Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 8 mars 1994

«Nano do të heshtë deri në fund»

SKANDALI I NDIHMAVE Indiferentizmi i liderit të PS nuk ndalon procesin. Avokatët shpjegojnë vendimin e klientit: «Më parë duhet të studiojmë materialin e dosjes» Por prokurorët do e japin pretencën SKANDALI I NDIHMAVE Indiferentizmi i liderit të PS nuk ndalon procesin. Avokatët shpjegojnë vendimin e klientit: «Më parë duhet të studiojmë materialin e dosjes» «Nano do të heshtë deri në fund» Por prokurorët do e japin pretencën EDMOND LACI TIRANË — "Po më sollën në proces do të vij, nëse do të kem të qetë do të vazhdoj të bëj stërvitje në qelinë time". Fatos Nano, sikurse edhe në seancë, i pohon Gazetës Shqiptare indiferencën ndaj procesit të tij gjyqësor. Derisa pritej që më në fund, për skandalin e ndihmave, të fliste edhe vetë protagonisti i kësaj historie — të paktën sipas akuzës — Fatos Nano zgjodh heshtjen dhe indiferencën ndaj edhe ndaj gjithë procesit gjyqësor. Kështu në procesin, të quajtur të vitit, vazhdon të mbetet ende e mistershme çështja Nano, sepse — pas tre seancave gjyqësore — tre të pandehurit e tjerë, Plaka, Gjini e Hallko, pranuan të japin shpjegime të tyre të para rreth akuzës për përfshirjen në skandalin e ndihmave. Ndërkohë Arben Bendo, Kryetar i Trupit Gjykues, përfundimisht ka vendosur që indiferenca e Nanos t'i përgjigjet me leximin e procesverbaleve të firmosura nga ai vetë, pas pyetjeve në procesin hetimor. Dhe çështja Nano mbetet pa vetë Nanon. Për organin e Prokurorisë indiferenca në proces e të pandehurit Nano nuk përbën ndonjë problem, sepse ai edhe në hetim nuk ka dhënë në sqarime — shpjegon prokurori Gjyokat — veçse një provat e tjera që e akuzojnë. Por edhe pse procesi gjyqësor ishte rasti më i mirë për Nanon për t'iu përgjigjur publikisht akuzave, ai tashmë ka vendosur të mos e bëjë këtë, ndoshta duke renduar edhe pozitat e tij dhe duke i hedhur një tjetër vel misteri çështjes. "Pozitat lehtësohen ose rëndohen vetëm ndaj një fajtori, por jo ndaj Fatos Nanos që është i pafajshëm", kundërshton avokati Sanxhaku, pyetjen e Gazetës Shqiptare e se mund të jetë me pasoja negative për vetë Nanon, tërheqja e tij nga procesi. "Në japim shpjegime — vazhdon Sanxhaku — por vetëm atëherë kur të zbardhen të gjitha procedurat ligjore". Por indiferenca e Nanos në procesin e tij, tashmë nuk i përket vetëm tre seancave të para. Vendimi i Trupit Gjykues që rrëzoi kërkesën e Nanos dhe avokatëve të tij për rikthimin e çështjes në organin e Prokurorisë, tashmë është i formës së prerë. Por pa kaq i prerë është edhe vendimi i palës tjetër. "Nuk diskutohet që ne nuk do t'i japim shpjegime jo vetëm në këtë proces, por sikur edhe 20 të ketë të bëhen — thotë avokati Sanxhaku — sepse në nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi e ligj. Pastaj të marrin të përgjigjën nëse është e vërtetë". Kështu përfundimisht shpallet se Nano nuk do të flasë në procesin e tij, ndërkohë që është shpallur edhe veprimi i mëtejshëm i mbrojtjesve të akuzës: "Në të hënën e Nanos nuk do të shtrohet pretenca nuk do të bëhet". Në foto: Fatos Nano dhe u konsultuar me avokatin Sanxhaku. Në të djathtë Sokrat Plaka
Fatos Nano Arben Bendo Sanxhaku Sokrat Plaka Gjini Tiranë

