26/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 nëntor 1994

Ministrat nën kontroll

Një ligj për pasurinë e funksionarëve Qeveria përgatit masa të reja ndaj korrupsionit TIRANE — Kapitalet e ministrave dhe autoriteteve shqiptare nën kontroll. Shtëpitë e tynepunësit e lartë shtetërorë dhe ata të administratës do duhet të deklarojnë çdo vit pasuritë e tyre. Është vetë Qeveria e cila ka vendosur të marrë këto masa të rrepta si një nga mënyrat për të luftuar korrupsionin dhe në hallkat më të larta të saj. Njoftimi i bujshëm për përgatitjen e këtij ligji ka ardhur pikërisht në atë moment kur rrufetë e kritikave për rritjen e pranisë së korrupsionit në administratën shtetërore po lëshohen mbi nga të gjitha anët. Aplikimi i një mase të tillë do të jetë një nga mekanizmat të cilat do të mund të frenojnë e mbajnë nën kontroll veprimtaritë e paligjshme fitimprurëse që nëpërmjet funksionarët e lartë mund të realizojë nëpërmjet shfrytëzimit të postit. Me anë të tij, secili do të jetë i detyruar të bëjë të njohur sasinë dhe rrugën e sigurimit të të ardhurave e pasurisë së tij. Ndoshta vënia e shtëpive në fuqi do të bëhej drejt e do të sqaroje dhe shumë dyshimi që kanë rënë kohët e fundit mbi mjaft përfaqësues të sotëm të administratës së lartë. Ekzistenca e korrupsionit tani pra nuk është më vetëm një hipotezë por një fakt i pranishem, i pohuar e i kritikuar nga të gjithë. Përveç opozitës e partive të tjera tani pranuar përhapjen shqetësuese të këtij fenomeni e sidomos te pushteti. Ka qenë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili është shprehur vetëm pak ditë më parë se korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet. Një deklaratë që ngribatë këmbë përse i brenda ku[l]ve të konstatimit pa kaluar në raste konkrete. Madje dhe pse nuk synimet e ardhshme në Qeveri janë lidhur dhe me këtë fenomen ai ka sqaruar se “një ministër, ndonëse i papërlyer, mund të largohet sepse nuk ka ditur të frenojë korrupsionin e fushën që ai drejton”. Duket se ligji i ri që po përgatitet nuk do të mbetet me gjethat i vetmuar. Qeveria parashikon ta shoqërojë atë dhe me disa ligje të vendime të tjera të cilat mendohen të jenë një barrikadë e fuqishme kundër korrupsionit të lartë. Detyrimi i personave të deklaruar pasuritë e tyre në të vërtetë ekziston tashmë në Shqipëri. Por ligji aktual në këtë rast përfshin vetëm tregtarët dhe afaristët. Për herë të parë, vetëm tani, ai do të prekë tek lartë sa të ushtrojë fuqinë e tij edhe në maja e piramidës shtetërore shqiptare.

Amnistia e PD: dakord edhe deputetët e PS

Dokle: «Lirimi Nanos Presidentit» Kryeministri Meksi TIRANE — Është ndezur drita jeshile për shumë të burgosur shqiptarë. Të enjten në Parlament ka miratuar me procedurë të shpejtuar projektin e paraqitur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. 100 pro dhe 2 kundër ky ka qenë rezultati i votimit të ligjit në parim. Edhe socialistët kanë qenë pro në parim. Të gjitha mënjendjet mbi sloganin “amnisti e burgosurve të mëdhenj” janë shuar: Nano, pese minoritarët e “Omonia”, Alia dhe ish-bllokmenët e tjerë vetëm do të përfitojnë prej saj por nuk do të lirohen. Asnjë nga nenet e miratuara të projektit nuk amniston nuk e parashikon lirimin e tyre. Në seancën e së enjtes mbajti e grupet e ndryshme parlamentare kanë shprehur rezervat e tyre. Përfshi edhe ai i amnistisë. Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, ajo duhet të kishte edhe një përmbajtje politike me të cilën ai — sipas fjalës që mbajti në Parlament — mund të kuptonte në radhë të parë lirimin e të pesë minoritarëve të dënuar për spiunazh në favor të Greqisë, por premiari i ri nuk flori në votim. Përveçmi Gjinushiut ishte edhe zëvendës kryetarët e grupit të PS Makbule Çeço dhe AD, të cilat insistuan mbi kërkesën e tyre për trajtë kombëtare të shtetit dhe jo ar e iur personit. “Nano është i burgosur politik” — ka thënë Namik Dokle, kryetar i grupit PS — i të dekretojë Presidentit lirimin e tij” tha me të qeshur Përkuli Te1 i AD. PD — me anë të Abd1 Baletës — ka kërkuar më tepër kujdes në trajtimin e kriminalitetit ordiner. “Të mos keni mëdyshuri vetëm për kriminelet” — tha Baleta — por edhe për popullin e të viktimave të kriminalitetit”.

