Universitet, por me konkurs
Regjistrime të kufizuara për studimet
Për herë të parë një ligj për arsimin e lartë në Shqipëri
TIRANE — Për herë të parë që nga dita e kthimit, sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri ka ligjin e vet juridik të organizimit dhe funksionimit. Në 47 nene e 1 ligj për Arsimin e Lartë — i sapo miratuar nga Parlamenti — janë përfshirë një mori rregullash që synojnë krijimin e kushteve më të mira për arsimin, për strukturat e reja dhe mekanizmat më të decentralizuar.
Me i debatuar nga deputetët qenë aq ka të bëjë me mënyrën e pranimit të studentëve në universitetet e shkollat e larta. Nga përplasja e dy pozicioneve ekstremeve — pro dhe kundra konkursit — lindi një i tretë që edhe triumfoi. Eshtë i artuar që pranimi i në shkollën e lartë si rregull bëhen me konkurs, formulim ky, që lejon hapësirë dhe për trajtimin e rasteve të veçanta dhe të motivuara. Mjaft e diskutuar dhe procedura e zgjedhjes së rektorëve të universiteteve.
Me në fund, e ka kaluar në ligj, figuron e drejta e universiteteve për t'i propozuar Këshillit të Ministrave anëtarin dhe bazën të të ardhurave të tyre dhe emërimin përkatës.
Elementë të rinj dhe përsa i përket "pranimeve" së organizimit të këtij sistemi. Për herë të parë shfaqet Këshilli Kombëtar i Shkollës së Lartë. I përbërë nga 42 anëtarë — që janë drejtues ose përfaqësues të zgjedhur të këshillave të shkollave të larta — ky këshill do të jetë organ konsultativ i Qeverisë apo do të shqyrtojë e propozojë kryesore që preokupojnë sistemin e lartë arsimor. Pas tij, në hierarkinë e organeve të këtij sistemi vijnë senati. Si organ përfaqësues dhe i gjerë i një institucioni — i cili do të udhëhiqet, më vonë me një rektor të zgjedhur vet — do të vendosë për studimet, do të miratojë planin e programeve mësimore e do të gjykojë për të drejtat e detyrimet e pedagogëve e studentëve.
Edhe një zgjedhje për problemin e krijimit të universiteteve apo shkollave të larta të veçanta private në Shqipëri. Ndonëse është miratuar i ligji i arsimit të lartë në përgjithësi, ky akt rregullon vetëm jetën e institucioneve të larta arsimore shtetërore. Gjithsesi ai sa e ndalon realizimin e një të tillë, në rast se ajo do të shfaqet si mundësi.
Krahas kësaj — duke iu përshtatur kërkesave të ekonomisë së tregut — universitetet dhe shkollat e larta u njohën e drejta e përfitimit nga buxheti, të përfitojnë të ardhura nga veprimtari që ato mund të kryejnë më parë na të tretë juridikë, private ose shtetërore. Ndërmjet dhe disa të drejtave, është dhe e drejta e shkollave të larta për të hyrë lirisht në marrëdhënie me shkolla të larta të huaja apo institucione që ndihmojnë zhvillimin e arsimit. Vende të rëndësishme në ligj e në organizimin e sistemit arsimor pas universitar. Sistemi i lartë i arsimit do të shtrihet me një apo dy përcaktohen në vendim të Këshillit të Ministrave.
Universiteti i Tiranës
Am. St.
Ylli Pango: «Zgjidhje moderne»
"Pas 50 vjetësh kemi një ligj për arsimin e lartë. Të reja që ai sjell janë të shumta. Sigurohet autonomia e universiteteve, liria akademike, e drejta për tu lidhur me universitetet e huaja, e përdorimit të buxheteve deri diku në mënyrë të pavarur dhe e sigurimit të burimeve të tjera financiare nëpërmjet veprimtarive ekonomike. Në jetë e drejtë është ajo e zgjedhjes së stafit drejtues. Pra ne shume drejtime universitetet tona do të kenë do tipare që kanë dhe universitetet e Europës. Eshtë një ligj modern i cili është dhe nga Këshilli i Europës.
