Alia sulmon në gjyq
«Procesi është i manipuluar»
Prokuroria: «Akuzat për bllokmenët s'janë politike»
TIRANË — Më në fund ka ardhur radha të dëshmojë dhe të mbrojë veten. Ish- Presidenti Ramiz Alia ka folur më në fund në procesin historik kundër bllokmenëve. Për një orë me ton e për në revoltuar Alia ka folur më shumë për gjendjen politike dhe për arsyet që sipas tij çuan në organizimin e këtij gjyqi dhe më pak për episodet që mbështesin konkretisht akuzën e rëndonjë mbi të. "Akuza është manipulim e montim banal që ka për qëllim të njollosë figurën time", ka theksuar Alia mes të tjerash. Avokati i tij mbrojtës Kleanthi Koçi dhe njëherë e ka cilësuar gjyqin si antikushtetues.
Procesi kundër udhëheqësve më të lartë të diktaturës filloi të premten në një nga sallat e Gjykatës së Tiranës. Në bangën e të akuzuarve disa nga personazhet më të njohur të 50 vjetëve të fundit, veç ish-Presidentit Alia edhe ish-Kryeministri Carçani, ish-Zëvendëskryeministri Myftiu, dhe dy ish-Ministra të Brendshëm Isai dhe Simon Stefani. Seanca e së premtes kishte ngjallur interesimin e madh të opinionit për faktin se Alia do të pritej dëshmia e Alisë dhe Isait. Ky i fundit e kishte akuzuar kohë më parë Alinë se e kishte urdhëruar të hapte zjarr kundër turmës që protestonte në 20 shkurtin historik të 1991. Në fakt ky argument nuk u trajtua fare nga dy të pandehurit. Të ulur të dy pranë njëri - tjetrit — në mëngjez kishin hyrë të lidhur me të njëjtat pranga dhe nëndresë në egjipt — Alia e Isai kanë njatur të dy të njëjtin lloj mbrojtjeje duke i dhënë rëndësi së pari, e cila në ta është shfaqur në se kanë vepruar sipas vlerës ligjore të vendimeve e miratuara nga Byroja Politike. Dy janë vendimet e Byrosë që në përfundim të shpallur si proces: "Vendim për trajtimin e veçantë ekonomik të udhëheqjes së lartë të partisë dhe shtetit" e 1976 dhe "Platforma e punës së organeve të Sigurimit të Shtetit" e 1985. Akuza që mbështet Prokuroria për Alinë është "përvetësim i pasurisë shtetërore me bashkëpunim" dhe "shpërdorim i detyrës në bashkëpunim". "Në çdo vend udhëheqja ka trajtim të veçantë, madje edhe kjo e sotmja në Shqipëri", u mbrojt Alia. Për njërin prej episodeve mbi të cilin pritet akuza Alia u ndal pak më gjatë. Alia akuzohet edhe për dënimin antikushtetues të mbajtur me 1967, kur feja u ndalua në ligj. "Më akuzojnë se kam ndikuar në ndalimin e fesë në 1967 — replikoI Alia — por akuza harron se pikërisht në kohën që unë isha President i Republikës, u shpall përserI liria e besimit fetar, megjithëse edhe kjo atëherë ne nuk e kishim fiksuar në kushtetutë". Avokati i tij mbrojtës ngriti akuza edhe më të rënda ndaj procesit gjyqësor. Sipas Kleanthi Koçit, një ish-gjyetar shteti mund të gjykohet vetëm me miratimin e Parlamentit në qoftë se ai gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij shtetëror ka bërë dy faje: krim të rëndë dhe dhunim të Kushtetutës. Nga ana tjetër Prokurori Thana replikoI përherë duke thënë se i pandehuri Alia është marrë nën hetim kur tashmë ishte një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë.
Ka folur më gjatë por duket u ndalur edhe më shumë në episodet e akuzës, ish-Ministri i Brendshëm Hekuran Isai. I lakuar tashmë nga pesha e akuzës për krimet makabre të vëllavrasjes në kufi. Isai i bëri një hyrje të gjatë mbrojtjes së tij, gjatë së cilës u përmendën shumë heqjet e komunizmit botëror që nga Lenini e deri te Fidel Kastro. Në nga ngjarjet mbi të cilën ngrihet akuza i Isait është vëllavrasja në qytezën e Krujës pasi Isai i kishte siguruar atje shteti agjent i Sigurimit. I dëmtuari kryetar i dëshpëruar kishte vrarë veten duke u hedhur nga kati i tetë i hotel Tiranës. "Kjo bënte pjesë në praktikat normale të punës së brendshme" — tha Isai — dhe për vetëvrasjen e tij unë nuk kam faj. Kështu personi i caktuar që përgjigjeshin atëherë për sigurimin e tij".
