja e Janullatos
Nuk emëroi një peshkop shqiptar
TIRANË — Ka shpërthyer përsëri polemika mes “Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare” dhe Kryepeshkopit ortodoks Janullatos. Gjatë një mbledhjeje të këtij Komiteti është kërkuar edhe njëherë që Janullatosi të largohet nga funksioni si drejtues i Kishës Ortodokse Shqiptare. Shkak për rifillimin e polemikave që qenë përgjigja e Kryepeshkopit ndaj propozimit për emërimin e Nikolla Markos si Peshkop të Elbasanit. “Është ende herët për këtë emërim”, kishte qenë përgjigja e Janullatosit. Pas kësaj janë nxjerrë gjakrat dhe “Komiteti Për Mbrojtjen e Autoqefalisë” ka rikërkuar edhe njëherë largimin e tij.
Raste të tilla ishin verifikuar edhe më parë. Menjëherë pas festimit të Pashkëve Ortodokse, ky komitet kishte kërkuar largimin e Janullatosit duke e konsideruar si vegël të politikës grekomadhe në Shqipëri. Vetë Janullatosi ka deklaruar shpeshherë se sheh aktivitetin e tij në Shqipëri si të përkohshëm dhe se ai do të largohet posa ndonjë klerik i lartë shqiptar t’i plotësojë kushtet për t’u vënë në krye të kishës ortodokse. (p.re)
Kryepeshkopi i kishës ortodokse shqiptare, Janullatos
Trashëgimi
Rrezikohet foto e parë shqiptare
SHKODËR — Një pasuri e pallogaritshme kulturore rrezikon të dëmtohet.
Negativët 1-1 fotografinë së parë shqiptare — portret i Hamza Kazazit i vitit 1858 realizuar prej fotografit Pjetër Marubi — është vënë në rrezik nga myku tepër e gjatë dhe mosrespektimi i kushteve teknike të ruajtjes. Prej kohësh problemi i pronësisë mbi fototekën e njohur “Marubi” ka arritur në Gjykatë. Familjarë të fotografëve të njohur kanë kërkuar që kjo pasuri të rikthehet aty ku u krijua, në Shkodër — e shmuar të hëra qytësore — të ruhet në zyrat me terrin e bërë kështu më të evident rrezikun e dëmtimeve në negativët më vjetër, shumica prej të cilëve janë në pllaka xhami të njëkohësisht përfshirë edhe nga fotografitë.
Nga Pulja «Shqiptarët dhe sezonali në Itali»
Nga Pulja
«Shqiptarët dhe sezonali në Itali»
TIRANË — “Shqiptarët mund të vijnë në Pulia e të punojnë me sezonë”, ka deklaruar për Gazetën Shqiptare Giuseppe Martellotta, President i Kesaj kranine të Italisë, gjatë vizitës zyrtare që ai bëri në Shqipëri. Kjo ishte njëkohësisht dhe një nga pikat e protokoll-marrëveshjes që përfaqësuesit italianë nënshkruan me qeverinë shqiptare. Një protokoll që përmbante njëkohësisht një sërë programesh e projektesh të përbashkëta në fusha të ndryshme ekonomike dhe sociale. Martellotta — i cili u shpreh dhe për një mbështetje politike ndaj Shqipërisë — u përgjigj qartë në pyetjen që ju nga zyra e tij të mund të tërë në këtë nga vetë presidenti Berisha. Një pritje të cilën ai e konsideroi “me vërtetë të këndshme”.
NË BRENDSI
Krimea shpall pavarësinë por Ukraina dërgon trupa
Rrezikohet një konflikt i armatosur
NE FAQEN 2
Dilemat e korporatave të bakrit dhe kromit
Stok 60 mijë ton koncentrat kromi
NE FAQEN 3