Pra i takon formave të përparimit të studentëve e universitetit dhe shkollat e larta, për momentin — një nga kushtet materiale — është siguruar që duhet përdorur konkursi. Por tendenca për të ardhmen do të jetë që — sikunder dhe në universitetet e botës — pranimi të jetë i lirë. Ligji nuk përfshin problemet e shkollave të larta private. Mendoj se për arsye se do të ketë kërkesa për krijimin e tyre, te punohet në një rregullore ose statut të veçantë"
Një Rektor: «Ky ligj s'mjafton»
"Ligji i sapo miratuar është i kohës dhe me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen e deklaron Gazetës Shqiptare Mehmet Çeliku, Rektori i Universitetit të Elbasanit. Ai jep një autonomi shkollës së lartë që do të kenë dhe statuet e tyre. Nevojitet autonomia akademike e pushtetuar me këtë ligj, petagogët ndryshe nga e kaluara — do kenë të drejtë të thonë mendimet e tyre në auditor. Ndoshta do të qe më mirë që para këtij ligji të ishte miratuar ai i sistemit arsimor në tërësi sepse arsimi i lartë është vetëm një hallkë e dij kombëtar. Mendoj se sanksionimi në ligj i pranimit të studentëve me konkurs, është zgjedhja më e përshtatshme për momentin. Gjithshtu ligji i krijon mundësi për trajtim dhe përfshin jetën e veçanta kur persona që kanë produktivitet intelektual apo letre botime librash për shembull — pranohen dhe pa konkurs. Gjithsesi e shkollave të larta private ligji e lë të hapur. Në të ardhmen ai mund të plotësohet me një vargje nëse mendoj që dhe Shqipëria do të ketë të ardhmen shkollat apo universitetet e saj private"
Kontrolli i Shtetit rregullore e hekur[t]
«Ndal qerasjeve dhe dhuratave për favore e nder[e]»
Hyn në fuqi një kod normash etiko-morale
«Ndal qerasjeve dhe dhuratave për favore e ndere»
ARMAND MERO
TIRANE — Norma të hartuara për punonjësit e Kontrollit të Shtetit. Tani e tutje, të gjithë ata që punojnë pranë këtij organi, duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që kanë të bëjnë me aftësitë dhe moralin e tyre. Të gjitha këto, janë të përcaktuara në 18 nene të një rregulloreje të brendshme "Për normat etiko-morale e përgjegjësia e nëpunësve të Kontrollit të Shtetit", të miratuar kohët e fundit.
Në sistemin e ri të vlerësimit prej 100 pikësh do të çmojë — ç'do të muaji — ndërmarrjen e cdo punonjësi të Kontrollit të Shtetit. Vetëm 70 pikë e sipër janë mundësi e punësimit në këtë organ, dhe kjo në një rrogë e parashikuar. Nën këtë kuotë, askush nuk mund të qendrojë i punësuar. Grumbullimi i 80 pikëve kërkon mundësinë e përfitimit të shpërblimeve, ndërsa që të paguhen në kategoritë, duhet pritet të arrijë shumën e 90 pikëve. Për dyer të këtij institucioni hapen plotësisht atyre që arrijnë të grumbullojnë maksimumin: 100 pikë. Vetëm në këtë rast ata mund të gëzojnë në përgjegjësi brenda dhe jashtë Kontrollit të Shtetit.
Sistemi nuk është gjë tjetër veçse vlerësimi i një sërë karakteristikash — të përkaktuara në rregulloren e hartuar posaçërisht — nëpër të cilën do të filtrohet cdo punonjës. Janë kushte e norma që kanë në thelb të tyre pastertinë e figurës morale dhe vendosmërinë e cdo nëpunësi, i cili "duhet të vendosë interesin e vendit mbi interesat, të personave e personi..."
Ja sistemi i vlerësimit me pikë për punonjësit e Kontrollit të Shtetit
1) Përkushtimi në punë dhe aftësia
- Zbatimi i orarit të punës e mungesat pa arsye
- Gatishmëria për të shkuar në objekte të largëta të vështira
- Zbatimi i urdhrave të eprorëve
35 pikë
2) Ndershmëria
- Mospranimi i dhuratave nga personat e kontrolluar
- Mosdhënia e organeve shtetërore për zgjidhje problemesh në rrugë shoqërore
35 pikë
3) Kodi etiko-moral në marrëdhëniet brenda dhe jashtë orarit
- Paraqitja e jashtme e nëpunësve të Kontrollit të Shtetit
- Marrëdhëniet njerëzore me inspektorët e tjerë njësoj
- Grindjet me pika, sharjet me fjalë të rrugës e llogoreve
- Sjellja korrekte, në imponimet e ndryshme të subjekteve të kontrolluara
- Mirëmbajtja e ambjenteve e paisjeve të zyrës e shtëpisë
- Mospirja e pijeve dhe bishtave të cigareve në vende të papërshtatshme
- Qarkullimi i makinave të ndryshme
30 pikë
Hall. Duke qenë se Kontrolli i Shtetit ushtron veprimtarinë e tij për të verifikuar zbatimin e ligjshmërisë në subjektet e ndryshme, si nga ana juridike ashtu dhe nga ana financiare, nëpunësve të tij u ndalohet të marrin pjesë në çështje që prekin interesin e tyre të pacaktuar; të subjekteve ku ai ka punuar më parë apo në të cilët me ndoji të punësohet në të ardhmen. Cdo bindje për të punësuar të tjerë gjatë kohës së punës në Kontrollin e Shtetit mund të konsiderohet si një kundërvajtje e rëndë. Po kështu, punonjësve të tij u ndalohet të blejnë bileta të lotarisë apo të marrin pjesë në lojra të ndryshme.
