Çmimi «Mercedes» në gjyq
Komisioni shpall fitues biletën e dytë
Flasin pretendëntët e Çmimit të Madh nga Kuçova dhe Pogradeci
EDMOND LAÇI
TIRANE — Denoncim në Gjykatë përmbyll Benz-in e Llotorisë “Rreth fatit për 12 javë”. Edhe pas tre ore ballafaqim me Komisionin e kësaj Lotarie, pretendëntja nga Kuçova, nuk ka pranuar tërheqjen nga kërkesa për Çmimin e Madh. “Ta marrë për mua ka mbaruar, vetëm rruga e një gjyqi”, pohon për Gazetën Shqiptare Alma Rrapo, fituesja e shortit të tretë “sëçesaj fate atë që ma dhuroi Zoti”, po ma rrëfen në një zë “çilt”?. Përfundimisht, në mesditën e së mërkurës, Komisioni i Lotarisë ka vendosur që fitues i “Mercedes Benz” pa marrë parasysh nga gabimi gjatë trasmetimit direkt në TV të spektaklit — të bëhej fituesi i shortit të dytë fituesi Spartak Kodra, nga Nizhaveci i Pogradecit. Vendimi më zyrtarisht ka sjellë një mur tërheqjes, që me rrugë gjyqësore, Çmimi i Madh do të qëndrojë i bllokuar, ashtu sikurse të gjitha dokumentet e faktet të cilat Komisioni do t'i vazhdojë t'i ruajë me fanatizëm për të kundërshtuar hipotezat e ndonjë manipulimi. Sidoqoftë ende në kryeqytet ndodhen të dy pretendëntët, të cilët për herë të parë të mërkurën i shtrënguan duart njëri-tjetrit.
“Jam 22 vjeç dhe kam vetëm një vit që e kam kryer shërbimin ushtarak” tregon Gazetës Shqiptare Spartak Kodra. “Endem pa punë dhe jetoj bashkë me nënën time dhe motrën e vogël — vetëm me pensionin e babait tim të aksidentuar para disa vitesh në minierë. Por kemi dhe një lot...”
Kur dhe sa bileta keni blerë për Lotarinë “Rreth fatit për 12 javë”?
“Vetëm një dhe vetëm pesë ditë para përfundimit të spektaklit. Atë ditë kthehesha nga motra ime që banon në Kavajë dhe në xhep kisha vetëm 200 lekë. Në kiosken e shitjes së biletave në Pogradec vajta për të blerë një gazetë, po më tërhoqi dhe mendimi “harxhimi” të 30 lekëve për të blerë një biletë, të cilën shitësi i greisi si për gjithë të tjerët.”
Po pas?
“Dhe sa mendja vete edhe unë prita Lotarinë, sepse mamaja dhe motra kishin rënë në gjumë. Për fat, erdhi që ishim ndërprerë dy herë spektakli, nuk të ndërronte gjatë zhvillimit të Lotarisë. Dy herë në të njëjtin drejtim dhe pasi Krasta tregoji se bileta ime ishte përfundimisht, zgjova njerëzit e shtëpisë. Atë natë nuk fjetëm.”
Kur u nise për në Tiranë?
“Që në të gdhirë. Në Pogradec për dy orë nuk mund ta lidhja në telefon me Tiranën. Biletën e kisha futur në gjoks, ndërkohë që shihoja që dikush të ma vidhte për përgjigje. Në Tiranë mbërrita me autobusin e linjës rreth orës 17, kur në shtëpinë e kunatit mora vesh se TV kishte dhënë zhvillimin e dytë së biletës sime shpallur fituese”.
Nëse Gjykata ju shpall fitues, ç'do të bëni me Mercedes Benz?
“Kam dëshirë ta shes dhe të blej një shtëpi, por patjetër dhe një televizor të le me para. Edhe jashtë shtetit nuk kam ndërmend të dal me...”
Ndërkohë Alma Rrapo, 18-vjeçarja që banon në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës, te infarkturi u drejta...