Katër llogari jashtë shtetit ndriçojnë skandalin «Arsidi»

Banka, dollarë e mister Hetuesit dërgojnë dosjen në Gjykatë Ja të gjitha akuzat për Saliun, Tartarin, Hotin, Xhyherin e Ahmetin TIRANE — Përmbledhet në 19 faqe historia e skandalit më të famshëm financiar në Shqipëri, që për kohë të gjata ka zënë faqet e para të shtypit. Emri i shtetasit francez, Nicola Arsidi. Pas dy vjet hetimesh, procesesh të bujshme gjyqësore, arrestime bankierësh e ish-politikanësh, seanca parlamentare, por edhe akuza të rënda për disa prej personaliteteve të larta në Shqipëri, hetuesit kanë vendosur. Dosja Arsidi — pasi ka kaluar me pare nëpër duart e Saliut, Tartarit, Xhyherit, Hotit e Ahmetit — tashmë ka mbërritur në Gjykatë e Tiranës. Historia spektakolare e 1.6 milionë dollarëve — destinuar për llogari të atij që do të negocionte borxhin e jashtëm shqiptar prej 450 milionë dollarësh — tashmë duket se është në pragun e së vërtetës. Do të jenë Argon Saliu e Agim Tartari — ish-funksionarë të Bankës Tregtare Shqiptare — dy protagonistët kryesorë të procesit që pritet të nisë së shpejti. Akuza ndaj tyre — gjithmonë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por edhe me Hotin, Xhyherin e Ahmetin — i referohen “përvetësimit të pasurisë shtetërore nëpërmjet përvetësimit të kredive” në konkretisht për 2.8 milionë dollarë, ndërkohë që 1.2 prej tyre ka mbetur në tentative. Janë katër numra llogarie të hapura nga Arsidi në “General Bank Luxemburg” për Saliun, Tartarin, Hotin e Xhyherin e faktit më i bujshëm që kanë zbuluar hetuesit në këtë skandal financiar. Edhe pse — sipas fakteve — të vetmit që kanë tërhequr nga 20 mijë dollarë, janë Saliu e Tartari. Ndërkohë që 16 mijë dollarë të tjera — në emër të Adrian Xhyherit — gjenden në “General Bank Luxemburg” në Banka Tregtare Shqiptare, ende ndodhen gjendje aty. Por ndërsa Saliu, Tartari e Xhyheri i “denonconin” numrat e llogarive personale — të hapura për ta nga Arsidi — për Ilir Hotin, akuzat janë tepër të rënda, edhe pse do të jenë gjykatësit ata që do të vendosin për vërtetësinë e tyre. Është pohuar Nicola Arsidi që ka pohuar në Francë për hetuesit shqiptarë se dy herë — në Luksemburg e Trieste — i ka dhënë 16 dollarë e 60 mijë dollarë ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti, dy pagesa nga 600 mijë dollarë secila. Sidoqoftë është një akuzë ende e pavërtetuar dhe pa asnjë shenjë dokumentacioni, ndërkohë që numri i llogarisë së Hotit në “General Bank Luxemburg” — hapur për te nga Arsidi — ka jetuar vetëm pak ditë e ishte mbyllur me iniciativën e vetë Hotit pa përdorur asnjë shumë. Për mëse 1.585.500 dollarët — marrë nga Banka Tregtare Shqiptare — megjithë padinë civile të autoriteteve shqiptare, ende nuk janë kthyer, historia e largimit të tyre nga Shqipëria, tashmë duket se ndriçohet. Përfundimisht hetuesit kanë zbuluar edhe emyrin e spostimit të Amatos, ish-funksionarit të lartë italian që — disa muaj para se mandati t'i jepej Arsidi — kish nënshkruar me ish-Zëvendëskryeministrin Pasho, duke marrë përsipër të negocionte borxhin e jashtëm shqiptar pa asnjë shpërblim. Eshtë pikërisht në një firmë e llogarit Kryeministrit të sapoemëruar të Qeverisë Stablitetit, Vilson Ahmeti, ajo që e akuzon të dytë hetuesit milonasë. Sipas hetuesve, Ahmeti i ka dhënë plotfuqishmëri mandati të Hotit për Arsidi — nënshkruar me 1 nentor '91 — dhe pas ka pasur dijeni për mandatin e mëparshëm të Amatos. Ndërkohë në një ditë pas kësaj firme, Ahmeti ka nënshkruar një tjetër mandat për Arsidin ku bëhet fjalë veçanërisht për honoraret në favor të negociatorit francez, sido që të ishte rezultati i transaksionit. Sidoqoftë lajmi vetëm akuzat e dy gjykatësit do të duhet të zgjidhen e të provohet nëse një file e çfarëdo që do të servirnin vetë të dalit Arsidi s'apo i është ndriçuar një pjesë vetëm prej 19 faqesh. Edmond Laçi

