Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 4 nëntor 1994

Që nesër politikanët heshtin

REFERENDUM Sot në mesnatë mbyllet fushata propagandistike. Sërish probleme ekonomike për qendrat e votimeve. Vulat dhe skedat në ruajtjen e policisë Që nesër politikanët heshtin Dhe vëzhguesit e huaj dezertojnë TIRANË — Referendumi bëhet nesër, e të propagandistëve. Forcave politike nuk u mbeten kështu veçse orët e fundit për të bërë të njohura bindjet popullit rreth alternativës dua apo propozoj, apo pushtet më shumë apo jo, të prekur nga tensioni i ditëve të fundit, e cila partie duket të ketë më shumë vota se kundërshtarët e saj. Mbi të gjitha partitë duket të kenë as sot gjendjen ekonomike të qendrave të votimit. Pavarësisht se me fonde të caktuara janë ndarë për to, ka patur vonesa për kryerjen e përgatitjeve. Për rrjedhojë, në disa qendra votimi mungojnë pajisje të domosdoshme. Kushtetuta dhe aprovimi të saj në referendum nuk ka shkuar kot. Për rezultatet e votimit të këtyre përpjekjeve politike, të paktën për deklaratat, do të kristalizohen vetëm të dielën ku Qala e fundit — nëpër puset votës — do t'i takojë direkt popullit. Për ndryshe sot mbyllet “kapitulli” i partive politike, të cilat do të hapet ai i votimeve dhe veçanërisht zbatimit i respektimit të të gjitha procedurave ligjore në to. Pikërisht për këtë autoritetet e larta shqiptare përkohësisht kanë bërë thirrje edhe organizatave ndërkombëtare se janë të mirëpritura për të vëzhguar nga afër këto votime. Por deri tani në Komisionin Qendror — këtu bëhet kërkesa e më pas, nëse ajo aprovohet, lëshohet një çertifikatë e posaçme që i jep të drejtë vëzhguesit të hyjë kudo — nuk ka mbërritur asnjë. Madje nga njoftimet e para duket se Këshilli i Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian dhe Komuniteti Europian kanë vendosur të mungojnë e të mos dërgojnë këtu as në ditët e fundit vëzhguesit e sakta ende nuk dihen por ndër hipotezat më të përhapura është ajo se për këto organizma më i rëndësishëm është fakti se Shqipëria mund të bëhet me Kushtetutë dhe jo mënyra e aprovimit të saj, që nga ana e tyre vlerësohet si një çështje e brendshme e vetë shqiptarëve. Një mungesë që nga ana tjetër tregon se komuniteti ndërkombëtar nuk dyshon në procedurat e votimit. Ndërkohë, në të gjithë qytetet kanë filluar përgatitjet e qendrave të votimit. Por në shumë prej tyre po hasen vështirësi të blejnë e pajisjeve të nevojshme — karrige, tavolina, e deri stilolapsa e qirinj — për të ndërprerjes së dritave — për mungesë fondesh. Nga Tirana ka njoftuar qeveria se mërkurën paradite skadonte afati i fundit për subvencionet në buxhetin për nevojat e ditës së votimit. Rendit deri një ditë para votimit kur do të dorëzohen kryetarët dhe sekretarët të komisionit. Armand Mero
Armand Mero Tiranë Shqipëri

