Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 25 nëntor 1994

Anagnosti: «Meksi duhet të largohet»

INTERVISTE «Presidenti dhe Qeveria duhet të analizonin shkaqet e JO-së. Por kërkesa ime për një analizë nuk u pranua. Rreth meje ishte krijuar një situatë absurde, nuk lejoj pazar me emrin tim» Anagnosti: «Meksi duhet të largohet» Ministri i Kulturës akuzon pas dorëheqjes së tij TIRANE — Ato që deri të mërkurën fliteshin në formë zërash tani janë bërë realitet: Qeveria ka marrë të parën e parë serioze. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Dhimitër Anagnosti — që është njëkohësisht dhe deputet i PD, por jo anëtar i saj — të mërkurën paradite i ka paraqitur personalisht Kryeministrit Meksi kërkesën për dorëheqje. «Një kërkesë që do të jetë — sikurse shpjegon vetë Ministri — e pakthyeshme si dhe që ka në themele: 1. Meksin. Në një letër të gjatë prej shumë e gjysmë faqeje është pikërisht dhe njeriu aktual e Anagnostis për situatën e krijuar rreth Qeverisë. Sipas të veprimit që ndërmori është në radhë të parë një protestë ndaj Meksit. "Ju nuk keni kaluar asnjë të njëni dorëheqjen"; i shkruan Anagnosti Meksit duke e quajtur njëkohësisht situatën e krijuar rreth tij "absurde dhe poshtëruese, që nuk pajtohet aspak me vizionin tim për demokracinë". Pas dy vitesh e disa muaj qeverisjeje Meksi tani e sheh veten të detyruar të qeverisë përkohësisht me një ministër më pak, në një kohë që i duhet të ndrojë edhe shefat e disa dikastereve të tjera. (f. b.) FATOS BAXHAKU TIRANE — Tashmë e kam vendosur, unë do të largohem nga qeveria. Është në radhë të parë një çështje dinjiteti. Vetëm disa orë pasi i ka dorëzuar Kryeministrit Meksi kërkesën e tij për dorëheqje, Ministri i Kulturës Dhimitër Anagnosti i flet Gazetës Shqiptare në banesën e tij — në katin e katërt të një pallati jo shumë larg qendrës së Tiranës — mbi arsyet që e kanë shtyrë të marrë vendimin ekstrem. Nuk duket kritik ndaj aktivitetit të qeverisë në tërësi, por proteston për qëndrimin e Meksit dhe të strukturave të tjera shtetërore e partiake pas fitores së Jo-së në referendumin e kushtetutës. Çfarë ju shtyu ta konsideroni rezolutën e Presidentit si disfata personale? Referendumi Berisha? — Sepse ai ishte ideatori i projektit që nuk fitoi dhe ndërhynte jo tërë fushatën. — Sipas jush çfarë qëndrimi duhet të mbante Qeveria pas 6 nëntorit? "Dhjetë ditë më parë i jam drejtuar Kryeministrit Meksi me kërkesën që qeveria duhet të analizojë përgjegjësitë e saj në rastin e referendumit. Përgjegjësia mora një: "Unë nuk kam organizuar asnjë referendum". Kështu që analiza nuk u bë asnjëherë. Për mendimin tim duhet të ishte vetë Berisha, i cili duke shfrytëzuar pushtetin e i jep ligji të drejtonte mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me