Kontrollorëve u lejohet të pranojnë vetëm dhurata me vlerë deri në 1.000 lekë. Edhe kjo vetëm në raste me "motive të veçanta" shënuar ndryshe e ceremoniale. "Marrja e dhuratave që bëhen për t'i influencuar ata dhe për të ndikuar në kryerjen e detyrës është e papajtueshme me statusin e kontrollorit".
Kontrollorët e kanë të ndaluar hyrjen në lokale nate. Atyre u duhet të shmangin vizitat — jo vetëm brenda, por edhe jashtë orarit zyrtar — dhe në lokalet e natës.
Shuhet konsiderohet si një lloj përballe të cilit secili punonjës duhet të matëse sjelljet e tij. Para se të kryejë një veprim, nëpunësi duhet të ketë të saktë kryesor faktor nëse këtë veprim ai do të ishte i gatshëm për ta diskutuar publikisht në shtyp", përfundon rregullorja.
Investime të reja priten nga Turqia
Berisha kthehet nga Ankaraja
TIRANE — Ka përfunduar me sukses vizita dyditore e Presidentit Shqiptar, Sali Berisha, në Republikën e Turqisë. Në qendër të bisedimeve qe Berisha zhvilloi me autoritetet më të larta turke ishin zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale, por edhe gjendja e tensionuar në rajonin e Ballkanit. Në Presidenti Shqiptar — në një intervistë televizive dhënë pas kthimit të tij në Tiranë — i cilësoi si shumë pozitive raportet midis dy vendeve. Ndërkohë Kryeministri Ciller, kishte siguruar Presidentin Berisha se edhe investimet turke në Shqipëri pritet do të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve politike.
Sali Berisha
PS: «Nano do mbetet kryetari i partisë»
Dokle: «Ai është dakord me qëndrimet tona»
Pas deklarimit fajtor nga Gjykata
TIRANE — Edhe nga qelia e burgut të Tiranës, Fatos Nano ka vazhduar të drejtojë Partinë Socialiste. "Sado që Policia na ka lejuar, ne kemi patur mundësi për të komunikuar me Fatos Nanon — deklaroi për Gazetën Shqiptare Namik Dokle, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, pak minuta pas konferencës së shtypit të ditës së martë — madje ai është plotësisht në korrent me vendimet që po merrim në parti". Kështu Nano — siç u deklarua publikisht nga PS — do të vazhdojë të mbetet Kryetari i kësaj partie, edhe pas deklarimit fajtor të procesit e shkallës së parë. Për socialistët, ai është i pafajshëm dhe gjyqi ishte i montuar. "Për qënien e tij si kryetar i partisë mund të vendosë vetëm Kongresi", deklaroi zëvendësi i Nanos, Servet Pëllumbi.
Socialistët pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit të tyre Drejtues, kanë vendosur të intensifikojnë fushatën për realizimin e zgjidhjeve të parakohshme. Mjeti i zgjedhur prej tyre për arritjen e këtij objektivi — i konsideruar nga ata si e vetmja zgjidhje politike — është bashkëpunimi me partitë e tjera. "Ndonjë forcë politike ka filluar të ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e zgjidhjeve të reja", tha Pëllumbi, por pa i precizuar se cila janë partitë me të cilat PS mund të bashkëpunojë.
fa. ba.
Sqepari i drejtorit mbi mësuesin
Dy kolegët akuzojnë njëri-tjetrin në organet e Drejtësisë. Në pritje të procesit të rrallë, arsimtarët transferohen në dy vende të ndryshme
Elbasan, incident «pedagogjik» në një shkollë të mesme
ELBASAN — Ndodh shpesh sherri nëpër shkolla që ndonjë mësues bie, madje edhe e rrihet. Por në një shkollë të mesme të Elbasanit ka ndodhur e kundërta, ku janë lënë të grindur mes tyre dy mësues, ndërkohë që drejtori I.B., kishte goditur me sqepar zëvendësoren dhe mësuesen për kolegun e tij B.K.
