Kanë ardhur gjithë ndihmat?
Sanxhaku tregon 8 kontratat e Levante
Shoqëria bareze ishte akuzuar nga Prokuroria për përvetësim
EDMOND LACI
TIRANE — “Ndihma e dhënë nga qeveria italiane dhe lëvrimi i tyre nga shoqëria bareze ‘Levante Co’, ka ardhur plotësisht në Shqipëri.” Vetëm si për dukje pas pretendesës së prokurorëve koleshi e Gjokuta — të cilët e kishin akuzuar ‘Levante Co’ për mallra të barabarta me 3.7 miliard lireta të padërguara në Shqipëri dhe për 5.7 miliardë të tjera të destinuara për një ngritje artificiale të çmimeve — avokati Nino Sanxhaku, bën një pohim krejt të kundërt. Ishin tre pikat kryesore, të cilat Sanxhaku i përdori — për herë të parë — përpara Trupit Gjykues, duke u përpjekur të justifikonte edhe pohimin e tij për ardhjen e të gjithë sasive së ndihmave italiane në Shqipëri. “Kjo ishte në fakt edhe një akuzë jo e sekretë, por” antidossier, shpjegon për Gazetën Shqiptare, “i ka të tërë shifrat”, i ndërtuar nga një audit i bërë nga ekspertë të Italisë. Kështu i mbetet vetëm gjykatësve të zgjedhin — në seancën e fundit të ditës së dielë — midis dokumenteve të paraqitura nga mbrojtësit e akuzës apo dhe avokatëve të Nanos. Ose më saktë, për të verifikuar nëse këto mbrojtje janë me të vërtetë e gjithë ndihma italiane në Shqipëri apo jo.
Por e veçanta e dokumenteve kontradiktore të akuzës dhe mbrojtjes — qëndron te fakti, se për llogaritjen e shumave që i korrespondojnë, në shkallëve, fitimeve, apo dhe shpërndarjes së ndihmave nga ana e “Levante Co”, të dy palët i referohen akt-ekspertimeve. “Nga ana e të pandehurit Nano, me anën e shpërimeve të mëpasshme në të dhënat e ekspertit, problemin e ndihmave — thotë shefi i prokurorisë — e shndërron në akuzë politike mbi qeverinë italiane dhe qeverinë e Shqipërisë”. Kjo është në fakt një nga pikat më të nxehta për “antidossier”, shpjegon për Gazetën Shqiptare, “i ka të tëra shifrat”, i ndërtuar nga një audit i bërë nga ekspertët italianë. Kështu i mbetet vetëm gjykatësve të zgjedhin — në seancën e fundit të ditës së dielë — midis dokumenteve të paraqitura nga mbrojtësit e akuzës apo dhe avokatëve të Nanos.
Sipas pohimit të Sanxhakut, “Përfitimi prej 5.7 miliard lireta nga ana e ‘Levante Co’ — dokumentonte Prokuroria — provohet vetëm në një periudhë të shkurtër, me fitim të pamerituar për administrim të lartë të çmimeve, dhe mjaft e mbështetur në faturimin e shpenzimeve të larta të transportit dhe të kontrollit sasior e cilësor”. Për të kundër këtyre argumenteve, tha mbrojtësi i të akuzuarit, Sanxhaku nxorri në dritë versionin: “Në bazë të akt-ekspertimit të kryer në Itali, për llogari të Prokurorisë së Romës, nga tre ekspertë kontabël (mercelogë dhe medikamento-blerje), rezulton se çmimi për blerjen e mallrave nga ‘Levante Co.’ — të cilat i ka faturuar MJP dhe kjo e fundit ka bërë pagesën për firmën — në 80 për qind kanë qenë me çmime minimale dhe 20 për qind, me çmime mesatare. Për të treguar se ndihma italiane për Shqipërinë ishte lëvruar në mënyrë të plotë, ai citoi vendimet e marra nga qeveria Sanxhaku, demonstroi para Trupit Gjykues dhe në letër-përgjigje, të cilën e kishte dërguar Drejtoria e Përgjithshme për Kooperim dhe Zhvillim në MPJ të Italisë, drejtuar Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Sidoqoftë i ashtuquajturi ‘qeverisje vendimit’ bëri përfundimtar mbi akuzat e ndryshme dhe katër të akuzuarit — të akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim të mjeteve të MJP-së — e kanë lidhur me ardhjen e të gjithë ndihmave, akorduar nga qeveria italiane.
