Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 5 mars 1994

Biografia e një procesi

SKANDALI I NDIHMAVE / Hapet përmes një klime të tensionuar seanca e parë për liderin e PS dhe për tre të pandehurit e tjerë Plaka, Gjini e Hallka Ora 9: Fatos Nano arrin në Gjykatë SKANDALI I NDIHMAVE / Hapet përmes një klime të tensionuar seanca e parë për liderin e PS dhe për tre të pandehurit e tjerë Plaka, Gjini e Hallka Biografia e një procesi Ora 9: Fatos Nano arrin në Gjykatë EDMOND LACI TIRANE — Procesi ndoshta më i pritur i vitit zbret sot në Gjykatën e Tiranës. Pas një muaji hetimesh, të shoqëruara me polemika e tensione politike, skandali i ndihmave dheshta [?] Nano përfundimisht kalon në duart e atyre që ka akuzuar për të zgjedhur midis fajit dhe pafajësisë. Sot në orën 9.00, ballafaqohen me Drejtësinë katër prej personave të akuzuar për përfshirje në skandalin e ndihmave në mjaft nga edhe lideri socialist, Fatos Nano. "E presim procesin për t'i dhënë fund interpretimeve të opinionit në lidhje me çështjen Nano — thotë disa orë para procesit për Gazetën Shqiptare Genc Gjokutaj, njëri prej dy prokurorëve që mbrojnë akuzën — në mënyrë që juridikisht të themi të vërtetën edhe në lidhje me skandalin e ndihmave". Ndërkohë që ende në kryeqytet qarkullojnë zëra se avokatët e Nanos — në pamundësi për të studiuar gjithë materialet e dosjes — nuk do të paraqiteshin në proces, janë vetë ata që e përgënjeshtrojnë: "Në proces do të shkojmë patjetër — pohon për Gazetën Shqiptare avokati Agim Tirana — veçse seancën e mbrëmshme të procesit do ta përfundojë vetë klienti ynë". Për vazhdimësinë e procesit që do të fillojë sot edhe avokati tjetër i Nanos, Përparim Sanxhaku, nuk mund të japë parashikime të sakta: "Kjo do të përcaktohet vetëm në sallën e Gjyqit", ka shpjeguar Sanxhaku. Ora 9.00, kur do të fillojë edhe procesi i skandalit të ndihmave, ka shansin të jetë edhe momenti i fundit i tensioneve politike, që e kishin shoqëruar këtë proces për mjaft kohë, madje duke u rritur të premten në orët e fundit. E nëse jashtë sallës së procesit ndiqet ende klima e paragjykimeve të ndërsjella, protagoniste tregohen me distancë: "Ne do të bëjmë mbrojtjen ligjore të klientit tonë — siguron avokati i Nanos, Agim Tirana — ndersa vetë ai duke e trajtuar këtë proces si politik, ka të drejtën që të bëjë një mbrojtje të tillë". Ekzistencën e një procesi politik kategorikisht e mohon edhe prokurori Gjokutaj: "Thelbi i akuzës ndaj Nanos dhe të tre të pandehurve të tjerë nuk ka të bëjë fare me planin politik të cilin i fituan qëllimisht në Shqipëri — për ne kjo akuzë i përket dhe një personazhi politik, nuk do të thotë se edhe procesi për të është politik". Sidoqoftë pozicionet akuzës dhe mbrojtjes për çështjen Nano janë diametralisht të kundërta. "Kemi bindje të plota se do të zbardhen të gjitha procedurat ligjore, do të fitojë pajtja", shprehet me siguri avokati i Nanos, Sanxhaku. Ndërsa nga ana tjetër përgjigja është po kaq e fortë: "Jemi të vendosur që shikojmë të vërtetën në sy dhe ta paragjykojmë", thotë prokurori Gjokutaj. Çështja Nano është e lidhur edhe me vetë skandalin e ndihmave, një histori e prej muajsh të tërë ka tronditur opinionin në të dy anët e Adriatikut. E përdorura kështu fillimisht në Shqipëri — ndërkohë që hetimet italiane ende vazhdojnë — në procesin e sotëm, gjenden të pandehur katër persona. Lideri socialist Fatos Nano, ishte drejtuar për gjyq nga organi i Prokurorisë me akuzë "përvetësimi të pasurisë shtetërore në përpjestime të mëdha, në rolin e ndihmësit dhe për falsifikim të dokumentave zyrtare". Ndërsa Sokrat Plaka, Robert Gjini dhe Hasan Hallka, për "shpërdorim detyre". Mbeten kështu edhe pak orë deri nga starti i procesit që patjetër do të hedhë dritë mbi misterin e skandalit të ndihmave italiane të dërguar Shqipërisë në kohën e urisë së saj. Një histori që ka përfshirë në akuzë njatë ish-funksionarë shqiptarë e italianë e ka dyshimet për devijime të ndihmave në shifra milionash. Sidoqoftë është ora, që me në fund, kryeministri i të pandehurve, të kalojë në duart e atyre që kanë në të vërtetë atributin dhe penën e fajësisë apo pafajësisë. Për edhe atributin e zbulimit përfundimtar të së vërtetës, të asaj që deri më sot ka qenë paragjykuar sakshmërisht. Ish-kryeministri Fatos Nano: sot fillon procesi
Fatos Nano Sokrat Plaka Robert Gjini Hasan Hallka Enver Hoxha Tiranë Shqipëri Adriatik Itali