Gjykatës. Bashkë me të në Tiranë janë i fejuari i saj dhe mamaja e saj shtatzanë. “Mendova se tashmë mbaruan hallet për ne — tregon për Gazetën Shqiptare Alma Rrapo — unë jam jetime dhe banoj në shtëpi bashkë me njerkun, nënën time dhe motrën e vogël, ndërkohë që jetojmë vetëm me rrogën e mamase që punon në Transportin e Naftës.
A ju kujtohet momenti kur Krasta — pas leximit Komisionit — ju qa fituese?
“Unë kisha prerë pesë bileta dhe atë moment e prisja të tërë familja ime. Atë natë e mori vesh i gjithë pallati ynë. Pas disa ore lumturie të papërshkruara, në shtëpinë e nënës time në Tiranë dëgjuam edhe lajmin me zëngjyrës të tretë. Kam të drejtë të dyshoj, ndaj 'rruna e largon' nga Tirana pa u vendosur një herë e përgjithmonë për këtë histori”.
Po nëse Gjykata au jep juve “Mercedes Benz”?
“Do ta shisja dhe do ta ndryshoja komplet jetën time. Do martohesha e lumtur e në vend të televizorit bardh e zi ku pashë spektaklin, do të vendosja në jetë me ngjyra. Pastaj gjithçka tjetër që i mungon aq shumë shtëpisë. Unë jam fituesja e Çmimit të Madh, prandaj 's'runa e largohem nga Tirana...'”
Dy pretendëntët e Çmimit të Madh të Llotorisë «Rreth fatit për 12 javë»: Alma Rrapo nga Kuçova dhe Spartak Kodra nga Nizhaveci i Pogradecit
(foto: Hektor Pustina)
Dy pretendëntët e Çmimit të Madh të Llotorisë «Rreth fatit për 12 javë»: Alma Rrapo nga Kuçova dhe Spartak Kodra nga Nizhaveci i Pogradecit (foto: Hektor Pustina)
Rreth 1.200 viktima në rrugët shqiptare
Gjatë dy viteve të fundit 700 persona humbin jetën
Bilanci i aksidenteve në vitin '93
TIRANE — Rritet gjatë e më tepër në Shqipëri numri i aksidenteve rrugore. Po në rritje — akoma më të madhe — është dhe numri i viktimave të krijuara prej tyre. Fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të moshave të ndryshme janë plagosur rëndë e kanë humbur madje dhe jetën nga fatkeqësi e shkaktuara gjatë qarkullimit me automjete.
Fillimi i përdorimit të makinave private — për herë të parë vitin 1990 në Shqipëri — nga një numër gjithnjë e më i shtuar i qytetarëve të pasur a shtresave me pasojë e ka rritur shumë mjaft i njehsin aksidentet e shumta. Rastet e tyre erdhën duke u shtuar krahas zgjerimit të lëvizjes së automjeteve. Kështu vitin gjatë vitit 1992, numri i aksidenteve rrugore kishte arritur në 587 raste. Por akoma më tepër kishin qenë viktimat: gati 350 vetë kishin humbur jetën ndërsa mbi 400 të tjerë qenë sa ishin plagosur. Pjesa më e madhe e këtyre aksidenteve kishte ndodhur kryesisht në pjesën e dytë të vitit ku dhe të aksidentuarit kishin qenë më të shumtë. Kështu gjatë kësaj periudhe 6-mujore, në rrugët e Shqipërisë ishin përplasur mbi 300 automjete të llojeve më të ndryshme, në të vrarë afro 240 njerëz, ndërsa gati 250 të tjerë kishin shpëtuar vetëm me një plagosje.
