Misteri i 2 politikanëve
«Im shoq kishte dokumenta»
INTERVISTA / Flasin familjarët e Zeqos e Beqirit «zhdukur» në Maline Zi
EDMOND LACI
TIRANE — "I ndajet Beqiri ka pasur me vete gjatë udhëtimit të tij për në Mal të Zi dhe mjaft dokumente partie". Është bashkëshortja e Kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar — e cila duke komentuar për Gazetën Shqiptare "zhdukjen" e Beqirit, por edhe deputetit të PS, Mokom Zeqo — zbulon ndoshta edhe misterin e aventurës së dyte të pakuptueshme në territorin e Malit të Zi. Të nisur për në Ulqin qysh se datën 2 të muajit të kaluar, Beqiri e Zeqo, qe prej asaj dite nuk kanë mundur të gjëllohen me me familjarët e tyre, tashmë të shqetësuar. Burimet zyrtare — të cilat i referohen një informat te ngarkuarit me punë të Ambasadës së RFJ (Serbi-Mali i Zi) në Tiranë për Ministrinë e Jashtme Shqiptarise — tregojnë për ndalimin e dy politikanëve nga ana e autoriteteve policore të Ulqinit, pasi "dy shtetasit shqiptare kishin kaluar ilegalisht me varkë në Liqenin e Shkodrës".
"Ne nuk mund të themi se çfarë ka ndodhur në Mokomin — shpjegojnë për Gazetën Shqiptare familjarët të një Durresi — dijmë vetëm se ai ishte nisur me daten 27 shkurt drejt Malit të Zi, i shtyrë nga kurioziteti për të njohur qytetin historik të Ulqinit". Po sipas familjarëve të deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Zeqo ishte i pajisur edhe me pasaportë diplomatike, pra gëzonte edhe status të veçantë së bashku me atë të deputetit të Parlamentit shqiptar. "Natyrisht nuk mund të besojmë se Mokom ka kaluar me varkë për mes Liqenit të Shkodrës — kundërshton familjarja e Zeqos versionin e Ambasadës Jugosllave në Tiranë — sepse me sa dimë ne, ai së bashku me Idajetin, ishin nisur me makinë". E ndersa ende nuk njihen motivet e verteta që vazhdojnë të mbajnë Mokom Zeqon të vendosur ta përgënjojë denon referitorit të Malit të Zi, për Idajet Beqirin ky mister duket ndoshta më i ndriçuar, edhe sepse ai ishte nisur në kushte krejt të ndryshme nga bashkëudhetari i tij. "Idajet natyrisht që ishte nisur me punë partie — sqaron bashkëshortja e tij — Idajet natyrisht që kishte nisur me punë partie — sigurisht me vete kishte edhe gazeta, programe partie si dhe dokumenta të tjera".
Liqeni i Shkodrës në të cilin kalon një pjesë e vijës kufitare që ndan Shqipërinë me Malin e Zi
Siç pohojnë në familjen Beqiri, Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar në Shqipëri, nuk dispononte më pasaportë diplomatike, e cila i ishte sekuestruar gjatë një incidenti të ndodhur brenda territorit të Greqisë. "Beqiri pak ditë para nisjes se tij për në Malin e Zi ishte gjendur edhe Kryetari i Këshillit Koordinues të gjitha partive të Unitetit Kombëtar për Diasporën dhe Shqipërinë", shtojnë familjarët e tij.
"Me 27 shkurt rreth orës 23,00, në fshatin Zelenovic, Komuna e Ulqinit, gjatë një kontrolli të zakonshëm policia të bërë në një makinë me targa jugosllave — informon po ajo ditë pas incidentit, Ambasada Jugosllave në Tiranë — u ndaluan shtetasit shqiptarë Mokom Zeqo, deputeti i PS dhe Idajet Beqiri, kryetar i PUK". Sipas kësaj informate arsyeja e ndalimit për dy politikanët shqiptarë, kish qenë se nga në pasaportat e tyre vëzes së hyrjes. Menjëherë pas kësaj njoftimi sipas burimeve zyrtare nga Shqipëria — filloi intensiteti i të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Beograd si dhe u përgjigjën një serie përfaqësuesve nga Shqipëria, të autorizuar për të kontaktuar me Beqirin e Zeqon, por që ende nuk u lejuan dhe vizita. Kështu misteri i udhëtimit të pakëndshëm në Mal të Zi për dy politikanët shqiptarë, mbetet të sqarohet plotësisht vetëm pas ardhjes së tyre të edhe në shtëpia — sipas familjarëve — edhe sot.
