«S'besoj në ndryshimet e PD»
POLITIKE
Lideri i PS kërkon ristrukturime të thella në kabinetin Meksi. «Për ne rezultati i 6 nëntorit ishte një votë e qartë proteste ndaj qeverisë së sotme»
«S'besoj në ndryshimet e PD»
Servet Pëllumbi për lëvizjet në Qeveri
TIRANË — Ndërsa në kampin e Partisë Demokratike projektohen ndryshimet në përbërjen e Qeverisë, socialistët nuk hezitojnë të shprehim mosbesimin e tyre ndaj hapave të kundërshatrave të tyre politikë. Në një linjë të kryetarit të PS, Servet Pëllumbi, iu përgjigj Gazetës Shqiptare për pyetjet që shtrohen sot me tepër opinionit publik shqiptar. "Beso se do të jetë thjesht një lëvizje personash dhe jo një ristrukturim i thellë — u shpreh Pëllumbi — shikojmë për të gjykuar përfundimisht duhet parë se sa të thella do të jenë ndryshimet pastaj cili do të jetë qëllimi në lidhje me problemet të cilat i konsiderojmë politike, cili do të jetë kredibiliteti dhe stabiliteti i saj. Ne vazhdojmë të kemi bindjen se loja e popullit në 6 nëntor ishte një shkëputje e jo e fortë ndaj qeverisë së sotme", kryesisht thelbi i qëndrimit të shprehur nga Pëllumbi.
Cili është vlerësimi juaj për ndryshimet qeveritare tashmë të anonuara nga PD?
Sipas nesh rezultati i 6 nëntorit tregon qartë se shumica e popullit është e pakënaqur nga qeveria e sotme. Vota e referendumit nuk ishte thjesht për Projektkushtetutën — të cilën mendoj se shumë vetë as e kishin lexuar — por një shenjë e një proteste. Në këtë kuptim ne kemi qenë të mendimit që qeveria e sotme duhet të japë dorëheqjen. Të njëjtën gjë duhet të bënte edhe Presidenti Berisha. Këtë duhet ta kish kuptuar edhe PD, por këtë ajo me sa duket nuk është në gjendje ta kuptojë.
Sidoqoftë tani PD ka vendosur të ndryshojë përbërjen e Qeverisë.
Nëse në përfundim të ristrukturimit do të kryhen vetëm disa lëvizje të thjeshta personash, do të jetë populli i pari ai që nuk do t'i mbështesë, por për ta gjykuar përfundimisht duhet të presim sa të thella janë lëvizjet dhe sidomos cili do të jetë kredibiliteti dhe stabiliteti i saj i ardhshëm. Të rendësishme do të jenë edhe qëndrimet që do të mbahen ndaj çështjeve që i qëndrojnë si gur i rëndë Qeverisë.
Servet Pëllumbi, nënkryetar i PS
A ka në përfshirë marrëveshje mes partive për Kushtetutën e re?
"Kjo varet nga predispozicioni i PD. Tashmë shumica e partive e kanë bërë të qartë që Kushtetuta duhet miratuar më parë nga dy të tretat e deputetëve dhe më pas në Parlamentin e ri dhe ta nënshtrohen me pas votimi në popull me anë të Referendumit. PD këmbëngul në një mendim tjetër dhe kjo mendoj se është pengesa më e madhe. Marrëveshjet teknike lidhur me komisionin janë krejtësisht të kapërcyeshme".
Fatos Baxhaku.
Godo: «Qeveria duhet të ribëhet»
Flet kryetari i republikanëve
TIRANË — "Qeveria duhet të ribëhet". Ky është qëndrimi i kryetarit të Republikanëve Sabri Godo. Sipas tij duhet të PR — që ka përfaqësues në Qeveri — ajo është përgjegjëse për ekzistencën e shumë formave të korrupsionit dhe ndaj edhe për luftën e pamjaftueshme ndaj shumë fenomeneve negative të shoqërisë së sotme, duke filluar nga kontrabanda e naftës deri te droga, prostitucioni e tregtia e të miturve.
