Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E dielë 27 mars 1994

Mbërrijnë kazinotë

Qeveria Shqiptare aprovon ligjin për lojrat e fatit Por ta hapësh duhen 100 mijë $ Qeveria Shqiptare aprovon ligjin për lojrat e fatit Mbërrijnë kazinotë Por ta hapësh duhen 100 mijë $ ARMAND MERO TIRANE - Edhe Shqipëria do të ketë së shpejti kazinotë e saj. Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria miratoi projektligjin "Për lojrat e fatit dhe kazinotë". Kështu pra, dëshirat e njerëzve për të fituar, duke luajtur e duke provuar fatin, do të rregullohen tashmë nëpërmjet një ligji të posaçëm, që do t'i kalojë për miratim përfundimtar Parlamentit. Të konsideruara për vite me radhë si shfaqje të huaja, lojërat e fatit dhe konkurset e parashikimeve u shfaqën për herë të parë ligjërisht - në furtitin e vitit 1990 me lotarinë e Totobollit. Më pas, kjo veprimtari u përhap edhe më tej me lojërat elektronike si dhe llotaritë e tipeve të ndryshme, duke krijuar kështu, në një farë mënyre, edhe tregun e lojrave të fatit. "Ky treg, që shfaqet në kuadrin e veprimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri - shpjegon për Gazetën Shqiptare Kasem Seferi, specialist i Ministrisë e Financave - është specifik dhe ka një karakter kompleks, ku ndërthuren interesa për fitim me dëshirën për argëtim". A është emergjent përgatitja e këtij ligji? "Po, sepse në kushtet aktuale ekonomike si dhe të dëshirës për të bërë biznes, për të ruajtur drejtimin dhe organizimin e tregut të llotarisë dhe lojrave të fatit - sipas modeleve perëndimore, kërkohet edhe siguria e garancia shtetërore. Dhe këtë gjë shteti e realizon vetëm nëpërmjet ligjit. Pastaj, Shqipëria me të vërtetë nuk ka traditë në këtë fushë, por ajo nuk mund të bëhet jashtëk për lojra të këtij tipi aziatik që zhvillohen për rrugë". Çfarë parashikon ky projektligj i miratuar nga Qeveria? "Me anën e tij rregullohen juridikisht dhe paracaktohen qartë të gjitha kushtet që duhen zbatuar për hapjen dhe ushtrimin e aktivitetit". Më konkretisht. "Në deri tani tregu i lojërave të fatit ndërhyhej nga shteti vetëm nëpërmjet disa vendimeve të Qeverisë, që këtij e tutje do të ketë një ligj të posaçëm. Kështu, për organizimin e lotarive, konkurseve parashikuese, loja do të jetë nga Ministria e Financave. Ndërsa për kazinotë - si një lloj special - kjo leje parashikohet t'i jepet direkt nga Këshilli i Ministrave dhe do të ketë një afat 10-vjeçar". Shoqëria që do të marrë lejen do të duhet të paguajë taksa e të ardhura, që thuhet se do të jenë prej 10 milion lekësh - si dhe duhet të ketë një kapital themeltar prej 30 milion lekësh". Cili do të jetë roli i shtetit në këtë mes? "Shteti do të përcaktojë strategjinë e hapjes së kazinove duke e parë këtë në kombinim me zhvillimin turistik. Nga ana tjetër aplikimi i llotarive, konkurseve parashikuese, pra tregu i lojrave të fatit përbën një nga kanalet më të fuqishme për të grumbulluar paratë në qarkullim. Pikërisht për këtë, shteti do ushtrojë dhe një kontroll të rreptë mbi këtë treg". Si do të organizohet ky kontroll? "Brenda Ministrisë së Financave parashikohet të ngrihet një njësi e lojrave të fatit, funksionet e së cilës do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, pasi nuk mund të jetë njësi a llotarisë private të kazinove". Po kazinotë nga ana e tyre si do të organizohen? "Në momentin që shoqëria merr lejen për hapjen e kazinosë ajo do të jetë e detyruar të zbatojë disa rregulla si: të publikojë rregulloren e saj të brendshme duke përcaktuar qartë - për çdo gjë dua të frekuentojë - kushtet e hyrjes si dhe kushtet e daljes". Po marrëdhëniet financiare që ajo do të ketë me shtetin? "Shpërndarja e të ardhurave përcaktohet që në momentin kur jepet leja. Kjo e ardhur do të ndahet në normën për të pronueshme fitimi midis Shtetit dhe shoqërisë. Megjithatë është për t'u theksuar fakti, që përqindja e fitimit për shoqërinë, në të gjitha rastet justifikon edhe investimet". Një kazino në Francë
Armand Mero Kasem Seferi Shqipëri Francë Tiranë

