03/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 prill 1994

«Jemi dakord të bashkohemi»

Arkivat e PPSH: letër e Hoxhës drejtuar Titos Një plan që do gllabëronte Shqipërinë Arkivat e PPSH: letër e Hoxhës drejtuar Titos «Jemi dakord të bashkohemi» Një plan që do gllabëronte Shqipërinë TIRANË — Një plan për bashkimin e Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Bullgarisë në një shtet të vetëm kishte qenë gati duke u realizuar në vitin 1948. Plani — për të cilin ishte marrë edhe miratimi i Stalinit — parashikonte bashkimin e të tre shteteve ballkanike në një konfederatë të vetme. Enver Hoxha jo vetëm kishte qenë dakord me këtë ide por, kishte hedhur hap pas hapi për realizimin e saj. Kjo është e vërteta që del në dritë nga një tjetër dokument që zbulohet në ish-Arkivin e PPSH. Është një letër prej dy faqesh e Enver Hoxhës — deri tani krejt e panjohur — dërguar Titos në mars të 1948. Këtu Hoxha pohon me gojën e tij, se ishte gati tashmë të ndërmarrte hapa të tjerë për të realizuar bashkimin me Jugosllavinë. Ndërkohë ekonomia ishte krejtësisht në duart e jugosllavëve, ushtria po ashtu. Bashkimi — sipas Hoxhës — ishte krejtësisht i realizueshëm, një gjë “formale” sikurse e quan ai vetë. Versioni që përmban letra është në kundërshtim me çka kishte shkruar vite më vonë Hoxha në veprat e tij. Sipas Hoxhës, ishte ai vetë që i ishte bërë barrë rierës syri e ekspansioniste të Titos. Një version që shëmbet plotësisht nën peshën e fakteve që përmban ky dokument. Kështu fillohet të hidhet përherë e më tepër dritë mbi pozicionin e vërtetë të Enver Hoxhës në vitet e errëta 1945-48, periudhë e cila kishte mbetur deri tani e embuluar nga një vel misteri. LUAN MALLTEZI* TIRANË — “Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat”, janë fjalët e Enver Hoxhës drejtuar marshallit Tito në një letër të zbuluar së fundi ndër dokumentat e ish-arkivit të fshehtë të PPSH. Është kopja e dytë e një letre që Hoxha i ka dërguar udhëheqësit jugosllav, në marsin e 1948. E gjithë letra zbulon disa fakte që deri tani ishin mbuluar nga pluhuri i viteve. Plani i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë kishte qenë gati dhe, vetëm brenda mes Titos e Stalinit, kishte bërë që ai të dështonte. Për këtë bashkim — sikurse del qartë në letrën — kishte dhënë miratimin e tij edhe Hoxha. Problemi i vetëm ishte qenë se kush duhet ta merrte i pari iniciativën për të bërë publike propozimin për aneksimin e Shqipërisë Jugosllavisë, një ndryshim politik që sigurisht do të shkaktonte reperkusione ndërkombëtare. Nga letra zbulohen edhe plane