(p.r.)
Sot testi elektoral nga pesë komuna
Votime
TIRANË — Sot do të votohet për kryetarët e rinj të komunave në pesë komuna të rrethit. Votuesit e Zall-Herrit, Reçit, Libofshës, Ngracanit e Greshicës do të kenë të drejtë të përfshihen pas dorëheqjes të fundit lokale.
Të mobilizuar të votimit me të mëdha të vendit — që janë dhe pretendentët kryesorë — kanë mobilizuar udhëheqësit e tyre që kanë marrë tashmë takime me zgjedhësit. Në të gjitha komunat do të konkurrojnë kandidatët e partive të sotme parlamentare. Mevlen me dy komunat e Mallakastrës socialdemokratikët nuk kanë arritur të paraqesin konkurentët e tyre.
"Zgjedhjet, ndonëse në përmasa të vogla, kanë rëndësi edhe mbi përbëjnë politik mes partive në fushë të opozitës. Testi i sotëm ka në fakt për të dyja anët rëndësi të madhe. Demokratët kanë theksuar shpresën e tyre se do të thellojnë nga këto zgjedhje. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe rivalët e tyre kryesorë, socialistët. Të dyja e kanë kuptuar se rezultatet e votimit të sotëm do të zhvillohen në një mjedis kryesisht fshatar — janë një shembull i mirë për të kuptuar realitetin e sotëm politik dhe shkaqet e besimit që i jep populli secilës.
Zgjedhjet e sotme ishin fik-suar me dekret të posaçëm të Presidentit Berisha pas përfundimeve në udhëheqjen e krye komunave. Në ndonjë komunë ndonjë kryetar kishte dhënë dorëheqjen, në ndonjë tjetër kryetar kishte vdekur ose ishte në ndjekje penale. Këto ishin arsyet që çuan edhe në kërkesën për zhvillime e këtyre zonave para kutive të votimit.
(pa.bax.)
Alarm i maternitetit: «Aborti mbyt lindjet»
Mes pacienteve edhe shumë gjimnaziste e studente
Në Tiranë çdo ditë kryhen 30 ndërhyrje
TIRANË — Abortet po mbytin lindjet. Të dhëna shqetësuese mbërrijnë këtë herë nga materniteti i Tiranës ku çdo ditë abortohen pothuajse 30 foshnje, një shifër që e kalon — ndonëse vetëm për pak — numrin e lindjeve në këtë institucion. Këti fakti alarmant i shtohet fakti që në një tjetër po aq të rëndë çdo ditë 3 deri 4 femra që kryejnë këti akt janë nën moshën 20 vjeçare. "Ajo që ne na shqetëson më tepër — shpjegon për Gazetën Shqiptare Mira Neziri, drejtoreshë e spitalit Obstetrik në kryeqytet — është fakti se aborti është me pasojë shumë të rënda, madje shkatërruese për femrën".
Dyert e këti institucioni janë çdo herë të hapura edhe për nënat që ka vajza kërkojnë të heqin nga trupi i tyre një jetë që sapo ka filluar të marrë formë. E mes tyre nuk mungojnë as vajza e reja, gjimnaziste dhe studente, që me faturën e pagesës prej 500 lekësh — kaq kushton të heqësh një fëmijë — presin në radhë zërin e mjekut që thërret sipas numrave të regjistrimit. Vetëm pak orë dhe puna largohen nga ky spital ku ato kanë shkatërruar krijesën e cilës ato duhët t'i jepnin jetë. "Ne të vërtetë ne përpiqemi t'i bindim që të mos kryejnë abort — thotë Neziri — pasi veçanërisht të mosha e reja, që nuk kanë lindur më parë, pasojat janë shumë të rënda. Ato rrezikojnë në të ardhmen organizmin e tyre, madje dhe të mos kenë më mundësi lindjeje".
Shkaqet që i shtyjnë në zgjedhjen këtyre rrugë janë të ndryshme. Ndërsa vajzat e reja mungon një edukatë e mirë seksuale e planifikimit familjar, problem tjetër rëndësi të veçantë. Të gjitha barnat që kërkojnë abortin paraqiten më përpara në këtë qendër ku mjekë të specializuar mundojnë t'u shpjegojnë atyre dëmet që u sjell ndërhyrja mjekësore e kryer në këtë rast. "Përpiqemi që të paktën, aborti të mos ndodhë për herë të dytë", sqaron Neziri.
