Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 26 maj 1994

Në burg tregtarët e njerëzve

EMIGRACIONI Operacioni i madh i autoriteteve italiane të Antimafies: 14 arrestime për trafik refugjatësh nga Shqipëria në Itali. Një bazë në Vlorë... Në burg tregtarët e njerëzve Mafia kineze prapa klandestinëve VLORE — Prapa biznesit të madh të trafikut klandestin të emigrantëve shqiptarë, shfaqet hije e mafias kineze. Alarmi vjen nga Prokuroria Antimafia e Leces, e cila po prej disa muajsh po kryen hetime sekrete ndaj këtij fenomeni dhe që të martën zbuloi me urdhër ndalimin e 14 personave. Të vetmit që i kanë shpëtuar arrestit janë dy qytetarë kinezë, të konsideruar referues në Itali të kriminalitetit të organizuar nga Pekini, por tashmë të kërkuar edhe nga Interpol. Po këtë herë është përmbyllur abçka[?] e një grupi shqiptarësh që kanë lëvruar emigracionin klandestin drejt Italisë të lindjeve, kineze, pakistaneze, rusëve dhe, natyrisht, edhe shqiptarëve. Baza vepruese e organizatës ishte në Vlorë ku autoritetet italiane denonconin bashkëpunimin me funksionarë porti. Vendi zbarkimit të klandestinëve janë plazhet puljeze me Otranto-s dhe Lecce-s. Policia italiane ka sekuestruar pesë motobarka me motorë të fuqishëm që janë përdorur për transportin e klandestinëve, ndërkohë që po kërkohen edhe gjashtë: e quajnë “anija e zezë” dhe bëhet fjalë për një motobarkë të madhe të lyer me të zezë e përdorur prej të dyshuarve natën dhe pra e aftë për t’u maskuar në errësirë. Duke kaluar nga Vlora ku ekzistonte një vend takimi dhe qëndrim në pritje të nisjes, qindra e qindra shqiptarë dhe persona nga Lindja e Mesme kanë mbërritur në Itali, për t’u transferuar paskaj në Francë dhe në Spanjë, me çmim të paguar nga secili shkon nga 800 në 1.200 dollarë. Në rrugë të vazhduar, sipas hetuesve antimafia të Leces, në fakt, ekzistojnë lidhje të forta, pakti dyshuesh dhe organizata të tjera italianoshqiptare që merren me të njëjtin “biznes”. Të katërmbëdhjetë personat e arrestuar të martën në Itali — dhe shpesh herë të ardhur edhe në Shqipëri — janë konsideruar në fund puljezë të fshehë bande. Janë Silvano De Michel, 42 vjeç, Uldo[?] i quajtur shefi, Valverzi Mario, Alberto dhe Alfredo De Miri 47, 45 dhe 43 vjeç, Antonio Monaco, 50 vjeç së bashku me djemtë Fabio 25 vjeç dhe Andrea 19, Santo Caldararo, 47 vjeç së bashku me djalin Antonio 20 vjeç, Giuseppe Petrachi, 44 vjeç, Marco Antonio My 25 vjeç, Damiano Aurello De Pascalis 32 vjeç dhe Alessandro Cafaro 19 vjeç, të gjithë banues të provincës së Leces. Në burg ka përfunduar edhe një autoritet publik: Antonio Michele Sciol[?], 48 vjeç, komandant i selses[?] së ujrave të portit San Foca në zyrat e së cilës janë fshehur klandestinët e ardhur nga Shqipëria. Pikërisht dy muaj më parë, policia italiane kishte arrestuar në Otranto shtatë qytetarë shqiptarë që kishin lidhje me të njëjtën organizatë. Ata janë Robert Shena 31 vjeç nga Tirana, Elton Taushani 22 vjeç, Viron Dema 28 vjeç, Ylasi Dardha 40, Alfredo Zili 27, Adrian Dedo 20 dhe Cim Deda 20 vjeç, që të gjithë nga Vlora dhe të kthyer tashmë në Shqipëri. E raja më e rëndësishme tani është përzierja e mafies kineze në këtë aktivitet. Së bashku me atë ruse e japoneze, mafia kineze konsiderohet si njëra nga organizatat kriminale më të fuqishme të botës. Prania e saj në Itali është sinjalizuar që prej shumë vjetësh, por është hera e parë që përfshirja e saj në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Lindjes, del në dritë. Carlo Bollino Një grup klandestinësh
Silvano de Michel Valverzi Mario Alberto de Miri Alfredo de Miri Antonio Monaco Vlorë Itali Lece Otranto Pulje