Një shqiptar vritet nga rojet greke të kufirit

DEVOLL - Një tjetër viktimë shqiptare nga plumbat e ushtarëve grekë të kufirit. Dhe bashkë me të edhe një tjetër mister, që s'dihet të humb vlerë nga humbja e jetës së një personi. Të hënën e kaluar - përgjakje kufiri të Devollit me gumbat e ushtarëve grekë, plotesoi ushtarëve grekë, shtetasi shqiptar Fredi Muça. Disa ditë më vonë në takimin midis dy palëve ndërkufitare, autoritetet greke kanë pranuar faktin që ushtarët e tyre kishin qëlluar e vrarë shtetasin shqiptar, por - si pas tyre - të detyruar, pas të shtënave kishin tentuar të qëllonin më parë mbi ta. Kështu i shtohet edhe një tjetër incident kufirit shqiptaro-grek si dhe një tjetër kulmore, e nisur gjatë dyshpresë për një vend pune apo një jetese të sigurtë. Pas vrasjes në territorin grek, viktima Muça ishte dërguar në Morgun e Spitalit të Kozanës në Greqi. Ndërkohë vazhdojnë ende kërkimet e rrugësimit të kufijve. I tentojnë të hyjnë si klandestinë në Greqi. Vetëm gjatë ditës që autoritetet shqiptare e greke diskutonin për vrasjen e shtetasit shqiptar, në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, ishin kthyer afro 300 refugjatë shqiptarë, pjesa më e madhe e cilëve në Kakavijë. Sidoqoftë sinjalet për përgatitjen e një statusi edhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, siç duket mbetet e vetmja mundësi e ardhshme që kufiri shqiptarogrek të mos vazhdojë të gjakoset. (Ed.La.)
Fredi Muça Devoll Greqi Kozanë Kakavijë

Në burg një tjetër nga vëllezërit Koçi

TIRANE / Ndalohet ish-kandidati për deputet Shkëlqim Koçi i rikthyer në Shqipëri zbulohet nga Policia TIRANE / Ndalohet ish-kandidati për deputet Në burg një tjetër nga vëllezërit Koçi Shkëlqim Koçi i rikthyer në Shqipëri zbulohet nga Policia TIRANE - Një tjetër prej vëllezërve Koçi dërgohet në qelitë e burgut. Këtë herë, përmes një "blici" të suksesshëm, organet e Rendit që kishin zbuluar rikthimin e Shkëlqim Kocit në Shqipëri, e arrestuan më 24 marsit e kanë ndaluar atë. Kështu pas Fërim Kocit - dënuar nga Gjykata e Tiranës në shkurt '94 me tre vjet heqje lirie - tashmë ndalohet dhe dërgohet në burg edhe i vëllai i tij, Shkëlqim Koçi, mbi të cilin rëndojnë po prej kohësh një çështje penale, ndërkohë që organet e Rendit kishin shpallur edhe kërkimin. "Me sa di unë ata ndodhen në Siri, por asnjëri nuk kam pasur kontakte me ta", ishte përgjigjur për Gazetën Shqiptare Fatmir Koçi, pas pyetjes për vëllezërit e tij, gjatë kohës që ai i nënshtrohej hetimit gjyqësor. Ndërkohë që mbi 300 të mashtruar kishin pritur të deklaronin në këtë proces kundër të vetmit prej vëllezërve Koçi në Shqipëri, Fatmiri gjithmonë nuk e cilaite pranua akuzën se edhe e dënoi - për "mashtrim të kryer në bashkëpunim". "Ata duhet të përgjigjen vetë për gjithçka kanë bërë" - kishte pohuar për Gazetën Shqiptare Fatmir Koçi - "pas këtyre unë ndihem më i qetë para vëllezërve". Por edhe pse ai është procesi kishte akuzuar për gjithçka vëllezërit e tij që ndodheshin në Siri, Gjykata përfundimisht kishte vendosur që - përveç dënimit të tij me tre vjet heqje lirie - ta dënonte atë të paguante dhe 400 mijë dollarë që di-kur firma "Koci" ua kishte marrë personave të ndryshëm me anë të ofertave më pas me interes. Sidoqoftë Gjykata çështjen penale në ngarkim të vëllezërve të tjerë Koçi, u kishte veçuar - pasi të pandehurit nuk ndodheshin në Shqipëri - për t'a rihapur vetëm pas rikthimit të tyre në Atdhe. Ndërkohë Policia i Shkëlqim Koçit iu nënshtie në ditës së enjte - në një lokal pranë Parkut të Madh të Tiranës - rikthen kështu edhe një herë në skenë "çështjen Koçi". I larguar prej kohësh nga Shqipëria dhe i vendosur në një vilat të tij - në Siri e largët, Shkëlqimi ndalohet pas një vëzhgimi të mëparshëm dhe ai akuzës që kishte dënuar dy muaj më parë vëllanë e tij Ndërkohë për Shkëlqim Koçin - i njohur mjaft nga opinioni shqiptar pas fushatës elektorale për Zgjedhjet e 22 Marsit - tashmë është zbuluar një tjetër mister. "Unë kam qënë jashtë shtetit në atë kohë, por di që ai ka bërë një fushatë elektorale - kishte pohuar për Gazetën Shqiptare Fatmir Koçi, i vëllai i Shkëlqimit - nëse me të vërtetë është premtuar për votë fabrika buke, është gënjyer, sepse Shkëlqimi s'kishte me çfarë t'i realizonte ato". Sidoqoftë për Shkëlqim Koçin, Drejtësia Shqiptare kishte hapur çështjen penale jo për mashtrim elektoral, por për një tjetër mashtrim: marrjen nga mjaft persona të shumtë të konsiderueshme të valutave - për t'ua kthyer me përqindje - por që në të vërtetë, kishin përfunduar bashkë me dy vëllezërit Koçi, jashtë kufijve të Shqipërisë. Burgu i Tiranës Edmond Laçi
Shkëlqim Koçi Fërim Koci Fatmir Koçi Edmond Laçi Tiranë Shqipëri Siri

