Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 4 mars 1994

«Jo miting ilegal»

Klimë paqartësie në vigjilje të procesit Nano PS i kërkon ndihmë Gjykatës Klimë paqartësie në vigjilje të procesit Nano «Jo miting ilegal» PS i kërkon ndihmë Gjykatës TIRANE — Mitingjet e refuzuara të socialistëve përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese. Luan Shahollari, Kryetar i Komitetit Drejtues të PS për Tiranën, duke komentuar përgjigjen negative të organeve të Rendit — edhe për mitingun e paralajmëruar të ditës së sotme — shpreson se tashmë Gjykata Kushtetuese do të vendosë për "shkeljet e herëpashershme të ligjshmërisë nga ana e organeve të Rendit". Kështu në ditë para procesit të Fatos Nanos, të cilën Komiteti Drejtues i PS e kishte quajtur si "ditë proteste në të gjithë vendin kundra shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut", drejtat e saj janë të detyruara të lëshojnë edhe apelin për të mos organizuar "veprimtari të paligjshme". Sidoqoftë: "Në vazhdim do të vazhdojmë të kërkojmë lejen për mitingun, edhe pse deri tani përgjigjet negative kanë qenë të arbitrare", pohon Servet Pellumbi, nënkryetar i PS. Ndërkohë paditë, Ministra e Rendit Publik — nëpërmjet një njoftimi — do të vërë theksin publikimin te nxjerrja e grumbullimeve të paligjshme në prag të gjykimit të Nanos, kështu pa lajmëruar se "do të veprojë me forcën e ligjit" ndaj kujtdo që kërkon t'i bëjë presion Drejtësisë Shqiptare. Njoftimi publik për tubime e ditës së sotme në Sheshin "Skënderbej", fillimisht ishte shpërndarë nëpërmjet fletëpalosjeve të organit socialist "Zëri i Popullit". Po ditën e martë — sipas drejtuesve të PS — këshilli mbrojtës dhe përgjegjësit për moszhvillimin e këtij mitingu nga ana e Ministrit të Rendit, si dhe Komisariateve 1 e 2 të Policisë së kryeqytetit. "Për mitingun e 4 marsit ne do të veprojmë konform ligjeve — thotë për Gazetën Shqiptare Luan Shahollari — veçse këto përgjigje negative ne do t'i denoncojmë edhe në shtypin tonë". Siç pohon edhe Pellumbi, publikimi i bëhen ditë pas dite dhe pa vërejtur nga përgjigjet negative, ai përsëri apelon: "Orientimi ynë është që në çdo rast të veprohet konform ligjit, duke iu shmangur çdo konfrontimi". Ndërkohë që për mitin gun e Tiranës tashmë është marrë edhe përgjigja — negative — nga organet e Rendit, në mjaft rrethe të tjera komitetet drejtuese të PS kanë kërkuar po të njëjtën gjë për qytetet e tyre përkatëse. "Siç ishte vendosur nga Komiteti Drejtues i PS — shpjegon Pellumbi — të gjitha protestat po thuajse kanë bërë kërkesa për zhvillimin e tubimeve paqësore, por ende deri tani nuk jemi njoftuar se në qytete janë aprovuar ato". Nga ana tjetër Ministria e Rendit Publik përmes njoftimit të zëdhënësit të saj — sikur të nënkuar PS dhe organin e saj të shtypit, i cili "në mënyrë të vazhdueshme bën thirrje dhe nxit grumbullime të paligjshme, pikërisht natën në prag të gjyqit të Fatos Nanos. Ramiz Alisë dhe bllokmenëve të tjerë". Ministria e Rendit Publik ndërrmjet një siguruar organet e Drejtësisë për garantimin e rregullit, qetësisë e stabilitetit në veprimtarinë e tyre, gjithashtu edhe kishte paralajmëruar: "Të gjithë shkelësit do të përgjigjen para ligjit, kushdo qofshin ata". Policia ndalon demonstruesit në mitingun e Fatos Nanos
Luan Shahollari Servet Pellumbi Fatos Nano Ramiz Alia Tiranë Sheshi "skënderbej"

Qeveria: «Prishni ndërtimet pa leje»