këtë rast të bëhej edhe analiza përkatëse dhe të dilnin përgjegjësitë e secilit ministër. Të merrte vesh më mirë cili ishte sektori që kanë kaluar. Pas kësaj vetë Meksi duhet të jepte dorëheqjen dhe kabineti të rikonfigurohej. Por mendoj se nuk është vetëm Qeveria që ka përgjegjësi e saj, duhen analizuar edhe strukturat e tjera. Por që duhet të jepet llogari dhe të mbahen përgjegjësitë është e qartë. Ndërkohë këtë qeveri e ka ngritur Berisha; në qoftë se ky e quan të nevojshme të shkarkohet dhe të riformohet, atëherë kjo është rruga". Pse ka qenë i nevojshëm ky qëndrim vendosur i largoheshit nga Qeveria... "Problem nuk është se e ndjeva veten në një situatë me të vërtetë absurde dhe qesharake. Kam dëgjuar edhe zëra sipas të cilave në listën e ministrave që do të largoheshin isha edhe unë, në një kohë që asnjëherë nuk mu la hapësira që ta them hapur mendimin për aktivitetin tim si ministër. Nëse do të gjykuar puna ime atëherë ajo duhet gjykuar me letra me dorë dhe në prezencën time. Unë jam i bindur se nuk ka qeveri dhe ministër që të bëjë i pafajshëm punën që jam i bindur se kam qenë një ministër i suksesshëm. Të gjykohen për atë që kanë bërë me mundësitë e pakta financiare që kisha në dispozicion. Kujtoj mund të verifikohej lehtësisht se aktivitetit kulturor në vend ka ardhur në rritje. E pranova detyrën si idealist dhe për t'i shërbyer vendit. Asnjë kompleks për t'u shkarkuar unë nuk kam, por e kundërshtoj këtë metodë të përzgjedhjes". Në se do merret tani Anagnosti? "Vendimi im është i parevokueshëm, sido që të jetë përgjigjja e Meksit. Unë jam në pritje të përgjigjes së tij. Si do të jetë e ardhmja ime? Do të kthehem në vendin tim në Parlament". Ministri Anagnosti Ja teksti i letrës që Anagnosti i ka dërguar Meksit: "I nderuar Zoti Kryeministër! Megjithë Zoti President nuk pati kurajon ta pranonte disfatën e referendumit si disfatë kryesisht personale meqë Ju nuk kini kurajon të jepni dorëheqjen, meqë qeveria, me kërkesën time, nuk pranoi të bëjë një analizë të rezultateve të referendumit, meqë grupi parlamentar i PD gjithashtu nuk bëri analizë të vërtetë, meqë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD e qeveritarët nuk u ftuan për të thënë mendimin tonë, u krijua një situatë absurde dhe poshtëruese, që nuk pajtohet aspak me vizionin tim për demokracinë. Po situata zjen dhe dita me emrin tim bëhet pazar, me të cilin nuk ia lejoj kujt të ngrejë tezën. Për të respektuar veten, parimet demokratike, si dhe shpirterore e madho[m]orinë, shpirtërore, mendor e fizik të mi dhe të familjes time në këtë gjendje të një njeriu të paqartë Zot Kryeministër dorëheqjen time nga detyra e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve".
Dhimitër Anagnosti A. XH. Berisha Fatos Baxhaku Tiranë

