Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 24 maj 1994

Në Durrës me heroinë

NARKOTRAFIK Operacioni i policisë shqiptare pranë plazhit: ndalohen tre persona, njëri prej tyre nga Kavaja. Lidhje me rafinerinë e lëvizshme? Në Durrës me heroinë Sekuestrohet 500 gram drogë EDMOND LAÇI DURRES — Deri tani kishte pasur vetëm hetime dhe dyshime. Tashmë arrijnë edhe prova: trafiku i heroinës kalon dhe nëpërmjet Shqipërisë. Të premten në mbrëmje në qytetin e Durrësit është sekuestruar sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vend nga pluhuri i bardhë. Gjatë një kontrolli të befasishëm pranë plazhit të Durrësit, organet e Rendit kanë zbuluar në mjetin e makinës së tre personave rreth 500 gram heroinë. Ndalimi i menjëhershëm i tij, ishte shoqëruar disa orë më vonë edhe me ndalimin e dy personave të tjerë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë intensivisht. Sipas konfirmimeve të para — tepër të rezervuara — bëhet e ditur se personi i cili për momentin është mbajtur në arrest sa i përket sasisë e madhe e heroinës — është një 40-vjeçar, punonjës i Filton Tregtare të Durrësit dhe banues në Kavajë. Ndërkohë burime të tjera nga Kavaja, konfirmojnë se po këtë mbrëmje në shtëpinë e këtij personi, është ushtruar edhe një kontroll i imtësishëm nga ana e organeve të Rendit. Sidoqoftë, të paktën deri tani, nuk është njoftuar për ndonjë sasi tjetër droge të sekuestruar. Edhe pse — për shkak të sekretit tepër të madh të hetimeve — nuk janë njoftuar të tjera hollësi rreth këtij aksioni të organeve të Rendit — kuptohet se zbulimi i fundit ishte paraprirë nga hetime të gjata, që mundën të konkludoheshin vetëm në mbrëmjen e së premtes. Fakti i ndalimit edhe të dy personave të tjerë, është një motiv më shumë për të besuar se kemi të bëjmë me një rrjet trafikantësh të drogës, fillë e së cilit në Shqipëri, sapo janë zbuluar. Aprovohen kështu hipotezat e hedhura — sidomos kohët e fundit — se persona të ndryshëm edhe brenda territorit shqiptar, janë inkriminuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në 9 mars '93 — në mjediset e operacionit italian “Pellikan” — po në Durrës — ishte sekuestruar një sasi prej 10 gram heroine si dhe 53 shishe e vogla të mbushura me kokainë. Në atë kohë zëvendësministri Shqiptar i Rendit, Mehja, konfirmonte për Gazetën Shqiptare “kapjen e të parit trafikant droge në Shqipëri”. Sot — vetëm pas një viti — në Durrës zbulohet një sasi 50 herë më e madhe, të drogës më të shtrenjtë e të kërkuar dhe në Perëndim: heroinë. Sipas pohonë një çmimi prej 700 mijë dollarë. Ende nuk dihet nëse kjo sasi droge i përkiste një kontigjenti të destinuar për në brigjet italiane apo, përkundrazi do të brendshme. Hipoteza më e sigurtë mbetet tregtimi i saj, sepse në atë sasi rrjeti gjysëm kilogrami — nuk mund të bëhet fjalë për një përdorues apo një maniak të zakonshëm droge. Vetëm një javë më parë autoritetet italiane kishin njoftuar për zbulimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës dhe sekuestrojnë një sasi prej 40 kilogram heroine, e cila mendohej se kalonte nëpërmjet Shqipërisë, duke përfunduar në tregun italian të shitjes. Madje — sipas specialistëve italianë — u konfirmua edhe ekzistenca e një rafinerie të lëvizshme të heroinës, që herë qëndronte në Shqipëri e herë në Maqedoni. Sidoqoftë — ende pa përfunduar hetimet — nuk mund të thuhet se sasia e sekuestruar së fundi në Durrës i përket të njëjtës rafineri apo rrjet. Plazhi i Durrësit
Edmond Laçi Mehja Durrës Shqipëri Kavajë Itali Maqedoni

