Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 2 nëntor 1994

«Tjetër dimër pa drita»

Shumë furnela, rrjeti nuk mban Specialistët e KESH: «Përsëri probleme me energjinë» □ Së shpejti në Tiranë do të instalohen transformatorë të rinj □ «Por vetëm investimet nuk mund ta zgjidhin këtë çështje» TIRANE — Do të jetë sërish një dimër i errët për shqiptarët e këtij viti. Të ftohtët, ashtu si dhe më parë, edhe këto muaj do të shoqërohen nga black-out të panumërt. Për më tepër nga problemet tani për tani sa i përket Gjalit. Janë vetë specialistët e Korporatës së Energjitikës Shqiptare (KESH) që e pohojnë këtë situatë kritike. “Përdorimi do të vazhdohet të përdoret energjia elektrike për të plotësuar të gjitha nevojat e popullatës; ngrohja e gatimi kryesisht — sqarohet ata për Gazeta Shqiptare — gjendja nuk do të përmirësohet asnjëherë”. Sipas KESH është e nevojshme që të gjenden alternativa e duhur për të zvogëluar sasinë e energjisë që përdoret për ngrohje. Por aktualisht këto thuajse nuk ekzistojnë në Shqipëri. Më e vogla, i vetmi mjet që mund të përdoret për ngrohje tani që në familjet e shqiptarëve kanë dyndur pajisjet elektroshtëpiake, nuk endet në sasira të mjaftueshme. Ardimi i drurit — siç ka ndodhur dhe në vitet e kaluara — është akoma më tepër mungesë e një tregu. Tentativat për të ulur aqsa këto gjendje, megjithatë nuk do të mungojnë. Specialistët e zyrës së Shpërndarjes së Energjisë në KESH flasin për investime të reja e pa parashikuar të bëhen së shpejti. Kështu në fund të nëntorit do të mbërrijnë në Tiranë të paktën 6 konsiderueshme transformatorët e fuqisë. Instalimi i tyre mendohet të rrisë fuqinë e rrjetit por dhe njëkohësisht të forcojë dhe gatishmërinë e tij në rastet e emergjencës. Po kështu dimër, ndonse vetëm në muajt e parë të 1995, do të mund të fillojë ristrukturimi i rrjetit të kryeqytetit, i nisur në verën e vitit të kaluar. Një investim që është mbështetur financiarisht nga fondi të qeverisë italiane por që ishte bllokuar pas përfundimit të fazës së parë të tij e cila kishte përfshirë vetëm disa zona të kryeqytetit. Sipas këtij projekti blloqe të vendosjes së kabllove ekzistuese të tensionit të mesëm kabllo të rinj me të fuqishëm. Por investimet mbeten përsëri të bëjnë e pazotë për të përballuar nevojat. Specialistët sërish sqarojnë se ato vetëm mund të përmirësojnë situatën e furnizimit me energji të popullatës por kurrsesi nuk do të mund ta zgjidhin përfundimisht atë. Me sa duket edhe për banuesit, gatitja, kandidati po luajmat i me bateri do të mbeten shoqëruesit më të shpeshtë të jetës dimërore të familjes shqiptare. Armand Mero
Armand Mero Tiranë Shqipëri

Masa kundër grabitjeve

Aparatë matëse që e nuk «vjedhin» dot korrentin TIRANE — Masa të reja për kontrollin e shfrytëzimit të energjisë elektrike. Për ta mbyllur atë nga vjedhjet e shumta tani Korporata Energjetike Shqiptare ka vendosur të përdorë mjete të reja. Përveç sanksioneve e gjobave të shumta të inspektorëve ai, së shpejti do të vihen në përdorim aparate matës të cilët nuk mund të modifikohen dhe përjashtojnë çdo mundësi ndërhyrjeje nga ana e përdoruesve. Sipas specialistëve të KESH, këto aparate — do të zëvendësojnë ata aktualë — janë prodhim turk dhe parashikohet të mbërrijnë në fund të muajit nëntor. Grabitjet e rrjetit, janë tashmë një nga problemet më të vështira me të cilat po haset KESH. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë llogaritur afro 600 milion kilovat/orë energji elektrike të grabitura që kanë shkaktuar një humbje e cila llogaritet për një vlerë prej 18 milion dollarësh. Një shifër e cila në pjesën dërrmuese të saj nuk është rikuperuar. Nga gobat e vena prej Policisë Elektrike janë përfituar vetëm 1,3 milion dollarë. Kanë qenë pikërisht këto shifra alarmante që kanë detyruar specialistët e KESH-it që të hartojnë kohët e fundit një projektligj i cili parashikon ngritjen drastike të tarifave e gjobave që do të aplikohen ndaj përdoruesve familjarë dhe përdoruesve të tjerë, në rast kundravajtje. Këto tarifa do të luhaten — të llogaritura sipas dëmit që është shkaktuar — nga 3 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Madje në disa raste është parashikuar edhe ndjekja penale. a. m.
Tiranë Turk

Privatizuar qendrat e votimit: po ku do të vendosen kutitë ?

