Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 26 mars 1994

Sot pretenca për Nanon

Skandali i ndihmave, procesi drejt fundit të tij Përfundon misioni i Prokurorisë Skandali i ndihmave, procesi drejt fundit të tij Sot pretenca për Nanon Përfundon misioni i Prokurorisë TIRANË — Pas pak orësh në Gjykatën e rrethit të Tiranës do të propozohet dënimi për Fatos Nanon. Sot në orën 11, prokurorët Çeleshi e Gjokutaj, përfundimisht — pas muaj e muaj hetimesh — e shkëpusin procesin e skandalit të ndihmave nga organi i tyre i Prokurorisë, për t'ia lënë atributin e vendimit gjykatësve. Kështu procesi, i quajtur i procesit vitit në Shqipëri, mbetet vetëm një hap larg përfundimit. Brenda tij, lideri socialist Nano, por edhe Plaka, Gjini e Hallko presin të japë për herë të parë e sa vite heqje lirie u kushton akuza. Nano për “përvetësim të pasurisë shtetërore në përpjestime të mëdha në rolin e ndihmësit dhe falsifikim të dokumentave zyrtare” dhe të tjerët për “shpërdorim detyre”. Të vetmet hollësi që e bën deri në orën 12 — ku do të paraqitet pretenca e mbrojtësve të akuzës — sidomos pak. Akuzat ndaj Fatos Nanos — i cili nuk ka pranuar deri tani të nënshtrohet shpjegimeve gjatë hetimit gjyqësor — e fillojnë dënimin e tyre nga riedukimi nëpërmjet punës dhe përfundojnë me vdekje. Një “udhëtim” aq i gjatë dënimi, aq sa — askush përveç dy prokurorëve — nuk mund ta konfirmojë nëse i kërkuar prej tyre. Sidoqoftë shuma, së cilës i është referuar akuza, është një nga shifrat më të mëdha me të cilat është përballur Drejtësia Shqiptare, kur bëhet fjalë për një person që i shkakton humbje të tilla Shtetit. Sidoqoftë pretenca e sotme mund t'i referohet e të vetmit dokument të konfirmuar — aktakuzës së organit të Prokurorisë, mbi bazën e të cilit natyrisht do të shtrihet edhe propozimi i sotëm. Kështu për Nanon, dokumenti i përfunduar më 15 shkurt të këtij viti, bënte fjalë për shumën prej 73.780.000 lekë, të cilat — po sipas aktakuzës — i janë përvetësuar Shtetit Shqiptar, por duke u ndihmuar nga i pandehuri Fatos Nano. Kjo shifër mjaft e lartë — duke pasur parasysh edhe gjendjen e ekonomisë shqiptare në kohën e urisë kur kishin ardhur edhe ndihmat italiane — i përket edhe të pandehurit tjetër Sokrat Plaka, pavarësisht se këtë herë akuza është tjetër. Ndërsa për Gjinin dhe Hallkon shumë e llogaritura nga organi i Prokurorisë, korrespondon me 399.392 lekë si dhe 144.821 lekë. Kështu pas një maratone hetimesh, por edhe seancash gjyqësore, çështja Nano dhe të tjerësi, skandali i ndihmave, sot për herë të parë dërgon dënimet e propozuara nga Prokuroria. Nga zhvillimi i hetimit gjyqësor, më i paparashikuarshëm, mbetet dënimi për Fatos Nanon, edhe pse ai me shpejtim e tij, mund t'i kishte dhënë një tjetër rrugë akuzave që rëndojnë aktualisht mbi të. Kjo zgjidhje — sipas Nanos dhe avokatëve të tij nuk mund të bëhet deri sa të zbatohen kërkesat e tyre të përsëritura për ndjekjen e procedurave të rregullta ligjore — skadooftë nuk mund t'i ndërpresë procesin e vitit. Plaka, Gjini e Hallka së bashku me avokatët e tyre, shpejtojnë për Trupin Gjykues — ndoshta sot për herë të parë edhe ta ndjejnë nga afër akuzën. Sidoqoftë edhe pak orë askush — përveç prokurorëve Çeleshi e Gjokutaj — nuk mund ta parashikojë atë. Hapi i parafundit drejt përfundimit të procesit kërkon edhe disa orë. Më pas mbrojtja e të pandehurve nga avokatët e tyre do të njohë fjalën e Vendimit të Trupit Gjykues. Një procedurë e zakonshme, që si mund të ndryshojë edhe nëse, këtë herë, thyejnë heshtjen Nano dhe avokatët e tij. (p.re.) Fatos Nano
Fatos Nano Çeleshi Gjokutaj Sokrat Plaka Gjini Tiranë Shqipëri