«Unë nuk shpresoj te vendimi i Apelit»

Avokati Tirana kundërshton kërkesën e prokurorit Duka Sot seanca e fundit për Fatos Nanon EDMOND LAÇI TIRANE — “Nuk kam asnjë dyshim (dhe mendoj se edhe Gjykata e Apelit nuk do të ketë iniciativën për t’i dhënë pafajësinë Fatos Nanos, ashtu siç kërkojmë ne”. Agim Tirana, njëri prej avokatëve të liderit të PS — pasi ka dëgjuar kërkesën e prokurorit Petrit Duka për lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Tiranës — jep për Gazetën Shqiptare opinionin e tij rreth vendimit përfundimtar që do të shpallet sot në orën 8.30. Por edhe pse për herë të parë — Gjykata e Apelit kish kërkuar mundësinë e studimit të plotë të dosjes Nano, duke premtuar gjithashtu të administronte të gjithë dokumentet që dispononte mbrojtja e ish-kryetarit të avokatëve ka mbetur i pakënaqur: “Ne shtrojmë së pakuarët e domosdoshëm kthimin e çështjes për rihëtim — thotë Tirana — qoftë edhe vetëm për faktin që Nano ende nuk është njohur me materialet e dosjes”. Sipas avokatit Tirana, mbrojtja e Nanos do të ishte shumë më e mirë dhe e argumentuar nëse ai do të njihej me dosjen e tij. Procesi në Gjykatën e Apelit — të cilën sërish “prokuroi” Nano, sikurse Gjykatën e Tiranës — në dy seancat e para pozicionoi dhe një herë shkallën qëndrimet e të pandehurve me ato të Drejtësisë. Në një Gjirin, prokurori Duka kërkoi uljen e dënimit nga 3 në 2 vjet dhe për Halitn Goga 12 në 10 muaj, për Nanon gjithçka mbeti në pozitat e para. “Vendimi i Gjykatës së Tiranës është i bazuar në ligj e prova”, theksoi midis të tjerave mbrojtësi i akuzës, ndërkohë që avokati Tirana e quajti kërkesën e tij, vetëm si përseritje të vendimit të Gjykatës së Tiranës. “Në mënyrë absolute prokurori nuk iu referua asnjë 101 prove shkresore, të cilat ne i paraqitëm për herë të parë” thotë avokati Tirana — sepse këto dokumenta ishin mjaft të rëndësishme për përcaktimin e pafajësisë së klientit tonë”. Sidoqoftë mbetet enigmatik — dhe për disa orë — vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit që do të vendosë për Nanon. Gjinin e Halkon. Sepse Plaka — që nuk kish paraqitur ankimin — tashmë i është bindur vendimit të Gjykatës së Tiranës që e kishte shpallur fajtor, por duke lënë në një gjendje të lirë. Mbi të pandehurit e tjerë rëndon ende — pas kërkesës së prokurorit të Apelit — pesha e një tjetër padie, asaj civile, edhe pse për Nanon ajo është 300 mijë lekë më e lehtë. “Nese nuk jepet pafajësia — përfundon Tirana — do vendim tjetër pak rëndësi ka. Ne do t’i drejtohemi, ashtu siç parashikon Ligji, Gjykatës së Apelit”. Fatos Nano
Fatos Nano Agim Tirana Petrit Duka Halitn Goga[?] Tiranë