Prokurori Ceno Gjokuta dhe, djathtas, avokati Perparim Sanxhaku
Simbolet e Hitlerit në rrugët e Tiranës
Kryqi i thyer në tezgat e tregëtarëve ambulantë
Shfaqet pas 50 vjetëve flamuri nazist
TIRANE — Një “mall” i ri i është shtuar në të qeta para UJ. Dikush ndalon dhe largohet së paku te artikujt e ekspozuar në tezgat që mbushin trotuaret e Tiranës. Në njërën prej tyre, pranë syzeve dhe bluzave shëmtuese, është shfaqur edhe një flamur i kuq me simbolin e nazizmit në mes, kryqin e thyer. Ndërsa askush nuk përpiqet të blejë e të qartë nazistët si ‘kryqi i hekurt’ dhe shpallin që simbolizon Rajhun e III-të hitlerian.
Ka kohë që simboli i nazizmit — kryqi i thyer — është shfaqur aty-këtu i shkarravitur në muret e Tiranës. Lume për shfaqjen e tij ka nisur dhe nga qyteza të tjera e vendit. Gjithsesi është e para herë pas 50 vjetësh — që nga viti 1944 kur Shqipëria u çlirua nga forcat hitleriane — që flamuri nazist shfaqet thuajse në qendër të Tiranës. Kjo ndodh dhe kohë, e barabartë me një gjysmë shekulli, i ka bërë erozion kuptimit dhe duket sikur kryqi i thyer apo “svastika” në gjuhën e së drejtës — duket simbol i tmerrit dhe i dhunës — nuk frikëson më. Por Kallmata paralajmëron se çeta para UJ. Dikush ndalon dhe pyet buzëqeshur edhe për koston e këtij mall të pabesueshëm dhe të paparë.
Historiku i “Svastikës” — si ky simbol tradjik që ka bërë të dridhen popuj e shtete dhe njerëz — është mjaft kontradiktor. Për disa popuj të lashtë aziatikë ka përfaqësuar diellin apo fatin e mirë. Këtë mesazh mbartte ai edhe në tatuazhet e indianëve të Amerikës. Ishte e gjatë para se në botë ta zëvendësonte figura e kryqit të cilit domethënia e tmerrshme që ka edhe sot, si simbol që kuptojmë i çdojtë e njerëzimit me ligj e për të gjitha llojet e diferencimit. Ndoshta në disa shtete revaniste naziste kanë marrë forma të përafërta, për shfaqjen e mallrave e të simboleve të fryrjes, por shfaqja e kryqit të thyer është shumë më alarmante, që kur përdorën reliket apo mjafton që një kryq i rastësishëm i pikturuar në një kasotë sociale e këtij “malli” është shumë e lartë. (An. Sl.)
Më shumë punonjës me armë
Pajiset edhe Kontrolli i Shtetit
Parlamenti bën ndryshime në ligjin ekzistues
TIRANE — Do të zgjatet lista e personave që kanë të drejtë të mbajnë armë. Nga Parlamenti sapo është miratuar një ndryshim në “Ligjin për armët”. Ky akt ligjvënës deri më sot të drejtonte armëmbajtjen vetëm strukturave të ushtrisë dhe organeve të rendit. Tashmë kjo e drejtë është zgjeruar akoma më tej. Atë do ta përfitojë nëpunësit e Policisë Pyjore, të Policisë së Ndërmarrjeve dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit.