Gjithçka kishte nisur pasi mosmarrëveshjet rreth një note fizike, por duke u acaruar kishin arritur në atë pikë ku, nga sa mund të kish ka lëshuar fjalë nga goja e "dënimeve të lehta fizike". Sidogjo që dy arsimtarët tashmë i janë drejtuar organeve të Drejtësisë, ndërkohë që Prokuroria sapo e ka dërguar dosjen e tyre në Gjykatë. Mësuesit akuzon drejtorin për "dhunë ndaj vartësit", ndërsa vetë drejtori e akuzon mësuesin e tij për "rrahje dhe fyerje të personelit të tij". Në pritje të këtij procesi të rrallë gjyqësor, Drejtoria e Arsimit në Elbasan, ka marrë paraprakisht masën e transferimit të dy arsimtarëve, duke i dërguar në dy shkolla të ndryshme.
Pamje nga Elbasani
M. K.
Shqyhet një kasafortë me morfinë
Zhduken nga farmacia 1.200 ampula
Dyshime për trafik ilegal të narkotikëve drejt Greqisë
TEPELENE — Pas ndalimit në brigjet puljeze të 500 gram heroine që vinte nga Shqipëria, droga kthehet edhe një herë në qendër të kronikave. Këtë herë i dyshuari kryesor është rrjeti i trafikut të paligjshëm me jashtë vendit. Në Tepelenë, vjedhja e një sasie të konsiderueshme narkotikësh pranë kasafortën e farmacisë së qytetit, duke rrëmbyer 45 [?] e madhe ampulash morfine. Rreth 1.200 ampula të mbushura me medikamentin që do ndihmonte, por që njerëzat përdor si drogë, ishin zhdukur pa lënë gjurmë. Shefi i ndjekjes së krimeve të Komisariatit të Tepelenës i deklaroi agjencisë shtetërore të lajmeve se dëshmitari është tregu i huaj, ka të ngjarë më shumë Greqia. Në fakt në tregun e huaj ka kërkesë gjithnjë e në rritje për ampula me lëndë droge.
Shqetësimi të zhdhukjes së morfinave këtë herë i shtohet dhe një tjetër. Janë vjedhur edhe në sasi jo e vogël medikamente të cilat, po të mos përdoren në kontroll të mjekëve, mund të shkaktojnë intoksikim të rëndë. Me sa duket, vjedhësi i shkaqllin konsideruar këto ilaçe si të afërta me morfinën. (vijon)
DJE NE SHQIPERI
SHKATERRIME TE PEMEVE FRUTORE DHE VRESHTAVE NE HAS — Vazhdon përseri fenomeni i prerjes dhe dëmtimeve të pemëve. Kete herë viktimë e këtij shkatërrimi janë bërë drutë frutore dhe vreshtat e fshatit. Janë mbi 20 mijë rrënjë pemë dhe 24 hektarë me vreshta të cilat janë dëmtuar plotësisht. Por në mijëra rrënjë të tjera dhe sipërfaqe të mëdha janë lënë në mëshirë të fatit e po degradohen. Tani për tani, e vetmja zgjidhje e propozuar nga specialistët është mbrojtja e drufrutorëve — madje dhe falas — fshatarëve.
CMIMI I POSAÇEM PER ARTISTIN E POPULLIT, DURSAKUN GJERGJ VLASHI — Ishte një cmim i posaçëm "Torquato, ai që ua artistit e Popullit Gjergj Vlashi" — rasti që iu dha artistit të kulturës së qytetit, për personalitetin me të shquar të artit e kulturës në vendin tonë. Juria për specialistësh — nën kujdesin e nënkryetarit të dramaturgut Minush Jero — iu akordua këtë cmim artistit Vlashi, themeluesit të estradës dhe teatrit të kukullave të qytetit. Vlashi njihet gjithashtu dhe si një përkthyes i talentuar, shkrimtar si dhe skenarist.
BISEDUIME ME DYER TE MBYLLURA TE DELEGACIONIT TE KESHILLIT TE EVROPES — U zhvilluan me dyer të mbyllura takimet e delegacionit "Ad Hoc" të Këshillit të Europës me përfaqësuesit e Partive Politike shqiptare. Në bisedimet e zhvilluara, me parlamentin dhe me njëra pranë e gazetareve. Delegacioni, nën kryesuar nga nënpresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës — zhvilloi gjithashtu edhe takime me të tjera personalitete të larta politike shqiptare.
NE BRENDESI
Greqia në vështirësi «paralajmëron» Shqipërinë
Shtyhet gjyqi mbi embargon ndaj Shkupit
NE FAQEN 2
«Besoj tek oroskopi dhe i bindem atij»
Sondazh me të rinj shkollash
NE FAQEN 3