Mbrojnë akuzën

Prokurorët Qeleshi dhe Gjokutaj ARBEN QELESHI: Studimet e larta në Fakultetin Juridik i kishte përfunduar në vitin 1983. Më pas ka punuar si hetues në rrethin e Mirditës, deri sa në vitin 1991 kalon pranë Hetuesisë së Tiranës. Po ai hetues punoi disa kohë në Prokurorinë e Përgjithshme, deri sa në 30 korrik iku në rolin e hetuesit. Më pas — në vitin 1993 — Arben Qeleshi [?] bë avokat dhe e ka zënë vendin e prokurorit. Sot do të jetë mbrojtës i akuzës së bashku me prokurorin tjetër të Prokurorisë së Tiranës, Genc Gjokutaj. Së pari akuzon posedimin e veprave penale; tha për herë të parë, në opinionin e parë për arrestimin e Prokurorit të Krimit dhe jo për proceset gjyqësore. GENC GJOKUTAJ, Prokuror: Eshtë njëri nga të dy prokurorët që do të mbrojë akuzën në procesin e sotëm. Gjokutaj, 26 vjeç, në vitin 1990 kishte përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë. Në prokurorinë e Tiranës është emëruar që në shtatorin e vitit 1990, nënështë e cilin punon edhe aktualisht. Eshtë i paracaktuar në procesin me rëndësinë e karrierës së tij dhe që e kanë bërë të njohur për opinionin, janë ato të fajit B.C., kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar, dështimet bllokuese apo edhe çështjes së alkoolit metilik.
Arben Qeleshi Enver Hoxha B.c. Mirditë Tiranë

Mbrojnë Nanon

Avokatët Sanxhaku dhe Tirana PËRPARIM SANXHAKU, avokat: Eshtë diplomuar në vitin 1978 pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Pas katër vjet pune si Ndihmësprokuror në rrethin e Lushnjës, në vitin 1982 transferohet në Hetuesinë e Përgjithshme. Profesionin e avokatit e kishte filluar në shtator të vitit 1991. Sanxhaku, 42 vjeç, është i martuar dhe banon në Tiranë. Në opinion njihet si njëri prej avokatëve më të përgatitur dhe me reputacion. Ndër klientët e tij më të njohur janë Kino Bixheli, ndersa çështja më delikate ajo e skandalit Arsil. AGIM TIRANA, avokat: Ka përfunduar në vitin 1978 studimet e larta në Fakultetin Juridik, ndërkohë që për tetë vjet kishte qenë punëtor në qytetin e Durrësit. Në gusht të vitit 1991, juristi 40-vjeçar nis shqyrtimet nga angazhimet shtetërore — Zëvendësprokuror i Kukësit dhe më pas në rrethet e Përrenjasit, Pukësit dhe Lushnjës — dhe merr licensën e avokatit. Ndër klientët e tij përmendet edhe gazetari Martin Leka. Në këtë vitet e karrierës së tij si avokat dhe herë ka fituar edhe pafajësinë e klientëve të tij dhe është rreshtuar në mjaft procese dhe gjykime të arrestit. Eshtë i martuar dhe banon në Tiranë.
Përparim Sanxhaku Agim Tirana Kino Bixheli Martin Leka Tiranë Lushnjë Durrës Kukës Përrenjas

