Banesa pronarit në '94 ?
Ligji ekzistues parashikon dorëzimin brenda '95
Është propozuar afrimi i afatit
JA NUMRI I FAMILJEVE QË JETOJNË NË BANESAT QË DO T'U KTHEHEN ISH-PRONARËVE NË DISA QYTETE KRYESORE TË SHQIPËRISË
NË BANESAT E SHTETËZUARA PRONARËVE
Durrës 1.300
Fier 130
Korçë 100
Shkodër 620
Tiranë 1.650
Vlorë 110
NË BANESAT E QIRAMARRËSVE
Durrës 537
Fier 210
Korçë 545
Pogradec 660
Shkodër 620
Tiranë 500
TIRANË — Të liberalizohen imbas 1 qershorit 1994, tarifat për qiramarrësit e banesave private që banojnë me hyrje të përbashkët me pronarin e banesës. Kështë ky propozimi i fundit që do të diskutojë së shpejti parlamenti shqiptar. Me anë të tij, synohet afrimi i afatit të liberalizimit të qerave në banesat private nga fundi i vitit 1995 në qershorin e këtij viti.
"Mendojmë se është e arsyeshme të avancohët shkalla e disponimit të banesave pronë private nga pronarët e tyre," thuhet në projekt-ligjin e propozuar. "Për një shtesë në ligjin për privatizimin e banesave shtetërore". Në varjet kryesoreqë mbështetësin këtë kërkesë janë paraqitur zhvillimet dhe ndryshimet e shumta në nivel të punësore dhe në raportet pronësore të individëve në shoqërinë shqiptare.
Rastet e familjeve që do të prekte aprovimi i këtij ndryshimi në ligjin aktual — sipas të dhënave që disponon Ministria e Ndërtimit — arrijnë në rreth 5 mijë në të gjithë vendin. Numri më i madh i tyre është kryesisht në qytete e mëdha të Shqipërisë si Tirana, Shkodra e Korça. Përjashtim bën vetëm Pogradeci ku shifra afrohet në gati 700 raste. Janë kryesisht familje të cilat jetojnë në të njëjtën shtëpi me pronarin e banesës. Aktualisht qeraja që ata paguajnë kontrollohet nga shteti dhe sipas niveleve të ligjit për banesat, shteti do të vazhdojë ta ruajë këtë kontroll dhe në fund të vitit 1995. Vetëm pas kësaj date ajo do të liberalizohet duke bërë të mundur kështu, përmbushjen e marrëdhënieve të familjeve që jetojnë në banesat e pronarëve me ata vetë. Në këtë rast pronari nëse dëshiron mund të kërkojë edhe lirimin e banesës së tij.
Tashmë pra i takon parlamentit të shqyrtojë e të vendosë nëse është plotësisht i mundur realizimi i afrimit të afatit të liberalizimit të qerasë. Sipas propozimit që i është paraqitur atij, ky ndryshim konsiderohet si i realizueshëm për faktin se për të pastrehët — si të tillë janë regjistruar qiramarrësit edhe familjet që jetojnë me pronarët e banesave — është krijuar mundësia edhe e marrjes së kredive pa interes e me shlyerje afatgjatë në mënyrë që të ndërtojnë shtëpitë. Ende nuk dihet nëse parlamenti do ta konsiderojë të mjaftueshme — për familjet që detyrohen të dorëzojnë banesën — kohën që u lihet atyre në dispozicion deri në 1 qershor të 1994.
Ar. Me.
Komisioni Evropian akordon 30 milion $
TIRANË — Një ndihmë e re financiare për reformat ekonomike në Shqipëri i është propozuar nga Komisioni Europian vendeve anëtare të KE. Në zyrën e dhënies i këtij organizmi të fuqishëm, deklaroi se Komisioni ka kërkuar miratimin e një ndihme prej 30 milionë dollarë në favor të reformës së ekonomisë shqiptare. Çështja ishte diskutuar në Bruksel, gjatë një mbledhjeje të posaçme kushtuar ecurisë së reformave ekonomike në vendet ish-komuniste të Lindjes.
Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia ishin vendet që u morën në analizë në këtë mbledhje ekspertëve. Në përfundim të saj u vendos që për Moldavinë të propozohet dhënia e një borxhi prej 50 milionë dollarësh për rregullimin e bilancit të pagesave. Shtesa e ndihmës ekonomike u propozua edhe për Bullgarinë e Rumaninë. Kjo e fundit do të plotësojë konkretisht masat që këshilli vendor që më parë së bashku me ekspertët e Komunitetit Europian.
