Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E dielë 10 prill 1994

Dhe grabitjet vazhdojnë

TRASHEGIMI Objekte muzeale dhe kulti përsëri nën «aksionet» e vjedhësve. Në Shkodër, Lezhë, Berat e Lushnje denoncimet e fundit... TRASHEGIMI Objekte muzeale dhe kulti përsëri nën «aksionet» e vjedhësve. Në Shkodër, Lezhë, Berat e Lushnje denoncimet e fundit... Dhe grabitjet vazhdojnë Zhduken vepra të tjera arti TIRANE — Shpërthente përsëri alarmi i zhdukjes së veprave të artit. Ende pa u larguar shija e keqe që la vjedhja e bujshme në Muzeun Historik Kombëtar — ku u grabit edhe Epitafi i famshëm i Glavenicës — në dyqane muzeale apo kulti, sërish konfirmohen humbje me vlerë. Vetëm në ditët para të paktë organet e Rendit dhe të Prokurorisë, kishin ndaluar për hapur çështje penale për mjaft persona të implikuar në grabitjen e veprave të çmuara të artit apo edhe në përgatitjen e “eksodit” të tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Kështu dy herë Kruja e Lushnjës kishte bërë objekt i episodave të ngjashme në lidhje me grabitjen e kambanave të kishave. Të mërkurën, organet e Rendit kishin sjellë zyrtare në banesën e shtetasit Arben Shani, një kambanë të vjedhur — me bashkëpunimin edhe me persona të tjerë — dhe që i përkiste rrethit të Beratit. Po kësaj here, është zbuluar edhe një tjetër kambanë, e cila i përkiste Kishës së Shënkollit. Edhe pse hetimet vazhdojnë — ndërkohë që gjenden në burg dy persona të akuzuar — ende objekti i grabitur nuk është gjendur. Por “sulmi” mbi objektet muzeale apo edhe të kultit, ku gjenden me dhjetëra vepra të jashtëzakonshme kulture dhe historike, nuk i përket vetëm Jugut të Shqipërisë. Menjëherë pas gjetjes nga organet e Rendit të kambanës së rrallë — veprë arti e Shekullit XVI dhe e përgjuajtur(?) te altari — e cila ishte vjedhur vitin e kaluar në Malësinë e Madhe, burime zyrtare konfirmojnë të tjera grabitje të kësaj natyre. Kështu nga Kisha e fshatit Kace të Shkodrës rezulton e zhdukur një trupore e gdhendur në dru — simbol i Shën Mërisë me fëmijë dhe dy kuadro me vlerë. Njëri prej të cilëve, ai i Shën Ndout që ish sjellë në Shqipëri nga Venediku. Ndërkohë që një tjetër fshat, grabitësit kishin zhdukur kambanën e Kishës së Mabës. Skandali i zhdukjes së veprave të artit turistik në Lezhën, ku — në Kishën e fshatit Gramsh — ishte grabitur një trupore e zemrës së Krishtit. Edmond Laçi Muzeu, verifikime të reja TIRANE — Ka filluar tashmë inventari i të gjithë pasurisë së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një komision posaçëm po kryen në kontroll të imtësishëm të gjendjes aktuale të vlerave kulturore e historike të këtij institucioni të rëndësishëm. Tani për tani, nuk është dhënë asnjë njoftim i plotë mbi rezultatet e para të këtij inventari. Ato priten të bëhen të njohura nga fundi i javës së ardhshme. Lista grabitja e madhe e Epitafit të Glavenicës — një prej veprave më të rëndësishme të kulturës dhe historisë së Shqipërisë — dhe disa vlerave të tjera po në Muzeun Historik, që kishte humbur edhe dy objekte të tjera. Fakti që grabitja e trofeve të Luftës Nacionalçlirimtare — revolveri i Enver Hoxhës dhe Vasili Shantos — i vë në dyshim se për dhe u konstatua vetëm pas vjedhjes së Epitafit, kishte lënë për të menduar edhe për vlera të tjera të zhdukura. Kështu përveç atyre që dihen, të shumta dyshohet të jenë zhdukur edhe disa objekte të tjera në sallat e ekspozimit të Muzeut. Pre e grabitjeve të historisë dyshohet të jenë sende të kryesisht argjendi e rrallë. Bëhet fjalë për pistoleta të vjetra prej argjendi bashkë me kllëfet e tyre. Megjithatë, numri i saktë i tyre nuk dihet ende. Komisioni i posaçëm i ngarkuar me këtë detyrë — janë një grup i vogël specialistësh me pjesëmarrje edhe nga punonjës të Muzeut — po vazhdon me inventarin punën për inventarizimin e plotë. Ndërsa në fondin e Muzeut nuk ka filluar akoma kontrolli. Rezultatet e tij mendohet të nxjerrin në pah gjendjen reale të vlerave historike e kulturore shqiptarë të ekspozuara në këtë Muze e kohët e fundit ishte bërë disa herë viktimë e grabitjes. Para vjedhjes së bujshme të Epitafit dhe katër ikonave — vlera e të cilave është e papërmueshme — kishin qenë disa monedha të ndryshme antike, të cilat kishin zhdukur nga sallat e sipërme të muzeut. a.m. Epitafi i Glavenicës
Arben Shani Enver Hoxhës Vasili Shantos Sokol Mallolli Tiranë Shkodër Lezhë Berat Lushnjë