Titulli është që tani Milan

Sport SERIA A / Kampionati italian Titulli është që tani Milan Juventus-Milan 0-1: lojtari milanist Marcel Desailly mbuluar nga Robert Baggio dhe Del Piero (me shpinë) Rezultatet e ndeshjeve të tjera në faqen 4 Rezultatet e Kampionatit shqiptar në faqen 3 Historia e Kampionatit Botëror në faqen 5
Marcel Desailly Robert Baggio Del Piero

Vjedhja e zhivës katër në Gjykatë

Elbasan, shpejt procesi ELBASAN — Zhiva dhe Platini në Gjykatën e Elbasanit. Pas përfundimit të dosjes për katër persona të implikuar në këtë histori — tashmë pritet gjykësor për të hedhur dritë mbi misterin e vjedhjeve të zhivës e platinit në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Jani Dude, Jon Selimllari, Mentor Rika e Skënder Shyka, të cilët do të përballë akuzën për kryerjen e veprës penale të pranimet të sendeve e fshehjen nga krimi. Ndërsa Harilla Dhimgjoni, është dëgjuar për gjykim nën akuzën tjetër, atë të "shpërdorimit të detyrës". Sipas materialeve, që ka përgatitur organi i Prokurorisë, pohotet se në banesat e Selimllarit, Rikas e Shykës, janë gjetur materiale, të cilat ishin grabitur në magazinat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Nëse këta tre të pandehur akuzohen se kanë pranuar në banesat e tyre të platini e zhivë, i pandehuri tjetër do t'i përgjigjet qënies së tij si magazinier, për faktin që magazina ku ruheshin dhe metalet qumra. Mbi 30 kilogram zhivë e bardhë ishte zhdukur nga magazinat e "Kombinatit" në nëntorin e vitit 1992, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve gjendeshin në asistencë. Në korrikun e vitit kaluar organet e Prokurorisë — në mungesë të autorëve të grabitjes — ka kishte hyrë prapa dosjen përgjegjësve të Kombinatit, të cilët edhe ishin inkurajuar. Pas vjedhjes së zhivës ndaj rjerit prej rojëve — që s'kishte pëlqesimin e vjedhjeve të metaleve të turneve — ishte marrë masa e largimit nga puna. Sidoqoftë ende nuk dihet — a filluar procesi — nëse këta katër të pandehurit, tashmë të dërguar për gjykim, i përkasin kësaj grabitjeje apo ndonjë rasti tjetër. (e. l.)
Jani Dude Jon Selimllari Mentor Rika Skënder Shyka Harilla Dhimgjoni Elbasan