Lista deputeti Hajdari që në emër të komisionit parlamentar të ngarkuar me shqyrtimin e ndryshimeve në “Ligjin për armët” propozoi dhënien e të drejtës së armëmbajtjes punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit si dhe atyre të Policisë Pyjore dhe asaj të Ndërmarrjeve. Krahas kësaj ai e cilësoi të panevojshme armatosjen e Policisë Elektrike. Grupi socialist — nëpërmjet deputetit Ruçi — u shpreh kundër dhënies së të drejtës për armëmbajtje punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, të Policisë Elektrike dhe Policisë së Ndërtimit. Gjithsesi rreth shtrirjes ose jo të këtij atributi mbi këto tri fusha, u zhvilluan dhe debate me të forta. Janë me sa duket, problemet e shumta të lidhura nga ndërtimet pa leje, që e bënë shumicën e deputetëve të votojë pro armatosjes edhe për Policinë e Ndërtimit.
Deputetët u interesuan dinte dhe nxënë ligje e lejueshme të personit të armatosur ndaj punonjësit e këtyre organeve, në kuptimin e mungesës së një ligji të posaçëm për këtë çështje, më i cili koha ka kërkuar “Për përdorimin e armëve” i njëjtë me Nenin 1990 nuk i përcaktonte të kufizuar përgjegjësitë mbi përdorimin e armës në këtë seancë. “Personat që do të mbajnë armë duhet të bëhen sa më të qartë me detyrën e tyre dhe me ligjësinë e mbrojtjes së nevojshme” apo të “mbrojtjes ekstreme” kur u rrezikohet jeta — ishte përgjigja e tyre. (U. S.)
Një tregtar vritet për 40.000 lekë
TEPELENE — Ishin vetëm 40 mijë lekë ato që i morën jetë një tregtari nga Lushnja. I kërkuan në Tepelenë nga dy persona të panjohur, tregtari lushnjar Petraq Çini, mbeti viktimë i një akti të rëndë krimi. Qëlluar me një plumb në kokë, i shoqëruar nga një koleg i tij dhe ky afërsi — Çini ishte ndalur nga dy persona të armatosur. Pasi i kishin kontrolluar çantën i kishin marrë 40 mijë lekë që ai dispononte, vrasësit i kishin hapur zjarr — me armë gjahu — ndaj tregtarëve. Nga ky veprim Çini kishte humbur jetën, ndërsa kolegu i tij mundi të shpëtonte. Tashmë organet e rendit janë vënë në kërkim të vrasësve që e lanë të vrarë në drejtim të panjohur.
Gjykata aprovon partitë politike
Evitohet Ministria e Drejtësisë
TIRANE — “Partitë politike duhet të regjistrohen në Gjykatën e rrethit të Tiranës”. Ky është propozimi i ri që vjen nga Këshilli i Ministrave. Nuk duhet të jetë pra Ministria e Drejtësisë ajo që do të vendosë për miratimin apo jo të krijimit të një force të re politike në vend.
Në favor të këtij propozimi janë vënë dispozitat kryesore kushtetuese shqiptare dhe Marrëveshje e Kopenhagenit. Referenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian e 1990, të cilat përcaktojnë qartë se partitë politike duhet të jenë të ndara nga shteti. Në këtë kuptim, dhe roli i Ministrisë së Drejtësisë si organ që jep miratimin për formimin e partive bie poshtë, pasi ajo është pjesë e qeverisë dhe zbaton politika. Këta e sa?! Si e tillë, kjo Ministri nuk mund të jetë plotësisht e pavarur dhe objektive në këtë detyrë.
Për të shmangur këtë procedurë ekzistuese, Këshilli i Ministrave ka propozuar që funksioni i miratimit të krijimit të partive t’i kalojë gjykatave si degë të pavarur dhe të depolitizuar të shtetit. Duke qenë se partitë e shtyrin veprimtarinë në shkallë vendi dhe shumica e tyre e kanë qendrën në kryeqytet, gjykata që do të kryejë këtë funksion propozohet ajo e rrethit të Tiranës.
Ar. Me.
«Vizitorët» e natës në Fototekë
Një pamje e kështjellës së Shkodrës
SHKODER — Janë bërë pre e grabitësve u pahun? një numër i konsiderueshëm objektesh etnografike me vlerë të veçantë në Fototekën e njohur “Marubi”. Deri tani nuk bëhet e ditur njoftuar ndonjë hollësi në lidhje me krimin, po së paku hollohen nga organet e rendit për identifikimin e vjedhësit.
