Rasti i katërt në Shqipëri
Emigrantja e infektuar gjatë qëndrimit në Itali
Viktimë e racizmit kulturor
CARLO BOLLINO
TIRANE — Italia, që duhej t’i rezervonte një jetë të re, i dhuron në të kundërt një jetë sa më të tmerrshme. Historia dramatike e së resë shqiptare, e prekur nga virusi i SI-DA-s gjatë qëndrimit të saj jashtë shtetit, mund t’i duket vetëm një lojë e pamëshirshme e fatit të përbashkët të shumë emigrantëve. E ne fakt nuk është kështu. Kjo vajzë nuk ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor apo e ndonjë dhunimi të rastit. Ajo ka mbetur viktimë e injorancës përballë të cilës është e pafajshme, pasi faji është i të tjerëve. Kur u largua nga Shqipëria, SIDA ishte një sëmundje e panjohur nga ky vend dhe asnjeri nuk mundi ta informojë për rreziqet që i kanoseshin.
Në Itali nuk është kështu: SIDA është një sëmundje e përhapur, e njohur dhe të gjithë e njohin mjetin për t’u mbrojtur. Të gjithë, përveç emigrantëve. Episodet e fundit të ndodhura në Itali kanë demonstruar racizmit. por dhuna më e keqe që mund të ushtrohet ndaj një ekstrakomunitari, është diskriminimi kulturor. E reja shqiptare nuk dinte si të mbrohej nga SIDA pasi akush — në Itali — nuk ia shpjegoi.
ARMAND MISRO
TIRANE — SIDA godet përsëri në Shqipëri. Këtë herë ajo ka qëlluar mbi një femër. Një vajzë e re bëhet kështu viktima e katërt shqiptare e sëmundjes së shekullit. “Po është e vërtetë” — konfirmon për Gazetën Shqiptare Mimo Boci, shef i Zyrës së SI-DA-s pranë Ministrisë së Shëndetësisë — është verifikuar edhe një tjetër seropozitiv”.
Rezultatet e laboratorit tashmë kanë vërtetuar gjithçka. Në fetën e analizave, faktesisht, është shkruar përseri: e infektuar me virusin e SIDA-s. Këtë herë virusi ishte zbuluar rastësisht. Gruaja — e cila prej disa kohësh nuk njihëj mirë — ishte paraqitur pranë mjekëve të qytetit të saj. Aty ajo kishte bërë dhe analizat e gjakut. Që në rezultatet e para ato kishin dhënë alarmin shqetësues. Prej andej — në mënyrë të gjithçka të vërtetohej plotësisht — ato kishin udhëtuar për në Tiranë, në laboratorin e posaçëm pranë Institutit të Higjienës, për analiza të mëtejshme. Por edhe rezultatet e këtushme nuk kishin mundur të evitojnë praninë e virusit: përsëri SIDA.
Tashmë nuk ka më dyshime. Në zyrat e mjekëve specialistë, këto ditë u hap një tjetër dosje. Sërish saj është “SIDA 4”. Megjithatë deri tani nuk dihen rrugët nga të cilat kjo grua — ajo vetë akoma nuk e di se është seropozitive — ka marrë virusin. Dihet vetëm një fakt se ajo ka qenë para disa kohësh me qëndrimin në Itali. E vetmja rrjedhë që të dyshosh se transmëtimi i virusit është bërë pikërisht në atë dhe mund të jetë kryer nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.
Vizën e parë për në Shqipëri SIDA e kishte marrë zyrtarisht në qershor të vitit të kaluar. Viktima e parë — seropozitiv — kishte qenë një burrë i martuar, dhurues gjaku. Vetëm një muaj dhe kishte qenë përsëri një tjetër dhurues gjaku i cili kishte rezultuar i infektuar. Serinë e dhimbshme e kishte vazhduar më pas — në janar të 1994 — një djalë i ri. Ai — për një kohë të gjatë ai kishte jetuar në Greqi — ishte paraqitur vulnerabilitet për të bërë analizat, të cilat kishin vërtetuar dyshimet e tij. Edhe për këta të tre — tashmë është pothuajse e sigurtë — mendohet se rruga me anë të së cilës kanë marrë virusin është ajo seksuale. “Marrëdhëniet seksuale — theksojnë specialistët — janë rruga më e mundshme me anë të së cilës SIDA po përhapet në Shqipëri. Kjo për vetë faktin se ai akoma shumë njerëz — tashmë lidhjet me botën e huaj janë të mëdha — nuk kanë informacionin e duhur për t’u vetë mbrojtur”.