i detajuara. Në të Enver Hoxha përshkruan një bisedë që ambasadori shqiptar në Sofje kishte zhvilluar me atë kohë me Gjergj Dimitrovin. Si pas Hoxhës Dimitrovi ishte shprehur: “Çështja e federatës së tre vendeve është një çështje e shpejtë dhe shoku Stalin është i këtij mendimi dhe se këtë gjë K.Q. i Partisë Bullgare do ta shqyrtojë me K.Q. të Partisë Jugosllave dhe pastaj do ta parashtrojë K.Q. të Partisë Shqiptare dhe nga muaji qershor mund të mobilizohen parlamentet e të tre vendeve për të marrë vendime në këtë drejtim. Fundi i vitit 1948 do të na gjejë të bashkuar që të tre shtetet në një federatë” Jugosllavët me sa duket ishin treguar me të njëjtat për të gllabëruar Shqipërinë e pasur në lëndë të para, të ëndërruar prej kohësh. Sipas letrës, Zllatiç — i dërguari jugosllav në Tiranë — i kishte kërkuar shqiptarëve që të propozonin atë të parët këtë bashkim, pa marrë më parë miratimin e Bullgarisë. Pikërisht këtë u vjen përgjigja e Hoxhës: për bashkimin “po punohet me të gjitha forcat”. Tito vetëm duhej të thoshte “ne se ka ardhur momenti ku nevet duhej të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit” dhe të jepte “disa sqarime plotësuese” që ai i shihte të arsyeshme “në lidhje me faktorë të tjerë të këtij problemi”. Kështu bëheshin plane për eliminimin e Shqipërisë nga harta politike. Hapat e parë tashmë ishin hedhur dhe bashkimi do të ishte një formalitet krejtësisht i realizueshëm. “Ne baza të drejta — shkruan Hoxha — u hartua plani ekonomik i jonë për vitin 1948 dhe realizimi i të cilit do të thotë realizimi i qëllimeve tona të përbashkëta për vëllazërimin dhe bashkimin e të dy popujve tanë”. Për fat disa muaj më vonë ndodhën zënka e madhe midis Stalinit dhe Titos. Enver Hoxha sigurisht respektohet përkrah më të fortit. Vetëm kështu u evituan gllabërimi i Shqipërisë nga Jugosllavia. Dokument historik i të njëjtës epokë dhe në të djathtë Enver Hoxha e mareshaIi Tito Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit Këtë gjë në vendin tonë përmendet mares(h)allit Tito në një letër të zbuluar së fundi ndër dokumentet e ish-arkivit të fshehtë … shkruan në bisedë që ambasadori shqiptar në Sofje kishte zhvilluar në shprehur: “Çështja e federatës së tre …” … “në përgjigje ku nevet …” Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit … rishë nga Jugosllavia. … konfirmuar për krime të padëgjuara në di… … Këta duhet të jenë dëbuar të rinj, njëri prej tyre edhe më parë kishte të rënë të rën… të cilëve në gjendje të rëndë … ishin shoqëruar nga … … niet ndërshterritore, e statusit të tyre në Greqi. Edmond Laçi