Vitrinat pa çmime gjoba në 10 rrethe

Blice të Financës edhe ndaj kontrabandës Sekuestrohen goma italiane dhe tre kamiona maqedonë TIRANË — Ka ende firma dhe tregtarë që ngurrojnë të ekspozojnë — sipas kërkesave të ligjit — tabelat e çmimeve ta artikujve që ata tregtojnë. Dhe ka qenë kjo arsyeja e mjaft prej tyre në rrethe të ndryshme të vendit, i lënë inspektorë të pabarë të lëshuar nga punonjësit e Policisë Financiare. Janë rreth 90 subjekte fizike apo firma tregtare të shpërndara në 10 rrethe të ndryshme dhe mbi të cilat është vendosur një gjobë që në total kap shifrën 255 mijë lekë. Kushti ka rezultuar, nga raportet, që degët e shërbimit të policisë financiare — dhe pikërisht nga rrethet Pukë, Krujë, Tropojë, Shkodër, Përmet, Durrës, Korçë, Ersekë, Tiranë e Burrel — i kanë dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare. E bëhet fjalë për një kërkesë që ligji “Për çmimet dhe tarifat”, ngarkon për të gjithë subjektet tregtare. Ato detyrohen të afishojnë në vend të dukshëm dhe estetikisht, çmimet e shitjes të shumicë e pakicë për të gjithë artikujt që tregtojnë. Por me sa duket ka subjekte që tregun e lënë një bisht këtij rregulli që, sipas specialistëve, shërben përveç të tjerave, edhe për të evidentuar në saktë detyrimi fiskale. Raste më të shumta të këtij shkeljeve janë konstatuar në Përmet, ku 23 subjekte fizike janë gjobitur me 46 mijë lekë. Po në këtë qytet me 7 mijë lekë janë gjobitur dhe 2 firma. Edhe në Pukë — ku 15 tregtarë janë gjobitur me 45 mijë lekë — rastet e shkeljeve kanë qenë jo të pakta.
Tiranë Pukë Krujë Tropojë Shkodër

Për Greqinë: «Kushtetuta është e jona»

Protestë e MPJ TIRANË — Acarimi i marrëdhënieve me Greqinë tani ka përfshirë edhe projektin e Kushtetutës. NP deklaratë të lëshuar të mërkurën pasdite nga Ministria e Jashtme shqiptare qeveria ende se Athina publike e ka përcjellë me “interesimet e pasakta” një pjesë të draftit kushtetues shqiptar me synim “të influencojë opinionin shqiptar”. Sipas grekëve — përfaqësuar dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së — problemi paraqitet për shkak të nenit 24 të projektit të kushtetutës, që sipas interpretimit grek prek “minoritetin etnik grek në Shqipëri”. Ministria e Jashtme shqiptare e ka quajtur këtë qëndrim “ndërhyrje të papranueshme në çështje të brendshme”. Deklarata thekson se Kushtetuta shqiptare është “vullneti i sovran i popullit shqiptar” dhe se “askush nuk ka të drejtë të imponojë formulime”. Më tej shtohet se Athina nuk mund të kushtëzojë marrëdhëniet dypalëshe me miratimin e një ligji themeltar shqiptar.
Tiranë Greqi Shqipëri Athinë

Fjalë nga mitingu

SALI BERISHA, Presidenti i Republikës “Të votojmë për Kushtetutën, të ngrihemi mbi interesat e karrierave, të shohim drejt historisë, të vazhdojmë rrugën që zgjodhëm, të bëhemi bashkë. Kështu do t'i bëjmë nder vetes dhe të ardhmes.” SERVET PËLLUMBI, Nënkryetar i PS “Ne do ta votojmë këtë Kushtetutë. S'e shpëton vendin nga një diktaturë e veçse një mekanizëm demokratik” SKËNDER GJINUSHI, Kryetar i PSD “Referendumi është një sfidë e madhe, 1 Dhjetori i bën minorancës një lloj shansi në Parlament. Konsensusi nuk merret në rrugë, por në tavolinë.” EDUARD SELAMI, kryetar i PD “Kushtetuta e re testament demokratik që do t'i hapë rrugët Shqipërisë drejt Europës” VALET XHAFERRI, kryetar i PBKSH “Po, sepse Kushtetuta, Ajo sanksionon garë dhe pyer pluralizëm në Shqipëri” ALEKSANDËR MEKSI, Kryeministër “Me aprovimin e Kushtetutës, Shqipëria do të bëjë pjesë në familjen europiane” LUAN HAJDARAGA, Nënkryetar i PS “Jo! Kushtetutë nuk është për Shqipërinë, nuk është për të ardhmen e saj. Është kushtetutë e forcës së pushtetit aktual.” ADEM DEMI [?] “Ju do t'i thoni Po Kushtetutës, do t'i thoni Jo atyre që synuan për 50 vjet pa Kushtetutë” PARTIA DEMOKRATIKE E DJATHTË “Në Kushtetutë ka shumë kontradikta, ta kthejmë në Parlament për ta korrigjuar” AZEM HAJDARI, Deputet i PD “Shqipëria, Kushtetuta dhe çështja kombëtare do të fitojnë me 6 nëntor” GRAMOZ RUÇI, Sekretar i PS “Ne do ishim dakort me Kushtetutën, do ishim dakort me Referendumin, por pastaj të ishte aprovuar në Parlament”
Sali Berisha Servet Pëllumbi Skënder Gjinushi Eduard Selami Valet Xhaferri Shqipëri Europë