ditë të ndodhura në Itali kanë dominuar trupën e dinte si të mbrohej nga SIDA pasi askush — në Itali — nuk ia kishte shpjeguar. Nuk është një mister: në Itali nuk ekziston asnjë iniciativa (tabela nëpër rrugë, mesazhe në shtyp, programet televizive) që të informojnë shqiptarin — të huaj në e tyre — se si të mbrohen nga rreziku i fshehur. E ai i SIDA-s është rreziku më i fshehur e më i lig nga të gjithë. Edhe ky është racizëm. Racizëm kulturor.
Në pritje që shkencëtarët të zbulojnë vaksinën, e vetmja zgjidhje të cilën mund të tentohet për të luftuar SIDA-n, mbetet informacioni. Atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të flasim, të shkruajmë, të shpjegojmë: duhet bërë në Shqipëri, për shqiptarët që jetojnë këtu. Por duhet bërë edhe jashtë shtetit në të gjitha vendet, në të gjitha gjuhët.
Shtrëngim duarsh në sallë midis Fatos Nanos e Alisë
«Faks(et) vinin në banesën time sepse nuk kishte aparate të tjerë»
Skandali i ndihmave, dëshmon në proces ish-presidenti
«Fakset vinin në banesën time sepse nuk kishte aparate të tjerë»
TIRANE — Edhe duke qëndruar larg e duke shkëmbyer me njëri-tjetrin vetëm shikime kalimtare, në pasditen e së premtes, para tre gjykatësve, dy prokurorëve dhe mbi 100 të pranishmëve, ndonëse askush nuk i vuri re, Fatos Nano e Ramiz Alia i shtrënguan dorën njëri-tjetrit. Por ishte një shtrëngim i bërë vetëm në përmjet faljes: “Nano ka punuar me energji, kompetencë e kulturë për të siguruar ushqimin e popullsisë”. Dhe vetëm pak minuta pas kësaj dëshmie të ish-Presidentit Alia, i pandehuri Fatos Nano përgjigjet për Gazetën Shqiptare: “Dëshmia e Ramiz Alisë ishte e të njëjtit nivel me të cilin ai ka drejtuar Shtetin, gjykim që unë e kam krijuar në marrëdhënie me të si kryeministër”.
Është mbyllur kështu veçëm me një konsideratë fare të shkurtër për Fatos Nanon, dëshmia e parë publike e Ramiz Alisë për skandalin e ndihmave. Sepse konsid eratat më të gjata këtë herë ish-Presidenti Alia ia kishte rezervuar shoqërisë “Levante Co” — akuzuar në Shqipëri dhe ende në hetim në pjesën tjetër të Adriatikut — të pandehurit Sokrat Plaka, faksit të banesës së tij, por edhe qeverive të Italisë, Turqisë apo Greqisë.
KUSH E SOLLI “LEVANTE CO” NË SHQIPËRI?
Edhe pse në dëshminë e tij ish-Presidenti Alia pohon se kjo shoqëri ishte zgjedhur në kohën e Qeverisë Çarçani, misteri i vërtetë dhe që i përket emrave të përveçëm, mbeti përsëri i errët. “Tashmë lind pyetja kush e solli ‘Levante Co’?”, ndërsa unë them përse të mos vinte kjo shoqëri — dëshmoi Alia në proces — ndërsa për urdhërin që unë i paskërkam dhënë Sokrat Plakës — edhe pse nuk di të kem ndonjë dokument të shkruar për këtë — rëndësi ka që të çmohet nëse ky urdhër i shërbente apo jo Shqipërisë”.
Edhe unë them përse të mos vinte kjo shoqëri — dëshmoi Alia në proces — — për këtë — apo jo Shqipërisë”.
