Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 29 mars 1994

Celulari në Shqipëri

«Lamtumirë» telefoni i vjetër Në fund të 1994 gati sistemi për 5 mijë abonentë TIRANE — Lamtumirë aparat i vogël i mbërthyer në një kënd të dhomës. Telefoni mund të merret edhe me vete në rrugë, pa qenë nevoja të jete i lidhur me kabllin e zakonshëm. Shqipëria përgatitet kështu të bëjë një revolucion teknik në fushën e telekomunikacioneve. Kanë filluar tashmë të depozitohen kërkesat e para për realizimin e një shërbimi krejt të veçantë në ndërlidhje: për telefoninë celulare. Tenderi për seleksionimin e firmave partnere midis furnizuesve të pajisjeve të ndërlidhura elektronike, operatorëve me përvojë në këtë fushë si edhe institucioneve financiare ishte shpallur vetëm pak ditë më parë nga Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Përgatitet të hyjë në Shqipëri një nga sistemet më të suksesshme telekomunikative në botë: sistemi GSM, numri i abonentëve të të cilit në të gjithë Europën është gjithnjë në rritje, për shkak të avantazheve të tij në krahasim me rrjetin tradicional. E veçanta e këtij sistemi është se me anë të abonimit shkëputet nga varësia e një aparati të fiksuar telefonik. Me anë të tij çdo njeri mund të hyjë pa vështirësi në lidhje me rrjetin radiotelefonik me një telefon të lëvizshëm telefonik në të gjithë Europën. Ky shërbim është krijim i njëmbëdhjetë alternativë për zhvillimin e komunikacionit në vend. Në fakt, kushtet teknike të rrjetit ekzistues telefonik ende nuk ofrojnë mundësi të lira për t'iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të zhvillimit të vendit. Sipas planit të hartuar nga specialistët e Telekomit faza e parë — deri në fund të këtij viti — synon të lidhë deri 5.000 abonentë, në qytet kryesore të vendit, të vendosur në zonën bregdetare. Synimi është që në një kohë të afërt të mbulohet nga ky sistem rreth 75 për qind e territorit të vendit. Telefoni celular është përdorur për herë të parë në fund të viteve '70 në SHBA. Japoni e Kanada. Në Europë, sistemi i këtij telefoni është unifikuar në vitin 1982 dhe është quajtur Sistemi i grupeve speciale të lëvizshëm (Groupe Special Mobile) prej nga vjen emri i shkurtuar GSM. Për instalimin e tij kërkohet ngritja e një sistemi me tre pjesë kryesore: një aparat telefonik, që sigurisht është më i sofistikuar se aparatet me të cilat jemi mësuar deri tani, një sistem stacionesh bazë dhe një stacion qendror që realizon efektivisht ndërlidhjen me pjesën tjetër të rrjetit tradicional ose të lëvizshëm. Të tre këto pjesë lidhen me njëri-tjetrin me anë të valëve për të cilat është caktuar një frekuencë e caktuar. Epërsitë TIRANE — Telefoni celular ofron mundësi të shumta e më të gjera ndërlidhjeje se sa rrjeti i zakonshëm telefonik. Ja cilat janë disa nga avantazhet e rivalit të telefonit të vjetër me tel: Me anë të tij shi[k]ohet me maksimum kohe a pune. Spektri mund të telefonojë në çdo lloj nevoje të jetës i lidhur me një vend të caktuar. Nga makina, nga shtëpia apo nga zyr[a] e tjetrit mund të lidheni me numrin që kërkoni. Sistemi është i vlefshëm si domos për ato profesione që kërkojnë komunikim të vazhdueshëm e të shpejtë dhe shfrytëzim maksimal të kohës: biznesmenë, gazetarë. Lidhja me sistemin GSM do të bëjë që aparati i telefonit celular të jetë i vlefshëm edhe në shtete të tjera europiane. Kështu mund të bëhen "telefonata" në çdo kohë biznesmenët që vijnë në Shqipëri ose ata shqiptarë që shkojnë jashtë. Një veçanti e jo pak joshëse është që është përballuar deri tani me vështirësi e valëve radiotelefonike. Celulari mund të shërbejë për realizimin e lidhjeve me të shpejta në zona ku turistik[e]. Këto nuk kanë siguruar ende frekuentimin e dëshiruar — për shkak të mungesës së lidhjeve cilësore telefonike. Fatos Baxhaku
Fatos Baxhaku Shqipëri Tiranë Europë SHBA Japoni