Informacion... «Shqipëria thirret» RAI DUE s'e gjen

Informacion... «Shqipëria thirret» RAI DUE s'e gjen CARLO BOLLINO TIRANE — “Shqipëria thirret” ishte titulli i emisionit. Po cila Shqipëri? Ajo që pamë të enjten në mbrëmje në televizionin italian (TG2 Mixer, ora 22.25) është një vend që nuk ekziston më. Ose më mirë: është vetëm një pjesë Shqipërie, ajo më e trishta. pra, më e vjetra, më e çrregjistruarit vazhdon të errësojë — për faj të shumë gazetarëve të pavëmendshëm — një Shqipëri të re që ekziston dhe rritet midis shumë kontradiktash, midis shumë vuajtjesh, por mbi të gjitha midis ndryshimesh. Jo, ky loj informacioni nuk na pëlqen. RAI nuk mund të vijë në Shqipëri për shtatë ditë, të mbledhë imazhet e zakonshme të vjetra dhe të trishta (gomarë, fëmijë të varfër, refugjatë e hipur mbi anije) dhe pastaj t'i pretendojë si prova. Dhe rreziku për shtrembërim e në vend. Për rreth një orë të enjtjen në mbrëmje kemi asistuar te haptazi në riprodhimin retorik të një udhëtimi në dëshpërim. Filmi është realizuar midis janarit dhe shkurtit të këtij viti, e megjithatë edhe sikur ishte i vjetër, situatave më parë, kur ne gazetarët e huaj vinim për herë të parë në Shqipëri dhe habiteshim për bunkerin e tij, për rrugët e zbrazëta, për urat e shkatërruara e për gjumin komod të banorëve, rritja e papunësisë, por edhe ulja e inflacionit, kriza e industrisë, por edhe rritja e investimeve të huaja. Janë të gjitha të reja, kontradiktore por të pakundërshtueshme, dhe duhej të ishin regjistruar. E megjithatë gazetari i pasionuar nuk i kuptonte. Si mund të pretendonit se përshkruani marrëdhëniet me veshira me Serbinë, Maqedoninë, Greqinë dhe me Italinë, nëpërmjet të thënave të syçelëzafrashm? Si mund të përshkruhet realiteti politik i Shqipërisë, duke dëgjuar një person që takollet rastësisht në rrugë? Nuk vihet theksi mbi përplasjen midis maxhorancës dhe opozitës, nuk përmendet realiteti social, nuk përmenden aspak problemet e transformimit, as ato të Drejtësisë. Të vetmet shifra të dhëna kanë qenë ato — të mrekullueshme — mbi Malësinë e Madhe, një zonë zyrtarisht e varfër, e cila u gjet e vetë nga 5 vjeç nën dhe vetëm 2 metra, kur nuk tregohen statistikat kombëtare? Përsëri? me 7 përqindëshe të mirë mbi mesataren e shpenzimeve regjistrohet për të hedhur mbi një televizor të dhuruar nga RAI, por askush nuk tregon se Shqipëri nuk ka vetëm gomarë dhe autovobuse të shkatërruara, por edhe Mercedes-e e Porsche, shtëlla të modës, diskoteka dhe dyqane të mëdha. Shqipëria e parë në atë emision duket si një foshnje dhe refuzon të pajtohet: sima në kohë “që jeton në oborrin” ashtu siç thoshte gazetari, me zë të mekur. Në tregun një vend të dëshpëruar ku njerëzit bëjnë shtrëngime xhamit e me një karrige e minjtë. “Ai ku është kurrë?”, më pyet një burrë i revoltuar. “Ai, kur ka parë Shqipërinë, ka përshkuar ferrin”. Vetë emisioni i fundit për të parë ferrin? Të thuash kështu do të tregonte sjelljen e rreme që është kërkuar ndonjëherë mbi veten të Shqipërisë.
Edmond Laçi Tiranë Shqipëri Serbia Maqedoni Greqi