Fotografitë e para nga avionët spiunë

Aeroplanë amerikanë nisin misionin Tani Shqipëria mund të blejë armë nga Pentagoni Aeroplanë amerikanë nisin misionin Fotografitë e para nga avionët spiunë Tani Shqipëria mund të blejë armë nga Pentagoni TIRANË — Kanë filluar tashmë misionin e tyre vëzhgues avionët spiunë amerikanë. Sipas Agjencisë Zyrtare të Shtypit Italian ANSA — që konfirmon këtë lajm — këta avionë kanë kryer fluturimet e para mbi territorin e ish-Jugosllavisë së përfshirë nga flakët e luftës. Sipas të njëjtit burim ata, falë rrezes së tyre të gjerë të veprimit, duke u nisur nga baza në Shqipëri, mund të arrijnë Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi e deri në Sarajevë dhe Beograd. Kanë mbërritur pra në zyrat e Pentagonit, fotografitë e para strategjike që vijnë nga zonat e luftimeve. Dy avionët amerikanë “u-2” të quajtur “Gnat 750” — kanë në bord një pajisje të sofistikuara elektronike të cilat transformojnë në të dhëna numerike pamjet e marra nga telekamerat e instaluara në to. Këto të dhëna, i transmetohen një stacioni tokësor — edhe ky në Shqipëri — prej nga përcillen në kohë reale, nëpërmjet satelitëve, qendrës së Pentagonit në Washington. “Gnat 750” që në zhargonin ushtarak quhen edhe “Drone”, janë ndërtuar nga fabrika General Atomics në San Diego. Ata kanë një pavarësi fluturimi 800 kilometra në 24 orë dhe mund të ngrihen në lartësi të mëdha, deri në 8 mijë metra. Këta avionë fluturojnë pa pilot dhe çdo 24 orë kanë nevojë për asistencë teknike. Ideja për instalimin e “Gnat 750” në bazat ajrore shqiptare ishte shfaqur disa muaj më parë kur SHBA vendosi të ndërhyjë më energjikisht në zgjidhjen e konfliktit në ish-Jugosllavi. Ekspertët amerikanë kishin studiuar në plan të hollësishëm — shpenzimet e të cilit llogariten afër 6 milion dollarë — për mbikëqyrjen e veprimeve strategjike të përdorura për fluturimin e tyre zbulues për instalimin tyre në Itali, e cila — për arsye që ende nuk janë bërë publike — nuk pranoi. Më pas kërkesa — sipas të përjavshmes amerikane “Aviation week and Space Technology” — i është paraqitur qeverisë shqiptare. Ndërhyrje, drejtuar udhëheqësve më të lartë shqiptare, bëri të mundur nxjerrjen e një lejeje të nevojshme për misionin avione nga Shqipëria. Sipas të njëjtit burim, marrëveshja përcaktonte mbërritjen e tyre në shkurt të këtij viti. Marrëveshjen e konfirmoi disa kohë më pas, vetë kryetari i asamblesë së NATO-s Louis Bouvard. Zyrtari i lartë ushtarak falenderoi në Tiranë Qeverinë shqiptare, e cila “ka lejuar avionët e zbulimit amerikanë, të ngarkuar me detyrën e vëzhgimit të lëvizjeve ushtarake në territoret e ish-Jugosllavisë, të vijnë në vendin tuaj”. Ndërkohë, tani Shqipëria mund të blejë edhe armë e materiale të tjera strategjike nga SHBA. Presidenti amerikan Klinton ka firmosur heqjen e embargos ndaj shitjes së materialeve të sigurisë për tre vende ballkanike: Shqipërinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Një funksionar i administratës amerikane ka deklaruar: “Këto vende, që sot janë të autorizuara të blejnë materiale për mbrojtje.... duke filluar nga uniformat e deri tek armët asgjësuese”. p. re. Avioni spiun mbi Bosnjë Shpejtësia: 170 km/h Kapaciteti i fluturimit: 24 orë Rrezja e veprimit: 800 km Grafiku tregon trajektoren e aeroplanit të përdorur për survejimin e zonave të luftës në ish-Jugosllavi
Klinton Pjetër Arbnori Tiranë Shqipëri Kosovë Maqedoni Mal i Zi

«Shqipëria udhëkryq i cigareve ilegale»