Amnistia sipas PD: mbeten në burg Nano Alia e minoritarët

Projektligji në kuvend Amnistia sipas PD: mbeten në burg Nano Alia e minoritarët TIRANE — Do të mbeten në burg Nano, Alia, pesë eksponentë të "Omonia", vejusha Nexhije, 90 ndër "vejusha ish-ballkombëtare" të dënuar nga gjykatat shqiptare. Duke përjashtuar me listë nga amnistia — kryetarët e nismëtarët e një grupi deputetësh të PD — këtë herë nuk do të jetë më mirë për shumicën e protagonistëve që kishin kaluar proceset më të bujshme në Shqipëri. Kushti e vendosur në Projektligjin për Amnistinë — me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë — dhe pse do të largohej nga burgjet shqiptare me dhjetra të dënuar, për liderin e PS, ish-presidentin Alia, pesë minoritarët e "Omonia" i mjaft pret ish. funksionarëve të tjerë të regjimit, do të ketë vetëm vlerën e zbritjes së minimumit. Ende pse Kuvendi Popullor do të jetë i fundit që do të vendosë mbi kriteret e dhëna të e zbatoj Minsitri i Drejtësisë S. Rrendi Publik, Prokuroria e Republikës dhe Gjykata e Kasacionit. Projektligji që të mërkurën nisi të shqyrtohej nga Komisioni i Ligjeve, thuajse ka përcaktuar gjithçka. Kështu nga amnistia do të përfitojnë të gjithë ata që janë dënuar — me heqje lirie, ose dënime të buta — para datës 1 nëntor '90, sikurse dhe ata që nuk i kanë kapërcyer dënimet mbi dy vjet, ose janë ndëshkuar me kusht apo gjobë. Edhe minorenët — nën 18 vjeç — do ta dalin nga qelitë e tyre, ndërkohë që personat e tjerë që u ka mbetur pa vuajtur dënime vetëm një vit, do të kenë të njëjtin fat. Amnistia do t'u përkasë edhe personave që dënohen vetëm për shkelje me burgje 2/3 e kohës së përgjithshme të dënimit. Të gjithë të dënuarit e tjerë që nuk përfitojnë nga kjo amnisti, do t'u zbritet 1/3 e dënimit, ndërsa përseritësve vetëm 1/6. Por ndersa projektligji nuk ka vendosur kritere mbi llojet e ndryshme të krimeve, veprat penale të kryera me dashje apo pasojë vdekjeje si dhe marrëdhëniet seksuale me dhunë apo pederasti. Asnjë i dënuar për këto krime, nuk do të përfitojë nga amnistia që pritet të shpallet nga Kuvendi Popullor. Vetëm grave — të dënuara për vrasje — do t'u ulet 1/4 dënimi. Siç adoptoi projektligji që të mërkurën përpara tavolinës deputetëve shqiptarë dhe do të jetë një ato që do të vendosin përfundimisht për këtë kriter. (Ed. La.)
Nano Ramiz Alia Nexhije S. Rrendi Tiranë Shqipëri

Bllokmenët në Kasacion

TIRANE — Është shansi i tretë për Ramiz Alinë. Pikërisht të mërkurën e ardhshme dosja e ish-presidentit Alia dhe shtatë funksionarëve të lartë të regjimit do të jetë para gjykatësve të Kasacionit. Procesi — i sapokonsumuar për në 30 nëntor — mbetet sërish dhe shansi i fundit, pas dy vendimeve të mëparshme, dhënë nga Gjykata e Tiranës e ajo e Apelit. Vetë fakti që Alia, Marko, Stefani, Isa, Çela, Mino, Ramiz e Haderi do të gjykohen sërish, tregon se ata nuk e kanë pranuar vendimin e Apelit, e cila shkallë fajtorë e dënuar nga 3 deri në 9 vjet burg. Të vetmit që nuk kanë paraqitur ankesën e tyre, janë Çirçari e Myftiu, të cilët ishin dënuar me nga pesë vjet heqje lirie, por me kusht dhe tashmë gjenden pranë familjeve të tyre. Sidomos pritet të përcaktohen përfundimisht edhe kriteret e amnistisë, nga e cila ndoshta mund të përfitojnë edhe të akuzuarit e këtij procesi. (c.)
Ramiz Alia Stefani Isa Çela Mino Tiranë

Një varrezë për ushtarakët britanikë

Të dielën përurimi TIRANE — Një përurim solemn i një lloji krejt të veçantë do të zhvillohet të dielën më 27 nëntor në ora 11 paradite në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Është fjala për një varrezë kushtuar ushtarëve dhe pilotëve anglezë që humbën jetën gjatë Luftës së II Botërore duke luftuar për çlirimin e Shqipërisë. Që në vitin 1992 — rindërtimi nuk ndodhet varreza e luftës — vendim. Tashmë janë rindërtuar dhe 38 gurë. Ata shënojnë varret e të rënëve të ardhur nga larg për të përmbushur një detyrë fisnike, ndërsa mjaft ish-luftëtarëve anglezë të viteve të Luftës së II Botërore, të pranishëm do të jenë dhe Sir Reginald Hibbert dhe Kolonel David Smiley, dy nga figurat më të shquara të misioneve britanike të asaj kohe në Shqipëri.
David Smiley R. Domi Tiranë Parku i Madh i Liqenit Artificial Të Tiranës Shqipëri

«Grevë urie ose kthim i tregtores»