Kërkojnë shtim të pagave Mësuesit e Kavajës bojkotojnë mësimin

Kërkojnë shtim të pagave Mësuesit e Kavajës bojkotojnë mësimin KAVAJE — Sistemi arsimor i qytetit të Kavajës ka grevë të përgjithshme, duke u lënë jashtë kërkesat ekonomike të arsimtarëve — të paguara dhe me rregull. Greva, është dërguar Ministrisë së Arsimit dhe të cilat, më pas, janë bërë për ngritjen e pagës. Greva u fillua para disa ditësh nga mësuesit e shkollës 8-vjeçare "Rilindja" dhe është pasuar menjëherë nga kolegët e tyre të shkollës me emër "Naim Frashëri". Fuqia e grevës edhe e mësuesve të shkollave të mesme, i dha asaj përmasa më të gjera në shkallë rrethi. Ndërkohë që grevistët duke nënshkruar asnjë për plotë kërkesat e tyre, ka misionin drejtues i grevës ka njoftuar se ajo do të vazhdojë deri në ditën kur të plotësohen kërkesat e tyre. Mësohet gjithashtu se kryetari i sindikatës së arsimtarëve në rreth dhe nuk është prononcuar në lidhje me këtë grevë dhe kërkesat e sindikalistëve.
Kavajë

DJE NE SHQIPERI

NE AKADEMINE E MBROJTJES DIPLOMOHEN OFICERET E REJA Në 9 nga mjediset e Akademisë së Mbrojtjes "Enver Hoxha" ceremonia e fillimit, diplomimit të oficerëve të rinj. Kryeministri Aleksandër Meksi — i pranishëm në këtë ceremoni — i përshëndeti oficerët e rinj në emër të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit Popullor. Në përshëndetjen e tij ai vlerësoi luftën e oficerëve të rinj si një arritje të rëndësishme për Ushtrinë. NENSHKRUHET MARREVESHJA MES AKADEMISE SE SHKENCAVE DHE GRUPIT TE KONSULENTEVE INTERNAZIONALE TV I ALB Kryetari e studimeve në fushat e hidrometeorologjisë, mjedisit dhe të teknikës, zhvillimi i rezervave ujore mbi dhe mbi tokësor si dhe i përdorimit të transportit. Këto janë objektivat e marrëveshjes së sapo nënshkruar me Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Grupit të Konsulentëve Internazionale TV i Alb. Para e përcaktojnë të dy vendet e të koordinuar në më mënyrë më të qartë dhe për bashkëpunimin e më të pastërtë në nivelet e studimit dhe të zbatimit për Akademisë së Shkencave.
Aleksandër Meksi Enver Hoxha Shqipëri

Drejtësi Rriten pagat për prokurorë dhe gjyqtarë

Drejtësi Rriten pagat për prokurorë dhe gjyqtarë TIRANE — Tashmë gjyqtarët, ndihmësgjyqtarët efektivë, prokurorët dhe hetuesit do të marrin paga më të larta. Parlamenti sapo ka miratuar një projektligj për ngritjen e pagave të kësaj kategorie punonjësish të drejtësisë efektet e të cilit do të shtrihen nga data 16 janar 1994. Në bazë të tij Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të marrë një pagë mujore 20.600 lekë ndersa anëtarët e saj 18.000 lekë. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit do të paguhet 19.600 lekë dhe një anëtar i saj 17.450 lekë. Paga më e ulët — 11.200 lekë — do të jetë ajo e ndihmës gjyqtarit efektiv në gjykatën e rrethit. Ve, paga e Prokurorit të përgjithshëm është caktuar 19.600 lekë ndërsa ajo e një hetuesi 12.400 lekë. Në ngritjen e këtyre pagave është patur parasysh natyra e vështirë e punës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve. Charles de ga [?] trajtohet dhe hetuesit do të vlerësohen më mirë në rreth dhe vështirësitë.
Tiranë