Nga emisioni televiziv i RAI2 Pohim i specialistëve dhe kontrabandistëve italianë Nga emisioni televiziv i RAI2 «Shqipëria udhëkryq i cigareve ilegale» Pohim i specialistëve dhe kontrabandistëve italianë TIRANË — “Shqipëria është një nga dy drejtimet kryesore për një furnizim me cigare kontrabandë të tregut puljez”. Sinjali këtë herë vjen jo nga forcat e rendit, por nga një transmetim televiziv. Në emisionin “N' coraggio di vivere” — një nga emisionet më të prera të telespektatorëve italianë — të transmetuar të mërkurën në mbrëmje nga rrjeti televiziv RAI 2, ishte zgjedhur këtë herë si tematikë kontrabanda e cigareve, e cila sidomos në brigjet e Puljez është zhvilluar shumë kohët e fundit. Pikërisht nga këtej transmetimi, ekspertë të këtij fenomeni por edhe së cilës të vejël ambulantë të cigareve kontrabandë e cilësuan Shqipërinë si një nga dy drejtimet kryesore të tranzitimit të cigareve kontrabandë. “Dy drejtimet kryesore janë Bari-Tivar ose Bari-Gryka e Kotorrit dhe Bari-Shqipëri”, theksoi një prej tyre, korrespondentë “Corriera della Sera” për Barin i cili prej kohësh po e ndjek këtë problem. Gjatë emisionit fenomeni i kontrabandës së cigareve u trajtua me shumë qejf në fenomen i mprehtë social se sa si një problem kriminal, ndaj të cilit duhet ndërhyrë jo vetëm me anë e ligjit, por edhe për masa konkrete ekonomike për të zhdukur shkakët që e bëjnë ushqejnë atë. (va. bot)
Tiranë Pulje Bari Tivar Gryka E Kotorrit

Më shumë mbështetje Shqipërisë

Ministri belg TIRANË — “Shqipëria meriton një mbështetje të gjerë dhe ajo nuk do të mungojë” — u shpreh gjatë takimit me Kryeministrin shqiptar Meksi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës Belge Vili Klaes. Duke përgëzuar Shqipërinë për politikën e matur që ndjek në situatën e ndërlikuar të Ballkanit si dhe përpjekjet e saj për tu anëtarësuar në NATO, Klaes — që zhvilloi një vizitë në Shqipëri — premtoi se do të kërkonte nga Këshilli i Ministrave i Bashkësisë Evropiane marrëdhënie sa më shpejta në mbështetje të saj.
Përrgj Progç Gega Vili Klaes Tiranë Shqipëri Ballkani

DJE NE SHQIPERI

ZHVILLOHET NE TIRANE CEREMONIA E BETIMIT TE USHTAREVE TE RINJ TE GARDES KOMBETARE — Është zhvilluar në një repart ushtarak në afërsi të Tiranës ceremonia solemne e betimit të ushtarëve të rinj të Gardës Kombëtare. Kanë qenë të pranishëm në këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Pjetër Arbnori dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm e Ushtrisë, gjeneral Ilia Vasho. Betim është zhvilluar pas një përgatitje intensive tremujore të ushtarëve të rinj. RRITEN DEPOZITAT BANKARE E KURSIMET — Është rritur në 500 milion lekë depozita e kursimeve në Bankën e Kursimeve. Kjo rritje është regjistruar vetëm gjatë muajit shkurt e këtej vitit. Lajmi u dha gjatë një interviste televizive nga vetë drejtori i kësaj banke, Edvin Libohova. Sipas Libohovës fenomeni lidhet me uljen e përqindjes së interesit bankar në deformare nga kjo bankë. CEREMONI PERKUJTIMORE NE LUSHNJE PER NDER TE ISH-KRYETARIT ZHITI — Është përkujtuar në Lushnje figura e Hekuran Zhitit, shkrimtar dhe njeri i kulur i pushkatuar nga diktatura. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast — me pjesëmarrjen e shumë bashkëqytetarëve u gjendën edhe Pjetër Arbnori, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë së Kuvendit Popullor, Miq të ndjerit shkruan edhe njëherë lëvduan e Zhitit si shkrimtar për edhe dimensionin human të tij. Një grup okëtarësh nga Lushnja ofruan për herë të parë një dramë u shkruan nga Zhiti vite më parë.
Ilia Vasho Edvin Libohova Hekuran Zhiti Meksi Tiranë Shqipëri Lushnjë

Ndryshon Ligji i Partive

TIRANË — Parlamenti ka miratuar programin e tij të punës për muajin e parë të pranverës. Janë mjaft projektligje të rëndësishme dhe vendime që ai do të aprovojë deri në 30 prill. Ndër to është për shembull procedurë të përgjithshme do të ndërmarrë në shqyrtim shtyra afat i të drejtës së dokumentave nga ish pronarët, akt që ka formën e një amnistie edhe deri në 31 mars '94. Ndër aktet e tjera të pavarësuara në program janë, pas një ligji “Për armët”, dhe ndryshime të ligjit “Për partitë politike” apo projektligj për amnistinë lartë. Do të zhvillohet dhe interpretimi i Kryeministrin Meksi, me Ministrin e Rendit Publik dhe me Ministrin e Drejtësisë.
Përrgj Progç Gega Tiranë