Korçë, sot rikthehen ngjyrat e karnavaleve

Tradita KORÇE — Rikthehen në qytetin e Korçës maskat gazmore. Sot, pas 40 vjetësh, karnavalet do të pushtojnë rrugët dhe sheshin qendror të qytetit. Mbi 400 vetë do të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar të Karnavaleve. Do të jenë 9 grupe korçare dhe të tjera nga Kavaja, Elbasani, Tirana — trupa e Cirkut dhe Teatrit Kombëtar të Kukullave — si dhe Teatri i Maskave të Bukureshtit e një trupë nga Kosturi, të cilat do të konkurojnë me njëra tjetrën, nga mëngjesi deri në orët e vona të darkës. Në fillim, të gjithë së bashku do të kalojnë në një paradë në shëtitoren e qytetit e më pas do të prezantohen me numrat e tyre në sheshin kryesor. “Maskarada e madhe” do të organizohet në sallën e Teatrit. “Z. Çajupi” — të mbledhë përsëri të gjithë në një nga momentet më të veçanta: balon me maska. Gjatë saj do të ndahen edhe çmimet për fituesit. Kështu pra do të shpërthejë sërish në Korçë atmosfera e rrallë e fantazisë. Karnavale. Përfaqësues të moshave të ndryshme do të parakalojnë të veshur me nga më të larmishmit e çuditshmit kostume, gjigantë e maske. Ritin e vjetër pagan të luftës midis së mirës dhe së keqes do ta sjellin në mënyrë origjinale fshatarët e Polenës. Për herë të fundit, karnavalet kishin pështyrë(?) rrugët e Korçës në 1954 duke braktisur një traditë e cila kishte nisur që në fundshekullin e kaluar.
Çajupi Sefet Zhuli Korçë Kavajë Elbasan Tiranë Bukuresht

Shqipëria ofron bazat e saj forcave të NATO

Vigjilencë pages në rajon TIRANE — Shqipëria shpreh gatishmërinë e saj për krijimin e lehtësirave aeroportuale për të gjitha misionet e NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Kështu vetëm pak kohë pas përgjigjes pozitive për avionët spiunë amerikanë — të cilët synojnë një mision vëzhgues në rajon — Shqipëria tashmë është gati të presë në bazat e saj aeroportuale e portuale edhe misione të ndryshme të NATO-s. Konfirmimi zyrtar u dha — në një konferencë të përbashkët shtypi — Sefet Zhuli, ministri i Mbrojtjes, pas pritjes në Tiranë të Kryekomandantit të NATO-s për Europën, Gjeneralit Joulwan. Përparojë kështu, në mënyrë të shpejtë marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n. “Shqipëria konsideron Partneritetin për Paqe si një proces aktiv për integrimin e saj në NATO”. Kjo është fjala e ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Safet Zhuli, për funksionarin e lartë të NATO, Gjeneralin Joulwan, tashmë Shqipëria gjithmonë e më tepër synon drejt anëtarësimit të plotë sa më të fuqishëm. Në këtë kuadër janë edhe krijimi i një kompanie të posaçme të Ushtrisë Shqiptare, e cila pas kualifikimit mund të marrë pjesë në forcat paqeruajtëse të KFOR, po edhe përgatitja e disa forcave të tjera për pjesëmarrjen në operacionet e shpëtimit dhe ndihmave humanitare në zonat e konflikteve ndërkombëtare. Ndërkohë pas konfirmimit nga SHBA për heqjen e embargos së armëve për Shqipërinë, Gjenerali Joulwan u shpreh se: “Ne jemi në procesin e marrjes së kërkesës nga zyrtarët shqiptarë dhe duhet parë dokumenti i prezantimit që të vlerësohet strategjia e përafërsimit nga Shqipëria. Por ne do të bëjmë ç'është e mundur që t'ju ndihmojmë”. Në një mbledhje e NATO-s
Safet Zhuli Gjenerali Joulwan Papuliasit Tiranë Ballkani Shqipëri Europë