Prokurori

“Kemi prova për të pohuar që mafia kineze e përfshirë është ka gjetur në portet shqiptare një rrugë për të dërguar në Evropë fuginë puljeze kinezë vende të Juglindjes aziatike”. Kjo është deklarata e prokurorit antimafia të Leces. Cataldo Motta, të dhënë Gazetës Shqiptare. Po ky prokuror shton: “Po në të njëjtën kohë kemi motive të mjaftueshme që të themi se ky trafik i klandestinëve, i kryer nga kjo degë e organizatës së tëra puljeze, ka mundur të zgjerojë bashkëpunimin e disa elementëve nga organizata publike shqiptare që veprojnë në brendësi të porteve, në mënyrë të veçantë atij të Vlorës”.
Skënder Xhavit Çeliku Lece Europë Vlorë

Kuriozitet

TIRANE — Ka ndodhur edhe kështu. Një grup kinezësh që prisnin prej kohësh të transportoheshin ilegalisht në Itali, kanë pëlqyer murin në Shëngjin. Të rrahur nga “ëndrra” e parajsës së konsumit, kinezët ishin vënë në kontakt me pronarë e skafeve që transportojnë klandestinë. Pasi kanë paguar shumën e caktuar kinezët kanë kuptuar se po niseshin si shumë të tjerë për në Itali. S’kaq! Që do t’i transportonte ishte nisur si zakonisht natën dhe kinezët për shumë orë kanë kujtuar se vërtet udhëtonin drejt perëndimit, por në fakt kurse lundrimi ishte drejt veriut. Në një pikë afër Shëngjinit skafi i kishte çuar bregut me motor dhe u ishte thënë të uleshin e të zbrisnin. Vetëm më kot ata ka lëvizur se ishin mashtruar dhe gjatë e pakta italisht që kanë belbëzuar nuk i kanë ndihmuar aspak. Përballë lagjetur drejt policisë — të cilën ndoshta e kishin parashikuar — por të gjallë asnin në shpejt të kulluar fab. [?]
Tiranë Itali Shëngjin

Për Omonia diplomacia në tension

Tiranë-Athinë TIRANE — Përsëri tension midis diplomacisë shqiptare dhe asaj greke. Pas akuzave dhe denoncimeve të fundit që qeveria e Athinës ka bërë — në lidhje me arrestimin e 6 anëtarëve të Omonia-s — pranë të shumta organizatave ndërkombëtare midis të cilave dhe KSBE, Tirana është përgjigjur menjëherë me një deklaratë të Ministrisë së saj të Jashtme: “Shqipëria është e gatshme të vejë në dispozicion të çdo institucioni ndërkombëtar të gjithë dokumentat që provojnë lidhjen e 6 arrestuarve me organe greke të shërbimit sekret të Greqisë dhe veprimtarinë antikushtetuese që këta të fundit kanë zhvilluar në Shqipëri”.
Tiranë Athinë Shqipëri Greqi

DJE NE SHQIPERI

KISHE E RE NE DELVINE — Një kishë e re ka përfunduar në Delvinë. Ajo quhet Kisha e Shën Eukalizmonit. Për ndërtimin e saj është kryer jo vetëm shumë i madh pune gjatë disa muajve. Kisha e re është ndërtuar aty ku shumë jetë më parë ishte kisha kryesore e qytetit të Delvinës. Deri në aksionin shkatërrimtar kundër besimeve fetare të vitit 1967 në këtë vend ishte e vendosur Kisha e Shën Mërisë. Tani në vend të saj ngrihet një kishë krejtësisht e re e ndërtuar nga donacione të banorëve vendësit e ndryshëm ortodoksë. PLARI E RE NE DURRES — Një ndërmarrje e përbashkët shqiptaro-italiane ka vënë në funksionim një impiant me mbi 25.000 pula që sot prodhojnë afër 20.000 vezë në ditë. Paralelisht me të ka filluar prodhimi në njëri për koncentratin që përdoret si ushqim për pulat, i cili do të prodhojë 8.000 kvintal në muaj. Drejtuesit e kësaj firme kanë parashikuar që brenda muajit qershor të vihet në eficencë të plotë të bateri e re që i rrit prodhimin në 55.000 kokrra në ditë. Ndërmarrja e ka dhënë rezultatin e mirë edhe për punësimin e njerëzve. Në të punojnë 65 veta.
Delvinë Durrës