Fenomeni i aksidenteve njohu një rritje të ndjeshme gjatë vitit 1993. Ndërkohë që gjatë këtij viti, ishte shtuar shumë edhe numri i makinave në qarkullim. Kështu në të krahasim me një vit më parë aksidentet patën një ngritje prej afro 18 për qindësh. Numri i tyre — sipas të dhënave të Institutit të Statistikës në Tiranë — kapi shifrën e 792 rasteve. Ndërsa numri i të aksidentuarve pati shifra akoma më të frikshme: të vdekur ishin afro 400 njerëz; kurse të plagosur — dhe me shumë se ata të një viti më parë — kishin kaluar shifrën e 900 viktimave. Por kulmin e tyre aksidentet rrugore — për vitin 1993 — e kishin njohur gjatë korrikut dhe gushtit. Vetëm në këto dy muaj kishin ndodhur gati një e katërta e totalit të të gjithë aksidenteve.
Ndërsa zgjerimi i lëvizjes së automjeteve — si pasojë e shtimit të numrit të tyre — vazhdon të jetë një nga burimet e aksidenteve dhe mosrespektimi i rregullores së qarkullimit rrugor nga vetë drejtuesit e mjeteve është një tjetër arsye që shkakton këto fatkeqësi. Ndër to, vend të parë vjen tejkalimi i shpejtësisë dhe mosmbajtja e krahut të duhur gjatë lëvizjes. Përveç saj — nga rastet e verifikuara — përdorimi i pijeve alkoolike është një tjetër faktor i dëmshëm.
Armand Mero
Edhe fshati administron ujitjet
TIRANE — Një tjetër projektligj në ndihmë të fshatarit, ishte aprovuar këto ditë nga Qeveria. Tashmë ujërat dhe veprat ujitëse dhe kulluese do të administrohen edhe nga subjektet të ndryshme që janë me pronë fshatari. Përveç shoqatave të përdoruesve të ujit, kjo pasuri do të mund të shfrytëzohet edhe nga vetë fshatari që të organizuar në grupe të ndryshme, mund të marrin përsipër të kryejnë këte aktivitet.
Deri tani në Shqipëri, ujërat dhe veprat ujitëse janë administruar dhe kanë qenë pasuri vetëm e shtetit. Edhe me projektligjin e ri — së shpejti ai do të kalojë Parlamentin — çështja e pronësisë nuk ndryshon dhe i mbetet përsëri shtetit.
Helmet nga Bajza mbeten në Austri
«Greenpeace» bllokon rrugën
TIRANE — Vazhdon për disa ditë me radhë udhëtimi — në formë proteste — në rrugët e Evropës i pesticideve të Bajzës. Kamioni me 15 ton helm — i ngarkuar në Shkodër nga ndërmarrja “Greenpeace” — pasi kishte lënë Shqipërinë në të parë të marsit, ishte drejtuar për në Gjermani. Pikërisht, në kufirin ndarës me Austrinë, kamioni është ndalur duke bllokuar kalimin e automjeteve nga të dy anët e autostradës. Ekologjistët e “Greenpeace” e lanë pa lëvizur për disa orë makinën me helm duke protestuar kështu kundër një ngjarjeje të rrallë të shkaktuar në mjedis.
Tashmë kamioni me ngarkesën e pesticideve është ndalur në një zonë në kufirin austriak-gjerman. Etapat e tjera të udhëtimit të tij nuk dihen akoma. Megjithatë para disa ditësh, një nga përgjegjësit e “Greenpeace” kishte deklaruar për Gazetën Shqiptare se projekti i tyre ishte që ta shkarkonte këtë helm para Parlamentit të Gjermanisë.
Pesticidet e stokuara — afro 40 tonë — kishin ardhur në Shqipëri në nëntor të 1991. Kishte qenë pikërisht një shoqëri gjermane e cila i kishte sjellë ato në formën e ndihmave. Të bllokuara nga qeveria shqiptare ato vazhdojnë të gjendrojnë akoma dhe sot në disa magazina rreth në stacionin e Bajzës. Ndërkohë qeveria gjermane nga ana e saj është shprehur se do të marrë përsipër tërheqjen e tyre nga Shqipëria.
Ar. Me.