Aksident vdekjeprurës me biçikletë

Një fshatar PEQIN — Kthehesh me biçikletë nga një vizitë te një mikut i tij në një fshat aty pranë, por është goditur për vdekje nga një makinë. I ka ndodhur të mërkurën në fshatin nga Pajovë, Rifat Vrapi 50 vjeç. Trupi pa jetë i fshatarit është gjetur nga bashkëfshatarë që ktheheshin në shtepi atë buzëmbrëmje. Vrapi ishte i njohur në popullsinë e fshatrave përreth për kontributin e tij të gjatë si telegrafist i vjetër. Të gjitha për të përpjekjet i mëvonshme për ta risjellë në jetë kanë qenë të pafat. Zemra e tij kishte kohë që kishte ndaluar.

Kapen në bankë kartmonedha të falsifikuara

Fier, forcohet ruajtja FIER — Kartmonedhat shqiptare false janë shfaqur përsëri. Këtë herë në qytetin e Fierit. Dhe ka qënë përsëri problemi i bankës “sita” e cila lekët e rremë nuk mundur t'i shpëtonje. Gjatë veprimeve të arkës janë kapur 14 bille false 1000 lekëshe dhe 7 bileta 5 mijë lekëshe. Ndonëse nuk ka në zëna në se as të madhe, ato kanë ngjallur përsëri shqetësim në punonjësit të bankës që kanë forcuar masat e kontrollit. Përvoja tregon se kartëmonedhat e falsifikuara janë shfaqur para sporteleve të bankës të shfrytëzuara me kartëmonedha të rregullta, gjatë veprimeve për derdhje e shumave të mëdha. En.My.

Grabitje në kishë: pistoletë mbi priftin

Panik mes murgeshave. Vidhen 100.000 lekë Një bandë e armatosur sulmon natën LEZHE — Edhe shtëpia e zotit është bërë pre e vjedhjeve. Pjestarët të maskuar kanë hyrë natën në bandë prej katër vetash janë futur për të grabitur. Viktima ka qenë prifti italian i dioqezës së Blinishtit në Lezhë të cilit i janë marrë me forcë 100 mijë lekë. Ndërsa flinte në qelën e tij — natën e mërkurës duke u gdhirë e enjtja — Sharra ka dëgjuar britmat e njëres prej murgeshave që ushtronte shërbesat bashkë me të. Ingridi[^?] tur me njëherë nga shtrati, ai kishte gjendur në korridor para katër banditëve — dy të maskuar — që kishin hyrë fshehurazi pasi kishin lidhur rojen. Ata kanë vënë duart krye e revolverit duke i kërkuar që të dorëzonte paratë që kishte. “Nuk ka” — ka thënë ai, gati 100 mijë lekë — ka siguruar Sharra për policinë — por ata vazhduan të kontrollojnë nëpër sirtarë dhe më pas janë larguar”. Menjëherë është njoftuar policia e dhënë të parë punë e dhunësit e kishës vazhdojnë të jenë të panjohur. Ir. Ra. Ceremoni në Selinë e Shenjtë Kardinali Koliqi sot shugurohet në Vatikan SHKODER — Mikel Koliqi, famullitari i Shkodrës, së bashku me 29 prelatë të tjerë, do të shugurohet sot kardinal në Vatikan. Të enjten ka mbërritur në Romë nga Tirana. Koliqi, viktimë për rreth 30 vjet e persekutimeve dhe burgjeve të regjimit komunist, sapo ka zbritur nga avioni është takuar me motër Terezën, nga shumë kohë e banuse në Romë, të cilën nuk e kishte parë prej 50 vjetësh. Për ta patur kardinal e ri, emërimi dhe i ulur në një karrige invalidësh, kishin dalë ambasadori shqiptar pranë Selisë së Shenjtë, Ekrem Vllaho dhe konsulli Jozef Zampati. “Emri im — ka thënë Koliqi — është një nder për Kishën shqiptare, ashumë e shpronjuar. Dua të shpreh mirënjohjen time për Selinë e Shenjtë që na ka shoqëruar gjithmonë në këta vite të gjata. Tani më së fundi po ecim së bashku në emër të Zotit”.

