Kërcënim mbi procesin
Denoncime të rënda në sallë
Çështja Nano, presion ndaj ekspertes dhe avokatit
TIRANË — Shpërthen një tjetër skandal në procesin e skandalit të ndihmave, ku ndërlidhet katër të pandehurve të gjykatës dhe lideri socialist Fatos Nano. E ndersa në procesin e dës sot premte priteshin dëshmitë dokumentare — dëshmitë mbi 1 gjitja provave shkresore të ndodhura dhe dosjen hetimore — të pandehurit e akuzës kanë tronditur procesin. Behet fjalë për presione akte të rënda kërcënuese për pjesëmarrësit direkte ose indirekte të këtij procesi, dhe që lidhen me çuarjen e gjykimit të mëtejshëm për Fatos Nanon. Përmes një proteste të ashpër, Prokurori i Arben Qeleshi konfirmoi publikisht për një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj bashkëshortit të ekspertes Vjollcë Shkrelli, duke e kërcënuar ate për emrin nëse shoqja e tij do të dëshmonte kundra Nanos në proces. Menjëherë pas kësaj dëshmie, avokati i Nanos, Perparim Sanxhaku, bëri një ndonji po tjetër fakt, ku — sipas tij — një person, këtë herë i identifikuar, e kishte kërcënuar sepse ishte avokati mbrojtës i liderit socialist.
Ish-kryeministri Fatos Nano gjatë procesit
"Disa njerëz ende të paidentifikuar nga organet e Rendit e të Drejtësisë, në pasditen e 17 marsit, në një vënd të paskrupullt e cënëtërorë i kanë bërë presion fizik e psikologjik bashkëshortit të ekspertes Virgjine Shkrelli — pohon e skandalit të ndihmave t'i dërgohej për gjykim Gjykatës — duke përllogaritur shumë e humbjeve për ndihmat italiane, për të cilat organi i Prokurorisë akuzon se janë përvetësuar e shpërdoruar. Por sipas rregullave procedurale në gjykim, edhe gjatë procesit duhen shqyrtuar akte e eksperti mi, të kryer nga organi i hetimit, çka do të përbënte edhe momentin e fundit të hetimit gjyqësor.
Ndërkohë vetëm pak momente pas protestës së Prokurorit Qeleshi, avokati Sanxhaku bëri në njohuri një tjetër kërcënim të rëndë, këtë herë kundër tij. "Në datën 15 mars, në orën 17.30, një person i identifikuar, shofer i makinës TR 2651 A me kanosi mua personalisht — pohon Sanxhaku, duke më thënë se do të vrasin në Itali, ty që mbron Nano". Dalin në dritë kështu dy dëshmi tepër të veçanta, të cilat i bashkohen edhe një tjetër të mëparshme, kur pak ditë para fillimit të procesit, Prokurori Qeleshi kishte deklaruar se e kishin kërcënuar edhe atë vetë personalisht.
Së shpejti në Golem fillojnë ndërtimet
Turizëm
KAVAJË — Ndërtimet e reja për turizmin në bregdetin shqiptar. Tashmë do të jetë jashtë turistik, në Golem të rrethet të Kavajës, që do të fillojë së shpejti të ndërtohet. Këshilli i Rregullimit të Territorit me kërkesën aprovuar tashmë projektin e paraqitur nga firma italiane "Babin Kanton SPA".
Do të jenë 1 milion e 200 mijë dollarë që "Babin Kanton SPA" do të investojë në ngritjen e fshatit turistik në Golem. Sipas projektit, ky fshat do të shtrihet mbi një sipërfaqe prej gati 8 hektarësh. Do të jenë një grup vilash me afro 600 shtretër që do të përfshihen në ndryshime duke u ofruar kushte nga më komodet. Përveç kësaj do të kryhen dhe ambjente të ndryshme argëtimi dhe zbavitje, duke adaptuar objekte të ndryshme kulturore dhe sportive. Faza e parë e zbatimit të këtij projekti — me krijimin e vendeve për 150 shtretër — do të përfundojë në vitin 1995.