Sisteme të alarmit në muze kundër vjedhjeve dhe zjarrit
Së shpejti një tender i organizuar nga Ministria e Kulturës
Pajisjet dhuratë e një organizmi ndërkombëtar
TIRANE — Me në fund do të zvogëlohen rreziqëshmëria më e madhe. Të instalohet aparaturat elektronike kundër vjedhjes në dy prej institucioneve me të rëndësishme të vendit. Së shpejti sistemet e alarmit do të vendosen në fondet e Muzeut Historik Kombëtar dhe në Institutin e Monumenteve.
Që këtej e tutje do të vështirësohet puna e kujtdo që ka ndërmend të grabisë veprat e artit. Një pajisje tjetër e kushtueshme do të instalohet në njërin prej muzeumeve më të rëndësishëm. Ajo do të shërbejë për dhënien e alarmit dhe për sinjalin në të vogël të zjarrit. Ende nuk është caktuar vendi i instalimit të kësaj pajisjeje, por ka shumë të ngjarë që ajo të vendoset në Muzeun e Ikonave “Onufri” në Berat, i cili — me objekte dhe konstrukcionet e shumta prej druri — paraqet rrezikshmërinë më të madhe.
Të gjitha këto pajisje do t'i dhurohen Shqipërisë nga një organizëm ndërkombëtar i specializuar: ICCROM (Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Konservimin dhe Restorimin e Trashëgimisë Kulturore). Një ekspert i kësaj organizate, Basuti, vizitoi Shqipërinë para disa kohësh duke u njohur me nevojat e mëdha që ka patur institucioni shqiptar. Flerisht pas largimit të tij nga Shqipëria, organizata ndërkombëtare ka vendosur të bëjë këto dhurata të vlefshme. I njëjti institucion ka marrë përsipër edhe shpenzimet e qendrimit në Itali e një teknik shqiptar i cili do të ndihte në mënyrë e instalimit dhe të funksionimit të këtyre aparaturave.
Janë shtuar, nga ana tjetër edhe përpjekjet e vetë autoriteteve shqiptare për të rritur shkallën e sigurisë se këtyre objekteve duke rritur investimet për sistemet e alarmit. Sipas Dashnor Kokonozit, Drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Ministrinë e Kulturës, nisur e sporteve, ka kohë Ministria është parashtikuar organizimi i një tenderi për firmat shqiptare dhe të huaja, fituese e të cilit do të marrë përsipër instalimin e një numri aparaturash alarmi dhe me çelës duke të jetë me rëndësi. “Ende nuk kemi përcaktuar hollësitë teknike e financiare të tenderit — u shpreh Kokonozi — por synojmë që këtë ta përfundojmë sa shpejt të jetë e mundur”.
Fatos Baxhaku
Vetëm dy vjet më parë
TIRANE — Eshka kthycr në një ditë të madhe feste në Tiranë dhe ne qytetet më të mëdha të vendit 22 marsi, dy vjetori i fitores së demokracisë në Shqipëri. Janë organizuar në këtë rast dhjetëra e manifestime me pjesmarrje nga lartësime, dhe nga të gjitha moshat. U mbushën rrugët dhe sheshet me pallon, siç ndodhi dy vjet më parë rrugët e festime të qytetit. Fotografia që po botojmë na kujton harenë e 22 marsit 1992. Atëherë, për disa ditë me radhë u zhvilluan manifestime spontane që shprehnin gëzimin e fitores.
DJE NE SHQIPERI
ISH-HOTELI I PAFERUNDUAR I RRESHENIT KTHEHET NE QENDER FETARE — Ish-hoteli i qytetit të Rrëshenit, i blerë kur ishte ende i papërfunduar nga një qendër kishtare katolike shqiptare, po transformohet në një qendër shoqërore e fetare. Kjo qendër është quajtur “shtëpia San Vincenzo” e është një organizatë kishtare hollandeze, e cila ka financuar për ngritjen e kësaj qendre. Këtu ka parashikuar organizohen aktivitete e para fetare e kulturore. Për nga qëllimet e qendra funksionon edhe një bibliotekë e vogël.