Vlorë, protestë VLORE — Nëse bordi i privatizimit nuk anulon atë vendim të padrejtë — do të hyjmë në grevë urie. Janë 15 pu[?]torë të Tregtores në Vlorë, “Sahat”, të cilët tashmë kanë vendosur jo vetëm të lënë të paralizohen me grevë urie. Reagimi ka nisur menjëherë pas privatizimit të Tregtores që, sipas punëtorëve të saj, me funksionari për 180.000 lekë dhe në mënyrë krejt të paligjshme, ndërkohë që vlera nuk i është dhënë e drejta e blerjes. “Jemi 15 familje që rr[?]ojmë nga kjo tregtore — pohojnë para Gazetën Shqiptare dy nga ish-punonjëset e saj, Kryemirësiti Meksi e funksionarët e lartë shtetërore nuk do të ndërhyjnë për të anuluar atë vendim, në fund të javës ne do të fillojmë grevën e urisë”. (e. b.)
A. XH. Vlorë

Mbrojti të birin: dënohet me vdekje

Durrës, vendim i rreptë i Gjykatës Mbrojti të birin: dënohet me vdekje DURRES — Një tjetër dënim me vdekje është regjistruar në dosjet e drejtësisë shqiptare. Vendimi i ashpër i përket kësaj here gjykatës së Durrësit, e cila nuk ka hezituar të ndëshkojë me masën më të rëndë 39-vjeçarin R. Domi nga fshati i Drith, për "vrasje me paramendim". Ka qenë ndoshta sedra e prekur apo zemërimi instiktiv i prindit atë që e ka cuar tashmë Domin drejt kësaj “vrasjeje”. Vetëm tre muaj më parë, në një ditë gushti, ai ishte gjendur protagonist i vrasjes së një bashkëfshatari të tij, A. Xh. 30 vjeç. Shkak për këtë akt ishte bërë grindja që i biri i Domit ka patur me A. Xh. i cili edhe e ka rrahur. Menjëherë sapo ka marrë vesh ngjarjen e ndodhur, Domi ka lënë punën dhe me drapër në dorë është nisur për të kërkuar fshatarin që i kish gëllitur djalin. Pa mundur as të sqarohej Domi e ka goditur fort me drapër. Një goditje e cila ka çarë barkun e A. Xh. duke shkaktuar vdekjen e tij të menjëhershme. Dhe vetëm pak çaste më pas edhe ndalimi i më pas nga policia. Tani pas tre muajsh hetimesh dhe jetë në qelitë e izolimit Domi është paraqitur në bankën e të akuzuarve. Shpresonte që ta kuptonin, të merrnin parasysh arsyet e krimit që kish kryer. Por gjykatësit nuk janë lëkundur, vendimi i tyre ka qenë i prerë: “Dënim me vdekje”. Drejtësia shqiptare vazhdon të ndëshkojë këtë vrasë. (Ge. To.)
Jozef Jude Arben Pellumbi Durrës Drith

Rregulla të forta për drogat e lehta

Vendim në Ministri kundër abuzimit me barnat narkotike TIRANE — Bëhet e vështirë mundësia për të abuzuar me ilaçet që veprojnë si droga të lehta. Shtija e tyre me shumicë, po edhe nëpër farmaci, është disiplinuar në bazë të një udhëzimi të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto do të kenë të drejtë t'i shesin vetëm persona të veçantë të pajisur me leje të posaçme. Udhëzimi ka edhe lidhjen për llojesh të këtyre medikamenteve, disa prej të cilëve i gjen lehtë. Janë medikamente për gjumë e qetësi, dhe që mund t'i marrë kushdo me një recetë çfarëdo. “Janë ilaçe që nese përdoren jo për qëllime mjekësore, futen në grupin e substancave droguese” — shpjegon për Gazetën Shqiptare Dr. Jozef Jude, shef i Laboratorit Toksikologjik të Mjekësisë Ligjore me dije për e vrasur, kjo është një arsye e përvojës, sepse vetëm kështu do t'i pritet rruga abuzimeve”. Sipas Dr. Judes, sasia e këtyre lloj ilaçeve, si dhe e lëndëve të para për përgatitjen e tyre — sipas rregullave ndërkombëtare — ka një limit të caktuar në përputhje me nevojat e vendit në një vend. Nëse kjo sasi është më e madhe, kjo do të thotë se jo teprica ka shkuar tek ata që drogojnë veten. Kjo është parashikuar në Konventën e Substancave Psikotrope të vitit 1971, e cila nuk është në fuqi ende, por sipas pohojnë shqiptarë[?]. Udhëzimi i posaçëm përcakton ata që do të importojnë ilaçe të tilla, që dokumentet t'i ruajnë për 10 vjet, ndërsa farmacistët, recetat e lëshuara nga poliklinikat, për 5 vjet. Ata që nuk do t'i zbatojnë kërkesat e këtij udhëzimi do të gjobiten deri në 200 mijë lekë. (u.)
Gamil Shehu Tiranë