Në skenë kukullat private

Trupë shëtitëse në kopshtet e Tiranës Arti në treg: bota e fëmijëve ushqen një «bizness» të ri TIRANE — Kanë filluar të lëvizin në skenë personazhet e teatrit privat kukullash plotë me shplaga. Dhe bashkë me to kanë filluar të ringjallen edhe dëshirat e popullshme për të parë aventurat e heronjve të tyre, të endur mes dështirash dhe britma të tranzicionit, shoqëruar e të ushtrojnë prek pa frikë nëpër lagje gjithçka e apasionuar pas tij, por Gazetën Shqiptare regjisorët qiri i tyre. Në teatër lindi ka qenë ide hija e juter, që qendrën para fëmijëve e cila pushoi ne skenë për fëmijë është muaji e për të popull se edhe para nuk punonin nuk për atë që arrin të edukojë edhe të zgjojë e ulet. E quajtur Kompania e Kukullave “Mani & Manxhi”, ajo ka filluar të japë shfaqje 21 herë në kopshtet e para kanë qenë ata që në kopshtet e kryeqytetit. Vetëm 1010 lekë dhe logelushja ka me arritur të ndikim në admirim — pa u larguar nga kopshti — pa i kërkuar njerëzve personazhet dhe blemat e pajisjes të vogël tek “Olga” i madh i me 1 mijë. Është një trupë lëvizëse, me 2-3 aktorë, me një skenë portative dhe që aktualisht ka kontraktuar për të dhënë shfaqje pothuaj me të gjitha kopshtet e Tiranës. Studioja e tyre tani për tani është vetëm një dhomë e vogël banese, por me kukulla e koncepte mjaft mirë lëvizëse nga ajo që jemi mësuar të shohim. “Si shpejt kemi një projekt e të përgatisim edhe në letër e kukullash për të rinjtë, veçanërisht për ata të llimancuar — shprehet regjisori Plumbi. (k.o.).

Gabim në foto

ELBASAN — Për arsye të një gabimi teknik, në mërkurën kemi publikuar në faqen e parë të fotogrami nga arkivi, të spiellit të Beratit, e vitit 1993, që pas ka paraqitur në pemi politikisht të Elbasanit të cilit i referohej artikulli. Situata dramatike e paraqitur në atë fotogram për të i përket të shkruara dhe nuk ka asnjë pjesë të përbashkët me strukturat e cilat të Elbasanit. U kërkojmë falje lexuesve dhe punonjësve të spitalit psikiatrik të Elbasanit.

NE BRENDESI

Itali, fillon hetimi i dytë mbi Berlusconin Hetohet mbi reklamat e Fininvest-it NE FAQEN 2 Java XII, kalendari «bashkon» të barabartët «Tirana» edhe me humbje, e para NE FAQEN 3

DJE NE SHQIPERI

Berisha pret francezët Dy senatorë francezë, Jarot dhe Bernard janë pritur dje nga Presidenti i Republikës Sali Berisha. Sipas të dhënave të agjensisë zyrtare të lajmeve shtëtë BSVTA[^?] për çështjen e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe për reformat ekonomike në Shqipëri. Bosnja e kënaqur me Shqipërinë Bosnja është e kënaqur me politikën e ndjekur nga Shqipëria në lidhje me konfliktin në ish-Jugosllavi. Kjo është shprehur nga kryeministri bosnjak Haris Silajxhiç gjatë një bisede në Tiranë. Muharrem Minxhozi, ambasadori shqiptar në Sarajevë ka marrë pjesë në këtë takim. Silajxhiç e ka vlerësuar Shqipërinë si vendin me të cilin Bosnja është lidhur historikisht më shumë se me të gjitha vendet e tjera të rajonit. Ai ka falënderuar për këtë edhe Presidentin Berisha. Po kështu ai është shprehur se pas luftës të dy vendet do të kenë marrëdhënie shumë më të mira.