Ndarja e tillë janë vërtetuar edhe më parë në Shkodër. Në muzeun që është vendosur në kalanë e lashtë të qytetit dhe në disa shtëpi muzeu, vjedhësit pa patur kurrfarë ndjenje për veprat kombëtare nuk zgjedhin asnjë objekt me vlerë janë përplasur në në rrugë klandestine e transportojnë të jashtë vendit. Disa kohë më parë, forcat e rendit kishin bllokuar në shtetas grekë një sërë rrumbullake objektesh të tilla.
DJE NE SHQIPERI
ARRESTOHET NE DELVINE VJEDHESI I NJE SHTETASI GREK — Eshtë arrestuar nga organet e rendit në Delvinë, Arjan Glinika, 18 vjeç, nga fshati Vrion i Delvinës akuzohet për vjedhje në bashkëpunim me të tjerë. Mendon se Glinika e ka kryer vjedhjen e shtetasit grek Dhimas Merkurit, gjatë së cilës iu morën në gjendje të bllokuar të gjitha sendet me vlerë që iu gjetën.
KOMITETI SHQIPTAR I BRESMI[E?]VE REPUBLIKO[N?] KERKESAT E ÇIFTEVE TE HUAJA — Komiteti Shqiptar i Biresimeve ka refuzuar nga numër kërkesash nga çifte të huaja për birësim fëmijësh. Sipas këtij komiteti ata duhen dërguar vetëm në rrugë zyrtare e duke iu përcjellë nga institucione homologe të vendit ku banojnë. Komiteti është duke bërë hapa para edhe për këshillime të vazhdueshme me këto institucione.
NE DURRES GATI PROJEKTI PER NJE LINJE TE RE DETARE — Kanë përfunduar përgatitjet e fundit për inaugurimin e një linje të re detare, ku herë kësaj linje pritet të ndërhyjnë e përfshihen agjencitë tregtare dhe firmat italiane banim? Tregtohet në linjat e udhëtimit Durrës — Vlorë. Ai do të shërbejë për transportin e udhëtarëve dhe mallrave e transportit. Qëllimi është ulja e vlerës së transportit. Vjen nga funksioni i tragetit i ri që synon të shkurtojë udhët e mes portit shqiptar dhe Italisë së Mesme. Iniciativa e re u pa nevojë për rritjen e marrëdhënieve dhe kuadrove shqiptaro-italiane.
Drejt Korçës edhe me avion
Kërkesat e para të investuesve
Përgatitet të riaktivizohet fusha e vjetër
KORCE — Kanë filluar të depozitohen pranë Këshillit të Rrethit të Korçës kërkesat e para për investim në fushën e aviacionit. Synohet që së shpejti edhe Korça të ketë aeroportin e saj që do të lidhë me aeroporte të tjera që pritet të hyjnë në incidencën në disa qytete të vendit.
Fusha aviatorike mbi të cilën po përgatitet projekti antikomb? ndodhet fare pranë qytetit, në afërsi të fshatit Lumalas. Për fat të mirë fusha i shpëtoi shkatërrimeve që i verifikuan gjatë periudhës së tranzicionit.
Në një qytet tjetër, këtë herë në zonën verilindore të Shqipërisë, po synohet një projekt i përafërt. Së shpejti edhe Peshkopia do të ketë aerodromin e saj, që do të shërbejë për transportin ajror të qytetarëve.
Përgatitjet për këto ndryshime të rëndësishme në fushën e transportit të udhëtarëve kanë filluar menjëherë pas një vendimi të Ministrisë e Transporteve për vënien e avionëve për qarkullim, të vendosur në gjendje gatishmërie. Ministria kishte nënvizuar synimin e autoriteteve shqiptare për të ndryshuar destinacionin e disa fushave aviacioni që ekzistonin më parë në disa pika të vendit. Shumë prej tyre do të përdoren me së pari për qëllime ushtarake ose kishin mbetur fare të papërdorshme. (P. re.)
NE BRENDESI
Rinia më shumë jetë në kohën e lirë
Program nga specialistë të huaj
NE FAQEN 3
Eksplozion në nëndetëse vdesin 10 marinarë
Rrezik nuklear në gjirin e Tulonit
NE FAQEN 2