(Foto Hektor Pustina)
Shoqërisë bareze që i lëvori ndihmat italiane në Shqipëri. Po sipas Alisë, argumenti më i mirë për të mos besuar asgjë të dyshimtë te “Levante Co”, mbështetet edhe te fakti që Qeveria Italiane kësaj shoqërie i kishte besuar 30 miliard liretat e saj.
FAJI I SOKRAT PLAKES
“Plaka është i pafajshëm, sepse zbatoi një urdhër të drejtë”. Sipas ish-Presidentit Alia, “Plaka ishte një tipik burokrat — në sensin e mirë të fjalës — ndaj ai si diplomat mund të bënte asnjë veprim që binte ndesh me interesat e Shqipërisë”.
FAKSET E PERNIOLES
Pyetjes së Kryetarit të Trupit Gjykues për ardhjen e fakseve të Pernioles në banesën e tij, Alia i përgjigjet: “Në atë kohë me sa di unë as Presidiumi i Kuvendit Popullor, por edhe muaj institucione të tjera shtetërore nuk dispononin fakse”. Edhe pse pranoi përbërjen e fakseve, Alia nuk precizoi numrin apo edhe tekstet e tyre, përveç faktit që ai kishte urdhëruar të birin — Arben Alia — që t’i niste ato menjëherë në Kryeministri.
ROL’I “LEVANTE CO.”
“A keni ndonjë dokument që dikush nuk është kohë të jetë shprehur për ‘Levante Co’”, është një ndërmarrje ba-takëqinj?”, pyeti retorikisht Alia duke shpjeguar rolin e kratit Plakës — për këtë — apo jo Shqipërisë”.
Alia nuk ka zhgënjyer para-shikimet: foli shumë duke ia dalë mbanë të mos thotë asgjë. Ose pothuajse.
Edmond Laçi
Tashmë e ndaluar ngritja e kios(k)ove
Tiranë, vendimi i ri i Bashkisë
Parlamentari Keko sulmohet në rrugë
Agresioni ende misterioz
TIRANË — Reagim i ashpër i Partisë Aleanca Demokratike, menjëherë pas sulmit të bërë — nga tre persona të panjohur — ndaj atetarit të Presidencës së saj, Kryeredaktorit të gazetës “Aleanca” dhe deputetit të Kuvendit Popullor, Teodor Keko.
Incidenti i rëndë kishte ndodhur në mbrëmjen e ditës së enjte, ndërsa Keko së bashku me bashkëshorten e tij, kthehej për në shtëpi. Pikërisht shumë pranë saj dhe Prokurorisë së Tiranës, tre persona të panjohur e kanë sulmuar, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar me dorezë hekuri sipër pjesës së syrit, duke i shkaktuar një plagë të rëndë. Një ditë pas agresionit ndaj tij, Keko ishte jashtë rrezikut, edhe pse për shkak të hematomës së rëndë, mjekët i kanë këshilluar regjimin e shtratit.
Pak ditë më parë — këtë herë në qytetin e Shkodrës — persona ende të paidentifikuar kishin goditur në rrugë zëvendëskryeredaktorin e gazetës “Aleanca”, Gjergj Zefi, edhe ky tashmë jashtë rrezikut. Në deklaratën e Partisë Aleanca Demokratike, shprehej protesta e ashpër kundra sulmeve të njëpasnjëshme, ku pas incidentit të fundit me K ekon, përmend edhe vrasja e Gjovalin Çekinit, njëri prej drejtuesve të kësaj partie në rrethin e Shkodrës. (p.re.)
Tashmë e ndaluar ngritja e kioskave
Tiranë, vendimi i ri i Bashkisë
TIRANË — Mjaft më me kioska në Tiranë. Është ky tashmë mesazhi i lëshuar nga Bashkia e Tiranës. Në kryeqytet nuk do të ndërtohen më kioska të reja.