Ju jeni shprehur si të "ribëhej" Qeverisë. Çfarë kuptoni ju me këtë formulë?
"Me këtë kuptoj që Shqipëria duhet të ketë një ekip qeveritar më të aftë për kapërcimin e halleve të mëdha që ka vendi. Ndryshimi si pas nesh duhet të jetë i thellë. Ai duhet bërë sa më shpejt, por edhe jo me ngut".
Me ndryshim të thellë keni parasysh edhe hyrje ministrash Meksi?
"Në një periudhë shtyrjeje sa më të thella, lidhur me Meksin personalisht, kjo i takon partisë që ka shumicën të vendosë nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Qeverisë apo jo".
A keni propozuar ndryshime në përbërjen e Qeverisë së ardhshme?
"Nuk na ka pyetur kush për këtë pune, ne presim që të na pyesin. Me këtë rast do të jetë me dukur edhe propozimet tona konkrete".
Cilat janë sipas jush të metat e Qeverisë aktuale?
"Së pari korrupsioni, për të cilin nuk kemi folur dhe herë të tjera. Për të eliminuar atë duhet të bëhet një pastrim rrënjësor duke nisur nga deti e privatizimi, madje disa privatizime duhen riparë. Pastaj Qeveria ka treguar një neglizhencë të pajustueshme ndaj kontrabandës së naftës e cila rrezikon të kthehet në një flluskë shqiptare e ekonomike për popullin shqiptar. Ajo duhet të shiste më e preokupuar për fenomenin e tillë si droga, prostitucioni, tregtia e të miturve, përgjithësisht ndaj të gjitha atyre akteve që mund të cilësohen aktivitete mafioze". (fa.bax.)
«Partitë në krizë parash: shteti duhet të shtojë fondet e financimit»
Pohim i Shehut: «Ndryshe vjen falimentimi»
TIRANË — Partitë janë përfshirë nga kriza ekonomike. Duket se financimi i dhënë nga Qeveria, tani më rritjen e çmimeve, i ka vënë në hall administratat partiake, të cilat në "betejën" për Kushtetutën kanë shpenzuar me sa duket një pjesë të mirë të buxheteve të tyre. Alarm ka ardhur nga sekretari i partisë së pushtet. Tritan Shehu, Sekretar i Përgjithshëm i PD është shprehur i alarmuar në konferencën e fundit të shtypit të partisë së tij. "Nëse Qeveria nuk rrit financimet për partitë, ato rrezikojnë të falimentojnë".
Shehu nuk u shpreh vetëm për gjendjen e partisë së tij. Sipas tij thuajse të gjitha partitë janë në vështirësi financiare.
"Kemi ndërhyrë pranë Qeverisë që të aplikojë rritjen e financimit për partitë në bazë të indeksimit të çmimeve — ka shpjeguar Tritan Shehu — në sektorë të tjerë kjo është bërë dhe fare ndërsa për partitë ende nuk është aplikuar. Ne do ta vazhdojmë të bëjmë presion ndaj strukturave shtetërore që kjo kërkesë të realizohet, ndryshe partitë do të dëmtohen rëndë dhe kjo nuk i shërben aspak vendit". Shehu ka hedhur poshtë edhe akuzat për parregullsi në firmën "Shqiponja" të PD. "Nëse ka dyshime, organet përkatëse të verifikojnë dokumentacionin, ne jemi fare të hapur".
Tritan Shehu
Korrupsioni në shifrat e kontrolleve
Çela raporton në Parlament aktivitetin e Komisionit
TIRANË — "Kontrollet me Shtetit duhet t'i jepen më shumë kompetenca vendimmarrëse për të rritur efektivitetin e punës në luftë kundër korrupsionit". Kështu e përfundon Blerim Çela, kryetar i Kontrollit të Shtetit, raportin e paraqitur mbi punën në organi që ai drejton për një periudhë thuajse 1 vjeçare.