Sot Berisha flet në Tiranë

TIRANË — Duket se marshimi i gjatë i Presidentit Berisha nëpër Shqipëri në prag të referendumit për Kushtetutën do të mbyllet në Tiranë. Sot pasdite në sheshin “Skënderbej” Berisha do të organizojë një miting me banorët e kryeqytetit. Ashtu si dhe në takimet e shumta që ai ka patur gjatë këtyre ditëve nëpër rrethe, edhe këtu “çështja e Kushtetutës do të jetë problemi kryesor ku do të ndalet Presidenti.” Presidenti Sali Berisha
Sali Berisha Tiranë Shqipëri Skënderbej

Vlorë

— Ndonëse i ka pasur “gomat” e reja, sërish ka mbetur në mes të udhës. Episodi i përket shtetasit italian, Antonino Toville nga Messina, të cilit i është sekuestruar në Portin e Vlorës një sasi prej 505 gomash “Pirelli”. Disa momente pasi kalonte rruga trageti “Linea Lauro” — dhe pas një kontrolli të imtë të bërë nga punonjësit e Policisë Financiare — është verifikuar se italiani Toville nuk ka deklaruar pranë autoriteteve doganore sasinë e vërtetë prej 895 gomash të reja, por vetëm 390. Sipas inspektorëve të Policisë Financiare, malli i sekuestruar — destinuar për një firmë në kryeqytetishqiptar — arrin vlerën rreth 20 mijë dollarë. (St. Ma.)
Costner Vlorë Messina Porti i Vlorës

Tiranë

— Janë sekuestruar nga policia financiare bashkë me magazinë, tonela. Në një nga pikat e saj shitëse ndodhur në qendër të qytetit, janë bllokuar 1400 dollarë si dhe sende të ndryshme të padeklaruara. Ndërsa bashkë me to, dy automjete janë ndaluar për verifikime të mëtejshme. Në raport përmenden edhe raste të tjera të kundërvajtjeve fiskale në kryeqytet.
Tiranë

Që sot «Scania» më e pranishme në Shqipëri

Hapet zyra e Tiranës TIRANË — Edhe firma e famshme ndërkombëtare “Scania” ka tashmë përfaqësuesen e vet në Shqipëri. Dhe është firma “Xhia” — e cila sapo ka përuruar zyrën e saj — e cila së bashku me specialistë të tjerë do të ketë për mision edhe përfaqësimin e “Scania”-s në Shqipëri. Qëllimi kryesor i këtij zyre, së pari — që zhvillon aktivitete në fushën e transportit ndërkombëtar, telekomunikacionit e prodhimit të tjera — do të jetë investimet. Ajo do të ngrejë një pikë servisi për riparimin e kamionëve “Scania” të cilët kanë rreth 30 vjet që kanë hyrë në Shqipëri. Ndër aktivitetet me të rëndësishmet të fillimit të “Xhia”-s do të jenë pjesëmarrja në tenderin për sigurimin e pajisjeve për Portin e Durrësit si dhe në atë të ngritjes së sistemit celular telefonik në Shqipëri.
Tiranë Shqipëri Porti i Durrësit Durrës