Përdhunuesi në grackën e Policisë

TIRANE - Bie në grackën e organeve të Rendit dhe deporona të tjerë që kishin tentuar "dashurinë e dhunshme". Të mërkurën kaluan për në Burgun e Tiranës 21-vjeçarët A.A. nga Tirana dhe L.G. nga një fshat i Peshkopisë, të cilët sipas hetimeve të para, kishin tentuar të përdhunonin një 14-vjeçare nga kryeqyteti. Episodi i turpshëm kishte ndodhur një natë më parë - rreth orës 22, ndërkohë që vetëm ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Policisë së Komisariatit 3, e kishte shpëtuar të miturën nga duart e dy të rinjve. Pas kapjes në flagrancë, menjëherë filloi edhe çështja penale. (e.l)
A.a. L.g. Tiranë Peshkopi Burgu i Tiranës

Zbulohet kontrabandë karburanti

SHKODER - Vazhdon fenomeni i kontrabandës së karburanteve nga Shkodra drejt Malit të Zi, por edhe kundërpërgjigja e organeve të Rendit. Janë kapur personat e fundit të ndaluar nga Policia e Shkodrës - në mjetet e së cilës ngarkesat e gjetura të shumta e të dyshimit. Sipas organit të Rendit, Fadil Bruna, Sytki Skrypi, Ramazan Solo e Skënder Trashaj - të gjithë banorë të një me banim në Shkodër - ishin kapur në flagrancë duke ushtruar kontrabandën e karburantit. Për shkak të sekretit të hetimeve, ende nuk dihet sasia e lëndëve që ata kishin transportuar. (e.l)
Fadil Bruna Sytki Skrypi Ramazan Solo Skënder Trashaj Shkodër Mal i Zi

Gati projekti për vilat rezidenciale

Tiranë, 200 banesa në periferi TIRANE - Një tjetër zonë e Tiranës caktohet për ndërtime banesave private. Kësaj here, sipërfaqe prej gati 57 hektarësh i është besuar që kompani angleze "Mc-Rae International" e cila do të ngrejë një grup vilash 2 katëshe. Miratimi i këtij vendimi u bë para dy ditësh si të fundi nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit. Do të jenë mbi 200 shtëpi - vila banimi që "Mc-Rae International" mendon të ndërtojë në zonën pranë Kodrave të Selitës në Tiranë. Me ndërtimin e këtyre vilave parashikohet që kjo sipërfaqe të marrë karakterin e një zone me të vërtetë rezidenciale. Përveç banesave në këste me periudhë kohë të krijohen të gjitha shërbimet e nevojshme për një vendbanim të karakterit modern. Sipas projektit, densiteti e popullatës në këtë sipërfaqe do të jetë afër 300 banorë për një hektar. Miratimi i kësaj zone solli njëkohësisht edhe një ndryshim në planin e zhvillimit urbanistik të kryeqytetit. Kështu asaj pjese i nënshtrohet banesave - në kuadër të shtimit të gjelbërimit në qytet - i është parashikuar për zonë Universiteti në 18 hektarë të tjerë të destinuar më parë për zonë parku. Ar.Me.
Tiranë Kodrat E Selitës