Referendum, koha kalon, problemet mbeten Privatizuar qendrat e votimit: po ku do të vendosen kutitë ? Përcaktohet numri i votuesve. Por Komisioni Qëndror do ta shpallë atë vetëm 48 orë para 6 nëntorit TIRANE — Veprimi drejt referendumit po i afrohet finishit. Një vrapim që edhe tani, 4 ditë para votimit, po shoqërohet me përpjekje e vështirësi të shumta. Partitë politike janë përfshirë në një vorbullë të pandalshme mitingjesh në gjithë Shqipërinë e ndërkohë Komisioni Qëndror po mbledh ende nga një anë dhe nga tjetra kundërshtimet e palëve ndaj çështjeve të ndryshme. Në një drejtim të ndryshëm me atë të forcave politike, por dhe ky i rrethuar me vështirësi e probleme të paanëta, aktiviteti i Komisionit Qëndror të referendumit të Tiranë. Udhëtimi i nisur përreth nëpër rrathë e lokalitete në sqaron procedurat e nevojshme, telefonata me ankesa, kërkesa dhe pyetje nga qendrat e votimit po bëhet e fundit të këtij komisioni që përpiqet t'i zgjidhë përfundimisht brenda së dielës. Disa prej tyre: Qendrat e votimit Duket se dhe privatizimi i bërë një nga pasojat e organizimit e referendumit. Shumë nga ato që deri dje ishin qendra fikse ku njerëzit shkonin për të votuar — ish lokale apo salla mbledhjesh — sot janë privatizuar. Në shumë zona këto pika nuk janë përcaktuar ende dhe njerëzit nuk e dinë se ku do të jenë kutitë e votimit ditën e diel. Numri i këtyre qendrave ështё përcaktuar, por deri të hënën në mbrëmje nuk është bërë i ditur. Numri i votuesve Në Komisionin Qëndror tashmë ka mbërritur numri i personave që do të shkojnë të votojnë por për shtypin deri të hënën nuk është dhënë asnjë shifër. Ajo do të shpallet vetëm 48 orë përpara — shpjegojnë anëtarët e këtij Komisioni — sepse mund të ketë ndryshime që mund dhe të keqinterpretohen pas. Listat e votuesve Ende nuk ka përfunduar përpilimi i tyre. Por problemet po shfaqen dhe aty ku këto lista janë afishuar. Në shumë zona njerëzit të ndryshëm nuk po gjejnë emrat e tyre. Raste të tilla janë verifikuar dhe në Tiranë ku mungojnë pjesëtarë e një hyrje të tërë. Ar. Me. Fjalë nga mitingjet SALI BERISHA, President i Republikës “Komunizmi e kishte dënuar Shqipërinë me vdekje dhe ne e dëbuam. Kushtetuta është pakti më i madh social që shqiptarët kanë nënshkruar në të gjitha kohërat, është akt i pajtimit mbarëkombëtar. Të votojmë të gjithë pavarësisht nga bindjet politike dhe t'i themi PO Kushtetutës”. TRITAN SHEHU, Sekretar i Përgjithshëm i PD “Në duart e votojmë të gjithë për Kushtetutën. Duke votuar për të ne kemi votuar për vitet 2000”. PS “Për miratimin e Kushtetutës Presidenti synon të mënjanojë organin e ligjshëm, Parlamentin”. ALMA TAFAJ, Nënkryetare e Forumit Rinor Euroso[c]ialist “I bëj thirrje gjithë eurosocialistëve të vendit të votojnë për Kushtetutën”. PJETER ARBNORI, Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor “Duhet ta mbështesim Kushtetutën, sepse ajo i përket gjithë popullit dhe jo një partie. Falenderojmë të gjithë socialistët që na kanë mbështetur”. ARBEN IMAMI, Nënkryetar i PAD “Kushtetuta që na paraqitet, është varianti më i keq që mund të jetë”. SABRI GOD0, Kryetar i PR “Referendumi është formë direkte e demokracisë, e bazuar në principin: njëri, një votë”. SKËNDER GJINUSHI, Kryetar i PSD “Projekti i Kushtetutës nuk është për fletë, ka shumë pika në të që janë për t'u diskutuar. Kalojmë Projektkushtetutën në Parlament”. GEGE TUSHAJ, Kryetar i PSD në rrethin e Matit “Elektorati socialdemokrat e mirëkupton, do t'i thotë PO Kushtetutës”.
Sali Berisha Tritan Shehu Alma Tafaj Pjeter Arbnori Arben Imami Tiranë Shqipëri Mat