Kolera në mal: dyshime për 8 një i sëmurë

Krujë, shtrihet vibrioni KRUJË — Këmbëngulje e epidemisë së kolerës në rrethin e Krujës. Eshtë edhe një person — banor i fshatit Murqinë — që është kapur nga kthetrat e saj. Ndërkohë janë 8 persona të sëmurë në spital me simptoma, që të dyshohet se kanë rënë viktimë e vibrionit të rrezikshëm. Vendimi e specialistëve e ka bërë faktik që të prekurit nga epidemia apo të dyshuarit, janë nga zonat e ndryshme të rrethit. Mes tyre gjendet gjithashtu se të prekurit nga kolera tashmë po shfaqen në spitale e rrethet e Krujës. Në momentet e verifikimit të rasteve të para të epidemisë, disa nga pacientët ishin sjellë për trajtim në spitalet e Tiranës.
Krujë Murqinë Tiranë

5-vjeçarja ndryshon jetën e familjes së saj

Me një akullore gjashtë mijë dollarëshe TIRANË — Një 5-vjeçare nga Tirana ndryshon jetën e prindërve të saj. Madje ka trullavitur ndaj tyre — por edhe ndaj “babamë” u sa shpresherë e sëmura — sepse për të blerë akulloren “milionere” i është dashur të futet shumë, por edhe të çajë. Që prej mbrëmjes së 28 tetorit 94 5-vjeçarja Nida Nunka është kurorëzuar si fituese e Çmimit të Madh lotarisë së llotës “Mars”, ndonëse është mbledhur te kuponi me numër 0016351 ka “rënë” pasuria e ëndërruar e familjes “Nunka” me automjetin e ri “Fiat”. EDMOND LAÇI Ndoshta edhe pse Nida ka gatuar “lodrën” — në dyqan kish kërkuar nga e ëma të akulloret “që shoqërën me ngjyrën e ndryshme fëmijësh” — ajo tashmë kërkon të luajë me “makinën e akullores” sikurse edhe e ka pagëzuar. Mua nuk më pëlqen makina, thotë i llastuar vogëlushja Nida — dua vetëm që babi të më blejë një biçikletë të vogël”. Në dëshirën e ekzagjeruar deri në shtatë ditë me parë, por që tashmë babai i saj — prej dy ditësh pa punë — ka mundësi ta plotësojë. “Nuk kisha ëndërruar asnjëherë të blija makinë — thotë për Gazetën Shqiptare Nikollaq, babai i vogëlushes me fat — dhe as nuk e di pse s'kam patur ndonjë gjë për ta blerë. Sidoqoftë ne do ta kem ndonjë qef të mirë, këtë dhuratë të Zotit, edhe mund ta shes. Kështu vetëm në 4 akullore ndryshon jetën e një familjeje të tërë. Në këtë pak gjumë dhe lera më e ëndrra iu bukura, që sidogjë ua ka dhuruar e ka bujë. Siç duket dhe me shumë zell rrugën e “trillit” i firmës “mars”. Sikurse edhe nga prindërit, të cilët i kishin premtuar një dhuratë të zakonshme fëmijërore. Nida Nunka me makinën që ka fituar (Foto A. Babani) Nida Nunka me makinën që ka fituar (Foto A. Babani)
Nida Nunka Nikollaq A. Babani Tiranë

Përmet

— Sekuestër prej rreth 184 mijë lekë për parregullsi të vërejtura në disa firma private dhe shtetërore që ushtrojnë veprimtarinë e shfrytëzimit të pyjeve për lëndë drusore në rrethin e Përmetit. Kontrollet e degës së policisë financiare kanë konstatuar mungesë të dokumentacionit financiar lidhur me të ardhurat e realizuara. Kjo kish krijuar mundësi që disa nga këto firma të mos shlyejnë detyrimet ndaj buxhetit të shtetit. Për këtë arsye inspektorët e policisë financiare kanë sekuestruar shumën 184 mijë e 860 lekë.
Përmet