DJE NE SHQIPERI

KONFIRMOHET VIZITA E BIERES NE BRITANINE E MADHE - Do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe - për një vizitë pune kretori Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Në vizitën e parë të një kryetari shteti në këtë vend britanik, Berisha ka parashikuar të ketë një audiencë private me Mbretëreshën Elisabeth, Kryeministrin Meixher, Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme dhe Komunitetin, Douglas Hërd si dhe me personalitete të tjera të larta të jetës politike apo afariste. FUSHATE NDIH-MASH HUMANITARE NGA KRYQI I KUQ SHQIPTAR - Sapo e shtendosur nga Kryqi i Kuq Shqiptar, që javen e ardhshme të nisë për në ndihmat humanitare. Këto ndihma duket t'i transmetohet një delegacion nga komuna e Merdhenes de Maillesë së Rethe, Lezës. Kryqës Shqiptar, është pëgje se pas disa përpjekjesh të organizmit, është siguruar rreth 12 mijë persona. KUKES, UDHETARET NEN VESHTRIMIN E QREGULLI MERVE - Që nga ditë e hëna, mosbatimi me vendim të Këshillit të Ministrave për bashkimin e shoqatës e pronarëve për pale të autobusëve si dhe funksionimin e linjës së lirë pritet të sjellë përmirësime të mëdha. Janë shqetësime të cilat vazhdojnë të ngjallin ndër udhëtarë të shumtë që shfrytëzojnë me pasion këtë rrjet. Kjo ka bërë që të merren masa për ruajtjen e rendit e të sigurisë të udhëtarëve me kontrollin e bagazheve të tyre.
Sali Berisha Elisabeth Meixher Douglas Hërd Britani Shqipëri Merdhenes de Maillesë Së Rethe Lezë Kukës

NE BRENDESI

Manifestime të fuqishme proteste në Francë Studentët e revoltuar kanë bllokuar krejtësisht Parisin NE FAQEN 2 Mbi 280 mijë persona janë në kërkim të një profesioni Numri më i madh i të papunëve është në qytetet industriale NE FAQEN 3
Francë Paris

Blej dhe shes

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264. Trego në mesazh qartë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën. SHES — një apartament 2 plus 1, me ballkon dhe telefon, në katin e V-të në qendër të qytetit të Vlorës. Të interesuarit të telefonojnë në numrin 22608. SHES — një makinë për larje dhe pozllitash, kushton 6.000 dollarë USD. Është e tipit E.6, profesionale. Të interesuarit të telefonojnë në Rr. me nr. 0099 6856709 (pas orës 10 të mëngjesit). JAP ME QERA — një lokal për dyqan ose magazinë me këto përmasa 8.7 metra gjatësi, 4.2 metra lartësi, 4.3 metra. Lokali është me ujë brenda, disponon një bodrum me muret 9 metër kub vëllim dhe ndodhet në fillim të Rrugës 'Hoxha Tasim' afer Sheshit 'Avni Rustemi'. (Pazari i Ri). JAP ME QERA — një shtëpi 67 metër katrorë me tre dhoma e një kuzhinë (dhoma e ndenjes, dhoma e fëmijës dhe e ngrënies, dhoma e fjetjes) në qendër të qytetit, adresa Rruga 'Thanas Ziko' Nr. 941/Tiranë. Numri i telefonit 262 80 nga ora 13.00 deri në orën 19.00. JAP ME QERA — një shtëpi me oborr, një dhomë e një kuzhinë (korridor, banjo, telefon), ka vend për disa makina. Adresa Rruga 'Besim Imami', Nr. 7/8 në Tiranë. Numri i telefonit 27169. JAP ME QERA — një vilë me 8 dhoma (dy banjo, oborr, 3 dhoma në bodrum, një dhomë jashtë. Adresa Rruga '4 Dëshmorët' Nr. 44. Telefon 24566 ose 25018 (nga ora 15.00 deri ora 17.00 dhe pas orës 20.00).
Tiranë Bari Vlorë Rruga Hoxha Tasim Sheshi Avni Rustemi

ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA

Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045 Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRES për BARI: çdo të Martë niset ora 22.00 çdo të Enjte niset ora 12.00 Nga DURRES për ANKONA: çdo të Dielë niset ora 12.00 Nga DURRES për TRIESTE: çdo të Mërkurë niset ora 19.00 çdo të Shtunë niset ora 20.00 Agjensia në SHQIPERI DURRES: DETARE SHETETRORE Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148 Agjensia në ITALI BARI: AGESTEA Srl - via Liside, 4 Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043 ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20 Tel. 0039/71/204915 - Fax 202296 - Tlx 560022 TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a Tel. 0039/40/363222 - Fax 7723 - tlx 460059
Venezia Durrës Bari Ankona Trieste