I nisur para tre vjetësh, procesi 'kioske' fitoi një pjelori të madhe vitin e kaluar. Ato lindën thuajse çdo ditë në çdo kënd të Tiranës. Dhe vendet më të preferuara u bënë sipërfaqet e gjelbëruara dhe lulishte, të cilat pak nga pak filluan — në vend të barit — të mbuloheshin me beton. Por tani edhe këtij fenomeni i erdhi fundi. Një vendim i Bashkisë dhe Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës — i marrë gjatë muajit të kaluar — nuk do të lejojë më ndërtime të tjera. Ndërkohë kioskat — lejet për të janë provizore — të cilat mezi mbahen në këmbë duhet patjetër të rregullojnë pamjen e tyre estetike. Ndërsa për ato që janë ngritur në mënyrë të paligjshme Bashkia do të ndërhyjë — sipas ligjit — për prishjen e tyre.
Por përveç këtij vendimi, Drejtoria e Urbanistikës ka parashikuar — me anë të një plani të posaçëm — edhe krijimin e sheheve për ndërtimet e supermarketeve dhe dyqaneve të mëdhenj e modern në kryeqytet.
Programi Phare vazhdon
Infrastrukturë
TIRANË — “Ne jemi të vendosur jo vetëm ta vazhdojmë ndihmën ndaj Shqipërisë po edhe ta rrisim atë” — tha Alen Mayhev, Drejtori i Programit PHARE në takimin që pati me Presidentin Berisha.
Mayhev i dorëzoi Berishës studimin “Eurobarometër” të përgatitur nga Instituti “Gallup” në bazë të të cilit Shqipëria qëndron në krye të vendeve të Evropës Lindore për besimin e qytetarëve në procesin e demokratizimit të vendit dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut. Berisha nga ana e tij shprehu mirënjohjen për ndihmën që Bashkimi Evropian po i jep Shqipërisë.
DJE NË SHQIPËRI
DEGA E TELEKOM-IT NË KUKËS BLLOKON TELEFONAT E KËSHILLIT TË RRETHIT — Ka më tepër se një muaj tashmë që telefonat e Këshillit të Rrethit të Kukësit nuk funksionojnë. Ky këshill, prej kohësh nuk ka paguar detyrimet e tij ndaj Telekom-it. Kjo është dhe arsyeja që dega e kësaj të fundit ua vendos vetë të ndërpresë çdo lidhje telefonike. Nëse pagesa do të vazhdojë të mos paguhet ndaj Këshillit të Rrethit Telekom-i do të marrë edhe sanksione të tjera konform ligjit.
APARTAMENTE TË REJA NË KAVAJË — Ka në zhvillim ndërtimet e apartamenteve në Kavajë. Tashmë po punohet për përfundimin e atyre ndërtimeve — janë afro 140 — që ishin lënë në mes. Ndërkohë pritet që më 20 mars të përfundojnë edhe të tjerat, ku për ndërtimin e 80 apartamenteve të tjera ku mendohet të strehohen familjet, banesave të të cilave u ka dalë pronari. Përveç kësaj mjaft i madh është dhe numri i kërkesave të paraqitura nga qytetarët për ndërtimin e banesave private.
SEMINARI I AFADA NË SHKODËR MBI TEKNIKAT E BIZNESIT — Njohja e teknikave të biznesit është tema kryesore e seminarit të organizuar në Shkodër nga AFADA. Nëpërmjet këtij seminari synohet të ndihmohen anëtarët e kësaj shoqate për mbajtjen e llogarive kontabël në mënyrë që të arrijnë nëpërmjet regjistrimeve kontabël — të kontrollojnë biznesin dhe të marrin vendimet e duhura.
NË MIRDITË POLICIA ARRESTON NJË KRIMINEL, OK KËRKOHEJ PREJ 3 VITESH — Kishte një vit që e Policia kishte shpallur kërkimin për Mark Ndoun, i cili kishte kryer krimin e urdhëruar Mark Ndoun, i cili kishte kryer krimin e urdhëruar. Marku kishte vrarë një të ri me parë në peron duk e qëlluar atë me thikë. Ojaj gjithë kësaj periudhe ky i kërkuari nga Policia kishte qëndruar në shtëpinë e vet në afërmi të tij në Burrel.
Programi Phare
Infrastrukturë
NE BRENDesi
NE BRENDSI
Bosnje, në Maglaj rishpërthen lufta
Ndërpritet riatdhesimi i refugjatëve
NE FAQEN 2
Rreth 5.000 dollarë mallra të bllokuara në magazinë
Stoqe që presin blerësit
NE FAQEN 3