DJE NE SHQIPERI

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT KUNDER DENIMIT TE GAZETAREVE — “Ne ripohjme qëndrimin tonë për lirinë e një grupi të gazetarëve”, thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ky komitet shprehet gjithashtu edhe kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës ndaj kryeredaktorit të gazetës “Populli Po”. Vendimi që dënonte atë me dy muaj heqje lirie me kusht një vit provë. “Komiteti i konsideron të gjitha këto si një dukuri intolerante nga ana e institucioneve përkatëse”, përfundon deklarata. SHQIPERIA AKUZON GREQINE PER NDERHYRJE NE PUNET E BRENDSHME — “Ne e konsiderojmë deklaratën e Papuliasit si një ndërhyrje për punët e brendshme të Shqipërisë dhe si një akt të papranueshëm ndaj drejtësisë shqiptare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Këtë deklaratë, zëdhënësi i qeverisë e bëri pas deklaratës së Papulias, ministrit të Jashtëm grek, i cili e cilësonte qëndrimin ndaj Fatos Nanos si përsekutim ndaj politikeve. NE TIRANE NJE PACIENT HIDHET NGA KATI I TRETE I SPITALIT — Eshtë plotësisht e vërtetë dekjeja që i ka shkaktuar vetes një pacient në spitalin 2 në Qendrën Universitare në Tiranë. Agim Bakuli, 47 vjeç, nga Durrësi, është hedhur nga kati i tretë i dhomës numër 4 të pavionit të Hematologjisë. Akoma nuk dihen plotësisht arsyet e këtij veprimi por nga hetimet e para ka rezultuar se hedhja e viktimës kishte qenë e vullnetshme.
Fatos Nanos Agim Bakuli Jelsin Shqipëri Tiranë Greqi Durrës

«Klientë» me armë në Bankë

TIRANE — Grabitës të armatosur shfaqen edhe në agjencitë bankare të kryeqytetit. Në mesditën e së enjtes, persona të panjohur dhe të pajisur — sipas punonjësve të Agjencisë Bankare 1 të Tiranës — edhe me pistoletë, kishin kërcënuar pa, por dhe rojen civile që ruante agjencinë, duke i rrëmbyer një shumë të hollash, të barabarta me 7.000 dollarë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje organet e Rendit, të cilat — për shkak të sekretit të hetimeve intensive — ende nuk kishin konfirmuar për identifikimin apo edhe zbulimin e autorëve të kësaj grabitjeje. (p.re.)
Tiranë

Trafik vajguri 4 në burg

Shkodër Trafik vajguri 4 në burg SHKODER — Vazhdon përsëri fenomeni i kontrabandës së vajgurit në qytetin e Shkodrës. Diten e enjte, në fshatin Dajç, u kapën në flagrancë nga organet e Rendit — ndërsa shisnin vajguri kontrabandë — katër persona, e veçanërisht persona të paidentifikuar(?). Të katër u ndaluan — si të akuzuar për të veprën e trafikimit, si Shkodra, Lezha apo edhe Fieri. Kundërveprimi i organeve kompetente kundër eksportimit, tregtimit si dhe importimit të paligjshëm të karburanteve, kishte arrestuar dy ditë më parë edhe presidentin e firmës “Shtembari” në qytetin e Lushnjës. (p.re.)
Shkodër Dajç Lezhë Fier Lushnjë

