PS: “Ka fituar JO”. PD: “Ende nuk e dimë”
Ende i pakonfirmuar rezultati i referendumit të 6 nëntorit. Ndoshta sot përgjigjja e Komisionit Qëndror
Berisha: “Parlamenti mund ta miratojë Kushtetutën”
TIRANE - “Rezultati i verdiktit të popullit do të respektohet plotësisht, ekziston një predispozitë e pëlqyeshme për të kërkuar zgjidhje me të mira për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë...”
Ende i pakonfirmuar rezultati i referendumit të 6 nëntorit. Ndoshta sot përgjigjja e Komisionit Qëndror
PS: “Ka fituar JO”. PD: “Ende nuk e dimë”
Berisha: “Parlamenti mund ta miratojë Kushtetutën”
TIRANE - “Rezultati i verdiktit të popullit do të respektohet plotësisht, ekziston një predispozitë e pëlqyeshme për të kërkuar zgjidhje me të mira për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë... Parlamenti që vendosi për ta kaluar Kushtetutën me referendum, po ky parlament mund të vendosë - sepse edhe ai është përfaqësues i sovranitetit - ta miratojë kushtetutën te... sipas ligjit ekzistues”. Vetëm një ditë pas përfundimit të votimeve, është vetë Presidenti Berisha që ka komentuar, për herë të parë e shpejtonte e “rikthimit” të projektit në diskutim parlamentar. Me sa duket projekti i shumëdiskutuar do t'i kthehet edhe një herë Parlamentit. Një ide për të cilën kishin këmbëngulur me forcë përfaqësuesit e opozitës, dhe që kishte qenë stërmbuluan i luftës politike të kohëve të fundit. Për të njëjtën gjë janë shprehur edhe kryetarët e partive kryesore. Ende nuk janë konfirmuar plotësisht rezultatet e referendumit, po tani nuk është vështirë të parashikohet se vendimi i popullit ka anuar më shumë nga përgjigja “Jo”. Vetë Berisha është detyruar të përgjigjet më tepër variantit që qarkullonte më shumë dje.
Në kampin e demokratëve, asnjë shenjë gëzimi. Kryetari i PD në një konferencë shtypi që zgjati jo më shumë se dhjetë minuta nuk ka ofruar asnjë të dhënë nga burimet e partisë së tij. PD ka preferuar të paraqesë vetëm rezultatet e votimit në zonat ku kishte fituar projekti i Kushtetutës deri në mbrëmjen e djeshme. 10 nga 37 rrethe. Ngazëllim tek kampi opozitar. Në selinë e Partisë Socialiste, rezultatet operative të dërguara nga përfaqësuesit e saj në rrethe janë njohur që të dielën në darkë. “Tashmë është e sigurtë që pjesa dërrmuese e votuesve ka votuar kundër”, ka thënë për Gazetën Shqiptare Servet Pëllumbi. Në kryetari i PS, Ndërsa të hënën paradite socialistët kanë publikuar rezultatet e tyre përfundimtare. Sipas tyre vetëm 38 përqind ka votuar në favor të projektit. Në një rezultat që i jep të djathtës një mbrojtur nga PS dhe partitë e tjera opozitare. “Me përgjigjen e tij elektorati shqiptar tregon shkallë të lartë të kulturës demokratike”, ka deklaruar Pëllumbi, i cili si arsye kryesore të këtij rezultati ka cilësuar “përmbajtjen jo-demokratike të projektit dhe shkeljet kushtetuese që, sipas tij, janë verifikuar gjatë gjithë procedurës deri në ditën e votimit”. Shifra e paraqitura nga PS janë konfirmuar afërsisht edhe nga socialdemokratët. “Vetëm 40 përqind ka votuar pro”, ky ka qenë rezultati që Kryetari i PSD Skënder Gjinushi ia ka njohur Gazetës Shqiptare”. Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin ende në pritje të mbylljes së proces-verbaleve të komisioneve në rrethe. “Pa marrë këto ne nuk mund të konfirmojmë asgjë gjë”, ka shpjeguar njëri nga anëtarët e tij. Shifrat e grumbulluara këtu në rrugë telefonike ishin pak më në favor të “po”-së se ato të paraqitura nga socialistët, por gjithsesi nën 50 përqindshin e nevojshëm për ta miratuar Kushtetutën.
Socialistët tani kanë rast të shpallin fitoren e parë dhe të vetme të afishimin mbrojt në ndarë. Vendi përndryshe mbetet pa kushtetutë dhe zgjidhja një kohët për zyrë është kthimi i saj në parlament. “Projekti i Kushtetutës, parlamenti do ta shqyrtojë, madje në rast se kjo nuk do të arrihet, do të çojmë një zgjidhje të parakohshme. Ndërkaq i PSD, Gjinushi ka sqaruar për Gazetën Shqiptare: “Kushtetutën duhet ta kalojë parlamenti, dhe në rast se ky i arrin ati, mbas nuk do të jetë nevoja për një referendum të kushtetutës. Në parlament nuk e kanë kundërshtuar edhe opozitarët e djeshëm të kësaj ideje. Vetë Berisha se “ky Parlament mund të vendosë, sepse edhe ai është përfaqësues i sovranitetit, që ta miratojë Kushtetutën vetë...” i takon forcave politike dhe tratativave të tyre, lë të përcaktojnë zgjidhjet e ardhshme. Në pozicionin e tij jam “ka shtuar Berisha- si president i zgjedhur nga Parlamenti, do të përpiqem në mënyrë të pakontestueshme të jap kontributin tim për zgjidhje sa më demokratike dhe në bindjen se do të gjenden zgjidhje plotësisht kushtetuese”.
Kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami u shpreh se “ndonëse është ende shpejt për të bërë parashikime”, partia e tij “është e hapur për bashkëpunim me forcat e tjera për të gjetur zgjidhje oportune, pa i cilësuar se cilat mund të jenë ato. Nëse është i vërtetë rezultati i publikuar nga socialistët vendi gjendet pa një fazë të re politike dhe alternativat e paraqitura janë dy: ose partite do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të miratuar Kushtetutën në Parlament, ose përndryshe vendi do të mbetet pa ligjin e tij themeltar, një situatë e pakonceptueshme për një vend që kërkon të ndërtojë demokracinë.
Fatos Baxhaku
Armand Mero
Pas votimeve cili do të jetë rezultati përfundimtar? Në të djathtë: presidenti Berisha ndërsa hedh fletën e tij të votimit pro Kushtetutës
Pëllumbi: “Projekti duhet te vendoset nga deputetet, në rast të kundërt zgjidhje të parakohshme”
Eduard Selami: “Jemi të hapur për zgjidhje në të mirë të vendit”
“Fitorja e Jo-së ju largon Europën”
Komenti i vëzhguesve të KE
TIRANE - “Një “Jo” e mbështetur, referendumit për kushtetutën do ta largojë Shqipërinë nga Këshilli Europës”. Janë vetë përfaqësuesit e tij - senatori belg Lambert Ketchermans dhe ai zviceran Dumeni Coulumberg - të ardhur për të vëzhguar votimet, të cilët pohojnë këtë. “Nëse rezultatet e së dielës do të jenë negative - ka shpjeguar dje për Gazetën Shqiptare belgu Ketchermans - atëherë kjo do të jetë një vërtetë një problem. Sepse që Shqipëria të bëhet anëtare efektive e Këshillit të Europës duhet të ketë jo vetëm një parlament dhe qeveri demokratike, por edhe një Kushtetutë”. Përfaqësuesit e Këshillit të Europës këtë radhë ata do të paraqitin raport të posaçëm - organizmi i fuqishëm europian do ta pranojë Shqipërinë në gjirin e saj vetëm pasi të studiojë Kushtetutën dhe elementet më të cilët ajo është mbështetur.
“Nëse do të kemi Kushtetutë - tha Coulumberg - ne do të gjykojmë vetë në bazë të saj. Si është ndërtuar sistemi gjyqësor dhe si është bërë ndarja e pushteteve”. Por vëzhgimi i tyre nuk ndalet vetëm tek Kushtetuta, krahas saj ata kanë sqaruar se rëndësi kane edhe elemente të tjerë të një shteti: kodi civil dhe ai penal. Madje për këtë të fundit vëzhguesit e KE kanë shprehur edhe disa rezerva - pa i përcaktuar ato - duke theksuar nevojën e rishikimit të tij.
Kështu pra, tani për disa kohë Shqipëria do të mbetet jo vetëm pa Kushtetutë por edhe jashtë Këshillit të Europës, nëse nuk gjendet nga forcat politike një zgjidhje pranueshme që i përgjigjet situatës së re pas referendumit. Në rast se nuk arrihet kjo edhe procedurat e pranimit në KE do të rifillojnë nga para. (f.b.a.m.)
Në krizën Athinë-Tiranë
Të pestët e “Omonia”: Italia kërkon lirimin për të ndërmjetësuar
Të pestët e “Omonia”:
Italia kërkon lirimin për të ndërmjetësuar
TIRANE - “Lirimi i të pestëve do të jetë një hap i rëndësishëm në procesin bilateral për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Greqisë e Shqipërisë.” Kështu është shprehur Italia, që duke kërkuar ndërmjetësimin mes Greqisë e Shqipërisë - ve si kusht lirimin e pesë minoritarëve të burgosur për spiunazh e armëmbajtje pa leje nga gjykatat shqiptare. Pohimin e fundit për lirimin e tyre ka bërë të hënën sekretari i Punëve të Jashtme, Livio Caputo, pas një mbledhjeje pune me homologun e tij grek, Kraniodhis. Por ndërsa Italia merr përsipër këtë ndërmjetësim, autoritetet më të larta greke edhe gjatë ditës së djeshme, pohuan një tjetër kusht për dialogun me Shqipërinë atë të janullatosit.
Gjak pranë qendrës votimit
Vritet me thikë një vëzhgues i PD
Incident edhe në Lushnjë, rrihet një anëtar komisioni
Denoncohen të tjera shkelje proceduriale
TIRANE - Bindjet politike dhe njëherë nuk i janë ndarë vdekjes dhe votimit...