Aborti në Shqipëri shpërthen para dy vjetësh kur u miratua dhe ligji për lirinë e tij. Rritja drastike e numrit të tyre u shoqërua nga një tjetër fenomen negativ, rënien në një mënyrë tepër të ndjeshme të lindjeve. Kështu ndersa gjatë 1990 ishin regjistruar 26.112 aborte dhe 82.171 lindje, në 1993 abortet e kaluan ndjeshëm 30 mijë rastet ndërkohë që lindjet zbritën afër 60 mijës. Dhe si gjithmonë, edhe në këtë rast, liria bëhet e dëmshme kur abuzohet me të.
Armand Mero
Poliklinika e Tiranës
Serreqi në Paris replikon me Greqinë
TIRANË — "Pavarësisht nga zhurma e makinës ndërkombëtare greke, minoriteti grek në Shqipëri gëzon liritë dhe të drejta të plota", janë fjalët e ministrit të Jashtëm shqiptar Alfred Serreqi në Konferencën për Stabilitetin e Europës në Paris. Ndërkaq vazhdon lufta e deklaratave mes Tiranës e Athinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të ditur se autoritetet shqiptare kanë protestuar pranë Ambasadorit grek në Shqipëri lidhur me përhapjen e lajmeve të pavërteta mbi arrestime të reja të minoritarëve, një temë që është trajtuar gjerësisht dhe nga Serreqi në Paris.
"Kanë filluar tashmë kritikat e para në Konferencën e Parisit. Deputeti i bllokut të lartë, specialist i problemeve të minoriteteve, Aleksandër Langer, njëri në tri përfaqësuesit e Parlamentit Europian për në Konferencë dhe figurë e njohur mirë edhe në Shqipëri, shprehu të premten mosbesimin e tij për suksesin e kësaj iniciative diplomatike. "Synonte të një njërzore i ri i Vjenës por në fakt një blulluskë sapuni dhe duket si një dublim i KSBE-së" është shprehur Langer duke shtuar se "Konferenca nuk i fokuson mirë konfliktet e përvëluese të sotmi si ato në Bosnje e Kaukaz apo ato latente si në Maqedoni e Kosovë".
(pa.bax.)
Alfred Serreqi
Bllokohen 50 fuçi me benzinë
— Vazhdon të bllokohen sasi të konsiderueshme karburanti. Kësaj radhe në Fier Policia Financiare ka hasur fillimisht dyshime për katër kamionë me targë të Shkodrës të Gjirokastrës. Pas kryerjes së kontrolleve të dokumenteve që shoqëronin ngarkesën e tyre kjo polici ka vendosur bllokimin e të gjithë ngarkesës që ato transportonin 50 fuçi të destinuara për qytete të ndryshme. Sipas të dhënave të bëra të njohura deri tani, të gjitha sasia e karburantit është bllokuar u gjet e padokumentuar dhe mendojet ashtë kontrabandë të lehtë [?].
(Bn. hy.)
KENDI I PARTIVE
"Ç'ËSHTË NANO" NË KONFERENCËN E SHTYPIT TË PARTISË SOCIALISTE — "Ç'është Nano" është një larmë e hedhur nga Partia Demokratike krahon e bëjë në kundërshtarët e saj politikë", bëri të ditur nënkryetari i Partisë Socialiste, në konferencën e shtypit organizuar vetëm një ditë pas përfundimit të gjyqit, mitI te Fatos Nanos në Apel. Përfaqësuesit e PS përsëritën edhe një herë tjetër mendimin se procesi ndaj liderit të tyre dhe vendimet e gjykatës "janë të papranueshme dhe të pambështetura në ligj". Ndërkohë rikujtuan edhe një herë se kryetari i partisë, kryetar i ligjshëm e PS, dhe denoncuar do vazhdojë për dënimin për tij.
NE BRENDESI
Në Otranto kapen klandestinë shqiptarë
Policia arreston dy marinarë e vazhdon kontrollët
NE FAQEN 2
Në Parlament projektligji i pronave të patundshme
Do përpilohen hartat treguese të pasurive
NE FAQEN 3
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR?
NE DONI QE JUA PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgojmë mesazhin tuaj deri në 15 fjalë në njërën nga adresat tona:
Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264
Trego në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe emrin, mbiemrin dhe adresën.
SHESIM — materiale ndërtimi si banakë, takëllari, karrike e të tjera. Të interesuarit të kontaktojnë Pallatin e Kulturës në numrin e telefonit 2791.