Veteranët, tani të sigurtë

Një ligj përcakton statusin e tyre Pas miratimit nga Qeveria projekti në parlament TIRANË — Së shpejti dhe statusi i veteranëve të Luftës Antifashiste do të përcaktohet me ligj. Projekti ka kaluar nga qeveria dhe i mbetet vetëm Parlamentit të japë fjalën e fundit. Ky projekt do të përcaktojë rradhën e personave që do ta gëzojnë këtë status, të drejtat e tyre dhe rrugët ligjore për marrjen e tij. Aktualisht në Shqipëri janë — sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga ministria e Mbrojtjes e përfaqësuesve të shoqatave të veteranëve që veprojnë sot në vend — rreth 24 mijë vetë që përfitonin ligjin e 10 lekshit për dëshmorët e tyre në luftë. Më hyrjen në fuqi të këtij ligji të ri numri i personave që do të marrin këtë status e veterani — sipas kritereve të reja që përcakton ai — parashikohet të shkojë në afro 30 mijë vetë. Statusi do të përfitojë tani jo vetëm ata që luftuan kundër pushtuesve, por edhe të tjerë që kontribuan e tyre në çlirimin e Shqipërisë, siç janë personat të inkuadruar në çeta, batalione e njësi guerile, anëtarë të rinisë e të gruas antifashiste, të burgosur politikë, ata që kanë marrë pjesë në propagandë e armatosur në zonat e çliruara, korrierë, informatorë e drejtues të lëvizjes. Statusi do të shoqërohet edhe me një sërë përfitimesh të natyrës materiale e shoqërore. Të drejtat që do të gëzojnë veteranët sipas ligjit të ri përfshijnë pensione shtesë, trajtim shëndetësor të veçantë, përparësi në strehim dhe në një sërë shërbimesh publike. Qeveria po kërkon që me anë të këtij ligji të japë një “vlerësim përfundimtar” për ata që morën pjesë në luftën për çlirimin e vendit. (V. Me.)
Tiranë Shqipëri

DJE NE SHQIPERI

Fier, thika vret në mes të pazarit Përfunduar në spital, por nuk mundi t'i shpëtojë nga dëgka 23-vjeçari, Aleksandër Malena. Shkak konfirmoi në reanimacionin e këtij spitali, djaloshi ishte goditur disa herë me thikë dhe hemoragjia e shpejtë i kishte dëmtuar zemrën. Ngjarja ka ndodhur para drekësit në qendër të pazarit të gjësë së gjallë, Fier, kur persona të panjohur, e kishin goditur viktimën Malena për vdekje. Kanë filluar hetimet nga organet e Rendit. Ambasadori Izraelit në Tiranë Ka lënë për pak orë rezidencën e tij në Romë për të ardhur në Tiranë, ambasadori i Izraelit për Shqipërinë, Avi Pazner. “Ka ardhur koha që investitorët Izraelitë të kthehen në Shqipëri” ka qenë pohimi i Pazner në takimin zyrtar të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare, me zëvendësministrin Starova. “Razma” udhëton drejt Drlanovës Krye shefi konfirmuar lëvizjen e 40 turistëve shkodranë — kryesisht ish-sportistë e punonjës të Klubit “Vllaznia” — drejt pikës turistike të Drlanovës, 230 kilometra larg Sofjes. Interesant është fakti se mjaft prej turistëve shkodranë për herë të parë do të udhëtojnë në një vend tjetër jashtë Shqipërisë. Këtë mundësi interesante e ka siguruar Shoqata Turistike “Razma” e cila prej kohësh është lidhur me kolegen e saj bullgare “Baco-kro”.
Avi Pazner Starova Edmond Laçi Shqipëri Fier Tiranë Romë Drlanovë