Tirana proteston ndaj qëndrimit grek në Bruksel

Kish bllokuar ndihmën e KE TIRANË — Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ndaj rezervave të paraqitura nga përfaqësuesi i Greqisë në takimin e fundit të Këshillit të Ministrave të Ekonomisë e Financave të Bashkimit Europian (ECO-FIN), rezerva që kanë çuar në bllokimin e një ndihme prej 38 milion ECU — ose mbi 40 milion dollarë — për bilancin e pagesave të shtetit shqiptar. Në një deklaratë të saj, citohet se jo të sigurta dhe serioze pretendimet e paraqitura zyrtarisht nga Greqia për kushtëzimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri. Gjatë dy viteve të fundit — thuhet ndërmjet të tjerash në deklaratë — kanë ardhur në dhjetra komisione ndërkombëtare të KSBE, Këshillit të Europës, Bashkimit Europian dhe nuk kanë bërë asnjë vërejtje substanciale, përveç konstatimit të përmirësimeve të mëdha të gjendjes e të drejtave të minoritetit grek. Në fakt, asnjë nga anëtarët e tjerë të Këshillit ECOFIN — përveç Greqisë — nuk ka paraqitur në takim ndonjë kundërshtim për përfitimin e kësaj ndihme nga Shqipëria, ndihmë e miratuar pa rezerva nga Parlamenti Europian dhe i rekomanduar njëherësh dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Duke e kualifikuar aktin e përfaqësuesit grek si rrjedhojë e pasioneve politike të Qeverisë Greke, në deklaratën e dikasterit shqiptar të diplomacisë, shprehet njëherazi keqardhja se bllokimi i ndihmës prej 38 milion ECU — aq të nevojshme për ecurinë e reformës ekonomike — penalizon përveç qytetëve shqiptarë, dhe pakicën greke në Shqipëri që do të përfitonte njëkohësisht prej saj. Është ky një veprim në kontradiktë me perspektivën që po bëhen për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve — thuhet më tej në deklaratë — si dhe një paragjykim për takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të dy vendeve të propozuar nga pala shqiptare. Ministri i Jashtëm Serreqi
Serreqi Tiranë Bruksel Greqi Shqipëri

Luftojnë për serinë A akoma katër skuadra

Sport Bari, Brescia Cesena e Padova Luftojnë për serinë A akoma katër skuadra Dy luftimi midis Alessio i skuadrës së Barit (nga e majta) dhe Loseto i Pescaras □ Motoçiklizëm, tre kampione italiane □ Xhiro e 77-të e Italisë Indurain ritenton
Alessio Loseto Indurain Bari Brescia Cesena Padova Itali

Një tjetër parti nuk merr miratim

Donin rikthimin e pronave TIRANË — Në tjetër parti e djathtë nuk është miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Grupi themelues për krijimin e partisë “Drejtësia Shqiptare”, ka marrë përgjigje zyrtare nga Ministri i Drejtësisë Kudret Çela i cili argumenton dhe arsyet e vendimit të tij. “Kjo parti është vendosur post për çështjen e pakicës së pronave private të vjetra. Këto deklarime vazhdojnë kushtrimi ynë harmonizon me frymën e përgjithshme të dispozitave kryesore kushtetuese, nënkuptojnë rivedosjen e një sistemi çifligar në Shqipëri, gjë që nuk parashikohet me drejtim e legjislacionit kushtetues bashkëkohor, i cili vlerëson eliminimin e latifondeve, si dhe me formën e Republikës Parlamentare të shtetit tonë”. Kërkesa për krijimin e kësaj partie ishte depozituar në Ministri që te tetori i 1993. Pas kësaj grupi nismëtar i kësaj partie ishte drejtuar Arbitrazhit të rrethit civil në Ministri. Pas kësaj, vetëm pak kohë më pas, nismëtarët i ishin drejtuar me një letër edhe vetë Presidentit të Republikës Sali Berisha. Tani në fund, para disa ditësh erdhi përgjigjia mospërgjegjëse nga Ministria e Drejtësisë. (p. re.)
Kudret Çela Sali Berisha Tiranë Shqipëri

Kisha Ortodokse: «Ja pse refuzuam»