Helsinki

«Jo prishjes së tubimeve të opozitës» TIRANE — Veprimet e djeshme të disa grupeve personash që kanë përpjekur të ndërhyjnë brutalish në mbledhjet e partive opozitare me qëllim prishjen e këtyre tubimeve dhe procedurave të referendumit përbëjnë një fakt të dënueshëm. Eshtë Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili denoncon në një përmjet një deklarate të tij konfrontimet e ngjarë e ndodhurat ditët e fundit gjatë mitingjeve të forcave opozitare. Sipas këtij Komiteti këto akte “përbëjnë një precedent të rrezikshëm për zhvillimin normal të jetës së vendit”. Kritikat drejtohen njëkohësisht edhe ndaj “palës tjetër që reagon në mënyrë të sprovokuar duke i ndezur edhe më tej tensionet e duke e orientuar debatin drejt akuzave të pakontrolluara e deri në konfrontime me dhunë”. Pa fjalë nuk mbetet dhe Televizioni, “qëndrimi i të cilit — sipas Komitetit — rrezikon t'i amplifikojë këto situata”. Deklarata thekson gjithashtu se dhuna e tubimit i përket të gjitha forcave politike dhe se është detyrë e autoriteteve kompetente që të garantojnë të marrin masat e nevojshme që kjo e drejtë të respektohet. kohet.
Tiranë

Ditë ndërkombëtare të muzikës së re

Festival në Odeonin e Tiranës TIRANE — “Ditët ndërkombëtare të muzikës së re të dhomës” është festivali që do të fillojë sot në Tiranë dhe do të vazhdojë për 6 ditë rresht. I organizuar nga seksioni shqiptar i organizatës ndërkombëtare të muzikës bashkëkohore (ISCM), festivali përveç pjesëmarrjes ka tërë vendet më për të konceptit. Në çdo mbrëmje nga ditët e festivalit do prezantohen vepra të të këty autor i muzikore nga pesë shtete, Gjermania, Rumania, Zvicra, Austria dhe Shqipëria. Dhe bëhet fjalë për pjesëmarrjen e instrumentisteve dhe ansambleve të një niveli të lartë artistik. Ata do të interpretojnë vepra të klu në herë të parë te ne por të Shqipëri dhe ndonjë rast — gjithsesi rrallë i kompozitorëve të shquar Arvo Përtvo — të interpretuar edhe një veprë kompozuesve posaçërisht për këtë festival. Koncertet do të zhvillohen në sallën e Odeonit, nga një ditë për muzikën e secilit vend përfaqësues. Përpara çdo koncerti do të zhvillohet një sallën e Akademisë së Arteve — konferenca mbi muzikën e vendit kombit të përfaqësuar e dhe përshkrime të portreteve të kompozitorëve. Do të prezantohen kështu kompozitorë të shquar si gjermani Gerhard Stabler, rumuni Anatol Vieru, austriaku Herbert Lauermann si dhe kompozitori shqiptar Ligor Balla. Si këta kompozitorë, ashtu edhe mjaft nga instrumentistët, janë të njohur me çmime të ndryshme jo vetëm në vendet e tyre por edhe në veprimtari të ndryshme ndërkombëtare. Për organizimin e këtij festivali — që është i pari i këtij lloji në historinë e aktiviteteve muzikore në Shqipëri — kanë kontribuar edhe Ministria e Kulturës Rinise dhe Sporteve, Bashkia e Tiranës, Fondacionet “Soros” dhe “Koln” si dhe përfaqësitë e ambasadave të vendeve pjesëmarrëse në Shqipëri.
Arvo Përtvo[?] Gerhard Stabler Anatol Vieru Herbert Lauermann Ligor Balla Tiranë Gjermani Rumani Zvicër Austri

Brozi pret ambasadorin Lake

DJE NE SHQIPERI Kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, ka pritur ambasadorin amerikan në Shqipëri Jozef Lake. Krahas një ekspozéje të organizimit të sistemit gjyqësor, Brozi evidentoi dhe vështirësitë e shumta materiale që ta rreagojnë nga e kaluar. Nga ana e tij ambasadori Lake, krahas interesimit për mjaft probleme shprehu gatishmërinë për dhënien e një ndihme konkrete. Në Tiranë central i ri Një central i ri tranzit ndërkombëtar sapo është përuruar në Tiranë. Centrali — dhuratë e qeverisë zvicerane — ka kushtuar 4 milion franga dhe është pjesë përbërëse e një masterplani për zhvillimin e telekomunikacioneve në Shqipëri. Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm dhe kryeministri Meksi.
Zef Brozi Jozef Lake Meksi Shqipëri Tiranë