Një arë «ikën» nga Mati në Mirditë

Fshatari matjan vihet në kërkim të tokës së tij të humbur Ngatërresa burokratike zhvendos parcelën Fshatari matjan vihet në kërkim të tokës së tij të humbur Një arë «ikën» nga Mati në Mirditë Ngatërresa burokratike zhvendos parcelën MAT — Një ndodhi disi e çuditshme, ka kohë që një malësor Përrgj Progç Gega nga fshati Skuraj i rrethit të Matit — po troket dyerve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryeministrisë për t'u ankuar. Cudi nuk ka të bëjë me procedurën e ankimit (ofi është ajo e drejtë e gjithë), por me vetë përmbajtjen e ankesës. Gega i është adresuar shtetërore se i është larguar parcela e tokës. Nga rrethi i Matit ajo është zhvendosur në rrethin e Mirditës. I tërë faji — sikurse parashtro nënqyrja matjan në ankesën e tij — është i Komisionit Qendror të Ndarjes së Tokës i cili, ja ka kaluar padrejtësisht hektaret e tij për administrim rrethit të Mirditës. Dhe ky “migrim” i tokës është shoqëruar me pasoja të dyfishta në të dy rrethet, humbësin dhe fituesin. Ndërkohë që matjani hidhet kohë e pa mbarim të trokësle ka mbetur pa tokë, është një mirditor që i gëzon pronës së bapo dhuruar nga reforma. E keqja është se problemi mund të mos kufizohet vetëm në sferron e ndarjeve por të dalë jashtë kufijve të tyre duke marrë formën e një konflikti mes dy pretendetëve. Dhe të tillë konflikte — në dua rastin e “dhurata” tragjikisht — ka patur jo pak kohët e fundit.
Përrgj Progç Gega Mat Mirditë Skuraj

Ndërrohet ora

Që nesër të gjithë do zgjohen më herët Sonte, duke u gdhirë e diela, të gjithë do të flemë një orë më pak. Në orën 3 të mëngjesit akrepat e orës do të bëjnë një rrotullim të shpejtë përpara, prej 60 minutash, duke shënuar kështu orën 4. Ndërrimi i orës — që bëhet në të njëjtën kohë në të gjitha vendet europiane — do të kryhet edhe në Shqipëri. Nëpërmjet këtij veprimi tashmë dita do të fillojë të trembet kohë natës duke bërë që pranë e reveze të diellit mbi tokë të jetë akoma më e gjatë. Ky orar do të vazhdojë të veprojë për disa muaj me radhë deri në fund të shtatorit kur akrepat e orëve — në prolongun e stinës së dimrit — do të shënojnë përsëri një tjetër hap prapa.
Shqipëri Europë

NE BRENDESI

BRACCIO DI FERRO NE BRENDESI Italianënjë fazë të vështirë pak para zgjedhjeve NE FAQEN 2 Sport, një pretendent më shumë Durres-Patos pika kyçe NE FAQEN 3
Durrës Patos

HUK-PROJEKT

KUALIFIKIM PARAPRAK PER SIPERMARRJE NDERTIMI Objekti: UJESJELLESI I QYTETIT DIVJAKE DHE FSHATRAVE PERRETH. PATMOS RY. Finland, ton ndërmarrje ndërtimi shqiptare të plotësojnë pyetësorin e kualifikimit paraprak për ndërtimin e objektit të sipër përmendur. Projekti përfshin dy kontrata të veçanta: 1. Ndërtimi i linjave të ujësjellësit, rreth 31,5 km, me tuba plastmasi. 2. Ndërtimi i dy stacioneve të pompimit dhe dy rezervuarëve, 150 dhe 750 metra kub, përfshirë dhe linjat elektrike. PATMOS RY do të sigurojë tubacionet dhe pajisjet, ndërsa Ndërmarrja do të sigurojë materialet ndërtimore dhe do të realizojë ndërtimin. Ndërmarrjet mund të marrin përsipër njërën nga kontratat ose të dy kontratat së bashku. Pyetësori mund të merret dhe të dorëzohet i plotësuar deri më datë 2.4.1994, në njërën nga adresat e mëposhtme: HUK-PROJEKT Rruga Nikolla Lena nr.10 Tiranë, tel.: 333 33 Këshilli i Rrethit Lushnje, Seksioni Komunal Për PATMOS RY - HUK-PROJEKT
Divjakë Tiranë Lushnjë Finland Rruga Nikolla Lena