Për gati 1 orë e gjysëm, Çela ekspozoi para Parlamentit rezultatet e kontrolleve të ushtruara për zbulimin e shkeljeve ligjore, dëmtimeve, vjedhjeve, shpërdorimeve e evazionit me korrupsion të administratës shtetërore në të gjithë nivelet. Dhe ka rezultuar se për periudhën në fjalë, janë zbuluar nga organet e kontrollit 1 miliard 327 milionë lekë mungesa, dëmtime e shkelje të disiplinës financiare. Për 16.300 raste e për të cilat, është kërkuar kthim në buxhetin e shtetit. Janë vënë 7 milionë e 713 mijë lekë gjoba. 520 personave, janë dërguar për ndjekje penale 367 persona e larguar nga detyra 959 të tjerë. Në tërësi, janë denoncuar, larguar nga puna, dënuar me gjoba e denoncuar për ndjekje penale 17 mijë e 177 persona. Këto pasqyrojnë shifrat. Cila e përdori si argument të luftës së Qeveria po zhvillon kundër korrupsionit. "Këto fakte tregojnë për përmirësimin e Qeverisë Demokratike e organeve të specializuara të kontrollit dhe të drejtësisë. Çela — për luftë kundër personave të korruptuar e shkelësve të ligjit".
Ndërmjet të tjerash, në raportin e Kontrollit të Shtetit, bëhet fjalë për veprimet korruptive të jashtëligjshme më të theksuara në organet e pushtetit lokal për të cilat janë referuar ministrive dhe organeve të tjera shtetërore e ndjekjeve penale. Raporti i Financës nën presionin e tregëtarëve apo zvarritje e çështjeve penale nga gjyqtarë e prokurorë për qëllime përfitimi. Akuza dhe për ministrin bankar të kreditit të punësimit e të cilit, kërkojnë të paguhen për raste e akordeve të kredive.
Përsa i takon privatizimit, përveç rasteve të tjera e ka pasur më pak dëm. Përsëri ka rezultuar se disa ndërmarrje e objekteve janë shpërdoruar me anë të bordeve të privatizimit ku ka patur, shkelje e veprime korruptive që janë denoncuar për ndjekje penale. Veçanërisht e theksuar kjo dukuri — shton raporti — ka qenë në komisionet e kthimit të pronave private. Në mjaft raste ato i kanë sorollatur pronarët e u ka qenë dhënë vërtetime pronësie, vetëm pas objektit është shitur nga bordi i privatizimit. (An. Se).
Ndizet një flakadan për nder të dëshmorëve
DJE NË SHQIPËRI
Deri më 28 nëntor, ditën e çlirimit të Shqipërisë, në Varrezat e Dëshmorëve do të mbahet i ndezur një flakadan. Ceremonia e ndezjes simbolike të tij është organizuar në sheshin "Skënderbej", me rastin e përvjetorit të 50-të të çlirimit të kryeqytetit nga trupat e pushtimit nazifashist. Në ceremoniale të qeverisë, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori dhe të ftuar Aleksandër Meksi përkulën pishatin e do të nisë në Varrezat e Dëshmorëve. Ceremonia bën pjesë në programin qeveritar të festimeve solemne për nder të 50-vjetorit të Çlirimit, e cila do të zhvillohen në gjithë vendin.