Brenda marsit TIRANE — Do të bien përsëri në tokë muret e ndërtimeve pa leje të kryera në rrethin e Tiranës. "Brenda muajit mars të gjitha ato duhet të prishen". Është ky vendimi i marrë nga Qeveria i cili këtë herë duket i prerë: "në kundër të të veprohet sipas dispozitave ligjore në fuqi". Do të jenë kështu të shumta muret që do të rrëzohen nga ky vendim. Numri i ndërtimeve pa leje — të kryera gjatë këtyre tre viteve të fundit — në rrethin e Tiranës mendohet të jetë mjaft i madh. E vetmja shifër e saktë cila mund të përmendet aktualisht për disa muajve — është ajo e deklaruar kohë më parë në Parlament nga Blerim Çela, Kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit që fliste për 1.800 raste, nga të cilat 100 ishin rrezikshme. Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ishin ndërmarrë nga Bashkia dhe ajo i parë. I fundit ishte ai i bërë në shtator në periferinë e kryeqytetit. Mbledhjet e qeverisë po merren gjithnjë e më shumë me këtë punë. Ndërsa këtë herë parashikohet se forca e ligjit do të veprojë me rreptësi. Ndërkohë për ata që do të mbeten pa shtëpi nga kjo prishje vendimi i qeverisë vë në dispozicion disa të tjera ndërtimi midis të cilave edhe afro 500 hektarë tokë në zonën e Cerkëzës.
Blerim Çela Tiranë Cerkëza

Shqiptarët tani braktisin librat

Rreth 140 mijë vëllime pa lexues Në Bibliotekën Kombëtare 8 mijë anëtarë më pak Rreth 140 mijë vëllime pa lexues Shqiptarët tani braktisin librat Në Bibliotekën Kombëtare 8 mijë anëtarë më pak TIRANE — Libri po qarkullon çdo vit e më pak nëpër duart e shqiptarëve. Gjithnjë e më pak të regjistruar pranë bibliotekave apo frekuentues të sallave të leximit. Këtë dukuri e pasqyrojnë përmbledhtazi të dhënat statistikore mbi aktivitetin e Bibliotekës Kombëtare. Prej vitit 1989 e deri në vitin 1993 numri i të regjistruarve në të ka rënë në mënyrë drastike nga 9.720 në 1.631. Përgjithmisht është zvogëluar ndjeshëm dhe numri i titujve — nga fondi prej rreth 1 milion vëllimesh i kësaj Biblioteke — që janë marrë në dorë nga lexuesit. Nga 201.529 vëllime të qarkulluara gjatë 89-tës, në 93-shin ky numër zbriti në 87.572 vëllime. Pakësimi numerik është pasqyruar në të gjitha kategoritë e lexuesve si në pikëpamje të moshës ashtu edhe të profesionit. Nga 2.789 studentë të vitin '89 në vitin '93 në të u regjistruan vetëm 666 studentë. Po kështu numri i pedagogëve zbriti nga 587 në 63, i mësuesve nga 316 në 34, i inxhinierëve nga 887 në 90, i ushtarakëve nga 318 në 41, i mjekëve nga 312 në 61 vetë. Ndërsa te gjithë kategoritë moshore të të regjistruarve janë zvogëluar më ndjeshëm, më të theksuar kjo dukuri është për ata 30-39 vjeç. Në 93-shin u regjistruan vetëm 233 të tillë. Ndërkohë në moshat mbi 16-29 kishte vetëm 993 të regjistruar, në ato 40-49 vetëm 169 dhe 69 për moshat 50-59 vjeç. Edhe numri i femrave lexuese është reduktuar ndjeshëm gjatë të njëjtës periudhë. Ai ka zbritur nga 2.768 në 529. Faktorët me të cilët specialistët e shpjegojnë këtë braktisje të librit, janë të natyrës ekonomike, psikologjike dhe sociale. Por ai që predominon është faktori ekonomik. Është ky shkak që i ka detyruar mjaft intelektualë — dhe ata përbëjnë dikur pjesën dërmuese të lexuesve — të braktisin profesionin dhe të merren me veprimtari ordinerë që nuk kërkojnë shumë studim. Është gjithashtu mungesa e mjeteve financiare që nuk e lejon Bibliotekën të pasurojë fondin e saj me shumë literatura të kohës. Të vetmet burime të kësaj natyre ka qenë ndonjë dhuratë e fondacioneve apo ambasadave të huaja. Ja të dhënat statistikore mbi numrin e lexuesve dhe qarkullimin e librit në Bibliotekën Kombëtare: Vitet Lexues Vëllime të qarkulluara Total politik shkencor letrar 1989 9.720 201.529 - - - 1990 9.497 187.465 94.080 51.744 41.641 1991 6.335 126.032 33.079 65.249 27.711 1992 4.532 124.321 25.996 32.995 23.817 1993 1.631 87.572 58.284 12.167 17.021 1994* 1.065 - - - - * për dy muaj Andrea Stefani
Andrea Stefani Tiranë

