Kushtetuta e re, ora e së vërtetës
Një milion e 900 mijë shqiptarë pranë kutive
Nga 8.00 e mëngjesit deri në orën 20.00 votohet referendumi i parë i historisë së vendit
■ Rezultatet zyrtare do të bëhen të njohura 48 orë më pas, por të dhënat e përafërta do të jepen ndoshta që sonte në natën
■ Në se voton më pak se gjysma e personave të regjistruar referendumi nuk quhet i vlefshëm. «Po» fiton vetëm me më shumë se 50 për qind
TIRANË — Do të jenë afro 1 milion e 900 mijë shqiptarë të cilët sot do të mund të japin votën e tyre për Projektin e Kushtetutës. Pas mitingjeve e thirrjeve të kundërta të partive politike, tani gjithçka është në dorë të popullit. Për 12 orë rresht, 6.14 qendra votimi në të gjithë vendin, do të grumbullojnë votat e tij, të vetmet që mund të vendosin përfundimisht dhe në mënyrë të prerë mbi projektin e Kushtetutës që është propozuar. Dhe për herë të parë në historinë e dy shekujve të ekzistencës së shtetit shqiptar do të vendoset me referendum.
Ora 20.00 e mbrëmjes së sotme do të shënojë mbylljen e votimit. Që nga ky moment, çdo minutë do të shoqërohet me ankthin e rezultatit përfundimtar — zyrtarisht ai duhet të bëhet i njohur 48 pas mbylljes së votimeve — i cili duhet të përcaktojë megjithatë një rrugë e gjatë deri sa të shpallet. Komisionet e qendrave të votimit — nuk mund të kenë më shumë se 7 anëtarë — do të nisin numërimin e zonës së tyre. Pasi të kenë përfunduar ato do të përpilojnë një proces-verbal ku do të shënohen mes të tjerash, rezultatet dhe vërtetjet që mund të kenë të njëjtat anëtarë. Prej këtej, procesverbali në dy kopje, bashkë me fletët e votimit, vulën dhe listat e votuesve, dërgohet nga kryetari dhe sekretari — dy të forcave të kundërta politike — të shoqëruar nga një punonjës i policisë, në komisionin e bashkisë apo të komunës. Këtu ato bashkohen me rezultatet e qendrave të tjera dhe pas hidhen në një procesverbal tjetër marrin rrugën — sërish bashkë me vulat, listat dhe fletët e votimit — drejt komisionit të rrethit. Në këtë komision ato i nënshtrohen një tjetër procedure, hartohet një procesverbal i ri që përmban të dhënat e gjithë rrethit. Dhe së fundi njëra kopje e procesverbalit përfundon në Tiranë pranë Komisionit Qendror, ku kompletohet e fuqishme me të gjitha prurjet përfundimtare definitive. Ndonëse rezultatet zyrtare do të bëhet të njohur vetëm dy ditë më pas, të dhënat e para të përafërta do të fillojnë të jepen ndoshta që sonte.
Projekti i Kushtetutës për të cilin do të votojnë sot shqiptarët do të quhet ai aprovuar vetëm nëse ai merr votën “Pro” të mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në votim. Por nëse në votime marrin pjesë më pak se gjysma e numrit të personave të regjistruar si votues, atëherë referendumi do të quhet i pavlefshëm.
Pas ditëve të tëra të ngarkuara me tensionin dhe vrullin e propagandës së partive politike, tani deklaratat dhe thirrjet e njëanshme qoftë nga njëra anë qoftën për “Po” dhe nga ana tjetër, thuajse më të njëjtën forcë, kërkonin “Jo” ndaj projektit të Kushtetutës kanë mbetur vetëm si një jehonë. Sot vendimi nuk do të jetë i partive por vetë i popullit. Për këtë projekt, për Kushtetutën e re, sot ka mbërritur ora e së vërtetës.
Momente nga Manifestimi në sheshin Skënderbej, në qendër të kryeqytetit
Flakë në Qytetin Studenti
Digjet bar-i
TIRANË — Flakë gjigande përfshinë bar-restorant “Studenti”, në mesnatën e së enjtes, qyteti i studentëve është dërguar papritur në gjendje të parë. Magazina ngjitur me ndërtesën e restorantit ka marrë zjarr. Disa persona që punonin aty kanë dhënë alarmin. Për Gazetën se burimi i zjarrit, ishte ekzistenca e magazinës e një tufe prej dyshekësh të vjetër jashtë frigoriferit. Pak kohë më pas ka kërcyer, pasi lagështia i kishte rënë. Flakët janë shuar në orët e vona të natës. Lajmi i shpërthimit u bë i njohur pasi tymi i madh u duk në të gjithë zonën. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.[?]