«Fshesa» e re greke shoqërohet me rrahje

Vetëm brenda një dite 1.600 të dëbuar Goditje elektrike, përdhunime në qelitë e Kosturit Vetëm brenda një dite 1.600 të dëbuar «Fshesa» e re greke shoqërohet me rrahje Goditje elektrike, përdhunime në qelitë e Kosturit KAPSHTICË — Denoncime të reja ngjeshen nga refugjatët shqiptarë, të riatdhesuar dhunshëm prej autoriteteve greke. Vetëm një javë pas deklaratës së ashpër të Ministrisë së Jashtme Shqiptare — ku dënohej vrasja e një të riu shqiptar nga rojet greke të kufirit — mijfat refugjatë shqiptarë të përzënë ditët e fundit nga Greqia, tregojnë për krime çnjerëzore të kryera kundër tyre. Pas një pauze keqtrajtimesh dhe kthimesh masive të shqiptarëve, në datën 29 mars, kishte nisur një “fshesë” e re nga autoritetet greke. Kështu ndërmjet 1.600 shqiptarëve të kthyer në këtë ditë — ndërkohë që kthimet normale i përkasin shifrave mesatare të 200 refugjatëve në ditë — pjesa më e madhe e tyre ka në dëshmuar pranë autoriteteve shqiptare të kufirit se ishin torturuar, madje edhe provokuar në mënyrë vulgare. Incidentet të fundit greko-shqiptar, u shtua edhe deklarata e 30 marsit në Parlamentin Shqiptar, kur deputeti i PBDNJ protestoi kundër forcave të Rendit që — sipas tij — kishin penguar minoritarët të bënin festën e 25 marsit, përvjetorit të Revolucionit Grek të vitit 1821. Afro 1.000 refugjatë të kthyer nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës — menjëherë pas daljes në tokën shqiptare — kishin konfirmuar për krime të padegjuara më parë. Ky kontingjent kishte rënë pre e policisë speciale të Kosturit, në birucat e të cilit kishin qëndruar për katër-pesë ditë pa asnjë lloj ushqimi mbi tre refugjatë. Ndërmjet tregimeve më të ngjethëse, veçohen rastet e përdhunimit të femrave shqiptare nga ushtarët grekë, madje në sy të meshkujve të tjerë që ndodheshin të izoluar bashkë me to. Ndërkohë viktima të tjera të këtij terrori, kishin konfirmuar në kufi edhe për raste të tjera torturash ekstreme, siç kishte qenë edhe përdorimi i goditjeve elektrike mbi trupin e tyre. Por kontingjenti i kthyer në datën 29 mars, gjithashtu kishte njoftuar autoritetet shqiptare se, po në Kostur ato kishin lënë të keqtrajtuar me dhjetëra shqiptarë të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë të plagosur. Ndërsa provokimet e ushtarëve grekë: “E kujt është Maqedonia”, shpeshherë ishin shoqëruar nga shkrepinjtë e gomës, rrahjet, marrja e dhrahmive dhe ushqimeve, por edhe grisja e pasaportave me viza të rregullta për ata që i dispononin. Këtu tensionohet edhe një herë klima e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, pikërisht atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt normalizimit. Kryesimi i KE nga Greqia — si drejtuese e radhës — por edhe vizita e fundit e funksionarit të lartë grek të Punëve të Brendshme në Tiranë, kishte dhënë sinjale të reja pozitive, jo vetëm për marrëdhëniet ndër-shtetërore, por edhe për problemin delikat të emigrantëve shqiptarë e rregullimin e statusit të tyre në Greqi. Kontrolle në kufirin greko shqiptar Edmond Laçi

Doganat: edhe katër në burg

KORÇË — Ka dërguar edhe katër persona të tjerë në burg kontrolli i autoriteteve mbi veprimtaritë e paligjshme në dogana. Këtë herë ndërmjet të arrestuarve — përveç doganierëve — janë edhe punonjësit e Policisë që shërbenin në pikën doganore të Goricës së rrethit të Korçës. Ndërkohë motivet janë përsëri kontrabanda e cigareve. Katër të arrestuarit — sipas hetimeve të para — tashmë akuzohen për kalimin e pazbuluar të afro 700 kolive me cigare të markës “Jugosllavia”. Për kalimin e paligjshëm të datës 26 mars, tashmë Prokuroria e Korçës ka filluar edhe çështjen penale. (el)

Hapet në Durrës sallon makinash

Treg i «Nissan» në Shqipëri DURRËS — Lindin për herë të parë në Shqipëri edhe sallonet e automobilave. Ishin autoveturat e prodhimit të njohur japonez “Nissan” që hapën këtë iniciativë të re në tregun e makinave. Salloni — i inauguruar këto ditë në Durrës — është hapur në një nga rrugët kryesore të këtij qyteti. Në një lokal me hapësirë të gjerë dhe të ndriçuar mirë ishin ekspozuar disa lloje makinash të markës “Nissan” që do të jenë edhe të tregtueshme. Përveç këtyre autovetëve, në shërbim të klientëve janë vënë edhe disa katalogje të ndryshme, në bazë të së cilave ato mund të bëjnë porositë e tyre. Hapja e këtij salloni u bë i mundur nga bashkëpunimi i shoqërisë Adria me qendër në Tiranë dhe një tjetër shoqëri sllovene “Nissan Adria”. Me këtë iniciativë ato sjellin për herë të parë edhe një mënyrë të re në tregun e automobilave. Kështu pra, edhe në Shqipëri makinat fillojnë të shiten nëpër lokale të mbyllura e moderne duke braktisur atë treg të organizuar që ekziston nëpër sheshet e mjediset e çfarëdoshme të qyteteve shqiptare.