Drita jeshile për ndërtimet turistike në këtë zonë të bregdetit shqiptar, ishte hapur muaj më parë nga vendimi i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit që përcaktonte si zonë të lirë turistike mbi 300 hektarë të Golemit.
Burgim i përjetshëm në vend të vdekjes
Kasacioni ndryshon vendimin e Gjykatës së Durrësit
Dënimi i ri aplikohet për herë të parë
TIRANË — Aplikohet për herë të parë në Shqipëri burgimi i përjetshëm. Ishte Kasacioni, që para disa ditësh, kishte dhënë këtë vendim duke ndryshuar një masë dënimi me vdekje të marrë më parë nga Gjykata e Durrësit. Drejtësia shqiptare sëshon nga këtë mënyrë në kapërcim nga pendimi të dënimit kapital.
I është kthyer tashmë përherë jetës njeriu, të cilin një vendim gjyqësor e kishte afruar pranë vdekjes. Gjykata e Kasacionit ka vendosur përfundimisht: burgim i përjetshëm. Saim K.[?], 29 vjeçar, është i pari që përfton nga kjo masë dënimi e miratuar vetëm para disa muajsh. Kështu qenie një vrasje ajo që e kishte cuar Kilën, nga Ishmi i Durrësit, para bangës së të akuzuarve. Kohë më parë ai kishte qëlluar 50-vjeçarin Lush Stan, — për motive të hakmarrjes — duke shkaktuar dhe vdekjen e tij. Dhe këte krim kundër jetës, Gjykata e Durrësit nuk kishte hezituar për ta dëshkuar duke hequr një tjetër jetë, atë të vetë Kilës. Vendimi i saj kishte qenë i prerë: dënim me vdekje. Por jeta edhe këtë herë mund të triumfojë. Kasacioni ka kujtuar se tashmë në Kodin Penal të Shqipërisë ka hyrë dënimi me burgim të përjetshëm.
Burgimi i përjetshëm gjeti vend në Shqipëri në fund të vitit të kaluar. Ishte Parlamenti i cili duke reduktuar rastet e dënimit me vdekje — arriti në vetëm 6, këto vendosur njohën jen edhe të kësaj mase të re. Por deri tani ajo nuk ishte aplikuar asnjë herë. Vendimi me vdekje kishte vazhduar të rëndonte edhe ujë dënde për disa raste të tjera. Dhe ishte Kasacioni që e thyen këtë. "Gjykata jonë do të mbajë parasysh që kur të shqyrtohen dënimet me vdekje — kishte deklaruar para pak kohësh per Gazeten Shqiptare Zer Biba, Kryetar i Kasacionit — sidomos për moshat e reja, të gjejë një zgjidhje alternative, që t'i kthejë ata në burgim të përjetshëm". Për më tepër, është po kjo gjykatë që vetëm dy ditë pas aplikimit për herë të parë të burgimit të përjetshëm, rikthehet te dënimi me vdekje. Ajo i në fuqi këtë vendim të dytë në janar të këtij viti nga gjykata e Tiranës për Luan Isufin. Isufi akuzohej për krimin e vrasjes — para një viti në Roskovec të Fierit — të një djaloshi 24-vjeçar. Ar.Me.
I forti fal
TIRANË — Sami Kila pritet nga skuadra e pushkatimit. Nëse Parlamenti nuk do të ndryshonte Kodin Penal, dhe nëse Gjykata e Kasacionit nuk do të kishte aplikuar në fakt të ri dhe i lënë për herë të parë në nivelin e dënimit me burgim të përjetshëm, Kila do të ishte ndëshkuar me vdekje. Drejtësia për një çështje gjaku po e përfundonte me gjak tjetër.