Ndihmat për Shqipërinë e Bullgarinë u propozuan në kuadrin e aksionit të ndërmarrë për kohësh nga Komuniteti Europian së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me vendet e tjera të "Grupit 24", në të cilin bëjnë pjesë, veç vendeve të dymbëdhjetëshes europiane, edhe vendet e EFTA, SHBA, Kanadaja dhe Japonia. (p. re.)
Rihapen pas 2 muajsh dyert e Muzeut Historik në kryeqytet
Sot fillon inventarizimi i fondeve
TIRANË — Mëhapur përseri pas bllokimit në fillim të shkurtit — dyert e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet. Por ndoshta janë rezervuar të papritura të reja nga kjo qendër e rëndësishme muzeale shqiptare, sepse stafi edhe një tjetër dyshim se gjëndja e rrëndë shtetërore: Sa është numri i vërtetë i objekteve të janë zhdukur nga fondet e Muzeut? Pas vjedhjes spektakolare të Epifatit të Gllavinicës — humbja më e rëndë shkaktuar deri tani artistik shqiptar — fondet dhe eksponatet e tij kanë qëndruar të mbyllura për rreth dy muaj. Sidomos në me fund do të kemi së shpejti një përgjigje të saktë të kësaj pyetjeje, sepse sot dyzet e institucionit të gratur do të hapen për një grup të vogël të punonjësve të tij, të cilët do të kryejnë inventarin e fondeve.
Lajmi është dhënë nga organet e Prokurorisë në udhëryhjen e Ministrisë së Kulturës.
Dashnor Kokono, Drejtor i Drejtorisë së Kulturës i shpreh Gazetës Shqiptare dyshimet e tij: "Kati i vërtetuar nga specialistë se vjedhja e Epifatit dhe ajo e pistoletave trofe nuk ishin të njohshme, ushqejnë dyshime se këtu ndoshta kemi të bëjmë me dëmë të përmasave edhe më të mëdha". Hapja e Muzeut është bërë për "kohë të shkurtër". Mbi gjërat dhe me të përfundim të saktë të tyre do të bëhet një kontroll i imtë dhe të sakta të zbulimin e objekteve që mungojnë. Nëse nga ana e organeve të kulturës është vepruar jo me nxitim, atëherë veprimi i tyre do të na vlejë shumë për të mësuar më saktë bilancin e kësaj pasurie të rëndësishme.
Këto kushte arrihen vetëm nëse funksionojnë aparaturat e nevojshme, të cilat që nga koha e mbylljes së Muzeut nuk janë vënë në pune. Ka shumë grupe të vogël inventarizues që do të hyjë sot në Muze dhe të fillojnë një grupi teknikëve që do të verë në funksionim sistemin e klimatizimit. Vetëm kështu do të arrihet që humbjes së shkaktuar nga dora e vjedhësve dhe nga dëmtimi i monumentit edhe ajo e shkaktuar nga mosrespektimi i pakuar të rënda të caktuara të temperaturës dhe lagështisë së ajrit.
Një faktor tjetër i bën edhe më të nevojshëm fillimin e funksionimit normal të Muzeut; prej kohësh është nënshkruar një kontratë për hapjen e një ekspozite të kulturës iraniane. Zakonsht hapja e aktiviteteve të tilla kërkon marrjen e masave organizative dhe teknike mjaft ditë përpara. Në fakt dita e përurimit të kësaj ekspozite po afrohet. Sidoqoftë ende mbetet vazhdonë të punohet intensivisht për gjetjen e autorëve të vërtetë të vjedhjes me të rëndë në institucionet muzeale shqiptare. Sepse pesë persona, për të cilët Prokuroria thotë se mund të kenë tërhequr dhënjen e 30 milion apo dhe arrestim shtëpiak — tashmë akuzohen për mosmarrje e masave të plota për sigurimin e Muzeut. Ndërkohë mjaft vende fondi, të lëna të mbyllura përmes INTERPOL-it, kanë konfirmuar iniciativa e tyre për të ndihmuar në gjetjen e Epifatit të famshëm të Gllavinicës. (p. re.)
Muzeu Historik Kombëtar
DJE NE SHQIPERI
NJIHET ISH-PATRIOTNATËR NDËRKOMBËTARE E TIRANËS — Për herë të parë Shqipëria ishte në listën e urdhrit “Shehret Pater” — domethënë që “internacionalia herald” futotë të ishte në ndërtimnë të ri, duke e njohur kështu Kishën Protestante Ndërkombëtare, e ndosur në Tiranë. Kjo ishte një, e cilësuar si njohje e veçantë ndaj këtij institucioni në Shqipëri e — përmes saj — anëtare e Vëllazërisë Ungjillore Europiane.