Komitetit të Autoqefalisë TIRANË — Ka vazhduar më tej debati mes Komitetit të Mbrojtjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe autoriteteve të Kishës, që përkrahin Kryepeshkopin Janullatos. Në një deklaratë të 17-të, “Dëbohet Kisha Ortodokse dhe kultet e fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë”, duke theksuar se kërkesat e këtij komiteti janë të papranueshme përkundër e kësaj Kishe. Krerët shtetëror Janullatost kishin kërkuar që në kandidati i propozuar prej tyre të emërohej nga Janullatosi si Peshkop. Tani, në deklaratën e Zëdhënësit thuhet se “kandidati nuk plotëson as kriteret për t'u bërë dhjakon dhe as shkollën” dhe pra kandidatura e tij mbetet pasive. Në një letër kërkesë e “Komitetit për Autoqefalinë” — për hirorizimin e një prifti të ri — nuk është dërguar nga Janullatosi. Në deklaratën e Zëdhënësit të Kishës Ortodokse del dhe fakti se dorëzimi i një kishe në Semanin Teologjik të Durrësit që prej dy vjetësh ka qenë dhe ky nuk mund të aspiroje të ketë emërimin e Janullatosit. Autoqefalisë”. kishë tjetër në qytetin e Durrësit i bllokuar. Zëdhënësi thotë gjithashtu se dëbimi i Janullatosit për “Uniteti i Autoqefalisë” kishte protestuar ashpër kundër përgjigjeve refuzuese të Janullatosit. Bashkë me të ishte solidarizuar edhe Shoqata e të Përsekutuarve të Elbasanit. p.re.
Janullatos Tiranë Durrës Elbasan

Berisha takon Gligorovin

— Bashkëpunimi mes dy vendeve është i suksesshëm dhe me perspektivë të sigurt. Është ky mesazhi kryesor i takimit zyrtar të realizuar në qytetin e Pogradecit mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dhe Presidentit të Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë Kiro Gligorov. Të dy presidentët shprehën gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për lëvizjen e lirë të njerëzve, në transport dhe ekonomi. Njëherazi ata e cilësuan këtë bashkëpunim mjaft të rëndësishëm edhe për stabilitetin në rajon.
Sali Berisha Aurela Gaçe Pogradec Shqipëri Maqedoni

Prezantohet Prefekti i sapoemëruar

— Është prezantuar Prefekti i porsaardhur i Korçës. Në ceremoninë të organizuar me këtë rast në selinë Këshillit të Rrethit, dy ministra Bittbanka dhe Mahushi bënë prezantimin para autoriteteve të rrethit të Prefektit të ri Pjerin Kiri. Prefekti Kiri shprehu kënaqësinë që e kishte takuar të punonte në një rreth me tradita të vjetra kulturore e atdhetare dhe se “në bashkëpunim me organet e pushtetit lokal do të punojë për zbatimin e ligjit e forcimin e demokracisë”.
Mahushi Pjerin Kiri Erich Priebke Korçë

Myftiu: «Faji është i të tjerëve»

Kor «të pafajshmish» në procesin e funksionarëve të regjimit Ish-drejtuesi i Komisionit famëkeq të Internim-Dëbimeve nuk pranon asnjë përgjegjësi personale. Edhe Çarçani e Marko pohojnë të gjitha akuzat ndaj tyre TIRANË — Fillojnë dhe shpjegimet e para nga dhjetë ish-funksionarët me të lartë të regjimit komunist, procesi i të cilëve ishte hapur të shtunën paradite. Pas procedurës të zakonshme njëri nga procesit dhe leximit të akuzës, kryesuesi Prokurorit Neshat Fana, ia dha fjalën rreth akuzës Adil Çarçanit, Rita Marko e Manush Myftiu, e në vazhdim ish-presidentit Ramiz Alia, Kryetarit I Trupit Gjykues vendosi që procesi të fillojë të premten e ardhshme. “Kushdo që do të ishte në vënden tonë, kështu do të vepronte?” përgjigje e njëjta Marko, i cili pohojë përgjegjësia politike në burgime e të internime politike. Ndërkohë Çarçani — i akuzuar edhe për “shkeljen e paligjshme të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve” — mohoi përgjegjësinë personale për episodet e ndalimit të lëvizje në masakra pas incidentit në Legatën Ruse. I përballë të gjitha akuzat ishte se bëhen me pyanditur shpërnda e me pyetje të ndryshme së “kijënin qenë vepra të bazë të ligjeve”. Me njërin e të lartë e dëshmia e 75-vjeçarit, Manush Myftiu. Ish-zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave që për 12 vjet me radhë këtë kryesuar edhe Komisionin famëkeq të Internim-Dëbimeve. Shprehet përgjigjet e Myftiut ngjallën diskutime në sallë, ndoshta edhe pse Myftiu nuk mori përsipër asgjë përgjegjësi të Komisionit që kish kryesuar, sipas Myftiut komisioni i tillë që kishte ekzistuar në çdo rreth dhe në ministritë do bëntë jo vinte nga lart poshtë. Ndërkohë dokumente të ndryshme të administruar edhe në dosjet përkatëse të hetimeve po dalë për urdhëra e mijëra vetë të dëbuar e internuar pa përsekucione politike. Kaqtu mbyllen dy seancat e para të procesit historik kundër Alisë dhe ish-funksionarëve më të lartë të regjimit, pas dënimit muaj më parë edhe të dhjetë bllokimeve të urdhrave dhe viktimave që e vuanen Hoxha. E premtja e ardhshme — ndoshta të parën — do të jetë një dëshmi, vërtet “pas-Trockitën Ramiz Alia. (e.l.) Ish-presidenti Alia
Rita Marko Manush Myftiu Ramiz Alia Hoxha Tiranë Legata Ruse