“Dorëheqja e gjykatësve politikë”
Kryetari Gjata
TIRANË — “Qëndrimi dhe veprimi i gjyqtarëve lënë ka krijuar perceptim tek opinion publik”, ka deklaruar, kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka bërë me dije se një pjesë e gjyqtarëve nuk mund të vendosin vendime për të cilat janë dhënë deklarata të gjyqtarëve. Në një bisedë me Gazetën shqiptare kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se një gjyqtar mund të mos jetë pjesë e trupit gjykues “nëse ka shprehur publikisht mendimin e tij për çështjen”. “Në këtë kuptim”, ka thënë Gjata, “gjyqtarët që kanë shprehur qëndrime publike duhet të dorëhiqen”.
Një i burgosur me kolerë ikën nga spitali
Fier, policët nën akuzë
FIER — Me kolerë, por jashtë hekurave të burgut. Eshtë ky fati i 28-vjeçarit, Namik Idrizi — dënuar me 12 vjet burg — dhe që sapo është arratisur nga spitali i qytetit të Fierit, ku ishte dërguar pas dyshimeve për kolerë. Vese “liria” e tij është këmbyer me atë të punonjësve të Rendit, të cilët ishin ngarkuar të ruanin të burgosurin e sëmurë. Eshtë shpallur menjëherë kërkimi nga organet e Rendit, ndërsa mendohet se Idrizi i arratisur mund të ketë kaluar dhe me drejtim të Greqisë. Namik Idrizi është dënuar pas akuzave të “rrëmbimit të personit me qëllim fitimi”. Në vendim gjykatësit e kishin dhënë në 22 gusht të këtij viti. Dhe pasi ka kaluar veçse 45 ditë nga dënimi i tij dhe një javë kurimi në spital, Idrizi ka mundur t’i shpëtojë punonjësve të policisë. Atyre që tashmë akuzohen për “shpërdorim detyre”.
(En. My)
Të “blerët” e Shqipërisë në Federatën e Ballkanit
DJE NE SHQIPERI
Do të jetë dhe një delegacion i Partisë së Blerët Shqiptare në puntimet e grupit ndërkombëtar në pjesën e na[?] të më shumë Bullgarisë, të inisiativës së Federatës të Blerët Europiane dhe të grupeve nga Parlamenti Europian. Një nga detyrat e këtij grupi pune do të jetë dhe përgatitja e hartës ekologjike të Ballkanit, shkruan dhe kryesinë i ri Federatës Ballkanike. Delegacionit shqiptar i është ftuar për të diskutuar mbi “Autoritetin ndërkombëtar”, që do të [??] krijimin e territoreve të gjelbra e ndalimin e [??] Europian Perëndimor e Lindor me Azinë e Afrikën.
Përkujtohet 50-vjetori i Bahá-'í të parë shqiptar
Janë bërë nderime Rëfo Çapari, shqiptarit të parë që iu përkushtuar fesë Baháí, siç kish bërë para 50 vjetësh në Korçë. Dhe ka qenë Asambleja Shpirtërore e Baháu në Shqipëri, ajo që ka organizuar në Bibliotekën Kombëtare të kryeqytetit ceremonitë përkujtimore për Çaparin. Baháí pari shqiptar kish lindur në 1894 në Markiç të Çamërisë.
Pesë përgjigjet se si të votojmë
Ku do të votojnë të sëmurët, ushtarët, punonjësit e ambasadave e marinarët në lundrim?
Të gjithë të sëmurët që gjenden të shtruar në spital do të votojnë në qendrat që janë ngritur në to. Ushtarët do të votojnë në qendrat e zonës të banimit pranë repartit të tyre. Nuk do të votojnë marinarët që janë në lundrim. Jashtë mbeten punonjësit e ambasadave pasi në përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë shtetit nuk plotësohet — sipas ligjit — numri prej 15 personash për të ngritur një qendër votimi. Do të mungojnë në votime dhe personat e sëmurë rëndë e të paralizuar që gjenden në shtëpi. Këtë herë nuk do ketë kuti lëvizëse.
Çfarë dokumentash duhen për votim?
Çdo person që duhet të paraqesë një dokument identifikimi. Ata që s’kanë letërnjoftim duhet të jenë pajisur me certifikatën e posaçme që e lëshonft fals Ushtrët duhet të kenë një dokument identifikimi që lëshohet nga komanda.
Çfarë vërteton se një person ka votuar?
Mbi dokumentin e identifikimit që paraqitet nga votuesi vihet vula e komisionit të qendrës së votimit.
Kur vota është e pavlefshme?
Kur nuk është vënë shenja asnjërit nga dy variantet. Kur janë prekur të dyja ose fleta është dëmtuar aq shumë sa nuk dallohet zgjedhja e bërë nga votuesi.
Kur hapet e mbyllet votimi?
Votimi fillon në orën 8.00 dhe mbyllet në të njëjtën ditë në orën 20.00.