Masakra mbi druprerorët: skandal

Lushnjë, arrestohen tre fshatarë e mjaft të tjerë ndalohen Hapen çështje penale për dhjetëra persona Lushnjë, arrestohen tre fshatarë e mjaft të tjerë ndalohen Masakra mbi druprerorët: skandal Hapen çështje penale për dhjetëra persona LUSHNJË — Shpërthyen kundërveprim nga ana e autoriteteve shtetërore — kundër asaj përgjegjësive të masakrës mbi agrumet apo druprerorët e ndryshëm. Me dhjetra çështje penale, arrestime apo dhe proces gjyqësorë sapo kanë filluar tashmë pothuajse në mjaft qytete shqiptare, ku për mjaft kohë së pakti kishte "vrarë" dhe drutë. Reagimi më i ashpër ishte ndër në Lushnjë e Elbasan, ku midis dhjetëra personave — prokurori kanë filluar me iniciativë çështje penale — shoqëruan dhe punonjës policie apo dhe funksionarë të pushtetit lokal. Vetëm në datën 14 shkurt në Lushnjë ishin ndaluar nga organet e Rendit — pas konstatimit të prerjes masive të druprerorëve — Ibrahim Berli, Kujtim Selimi, Zeqai Sokol Gjata, Ajet Dalipi, Anxhela (?), Sokol Bakiasi, banorë të fshatrave Zhame, Gransh e Dushk. Dy prej këtyre personave u arrestuan nën akuzën e vjedhjes së pyllit me burim pyjor — për shkak të moshes — u zgjodh masa e arrestit në shtëpi. Ndërkohë para përgjegjësisë penale është vënë dhe Andon Liman, punonjës policie si dhe Lulezim Molla, kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, i cili akuzohet se ka pasur dijeni për masakrën ndaj drurëve qësh në muajin nëntor të vitit të kaluar, pa denoncuar për këtë vepër penallogjike. Sidoqoftë autoritetet lokale theksojnë se dëmtimet janë kryer nga një numër jo i madh personash dhe në mënyrë të vazhdueshme. Kundër masakrës së drurëve po ndërhyn pa reaguar dhe Prokuroria e Rrethit të Elbasanit. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë intensivisht, mbi 100 çështje penale pritet që t'i kalojnë së shpejti Gjykatës. Specialisht e Bujqësisë së Elbasanit — që kohë më parë kishin denoncuar premës Gazetës Shqiptare këtë masakër — kanë pohuar se mbi 2.600 rrënjë ullinj, portokalle, limona, mandarina, fiq apo dhe mjaft hektarë vreshta, kishin rënë pre e sëpatave shfarosëse. Kjo shifër që i korrespondonte afro 80 për qind të numrit të përgjithshëm të agrumeve në rrethin e Elbasanit — po sipas specialistëve — ishte tërësisht e protestë private. Apeli për një zgjidhje ankikata-trafik ishte i pëlqyer dhe propozuar të ndërmerr, sipas së cilave dy fshatra e të kalonin në administrim e bashkive. Sidoqoftë edhe pse druprerorët e prerë nuk mund të kthehen më — reagimi i ashpër i autoriteteve shtetërore, të pakten ngjall shpresën për ndërprerjen e kësaj masakre. (Ed. Laci)
Ibrahim Berli Kujtim Selimi Zeqai Sokol Gjata Ajet Dalipi Sokol Bakiasi Lushnjë Elbasan Zhame Gransh Dushk

Gjermania dëbon qindra kosovarë

U mohohet strehimi politik Kancelari gjerman Kohl BON — Qeveria gjermane ka ndërmend të dëbojë 20.000 refugjatë e ardhur nga Serbia dhe Mali i Zi. 11 a dhe nga javora 4 derë djegësit është konfirmuar Presidenti nga një zëdhënës i ministrisë së Brendshme. Dëbimi qeveritar nuk tha asgjë mbi numrin e refugjatëve që do të ketë nevojë për humanizë, por pohoi se Aktuali ministri Manfred Kanther ka vendosur kështu. Aktualisht në Gjermani jetojnë 230.000 serbë, midis vazh dhe shqiptare të Kosovës. Pjesa më e madhe, ndërs cilëve qindra kosovarë, nuk i është pranuar kërkesa për strehim politik, edhe pse autoritetet kanë lëshuar urdhrin e tyre për pak kohë në territorin gjerman.
Kohl Manfred Kanther Bon Gjermani Serbia Mal i Zi Kosovë

Grabitën automatikë: dy arrestime

— Arrestimet e para pas grabitjes së Komisariatit të Policisë në Peqin. Kështu për 23 automatikët dhe afro 1.000 fishekët që ishin zhdukur natën e 31 janarit nga depo e armatimit, tashmë akuzohen Pëllumb Hasa e Avni Tuha, hijeri banues në fshatin Kaçe i tëtëri në Peqin. Organet e hetimit kanë akuzuar Hasen, 24 vjeç dhe Tufen 22 vjeç, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por edhe me persona të tjerë, kishin qenë autorët e vërtetë të kësaj grabitjeje të pazakontë. Ndërmjet dy personave që më pas u morën të pandehur në masën e arrestit, ishte bërë pas një operacioni të suksesshëm të organeve të Rendit në Peqin, një ditë pas verifikimit të grabitjes. Tashmë organet e hetimit që vazhdojnë të punojnë për këtë çështje, kanë në kërkim edhe të personave të tjerë, të cilët ishin përfshirë — bashkë me Hasen e Tufen — në grabitjen e 31 janarit '94. (e. l.)
Pëllumb Hasa Avni Tuha Peqin Kaçe