NE BRENDESI

Festivali, fati në garë fiton melodia e Aurela Gaçes Votëzime kurioze për «Kënga e Stinës '94» NE FAQEN 2 Më 16 korrik kometa do ndeshet me Jupiterin Asnjë rrezik për planetin tonë NE FAQEN 6
Bittbanka

DJE NE SHQIPERI

TIRANË, PARRE? GULSI NË SHITJEN E MEDIKAMENTEVE — Sipas njoftimeve të Këshillit të Kontrollit të Shtetit, shitja e medikamenteve në Tiranë — në sektorin shtetëror — jo gjithnjë ka qenë në përputhje me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave. Nga kontrolli i fundit i ushtruar në një farmaceutik të kryeqytetit ka rezultuar se në disa raste janë lëshuar recetë me emra, numra regjistri dhe data të rregullta. “Nga kontrolli,” thonë e kontrollit — kryejnë jo mundej për pagesa të padrejta në mjekime e pacientë.
Tiranë

DJE NE BOTE

SHUME ISH-KRERE NAZISTE JETOJNE NE ARGJENTINE — Shumë nga ish-krerët nazistë — ose ata që jetuan deri në prill të këtij viti në Argjentinë, ku ndodhet me arrestin shtëpiak ish-kancelari i Luftës së Dytë Erich Priebke, që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 335 italianëve dhe të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Këtë e bën të ditur e përditshmja argjentinase «Clarin». SARAH FERGUSON MENDOZHDO TE LUAJE JE NE NJE FILM — Oskar Ferguson, e quajtur «Fergie», është një grua e gjallë dhe e shkathët, nuk ka dyshim, por mendoj se mund të me ndodhë të interpretojë rol në kinema, për të interpretuar mbretëreshën ylberake Beatrice, në një film të Ken Russell, këtë kështu nuk e imagjinoj. E pra, ishte pikërisht kështu. Në xhirimet i duhej peshkës, gruaja e ndarë e princit Andrea të Anglisë, ka thënë se Sarah ka marrë skenarin, e ka lexuar, e ka pëlqyer dhe mendon për propozimin që i është bërë.
Sarah Ferguson Ken Russell Andrea Beatrice Adil Çarçani Argjentinë Britani

«AKONEKS» sh.p.k.

INTERNATIONAL CONSULTING Agjensi Konsulative Ekonomike dhe Sociale INTERNATIONAL CONSULTING Agjensi Konsulative Ekonomike dhe Sociale KONSULENCE PER PRONARE TERRENESH I NDERTESASH Kjo Agjensi është ngarkuar nga një grup sipërmarrësish italianë për të gjetur mundësi investimesh në terrene ose ndërtesa. Pronarët e terrenit ose të ndërtesës, të pajisur me dokumentat e pronësisë, të interesuar për të bashkëpunuar me investitorë italianë mund të drejtohen pranë kësaj Agjensie. Adresa: TIRANE - Rruga «Islam Alia», Pallati 72/1 Shkalla 2, Apartamenti 36 (pranë kryqëzimit të rrugës ku ndodhet restorant «Rugova») Tel: 042/23501.
Tiranë Rruga «islam Alia»