Denoncohen të tjera shkelje proceduriale
Gjak pranë qendrës votimit
Vritet me thikë një vëzhgues i PD
Incident edhe në Lushnjë, rrihet një anëtar komisioni
TIRANE - Bindjet politike dhe një herë nuk i janë ndarë vdekjes dhe votimit. Një i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë, janë shifrat e para të bilancit të djeshëm - ende provizor - të ditës së 6 nëntorit. Mark Prenga, 37 vjeç - pjesë e PD në Komisionin e Qendrës së Votimit të Fushë-Vigut, Shkodër - ka mbetur i vrarë pas dy goditjeve me thikë të 23-vjeçarit, Tonin Vlashi, pikërisht në derën e Qendrës së Votimit. Sipas Komisariatit të Policisë, Shkodër “i riu janë vënë menjëherë në kërkim”. Incidenti ka ndodhur pak motive politike? Ndërsa në Lushnjë, njëri prej të arrestuarve e një qendre votimi - kaqësuar nga persona të paidentifikuar - është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Por ndersa për dy incidentet e rënda ngjasje erërin e njësia llojesh, PS denoncon mjaft të tjera dhe në rrethe të ndryshme të vendit. Sipas tyre, në Lashnje, Gjirokastër, Kavajë, Berat, Korçë, Bulqizë, Mallakastër janë verifikuar mjaft parregullsi, duke filluar nga ndalimi i liderve lokale të PS, presioni i qendrave të votimit, si dhe keqpërdorimi i ekranit të saj. Ndërkohë që edhe Policia në selinë e Këshillit Demokratik të Elbasanit, janë mjaft të paqarta për të justifikuar këto shkelje, ndërsa nga zona të tjera pohohet për “presione dhe propagandë të paligjshme”.
Rivalët politikë në luftë shifrash
Kundërshti mes të dhënave partiake
PD (po)
Shkodra 63%
Krujë 58%
Lushnja 67,9%
Laçi 53%
Lezha 52%
Durrës 52%
Pukë 55%
Tropojë 74%
Has 60,9%
Kukës 54%
PS (jo)
Tirana 52,4% Berat 65%
Kolonjë 67,7% Rrogozhina 57,6%
Tepelenë 70% Kurbin 51%
Saranda 75% Korça 63%
Devolli 48,1% Shkodra 3%
Vlora 64,5% Elbasani 60%
Gjirokastra 74,2% Dibra 57,7%
Gramshi 77% Kukësi 53,8%
Përmeti 72,2% Gjirokastra 80,1%
Fieri 69,5% Delvina 77,4%
Kavaja 20% Puka 51%
Tropoja 40% Mirdita 52,3%
Peqini 80% Kuçova 80%
Lezha 56,3% Mati 58,4%
Mallakastra 53% Bulqiza 56,7%
Librazhdi 67,2% Hasi 40,2%
M. e Madhe 56,5% Kruja 44,6%
Peshkopia 68,9% Devolli 64,9%
Cërriku 79,9% Poliçani 77%
Libohova 57,6% Patos 65,6%
TIRANE - Luftë shifrash mes dy partive kryesore politike. Ndërsa nga njëra anë PS ka bërë të ditur të hënën rezultatet e të gjitha zonave me përjashtim të mbi 50 përqind përgjigja “Jo”, Partia Demokratike është kufizuar vetëm në të dhënat e 10 rretheve ku rezulton vetëm “Po”. Dhe përplasjet nuk mungojnë. Rrethe të cilat janë deklaruar nga socialistët si kundërshtarë të projektit të Kushtetutës, nga PD jepen si mbështetës të tij. Një gjë që do ta sqaroje vetë rezultatet e Komisionit Qendror të votimeve i cili deri dje nuk ka bërë të ditur asnjë të dhënë zyrtare.
SPORT
Në faqen 3
Futboll : rezultatet e
Serisë A në Itali
Në Faqen 4
UEFA : " Fitorja - 3
pikë në Shqipëri
Candy
me organizimin e dendur dhe të qëndrueshëm të importuesit në të gjitha qytetet e Shqipërisë, garanton shitjen e modeleve të tij më të mira
LAVATRIÇE - «Alise 650», «Alise 610», «Softwasher», «Aquaviva», «C 836 x T», «C 455 x T», «C 435 x T», «C 431», «C 634 x T» (modeli më i preferuar).
LARESE ENESH - «C 4.100», «Trio S 4».
SOBA - «C 6.6604 E».
FURRA ME MIKROVALE - «Combi 1.00 x grill 1.000 watt», «M 612 x - 600 watt».
FRIGORIFERE - «Ceb 23/12 Eco», «Ccm 32/10 Eco», «Ccm 27/10 Eco», «Cdp 330 Eco», «Cdp 280 Eco».
NGRIRES HORIZONTALE - «Doe 31», «Doe 41», «Doc 31 l» - super i izoluar.
CANDY siguron garancinë dhe servisin me pjesë këmbimi origjinale të të gjitha modeleve të paraqitura.