Dashuria e dhunshme tentohet në spital
— Edhe në spital tentohet për "dashuri të dhunshme". Për këtë herë "viktimë" kishte preferuar jo nëpër rrugë — sikurse kishte ndodhur pak ditë më parë në Spitalin Neuropsikiatrik të Tiranës — por në punonjës të të spitalit. Sidoqoftë një ditë pas mesnatës së dielës e së hënës — kur shtetasi L.Sh., kishte hyrë në një dhomë të Spitalit Civil 2 të kryeqytetit, duke kërkuar njerën nga punonjëset e turnit të tretë — organet e Rendit kanë mundur ta ndalojnë autorin. Menjëherë pas masës së ndalimit dhe dërgimin për në Burgun e Tiranës, ndal L.Sh., 28 vjeç dhe banues në një lagje periferike të Tiranës, dhuna edhe seksuale e para hetimore.
Në atë mbi "vizitorin" e spitalit tashmë rëndon akuza fillestare e tentativës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, mbi pesë shtetas të tjerë — po nga kryeqyteti — akuza është shumë më e rëndë. Pas një operacioni të suksesshëm të organeve të Rendit, të marrin e ndaluar ishin ndaluar A.D., 19 vjeç, G.H., 24 vjeç, H.K., 30 vjeç, C.L., 33 vjeç dhe A.T., 23 vjeç, të gjithë banorë të kryeqytetit, duke u akuzuar se në bashkëpunim me njëri tjetrin, "kishin mbytur peng dhe pastaj përdhunuar një vajzë 15-vjeçare". Edhe barkq e pështjellë hetimet vazhdojnë intensivisht.
e.l
« Ligji do të ma marrë por Iliri është i imi»
Pas 13 muajve foshnja duhet t’i rikthehet bejtroftit
Tregim i dhimbshëm i një çifti birësues
TIRANË — "Marja e fëmijës do të ishte një dënim kapital për mua". Janë këto fjalët e Mjalinda Kaçit, një nënë e re e cila u muar me parë i është besuar një nga fëmijët e Bejtrofit të Tiranës. Por tani ajo duhet ta kthejë atë përsëri. Sipas ligjit, akti me anë të cilit kësa nëne i është besuar foshnja — Iliri është emri i tij — nuk është i rregullt. Ai është bërë në periudhën kur birësimet ishin të ndaluara.
"Por nëse ndryshojnë ligjet, përse duhet ta paguajmë ne — thotë për Gazetën Shqiptare çifti Kaçi — fëmija ta rritë. Ne nuk mund ta lëmë atë. Ne nuk mund të lejojmë që ta kthejë përsëri në jetim — të humbë jetim".
Sa kohë keni që jeni lidhur me këtë fëmijë?
"Që kur ka lindur, 31 janar 1993, pra më shumë se 13 muaj. Rrëshmi kohë që kurronim një fëmijë. Atëherë re lëjuam që prindërit të zgjidhnin fëmijën e që të mund të ndiqnin zhvillimin e tij. Kështu dhe ne kemi ndjekur Ilirin që ditën e lindjes se fëmijë legal. Gjatë 3 muajve që ai qëndroi në maternitet — si prematurë — ne vinim çdo ditë nga Krruja për ta ndjekur si rritej. Atëherë filluam dhe plotësimin e dokumentave".
Po më pas?
"Me pas ne vazhduam të qëndronim pranë. Kështu vepruam edhe kur Iliri u shtrua në spital. E ema i ka qëndruar pranë ditë e natë e marrë — ndoshta duke u kujtur disi edhe rregullat — për ta ndihmuar të shpëtojë nga vdekja. Për asnjë moment nuk jemi larguar prej tij".
Tashë e keni ndjenjur pranë duke thyer disa në rregullat.
"Po. Pasi ligjerisht fëmija nuk është i yni. Por ishim ndalur së tepërmi me te, dhe nuk mund të qëndronim indiferent kur ai luf tonte me vdekjen. E për këtë dhe e pranoj se kemi shkelur dhe rregullat e dalin e kemi marrë edhe në shtëpinë e Tiranë ku rrinim tani — për gjithmonë duke qënë te lumtur me se i prind me fëmijën e vet. Me të drejti Komisioni i Birësimeve i konsideron shkelje në seri veprimet tona, që unë do t’i quaja të nxitura. Por kjo ka ardhur vetëm si rezultat i dëshirës së madhe për të patur fëmijën tonë".