Platini dhe zhiva dënojnë 4 persona

ELBASAN — Në vend të fitimeve përrallore, kanë marrë burgun. Ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit ai që vendosi dënimin — 26 muaj burg për bashkë — për të pandehurit Harilla Dhimogjini, Budion Selimllari, Mentor Riza dhe Skënder Shyqi, të cilët — sipas akuzës — kishin vjedhur për qëllim tregtimi — platin dhe zhivë nga magazinat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Dënimi i rëndë — shtatë muaj u aplikua ndaj Dhimogjinit, ish-magazinier, sepse nga pakujdesia e tij ishin zhdukur 344,083 gram platin i pastër, me një vlerë prej 7.000.883 lekësh si dhe tre kilogramë zhivë. Nëse për Dhimogjinin akuza ishte për "shpërdorim detyre", tre të pandehurit e tjerë, përkatësisht banues në Përrenjas, Pogradec dhe Korçë u dënuan, sepse kishin pranuar të blenë aset e tyre, mallra që rridhnin nga një krim. Sipas dënimeve të dhëna nga ky trup gjykues, sasia e vjedhur e platinit dhe zhivës kishte qënë e destinuar për në tregun e huaj klandestin. Vetë shpërndarja gjeografike e bashkëpunimit, nënkupton se edhe vendet më të mundshme nga ku mund të kishin kaluar metalet me vlerë, ishin Maqedonia apo edhe Greqia. Gjyqtari procesi që po përfundoi vendosi — si pas organeve të Drejtësisë — vetëm për ata që ishin akuzuar si bashkëpunëtorë në vjedhjen ndoshta më të bujshme në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Mentor Kikia
Harilla Dhimogjini Budion Selimllari Mentor Riza Skënder Shyqi Mentor Kikia Elbasan Përrenjas Pogradec Korçë Maqedoni

Mrekullia e Napolit

Sport Kampionati italian i serisë A Mrekullia e Napolit Milan mundet pas 18 ndeshjesh Sampdoriani Gullit, autor i golit të dytë, në zonën e Foglias i penguar nga dy mbrojtës Rezultatet e ndeshjeve të tjera në faqen 4 Rezultatet e Kampionatit shqiptar në faqen 3 Historia e Kampionatit Botëror në faqen 5
Gullit Foglia Napoli

Bllokohen kamionë me tërmete

— Zbulohen edhe në Kuçovë kamionë të falsifikuara të prerjes 1.000 lekëshe. Janë tre personat, të cilët organet e Rendit i kishin kapur duke qarkulluar monedha të tilla, në mesditën e së martës. Pas verifikimit të mëpastajmë të tilla — ku para disa ditësh ishte ndaluar edhe një punonjës policie nga Shkodra — personi në Kuçovë dyshohet se janë nga Shkodra. Janë ndaluar dhe ka filluar ndjekja penale ndaj F. K. vjeç 27, vjeç dhe Skënder Veliu, 55 — të dy me banim në Shkodër — si dhe për Qemal Kazazin, 33 vjeç nga Kuçova. Alarmi i parë për qarkullim të kartmonedhave 1.000 lekëshe të falsifikuara, është arritur nga rrethet e Jugut. (...)
Skënder Veliu Qemal Kazazi F. K. Kuçovë Shkodër Jugu

Nga Shqipëria

UZINA E PRODHIMIT TE AUTOBUSEVE NE SHKODER NDERRON DESTINACIONIN — Ka ndodhur tashmë të ndërrojë destinacionin e saj të mëparshëm uzina e prodhimit të autobusëve në Shkodër. Tani e tutje kjo njësi nuk do të merret më vetëm për prodhimin e kroskove dhe të paneleve termizoluese. Në bazë të studimit tekniko-ekonomik, të përfunduar nga inxhinierët e saj, paralel që do të prodhohen nga fabrika do të mund të përdoren për ndërtimin e kioska, kabinave të plazhit apo dhe të shtëpive të karakterit turistik. STUDENTË SHQIPTARË TË JURIDIKUT MARRIN PJESË NË NJË KONKURS NË KANADA — U nisën për në Kebek të Kanadasë, 4 studentë shqiptarë të Fakultetit të Juridikut që do të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar "Jean Pictet". Këta studentë — bashkë 20 ekipe frankofone nga e gjithë bota — studentët shqiptarë do të konkurrojnë për të drejtën ndërkombëtare humanitare. Kjo është hera e parë që në këtë konkurs shkolle edhe studentë nga Shqipëria. DO TË RISHIKOHEN VENDIMET E GJYKATËS SË LEZHËS PËR JETIMET E PRONAVE — I ka kaluar tashmë Gjykatës së Kasacionit shumë vendime për kthimin e pronave në rrethin e Lezhës. Nga krahasimi që janë bërë me hartën e vitit '50, janë gjetur shpërputhje përfaqësuese dhe shkelje në kërkesat e pronarëve. NË PIER SHITET EDHE HOTELI I TURIZMIT — Është në 25-p[?]-lekarë. Hashi Mehmeti, i cili është tashmë pronari i ri i Hotel Turizmit të qytetit të Fierit. Mehmetli ka blerë hotelin — të nxjerrë në ankand — për vlerën prej 52.800 lekë. Ky hotel përmban aktualisht 87 dhoma, 30 tualete, bar dhe parking.
Jean Pictet Hashi Mehmeti Shkodër Kanada Kebek Lezhë Fier