Goditet një gazetar i «Aleanca»

SHKODER — Një tjetër gazetar shqiptar është viktimë e dhunës. Këtë herë është Gjergj Zefi, zëvendëskryeredaktori i gazetës "Aleanca", i cili është goditur rëndë nga një person i paidentifikuar. Ishte mbrëmje kur Zefi po shkonte drejt shtëpisë së tij në Shkodër. Përpara i ka dalë një person i cili e ka qëlluar menjëherë në kokë me një send të fortë. Pas goditjes Zefi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë duke lënë gjurmë disa kalimtarë që e kanë shoqëruar në spital. Sipas mjekëve Zefi është jashtë rrezikut por ka pësuar një dëmtim të rëndë në njërin sy.
Gjergj Zefi Shkodër

Më pak karburant nga kufiri grek

Kufizohet hyrja e autoboteve KORÇE — Tjetër vendim kufizues i autoriteteve greke. Tani është në pikët doganore me Shqipërinë do të kalojë gjithnjë e më pak karburant. Ky vendim — ka filluar të aplikohet që javën e kaluar — do të lejojë kalimin vetëm për sasi të kontrolluara. Kjo paraqet dhe kjo masë mendohet të jetë e lidhur me çështjen e Maqedonisë luaj të cilës Greqia ka shpallur "embargon". Gjithçka kishte filluar javën e kaluar. Për dy ditë me radhë autobote ngarkuara me karburant që kërkonin të kalonin kufirin grek për në Shqipëri ishin bllokuar. Me vonë kjo masë e rreptë ishte ndryshuar duke lejuar kalimin vetëm për sasi të caktuara. Tani autoritetet doganore kanë filluar të bëjnë kalimin e autoboteve — konform për Gazetën Shqiptare Sulejman Mesini, doganier në pikën e Kapshticës — por ato lejohen të vijnë për këto autobote në ditë. Ndërkohë që në nëpërmjet kësaj pike doganore — sipas pohimeve të vetë doganierëve — tranzitojnë 4 autobot në ditë. Është një situatë e shtrënguar paraqitet edhe në pikën e Kakavijës, ku mund të numri i autoboteve që mund të kalojnë është më i madh e arrin në 4 të tillë. Masat e marra janë reflektuar menjëherë në shqetësimin e tregtarëve shqiptarë dhe grekë të merren me tregtim të karburantit. Shumë prej tyre presin pranë pikave doganore kalimin e autoboteve të tyre. "Kam disa ditë që pres — thotë për Gazetën Shqiptare Vasil Çapuran[?], tregtar — tre autobotë e mi janë ndaluar nga pala greke në doganën e Kapshticës". Çështja e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë mendohet të jetë arsyeja kryesore e masave të marra së fundi nga autoritetet doganore greke për kufizimin e sasive të karburantit që ka kaluar në Shqipëri. Kjo masë lidhet me hipotezën shfrytëzimit të territorit shqiptar për kalimin më pas të karburanteve në zonat maqedonase. Ndërkohë qëndrimi favorizues i Qeverisë shqiptare ndaj Maqedonisë — hapja e porteve të saj dhe rrugëve për kalimit — mendohet të ketë qenë shkak edhe i dëbimeve të reja të emigrantëve shqiptarë nga territorit grek.
Sulejman Mesini Vasil Çapuran[?] Korçë Shqipëri Greqi Maqedoni Kapshticë

Parashutistët mbi Shqipëri

Fluturim nga mali i Dajtit mbi qiellin e Tiranës Lind një shoqatë e re sportive Fluturim nga mali i Dajtit mbi qiellin e Tiranës Parashutistët mbi Shqipëri Lind një shoqatë e re sportive EDMOND LACI TIRANE — Parashutistët tashmë kanë zbritur edhe mbi Shqipëri. Shoqata e Fluturimeve të Lira Shqiptare sapo ka aprovuar — bëhet kështu themeluese e një sporti deri më parë i panjohur në vendin tonë — të anëtarët e parë të shoqatës "Fluturuesve", ndërkohë që gjithashtu i vjen një ndihmë dhe në profesion e pilotit. Programi mjaft kurioz për para shkollën fillimisht u përurua me rastin e 100-vjetorit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, festë që do të kremtohet edhe në Shqipëri në pranverë mbi qershor të këtij viti. Kështu për herë të parë parashutistët e hedhur nga lartësitë e malit të Dajtit, do të zbresin mbi qendrën e kryeqytetit apo edhe në fushën e blertë të Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa". Spektakli tepër i veçantë që synohet të realizohet nga kjo shoqatë si Fillimtare e Lira Shqiptare, tashmë ka gjetur përkrahjen edhe të Françesko del Ango, drejtor i shkollës romane për këtë lloj sporti. Moda e re e paraqitjes tashmë — sipas drejtuesit dhe advokatit — do të ketë të angazhohet ndihs për organizimin e tyre të sportit shqiptar, por edhe në ato shkollave të ciklit të ulët.
Edmond Laci Françesko del Ango Tiranë Shqipëri Mali i Dajtit Stadiumi Kombëtar "qemal Stafa"