Për herë të parë dënimi me burgim të përjetshëm, me dënim me vdekje të rrëzura, por të kthyer në dënim të rëndë. Ligji i merr duke i zhdukur vështirësitë, nuk mund ta heqë në jetë pikëllimin, por shpreson e pakton peshën e vrasjes. Ligji është pak si njeriu: vetëm kur është me të vërtetë i fortë, është i aftë të falë. (c.b.)
Më shumë kulturë demokratike
TIRANË — Më shumë kulturë demokratike. Kjo ishte qëllimi i një seminari që është duke u zhvilluar në Tiranë nga "Shoqata për Kulturë Demokratike" në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Amerikane. Seminarin është quajtur nga organizatorët me titullin "Quo vadis Albania?", pjesëmarrësit në të do të ndjekin diskutime mbi temat e thelbit të demokracisë, biznesit, arsimit, rolit të qeverisë në shtetin demokratik.
Për të shmangur mënyrat klasike të organizimit të këtyre seminareve dhe për të rritur efektivitetin e këti aktiviteti organizatorët kanë menduar këtë herë një formë të re organizimi, atë të një bashkëbisedimi të lirë.
Zënkë në familje vajza vret vëllanë
Ngjarje tragjike në Tiranë
TIRANË — Ngjarje e dhimshme në Tiranë. Një vajzë — ishte vetëm 18 vjeçe — ka vrarë veten. Një moment tjetër, dhe debati dhe 18-vjeçarja — banuese në fshatrat e kryeqytetit — pas një grindjeje në familje, ka përdorur një thikë të rëndë për t'u marrë përdorimin nga jeta.
Një dëshpërim i thellë, një vetmi e madhe dhe ç'do çast i dukur i jetës është errësuar në mendjen e vajzës së re. Zëri i familjarëve — me të cilët në mbremjen e së enjtes ajo kishte patur një nga zënkat e zakonshme të adoleshëve — i është dukur shumë i rëndë, shumë i vështirë për t'u përballuar nga shpirti i saj i thyeshëm. Është tërhequr menjanë, fshehurazi prindërve, dhe ka marrë vendimin e tmerrshëm. Delit disa kohëra të një njeriu — që përdoret kundër mësës së grurit — dhe ashtu në qetësi pret. Shumë shpejt, në trupin e saj, jeta ka filluar të humbë betejën. Vajza fillon të ndjejë dhimbje të forta dhe thotë. Vetëm atëherë prindërit kuptojnë ndodhjen e tmerrshëm që kishte marrë bija e tyre. Me të shpejtë ata nisen për në spital, duke lënë në duart e mjekëve një trup që përpëlitej. Minuta të tëra ankthi. Por ishte shumë vonë. Askujt nuk mund të bënte asgjë. Vdekja kishte mundur jetën duke i rrëmbyer asaj një njeri, një jetë shumë të re. Ar.Me.
«Pak fonde për Elbasanin»
Pritet miratimi i Parlamentit
Bashkia e qytetit kërkon rishikimin e shifrave
ELBASAN — Mbetet ende i pamiratuar nga ana e Këshillit Bashkiak i Elbasanit, plani rregullues i qytetit dhe shpërndarja e fondeve. Ndërkohë në pritje të Parlamentit të miratojë shifrat për 220 milionë lekësh e akorduar nga fondi i qeverisë — drejtuesit e Bashkisë së Elbasanit apelojnë: "Kjo shifër mund të rikthehet. Janë pak për të zgjedhur problemet". Kështu është parashikuar që nga ky fond vetëm 80 milion lekë të përdoren nga Ministria e Ndërtimit, për përfundimin komunal, ndërtimin e banesave, pastrimin e qytetit, ndërtimin e rrugëve apo edhe ndriçimin. "Kjo shifër është pak për t'i përballuar problemet është në — pohon për Gazetën Shqiptare, Emin Haxhiahmeti, kryetar i Bashkisë së Elbasanit, duke përmendur për këtë edhe mjaft faktorë. Përqendrimi i tepërt i industrisë në këtë qytet solli evadimin e mijërave punëtorëve nga të gjitha zonat e vendit, një pjesë e të cilëve së bashku me familjet e tyre, janë në listën e të pastrehëve. Gjithashtu për shkak të ndërprerjes së punës në industri, Elbasanit — sipas statistikave — radhet sot ndër qytetet me numrin më të madh të të papunëve. Këtu kontigjent i shtohen edhe dhjetra ish të internuarit, që pas fitores së demokracisë, preferuan qytetin e Elbasanit sikurse edhe familje të tjera të ardhura ilegalisht. Për një pjesë të fondeve të akorduara do të duhej të shpenzohen edhe për ndotjen e mjedisit, i cili për nga kushtet specifike, deri tani ka qenë i tejndotur prej gazrave e tymrave industriale. Të gjitha këto e kanë vënë Elbasanin përballë probleme të shumta sociale.