«Skandali i doganave»: pesë mbeten në burg

Gjykatësit shpallin vendimin «Skandali i doganave»: pesë mbeten në burg Akuzohet një grua Fillon procesi i grekut të vrarë në Tiranë TIRANE — Përfundon në Gjykatë e Tiranës historia e tregtarit grek, vra në Shqipëri në paditina e 1 qershorit '94. Dhe para Trupit Gjykues ka dalë 43-vjeçari Jorgjica Morina, akuzuar për “vrasje me dashje, me qëllim hakmarrje”. Kanë qenë faje të tjera aktakuza — lexuar nga prokurori Puka — që kanë rënduar e tyre pikërisht të hetimet e mrekullueshme të punonjësve të Komisariatit 2 të kryeqytetit. Kishin qenë pikërisht këto hetues ato që dëri sa ori pas krimit dhe vetëm në një copë mur të lyer me gëlqere të zbuluan vrasësi Dhuvës — kishin ndjeguara dhe nga ditë tjetër historia që më në fund ka zbritur para gjykatësve. (e. l.) TIRANE — Kanë mbetur ende në burg pesë nga tetë të akuzuarit e procesit “skandali i doganave”. Kështu ka vendosur Gjykata e Tiranës — mesditën e së hënës — e cila ka shpallur fajtorë dhe dënuar me afro dhjetë vjet burg bashkë të tregtarit libanez dhe shtatë doganierët shqiptarë. Prandë shifëbëjane Vicki Bricolli, Hani i Diamantit, ndërkohë që doganierëve të tjerë u mbeten dhe disa muaj, për të përfunduar dënimet e dhëna ndaj tyre e që shkojnë nga 9 deri në 18 muaj. Sikurse edhe pretenca e prokurorit, vendimi më i ashpër u dha tregtarit libanez të cigareve “Cooper”. Në shifër të vijat burg për 16, por dhe një dënim civil, që për përfundimist zbriti në shifrat e 200 mijë dollarëve. Përfundon kështu “truri” i parë i “skandalit të doganave”, sepse siç u konfirmua edhe në proces, “për afro 15 persona të tjerë do vazhdojnë hetimet”. (e. l.)
Jorgjica Morina Puka Dhuvës[?] Vicki Bricolli Tiranë Shqipëri

Zhvishem, por s'paguhem: le të moshuarit kërcënojnëë

Zhvishem, por s'paguhem: le të moshuarit kërcënojnëë GJIROKASTER — “Ose shpërblimi, ose do t'ju habisim së dyti”. Eshtë ky kërcënimi i një grup të moshuarish dërkonstutiv, për drejtorinë e Liceut Artistik. Ata kanë pozuar për një vit rrjesht në studion e piktorëve të rinj kundrejt një shume parash e cila nga vetë drejtoria e këtij Liceu. Por duke po nuk është bërë sondë asnjë madhe, përveç akoma nuk kanë paguar për punën e bërë. “Jemi në një gjendje ekonomike të vështirë dhe kemi të vështirë edhe bukën të sigurojmë ata të paskanqur — ndaj edhe për këtë vit kemi dëri, por kemi vendosur deri sa të na paguajnë punën e një viti më parë”.
Gjirokastër

NE BRENDESI

Mosmarrëveshje mbi detin Egje Së shpejti ndërhyrja e flotës turke NE FAQEN 2 Rrëfimi i njerëzve pa liri ankesa për ushqimin Udhëtim në burgun e Kavajës NE FAQEN 3
Detin Egje Kavajë

Candy

me organizimin e dendur dhe të qëndrueshëm të importuesit në të gjitha qytetet e Shqipërisë, garanton shitjen e modeleve të tij më të mira LAVATRIÇE - «Alise 650», «Alise 610», «Softwasher», «Aquaviva», «C 836 x T», «C 455 x T», «C 435 x T», «C 431», «C 634 x T» (modeli më i preferuar). LARESE ENESH - «C 4.100», «Trio S 4». SOBA - «C 6.6604 E». FURRA ME MIKROVALE - «Combi 1.00 x grill 1.000 watt», «M 612 x - 600 watt». FRIGORIFERE - «Ccb 23/12 Eco», «Ccm 32/10 Eco», «Ccm 27/10 Eco», «Cdp 330 Eco», «Cdp 280 Eco». NGRIRSE HORIZONTALE - «Doe 31», «Doe 41», «Doc 311» - super i izoluar. CANDY siguron garancinë dhe servisin me pjesë këmbimi origjinale të të gjitha modeleve të paraqitura.
Shqipëri