Si mendoni ta zgjidhni tashmë këtë problem?
"Kemi plotësuar dokumentat përkatëse në përputhje me ligjin e ri për birësimet. Gjithashtu kemi biseduar edhe me Hlime Merin, Kryetaren e këtij Komisioni e cila ka rezervat e saj për ne. Megjithatë shpresojmë se krahas ligjit do të përfilllet dhe humanizmi".
"Unë jam gati të marrë një ndëshkim për shkelje të ligjit, gjë të cilën edhe e ndiej, por nuk mund të ndahet nje fëmijë nga nëna e cila ka mbj 13 muaj qe jeton vetëm për të".
Sekuestrohen cigare e karburant
— Mbi 45 mijë paketa me cigare si dhe një autobot me 2 mijë litra vajgur, u bllokuan e sekuestruan nga Policia Financiare e Elbasanit, ndërsa kalonin tranzit përtej këti qyteti. Cigaret e markës Partner — me vlerë mbi 10 milionë lekë, ishin bllokuar pasi nuk ishin shoqëruar me dokumente përkatëse të blerjes si dhe nuk u ishte destinacioni. Ndërsa karburanti — sipas Kujtim Bumçit, Drejtor i PF të Elbasanit — pa dyshim që ishte destinuar për në Shkodër, nga ku kontrabandistët e dërgojnë për në Mal të Zi.
Me. Ki.
Ekologjistët e huaj mbrojnë Shqipërinë
Financohen mbi 50 mijë dollarë
TIRANË — Do të jenë mbi 50 mijë dollarë financimet e Qendrës Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore do të japë për vitin 1994 — për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në Shqipëri. Këto financime fiskal organizata do të akordohen për realizimin e projekteve të ndryshme për mjedisin nga ana e shoqatave joqeveritare.
Kështu janë planifikuar 30 mijë Ecu për projekte të vogla lokale, nga të cilat 13.500 dollarë janë aprovuar për 9 projekte që kanë fituar tashmë konkurimin në fazën e parë gjatë muajit shkurt. Ndërkohë një financim prej 20 mijë dollarësh do të shkojë për një projekt madh në fushën e strategjisë për mbrojtjen e biodiversitetit në natyrë shqiptare. Përparësi do t’i jepet edhe projekteve që vijnë nga rrethet e sidomos nga zonat e "nxehta" ku dëmtimet në pyje dhe ndotjet industriale janë më të mëdha. Për këtë janë planifikuar tashmë 6 mijë Ecu.
Ndal drogës Shqipëria e Greqia
TIRANË — "Ndal drogës dhe kriminalitetit". Ky ishte mesazhi i përbashkët i takimit mjaft përfaqësues të Ministrisë së Rendit Shqiptare dhe të kryesuar nga zëvendësministri Gitonas Skëmbimi i mendimeve dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis dy vende të Rendit i të dy vendeve për të parandaluar akte e ndryshme kriminale, ishin në qendër të bisedimeve të zhvilluara në Tiranë midis dy palëve.
M. Q.
DJE NE SHQIPERI
NE GOLEM GJENDET PRANE DETIT KUFOMA E NJE 73-VJEÇARI — Është gjetur në Golem, në breg të detit — nga dy kallmatarë — kufoma e 73 vjeçarit nga Kavaja Alajdin Ypl. Kufoma e tij — i alarmi për zhdukjen e te cilit ishte dhënë para pak ditë — u gjend me damarët e e dy kyçeve të duarve të prera. Ky fakt bën që të mendohet për një vetërasje nga ana e 73-vjeçarit. Ky është versioni më i besueshëm edhe pohimet e mjekut ligjor i cili ka vërejtur se viktima vuante paraprakisht nga depresioni.
VIZITE NE SHQIPERI E DELEGACIONIT TE ASAMBLESE SE ALEANCES SE ATLANTIKUT VERIOR — Instituti Lio Bouward, President i Asamblesë së Aleancës së Atlantikut Verior, që bëri këtë herë — në krye të një delegacioni në kësa Asambleje — një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tij, ai pati takime me personalitetet e larta shtetërore shqiptare, ku u bisedua për problemet e shumta të politikës dhe zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë.