NE BRENDESI

NATO, Jelsin propozon një shkëmbim Duam një marrëveshje edhe ekonomike NE FAQEN 2 Çmimet shohin lart Më shtrenjtë sheqeri e frutat Në mars inflacioni 104.4 përqind NE FAQEN 3
Daud Doda

Blej dhe shes

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgojme mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264. Trego në mesazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën. JAP ME QERA — një apartament një dhomë e një kuzhinë dhe me aneks. është në katin e parë e pajisur me ujë e dritë poshtë Ndodhet në lagjjen “Ali Demi” pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” të interesuarit të telefonojnë në 25066 ose të dërgojnë në adresën Rruga “Mine Peza”, Pallati 13, 2B, Apartamenti 14, një shënim. JAP ME QERA — një shtëpi dy katëshe me oborr, vërandë dhoma e një kuzhinë, aneks, banjo, vaske, vend për depo. Ndodhet në Rrugën e “Elbasanit”. Kontakt pranë murit të telefonit 27977. JAP ME QERA — një apartament 2 dhoma e një kuzhinë (shtëpi ndodhet në katin e dytë, është e siguruar me dy ballkone dhe pjesë e kompletuar. Adresa: rruga “Myslym Shyri”, Pallati 2, Shkalla 1, Apartamenti 3 (prapa Gjykatës së Kasacionit), Të interesuarit të kontaktojnë në orët e mbrëmjes. KERKOJ — bashkëpunim me ndonjë firmë ndërtuese për blerjen e një Durresi, Dytgani ndodhet përballë Pallatit të Sportit (stacioni i autobusit për në Shkozet). Dimensioni 95 metër katror. KERKOHET — një njoftim i mirë i duhur mesagjenda. Ky person për të cilin një e jotja(?) pranë nga ana granit(?) është në qendër të shkruajë dhe për këtollë shkoll(yshe?)m. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 27977 dhe të thonë emrin “BRAVO”. JAP ME QERA — një apartament tre dhoma e një kuzhinë dy e oborr e tri tesa, dy ballkone, aneks dhe banjë. Shtëpia ndodhet në katin e katërt në kullat e pallatit të oficerave në Tiranë (pranë 12 drejtorisë të rregjimit). Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e telefonit 24020. JAP ME QERA — një dyqan me sipërfaqe 72 metër katrore në ish-Mapon Industrial të Rrugës “Dëshmorët e Kombit” (ngjitur me Kafe “Vjena”). Të interesuarit mund të kontaktojnë me numrin e telefonit 23906 nga ora 13-20. Çmimi është 1.2 milionë. SHES — 600 litra ullarash, shtëpi dhe qilim(?) me njohjeje për 1200 dollarë. Qëllimi vjen në shtëpi. Të interesuarit të kontaktojnë: Daud Doda, Lagjja Nr. 60, Rruga “Asim Vokshi”, Pallati 03, Hyrja 3, Apartamenti 13. Numri i tel-fax 00 356 42 4430
Daud Doda Tiranë Bari Durrës Shkozet

ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA

Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045 Tragete per Pasagjerë, Vetura, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRESI për BARI: çdo të Martë niset ora 22.00 çdo të Enjte niset ora 12.00 Nga DURRESI për ANKONA: çdo të Dielë niset ora 12.00 Nga DURRESI për TRIESTE: çdo të Mërkurë niset ora 19.00 çdo të Shtunë niset ora 20.00 Agjensia në SHQIPERI DURRES: DETARE SHTETERORE Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148 Agjensia në ITALI BARI: AGESTEA Srl - via Lattieda 4 Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043 ANKONA: MARITIME AGENCY Srl Tel. 0039/71/204915 - Fax 202296 - Via XXIX Settembre, 20 TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 460059
Venezia Durrës Bari Ankona Trieste