DJE NE SHQIPERI

U PERKUJ TUA 550 VJETORI I KUVENDIT HISTORIK TE LEZHES — Ne qytetin e Lezhës u përkujtua Kuvendi i princërve shqiptarë i mbajtur 550 vjet më parë në po këtë qytet me iniciativën e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Në mitingun e organizuar me këtë rast, mori pjesë dhe Presidenti Sali Berisha si dhe autoritete të tjera qeveritare. Në fjalimin e mbajtur Berisha evidentoi vlerat historike të këtij Kuvendi por edhe mesazhet e tij aktuale në procesin e ngritjes demokratike të shqiptarëve. U NISEN PER STUDIME NE SHKOLLAT USHTARAKE TE GREQISE 150 NXENES DHE STUDENTE SHQIPTARE — Në ceremoninë e organizuar në Qendrën Kulturore e Ushtrisë me rastin e nisjes të 150 nxënësve dhe studentëve shqiptarë për të studiuar në shkollat dhe akademitë ushtarake të Turqisë. Të pranishëm ishin dhe Ministri i Mbrojtjes zinalis dhe Ambasadori i Republikës Turke në Shqipëri Melkin Örnekü. Zhvillimit të sërë kësaj ndihme të Qeverisë Turke si kontribut për përgatitjen e armatimit të Ushtrisë Shqiptare dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve. PUNIMET PER HARTIMIN E PROJEKT-KUSHTETUTES NE PRAG TE PERFUNDIMIT — Komisioni për hartimin sapo ka marrë në diskutim gjatë mbledhjes së tij të fundit dy variante konkrete të propozurara për kapitullin mbi Gjykatën Kushtetuese. Ky është kapitulli dymbëdhjetë i Projekt-Kushtetutës dhe shpresohet se do të kapërcehet shumë shpejt. Në këtë mënyrë ky dokument — mungesa e të cilit para disa muajsh rrezikoi në krizë parlamentare — do t'i paraqitet së shpejti organit më të lartë legjislativ.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu Sali Berisha Melkin Örnekü[?] Lezhë Shqipëri Turqi Greqi

NE BRENDESI

Uashington, marrëveshje mbi ndarjen e Bosnjës Pas katër ditë bisedimesh NE FAQEN 2 Virgjëria pa rëndësi për të rinjtë shqiptarë Ndryshon morali seksual NE FAQEN 3
Uashington Bosnjë

apilube ju garanton

VAJIN QE MBRON, PASTRON DHE FUQIZON MOTORIN TUAJ api, me panine e saj 60 vjeçare ne tregun italian dhe nderkombetar me gamen e plote te prodhimeve te naftes, komunikon se shoqeria e varur prej saj, iap, firma italo shqiptare e karburanteve, ve ne dispozicion te klienteve te saj lubrifikante per automjete, industrine dhe bujqesine. DREJTOHUNI PRANE: SHITJA DIREKT TEK KONSUMATORI: iap - Rruga e Barrikadave (pas kulles se dyte) - TIRANE LIBRA-ALBANIA Rrashbull - Mulliri i Bullgarit Tel/Fax 042-24102 POROSITE: iap - Rruga "Vaso Pasha" 17 - TIRANE Tel./Fax 042-27820 MAGAZINAT: iap - Magazina Qendrore e Tregtise - TIRANE LIBRA - ALBANIA Rrashbull - Mulliri i Bullgarit Tel/Fax 042-24102 iap, PRANE PIKAVE TE SAJ TE SHITJES, DO TE JAPE CDO LLOJ KESHILLE TE NEVOJSHME PER NJE PERDORIM SA ME TE MIRE TE GAMES SE PRODHIMEVE API. CILESIA E PRODHIMEVE ESHTE E GARANTUAR VETEM PER MALLRAT E AMBALAZHUARA DHE TE MBYLLURA DHE TE BLERA DREJTPERSEDREJTI NE ADRESAT E MESIPERME.
Tiranë Rrashbull Mulliri i Bullgarit Rruga E Barrikadave Rruga "vaso Pasha"