KULTURA KOSOVARE PARAQITET NE VJENE — Është një pasdite e veçantë ajo e organizuar për Pieri, dedikuar kulturës e letërsisë kosovare. Me këtë aktivitet i filluar "Parade e kulturës kosovare" u bë më pas te Qerimiti, artisti i librit u Ali Podrimje. Buzëqeshje në kafaz. Me pas u dha dhe një panoramë e përgjithshme historike e trevës së Kosovës.
NE BRENDESI
Trafik grash nga Durrësi në Itali
Liruan nga karabinierët 4 vajza shqiptare
NE FAQEN 2
Bankat preferojnë kredi për privatët
4 miliard lekë vetëm për vitin 1993
NE FAQEN 3
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR?
DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje moshën tënde (jo më të gjatë se 15 fjalë) në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264.
Trego në mosazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën.
SHES një shtëpi të re, dy katëshe, me tre dhoma e një kuzhinë, aneks, korridor, verandë, ballkone 18 metra katror dhe oborr me sipërfaqe 540 metra katror. Adresa: rruga "Budi". Kodra e Stufit të Tiranë, nr.9, (pranë "Qytetit Studenti").
SHES aparate stomatologjike Unit, dhe pajisje privatësh (6kv). Disponon. Pranë restaurant Durrësi. Adresa: Pranë restaurant Durrësi.
SHES një compact disc portative "Technics", me bateri të ringarkueshme, transformator dhe kufje. Të interesuarit mund të telefonojnë me numër 2646, Tiranë.
KERKOJ një shtëpi me qera me dy ose tre dhoma e një kuzhinë. Shtëpia në qendër të Tiranës të jetë, e pajisur me oborr ku të ketë vend për makinë. Jemi një çift i ri italian. Shtëpia pa nevojitet për një vit. Drejtohuni me numër telefoni 32846, Tiranë.
JAP ME QERA një vilë një katëshe, me katër dhoma e një kuzhinë, me aneks, dy podrumë dhe dy banjo. Oborr mund të përdoret si parking. Adresa: Rruga "Perri Xhako", nr.98, Tiranë.
JAP ME QERA një shtëpi dy katëshe në qendër të Shkodrës, poshtë ka dyqan dhe sipër 3 dhoma e një kuzhinë, me oborr. Të interesuarit të drejtohen me numër telefoni: 042 23600.
JAP ME QERA një shtëpi private me një ose tre dhoma e një kuzhinë. Shtëpia në qendër të Tiranës të jetë, e pajisur me oborr ku të ketë vend për pesë dhoma, kuzhinë, banjë, oborr me sipërfaqe 240 metra katror, shto dhe depo garazhe me dyer metalike. Shtëpia ka edhe telefon. Të interesuarit mund të telefonojnë me numër 426 21, nga ora 9,00-14,00.
SHES NJE TRUALL me sipërfaqe 650 metra katror. Adresa: rruga Thanas Ziko, pallati 65, shkalla 1, apartamenti 21, Tiranë.
JAP ME QERA një apartament pranë restaurant Durrësit, kati i dytë, me një dhomë e një kuzhinë me aneks e ballkon. Adresa Laga 49, rruga "Fet xhako", pallati 59, shkalla 1, apartamenti 4, Tiranë.
KONKURSI I RI I MADH ARISTON
VETEM
NE DYQANET E AUTORIZUARA NGA
INTERNATIONAL TRADE "ARISTON"
— EDHE NJE TJETER KONKURS QE PASON KONKURSIN E MEPARSHEM NE TE CILIN DOLEN TRE FITUES
KUSH BLEN NJE PRODHIM ARISTON PRANE PIKEVE TE AUTORIZUARA NGA INTERNATIONAL TRADE E BASHKU ME CERTIFIKATEN E GARANCISE DO TE MARRE EDHE NJE KARTOLINE NE TE CILEN JANE SHKRUAR TE GJITHA RREGULLAT E KONKURSIT DHE QE DO TI JAPE ATIJ TE DREJTEN E PJESMARRJES NE KETE KONKURS.
CMIMI I MADH
NJE FIAT PUNTO "MODELI I FUNDIT"
CMIMET MINORE
1. NJE MOTOCIKLETE DHE NJE KOMPLET TENXHERESH
2. NJE SALLON PRITJE
3. NJE KOMPLET SERVISI ME LUGE, PIRUNJ, THIKA DHE NJE KOMPLET PIJATASH.
TE GJITHA KARTOLINAT DO TE MARIN PJESË NE CMIMIN E MADH ME DATE 30.7.1994. URIME DHE FAT FITUESVE TE RINJ "Ariston"