Humb jetën në aksident rrugor

— Një tjetër viktimë e aksidenteve automobilistike. Këtë herë në Fier, përplasja dy autoveturave ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Aksidenti ka ndodhur në rrugën pranë Kumanit gjatë ditës së martë. Të dy autoveturat — sipas hetimeve të para fq1 ka qenë i shoferit të njërës nga automjetet i cili është ndaluar nga organet e Rendit — kanë goditur fort njëra-tjetrën. Si pasojë, ka mbetur i vdekur në vend 23-vjeçari Skënder Xhavit Çeliku dhe kanë pësuar plagosje të ndryshme 4 persona që udhëtonin me këto automjete. Që të katër — në gjendje të rëndë — janë dërguar menjëherë në repartin e reanimacionit pranë spitalit të Fierit. En.M.
Meksi Fier Kuman

Jo hoteleve në Syrin e Kaltër

Komiteti i Mjedisit ndërhyn TIRANE — Përplasjet midis zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbrojtjes së mjedisit kanë filluar të shfaqen të mprehta dhe në Shqipëri. Në këtë rast i pari — vjen në këtë herë nga Komiteti i Mjedisit i cili shprehet në mbrojtje e një mjedisi nga perla e natyrës shqiptare Syri i Kaltër në afërsi të Sarandës. Sipas disa projekteve të Ndërmarrjes Albturizm dhe organeve lokale të Delvinës, është parashikuar që në këtë zonë të bëhen ndërtime turistike, të karakterit turistik. Janë disa hotele dhe mjede[?] të tjera tregtare-turistike që propozohen të ndërtohen pranë burimit të Syrit të Kaltër. Sipas projektëve të përgatitura kërkohet që kjo bukuri e rrallë natyrore të mos i mbetet tashmë vetëm natyrës por të shfrytëzohet dhe për njerëzit apo vizitorët e huaj. Pikërisht kët[u] lind dhe protesta e ambientalistëve shqiptarë të cilët mendojnë t’i drejtohen për këtë vetë kryeministrit Meksi, duke kërkuar dhe ndërhyrjen e tij. “Një e tillë do të shkaktonte këte bukuri dhe do të çonte mjedis në prishjen e ekuilibrave të ekosistemeve në këtë zonë”, shpjegojnë specialistët e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit. Por nëse nga njëra anë shqetësimi i specialistëve përbën baritin e parë — është me të vërtetë i drejtë, nga ana tjetër shtrohet dhe një çështje tjetër. A do të mendohet për të ardhmen e turizmit në Shqipëri, ose më mirë a nuk duhet zhvilluar ky turizëm pikërisht në vendet më të bukura? Në fund të fundit turizmi është një industri dhe që nuk ka rendiment të pakët. Prandaj le të gjendet zgjidhja, që dhe ai të zhvillohet por dhe mjedisi të mos shkatërrohet. Armand Mero
Bashkim Arabi Syri i Kaltër Sarandë Delvinë Shqipëri Tiranë