Breshen, në dy vjet dyfishohet popullsia
Boom i popullsisë në qytetin e vogël të Brëshenit. Brenda dy vjetësh popullsia e tij ka arritur në afër 8.000 banorë. Dy jetë më parë qyteti numëronte zyrtarisht 4.000 persona. Duke mos u kujdesur në për "shpërndarjes e planifikuar të popullsisë", shumica e njerëzve, në këtë vënde, janë stabilizuar në qytet me shpresën për të patur një jetë më të mirë. Prëshen në të njëjtën kohë është bërë një fshatarët, që reform a e tokës i ka pak hektarë tokë ose pa asnjë. Kështu duke u sjellur pas dëshirës vendbanimin e tyre të ardhshëm, përfundojnë e fshatit tërësë është bërë qyteti. Rritja ka shkaktuar jo pak probleme sociale e ekonomike.
Ndalohet oficeri i policisë: kish plagosur një person
Në qeli edhe dëshmitari, nuk kallëzoi krimin
LAÇ — Forcat e policisë në Laç, këtë herë në kanё qenë të detyruar të ndalojnë një pjesëtar të forcave të rendit. Bëhet fjalë për oficerin e komisariatit të policisë të Bulqizës Marash Vata. Bashkë me Vaten, ka përfunduar në zyrat e komisariatit dhe shtetasi Asllan Çela.
Shkak për ndalimin e Vatës është bërë plagosja me armë zjarri e një personi nga e tij, disa ditë më parë, e shtetasit Prenq Pepa, lindur dhe banesë në Fushë-Krujë dhe që vazhdon të ndodhet në spital. Incidenti kish ndodhur po në Laç, te vendin e quajtur parku i mallrave. Në grindje e sipër — shkaqet nuk janë qartësuar ende — Vatës kish qëlluar në pistolete duke plagosur rëndë Pepën. Ndërkaq, organet e komisariatit të Laçit kanë ndaluar dhe 44 vjeçarin Asllan Çela. Mbi të rëndojnë akuza e armëmbajtjes pa leje si dhe ajo e moskallëzimit të krimit. Çela kish qënë i pranishëm në vendin e incidentit.
Dënohen me burg 4 punonjës rendi
ELBASAN — Janë 9 vjet burg të dhëna nga gjykata ushtarake për 4 policë të komisariatit të Elbasanit. Ata kishin dalë para trupit gjykues që më maj të këtij viti, të akuzuar për shpërdorim detyre. Në nëntor të vitit të kaluar, ata kishin ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçarit H. C. gjë që i kishte kushtuar atij vdekjen e tij. Dhe ndonëse raporti mjeko-ligjor ka bërë fjalë për shkaqe të të vdekjes, dëshmitë e paraqitura në proces, i kanë mjaftuar trupit gjykues për tё dhënë 9 vjet burg për katër policët.
M. Ki
«Hakmarrja» e pemës së prerë
Tragjedi në pyjet e Librazhdit. Nis gojëdhëna... Vdekje nën peshën e një trungu
Tragjedi në pyjet e Librazhdit. Nis gojëdhëna...
«Hakmarrja» e pemës së prerë
Vdekje nën peshën e një trungu
ELBASAN — Ka qenë një aksident fatal apo hakmarrja e pemës së sapo prerë? Fshatarët e Prrenjasit të Librazhdit dinë t'u japin të dyja përgjigjet, me shumë të dyta. Në bashkëfshatarët e tyre Xhovit Kasa 37 vjeç, ka humbur jetën në pyllin e dërmuar nga pesha e trungut të rëndë të pemës së sapo kish rënë. Ngjarja tragjike përçese lidherin u e madhe ka shkaktuar edhe lindjen e diskutimeve mbi hakmarrjen e pemës.
Ka ndodhur vetëm pak ditë më parë. Kasa, së bashku me dy bashkëfshatarë, ishte ngjitur në pyll për të prerë dru. Në punë e kryerjes prej vitesh. Pasi që po rroni me pemë në pyll e ndër po i truarët sajtë. Çdo këtu kish lëshuar normalisht dhe ashtu si me të zbritshat nuk ka dyshuar se aty dheu do të lëvizë e në sytë e tyre dhe me çilën ikin nga sytë e jo. Përveç lodhjes së madhe, prej saj kishin patur ndonjë dëm tjetër. Dy të tjerët i kanë shpëtuar ndersa kanë parë brenda pak sekondave u verhohët "hakmarrja" i pemës së vjetër. Kasa kish mbetur i vrarë në vend. Të tjerët kanë qënë të "hallat" sa s'kanë me kujtojmë se shoku i tyre edhe legjendën e "hakmarrjes" së pemë.