Arrestohen për vrasje atë e bir

— Ish gjetur i vrarë në katin e katërt të një pallati në qendër të Beratit. Dhe për dhjetë ditë me radhë vdekja e 32-vjeçarit Arben Pellumbi ka qenë veçse një mister. Por ndërsa historia tragjike e këti të riu kish përfunduar, hetuesit e Komisariatit të Policisë së Beratit nuk kanë rreshtur asnjëherë. Ka mjaftuar fillimisht vetëm identifikimi i autorëve dhe menjëherë pasoi në akuza ndaj vendit dy persona. Janë Gamil e Gentjan Shehu — atë e bir — që tashmë të arrestuar vazhdojnë të shpjegohen rreth akuzës të asaj ngjarjeje që ka tronditur për disa ditë qytetin e Beratit. (p. re)
Gentjan Shehu Gamil Shehu Berat

DJE NE SHQIPERI

Parlamenti miraton ligji për mbrojtjen e faunës Të mërkurën është miratuar nga Kuvendi Popullor një ligj që ka si objekt të tij mbrojtjen e faunës shqiptare. Sipas tij do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve ajo që në bashkëpunim me institucionet e tjera do të përcaktojnë cilat janë kafshët të cilat mund të gjuhen dhe kalendarin e gjuhëtisë. Ligji përcakton edhe masën e pezullimit të gjuhëtisë në zona të veçanta ose në krejt vendin, nëse kjo bëhet për të mbrojtur ekuilibrin ekologjik. Vendimi për një masë të tillë — sipas ligjit të posamiratuar — do të merret nga Ministri i Bujqësisë. Seminar mbi marrëdhëniet tripalëshe të punës Ka filluar të shtunën në një qendër të re ma[?] redaksie[?] e punës në Shqipëri. Në këtë sh[?] organizuar në prani të ekspertëve të Organizatës botërore të Punës një seminar mbi marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës i cili fillon. Mbi kryesinë e kushteve të punësimit në Shqipëri[?] si dhe mbi vlerësime për sjelljet e reja të qeverisë, organizatave të punëdhënësve e punëmarrësve si dhe sindikatat e tyre për zbatimin e marrëveshjeve kolektive dhe të sindikatave. [tekst pjesërisht i palexueshëm]
Shqipëri

NATO shkatërron pozicionet serbe

NE BRENDESI NATO shkatërron pozicionet serbe Bombardimi i dytë në ish-Jugosllavi NE FAQEN 2 Udhëtim nëpër barakat e periferisë së Tiranës «Ja pse ne braktisëm fshatrat» NE FAQEN 3
Tiranë Ish-Jugosllavi

ADA AIR

TIRANE BARI TIRANE TIRANE BARI TIRANE TARIFE NXITESE PER SHQIPTARET 110 USD (vajtje/ardhje) — Biletë pa rezervim që blihet në aeroportin e Tiranës ose të Barit. TARIFE NXITESE PER TE HUAJT 250 USD — E vlefshme vetëm për fluturime vajtje/ardhje me data të fiksuara. TARIFA TE VLEFSHME DERI ME 31 MARS 1995 Rruga e Durrësit, 57, TIRANE Tel. (03542) 24301/32035/33214 - Fax (03542) 32035/32017 Aeroport BARI Tel e Fax (0980) 583300 - Tel (0837) 98070
Tiranë Bari Rruga E Durrësit 57