DJE NE SHQIPERI

PROTESTE E MINI-ERES SE JASHTEME TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE — Njëft muaj më parë deklaratën e hënësi saj, Ministria e Jashtme e Shqipërisë protestuar kundër plaçkës nga forcat kufitare serbe të ushtarit Salmir Pal Zejfi 100 metra në thellësi të territorit shqiptar. Në atë zolli kaze incident si një akt kriminal e paramenduar dhe anti-shqiptar të qarqeve serbe që synon të nxisë tensionin mes dy vendeve. NJE GAZETE E RE NE QYTETIN E TREP-LENES — Një gazetë e re ka nisur rrugën e botimit në qytetin e Tepelenës du emëruar mbi ose dhe emrin e mell qytet. "Tepelena" do të jetë gazetë që do ta botojnë në herë në javë. Duke synuar paqaren policore, gazetës as i mbështetet procesit demokratik duke pasqyruar dhe shqetësimet e banorëve të këtij rrethi. Në faqet e saj do të zërë vend të dukshëm dhe mendimi i intelektualëve tepelinas.
Salmir Pal Zejfi Shqipëri Tepelenë

Nga bota

GREQIA NE ZI, VDIQ MERCURI — Ministrja e Kulturës greke dhe ish aktorja Melina Mercuri vdiq në Nju Jork në moshën 74 vjeç. Mercuri kaloi në gjendje kome dje me dërgim në spital e Nju Jorkut ku u operua në fund të shkurtit për heqjen e një tumori nga mushkëria e djathtë. IZRAELI, GREVE E PERGJITHSHME NE TERRITORET E PUSHTUARA — Grevë e përgjithshme e shpallur nga udhëheqësi kryesor palestinez për të gjithë palestinezët 75 vjeç u zhvillua në territoret pushtuara. Burime palestineze jashtë dhe përfshirë një bashkësi demonstruesve për paraqitjeve të ushtrisë në kampin e Jabalyas, në afërsi të Gazës. SKANDAL NE SHTE-PINE E BARDHE — Presidenti Bill Clinton pas një jave zbulimesh mbi një bisedë të përgjuar të këshilltarit ligjor të Shtepisë së Bardhë Bernie Nussbaum dhe Monica (?) gjatë një kryeve të një transkripti të lëvizjeve të personave në zyrën presidenciale me Kamp Lady dhe bashkë me zonjën Hillary Rodham Clinton dhe u bëjnë Chelsoa.
Melina Mercuri Bill Clinton Bernie Nussbaum Hillary Rodham Clinton Chelsoa[?] Greqi New York Izrael Gazë Jabalyas

NE BRENDESI

Veprimtaria krijuese drejt paralizës Libri për fëmijë në krizë NE FAQEN 2 Shqipëri-Itali, pas shembjes së ideologjive Mjaft shkëmbime kulturore NE FAQEN 2
Shqipëri Itali

KONKURSI I RI I MADH ARISTON

VETEM NE DYQANET E AUTORIZUARA NGA INTERNATIONAL TRADE "ARISTON" EDHE NE TJETER KONKURS QE PASON KONKURSIN E MEPARSHEM NE TE CILIN DOLEN TRE FITUES KUSH BLEN NJE PRODHiM ARISTON PRANE PIKAVE TE AUTORIZUARA NGA INTERNATIONAL TRADE SE BASHKU ME CERTIFIKATEN E GARANCISE DO TE MARRE EDHE NJE KARTOLINE NE CILEN JANE SHKRUAR TE GJITHA RREGULLAT E KONKURSIT DHE QE DO T'I JAPE ATIJ TE DREJTEN E PJESMARRJES NE KETE KONKURS. CMIMI I MADH NJE FIAT PUNTO "MODELI I FUNDIT" CMIMET MUJORE 1. NJE MOTOCIKLETE DHE NJE KOMPLET TENXHERESH 2. NJE SALON PRITJE 3. NJE KOMPLET SERVISI ME LUGE, PIRUNJ, THIKA DHE NJE KOMPLET PIJATASH TE GJITHA KARTOLINAT DO TE MARRIN PJESË NE CMIMIN E MADH ME DATE 30.7.1994. URIME DHE FAT FITUESVE TE RINJ "ARISTON"