Vetëflijim për jetën

REALITET KURSIV ELBASAN — Nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve e marra nga zjarri 54-vjeçari Bashkim Arabi. Tani i merri, i pari, i shkaktuar nga flakët e rënda u Bashkimit dhe të tre fëmijëve që ai tentoi t’i shpëtojë. I shtëpia që digjej, ai ka nxjerrë tre vajzat, por një dora prej stacionit të 18-vjeçarë, nuk jetojnë më para flakëve u zjarrit e kanë në shtëpi i gjendur afër. Bashkëshortja e Bashkimit më herët e nëna dhe pas nënë gjatë u larguan dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Familja e gjendet pa banesë dhe bashkë me familjarët e Bashkimit po mblidhen fonde që nën shoqëri ka kryer pak. Për gjendjen e familjes Arabi po kujdesen frymshëm nga administrata e Bashkisë. Plaku u aksidentua nga jashtë[?] dhe e lagjes së tij i kanë shkuar për ndihmë. Përplasja të rëndë nga zjarri. Në vend ngjarjes janë vënë në lëvizje organet dhe po verifikojnë shkaqet e këtij dëmi. Vetëm pak ditë më parë, Bashkim Arabi dhe tre fëmijët e tij kishin mbetur pa çati mbi kokë. Për të ndihmuar këtë familje, në gjirin e qytetit u ndërmor një aksion për gjetjen e një strehimi të përkohshëm. Për fat të keq, 54-vjeçari nuk mundi të përballonte pasojat e djegies. Fatos Baxhaku
Fatos Baxhaku Fredi Abazi Elbasan

NE BRENDESI

«Partnership për paqen» Rusia diskuton në Bruksel Mbledhje e nivelit të lartë e NATO-s NE FAQEN 2 Anketë e Shoqatës «Konsumatori Shqiptar» «Ligje më aktive për të drejtat tona» NE FAQEN 3
Bruksel

Blej dhe shes

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? KE NDONJE GJE PER TE BLERE? Klientët e redaksisë falas për publikimin e njoftimeve ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më shumë se 30 fjalë nga ora 9.00 deri 13.00 në Gazeta Shqiptare, Rrugë Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l’Africano, 264 Trego në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën JAP ME QERA — një dhomë e një kuzhinë me ballkon. Të interesuarit të kontaktojnë me numrin e telefonit 26076 ose me adresën: Rruga “Korça”, Pallati 79, Shkalla 1, Apartamenti 11 në Tiranë (përballë Ambasadës Jugosllave). SHES — një shtëpi me dy dhoma e një kuzhinë me oborr me një sipërfaqe 150 meter katror. Adresa: Rruga “Ibrahim Abdullai” numër 3 në Tiranë. KERKOJ — punëtore për të dhuruar kontratë pune pasi i duhen dy kamiona të rinj. Për ofertë të cilëve është i nevojshëm kapacitet 22 ton. Tel/fax 2777. SHES — një shtëpi në Sarandë dy dhoma e një kuzhinë me pjesë deti. Adresa Lagja nr. 9, Pallati 41. (të interesuarit të kontaktojnë) JAP ME QERA — një apartament me 4 dhoma e 1 kuzhinë. Të interesuarit të kontaktojnë me numrin e telefonit 3904. Adresa Rruga “4 Dëshmorët” numër 9 në Tiranë. Fredi Abazi pranë Portës Sarandë nga ora 8.00-15.00, tel. 301 240 KERKOJME — një punëtore për në Agjensinë e Firmës “Drita”. Të interesuarit të kontaktojnë për informacione të nevojshme me numrin e telefonit 49254. JAP ME QERA — një shtëpi private me oborr 2 dhoma e 1 kuzhinë. Të interesuarit të kontaktojnë me numrin e telefonit 3904. Adresa Rruga “4 Dëshmorët” numër 9 në Tiranë.
Armand Mero Bari Tiranë Sarandë

ELBASAN 2000 - Fiera Permanente

ELBASAN 2000 - Fiera Permanente la prima grande fiera del Prodotto Italiano e Centro Commerciale 1.600 mq. di esposizione, 30 Stand specializzati. Tutti i servizi per l’imprenditore. Apertura dal 30 maggio Parcheggio esterno custodito Vigilanza interna ed esterna Per informazioni tel. 0545/2325-2482 - Rruga Shkumbini 25 Strada per Cerrik/Elbasan Bologna - tel./ fax 0039/5155245
Elbasan Cerrik Bologna