Mentor Kikia
Tregtarë ushqimesh pa leje higjiene
Specialistët ankohen
TIRANË — Kanë filluar biznesin, por pa ju përmbajtur ligjeve të shtetit. Është fjala për shumë shtetas, tregtarë e apo edhe prodhues të produkteve ushqimore, të cilët e zhvillojnë aktivitetin e tyre pa leje të lëshuara nga organet rregullore sanitare, edhe pse kanë marrë nga organet tatimore leje e autorizim të profesioni. Alarmi vjen nga inspektorët e Drejtorisë së Higjienës, të cilët flasin me shqetësim për situatën e krijuar.
"Janë me qindra ata që ushtrojnë aktivitetin pa marrë më parë licencën nga ana jonë — pohon për Gazetën Shqiptare Niko Nika, inspektor pranë kësaj drejtorie. Janë kryesisht kioska që shërbejnë si kafene e cilët mund t'u i tregtojnë, apo edhe pa toalet. Ka dyqane shitjeje mishi të të cilit mungon frigoriferët ftohës, ndërsa muret e kyre dyqaneve nuk janë të veshura me pllaka majolike. Po të duar me lodhjen e papastërtitë me pika koha. Në gjë të përditë dhe restorante pa lavapjatë të posaçëm, e cila sipas rregullores duhet të jetë veçanë për pjatat, gotat, zarzavatet, mishin. Ka edhe nga ato subjekte private, të cilat punojnë pa gji për vetveti pa lejen e tyre. Sipas ligjit që fuqia përgjithmonë gjoba deri në 25 muaj lekë për të cilët dhe ata që punojnë pa lejen e tyre."
Politika shqiptare me sytë e Kadaresë
Nesër në «Gazeta Shqiptare»
TIRANË — Pretendenti për çmimin "Nobel" Ismail Kadare do t'u flasë shqiptarëve nëpërmjet Gazetës Shqiptare. Në numrin e nesërm është një faqe e tërë që i kushtohet një interviste me shkrimtarin e shquar. Dhe nuk është fjala për letërsi. Këtë herë Kadare shpalos opinionin e tij për problemet më të rëndësishme të jetës politike në vend. Reformën, kushtetutën, pushtetin, opozitën si dhe raportet me botën, lufta kundër korrupsionit, çështja kombëtare, politika e jashtme apo nga dordhja [?] nuk mungojnë te nga të gjitha do të jenë aty të para me një optikë dhe të shprehur me kulturë mjaft origjinale. Nesër.
Ismail Kadare
NË BRENDSI
Goditet selia e presidentit boshnjak Izetbegoviç
Vazhdon rrethimi i Bihacit
NË FAQEN 2
Rikthehet në stadiume futbolli «shqiptar»
Kalendari i lë radhën «Tiranës»
NË FAQEN 3
Vizat USA: janë caktuar finalistët
Llotaria
TIRANË — Janë fiksuar tashmë 160 finalistët shqiptarë të lotarisë së vizave amerikane. Tashmë secili prej tyre shpreson të jetë fitues përfundimtar i një vize për në SHBA. E ka bërë të ditur një njoftim i Ambasadës Amerikane në Tiranë duke saktësuar se finalistët — të cilëve tashmë iu janë dërguar dokumentet për të plotësuar — do të caktojnë deri diku ecurinë e mëtejshme të shortit. Sipas këshilltarëve, fituesit mund të përfshihen vetëm nëpërmjet konsullatës dhe nuk ka një listë emrash të botuar vizash.