BASHKËPUNIM KONTAKTET MIDIS KORÇES DHE BULLGARISË — Do të rriten kontaktet ekonomike e kulturore midis Korçës dhe Blagoevgradit. Fillimi i konkretizimit të këtyre kontakteve do të shënohet nga hapja e një ekspozite të piktorëve korçarë dhe me pas nga organizimi i një koncerti të Orkestrës Simfonike të Korçës në qytetin bullgar. Kontaktet në mes qarkut të dy qyteteve do të forcohen më tej me rastin e një seminari të posaçëm që do të organizohet po në Blagoevgrad.
ARRESTOHET NE BERAT PRODHUESI I BUKES SE VJEDHUR — Është arrestuar në Berat, Lufetar Tafa, 40 vjeç, pronar i furrës për furnizim me bukë të këtij qyteti. Tafa akuzohet se ka vjedhur pasurinë bujqësore të sistemit, masa me miell ka falsifikuar dokumente zyrtare. Realiza për furnizimin është bërë të muaj me parë nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit për këto gjëra. Sipas burimeve të prokurorisë së Beratit, u shumë raste janë përdorur sasi të tjera me aktivitet të blerjes dhe shitjes së miellit të destinuar për prodhimin masiv të bukës për popullsinë.
Mashtronte: «Jam polic ushtarak»
«Ndihmonte» familjet me djem ushtarë
Elbasan, fshatarët viktima të lojës së një të panjohuri
ELBASAN — Këtë herë objekt i vjedhjes(?) nuk janë as bankat apo dyqanet e private, por disa shtëpi fshatarësh në rrethin e Elbasanit. Por preferenca e të reit e quante përsëri ishte zhgënjylluar në rrugën e një të pandehuri polic, sikurse disa “kolegë” e tij në disa rrethe të tjera të Shqipërisë e që tashmë janë zbuluar nga organet e Rendit. Vetëse imtimi i fundit i përket një polici deri tani, aspak të preferuar nga mashtruesit, ai ushtarak. Kështu viktima të mashtrimit me të ri janë bërë mjaft familje të kanë nga 10 djem të shërbimit ushtarak.
Mashtruesi — i paidentifikuar — kishte bredhur nëpër fshatra të Elbasanit i armatosur, por jo për të kërcënuar viktimat e tij, por vetëm i dështim i të preferuar. Kështu ai te disa e familjeve i kishte kërkuar disa here “kompromise”, në mënyrë që djemtë e tyre të mos dërgoheshin në ushtrie të largëta e kalonin pa u nder. “Ai dinte gjithçka për tim bir — pohon kujtim Subashi nga fshati Pojan — prandaj kur me tha se ai i kishte urdhër në repart për fishekë automatiku, e besova”. Më pas propozimi i “punonjësit të Policisë Ushtarake” kuptohej: disa shuma që këshilloheshin mahnitshëm për “ndërrime me Prokurorinë”. Ndërsa A.T. — banor i fshatit Papër po të Elbasanit — pasi i ka dorëzuar M. U personit 25.000 lekë, kishte pritur me ankth që djali i tij të demobilizohej humbur në automatik(?) dhe 50 fishekëve, gjëja të humbur prej tij. “I pagova — tregon A.T. — pasi u trembova kur ai me tha se nësë kjo çështje nuk kalonte në heshtje, im bir mund të denohej të paktën me 10 vjet heqje lirie”.
Sidoqoftë ende nuk dihet se sa viktima të tij janë bërë e ndërmjet fshatrave të tjera. Ato që kanë rënë në lojën mendon vetëm se ai fliste në një dialekt shkodran.
Mentor Kikia
NE BRENDESI
Jelcin është i sëmurë, zëra e përgënjeshtrime në Moskë
Flitet edhe për një grusht shteti
NE FAQEN 2
Gjatë tre viteve 100 mijë vendime gjobash
Polici finance apo tatimi?
NE FAQEN 3