Për këto arsye — shpjegon Haxhiahmeti — Elbasani duhet parë më me realizëm". Po sipas drejtuesve të Bashkisë, edhe pse Elbasani është qyteti i dytë në Shqipëri për nga numri i popullsisë — me rreth 120 mijë banorë — për nga shumë e akorduar radhitet i shti.
"Ne jemi këshilluar edhe me grupin e deputetëve të Elbasanit — shton Haxhiahmeti — me qëllim që ata të ndikojnë sadopak në Parlament".
Mentor Kikia
NE BRENDESI
Lind federata mes kroatëve e myslimanëve
Në Uashington firmoset marrëveshja
NE FAQEN 2
Mbi 6 miliard lekë jepen vetëm për arsimin
E privilegjuar edhe mbrojtja
NE FAQEN 3
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR?
DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmerimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264.
Tregoni në mesazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin dhe adresën.
SHES një shtëpi në katin e dytë, dy dhoma me një kuzhinë me aneks dhe ballkon. E interesuar të kontaktojë me këtë adresë: Rruga "Niko Avrami", Pallati 15, Shkalla 1, Apartamenti 9 në Tiranë.
SHES një shtëpi dy katëshe me katër dhoma, me oborr dhe shumë pemë, ka dhe dy dyqany toke. Kjo shtëpi ndodhet 15 kilometra larg Durrësit, në rrugën Durrës-Tiranë.
Adresa: Hamza Guza, Koxhas, Durrës.
SHES një shtëpi të re, dy katëshe, me një oborr e një kuzhinë, aneks, korridor, verandë, ballkon 18 metra katror dhe oborr me sipërfaqe 540 metra katror. Adresa: rruga "Budi", Kodra e Shën Pjetrit, nr.9, (pranë "Qytetit Studenti").
Shes aparate stomatologjike Unid. Diponogj dhe portativ (8kg).
Adresa: Pranë restorant "Durresi", pallati 66/1, apartamenti 19, Tiranë.
SHES një compact disc portativ "Tencats" me bateri të ringarkueshme, transformator dhe kufje. Të interesuarit mund të telefonojnë me numër 3246, Tiranë.
JAP ME QERA një vilë me katëshe, me katër dhoma e një kuzhinë, me aneks, dy podrum dhe dy banjo. Oborri mund të përdoret si parking.
Adresa: Rruga "Peti Niko", nr. 38, Tiranë.
JAP ME QERA një shtëpi dy katëshe në qendër të Shkodrës, poshtë ka dyqan dhe sipër ka 3 dhoma e një kuzhinë, në oborr. Të interesuarit të drejtohen në numër telefoni: 042 24262.
AFITTO una casa di due piani al centro di Scutari, sotto casa c'è un negozio. La casa ha tre stanze e una cucina. C'è anche un giardino. Gli interessati possono chiamare al 042 24262.