PAS 30 VJETËSH RREZIKON MBYLLJEN UZINA E KUKOVËS — Me një teknologji të vjetër 60, përgjithsisht duke punuar me hope për shkak të mungesës së naftës, por edhe me një rentabilitet të ulët rrezikon mbylljen Uzina e Naftës në Kuçovë. Sipas Naftës nuk e çon. Pavarësisht këtyre vështirësive është a 240 punëtorë, ndërkohë që për ’95, kjo shifër do të ulet në 140. Sidoqoftë drejtuesit kryesorë të kësaj Uzine ende mendojnë se — me një sasi të reduktuar nafte të mund të ekzistojë si ndërmarrje, duke shpresuar kështu nga mbyllja edhe të Cërrikut e Patosit.
MËSHILLORJA FABRIKËS SË PIJËTARE LIGJIT OBTIN INVESTIMET E HUAJA NË QYTETIN E SHIJAKUT — Në firmë italiane për prodhimin e lëngjeve të frutave — me 100 punëtorë — dhe së fundi edhe një tjetër me 70 për prodhimin e çantave, janë investimet e para të qytetit të Shijakut. Ndërkohë mjaft prej ndërmarrjeve të vogla ekzistuese, tashmë po u përfshinë dokumentacioni, drejt procesit të privatizimit.
Roterdami në tenderin e Portit
DURRES — E fiton Porti i famshëm i Roterdamit, tenderin e studimit të me mirë për përshtatimin e rrugëve të këtij porti për aktivitetin e mëtejshëm në Shqipëri. Në vestimet për vënien në jetë të këtij studimi ishin buruar nga një fond i Bankës Botërore, ndërkohë që një grup mish specialistësh — shqiptarë, hollandezë anglezë — tashmë po punojnë për grumbullimin e të dhënave për sektorin e ngarkim-shkarkimit në Portin më të madh a kështu të Shqipërisë. Përpunimi përfundimtar i këtij studimi dhe mënyra kompjuterike, do të pasohet dhe me një studim tjetër, që lidhet me nivelin bashkëkohor të veprimtarisë të Portit të Durrësit. (p. re.)
«Anonime Kakavijë» presidenti në burg
Rrëzohet revokimi i arrestit
TIRANË — Mbetet në burg presidenti i firmës "Anonime Kakavijë". Të martën Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e V. N. për zbutje në arrestit të tij. V. N. i ishte vënë në arrest burg prej 16 muajsh që nga e diela në fund të muajit të kaluar, mbi dyshimin për zbatimin me të njohur në rrjetet e Jugut, i akuzuar për krimin e kontrabandës së cigareve. V. N. kishte paraqitur kërkesën e revokimit për çështjen, pasi — sipas tij — arrestimi ndaj tij kishte qenë i ligjshëm. Sidoqoftë, për shkak të sekretit të hetimeve, ende nuk dihet se çfarë shifrash e faktesh konkrete, përmenden dosja e Nacit.
Bashkë me presidentin e firmës "Anonime Kakavijë", po hetohen nën akuzën e kontrabandës së cigareve dhe përfshirjes në falsifikime edhe pesë doganierë nga doganë e Gjirokastrës e Tiranës. Akuza e arrestuar për to, bëhet fjalë për funksionarë zyrtarë “për shpërdorim detyre, nënçarje të tregtisë kombëtare”. Vetëm disa ditë më parë u arrestuan nga Policia Financiare, kishte ndaluar dhe 9 persona të tjerë, për këtë radhë jo vetëm për kontrabandë e cigareve. Vetëm për skandalin e doganës numërohen mbi 20 persona, të cilët pas akuza, janë ndaluar apo arrestuar nga organet e Prokurorisë. (e.l)
Dhe 4 mijë numra të ri telefonikë
— Do të shtohet edhe me 4 mijë numura të rinj "libri" i abonentëve telefonikë në qytetin e Elbasanit. Së shpejti mlloje heqet qytet punimet për fazën e parë të mbarë linjën e hartuar nga "Telekom Shqipëria" për një ndërtimin e qendrës të ri automatike. "Projekti" iste caktuar deri vitit ’94 — tregon për Gazetën Shqiptare Thoma Kalan, Drejtor i Telekomit, Elbasan — por në shpresojmë që shumë shpejt të fillojmë punimet". Në projektin bazë përfshihet dhe shtrirja e kabllit në libra optikë, e cila parashikohet e kaloje përmes itinerarit Tiranë-Durrës-Pogradec-Elbasan-Librazhd, ku do të zhduket përfundimisht edhe problemi i ndërlidhjes së Elbasanit me këtë rrjet. Në Elbasan.