Kuriozitetet

TIRANE — Ka zgjatur kërshëri të madhe procesi që fillon sot pas pak orësh në njërën nga sallat e katit të tretë të Gjykatës së Tiranës. Deri në orën 9.00 kur 75 persona të pajisur me leje hyrjeje — për shkak të përmasave të vogla të sallës ku do të zhvillohet procesi — kjo kërshëri do kufizohet jo vetëm në publikun jashtë. GAZETARËT: Nga dhjetra gazetarë, fotoreporterë e kronistë, të vendit dhe të huaj, mund të jenë vetëm 75 ato që kanë mundur të sigurojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sallë, të paktën për ditën e parë të procesit që fillon sot. TRANSMETIMI I DREJPËRDREJTË NGA TV: Kërkesa të bëra edhe nga Grupi Parlamentar i PS, për transmetimin e drejtpërdrejtë nga TV. Gjykata e Tiranës i është përgjigjur se kjo do të varet vetëm nga vendimi i trupit gjykues. Sidoqoftë telekronistët e TV do të jenë prezent në sallë. VESHJA E NANOS: Me qënë se e Nanos disa orë para procesit ka mbërritur edhe kostumi i tij — ngjyrë e kafe — me të cilin ai e ka menduar të paraqitet për herë të parë. SALLA E GJEDHUR: Edhe pse me përmasa të vogla, është salla më e zgjedhur e Gjykatës së Tiranës. Ndodhet në katin e tretë të kësaj ndërtese dhe disa ditë para procesit është bllokuar, duke mos u zhvilluar asnjë proces tjetër. RENDI DHE QETËSIA: Ndosta edhe pse është ditë e shtunë në Gjykatën e Tiranës nuk do të zhvillohet asnjë tjetër proces, përveç atij të katër të tretë. Ministria e Rendit Publik ka siguruar organet e Drejtësisë — përmes një njoftimi të ditës së mërkurë — për garantimin e rregullit, qetësisë e stabilitetit në veprimet e tyre. DY PROKURORE: Për herë të parë në historinë e gjyqësisë shqiptare, mbrojtësit e akuzës do të jenë dy: Prokurori i Tiranës, Arben Geçi dhe prokuror i kësaj Prokurorie, Genc Gjokutaj. Edhe pse i pazbatuar deri tani, Legjislacioni shqiptar e pranon këtë zgjidhje. Gjyakta e Tiranës
Martin Leka Aleksandër Meksi Enver Hoxha Tiranë

Historia

TIRANE — Ja historia e çështjes Nano dhe skandalit të ndihmave që nga fillimi i saj e deri në procesin e sotëm. Pas raportit denoncues të Komisionit të Kontrollit të Shtetit, Nano thirret nga hetuesit për herë të parë në fund të qershorit '93, por kjo herë — me imunitet parlamentar — vetëm për "bisedë". Më 27 korrik Parlamenti Shqiptar me shumicë votash i heq Nanos imunitetin parlamentar dhe më datën 30 të këtij muaji ai arrestohet nga Prokuroria e Tiranës. Më 10 gusht Gjykata Kushtetuese e quan të drejtë arrestimin e liderit socialist Nano, pas protestës së Grupit Parlamentar të PS. Disa ditë më vonë Gjykata e Tiranës e lë në fuqi masën e arrestit ndaj të pandehurve, duke e quajtur të ligjshëm arrestimin. Më 26 tetor Gjykata e Tiranës kthen për hetime të mëtejshme dosjen Nano dhe të skandalit të ndihmave. Prokurori shqiptarë nisen për në Itali ku për një javë do të hetonin me Komisionin Rogatory. Për skandalin. Më 16 shkurt 1994 Prokuroria e Tiranës ia dërgon Gjykatës aktakuzën e Nanos, po edhe të Plakës, Gjinit e Hallkës.
Martin Leka Arben Qeleshi B.c. Kino Bixheli Tiranë Itali

apilube ju garanton

Vajin qe mbron, pastron dhe fuqizon motorin tuaj api, me praninë e saj 60 vjeçare ne tregun Italian dhe ndërkombetar me game e plotë te prodhimeve te naftës, komunikon se shoqeria e varur prej saj, iap, firma italo shqiptare e karburanteve, ve ne dispozicion te klienteve te saj lubrifikante per automjetet, industrine dhe bujqesine. DREJTOHUNI PRANE: SHITJA DIREKT TEK KONSUMATORI: iap - Rruga e Barrikadave (pas kules se dyte) - TIRANE LIBRA-ALBANIA Rrashbull - Mulliri i Bullgarit Tel./Fax 042-24102 POROSITE: iap - Rruga 'Vaso Pasha' 17 - TIRANE Tel./Fax 042-27820 MAGAZINAT: iap - Magazina Qendrore e Tregtise - TIRANE LIBRA - ALBANIA Rrashbull - Mulliri i Bullgarit Tel./Fax 042-24102 iap, PRANE PIKAVE TE SAJ TE SHITJES, DO TE JAPE CDO LLOJ KESHILLE TEKNIKE TE NEVOJSHME PER NJE PERDORIM SA ME TE MIRE TE GAMES SE PRODUKTIVE API. CILESIA E PRODHIMEVE ESHTE E GARANTUAR VETEM PER MALLRAT E AMBALAZHUARA DHE TE MBYLLURA DHE TE BLERA DREJTPERDREJTI NE ADRESAT E MESIPERME.
Italian Tiranë Rrashbull