Shfaqte pornofilma ndalohet

ERSEKË — Vazhdon të jetë i ndaluar ende në Shqipëri reklamimi i pornografisë. — Vazhdon të jetë i ndaluar ende në Shqipëri reklamimi i pornografisë. Për këtë shkak për të është bërë fjalë edhe në pikën nga Leskoviku, i cili ishte ndaluar menjëherë nga organet e Rendit të Ersekës. P.P., 28 vjeç, ishte kapur në flagrancë në mesditën e 30 marsit, ndërsa sa pas punonjësve të Rendit — po shfaqte filma pornografikë në mënyrë të organizuar. Në fakt, në dy vitet e fundit fenomeni e kryeqytetit, por edhe të majtë rretheve të tjera, shpeshherë i kishin përdorur “filmat e ndaluar” për t’i shpëtuar sallave të boshatisura. Ndosh(k)ta këtë “sukses” kishte kërkuar edhe “privati” nga Leskoviku. (p.re)

Përleshje në qeli: 2 në spital

BURREL — Kishte dërguar dy persona në spitalin e qytetit, përleshja e ndodhur midis të arrestuarve në qelitë e Komisariatit të Policisë në Burrel. — Kishte dërguar dy persona në spitalin e qytetit, përleshja e ndodhur midis të arrestuarve në qelitë e Komisariatit të Policisë në Burrel. Por menjëherë pas kësaj, Prokuroria e Rrethit, ka dëguar po në këtë qeli — të ndaluar — dy prej punonjësve të Policisë, të cilët shërbenin atë mbremje në Komisariat. Siç duket katër të arrestuarit — për të arritur momentin e përleshjes midis tyre, ende për motive të panjohura — u kishin shpëtuar mbikëqyrjes së punonjësve të Policisë. Pas kësaj, të arrestuarit Kuka e Bala, u transportuan për në spitalin e qytetit. (Ed.La.)

NE BRENDSI

Është sot festa më e madhe e katolikëve Pashkët, lajme çfarë përfaqësojnë dhe celebrimet NE FAQEN E FUNDIT Falimenton Uzina e Kobaltit në Elbasan Agjencia e Ristrukturimit përfundon studimin NE FAQEN 3

DJE NË SHQIPËRI

TIRANA DHE SARANDA DO TË LIDHEN EDHE ME NJË LINJË AJRORE — Se shpejti edhe Saranda do të mund të lidhet me aeroplan me kryeqytetin. Kjo ishte çështja që u diskutua nga përfaqësuesit lokalë të Sarandës dhe atyre të Misionit të Shoqatës Kristiane Humanitare të Fluturimeve Amerikane (MAF). Sipas marrëveshjes dypalëshe fusha e aviacionit — në Vlorë — do të jetë gati në 1 qershor të këtij viti. Ndërsa fluturimet — me një avion 6 vendësh — do të nisin në muajin korrik. NË DURRËS FILLOJNË ANKANDI PËR ANIJET E FLOTËS TREGTARE — Ka filluar procesi i ankandit edhe për anijet e Flotës Tregtare në Durrës. Prioritet në këtë proces — tashmë kanë dalë 8 anijet e para, ndërsa në fazën e dytë 11 anije të tjera — të cilat fillimisht punonjësve dhe marinarëve të këtyre anijeve. Në rast se ato nuk do të mund të blihen nga anëtarët atë do të pushohen për një vit — me kontratë të rinovueshme — nga pronari i ri i mundshëm i tyre. SE SHPEJTI EDHE KUKËSI DO TË JETË ME I MADH — Do të jetë më i madh qyteti i Kukësit. Një studim i kryer nga specialistët e Urbanistikës së qytetit ka parashikuar shtrirjen e tij në një sipërfaqe të 283 hektarësh. Ky studim ka për qëllim të bëjë kontrollojë më mirë ndërtimet e shumta të pa ligjshme të këtij qyteti. Përveç kësaj, një pjesë e madhe prej 180 hektarësh është menduar t’i lihet në dispozicion ndërtimit të objekteve turistike.