Tiranë, 3 fabrika të reja tekstilesh

Projekt i një kompanie angleze TIRANE — Do të ndërtohen së shpejti në Tiranë një kompleks i ri fabrikash tekstili. Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit me një vendim të miratuar këto ditë — ka caktuar tashmë sipërfaqen e ndërtimit. Afer 6 hektarë, pranë Kombinatit ekzistues të tekstileve, i janë dhënë me qera një ndërmarrjeje angleze, e cila ka marrë përsipër ngritjen e fabrikave të reja. Sipas projektit të paraqitur nga pala angleze, kompleksi i ri i tekstileve do të përfundojë në harkun e tre viteve. Në vitin e parë do të ngrihen një fabrikë mbi një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë, në vitin e dytë një tjetër mbi një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë dhe në vitin e tretë fabrika e fundit. E veçanta e këtij projekti është se në këtë kompleks përveç prodhimit të pëlhurave të ndryshme, do të bëhet edhe prerja, qepja e konfeksionit si dhe artikujve të tekstilit. Pozitiv është gjithashtu dhe fakti se përveç fuqisë punëtore që do të tërhiqet në këtë kompleks, aktiviteti i saj prodhues nuk do të ketë pasoja ekologjike. Kompania angleze ka siguruar se teknologjia që do të përdoret prej saj nuk do të lëshojë ndotje për mjedisin e rreth e qark saj. Ar. Me
AR. Me Tiranë

Mihallaq Andrea përgatit kasetën e dytë

NE BRENDESI Mihallaq Andrea përgatit kasetën e dytë «Kënga që vrau trupin tim» NE FAQEN 2 Do të ekzekutohet muzikë popullore e klasike Kultura shqiptare në metropolin turk NE FAQEN 2
Mihallaq Andrea Metropolin Turk

Një sallon mobilerie për blerës

— Hapet në Kavajë një sallon i ri mobiljesh. Është Ibrahimi Dervishi, nga Durrësi, që ka marrë këtë iniciativë të veçantë dhe interesante, në bashkëpunim me firmë italiane. Në këtë sallon — të quajtur "Dimensione" — do të mundeni të shihni paraqitur punime dhe mobilieri të shumta druri si: orendi, dhoma gjumi pajisje të tjera për nevoja shtëpiake dhe pajisje zyrash. Punimet plot finesë kanë bërë që ta regjistrohen menjëherë kërkesat dhe porositë e para të klientëve. Përveç modeleve të ekspozuara në sallon, klientët mund të shfrytëzojnë dhe modelet e shumta të katalogëve. Qe.Ca.
Ibrahimi Dervishi Qe.ca. Kavajë Durrës

Fundi tragjik i një loje «luftash»

Vogëlushi 10-vjeçar vret miken 6 vjeçe Pukë, fatkeqësi në fshat nga një çifte që qëllon padashur EDMOND LAÇI PUKË — Kishte përfunduar në tragjedi loja me pushkë e fëmijëve të vegjël nga fshati Deda i Pukës, kreu herë "killeri" 10-vjeçar, Burhan Shkreli, ku si një pa qëllim qitën e xhaxhait të tij, 6-vjeçaren, Arta Shkreli. Episodi i tmerrshëm kishte ndodhur rreth orës 12 të mërkurën e kaluar — ndërsa policia nuk po e jepte ende një version të qartë për motivet që e bënë të ndodhte kjo lojë e pakuptimtë. Sipas organeve të Rendit që kishin shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, hetimet e para tregonin për një pakujdesi, ndërkohë që tashmë është filluar edhe çështja penale. Është ndihësia e historisë e dhimbshme për përfundon me vdekje «lufta», një jetë vogëlushe e mbaroi, por edhe me bllokimin e çiftes. Gjithcka kishte filluar si lojë e të vegjëlve, të ndodhur si ku[k]ullar, u rrapo edhe sa madhësia — në TV — personazheve u filmave me "luftë".
Edmond Laçi Burhan Shkreli Arta Shkreli Pukë Deda