Arrin në Tiranë suksesi i Berlusconit
PËRURIM / Pronari është një adhurues i tij i vjetër
Një lokal me emrin e manjatit italian
TIRANË — Vlerëmi edhe në Shqipëri hija e Berlusconit. Këtë herë imazhi i menaxhit televiziv italian nuk e ka trauar rrotat i fuqishëm Fininvest, por thjesht simpatia e një shqiptari. Në një lokal i ri e modern pranë qendrës së Tiranës — mbrapa Pallatit të Kulturës — me një emër i suksesshëm të Italisë vetëës respekti që një kamp për të si është “Forza Italia”.
Një Berlusconi lokal, tashmë është kthyer në modë. Këtë simbol e vendosi nga adhurimi për vite Berlusconit, për respektin e tij për vizitorët e të suksesshme italiane, si dhe shumë probleme ekonomike.
"Berlusconi ka gjithcka çfarë duhet që t'i duket personit: e pavarur, të veshur të bukur dhe sipërmarrës i madh" — thotë pronari i lokalit. Dhe po tregon se emrin e industrialistit e ka zgjedhur, si simbol i sipërmarrësit privat. “Unë dua që gjithcka në lokalin tim të jetë Berlusconi”, — e justifikojë plotësisht.
ARMAND MERO
Udhëheqësi i partisë «Forza Italia», Berlusconi
NE BRENDESI
Në zgjedhjet politike
Italia zgjedh të djathtën
Silvio Berlusconi fitimtari i madh ndoshta kryeministër
NE FAQEN E DYTE
Çdo muaj sektori privat ka punësuar 3.400 vetë
Mbi 35 për qind e tyre janë femra
NE FAQEN 3
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR?
DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas per ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona:
Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l’Africano, 264.
Trego në mesazh çfarë kërkon të ofron, emrin tënd dhe adresën.
SHES — dy shtëpi sëbashku me truallin 1.000 metra katror. Të interesuarit të drejtohen pranë kësaj adrese: Rruga e "Durrësit" Nr.30 në Tiranë (ngjitur me distributorin e benzinës, te ish-Shkolla e Partisë, përballë Uzinës "Traktori").
JAP ME QERA — Një apartament një dhomë e një kuzhinë në Tiranë. Shtëpia është e pajisur edhe me telefon. Të interesuarit të telefonojnë në 26607 (në orët e mbrëmjes).
SHES — Një apartament 2 dhoma e 1 kuzhinë, me ballkon dhe telefon, në katin e dytë në qendër të qytetit të Vlorës. Të interesuarit të telefonojnë në numrin 22608.
SHES — Një makinë për larje automatik lavash, kushton 6.000 dollarë. Është e tipit E-6. Profesionale. Të interesuarit të telefonojnë në Romë në numrin 0039 68557802 (pas orës 10 të mëngjesit).
JAP ME QERA — Një lokal për dyqan ose magazinë me këto përmasa: gjerësi 3.7 metra, gjatësia 4.2 metra dhe lartësia 4.3 metra. Lokali është me ujë brenda, disponon një oborr me rreth 9 metër kub vëllim dhe ndodhet në fillim të Rrugës Hoxha Tasin afër Sheshit “Avni Rustemi” (Pazari i Ri).
Informacione të mëtejshme mund t’i merrni në telefonin 26259 nga ora 7.00-10.00 dhe 14.00-16.00.
JAP ME QERA — Një shtëpi 67 metra katrore me tre dhoma e një kuzhinë (dhomë e ndenjes, dhomë e gatimit dhe e ngrënies, dhoma e fëmijëve dhe dhoma e gjumit). Adresa Rruga "Thanas Ziko" Nr. 84/I Tiranë. Numri i telefonit 26280 nga ora 13.00 deri në 19.00.
JAP ME QERA — Një shtëpi me oborr, ujë, dhomë e një kuzhinë (korridor, banjo, telefon). Ka vend për disa makina. Adresa: Rruga “Besim Imami”, Nr. 78 në Tiranë. Numri i telefonit 27169.
JAP ME QERA — Një vile me 8 dhoma, dy banjo, dy oborre, 3 dhoma të bodrum, një dhoma b[b?]htë. Adresa Rruga “4 Dëshmorët” Nr. 14. Telefon 24586 ose 25018 (nga ora 15.00 deri ora 17.00 dhe pas orës 20.00).