Sot Gazeta TV
GAZETA TV
PAOLO
PËR MBIKËQYRJEN
NË SHQIPËRI [?]
PAOLO
PËR MBIKËQYRJEN
NË SHQIPËRI [?]
Blej dhe shes
KENDONJE GJE PER TE SHITUR?
KENDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgo mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njëm nga adresat tona:
Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264.
Trego në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën
JAP ME QERA — Një shtëpi dy katëshe me 16 dhoma, 7 bodrume dhe rreth 800m2 oborr. Shtëpia ndodhet në rrugën Ramazan Shijaku Nr.57 Tiranë. Të interesuarit të kontaktojnë me numrat e telefonit: 3336 ose 42038.
SHES — Dy albume me pulla të fillojnë nga viti 1934, përfshi vitet 1949-67-69-84. Të interesuarit të shkruajnë në adresën: Ludovik Mirdita, Lagja 2, rr Fadil Veliu, Ap.69, Durrës.
JAP ME QERA — Një magazinë tek 21 Dhjetori me sipërfaqe 15m2 dhe lartësi 3m. Është e shtruar me pllaka dhe e lagështirë. Të interesuarit mund të paraqiten në adresën: Mustafa Romano, Rruga Kongresi i Lushnjës Nr. 13 Tiranë.
JAP ME QERA — Një ndërtesë të re dy katëshe tek 21 Dhjetori. Kati i parë ka një sallë 80 m2, një dhomë 16 m2, banjë e korridor. Kati i dytë ka katër dhoma. Garantohet ujë energji, rrugë e asfaltuar të dhe garazh për 3-4 makina. Destin. Kopsht, Rr. Kongresi i Lushnjës Nr. 22 Tiranë.
SHES — Shesim një rimorkio për transport (trailer) 12 metra të gjatë, me tendë në gjendje të mirë teknike. Për sqarime të hollësishme drejtohuni pranë Albaniasped, shpk, Rruga Budi 76 Tiranë. Tel. 23921, Fax 42033, Telex 2267
SHES — Apartament 3 + 1 + aneks, pranë Ansamblit të Ushtrisë, kati i pestë, 2.500.000 lekë. Drejtohuni Rruga “Luigj Gurakuqi”, Nr.6, tel. 42515.
SHES — Apartament 2 + 1 pranë shkollës “Vasil Shanto”, kati pesë, 1.800.000 lekë, drejtohuni Rruga “Luigj Gurakuqi”, nr. 6, tel. 42515.
SHES — Apartament 1+2, në katin e dytë, në Rrugën “Myslym Shyri”, afër shtypshkronjës “Rilindja”, të interesuarit të drejtohen në tel. 20066.
JAP ME QERA — Një vile në plazhin e Durrësit (te Hekurudha, pranë hotel Durrësi) me dy mbedhlydhe dhoma me ndërdese të tjera, dy katëshe. Për informacion me të hollësishme mund të telefononi në Tiranë me nr. 25722 në çdo orë të ditës dhe me nr. 32466 pas orës 16.00.
SHES — Një shtëpi me oborr në Durrës, pranë kinemas “Iliria”, në rrugën “Vaso Pasha”. Kontaktoni në Tiranë me nr. telefoni 25722 gjatë gjithë ditës dhe 32466 pas orës 16.00.
SHES — Një lokal — punuar në dru e e cila ndodhet në bjeshën pranë [??] P. Të interesuarit mund të kontaktojnë me blerjen e këj lokal — me lyeje të rregullt — në çdo orë të ditës me pronarin e tij.
NE BRENDESI
Angazhime të reja të Italisë dhe Greqisë për Ballkanin
Vizitë e presidentit italian në Athinë
NE FAQEN 2
Arrijnë në 80 milion dollarë investimet e huaja
Tani 24 dollarë për frymë
NE FAQEN 3
Candy
me organizimin e dendur dhe të qëndrueshëm të importuesit në të gjitha qytetet e Shqipërisë garanton shitjen e modeleve të tij më të mira
LAVATRIÇE - «Alise 650», «Alise 610», «Softwash», «Aquaviva», «C 836 x T», «C 455 x T», «C 435 x T», «C 431», «C 634 x T» (modeli më i preferuar).
LARËSE ENËSH - «C 4.100», «Trio S 4».
SOBA - «C 6.6604 E».
FURRA ME MIKROVALE - «Combi 1.00 x grill 1.000 watt», «M 612 x - 600 watt».
FRIGORIFERE - «Ccb 23/12 Eco», «Ccm 32/10 Eco», «Ccm 27/10 Eco», «Cdp 330 Eco», «Cdp 280 Eco».
NGRIRËS HORIZONTALE - «Doe 31», «Doe 41», «Doc 31» - super i izoluar.
CANDY siguron garancinë dhe servisin me pjesë këmbimi origjinale të të gjitha modeleve të paraqitura.