Grabitur e përdhunuar nga 4 bashkëatdhetarë

Një shqiptare në Rimini RIMINI — Një grua e re shqiptare (34 vjeç) hyri në mbrëmje në një bar me të shoqin, u sekuestrua nga një grup bashkëatdhetarësh, u përdhunua nga disa nga ata dhe u detyrua të punonte si prostitutë. Policia italiane e arrestoi 4 paramen[t?] e Cesenatico, ku ishte urdhër të ndjer. Personat e arrestuar janë: Isak Cobaj, 40 vjeç, Oger Zenuni, 24, Ardian Kryemadhi, 28, dhe Edison Benni, 29. Duhet të përgjigjen për sekuestrim personash dhe shfrytëzim prostitucioni; Benni e Zenuni bile janë përfshirë edhe në akuzë për përdhunim. Mbrëmjen e 26 kërkoi të hapë hetimet e policisë për çështjen, ishte bashkëshorti i viktimës, Arben Kuç, 25 vjeç, që të dielën e kaluar kishte sekuestruar së bashku me të shoqen Eleonorën afer një stacioni të Rimin[it], nga tre bashkëatdhetarë. Çifti, u tregoi burrë i vajzës së lënë një policisë, ishte detyruar të hipte mbi një BMW 114 gjermane të kuqe të vjetër të parkuar, pa u bërë ndonjë fjalë. Makina u drejtua për në Cesenatico, ku u detyrua, tashmë të detyruar, të fillonte zanatin. [...]
Isak Cobaj Oger Zenuni Ardian Kryemadhi Edison Benni Arben Kuç Rimini Cesenatico

DJE NE BOTE

MAQEDONI, MINISTRI I JASHTËM I N-E-S KUNDER GREQISË — Ministri i Jashtëm i Bashkimit europian kaq rendi deklaroi mbi bllokimin e tregtisë me Greqinë dhe ka renditur 4-5 mbi të cilët Presidenti i Maqedonisë dhe i ka thënë kolegut grek që nënshkrimet me të ndoshta duhet të bëhen për të gjetur një zgjidhje. RUSI: JELCIN KRITHEHET NE MOSKE — Presidenti rus Boris Jelcin u kthye në Moskë pas një periudhe pushimesh prej dy javësh që e ka provokuar në qeshje mbi zërat mbi plane të mundshme për grusht shteti. Para se të nisej nga Soçi, vetë Jelcini ka kërkuar përsëri që të çbllokojë "pushime nga puna" dhe duke thënë se me gjithë zërat vendi po mbetej i qetë. KROACI: GODITET HELIKOPTERI I OKB-së — Një helikopter i Kombeve të Bashkuara mbi të cilin udhëtonin zyrtarë ndërkombëtarë ka gjetur ndoshta fatmirësinë në zonën e Krajines, rebelët serbë midis Krajines dhe pjesës tjetër të Kroacisë. Lajmi u dha nga Zagrebi nga një komunikatë e UNPROFOR-it dhe shefin ushtarak se në këtë moment helikopteri është ulur me detyrim në fushë. TURQI: TURISTË NË SHËNJESTER NË DITËN E ZGJEDHJEVE — Të paktën e 27[q]e? turistë qermanë filluan të bien, rrethin e Turqisë, dhe zonës së rusas Tansu Ciller, rivale nd[?]. Këta turistë kurdë të PKK (Partia e punëtorëve të Kurdistanit) kanë sulmuar një autobus në afërsi të Stambollit (i shkaktuar XIX) ka shkaktuar plagosjen e tre turistëve. Një çiftet qermanë ndërsa të tjerë turistë francezë dhe spanjollë dhe pohojnë janë plagosur lehtë.
Boris Jelcin Tansu Ciller Maqedoni Greqi Rusi Moskë Soçi