JAP ME QERA një shtëpi private në qendër të Tiranës, kati i parë, me pesë dhoma, kuzhinë, banjë, oborr me sipërfaqe 240 metra katror, si dhe depo garazhe me dyer metalike. Shtëpia ka edhe telefon. Të interesuarit mund të telefonojnë me numër 42 021, nga ora 9,00 — 14,00.
SHES një truall me sipërfaqe 650 metra katror. Adresa: rruga Thanas Ziko, pallati 66/3, shkalla 1, apartamenti 21, Tiranë.
VENDO un terreno di una superficie di 650 metri quadrati. Indirizzo: Via "Thanas Ziko", palazzo 65/3, scala 1, appartamento 21, Tirana.
JAP ME QERA një apartament pranë restorant Durresit, kati i dytë, me një dhomë e një kuzhinë me aneks e ballkon. Adresa: Laga 49, rruga "Feri Xhajko", pallati 59, shkalla 1, apartamenti 1, Tiranë.
DJE NE SHQIPERI
KONSULTIME MIDIS TIRANES E SHKUPIT PER TRANSPORTIN E IMPORTUEVE MAQEDONASE — Në Tiranë u zhvilluan bisedime dypalëshe midis shqiptarëve, Kopliku dhe homologëve të tij maqedonë, Ismaili dhe Sulejman, qëllimi i këtyre takimeve ishte ndihma që Shqipëria mund t'i ofrojë Maqedonisë duke transportuar mallrat maqedonase nga një portë të saj në Adriatik. Ende nuk kanë përfunduar hollësitë për përballjen e çështjes logjistike. Kontakti midis dy shteteve për këtë problem u intensifikuan sidomos në dhjetorin e kaluar me marrëveshjen për linjën Greçe dhe Maqedonisë. Vetëm disa kohë më parë Athina i mbylli portet e saj për trafikun e mallrave që shkojnë drejt Maqedonisë.
PERGATITET NE TIRANE ME RASTIN E 22 SHKURTIT — Në kryeqytet kanë filluar përgatitjet intensive për festimin e përvjetorit të dy e gjysëm të demokracisë në vend. Me këtë rast do të organizohet edhe një festival pranveror për fëmijë i cili do të zhvillohet tri ditë. Përgatitor po drejtohen nga bashkia e kryeqytetit.
NDËRTIMET E REJA NE KUKES — Shtohen aktivitetet në fushën e ndërtimore në rrethin e Kukësit. Një nga firmat më të medha ndërtuese në këtë fushë është, firma e re "Frutri" e cila tashmë ka përfunduar një apartament banimi me 15 apartamente dhe ka dorëzuar edhe disa godina të tjera e rrethin e Hasit. Firma private do të operojë në këtë sektor ka realizuar tëshme bashkëpunimin për të ndërrmarrë realizimin e projekteve më të rëndësishme. Në një tender të ri për ngritjen e një banese do të marron pjesë tre firma për ndërtim nga ky rreth.
KËMBËTËNTIMI I LIBRAVE NE BIBLIOTEKËN KOMBËTARE — Janë 350 libra të rrallë e antikë fondi i Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, dhuruar e vlefshme lu institucionit e ardhshëm kulturor nga një fondacion zviceran. Disa nga këto prurje do të organizuar në Tiranë një ekspozitë me këto libra.
ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA
Zatere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045
Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona
DURRES - BARI - ANKONA
TRIESTE - DURRES
Nga DURRESI për BARI:
çdo të Martë niset ora 22.00
çdo të Enjte niset ora 12.00
Nga DURRESI për ANKONA:
çdo të Dielë niset ora 12.00
Nga DURRESI për TRIESTE:
çdo të Mërkurë niset ora 19.00
çdo të Shtunë niset ora 20.00
Agjensia në SHQIPERI
DURRES: DETARE SHETTERORE
Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148
Agjensia në ITALI
BARI: AGESTA Srl - via Liside, 4
Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043
ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20
Tel. 0039/71/204915 - Fax 202296 - Tlx 560022
TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/4
Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 400059