SHES — një shtëpi dykatëshe në Kavajë e gjitha me dy banjo e të tjera me parë ka qenë shtëpia e pionierit. Të interesuarit të kontaktojnë në Durrës 062/28571.
SHES — një dyqan 40 metër katror plus monobllok në Lagjes numër 6 në Durrës. Për më tepër të kontaktoni në Durrës 3344 në Tiranë në çdo orë.
JAP ME QERA — një dhomë e një kuzhinë me ballkon. Të interesuarit të kontaktojnë me numrin e telefonit 2600 ose me adresën: Rruga "Kongresi i Përmetit", Pallati 79, Shkalla 1, Apartamenti 1 në Tiranë (përballë Ambasadës së Jugosllavisë)
SHES — një dyqan rreth 60 metër katrore në rrugën "Njazi Meka", Pallati 1 — Aliat, Kontaktoni pronarin Rruga "Kongresi i Manastirit", Pallati 4/2, Apartamenti 4 në Tiranë.
SHES — një shtëpi me dy dhoma e një kuzhinë me oborr me një sipërfaqe 150 metër katror. Adresa: Rruga "Ibrahim Dalliu" numër 3 në Tiranë.
KERKOJ partner për të lidhur kontratë pasi disponoj dy kamiona të rinj, njëri për të cilëve është frigorifer, me kapacitet 22 tonë. Tel/fax 2777.
SHES — një dhomë të sarandë dy dhoma e kuzhinë përballë detit. Adresa Lagjia 3, Pallati 14 Kati i tretë. Të interesuarit të kontaktojnë në Durrës 2620. Posta Sarandë nga ora 8.00-16.00 telefoni 2410.
KERKOJME — një puntore për në Agjensioni e Firmës "Drita" Të interesuarit me kontaktojnë për informacione të nevojshme me numrin e telefonit 42524.
DJE NE SHQIPERI
DREJT INAUGURIMIT NJE QENDER PER NENEN E FEMIJEN NE TIRANE — Kanë arritur tashmë në fazën përfundimtare përgatitjet për inaugurimin e një qendre të re shëndetësore për nënën e fëmijën. Kjo qendër do të funksionojë në mjediset e Poliklinikës 9 të Tiranës — do të kryejë shërbim të plotë e të specializuar në mjekësor që do të kryejë shërbimet që i duhen personelit e gjitha fazat e duhura. Stafi i këtij personeli drejtohet e ka kryejë shërbimet në veç e tjera do të përfshijë një ndihmëmarrje të shpejtë dhe me personel të sjellë dhe pajisje e duhura teknike. Shoqata ka marrë përsipër dhe projekte disa mama e infermiere nga Tirana e cila do të ndihmojë në kualifikimin e kolegeve të tyre shqiptare. Ndërkohë me kujdes është parashikuar dhe nevoja për kujdesin e nënës për shëndetin e saj.
DURRËS, RRITEN KËRKESAT PER STATUSIN E TË PERNDJEKURIT — Ka pasur shumë ankesa mbi veprimet të politikës me reformë të komunizmit në Durrësit. Deri tani ka mbërritur 8.500 dosje me kërkesa për t'u njohur statusi i të përndjekurit politik, kërkojnë që të njohur të drejtat në marrëveshjen e shkurtit 1994. Deri tani në komisariatin e Durrësit janë regjistruar 1.500 persona me probleme të tilla. Shoqata e të përndjekurve po ashtu ka deklaruar se janë shtuar kërkesat dhe ende 106 persona por po ashtu ka deklaruar se janë shtuar kërkesat dhe ende 106 persona po pushtohen nga mbyllja e dhunës e të torture.
ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA
Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045
Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona
DURRES - BARI - ANKONA
TRIESTE - DURRES
Nga DURRESI për BARI:
çdo të Martë niset ora 22.00
çdo të Enjte niset ora 12.00
Nga DURRESI për ANKONA:
çdo të Dielë niset ora 12.00
Nga DURRESI për TRIESTE:
çdo të Mërkurë niset ora 19.00
çdo të Shtunë niset ora 20.00
Agjensia në SHQIPERI
DURRES: DETARE SHTETERORE
Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148
Agjensia në ITALI
BARI: AGESTEA Srl - via Liside 4
Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043
ANKONA: MARITTIMI AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20
Tel. 0039/71/204915 - Fax 202296 - Tlx 560022
TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a
Tel. 0039/40/363222 - Fax 7723 - Tlx 460059